{"id":69946,"date":"2024-01-28T19:34:03","date_gmt":"2024-01-28T19:34:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=69946"},"modified":"2024-01-28T19:34:03","modified_gmt":"2024-01-28T19:34:03","slug":"industria-me-renien-me-te-madhe-82-drejt-zhdukjes-made-in-albania","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/28\/industria-me-renien-me-te-madhe-82-drejt-zhdukjes-made-in-albania\/","title":{"rendered":"Industria me r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe 8,2%, drejt zhdukjes &#8220;Made in Albania&#8221;"},"content":{"rendered":"<h6><strong>R\u00ebnia e Euros, rritja e pag\u00ebs minimale, k\u00ebrkesa e dob\u00ebt nga jasht\u00eb po \u00e7ojn\u00eb n\u00eb faliment shum\u00eb fabrika, teksa ekonomia jon\u00eb po rrit var\u00ebsin\u00eb nga importet. N\u00eb tremujorin e tret\u00eb 2023, industria sh\u00ebnoi r\u00ebnie me 8.2%, m\u00eb e madhja nga viti 2020 kur e gjith\u00eb bota u bllokua nga pandemia Covid-19. Ekspert\u00ebt dhe bizneset e sektorit lajm\u00ebrojn\u00eb se falimenti i nj\u00ebsive t\u00eb prodhimit jep pasoja zinxhir q\u00eb nga arsimi, taksat, pun\u00ebsimi, shkat\u00ebrron industrit\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse dhe rr\u00ebnon pun\u00ebn 20-vje\u00e7are q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vendi n\u00eb krijimin e \u201cMade in Albania\u201d<\/strong><\/h6>\n<h6><strong>Blerina Hoxha<\/strong><\/h6>\n<p>Sektori i prodhimit, sidomos industria p\u00ebrpunuese, po tkurret me shpejt\u00ebsi nga disa faktor\u00eb q\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb r\u00ebnien t\u00eb q\u00ebndrueshme. N\u00eb tremujorin e tret\u00eb 2023, industria u reduktua me 8.2%, r\u00ebnia m\u00eb e madhe q\u00eb nga tremujori i dyt\u00eb i vitit 2020 kur e gjith\u00eb bota u bllokua nga pandemia Covid-19.<\/p>\n<p>Kjo ka sjell\u00eb pasoja zinxhir q\u00eb nga pun\u00ebsimi, pagat, eksporti dhe n\u00eb afatgjat\u00eb do t\u00eb zgjeroj\u00eb ndikimin negativ q\u00eb nga cil\u00ebsia arsimore, t\u00eb ardhurat buxhetore, var\u00ebsia nga importi dhe kostot n\u00eb ekonomi, \u2013 shpjegojn\u00eb bizneset e sektorit dhe ekspert\u00ebt e fush\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb seri faktor\u00ebsh q\u00eb po shkaktojn\u00eb tkurrjen, si r\u00ebnia e Euros, rritja e pag\u00ebs minimale, k\u00ebrkesa e dob\u00ebt nga jasht\u00eb nuk po mbik\u00ebqyren, duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb pashpresa bizneset drejt falimentit. Shoqata Pro-Eksport raportoi se dol\u00ebn rreth 1000 persona t\u00eb papun\u00eb n\u00eb pak jav\u00eb nga fabrikat e prodhimit t\u00eb veshjeve dhe k\u00ebpuc\u00ebve kryesisht n\u00eb qarqe.<\/p>\n<p>Pun\u00ebsimi n\u00eb sektorin e industris\u00eb n\u00eb 3-mujorin e tret\u00eb sh\u00ebnoi r\u00ebnie me 2% dhe perspektiva mbetet e err\u00ebt edhe p\u00ebr vitin 2024. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sektorit nuk mund t\u00eb japin parashikime p\u00ebr rikuperim.<\/p>\n<p>Zhvendosja e ekonomis\u00eb nga prodhimi tek importi do t\u2019i sjell\u00eb vendit pasoja negative afatgjata, thot\u00eb kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Eksportuesve, Alban Zusi, i cili gjithashtu operon n\u00eb sektorin e agrop\u00ebrpunimit. Ai thot\u00eb se falimenti i nj\u00ebsive t\u00eb prodhimit jep pasoja zinxhir q\u00eb nga arsimi, taksat, pun\u00ebsimi, shkat\u00ebrron industrit\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse dhe rr\u00ebnon pun\u00ebn 20-vje\u00e7are q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vendi n\u00eb krijimin e produkteve \u201cMade in Albania\u201d.