{"id":69451,"date":"2024-01-23T12:28:32","date_gmt":"2024-01-23T12:28:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=69451"},"modified":"2024-01-23T12:28:32","modified_gmt":"2024-01-23T12:28:32","slug":"mbi-dukjen-e-thelbin-parlamentar-permes-prizmit-te-paleve-te-treta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/23\/mbi-dukjen-e-thelbin-parlamentar-permes-prizmit-te-paleve-te-treta\/","title":{"rendered":"Mbi dukjen e thelbin parlamentar p\u00ebrmes prizmit t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb treta"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0<\/strong><strong style=\"font-style: inherit;\">Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p><strong>1-Dy hollandez\u00ebt e kultur\u00ebs s\u00eb shtetit ligjor<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 7 maj 2018 deputet\u00ebt hollandez\u00eb Peter Omtzigt e Stieneke van der Graaf (p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb partive CDA e CU) u \u00e7uan nga tryeza n\u00eb restorantin Estia n\u00eb Tiran\u00eb, ku ambasada e tyre kishte shtruar nj\u00eb drek\u00eb p\u00ebr delegacionin parlamentar nga Komisioni i \u00c7\u00ebshtjeve Europiane q\u00eb vizitonte Shqip\u00ebrine dhe p\u00ebr koleg\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb komisionit homolog. Dy deputet\u00ebt u kthyen mbas dhjet\u00eb minutash n\u00eb tryez\u00eb pasi mbajt\u00ebn shkurt nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi n\u00eb oborr. Mbas drek\u00ebs ne hap\u00ebm telefonat pam\u00eb q\u00eb n\u00eb portale dy deputet\u00ebt ishin b\u00ebr\u00eb lajm i par\u00eb. Ata, duke folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb delegacionit parlamentar, than\u00eb se kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00eb vend se sa i kishte p\u00ebrmbushur Shqip\u00ebria kushtet p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Para medias por edhe n\u00eb takimet e tjera ata kishin ngritur me shqet\u00ebsim munges\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe asaj Kushtetuese, shkrirjen arbitrare t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda nga Prokurorja e P\u00ebrgjithshme AM, mbrojtjen e paduhur nga maxhoranca t\u00eb ish ministrit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb akuzuar p\u00ebr trafik droge, mosekstradimin n\u00eb Itali t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm i d\u00ebnuar gjithashtu p\u00ebr trafik droge, etj.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrsulmi nuk vonoi: Kryetari i Kuvendit G. Ru\u00e7i kujtoi se n\u00eb regjimin komunist shqiptar\u00ebt nuk njihnin drog\u00eb e korrupsion e i m\u00ebsuan ato kur u hap\u00ebn kufijt\u00eb me Europ\u00ebn; e megjithat\u00eb n\u00eb Eurovision e Champions League shqiptar\u00ebt shk\u00eblqejn\u00eb m\u00eb fort se hollandez\u00ebt. M\u00eb von\u00eb KM Rama, duke dashur t\u00eb pres\u00eb drut\u00eb pak m\u00eb holl\u00eb, theksoi se misionet faktmbledh\u00ebse si ky i hollandez\u00ebve jan\u00eb pun\u00eb koti sepse faktet i kan\u00eb mbledhur e studjuar ata mij\u00ebra ekspert\u00eb t\u00eb Komisionit Europian q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb bot\u00eb dhe kan\u00eb konkluduar pozitivisht. E p\u00ebr t\u00eb mos e len\u00eb krejt vet\u00ebm kolegun kryeparlamentar Rama shtoi se ata dy deputet\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb se b\u00ebhen lajm kryesor pasi n\u00eb vendin e tyre nuk i begenis kush me kamera e mikrofon\u00eb.<\/p>\n<p>Lexuesi shqiptar tashm\u00eb nuk e ka t\u00eb nevojsh\u00ebm nj\u00eb shpjegim mbi deficitin e madh t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb kuptimin e praktik\u00ebn e demokracis\u00eb. Megjithat\u00eb episodi i m\u00ebsip\u00ebrm ilustron funksionimin e ndarjes s\u00eb pushteteve, nj\u00eb koncept anatem\u00eb p\u00ebr satrap\u00ebt modern\u00eb dhe mtonj\u00ebsit ballkanik\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb status. