{"id":69939,"date":"2024-01-28T19:03:58","date_gmt":"2024-01-28T19:03:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=69939"},"modified":"2024-01-28T19:13:25","modified_gmt":"2024-01-28T19:13:25","slug":"kronika-e-nje-vrasjeje-te-paralajmeruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/28\/kronika-e-nje-vrasjeje-te-paralajmeruar\/","title":{"rendered":"Kronika e nj\u00eb vrasjeje t\u00eb paralajm\u00ebruar!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Juli EMIRI<\/strong><\/p>\n<p>Nuk di se sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb ul\u00ebritur n\u00eb protest\u00ebn e teatrit nga un\u00eb dhe koleg\u00ebt e mi, p\u00ebr rrezikun q\u00eb i kanosej krejt artit, e jo vet\u00ebm nd\u00ebrtes\u00ebs, me shembjen e saj. Sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb ul\u00ebritur q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm ndaj teatrit si institucion e jo si nd\u00ebrtes\u00eb, ndaj t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb artit e jo vet\u00ebm teatrit e ndaj t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebve, jo vet\u00ebm atyre t\u00eb &#8220;\u00e7mendurve&#8221; t\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Dit\u00eb pas dite v\u00ebrtetohen nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>-Teatri Komb\u00ebtar u shemb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb i ri m\u00eb i mir\u00eb. Po i kthehem n\u00eb fund k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>-Teatri i Operas dhe Baletit, nj\u00eb nga institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kulturore u b\u00eb Teatri i Operas dhe Baletit dhe ansamblit popullor.<\/p>\n<p>-Ministria e Kultur\u00ebs u shkri me Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>-Teatri Migjeni u shkri me Drejtorin\u00eb e Sh\u00ebrbimeve Bujq\u00ebsore dhe Pyjore, Ministrin\u00eb Ekonomike t\u00eb Arsimit, Drejtoria e \u00c7erdheve dhe e Kopshteve dhe Deg\u00ebn Ekonomike t\u00eb Kuktur\u00ebs.<\/p>\n<p>-Kinema Agimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr kulture.<\/p>\n<p>-Galeria e Arteve \u00ebsht\u00eb mbyllur prej vitesh.<\/p>\n<p>-Cirku \u00ebsht\u00eb mbyllur prej vitesh.<\/p>\n<p>-Teatri i F\u00ebmij\u00ebve po zhvendoset (n\u00ebse) te liqeni.<\/p>\n<p>-Biblioteka komb\u00ebtare te liqeni.<\/p>\n<p>-Thuhet q\u00eb dhe Universiteti i Arteve do t\u00eb zhvendoset.<\/p>\n<p>-Thuhet q\u00eb dhe Qendra Komb\u00ebtare Kinematografike do t\u00eb shkrihet n\u00eb nj\u00eb drejtori.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb vihet re nga k\u00ebto fakte? Tre fjal\u00eb ky\u00e7e: mbyllje, zhvendosje, shkrirje.<\/p>\n<p>Mbyllja e nj\u00eb institucioni arti s&#8217;besoj se ka nevoj\u00eb p\u00ebr koment. Mbyllja \u00ebsht\u00eb mbyllje dhe nuk ka asnj\u00eb pretekst. \u00cbsht\u00eb vrasje ndaj artit.<\/p>\n<p>Zhvendosja , n\u00eb mos \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr mbylljen (p\u00ebrderisa n\u00eb em\u00ebr t\u00eb zhvendosjes institucionet mund t\u00eb mbyllen pa afat) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvler\u00ebsim i artit duke e \u00e7uar n\u00eb periferit\u00eb e qyteteve q\u00eb t\u00eb mos shkoj\u00eb askush, mund\u00ebsisht. Nuk \u00ebsht\u00eb zhvillim periferie, se zhvillim periferie do t\u00eb quhej n\u00ebse do t\u00eb shtohej nj\u00eb institucion tjet\u00ebr n\u00eb periferi, jo t\u00eb zhvendosej ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr.<\/p>\n<p>Shkrirja \u00ebsht\u00eb vrasja m\u00eb e ndyr\u00eb nga t\u00eb treja, se ka paturp\u00ebsin\u00eb t\u00eb paraqitet dhe si avantazh, madje investim. \u00c7do institucion funksionon m\u00eb mir\u00eb kur \u00ebsht\u00eb m\u00eb vete. Edhe n\u00eb shkoll\u00eb kur b\u00ebn l\u00ebnd\u00ebn Gjuh\u00eb -Let\u00ebrsi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si kur b\u00ebn gjuh\u00ebn m\u00eb vete dhe let\u00ebrsin\u00eb m\u00eb vete. Kur Baleti \u00ebsht\u00eb m\u00eb vete dhe Vallja popullore \u00ebsht\u00eb m\u00eb vete zhvillohen m\u00eb shum\u00eb se kur shkrihen e nuk merret m\u00eb vesh ku fillon nj\u00ebra e ku mbaron tjetra. Kur teatri \u00ebsht\u00eb m\u00eb vete, estrada m\u00eb vete, ndarja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe zhvillohen t\u00eb dyja si gjini m\u00eb vete, nuk b\u00ebhen nj\u00eb tallava ku jan\u00eb nj\u00ebsoj si ske\u00e7et, si teatri, si mbr\u00ebmja poetike etj etj. &#8220;Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr kulturore&#8221; thuhet gjithmon\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr \u00e7do institucion arti, duke e paraqitur si nj\u00eb risi e zhvillim faktin q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb aktivitete kulturore t\u00eb gjinive t\u00eb ndryshme. Rezultati \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrrimi n\u00eb disa ambiente ku hyn kushdo q\u00eb i thot\u00eb vetes artist e i fut dhe fjal\u00ebn kontemporan mbrapa, e nuk po i kujtohet m\u00eb njeriu se \u00e7far\u00eb quhet art n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Arti i masave. Kjo \u00ebsht\u00eb filozofia e sht\u00ebpive