{"id":69544,"date":"2024-01-24T10:44:46","date_gmt":"2024-01-24T10:44:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=69544"},"modified":"2024-01-24T10:44:46","modified_gmt":"2024-01-24T10:44:46","slug":"vuksani-bujqesia-sektori-me-i-prapambetur-i-ekonomise-shqiptare-per-vitin-2023","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/24\/vuksani-bujqesia-sektori-me-i-prapambetur-i-ekonomise-shqiptare-per-vitin-2023\/","title":{"rendered":"Vuksani: Bujq\u00ebsia sektori m\u00eb i prapambetur i ekonomis\u00eb shqiptare p\u00ebr vitin 2023"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e Drejtuesit t\u00eb Departametit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, Gjok Vuksani<\/strong><\/p>\n<p>1.Viti 2023 filloi me deklarat\u00ebn tragjiko-komike t\u00eb Ministres s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb Krifca se: kemi mbjell\u00eb tep\u00ebr ullinj dhe prandaj kemi mbi prodhim t\u00eb vajit t\u00eb ullirit .<br \/>\nMbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj filozofie q\u00eb fajin e kan\u00eb fermeret dhe qeveria e PD q\u00eb kan\u00eb mbjell\u00eb shum\u00eb ullinj nuk u mor asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr rritjen e kapaciteteve p\u00ebr ruajtjen dhe tregtimin e vajit t\u00eb ullirit dhe p\u00ebr pasoj\u00eb fermer\u00ebt e shit\u00ebn n\u00ebn kosto me mj\u00eb cmim 250-350 lek\u00eb \/lit\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin Mars u miratuan skemat mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr fermer\u00ebt ku fondet e akorduara nga buxheti i shtetit ishin 36 % m\u00eb pak se fondi i dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb vitit 2022 gjithashtu u reduktua dhe numri i skemave mb\u00ebshtet\u00ebse.<br \/>\nU hoq\u00ebn pa asnj\u00eb studim paraprak skema e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr nd\u00ebrtimin e serave diellore, u eleminua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde skema p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e bim\u00ebve mjek\u00ebsore , mb\u00ebshtetja p\u00ebr automatizimin dhe digjitalizimin e proceseve t\u00eb pun\u00ebs, n\u00eb kund\u00ebrshtim me politikat evropiane t\u00eb CAP etj. Nuk u parashikua asnj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr kreditimin e bujq\u00ebsis\u00eb apo t\u00eb siguracioneve n\u00eb rast t\u00eb d\u00ebmtimeve t\u00eb prodhimit bujq\u00ebsor nga fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore.<\/p>\n<p>3-N\u00eb prag t\u00eb sezonit turistik u zbulua nga emisioni \u201cAlert\u201d gj\u00ebndja alarmate me mbetjet e antibiotik\u00ebve dhe pesticideve mbi normat e lejuara t\u00eb k\u00ebtyre substancave shum\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin, pasi shkaktojn\u00eb nga deformimi i fetusit deri tek s\u00ebmundjet kancerogjene me pasoj\u00eb vdekjen.Rezultatet e analizave p\u00ebr VEZET deshmojn\u00eb se 9.6 % e tyre kan\u00eb patur mbetje antibiotik\u00ebsh mbi normat maksimale t\u00eb lejuara. Pas analizimit t\u00eb MJALTIT ka rezultuar se rreth 11% e mostrave kan\u00eb mbetje antibiotike\u00ebh mbi normat maksimle t\u00eb lejuara nga legjislacioni shqiptar.<br \/>\nNd\u00ebrsa p\u00ebr monitorimin e mbetjeve t\u00eb pesticideve n\u00eb fruta dhe perime, n\u00eb rang komb\u00ebtar, 11.5% e mostrave kan\u00eb rezultuar me mbetje pesticidesh mbi normat maksimale t\u00eb lejura.<br \/>\nPra, 1 n\u00eb 10 FRUTA APO PERIME q\u00eb konsumojn\u00eb cdo dit\u00eb shqiptar\u00ebt, rezultojn\u00eb me mbetje pesticidesh t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin.<\/p>\n<p>4-N\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti Komisioni European pezulloi fondet IPARD p\u00ebr Shqiperin\u00eb si pasoj\u00eb e 71 rasteve t\u00eb dyshuara p\u00ebr parregullsi dhe mashtrim t\u00eb konstatuara nga investigimi 3 vjecar i OLAF. Shkeljet e konstatuara ishin serioze dhe mjaft t\u00eb r\u00ebnda si \u201cKrijimi artificial i kushteve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar grante m\u00eb t\u00eb larta, lidhje t\u00eb paligjshme nd\u00ebrmjet ofertuesve, \u00e7mime t\u00eb fryra, mosmbajtja e dokumentacionit origjinal, investime t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ndrysh\u00ebm nga kontrata e grantit, oferta false etj.<br \/>\nKE shprehet qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb pezulluar pagesa p\u00ebr p\u00ebr tre-mujorin e pare dhe te dyt\u00eb t\u00eb 2023 por edhe pagesat n\u00eb vazhdim , madje n\u00ebse nuk merren masa t\u00eb menj\u00ebhershme mund t\u00eb plot\u00ebsohen kushtet e Marr\u00ebveshjes s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt per t\u00eb pezulloj\u00eb plot\u00ebsisht pagesat p\u00ebr P\u00ebrfituesin IPAR II.<br \/>\nMadje Komisoni European ka pezulluar procedurat dhe miratimin p\u00ebr t\u00eb gjitha masat IPARD III t\u00eb nj\u00eb fondi prej 146 mil\u00ebon\u00eb euro q\u00eb do injektoheshin n\u00eb bujq\u00ebsin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>5-N\u00eb ver\u00eb fermer\u00ebt megjith\u00ebse t\u00eb nxitur nga shteti p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb grur\u00eb d\u00ebshtuan n\u00eb tregtimin e prodhimit t\u00eb tyre,pasi \u00e7mimi i shitjes ishte 50% m\u00eb i lir\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb gj\u00eb q\u00eb shkatoi nj\u00eb humbje t\u00eb madhe financiare .