<\/p>\n<p>Ish-ministri i Financave, Arben Malaj thot\u00eb se, nj\u00eb rritje ekonomike q\u00eb konsideron largimin nga sektor\u00ebt prodhues nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb model i ri, pra nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim strukturor i ekonomis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb procesin e p\u00ebrmir\u00ebsimit strukturor, vendet jan\u00eb t\u00eb orientuara drejt rritjes s\u00eb prodhimit bazuar n\u00eb strategjit\u00eb e industrializimit t\u00eb tyre. Ai tha se, duhet t\u00eb aplikohet nj\u00eb fond i posa\u00e7\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb objekt parandalimin e falimentit n\u00eb industrin\u00eb e prodhimit.<\/p>\n<p>Panajot Soko, ekspert i \u00e7\u00ebshtjeve makroekonomike, analizon se ekonomia shqiptare duhet t\u00eb bazohet te prodhimi shqiptar. Tregu i prodhimeve \u00ebsht\u00eb \u00a0q\u00ebndruesh\u00ebm me norma shum\u00eb t\u00eb larta vler\u00ebsimi, nd\u00ebrsa tregu i sh\u00ebrbimeve, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb avancimit teknologjik e shoq\u00ebror, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treg i paq\u00ebndruesh\u00ebm me norma shum\u00eb t\u00eb larta zhvler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Dhe referencat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i gjen kudo, si zhvler\u00ebsim strukturor, apo dhe industrial. P\u00ebr shembull, rasti i sh\u00ebrbimeve postare, apo i sh\u00ebrbimit telefonik, t\u00eb cilat p\u00ebr shkak t\u00eb internetit, t\u00eb dyja k\u00ebto industri jan\u00eb reduktuar n\u00eb maksimum dhe telefonia shum\u00eb shpejt do t\u00eb vdes\u00eb si sh\u00ebrbim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Efektet n\u00eb pun\u00ebsim<\/strong><\/p>\n<p>Sektori i prodhimit n\u00eb Shqip\u00ebri bazohet te krahu i lir\u00eb i pun\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr shtresat e brishta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, kryesisht n\u00eb 40% e posht\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>N\u00eb fabrikat e industris\u00eb p\u00ebrpunuese, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb tekstili, k\u00ebpuc\u00ebt linjat e p\u00ebrpunimit t\u00eb produkteve ushqimore, letra dhe druri, metalet dhe industria automotive pun\u00ebsonin rreth 86 mij\u00eb persona n\u00eb vitin 2021. Vitin e kaluar, mbi 20% e t\u00eb pun\u00ebsuarve me pag\u00eb ishin n\u00eb sektorin e industris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja sociale, sektori i industris\u00eb pun\u00ebson kryesisht gra dhe ka zbutur ndjesh\u00ebm hendekun gjinor n\u00eb pun\u00ebsim. Ndon\u00ebse me paga t\u00eb ul\u00ebta, sektori dha pun\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb varf\u00ebri ekstreme.<\/p>\n<p>Pas administrues publik\u00eb, industria \u00ebsht\u00eb sektori m\u00eb i madh i pun\u00ebsimit me pag\u00eb n\u00eb vend, por pun\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor ra n\u00eb tremujorin e tret\u00eb p\u00ebr t\u00eb tretin tremujor radhazi.<\/p>\n<p>\u201cEcuria e pun\u00ebsimit do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb dramatike, duke pasur edhe ndikim social dhe sidomos n\u00eb zonat rurale ku aktivitete t\u00eb tjera ekonomike p\u00ebrtej sektorit manifaktur\u00eb t\u00eb veshjeve dhe k\u00ebpuc\u00ebve nuk ekzistojn\u00eb, parashikimi \u00ebsht\u00eb i kuptuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, \u2013 thot\u00eb Edvin Prem\u00e7e nga Shoqata Pro-eksport.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna operative tregojn\u00eb se, largimet nga puna po ndodhin n\u00eb shum\u00eb n\u00eb qarqe, ku jan\u00eb t\u00eb vendosura disa fabrika. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Shkod\u00ebr dhe Fier, ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr mbylljen e shum\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb prodhimit dhe rritje t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb gjithashtu.