{"id":69595,"date":"2024-01-24T14:07:01","date_gmt":"2024-01-24T14:07:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=69595"},"modified":"2024-01-24T14:07:01","modified_gmt":"2024-01-24T14:07:01","slug":"prokurorja-anti-trump-caktoi-te-dashurin-e-saj-si-prokuror-te-posacem-ndaj-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/24\/prokurorja-anti-trump-caktoi-te-dashurin-e-saj-si-prokuror-te-posacem-ndaj-trump\/","title":{"rendered":"Prokurorja anti-Trump caktoi t\u00eb dashurin e saj si prokuror t\u00eb posa\u00e7\u00ebm ndaj Trump"},"content":{"rendered":"<p>Akuzat se Prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis kishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me prokurorin e posa\u00e7\u00ebm q\u00eb ajo ngarkoi p\u00ebr hetimet ndaj ish presidentit Donald Trump dhe t\u00eb akuzuarve t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Xhorxhia n\u00eb vitin 2020, kan\u00eb nxitur edhe nj\u00eb her\u00eb thirrjet p\u00ebr tia hequr asaj k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Zonja Willis ka mbrojtur vendimin e saj p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar Nathan Wade, i cili ka pak p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb prokurori dhe nuk e ka mohuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte lidhjen romantike. Akuzat u b\u00ebn\u00eb publike fillimisht n\u00eb nj\u00eb mocion t\u00eb paraqitur n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji nga avokati mbrojt\u00ebs Ashleigh Merchant, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson ish-punonj\u00ebsin e fushat\u00ebs s\u00eb Presidenti Trump dhe ndihm\u00ebsin e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Michael Roman.<\/p>\n<p>Avokati Merchant pretendon se zyra e zonj\u00ebs Willis i ka b\u00ebr\u00eb pagesa t\u00eb m\u00ebdha prokurorit Wade dhe se m\u00eb pas, ajo p\u00ebrfitoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatme, kur prokurori pagoi q\u00eb ata t\u00eb shkonin bashk\u00eb me pushime. Ai nuk ka ofruar asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e supozuar. Por, nj\u00eb dokument i depozituar jav\u00ebn e kaluar nga bashk\u00ebshortja e prokurorit Wade n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr divorc mes tyre, p\u00ebrfshin t\u00eb dh\u00ebnat e kart\u00ebs s\u00eb kreditit, q\u00eb tregojn\u00eb se zoti Wade bleu bileta avioni p\u00ebr zonj\u00ebn Willis p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb Majami dhe San Fransisko.<\/p>\n<p>Zonja Willis, e zgjedhur nga demokrat\u00ebt, nuk ka dh\u00ebn\u00eb sinjale se mund\u00eb t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen, por ka m\u00ebnyra se si ajo mund t\u00eb largohet nga \u00e7\u00ebshtja.<\/p>\n<p><strong>\u00c7FAR\u00cb MUND T\u00cb B\u00cbJ\u00cb GJYKAT\u00cbSI?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mocion, avokati Merchan k\u00ebrkon nga gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Qarkut Fulton, Scott McAfee, t\u00eb ndaloj\u00eb prokuror\u00ebt Willis dhe Wade, dhe zyrat e nd\u00ebrsjellja t\u00eb ndjekin m\u00eb tej \u00e7\u00ebshtjen. Gjyqtari, McAfee ka fuqin\u00eb ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtar, gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Qarkut Fulton, Robert McBurney, e nd\u00ebrmorri nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb, n\u00eb korrik 2022 kur ai gjykonte rastin q\u00eb i parapriu ngritjes s\u00eb aktakuzave p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej 16 republikan\u00ebve t\u00eb Xhorxhias, q\u00eb firmos\u00ebn nj\u00eb certifikat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme se zoti Trump kishte fituar zgjedhjet, me emrin Burt Jones, i ishte komunikuar se ishte objekt hetimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai argumentoi se zonja Willis ishte n\u00eb konflikt interesi, sepse ajo kishte organizuar nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr mbledhje fondesh p\u00ebr kund\u00ebrshtarin e tij demokrat n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebs guvernator.