{"id":69896,"date":"2024-01-27T18:18:59","date_gmt":"2024-01-27T18:18:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=69896"},"modified":"2024-01-27T18:19:14","modified_gmt":"2024-01-27T18:19:14","slug":"mustafaj-ju-jeni-pengesa-e-fundit-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/27\/mustafaj-ju-jeni-pengesa-e-fundit-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Mustafaj: Ju jeni pengesa e fundit e Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>FJALA E DREJTUESIT T\u00cb DEPARTAMENTIT T\u00cb BRAIN GAIN N\u00cb PD, ANDI MUSTAFAJ<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar demokrate dhe demokrat\u00eb,<br \/>\nUn\u00eb jam Andi Mustafaj, kam nderin t\u00eb drejtoj pun\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca t\u00eb cil\u00ebt i fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr angazhimin e tyre kudo q\u00eb ndodhen n\u00eb bot\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ata me t\u00eb cil\u00ebt u ngujuam me 30 Dhjetor duke nisur pa asnj\u00eb hezitim betej\u00ebn kund\u00ebr arrestimit t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe antikushtetues t\u00eb Kryetarit t\u00eb Opozit\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb protesta kam nj\u00eb jet\u00eb por \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb marr\u00eb fjal\u00ebn n\u00eb nj\u00eb prej tyre. N\u00eb mesin tuaj q\u00eb kur isha i vog\u00ebl, l\u00ebvizja brenda turm\u00ebs her\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb fol\u00ebsit n\u00eb podium e her\u00eb p\u00ebr ti shp\u00ebtuar shkopit t\u00eb policis\u00eb q\u00eb na sulmonte.<br \/>\nI mbaj mend fytyrat tuaja t\u00eb cilave as kalimi i viteve dhe as lodhja e betejave t\u00eb shumta nuk ua kan\u00eb rrudhur shk\u00eblqimin. Ky shk\u00eblqim rrezaton edhe tek t\u00eb rinjt\u00eb dhe atyre m\u00eb pak t\u00eb rinj q\u00eb i jan\u00eb bashkuar Partis\u00eb Demokratike n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj.<br \/>\nNdjeja dhe ndjej nj\u00eb krenari t\u00eb madhe q\u00eb jam nj\u00ebri prej jush ndaj sot dua q\u00eb ky fjalim t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ju.<br \/>\nPropaganda denigruese e regjimit tenton t\u2019ju paraqes si nj\u00eb grup tifoz\u00ebsh pa identitet, pa vullnet. Tenton t\u00eb b\u00ebj \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u2019ju ul p\u00ebrball\u00eb gjykimit t\u00eb opinionit publik por ju p\u00ebrs\u00ebri jeni k\u00ebtu, t\u00eb pal\u00ebkundur, dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb se ka shpres\u00eb.<br \/>\nRegjimi mundohet t\u2019ju ul sepse ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ata nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb moderne.<br \/>\nLirin\u00eb nga komunizmi, daljen nga mesjeta institucionale, integrimin n\u00eb Nato, l\u00ebvizjen e lir\u00eb pa viza, daljen nga tmerri i gjenerator\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet pavar\u00ebsis\u00eb energjetike, liberalizimin e internetit dhe telefonis\u00eb celulare q\u00eb t\u00eb mos \u00e7onim m\u00eb zile, shoq\u00ebrimin e Kosov\u00ebs drejt pavar\u00ebsis\u00eb, arrestimin e bandave kriminale, an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, lul\u00ebzimin e sip\u00ebrmarrjes private n\u00ebp\u00ebrmjet taksave t\u00eb ul\u00ebta dhe thjesht\u00ebzimin e procedurave administrative, mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturor\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet UNESCOS.<br \/>\nJu, jeni pengesa e fundit e Edi Ram\u00ebs. Ju mbani trysnin\u00eb mbi nj\u00eb qeveri e cila ka instaluar tashm\u00eb plot\u00ebsisht Sistemin e Konfuzionit t\u00eb P\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nNj\u00eb qeveri e cila duket se u ka prer\u00eb gjuh\u00ebn, u ka q\u00ebruar syt\u00eb, u ka mbyllur vesh\u00ebt atyre q\u00eb e ndjekin, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb nj\u00eb kritik t\u00eb vetme nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb institucionet e vendit bien nj\u00ebra mbas tjetr\u00ebs, q\u00eb rinia emigron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive, q\u00eb bandat l\u00ebvizin lirsh\u00ebm, q\u00eb kriminel\u00ebt b\u00ebhen deputet\u00eb, ministra, z\u00ebvend\u00ebs kryeministra, kryetar bashkie.