<\/p>\n<p>N\u00eb qarqe ka nj\u00eb rrjet t\u00eb vog\u00ebl linjash prodhimi dhe nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin si n\u00eb Tiran\u00eb, ku nj\u00eb fabrik\u00eb e vog\u00ebl mund t\u00eb marr\u00eb pun\u00eb nga nj\u00eb m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>\u201cKam plan t\u00eb shkurtoj punonj\u00ebsit me rreth 18% n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb \u2018Shqip\u00ebria Tricot\u2019\u201d,- thot\u00eb Gjergj Leqejza, sip\u00ebrmarr\u00ebs i nj\u00eb prej nj\u00ebsive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb prodhimit tekstil n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, humbjet nga kursi i k\u00ebmbimit dhe n\u00eb tjetr\u00ebn, rritja e pag\u00ebs minimale, po i b\u00ebjn\u00eb prodhimet shqiptare p\u00ebr eksportet jokonkurruese n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Humbjet nga kursi i k\u00ebmbimit kap\u00ebn 10% t\u00eb xhiros n\u00eb muaj t\u00eb caktuar t\u00eb vitit 2023, nd\u00ebrsa paga minimale nga 32 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb prill 2022 arriti n\u00eb 40 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb prill 2023.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi jan\u00eb fabrikat e k\u00ebpuc\u00ebve dhe ato t\u00eb prodhimit t\u00eb veshjeve intime, pasi kriza pas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb b\u00ebri q\u00eb konsumi n\u00eb k\u00ebto produkte t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb r\u00ebnie.<\/p>\n<p>Pun\u00ebsimi n\u00eb bizneset e industris\u00eb hyri n\u00eb kriz\u00eb q\u00eb n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb vitit 2022, ku r\u00ebnia nisi me 0.2% pas nj\u00eb rritje me rreth 7% gjat\u00eb gjith\u00eb vitit. Grat\u00eb q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb sektorin fason e kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pun\u00ebsohen n\u00eb sektorin e turizmit, p\u00ebr shkak t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb n\u00eb k\u00ebto qendra.<\/p>\n<p>P.sh. pun\u00ebsimi n\u00eb fason \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb Kamz\u00eb, por nevoja p\u00ebr punonj\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryesisht n\u00eb Durr\u00ebs. Mosha mesatare e grave q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb sektorin fason \u00ebsht\u00eb mbi 50 vje\u00e7 dhe at\u00ebsit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb produktive n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/01\/Fason-punonjes-punesim-3-1115.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-309975 lazyloaded\" src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/01\/Fason-punonjes-punesim-3-1115.jpg\" alt=\"\" width=\"2048\" height=\"1365\" data-src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/01\/Fason-punonjes-punesim-3-1115.jpg\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebvend\u00ebsimi i prodhimit me import ul nevoj\u00ebn p\u00ebr aft\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>Zgjerimi i prodhimit \u201cMade in Albania\u201d, dy dekadat e fundit, ngjalli nj\u00eb s\u00ebr\u00eb profesionesh, t\u00eb cilat nuk do t\u00eb ishin t\u00eb nevojshme n\u00ebse nuk do t\u00eb ishin fabrikat.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse 70% e punonj\u00ebsve n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi prodhimi jan\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebta, pjesa tjet\u00ebr rreth 30% jan\u00eb persona t\u00eb arsimuar q\u00eb i takojn\u00eb shtes\u00ebs s\u00eb mesme, t\u00eb till\u00eb si inxhinier\u00eb, mekanik\u00eb, laborant\u00eb, stilist\u00eb, ekonomist\u00eb, menaxher\u00eb t\u00eb burimeve njer\u00ebzor\u00eb etj., q\u00eb nj\u00eb kompanie importuese nuk i duhen.