<br \/>\nGjyqtari McBurney vendosi n\u00eb favor t\u00eb zotit Jones. Ai e ndaloi zonj\u00ebn Willis dhe zyr\u00ebn e saj t\u00eb ndiqnin rastin e zotit Jones.<br \/>\nN\u00ebse gjytari McAfee vendos t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb ngjashme dhe t\u2019ia heq\u00eb zonj\u00ebn Willis dhe zyr\u00ebs s\u00eb saj hetimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr zgjedhjet, do duhet q\u00eb K\u00ebshilli i Prokuroris\u00eb t\u00eb Xhorxhias t\u2019ia caktoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr. Prokurori tjet\u00ebr mund t\u00eb ndjek\u00eb hetimet n\u00eb vazhd\u00ebn e hetimeve t\u00eb zonj\u00ebs Willis, mund t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb vet\u00ebm disa akuza ose mund ta pushoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen.<br \/>\nGjetja e nj\u00eb prokurori t\u00eb gatsh\u00ebm dhe t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, tha ish-prokurori i qarkut Gwinnett, Danny Porter.<\/p>\n<p><strong>A MUND T\u00cb T\u00cbRHIQEJ PROKURORJA WILLIS P\u00cbR T\u00cb SHP\u00cbTUAR \u00c7\u00cbSHTJEN?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse zonja Willis do t\u00eb t\u00ebrhiqej, ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb zyra e saj t\u00eb t\u00ebrhiqej nga \u00e7\u00ebshtja, tha ish prokurori Porter. Edhe n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb skenari t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb ishte n\u00eb dor\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb t\u00eb caktonte nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Avokati Norm Eisen, i cili sh\u00ebrbeu si K\u00ebshilltar i Posa\u00e7\u00ebm i ish Presidentit Obama p\u00ebr Reform\u00ebn Etike dhe n\u00eb Qeverisje, tha n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtypin t\u00eb shtun\u00ebn, se n\u00eb dijenin\u00eb e tij deri tani, &#8220;nuk ka absolutisht asnj\u00eb baz\u00eb ligjore&#8221; q\u00eb prokuror\u00ebt Willis ose Wade t\u00eb largohen nga \u00e7\u00ebshtja.<\/p>\n<p>Por, avokati Eisen, tha se &#8220;veprimi i men\u00e7ur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb zoti Wade t\u00eb largohej vullnetarisht nga hetimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.&#8221;<\/p>\n<p><strong>A MUND TA LARGOJ\u00cb PROKUROREN WILLIS NJ\u00cb KOMISION MBIK\u00cbQYR\u00cbS?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb republikan\u00eb do t\u00eb donin ta shihnin prokuroren Willis t\u00eb hetohej nga Komisioni i ri i Kualifikimit t\u00eb Prokuror\u00ebve n\u00eb Xhorxhia. Ky organ u krijua vitin e kaluar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masa disiplinore dhe larguar prokuror\u00ebt. Por ai u p\u00ebrball me pengesa, pasi Gjykata e Lart\u00eb e shtetit refuzoi t\u00eb miratonte rregullat e komisionit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, ligjv\u00ebn\u00ebsit po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb heqin mekanizmin q\u00eb parashikon miratimin nga ana e gjykat\u00ebs , p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur funksionimin e komisionit. Ky i fundit do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shkarkoj\u00eb prokuror\u00ebt e qarkut nga detyra ose t\u00eb marr\u00eb masa disiplinore ndaj tyre n\u00eb rast t\u00eb konfliktit t\u00eb interesi, p\u00ebr &#8220;sjellje t\u00eb d\u00ebmshme ndaj administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb duke shkaktuar diskreditim t\u00eb zyr\u00ebs&#8221; ose p\u00ebr &#8220;sjellje t\u00eb pahijshme n\u00eb detyr\u00eb, me dashje &#8220;.