{"id":70162,"date":"2024-01-31T19:48:41","date_gmt":"2024-01-31T19:48:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=70162"},"modified":"2024-01-31T19:48:41","modified_gmt":"2024-01-31T19:48:41","slug":"malltezi-kur-falsifikatorja-eshte-kryetare-gjykate-imagjino-si-jane-te-tjeret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/01\/31\/malltezi-kur-falsifikatorja-eshte-kryetare-gjykate-imagjino-si-jane-te-tjeret\/","title":{"rendered":"Malltezi: Kur falsifikatorja \u00ebsht\u00eb kryetare gjykate imagjino si jan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e Prof. Malltezit lidhur me raportimin 2 mujor te SPAK \u2013 Janar 2024<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Irena Gjoka ka falsifikuar proces-verbalin. Dhe kur falsifikatorja \u00ebsht\u00eb kryetare gjykate imagjino si jan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr detyrimit ligjor q\u00eb ka gjykata, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 245 t\u00eb KPP, p\u00ebr t\u00eb argumentuar n\u00eb vendim pse nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh argumentat e mbrojtjes, pra ato t\u00eb personit n\u00ebn mas\u00eb sigurie dhe t\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb tij, pyetjet dhe argumentat e mia ne seancen per shuarjen e mases u lane pa pergjigje. Jo vetem kaq por gjyqtarja n\u00eb vendimin n\u00eb fjal\u00eb, ka transformuar t\u00ebr\u00ebsisht th\u00ebniet e mia, duke shenuar se une nuk kam folur asgje por vetem \u201cDakort me avokatet\u201d. Gjyqtarja as nuk i pasqyroi 8 pyetjet e mia ne vendim jo me te guxonte t\u2019i jepte pergjigje. Ky manipulim i fakteve dhe dokumentave nga nje gjyqtare tregon degjenerimin e procesit n\u00ebn dirigjimin politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne dokumentet e dosjes hetimore te administruar nga SPAK, Volumi 15 (faqe 10 pdf pasi nuk jane te shenuara me numra rendore), perfshihet faqe e proces-verbalit te mbledhjes se Keshillit Teknik i KRRT te Bashkise Tirane, qe jep \u201cOK\u201d per piken \u201cj\u201d, ndryshimi i destinacionit nga zone sportive ne zone banimi, vendim i marre me date 12.05.2006 ose me heret, pasi meposhte ne te njejten faqe ka nje shenim me daten 12.05.2006, ndersa ana tjeter e fletes se bllokut te shenimeve tregon per mbledhjen pasardhese te Keshillit Teknik te KRRT qe eshte mbledhur me 16.05.2006. Keto data jane perpara sesa pala pronare familja Begeja te nenshkruante ndonje kontrate per zhvillimin e tokes me kompanine e ndertimit Kontakt. Pra, ndryshimi i destinacionit nga sportive ne banim eshte kryer nga Keshilli Teknik i KRRT (Bashkise Tirane), pa kerkese te pales pronare dhe biles para se pronaret te firmosnin kontrate zhvillimi te prones se tyre. Keshilli Teknik i KRRT perbehej vetem nga 10 drejtore te Bashkise se Tiranes te drejtuar asokohe nga Edi Rama. Ky Keshill Teknik me njerez te besuar te Edi Rames sherbente si dig\u00eb ose prit\u00eb, per te mos lejuar asnje ndryshim destinacioni apo leje te pakontrolluar nga Edi Rama. Keshilli Teknik vendoste per cdo ceshtje dhe jo vetem kaq, por percaktonte edhe rendin e dites se mbledhjes se KRRT, ndaj nese Edi Rama nuk donte te kalonte ndonje ndryshim destinacioni apo leje ndertimi, e kish te thjeshte pasi urdheronte Keshillin Teknik dhe as nuk e fuste fare ne rend dite te mbledhjes se KRRT te Bashkise Tirane. KRRT mund te votonte vec ato leje ndertimi per te cilat ishte dakortesuar Edi Rama.