<\/p>\n<p>Zgjerimi i fabrik\u00ebs ringjalli disa deg\u00eb q\u00eb ishin drejt mbylljes n\u00eb Shqip\u00ebri. P.sh. numri i student\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ra me 12,7% nd\u00ebrmjet periudh\u00ebs 2018 dhe 2022, nd\u00ebrsa numri i student\u00ebve n\u00eb deg\u00ebt e inxhinieris\u00eb u rrit me 14% p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb.<\/p>\n<p>U vu re interes m\u00eb i lart\u00eb tek inxhinieria tekstile dhe ajo mekanike, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb rritje nga fabrikat. Gjithashtu, ka nj\u00eb interes m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb deg\u00ebt e Universitetit Bujq\u00ebsor p\u00ebr agroindustrin\u00eb dhe menaxher\u00eb p\u00ebr sektorin e prodhimit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb pun\u00ebsoj deri n\u00eb 7 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb biznes q\u00eb operon n\u00eb import me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn xhiro sa un\u00eb\u201d, \u2013 thot\u00eb Alban Zusi, industrialist n\u00eb industrin\u00eb ushqimore. Nj\u00eb importuesi i duhen magazina, disa shofer\u00eb, maksimumi nj\u00eb ekonomist ose nj\u00eb jurist, me t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb realizoj\u00eb xhiro dhe fitime t\u00eb k\u00ebnaqshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fabrik\u00ebn time jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar aktualisht 3 inxhiniere kimist\u00eb, shum\u00eb mekanik\u00eb, menaxher burimesh njer\u00ebzor\u00eb, 7 mir\u00ebmbajt\u00ebs dhe kam nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb ofruesish sh\u00ebrbimesh dhe mallrash q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me mua\u201d, \u2013 tha Zusi. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sasi t\u00eb ardhurash, nj\u00eb importuesi i duhen 15 veta, nd\u00ebrsa nj\u00eb prodhuesi 100 punonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Sektori i prodhimit nxit aft\u00ebsit\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe gjithashtu ndihmon n\u00eb k\u00ebrkimin shkencor. T\u00eb dh\u00ebna empirike nga ekonomia globale tregojn\u00eb se vendet m\u00eb t\u00eb prosperuara n\u00eb bot\u00eb aktualisht jan\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb investuar n\u00eb prodhim dhe n\u00eb industrializimin e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Rritet var\u00ebsia nga importet dhe ekspozimi, krizat e jashtme<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2023, eksportet shqiptare sh\u00ebnuan r\u00ebnie n\u00eb vler\u00eb n\u00eb rreth 20%, teksa p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb 11-mujorin 2023, tkurrja ishte m\u00eb shum\u00eb se 10%. N\u00eb n\u00ebntor, r\u00ebnia e t\u00eb gjitha grupeve t\u00eb eksportit u tkurr p\u00ebrve\u00e7 produkteve kimike.<\/p>\n<p>Edhe grupi i ushqimeve ra me 9.5%, teksa shum\u00eb produkte q\u00eb prodhohen n\u00eb vend, po z\u00ebvend\u00ebsohen nga importi. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dukshme p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, ku reduktimi i numrit t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb bag\u00ebtive me mbi 20% p\u00ebr dy vitet e fundit ka rritur ekspozimin ndaj importit t\u00eb bulmetrave, t\u00eb cilat u rrit\u00ebn me ritme dyshifrore k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Prodhimi n\u00eb sektorin bujq\u00ebsor n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb vitit 2023 ra p\u00ebr t\u00eb gjashtin tremujor radhazi, duke e b\u00ebr\u00eb r\u00ebnien t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb sektor.