{"id":69379,"date":"2024-01-22T23:21:06","date_gmt":"2024-01-22T23:21:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=69379"},"modified":"2024-01-22T23:21:06","modified_gmt":"2024-01-22T23:21:06","slug":"deshmitari-i-ri-i-fbi-con-ramen-drejt-burgut-amerikan-voa-cenoi-sigurine-kombetare-te-shba-me-mcgonigal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/22\/deshmitari-i-ri-i-fbi-con-ramen-drejt-burgut-amerikan-voa-cenoi-sigurine-kombetare-te-shba-me-mcgonigal\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmitari i ri i FBI \u00e7on Ram\u00ebn drejt burgut amerikan, VOA: C\u00ebnoi sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA me McGonigal"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Agron Nezaj, nj\u00eb prej personave ky\u00e7 n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ngritur n\u00eb Shtetet e Bashkuara ndaj ish zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, Charles McGonigal, p\u00ebr lidhjet e tij me Shqip\u00ebrin\u00eb, u thirr t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, ku q\u00ebndroi p\u00ebr afro 6 or\u00eb. Ai nuk pranoi t\u00eb jepte deklarata apo komente mbi \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte thirrur. Dokumenta t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb amerikane t\u00eb para nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2018, shqiptaro-amerikani Nezaj u b\u00eb nj\u00eb burim konfidencial i FBI-s\u00eb, p\u00ebr hetimet e saj mbi kontaktet dhe l\u00ebvizjet e zotit McGonigal n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me shqiptare u vu n\u00eb l\u00ebvizje nga nj\u00eb padi e deputetit demokrat Gazmend Bardhi, ku k\u00ebrkohej t\u00eb zhvilloheshin hetime p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e mundshme t\u00eb kryeministrit Edi Rama, i cili ishte takuar disa her\u00eb me zotin McGonigal, n\u00eb Tiran\u00eb dhe Shtetet e Bashkuara. Shqiptaro-amerikani Nezaj, rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pika e lidhjes mes ish zyrtarit t\u00eb FBI-s\u00eb dhe kryeministrit shqiptar. Ky i fundit ka deklaruar se zotin Nezaj \u201cnuk e kam njohur m\u00eb par\u00eb asnj\u00eb her\u00eb. Nuk kam shk\u00ebmbyer as letra, as interesa dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr, por e kam takuar vet\u00ebm n\u00eb pranin\u00eb e ish zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb\u201d. N\u00eb takimet mes tyre, ka qen\u00eb i pranish\u00ebm dhe zoti Dorian Du\u00e7ka, i cili po ashtu p\u00ebrmendej n\u00eb aktakuz\u00ebn ndaj zoti McGonigal. Zoti Du\u00e7ka, nj\u00eb ish-zyrtar i qeveris\u00eb, ka sh\u00ebrbyer m\u00eb pas, si\u00e7 ka deklaruar dhe vet\u00eb zoti Rama, si k\u00ebshilltar i jasht\u00ebm i tij.<\/p>\n<p>Zoti McGonigal, pranoi n\u00eb shtator faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr 225,000 dollar\u00eb t\u00eb marra nga zoti Nezaj. Kishte qen\u00eb vet\u00eb McGonigal ai q\u00eb n\u00eb gusht dhe m\u00eb pas n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2017 i kishte k\u00ebrkuar Nezaj n\u00ebse mund t\u2019i siguronte nj\u00eb sasi parash, t\u00eb cilat ky i fundit ia dha p\u00ebrgjat\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb atij viti n\u00eb tre episode t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ka lexuar dokumentin q\u00eb prokuror\u00ebt e Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb i dor\u00ebzuan m\u00eb 5 janar 2024 gjykat\u00ebs. Ata k\u00ebrkojn\u00eb 30 muaj burgim dhe 95 mij\u00eb dollar\u00eb gjob\u00eb \u201cp\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb besimit t\u00eb publikut\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument shpjegohet se zoti McGonigal i ka k\u00ebrkuar parat\u00eb me justifikimin se i duheshin p\u00ebr shkak t\u00eb presioneve financiare dhe shpenzimeve p\u00ebr universitetin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tij dhe i kishte th\u00ebn\u00eb shqiptaro-amerikanit Nezaj se do t\u2019ia kthente ato. Zoti Nezaj priste q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb bashk\u00ebpunonte me zotin McGonigal p\u00ebr biznese fitimprur\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, zoti McGonigal jo vet\u00ebm nuk deklaroi marrjen e parave, por avancoi interesat e biznesit t\u00eb zotit Nezaj dhe g\u00ebnjeu FBI-n\u00eb p\u00ebr aktivitetet e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, duke fshehur k\u00ebshtu faktin q\u00eb ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private.