{"id":6979,"date":"2022-03-12T17:15:39","date_gmt":"2022-03-12T17:15:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=6979"},"modified":"2022-03-12T17:16:30","modified_gmt":"2022-03-12T17:16:30","slug":"basha-nuk-dorehiqet-rrethon-pd-ne-me-mercenare-cfarte-ndodhi-ne-mbledhjen-e-grupit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/03\/12\/basha-nuk-dorehiqet-rrethon-pd-ne-me-mercenare-cfarte-ndodhi-ne-mbledhjen-e-grupit\/","title":{"rendered":"Basha nuk dor\u00ebhiqet, rrethon PD-n\u00eb me mercenar\u00eb! \u00c7fart\u00eb ndodhi n\u00eb mbledhjen e grupit"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa ka m\u00eb shum\u00eb se 3 or\u00eb q\u00eb po mbahet mbledhja e grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt po i k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen Lulzim Bash\u00ebs, ky i fundit nuk heq dor\u00eb nga \u2018bunkerizimi\u2019.<\/p>\n<p>Deputet\u00eb demokrat\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb mbledhjen q\u00eb po zhvillohet, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije se Basha e ka rrethuar grupin parlamentar me mercenar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po u b\u00ebjn\u00eb presion deputet\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos i dalin kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Raportohet se mes k\u00ebtyre mercenar\u00ebve ka pasur edhe nj\u00eb p\u00ebrplasje me nj\u00eb prej deputet\u00ebve q\u00eb ndodhet n\u00eb mbledhje i cili ka pasur q\u00ebndrime t\u00eb ashpra dit\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Mercenar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrplasur me Ervin Salianjin dhe ka pasur edhe tone t\u00eb ashpra mes tyre. Ka qen\u00eb nd\u00ebrhyrja e deputet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb qet\u00ebsuar situat\u00ebn, duke mos shkuar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Bardhi: Zgjidhja p\u00ebrmes bashkimit, Bash\u00ebs i k\u00ebrkova t\u00eb t\u00ebrhiqej<\/strong><\/p>\n<p>Gazment Bardhi tha pas mbledhjes s\u00eb grupit parlamentar se zgjidhja e demokrat\u00ebve duhet t\u00eb vij\u00eb p\u00ebrmes bashkimit.\u00a0Ai deklaroi se i ka k\u00ebrkuar Lulzim Bash\u00ebs t\u00eb t\u00ebrhiqet.<\/p>\n<p>Bardhi tha se t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe lideri historik i PD, Sali Berisha edhe pse fitoi zgjedhjet e 6 marsit, p\u00ebrball\u00eb Lulzim Bash\u00ebs, ku PD doli forc\u00eb e tret\u00eb politike.<\/p>\n<p>&#8220;Kam vler\u00ebsuar dhe gjykuar q\u00eb siuata e r\u00ebnd\u00eb ku ndodhet PD k\u00ebrkon zgjidhje dhe zgjidhja duhet t\u00eb vij\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet bashkimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i kam k\u00ebrkuar zotit Basha, q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqej s\u00eb bashku me shkaktarin tjet\u00ebr t\u00eb problemit ku ndodhet PD, zotin Berisha.<\/p>\n<p>Nj\u00eb t\u00ebrheqje e t\u00eb dyve do t\u00eb ishte rruga e bashkimit t\u00eb demokrat\u00ebve. T\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrtej dy individ\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb shkaktuar k\u00ebt\u00eb problem. Do t\u00eb duhen t\u00eb dy t\u00eb t\u00ebrhiqen q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb rrug\u00ebn e zgjidhjes.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm duke l\u00ebn\u00eb menjan\u00eb armiq\u00ebsit\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin mund t\u00eb fitojm\u00eb. Zoti Basha u shpreh i gatsh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa pas, por t&#8217;u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e zgjidhjes, duke kap\u00ebrcyer veten, pozicionin e tij n\u00eb interes t\u00eb PD dhe t\u00eb demokrat\u00ebve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e PD, secili prej nesh, zoti Basha dhe zoti Berisha duhet t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb veten&#8221;,\u00a0u shpreh Bardhi.<\/p>\n<p><strong>Grida Duma-Bash\u00ebs: Dor\u00ebheqja juaj do t\u00eb ringrej\u00eb PD-n\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Duhet t\u00eb ishe larguar q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 6 mars, pas rezultatit. Ka vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ringritur PD-n\u00eb, dor\u00ebheqja juaj&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u shpreh deputetja e PD, Grida Duma gjat\u00eb debateve n\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.<\/p>\n<p>Duma i rip\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebrkes\u00ebn Lulzim Bash\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje, pasi kjo, sipas saj, i sh\u00ebrben ringritjes s\u00eb PD.<\/p>\n<p>&#8220;Z.Basha t\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb. Jo sot, por dje dhe m\u00eb her\u00ebt q\u00eb nga dita q\u00eb p\u00ebr rezultatin e 6 marsit duhet t\u00eb ishe larguar. Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb e ringre PD-n\u00eb sot. As ju, as Berisha nuk mund t\u00eb kandidojn\u00eb m\u00eb. Zgjidhja vjen p\u00ebrmes dor\u00ebheqjes suaj dhe ngritjes s\u00eb nj\u00eb komisioni t\u00eb gjer\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr riorganizimin e \u00e7do strukture n\u00eb PD&#8221;, u shpreh deputetja Grida Duma.<\/p>\n<p><strong>Alibeaj: Basha dhe Berisha t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb hap pas<\/strong><\/p>\n<p>Enkelejd Alibeaj ka b\u00ebr\u00eb tre propozime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit parlamentar demokrat p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs n\u00eb PD.