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e sensitive parlamentet jo vet\u00ebm d\u00ebgjojn\u00eb qeverin\u00eb e tyre dhe lexojn\u00eb raportet e burokracis\u00eb shtet\u00ebrore por edhe verifikojn\u00eb vet\u00eb n\u00eb terren p\u00ebrmes takimeve me pal\u00ebt e p\u00ebrfshira v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e sakt\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebve t\u00eb ekzekutivit. K\u00ebshtu ndodhi p. sh. me \u201c9 kushtet e Bundestagut\u201d t\u00eb iniciuara nga grupi parlamentar i partis\u00eb s\u00eb kancelares Merkel apo edhe me rezoluta t\u00eb ndryshme t\u00eb Parlamentit Europian t\u00eb cilat vun\u00eb seriozisht n\u00eb dyshim pohimet e Komisionit Europian se Shqip\u00ebria i kishte p\u00ebmbushur kushtet e k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Dhe n\u00eb fund t\u00eb fundit zyrtarizimi i kushteteve nga BE (K\u00ebshilli Europian, pra shtetet an\u00ebtare) ishte nj\u00eb trysni pozitive p\u00ebr p\u00ebrmbushjen reale t\u00eb kushteve dmth normalizimin deri diku t\u00eb funksionimit t\u00eb shtetit shqiptar. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se punonj\u00ebsit e Komisionit Europian nuk i kan\u00eb par\u00eb e sh\u00ebnuar faktet. Por n\u00ebn drejtimin e funksionar\u00ebve t\u00eb komprometuar si Vlahutin apo t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm si Mogherini objektivitetin e raportit nuk e shp\u00ebton dot as eksperti m\u00eb i aft\u00eb e as burokrati m\u00eb korrekt.<\/span><\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull q\u00eb Edi Rama do e ket\u00eb p\u00ebrzem\u00ebr \u00ebsht\u00eb Instituti Nd\u00ebrtimit: drejtori AH pas nj\u00eb inspektimi t\u00eb posa\u00e7\u00ebm konkludoi se nd\u00ebrtesa e Teatrit Komb\u00ebtar ishte e rrezikuar nga goditjet sizmike edhe pse inspektimi i rregullt dy vjet m\u00eb par\u00eb kishte konkluduar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn (\u00e7ka e verifikoi edhe t\u00ebrmeti real asokohe).<\/p>\n<p><strong>2-Dy hollandez\u00ebt e kultur\u00ebs s\u00eb imazhit t\u00eb instagramit tok me nj\u00eb shqiptar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb restorantin Estia biseda vazhdoi edhe pas konferenc\u00ebs s\u00eb shtypit me sqarimet e deputet\u00ebve vendas ku pala rilindiste, p\u00ebr t\u2019a th\u00ebn\u00eb me Nolin, \u201cfryn bulcit\u00eb e trumbeton se katrani zbardh\u00ebllon\u201d nd\u00ebrsa ne t\u00eb pal\u00ebs opozitare ofronim akrobacin\u00eb logjike se \u201ckushtet nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur por negociatat lipsen t\u00eb \u00e7elen sepse ato ndihmojn\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushen kushtet\u201d. N\u00eb nj\u00eb moment deputeti hollandez Kees V. (i partis\u00eb D66) doli disi nga tema dhe k\u00ebrkoi shpjegime p\u00ebr rr\u00ebmuj\u00ebn n\u00eb parlament gjasht\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb duke shtuar se pamje t\u00eb tilla me t\u00eb shtyra e tymuese nuk ndihmonin avancimin drejt BE. Un\u00eb ju gjegja shkurt se mbledhjet e Kuvendin Popullor t\u00eb Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kishin qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb qeta por megjithat\u00eb kjo nuk kishte ndihmuar fare q\u00eb t\u00eb vendosej ndonj\u00eb far\u00eb raporti me Europ\u00ebn. Mbas nj\u00eb t\u00eb qeshure t\u00eb shkurt\u00ebr biseda u kthye n\u00eb shin\u00ebn e \u201ckatranit zbardh\u00ebllues\u201d dhe \u201ct\u00eb \u00e7eljes q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushen\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Kees V. e pati fjal\u00ebn p\u00ebr rr\u00ebmuj\u00ebn e shkaktuar nga opozita p\u00ebr t\u00eb penguar apo t\u00eb pakt\u00ebn protestuar kund\u00ebr votimit jokushtetues e antiligjor p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar A. Markun si Prokurore e P\u00ebrgjithshme. Por Kees V. as nuk e dinte se cili ishte shkaku i rr\u00ebmuj\u00ebs, as nuk dinte se ky shkak solli pasoja q\u00eb delegacioni i tij i ngriti si shqet\u00ebsime p\u00ebr shtetin ligjor (shkrirja arbitrare t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda) dhe madje as nuk kishte kureshtje t\u2019i m\u00ebsonte ato. Atij i mjaftonte nj\u00eb pamje e qortueshme dhe kaq.<\/p>\n<p>Me gjas\u00eb nuk do t\u2019i sh\u00ebnoja k\u00ebto kujtime t\u00eb para pes\u00eb viteve por sebep u b\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb X (ish Twitter) i nj\u00eb hollandezi tjet\u00ebr. Zoti Reinout Vos, ambasador i Vendeve t\u00eb Ulta n\u00eb Tiran\u00eb, shkroi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn (17\/01) \u201csken\u00eb e papranueshme sot n\u00eb parlament\u201d. N\u00eb fakt skena ku dy burra deputet\u00eb q\u00eb i g\u00ebrmusheshin e i p\u00ebrmbysnin mikrofonin nj\u00eb deputeteje grua teksa kjo kryesonte nj\u00eb mbledhje komisioni, ishte shume e pabukur p\u00ebr k\u00ebdo n\u00eb Shqip\u00ebri, Holland\u00eb dhe Europ\u00eb. Fakti q\u00eb dy deputet\u00ebt ishin t\u00eb opozit\u00ebs reale e q\u00eb deputetja i p\u00ebrkiste opozit\u00ebs jeni\u00e7ere dhe q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment po sillej si e till\u00eb nuk ndryshon gj\u00eb tek sjellja e imazhi negativ. Por vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb v\u00ebzhgim pa e shpjeguar kontekstin e shkaqet e sken\u00ebs druaj se mbetemi tmerr\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb.<\/p>\n<p>Si skena me zonj\u00ebn deputete ashtu edhe trazira n\u00eb \u00e7do seanc\u00eb plenare jan\u00eb reagim ndaj nj\u00eb seri shkeljesh t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb kushtetut\u00ebs e t\u00eb ligjit nga mazhoranca gjat\u00eb v2023 p\u00ebr t\u00eb refuzuar t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs parlamentare. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen komisionet hetimore t\u00eb k\u00ebrkuara, p\u00ebrfaqsimi i opozit\u00ebs n\u00eb komisionin e reform\u00ebs zgjedhore, zbatimi i vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr mandatin e nj\u00eb deputeti dhe paraqitja e qeveritar\u00ebve n\u00eb interpelanc\u00eb. Raporti i Komisionit Europian i n\u00ebntorit \u201cAlbania 2023\u201d i listonte k\u00ebto raste si keqfunksionim i parlamentarizmit dhe thyerje e ligjit. Ata q\u00eb nuk jan\u00eb informuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nga debati publik e konfrontimi parlamentar me siguri e kan\u00eb lexuar n\u00eb raportin e Brukselit. Dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb tagrin e gjith\u00ebsecilit t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb opinion se cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e d\u00ebmshme dhe e qortueshme mes dhunimit t\u00eb parlamentarizmit e pluralizmit n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr reagimit ndaj k\u00ebtij dhunimi (edhe me mjete jo konvecionale dhe shpesh jo estetike mbasi jan\u00eb shterruar udh\u00ebt institucionale).<\/p>\n<p>Nj\u00eb opinion duket se e ka korrespondenti i agjensis\u00eb s\u00eb lajmeve Associated Press n\u00eb Tiran\u00eb Ll. S. i cili ka raportuar periodikisht q\u00eb nga shtatori p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Kuvend. Q\u00eb n\u00eb fillim lipset t\u00eb thuhet se raportimi ka qen\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht i ballancuar e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se protesta e opozit\u00ebs ka filluar para akuzimit nga SPAKu t\u00eb liderit t\u00eb opozit\u00ebs. Por fjalia ky\u00e7 \u00ebsht\u00eb se \u201c<em style=\"font-weight: inherit;\">rr\u00ebmuja n\u00eb parlament mund t\u00eb jet\u00eb penges\u00eb p\u00ebr reforma t\u00eb nevojshme mbasi BE ka pranuar t\u00eb filloj\u00eb harmonizimin e legjislacionit shqiptar me at\u00eb t\u00eb BE<\/em>\u201d. Dhe pyetja e arsyeshme e gjithkujt do t\u00eb ishte po shkeljet e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, si\u00e7 e v\u00eb n\u00eb pah Komisioni Europian a jan\u00eb penges\u00eb? P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i korrigjuar ato a jan\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb? Pa u ndalur n\u00eb faktin se mazhoranca po miraton ligjet si don edhe per kat\u00ebr minuta edhe me zoom.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb prej koh\u00ebsh ka nj\u00eb trend kulturor global q\u00eb fokusohet n\u00eb imazhin efemer e n\u00eb titullin bombastik pa i kushtuar v\u00ebmendje p\u00ebrmbajtjes e pa shprehur interes ndaj thelbit t\u00eb gj\u00ebs\u00eb. E njohur edhe si kultura e imazhit t\u00eb instagramit n\u00eb rastin ton\u00eb nuk shfaqet thjesht tek opionist\u00ebt e nj\u00ebansh\u00ebm e mediat sh\u00ebrbestare por edhe tek nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb flasin p\u00ebr pasoj\u00ebn e heshtin p\u00ebr shkakun.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO 1-Dy hollandez\u00ebt e kultur\u00ebs s\u00eb shtetit ligjor N\u00eb 7 maj 2018 deputet\u00ebt hollandez\u00eb Peter Omtzigt e Stieneke van der Graaf (p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb partive CDA e CU) u \u00e7uan nga tryeza n\u00eb restorantin Estia n\u00eb Tiran\u00eb, ku ambasada e tyre kishte shtruar nj\u00eb drek\u00eb p\u00ebr delegacionin parlamentar nga Komisioni i \u00c7\u00ebshtjeve Europiane q\u00eb vizitonte &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8020,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-69451","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69451\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}