<\/p>\n<p>\u201cKjo p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb thelb korrupsion q\u00eb minon transparenc\u00ebn dhe besimin n\u00eb integritetin e Deg\u00ebs Ekzekutive t\u00eb qeveris\u00eb. I pandehuri ishte betuar se do t\u00eb hetonte dhe parandalonte krimet kund\u00ebr Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe jo t&#8217;i kryente ato\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Pranimi i faj\u00ebsis\u00eb u b\u00eb n\u00eb shtator, n\u00eb gjykat\u00ebn federale n\u00eb Uashington, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje mes prokuror\u00ebve dhe avokat\u00ebve t\u00eb zotit McGonigal. Ai pranoi faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prej pikave t\u00eb aktpadis\u00eb, at\u00eb p\u00ebr fshehjen e provave materiale, dhe prokuror\u00ebt hoq\u00ebn dor\u00eb nga tet\u00eb pikat e tjera.<\/p>\n<p>Zoti McGonigal ka pranuar t\u00eb gjith\u00eb akuzat q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kontaktet me kryeministrin Rama dhe zotin Du\u00e7ka. I pyetur nga gjykat\u00ebsja Colleen Kollar-Kotelly, n\u00ebse m\u00eb 25 n\u00ebntor, ai kishte \u201cinformuar Prokurorin e Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb \u2026 p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb mundsh\u00ebm kriminal p\u00ebr nj\u00eb shtetas amerikan, q\u00eb ishte regjistruar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb lobiz\u00ebm \u2018p\u00ebr nj\u00eb parti q\u00eb nuk ishte e kryeministrit Rama\u2019, zoti McGonigal u p\u00ebrgjigj \u201cPo\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare.<\/p>\n<p>Por m\u00eb 14 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi n\u00eb Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb, ndon\u00ebse me vones\u00eb, dokumentet mbi aktivitetin lobues t\u00eb disa muajve m\u00eb par\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ish zyrtari i FBI-s\u00eb informoi Departamentin amerikan t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, m\u00eb 25 n\u00ebntor, \u201cpasi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ai kishte marr\u00eb informacion mbi lobistin amerikan nga personi B\u201d, i identifikuar si Dorian Du\u00e7ka.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pik\u00ebrisht dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 22 n\u00ebntor, BIRN, kishte b\u00ebr\u00eb publik faktin se Muzin kishte deklaruar se kishte marr\u00eb 500 mij\u00eb dollar\u00eb nga Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb janar 2018, ish zyrtari i FBI-s\u00eb, merr s\u00ebrish informacion, k\u00ebt\u00eb her\u00eb nga shqiptaro-amerikani Nezaj. Ky i fundit, sipas aktakuz\u00ebs, e ka marr\u00eb informacionin nga zyra e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kur vitin e kaluar foli n\u00eb parlament p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje zoti Rama tha se \u201ckoha s\u00eb cil\u00ebs i referohet ky moment, p\u00ebrkon me dit\u00ebt pasi skandali kishte dal\u00eb n\u00eb media k\u00ebtu dhe un\u00eb apo zyra ime, nuk kishim asgj\u00eb tjet\u00ebr lidhur me k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 informacioneve t\u00eb dala n\u00eb media se po t\u2019i kishim, si do i mbanim, t\u00eb fshehura?&#8221;, duke shtuar se \u201cpo t\u00eb kisha patur \u00e7far\u00ebdo informacioni, m\u00eb shum\u00eb se ato q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb media, p\u00ebr faktin e tmerrsh\u00ebm q\u00eb rus\u00ebt financonin opozit\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij vendi p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb, do t\u2019ia kisha p\u00ebrcjell\u00eb kujtdo q\u00eb t\u00eb mundja, pa asnj\u00eb diskutim, nga organizatat partner\u00eb t\u00eb ndjeshme p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe FBI-s\u00eb patjet\u00ebr, t\u00eb par\u00ebs fare\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fakt, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk ishte folur p\u00ebr financime ruse. Shkrimi i botuar nga BIRN nuk merrej fare me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e cila doli n\u00eb drit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb mars 2018, pas dyshimeve t\u00eb ngritura nga nj\u00eb shkrimi i botuar nga revista amerikane \u201cMother Jones\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kryeministri nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb shpjegime se p\u00ebrse Nezaj dhe Du\u00e7ka u angazhuan drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, i pari duke u b\u00ebr\u00eb burimi konfidencial i