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri sot ekziston vet\u00ebm ndjenja e liris\u00eb sepse gjithandej ku liria vlen, ku shprehet me vendime q\u00eb kan\u00eb pasoja mbi jet\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e vendit, liria \u00ebsht\u00eb zhdukur dhe tjet\u00ebrsuar. Ndarja e pushteteve dhe demokracia nuk jan\u00eb me ve\u00e7se iluzione.<br \/>\nSituata \u00ebsht\u00eb e till\u00eb saq\u00eb ne nuk duhet t\u00eb kemi komplekse n\u00eb betej\u00ebn q\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Ne besojm\u00eb tek drejtimi n\u00ebp\u00ebrmjet shembullit. Duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb huajt dhe jo at\u00eb q\u00eb thon\u00eb. Dhe ata nuk kan\u00eb asnj\u00eb kompleks n\u00eb mbrojtjen e idealeve dhe parimeve t\u00eb tyre. N\u00eb Franc\u00eb, p\u00ebrpara dy dit\u00ebsh, fermer\u00ebt kan\u00eb hedh mbi nj\u00eb prefektur\u00eb pleh t\u00eb cilit i kan\u00eb vendosur zjarrin dhe askush nuk mbajti fjalime si ato q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kur Partia Demokratike manifestoi n\u00eb parlament, jo p\u00ebr qejfin e saj por t\u00eb garantuar t\u00eb drejtat kushtetuese t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson.<br \/>\nJu nuk jeni k\u00ebtu p\u00ebr nj\u00eb person, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai person p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb betej\u00ebn e sotme p\u00ebr demokracin\u00eb. Ju nuk jeni k\u00ebtu p\u00ebr vet\u00ebm veten tuaj por p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr idealet e demokracis\u00eb q\u00eb shpresojm\u00eb t\u00eb shohim n\u00eb vendin ton\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb meritoni respektin dhe mir\u00ebnjohjen e gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nDo jen\u00eb demokrat\u00ebt nes\u00ebr q\u00eb do i b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb bandave n\u00eb fushata elektorale, dhun\u00ebs dhe aparatit shtet\u00ebror, do jen\u00eb demokrat\u00ebt q\u00eb do luftojn\u00eb duke marr\u00eb rreziqe t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb garantuar shprehjen e lir\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb shqiptar\u00ebve, edhe atij t\u00eb s\u00eb famshmit elektorat gri.<br \/>\nSfida e par\u00eb e Partis\u00eb Demokratike, ndoshta m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja n\u00eb fakt, jeni ju, demokrat\u00ebt n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. 10 vjet kund\u00ebr nj\u00eb regjimi q\u00eb ka ardhur vet\u00ebm duke u ashp\u00ebrsuar jan\u00eb shum\u00eb. 8 vite ku kemi par\u00eb drejtuesin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb braktis kauzat e m\u00ebdha dhe bashk\u00eb me to t\u00eb na braktis ne, q\u00eb besojm\u00eb tek Partia Demokratike, jan\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nDuhet t\u00eb ri gjejm\u00eb veten, t\u00eb rregullojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb kemi me nj\u00ebri tjetrin. T\u00eb jemi m\u00eb tolerant ndaj gabimeve, m\u00eb dashamir\u00ebs dhe m\u00eb frym\u00ebzues. Rrept\u00ebsia q\u00eb kemi ndaj vetes \u00ebsht\u00eb n\u00eb nderin ton\u00eb sepse tregon nivelin e lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb demokrat\u00ebt ndjenj\u00eb ndaj vendit por \u00ebsht\u00eb kthyer kund\u00ebr nesh nga nj\u00eb propagand\u00eb e pareshtur e cila ka arritur edhe t\u00eb kompleksoj disa demokrat\u00eb.<br \/>\nPuna duhet t\u00eb ngrihet mbi 3 shtylla q\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb fizionomin\u00eb e veprimtaris\u00eb son\u00eb politike dhe q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb \u00e7do an\u00ebtar\u00eb i PD t\u00eb gjej m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit q\u00eb i p\u00ebrshtatet karakterit t\u00eb vet.