<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto kushte, fermeri shqiptar u la totalisht n\u00eb balt\u00eb nga qeveria e cila e inkurajoi p\u00ebr prodhimin e grurit por nuk e ndihmoi aspak p\u00ebr ruajtjen , grumbullimin dhe gjetjen e tregut .<\/p>\n<p>6-N\u00eb Tetor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur ligji p\u00ebr taks\u00ebn e tok\u00ebs bujq\u00ebsore i cili parashikon q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha parcelat, q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb kategorin\u00eb e pronave bujq\u00ebsore \u2013 blegtorale, shkalla e taks\u00ebs do t\u00eb varioj\u00eb nga 0,1% deri n\u00eb 0,3%.<br \/>\nDetyrimet p\u00ebr tok\u00ebn bujq\u00ebsore p\u00ebr bashki t\u00eb ndryshme do t\u00eb rriten nga 25 deri n\u00eb 78% nga sa paguhet aktualisht.<\/p>\n<p>7-Buxheti i bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 2024 \u00ebsht\u00eb reduktuar ndjesh\u00ebm ,18 milion euro m\u00eb pak se ai i vitit t\u00eb kaluar ose 11.6% m\u00eb pak se buxheti p\u00ebr 2023. Ulja e buxhetit reflektohet ndjesh\u00ebm ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dy z\u00ebra investimesh:<br \/>\na) Investime t\u00eb brendshme jan\u00eb programuar vet\u00ebm 26.9 milion\u00eb euro ose 10.8 % m\u00eb pak se n\u00eb vitin e kaluar .<br \/>\nb) Investimet e huaja jan\u00eb programuar 28.6 milion ose 18 % m\u00eb pak investime se n\u00eb vitin 2023.<br \/>\nProgrami i Zhvillimit Rural ka p\u00ebsuar uljen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb buxhetin e vitit 2024 me 30 % m\u00eb pak krahasuar me vitin 2023.<br \/>\nSKEMA e MBESHTETJES KOMBETARE p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr vitin 2024 \u00ebsht\u00eb programuar n\u00eb shum\u00ebn rreth 21 milion euro ose 45.3 % m\u00eb pak se viti i kaluar.<br \/>\nJan\u00eb parashikuar edhe rreth 22 milion euro nga IPARD por n\u00eb fakt jan\u00eb t\u00eb pamundura t\u00eb injektohen n\u00eb bujq\u00ebsin\u00eb shqiptare si pasoj\u00eb e pezullimit t\u00eb tyre pik\u00ebrisht si rezultat i keqmenaxhimit t\u00eb strukturave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>8-Fundviti , blegtoria \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolaps , numri i krer\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha kategorit\u00eb e bag\u00ebtive t\u00eb qum\u00ebshtit sh\u00ebnoi r\u00ebnie krahasuar me vitin e kaluar: gjedhi me gati 12%, delet me 2.7% dhe dhit\u00eb me 6%. Reduktimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb numrit t\u00eb gjedhit e kishte qarku Fier me 36%, kjo shif\u00ebr b\u00ebhet dhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse ,kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr qarkun me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb komplekseve moderne.Me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00ebndje katastrofike t\u00eb blegtoris\u00eb qeveria aplikon parimin komunist duke ju dh\u00ebn\u00eb nga \u201cnj\u00eb th\u00ebrrime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d fermer\u00ebt mor\u00ebn nga 6 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krer\u00eb lop\u00eb nga 10 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb mor\u00ebn nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, duke premtuar pagesat t\u00eb m\u00ebvonshme t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb mbetur. Bazuar n\u00eb nj\u00eb nen t\u00eb udhezimit q\u00eb n.q.s fondi n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjithe\u00eb aplikuesit ky fond do t\u00eb ndahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb propocionale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.Pastaj Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb deklaron me krenari se jan\u00eb mb\u00ebshtetur me mij\u00ebra fermer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb marr\u00eb sasin\u00eb e plot\u00eb p\u00ebr krer\u00eb apo siperfaqe, por ndarjen egaliste mbi baz\u00ebn e fondit t\u00eb pak\u00ebt .<\/p>\n<p>9-N\u00eb dhjetor INSTAT deklaroi se sektori i bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb vitit 2023 ka sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie me -0.4% ,ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe performanca m\u00eb e dob\u00ebt e realizuar n\u00eb vitet e fundit. Por lajmi m\u00eb i keq \u00ebsht\u00eb se bujq\u00ebsia ku pun\u00ebsohen rreth 45% e shqiptarve n\u00eb shtat\u00eb tre-mujor\u00ebt e fundit ka nj\u00eb rritje af\u00ebr zeros, nd\u00ebrsa qeveria nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr ndryshimin e k\u00ebsaj situate .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Drejtuesit t\u00eb Departametit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, Gjok Vuksani 1.Viti 2023 filloi me deklarat\u00ebn tragjiko-komike t\u00eb Ministres s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb Krifca se: kemi mbjell\u00eb tep\u00ebr ullinj dhe prandaj kemi mbi prodhim t\u00eb vajit t\u00eb ullirit . Mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj filozofie q\u00eb fajin e kan\u00eb fermeret dhe qeveria e PD q\u00eb kan\u00eb mbjell\u00eb shum\u00eb ullinj nuk &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":69545,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-69544","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69544","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69544"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69544\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}