<\/p>\n<p>&#8220;Grupi parlamentar mendon se duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb hapa pas edhe Berisha dhe Basha. Basha \u00ebsht\u00eb shprehur i gatsh\u00ebm p\u00ebr zgjidhje, pritet vendimi i Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Propozohet: Ngritja e nj\u00eb grupi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr bashkimin e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ka propozime t\u00eb ndryshme se kur duhen t\u00eb organizohen zgjedhjet me fokus rind\u00ebertimin e besimit dhe bashkimin e demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebto propozime do t\u00eb diskutohen edhe me kolegjin e kryetar\u00ebve, kryesin\u00eb dhe K\u00ebshillin Komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe mendimin e tyre.<\/p>\n<p>Tre jan\u00eb konkluzionet: nj\u00eb hap pas i\u00a0zotit Basha e zotit Berisha, grup i\u00a0p\u00ebrbashk\u00ebt pune, zgjedhjet me q\u00ebllim rind\u00ebrtimin e besimit pas bashkimit t\u00eb Partis\u00eb&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Alibeaj, i cili gjithashtu, sot i k\u00ebrkoi dor\u00ebheqjen Lulzim Bash\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Salianji i ka k\u00ebrkuar n\u00eb sy Lulzim Bash\u00ebs t\u00eb largohet nga drejtimi i PD\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, q\u00eb vijon prej or\u00ebs 11:00, Bash\u00ebs i kan\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr thuajse t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e grupit parlamentar, p\u00ebrfshir\u00eb edhe m\u00eb besnik\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Salianji ka deklaruar gjat\u00eb debatit q\u00eb Basha t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje dhe t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb detyr\u00eb edhe dy jav\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb bord dhe t\u00eb zhvillohen negociatat me k\u00ebdo q\u00eb k\u00ebrkon t&#8217;i bashkohet PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Duhet akt, nuk mund t\u00eb thuhet q\u00eb vendos gjith\u00e7ka n\u00eb dispozicion t\u00eb PD. Po ju k\u00ebrkohet vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb, t\u00eb jepni dor\u00ebheqjen sot me akt publik dhe q\u00ebndroni n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb afat jo m\u00eb shum\u00eb se 2 jav\u00eb.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb bord\/nuk\u00ebl, jo me num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl nga ky grup parlamentar me detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb negociuar me \u00e7do personalitet q\u00eb interes ka PD-n\u00eb dhe k\u00ebrkon t\u00eb bashkohet me PDSh.<\/p>\n<p>Sot shqet\u00ebsimi im kryesor \u00ebsht\u00eb mbrojtja e kujtdo q\u00eb ka mbrojtur interesat e Partis\u00eb Demokratike, ne nuk i kemi l\u00ebshuar ata, do b\u00ebj gjith\u00e7ka p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur!&#8221;<\/p>\n<p><strong>Elda Hoti: Basha t\u00eb dor\u00ebhiqet! T\u00eb bashkohemi duke respektuar 6 Marsin<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Elda Hoti<\/strong><\/p>\n<p>Guximi p\u00ebr t\u00eb shpresuar, nuk pranon t\u00eb udh\u00ebhiqet nga frika. Do vendimmarrje t\u00eb guximshme dhe do kuraj\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur dhe p\u00ebr t\u00eb vepruar.N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb ndodhet sot opozita Shqiptare, secili nga ne duhet t\u00eb reflektoj\u00eb dhe duhet t\u00eb reagoj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb respektuar vot\u00ebn.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam deputete q\u00eb jam votuar me vot\u00eb preferenciale n\u00eb qarkun e Lezh\u00ebs. 6 Marsi ishte nj\u00eb mesazh, p\u00ebr secilin nga ne dhe secili nga ne duhet t\u00eb k\u00ebrkoje nj\u00eb ndjese dhe t\u00eb respektoj\u00eb demokratet q\u00eb na kan\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Fitorja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zakon, fatkeq\u00ebsisht dhe humbja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zakon. Un\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebtimit tim politik, kam b\u00ebr\u00eb beteja p\u00ebr t\u00eb fituar dhe i kam fituar.<\/p>\n<p>Nuk e meritojn\u00eb votuesit e mi q\u00eb kan\u00eb besuar te un\u00eb, nuk e\u00a0 meritojn\u00eb demokrat\u00ebt e ndersh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjn\u00eb beteja vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb humbur. Koha e humbur vet\u00ebm po e p\u00ebrkeq\u00ebson jet\u00ebs\u00ebn e Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb veprojm\u00eb dhe t\u00eb marrim n\u00eb dor\u00eb fatin e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha q\u00eb Lulzim Basha, ta pranoj\u00eb humbjen, t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen dhe ti hap\u00eb rrug\u00eb bashkimit t\u00eb demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Un\u00eb sot do t\u00eb respektoj vot\u00ebn e \u00e7do demokrati, do respektoj rezultatin e 6 Marsit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa ka m\u00eb shum\u00eb se 3 or\u00eb q\u00eb po mbahet mbledhja e grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt po i k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen Lulzim Bash\u00ebs, ky i fundit nuk heq dor\u00eb nga \u2018bunkerizimi\u2019. Deputet\u00eb demokrat\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb mbledhjen q\u00eb po zhvillohet, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije se Basha e ka rrethuar grupin parlamentar me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-6979","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6979"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6979\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}