t\u00eb kultur\u00ebs e kthyer pak n\u00eb gjuh\u00eb &#8220;kontemporane&#8221;. Edhe restaurimet e teatrove duken t\u00eb gjitha si sht\u00ebpit\u00eb e kultur\u00ebs n\u00eb komuniz\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme. \u00cbsht\u00eb e unifikuar. K\u00ebshtu dhe Arturbina, u tha para se t\u00eb b\u00ebhej q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb teat\u00ebr &#8220;ultramodern&#8221; kontemporan. Nuk ka kushtin minimal p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb teat\u00ebr; akustik\u00ebn. Jo m\u00eb dhomat e aktor\u00ebve me dushe. Se nuk u b\u00eb p\u00ebr teat\u00ebr. U b\u00eb p\u00ebr qend\u00ebr arti. Qend\u00ebr kulturore. Qend\u00ebr kontemporane. V\u00ebrini \u00e7&#8217;em\u00ebr t\u00eb doni. E pas gjith\u00eb k\u00ebsaj, si pritet t\u00eb jet\u00eb Teatri i Ri? Nuk po hyj te vjedhja e territorit e aspektet e tjera p\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb fare nga tema. Po rri te arti. Teatri i ri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kontemporane ku do t\u00eb zhvillohen aktivitete t\u00eb ndryshme. Si piramida. Si kinema Agimi. Edhe te piramida jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shfaqje, por nuk \u00ebsht\u00eb teat\u00ebr. Edhe te kinema Agimi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shfaqje, por nuk \u00ebsht\u00eb teat\u00ebr. \u00cbsht\u00eb thjesht nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb alternative. K\u00ebshtu dhe Teatri i ri -q\u00eb me silogjiz\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb po aq &#8220;ultramodern&#8221; sa dhe turbina- do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb alternative. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb thjesht rezultati past\u00ebr logjik, por dhe nj\u00eb pohim q\u00eb Erion Veliaj e ka b\u00ebr\u00eb me goj\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq. Nd\u00ebrkoh\u00eb shkrirja e institucioneve n\u00ebnkupton edhe shkrirje fondesh. Ai fond q\u00eb do nxirret psh n\u00eb Kultur\u00eb a n\u00eb Teatrin Migjeni etj, ndoshta dhe mund t\u00eb duket m\u00eb i madh (n\u00ebse); por do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fond i p\u00ebrbashk\u00ebt i gjith\u00eb mishmashit t\u00eb madh t\u00eb institucioneve ku nuk do merret vesh se sa qindarka do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb fund vet\u00ebm p\u00ebr shfaqje teatri psh. Se do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb vend, e nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb disa mbr\u00ebmje poetike t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb fonde se nj\u00eb shfaqje e mir\u00ebfillt\u00eb teatri, p\u00ebrderisa quhen t\u00eb dyja shfaqje arti dhe jepen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nd\u00ebrtes\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u \u00e7uditur n\u00eb shkrirjen e teatrit Migjeni. E as n\u00eb t\u00eb tjerat. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rrjedh\u00eb krejt logjike. \u00cbsht\u00eb ditur fare mir\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb zgjodh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kur u shkri Ministria e Kultur\u00ebs, vet\u00ebkuptohet sa leht\u00eb mund t\u00eb shkrihet nj\u00eb drejtori, sa leht\u00eb mund t\u00eb mbetet vet\u00ebm Drejtoria e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit psh.<\/p>\n<p>Zgjodh\u00ebm vet\u00ebasgj\u00ebsimin. Zgjodh\u00ebm vrasjen e artit.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb e \u00e7mendur e protest\u00ebs.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.standard.al\/2020\/07\/01\/aktorja-juli-emiri-rama-duke-shembur-teatrin-shembi-kushtetuten\/?fbclid=IwAR10k9eS5DGzGLeMaND4Uj8fvdxh5ZpDPkPeQUq282Gwkup6R3Znh7NPrI0\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.standard.al\/&#8230;\/aktorja-juli-emiri-rama-duke&#8230;\/<\/a><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-69940\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/k-300x248.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"248\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/k-300x248.png 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/k.png 560w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Juli EMIRI Nuk di se sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb ul\u00ebritur n\u00eb protest\u00ebn e teatrit nga un\u00eb dhe koleg\u00ebt e mi, p\u00ebr rrezikun q\u00eb i kanosej krejt artit, e jo vet\u00ebm nd\u00ebrtes\u00ebs, me shembjen e saj. Sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb ul\u00ebritur q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm ndaj teatrit si institucion e jo si nd\u00ebrtes\u00eb, ndaj t\u00eb gjitha institucioneve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":69944,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-69939","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69939"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69939\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69944"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}