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se n\u00eb 11-mujor, importet e ushqimeve nga jasht\u00eb sh\u00ebnuan rritje 8.5% n\u00eb sasi. Nj\u00eb pjes\u00eb e prodhimit vendas po z\u00ebvend\u00ebsohet me import. Situata e krijuar ka nxitur \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb grupet q\u00eb nuk prodhohen n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i qep\u00ebve dhe patateve n\u00eb 2023 sh\u00ebnoi rritje vjetore me mbi 21%, p\u00ebr shkak se prodhimi vendas \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me import. Teksa \u00e7mimi i bulmetit u rrit me rreth 40% dy vitet e fundit prej munges\u00ebs s\u00eb qum\u00ebshtit. Reduktimi i prodhimit e ekspozon vendin ndaj krizave t\u00eb jashtme dhe monopoleve t\u00eb grupeve t\u00eb importit.<\/p>\n<p>Shpesh \u00e7mimet e importit nuk jan\u00eb shum\u00eb elastike pasi zhvillimet n\u00eb vend kan\u00eb treguar se, ndryshimi me ulje i \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk reflektohet.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e mallrave t\u00eb importit, sidomos produkteve ushqimore, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb vitin 2023 n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm, p\u00ebrkundrazi \u00e7mimet jan\u00eb rritur m\u00eb tej.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e tregtis\u00eb s\u00eb jashtme t\u00eb p\u00ebrpunuara nga \u201cMonitor\u201d tregojn\u00eb se n\u00eb periudh\u00ebn janar-korrik t\u00eb vitit 2023, \u00e7mimet p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb importeve t\u00eb ushqimeve kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie vjetore mesatarisht me 9% dhe p\u00ebr karburantet mbi 40%. (Kalkulimet u b\u00ebn\u00eb duke llogaritur vler\u00ebn e nj\u00eb kilogrami mall t\u00eb importuar n\u00eb 7-mujorin e par\u00eb 2023 dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb 2022, me t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT t\u00eb tregtis\u00eb me jasht\u00eb).<\/p>\n<p>P\u00ebrllogaritjet tregojn\u00eb se r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb artikujt e konsumit masiv e kishin karburantet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lit\u00ebr karburant i importuar ka kushtuar n\u00eb janar-korrik t\u00eb k\u00ebtij viti 43% m\u00eb lir\u00eb se e nj\u00ebjta periudh\u00eb e vitit 2022. P\u00ebr disa produkte ushqimore t\u00eb shport\u00ebs, r\u00ebnia e \u00e7mimeve t\u00eb importit ishte shum\u00eb e lart\u00eb, teksa n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm reagoi me rritje t\u00eb \u00e7mimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, nj\u00eb kilogram vaj nga importi ka kushtuar 33% m\u00eb lir\u00eb se 7-mujori 2022, por t\u00eb dh\u00ebnat nga inflacioni tregojn\u00eb se \u00e7mimi i vajit u rrit mesatarisht me 6% n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Vlera e drith\u00ebrave t\u00eb importuara ran\u00eb me 24% n\u00eb 7-mujorin e par\u00eb, por \u00e7mimet n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm u rrit\u00ebn me 10% n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup. \u00c7mimet e importit, bulmetit dhe vez\u00ebve sh\u00ebnuan r\u00ebnie vjetore me 12.2% n\u00eb periudh\u00ebn referuese, por \u00e7mimet n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm u rrit\u00ebn 22.6% p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e zarzavateve t\u00eb importuara ran\u00eb me 10%, nd\u00ebrsa n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm, \u00e7mimet k\u00ebt\u00eb grup u rriten me 17%.