<br \/>\nShtylla e par\u00eb, \u00ebsht\u00eb padyshim ajo q\u00eb Partia Demokratike b\u00ebn m\u00eb mir\u00eb dhe q\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj ta b\u00ebj. P\u00ebrballja me regjimin, denoncimin e skandaleve, mos l\u00ebnia e asnj\u00eb sekond\u00eb qet\u00ebsie Rilindjes kriminale. Kjo shtyll\u00eb u tregon qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar t\u00eb keqen q\u00eb na ka pllakosur.<br \/>\nShtylla e dyt\u00eb, \u00ebsht\u00eb lidhja me qytetar\u00ebt n\u00eb terren forma m\u00eb e bukur e s\u00eb cil\u00ebs u jet\u00ebsua gjat\u00eb procesit t\u00eb foltores. Nuk mund t\u00eb presim gjithmon\u00eb q\u00eb Zoti Berisha ta gjall\u00ebroj\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje. Na takon t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb jemi mbart\u00ebs i nj\u00eb cop\u00ebz t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie. N\u00eb kat\u00ebr cepat e Shqip\u00ebris\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb takojm\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb re dhe te ve\u00e7ant\u00eb me ta duke u bazuar mbi nj\u00eb Hart\u00eb komb\u00ebtare dhe lokale t\u00eb problematikave t\u00eb tyre, si udh\u00ebrr\u00ebfyes dhe plan beteje p\u00ebr \u00e7do demokrat.<br \/>\nDisa n\u00eb p\u00ebrballje, disa n\u00eb terren me qytetar\u00ebt dhe disa s\u00eb fundmi, shtylla e tret\u00eb n\u00eb prodhimin e ideve. N\u00eb Departamentin Brain Gain jemi munduar t\u00eb jemi forc\u00eb propozuese dhe p\u00ebrfitoj nga rasti p\u00ebr t\u2019ju fal\u00ebnderuar p\u00ebr pritjen e ngroht\u00eb q\u00eb u keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb \u00e7do rast an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Departamentit q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb fjal\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb.<br \/>\nKemi punuar mbi t\u00eb shkuar\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet Librit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Mira t\u00eb PD, kemi punuar mbi t\u00eb tashmen me projektin N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Simboleve dhe do fillojm\u00eb s\u00eb shpejti p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen. P\u00ebr t\u00eb menduar Modelin shqiptar p\u00ebr Shekullin shqiptar.<br \/>\nModeli shqiptar p\u00ebr t\u00eb dal nga skema e Rilindjes ku ligjet kopjohen, p\u00ebrkthehen apo i besohen inteligjenc\u00ebs artificiale pa pasur asnj\u00eb lidhje me vendin dhe kultur\u00ebn. Kjo filozofi ka krijuar nj\u00eb ndarje t\u00eb thell\u00eb midis letr\u00ebs dhe jet\u00ebs, midis ligjeve dhe p\u00ebrjetimeve. Ne duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb shtetin q\u00eb na ngjan, i fort\u00eb, bujar, krenar.<br \/>\nShekulli shqiptar p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri ambicioze dhe rrezatuese, jo m\u00eb viktim\u00eb e krimit dhe drog\u00ebs. Nj\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb vizion t\u00eb ri t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies me ekselenc\u00ebn shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs, mb\u00ebshtetur mbi nj\u00eb turiz\u00ebm cil\u00ebsor dhe jo masiv, nj\u00eb rinie e integruar n\u00eb sh\u00ebrbimet dhe teknologjin\u00eb.<br \/>\nJu faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E DREJTUESIT T\u00cb DEPARTAMENTIT T\u00cb BRAIN GAIN N\u00cb PD, ANDI MUSTAFAJ T\u00eb nderuar demokrate dhe demokrat\u00eb, Un\u00eb jam Andi Mustafaj, kam nderin t\u00eb drejtoj pun\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca t\u00eb cil\u00ebt i fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr angazhimin e tyre kudo q\u00eb ndodhen n\u00eb bot\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ata me t\u00eb cil\u00ebt u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-69896","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69896"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69896\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}