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk ka gjasa q\u00eb komisioni t\u00eb mund ta largoj\u00eb prokuroren Willisin vet\u00ebm nga \u00e7\u00ebshtja n\u00eb ngarkim t\u00eb ish Presidentit Trump, p\u00ebrjashtuar rastin kur ajo do t\u00eb vendoste vet\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqej, pas nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb negociuar.<\/p>\n<p><strong>A MUNDET Q\u00cb LIGJIV\u00cbN\u00cbSIT SHTET\u00cbROR T\u00cb HETOJN\u00cb PROKUROREN WILLIS?<\/strong><\/p>\n<p>Disa ligjv\u00ebn\u00ebs kan\u00eb propozuar hetimin dhe shkarkimin e prokurores Willis, nj\u00eb ide q\u00eb zoti Trump e mb\u00ebshteti gjat\u00eb ver\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, Asambleja e P\u00ebrgjithshme e Xhorxhias nuk ka shpallur ask\u00ebnd fajtor n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 vjet. P\u00ebr shpalljen fajtor, nevojitet nj\u00eb shumic\u00eb prej dy t\u00eb tretash n\u00eb Senatin e shtetit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb e madhe sepse republikan\u00ebt aktualisht kan\u00eb m\u00eb pak se dy t\u00eb tretat n\u00eb Senatin me 56 vende.<br \/>\nPo ashtu, ligjv\u00ebn\u00ebsit e Xhorxhia synojn\u00eb rizgjedhjen k\u00ebt\u00eb vit. Nisja e hetimit do t\u2019i mbante larg nga fushata.<\/p>\n<p><strong>A KA PASOJA T\u00cb TJERA?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb komisioner i qarkut Fulton, republikani Bob Ellis, i d\u00ebrgoi prokurores Willis nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb premten duke k\u00ebrkuar informacion mbi shpenzimet dhe \u201cn\u00eb rast se ndonj\u00eb pages\u00eb nga fondet e qarkut p\u00ebr zotin Wade u kthye n\u00eb p\u00ebrfitimin tuaj personal (t\u00eb prokurores Willis) n\u00eb form\u00ebn e pages\u00ebs p\u00ebr udh\u00ebtim ose dhuratave t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>Komisioner\u00ebt mund t\u00eb shkurtojn\u00eb buxhetin p\u00ebr prokuroren Willis n\u00eb t\u00eb ardhmen, por demokrat\u00ebt kan\u00eb shumic\u00ebn n\u00eb komision. Qeveria e Qarkut Fulton ka nj\u00eb kod etike, por kodi nuk duket se i ndalon marr\u00ebdh\u00ebniet konsensuale. Bordi i Etik\u00ebs s\u00eb qarkut mund t\u00eb gjobis\u00eb dhe t\u2019i t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen zonj\u00ebs Willis, por nuk ka fuqin\u00eb p\u00ebr ta shkarkuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Greg Dolezal, an\u00ebtar republikan i Senatit n\u00eb shtetin e Xhorxhias, propozoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ngritjen e nj\u00eb komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hetuar prokuroren Willis, duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb &#8220;shqyrtim i plot\u00eb dhe i paansh\u00ebm&#8221; do t\u00eb &#8220;siguronte transparenc\u00eb, llogaridh\u00ebnie dhe ruajtjen e integritetit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Rezoluta e propozuar nga zoti Dolezal sugjeron se hetimet mund t\u00eb shoq\u00ebrohen me ndryshime ligjore ose ndryshime n\u00eb buxhet.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akuzat se Prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis kishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me prokurorin e posa\u00e7\u00ebm q\u00eb ajo ngarkoi p\u00ebr hetimet ndaj ish presidentit Donald Trump dhe t\u00eb akuzuarve t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Xhorxhia n\u00eb vitin 2020, kan\u00eb nxitur edhe nj\u00eb her\u00eb thirrjet p\u00ebr tia hequr asaj k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Zonja Willis &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-69595","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69595"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69595\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}