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e importit n\u00eb grupin e ushqimeve u rrit\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr sheqerin me 12%, duhanin 10.6%, kafsh\u00ebt e gjalla me 4.2%, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm. Importet e sheqerit kan\u00eb r\u00ebn\u00eb me mbi 30% k\u00ebt\u00eb vit si rrjedhoj\u00eb e emigrimit t\u00eb t\u00eb rinjve, por \u00e7mimet n\u00eb tregjet e pakic\u00ebs ishin gati 10% m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e \u00e7mimeve t\u00eb importit k\u00ebt\u00eb vit u ndikua nga dy faktor\u00eb themelor\u00eb, n\u00ebn\u00e7mimi i euros dhe r\u00ebnia e \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Importuesit kan\u00eb fituar nga kursi i k\u00ebmbimit, pasi me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sasi parash kan\u00eb bler\u00eb m\u00eb shum\u00eb valut\u00eb p\u00ebr t\u00eb importuar produktet.<\/p>\n<p>Analiza m\u00eb t\u00eb thelluara kan\u00eb treguar se p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb Rajonin e Ballkanit, ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe Shqip\u00ebria, \u00e7mimet zakonisht rriten m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por nuk bien m\u00eb pas.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ndikohen negativisht t\u00eb ardhurat buxhetore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me importin, sektori i prodhimit gjeneron m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura buxhetore. N\u00ebse importet paguajn\u00eb vet\u00ebm TVSH dhe sigurimet e stafit, t\u00eb ardhurat tatimore nga industria jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes me burimet.<\/p>\n<p>Alban Zusi, me kompanin\u00eb INCA, prodhon l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb nga t\u00eb brendshmet e bag\u00ebtive q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr paketim t\u00eb sallameris\u00eb. Kompania e z. Zusi \u00ebsht\u00eb e lidhur me nj\u00eb seri furnitor\u00ebsh nga thertoret, teksa \u00ebsht\u00eb furnitor p\u00ebr disa nga fabrikat e prodhimit t\u00eb sallamit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ky proces b\u00ebn q\u00eb vlera e shtuar t\u00eb rritet e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb taksohet n\u00eb t\u00eb gjitha proceset q\u00eb kur gjenerohet l\u00ebnda e par\u00eb deri n\u00eb produktin final. P\u00ebrfitimet tatimore jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ndaj industrive q\u00eb p\u00ebrpunojn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>P.sh. n\u00eb sektorin e hidrocentraleve \u00ebsht\u00eb rritur vlera e aseteve ujore e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb ardhurat p\u00ebr buxhetin e shtetit. P.sh. ekonomia dhe buxheti fitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga prodhimi i birr\u00ebs n\u00eb vend se sa n\u00eb import.<\/p>\n<p>Birra e importuar paguan TVSH n\u00eb dogan\u00eb, nd\u00ebrsa birra vendase mban qindra punonj\u00ebs n\u00eb pun\u00eb, paguan sigurime shoq\u00ebrore, tatim mbi fitimin dhe nj\u00eb seri taksash q\u00eb lidhen me mjedisin dhe aktivitetin prodhues n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nga viti 2015 n\u00eb n\u00ebntor 2023, importet e birr\u00ebs jan\u00eb rritur me 113% sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave. Birra vendase plot\u00ebson vet\u00ebm 40% t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tregut dhe po reduktohet nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Prodhimi rrit vler\u00ebn e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Eksportet shqiptare bazohen n\u00eb burimet natyrore dhe t\u00eb krahut t\u00eb lir\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, por sektori i industris\u00eb, sidomos p\u00ebrpunimi, b\u00ebn q\u00eb vlera e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb vend t\u00eb rritet.