FBI-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, dhe i dyti, k\u00ebshilltari i zotit Rama, duke sponsorizuar udh\u00ebtimet e d\u00ebshmitar\u00ebve nga Europa p\u00ebr takimet e tyre me FBI-n\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana e tyre, dokumentat e siguruar nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, d\u00ebshmojn\u00eb se hetimi ishte hapur n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2018, p\u00ebr disa mosp\u00ebrputhje n\u00eb plot\u00ebsimin e dokumentave t\u00eb FARA-s, ligjit p\u00ebr regjistrimin e lobist\u00ebve dhe se kishte ngjallur pik\u00ebpyetje dhe te vet\u00eb personeli i FBI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetjet e zyrtar\u00ebve t\u00eb FBI-s\u00eb lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr hetimin e lobistit<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij fakti, prokuror\u00ebt bashkangjisin nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb nj\u00eb agjenti t\u00eb FBI-s\u00eb ku jan\u00eb redaktuar disa t\u00eb dh\u00ebna identifikuese. Letra mban dat\u00ebn 16 mars 2018 dhe zyrtari q\u00eb e shkruan pyet se \u201cpse n\u00eb kushtet e burimeve t\u00eb kufizuara dhe faktin q\u00eb shum\u00eb zyra n\u00eb terren kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb hetojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime\u201d m\u00eb serioze, zyra e Nju Jorkut k\u00ebrkon hapjen e nj\u00eb hetimi p\u00ebr t\u00eb meta n\u00eb regjistrimin si FARA, duke e paraqitur k\u00ebt\u00eb si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare?\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tej, zyrari shkruan se k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019u p\u00ebrgjigjet epror\u00ebve n\u00ebse lindin pyetje. \u201cDo t\u00eb doja t\u2019ju shpjegoja atyre se pse po punojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje SIM\/FARA t\u00eb lidhur me Shqip\u00ebrin\u00eb, kur \u00e7do dit\u00eb un\u00eb luftoj p\u00ebr burime p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb lidhje me disa vende q\u00eb paraqesin k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb lart\u00eb si..\u201d, thuhet n\u00eb let\u00ebr ku emrat e vendeve t\u00eb tjera jan\u00eb t\u00eb fshira.<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb bashkangjitur edhe vendimi p\u00ebr mbylljen e hetimit, q\u00eb mban dat\u00ebn 25 korrik 2019, pas daljes n\u00eb pension t\u00eb zotit McGonigal, ku thuhet se \u201czyra e FBI-s\u00eb e Nju Jorkut nuk ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se &#8212;- (em\u00ebr i redaktuar) ka kryer aktivitet kriminal nd\u00ebrsa p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb forc\u00eb politike t\u00eb huaj dhe se kishte plot\u00ebsuar dokumentacionin e duhur p\u00ebr FARA-n n\u00eb Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim p\u00ebrmendet me em\u00ebr Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar gjykat\u00ebs, d\u00ebnimin e ish-agjentit t\u00eb FBI-s\u00eb Charles McGonigal me 30 muaj burgim dhe nj\u00eb gjob\u00eb prej 95 mij\u00eb dollar\u00ebsh, \u201cp\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb besimit t\u00eb publikut\u201d, si\u00e7 thuhet n\u00eb memorandumin lidhur me akuzat e p\u00ebr rastin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-zyrtari i lart\u00eb i kund\u00ebrzbulimit t\u00eb FBI-s\u00eb, pranoi n\u00eb gusht faj\u00ebsin\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Nju Jork lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr shkelje t\u00eb sanksioneve amerikane ndaj Rusis\u00eb, duke punuar pas daljes n\u00eb pension p\u00ebr oligarkun rus Oleg Deripaska, t\u00eb cilin m\u00eb par\u00eb ai e kishte hetuar.<\/p>\n<p>&#8220;VOA&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, Agron Nezaj, nj\u00eb prej personave ky\u00e7 n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ngritur n\u00eb Shtetet e Bashkuara ndaj ish zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, Charles McGonigal, p\u00ebr lidhjet e tij me Shqip\u00ebrin\u00eb, u thirr t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, ku q\u00ebndroi p\u00ebr afro 6 or\u00eb. Ai nuk pranoi t\u00eb jepte deklarata apo komente mbi \u00e7\u00ebshtjen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":35997,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-69379","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69379"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69379\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}