<\/p>\n<p>P.sh., fabrikat e prodhimit t\u00eb salc\u00ebs, sallamit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb peshkut n\u00eb vend p\u00ebrdorin tonelata krip\u00eb vendi. \u201cVet\u00ebm un\u00eb p\u00ebrdor mbi 10 mij\u00eb ton\u00eb krip\u00eb n\u00eb vit\u201d, \u2013 thot\u00eb z. Zusi.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e aktivitetit n\u00eb fabrik\u00ebn time ka ulur sasit\u00eb e shitjes p\u00ebr thertoret dhe krip\u00ebn tha ai. P.sh., fabrikat e \u00e7imentos dhe ato t\u00eb tullave marrin l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb n\u00eb natyr\u00eb dhe prodhojn\u00eb \u00e7imento dhe tulla t\u00eb cilat m\u00eb pas shiten n\u00eb tregun vendas dhe eksportohen.<\/p>\n<p>N\u00eb 11-mujorin e vitit t\u00eb kaluar, materialet e nd\u00ebrtimit arrit\u00ebn vler\u00ebn e 100 miliard\u00eb lek\u00ebve dhe ishin grupi i dyt\u00eb m\u00eb i madh i eksporteve pas tekstileve dhe k\u00ebpuc\u00ebve, teksa n\u00eb 11-mujorin e k\u00ebtij viti, vlera e tyre ra me 73 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nj\u00ebsi p\u00ebrpunimi i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vler\u00eb nj\u00eb produkti t\u00eb fjetur m\u00eb par\u00eb. P.sh., kur ishte n\u00eb funksion rafineria e p\u00ebrpunimit t\u00eb naft\u00ebs, tregu plot\u00ebsonte 30% t\u00eb nevoj\u00ebs nga tregu i brendsh\u00ebm, teksa aktualisht e gjith\u00eb nafta q\u00eb nxirret nga n\u00ebntoka shqiptare aktualisht shitet e pap\u00ebrpunuar jasht\u00eb vendit, duke i hequr vendit t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebn e shtuar n\u00eb ekonomi dhe pun\u00ebsim nga funksionimi industris\u00eb s\u00eb p\u00ebrpunimit.<\/p>\n<p>Pas pandemis\u00eb Covid-19, k\u00ebrkesa p\u00ebr mallra n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar u rrit dhe bashk\u00eb me to, edhe \u00e7mimet. Kjo vuri n\u00eb l\u00ebvizje zinxhir\u00ebt e prodhimit n\u00eb vendin ton\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u shuan shum\u00eb shpejt nga forcimi i Lekut dhe rritja e pag\u00ebs minimale q\u00eb e b\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jokonkurruese.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore, n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, q\u00eb i b\u00ebri profilit t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, tha se ka hap\u00ebsira shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb rritur vler\u00ebn e prodhimeve t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb fabrikave, t\u00eb cilat do ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme rritjen ekonomike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Pajisjet mjek\u00ebsore dhe ushqimet jan\u00eb produkte q\u00eb e kan\u00eb tregun e garantuar gjat\u00eb k\u00ebsaj dekade, ndaj politikat mb\u00ebshtet\u00ebse duhet t\u00eb nxisin k\u00ebta sektor\u00eb.\/Monitor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>R\u00ebnia e Euros, rritja e pag\u00ebs minimale, k\u00ebrkesa e dob\u00ebt nga jasht\u00eb po \u00e7ojn\u00eb n\u00eb faliment shum\u00eb fabrika, teksa ekonomia jon\u00eb po rrit var\u00ebsin\u00eb nga importet. N\u00eb tremujorin e tret\u00eb 2023, industria sh\u00ebnoi r\u00ebnie me 8.2%, m\u00eb e madhja nga viti 2020 kur e gjith\u00eb bota u bllokua nga pandemia Covid-19. Ekspert\u00ebt dhe bizneset e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":69947,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-69946","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69946","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69946"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69946\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69947"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}