<\/p>\n<p>Del se ne 2006 Edi Rama paska kryer 10 ndryshime destinacioni ne Tirane (pjese e vendimit 132), 3 prej te cilave nga SPORTIVE ne BANIM vec me date 08.06.2006. Meqe prokuroret konsiderojne se ndryshimi i destinacionit krijon dyshime per korrupsion, e po citoj tekstin e paraqitur nga prokuroret:<\/p>\n<p>\u201c\u2026. Perfitim i parregullt jane ndryshimet e kryera ne lidhje me destinacionin e zonave nga sportive ne te banimit, pavaresisht interesit publik qe ekziston ne lidhje me nevojen e ekzistences se ambjenteve sportive\u2026\u201d<\/p>\n<p>A ka hetuar SPAK keto 10 nderrime te destinacioneve nga sportive ne banim? SPAK sigurisht nuk ka hetuar dhe madje n\u00eb qindra faqe fabrikime t\u00eb kundraligjshme, as nuk guxon t\u2019i permende emrin Edi Ram\u00ebs, ndon\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb i vetmi i d\u00ebnuar me vendim gjykate p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe qe i solli dem mbi 320,000 \u20ac buxhetit te Bashkise.<\/p>\n<p>Ndryshimi i destinacionit ne Ligjin e Urbanistikes ishte tager ligjor i Bashkise. Mbi kete baze Edi Rama ka ndryshuar destinacione nga sportive ne banimi biles edhe pa kerkese te pronareve! Permendja nga dy prokuroret sikur destinacionin e ndryshoi Berisha \u00ebsht\u00eb sa qesharake sepse ligji nxjerr cullak mashtrimin, aq edhe dramatike, kur mendon sesi prokuror\u00eb t\u00eb kapur nga politika manipulojn\u00eb fakte, fshehin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe p\u00ebrdorin gjyq\u00ebsorin si kamxhik p\u00ebr opozit\u00ebn. Nuk kish tager qeveria qendrore te ndryshoje destinacionin ne territoret e bashkive dhe nuk e ka ndryshuar. Kur i nderuari Berisha ne 2005 u keshillua nga ekspertet urbaniste dhe te trafikut per rrezikshmerine per jetet njerezore mbikalimi i Zogut te Zi, nxorri aktin normativ q\u00eb i dha kompetenca prefektit n\u00eb lidhje me funksionimin e KRRT-ve. Edi Rama u ankua per kete nderhyrje te qeverise ne kompetencat e pushtetit vendor dhe solli ne Tirane Giovanni di Stassi, Presidenti I Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, i cili me komunikaten zyrtare per shtyp me 17.01.2006 tha se nderhyrja e qeverise mbi vendim-marrjen e bashkise nuk eshte ne perputhje me Karten Evropiane te Autonomise Vendore te KE ku Shqiperia eshte anetare, dhe se planifikimi dhe menaxhimi i territorit eshte tager i pushtetit vendor.<\/p>\n<p>Nderkohe Edi Rama ne 2006 ngriti dy padi ne Gjykaten Kushtetuese: (1) coi aktin normativ per rolin e prefektit dhe (2) kerkesen qe qeveria qendrore nuk ka te drejte te nderhyje ne kompetencat e Bashkise per planifikim dhe menaxhim territorit. GJK ia pranoi te dyja keto (sipas termit se perdorur qysh ne Janar 2006 \u201cKarta Evropiane e Vete-qeverisjes Vendore\u201d) dhe me 10.11.2006 shpalli te pavlefshem aktin normativ mbi rolin e prefektit. Me shpalljen te pavlefshem te Aktit Normativ, qeveria nuk kish m\u00eb asnje baze ligjore qe te nderhynte ne vendimet e KRRT te Tiranes per kete ndryshim destinacioni.<\/p>\n<p>Komunikata per shtyp e Presidentit te Kongresit te Autoriteteve Lokale te KE per Shqiperine \u2013 vend anetar i KE por ne monitorim \u2013 edhe pa vendimin e GJK, perbente nje detyrim nderkombetar per t\u2019u respektuar, ndonese kjo komunikate u keqperdor nga Edi Rama e u perdor si \u201ckartabianka\u201d per nje dyzine ndryshimesh te tjera destinacioni gjate sundimit te tij.<\/p>\n<p>Prandaj KRRTRSH ia miratoi te gjitha vendimet e Edi Rames, perfshi ndryshimet e destinacionit sipas gjithe atyre 10 vendimeve nr. 132 date 08.06.2006. Prokuroret politike shkruajne se \u201cfajin e ka Saliu!\u201d edhe kur i shohin firmen Edi Rames, e kjo tregon nivelin trishtues te nenshtrimit ndaj urdhrit politik.<\/p>\n<p>PRA: pronaret e tokes nuk e kane kerkuar ndryshimin e destinacionit. Keshilli Teknik i KRRT (i perbere vetem nga ish drejtore te Edi Rames) e paska miratuar ndryshimin e destinacionit edhe perpara sesa pronaret private te firmosnin kontrate me firmen private, dhe biles edhe perpara se te privatizoheshin objektet e rrenuara e te uzurpuara. PSE e ka ndryshuar destinacionin Edi Rama kur prokuroret politike na thone se paska interes publik qe te mos ndryshonin? Pse nuk guxojne te hetojne Edi Ramen?<\/p>\n<p>Per me teper, SPAK nuk ka administruar n\u00eb dosje, pra fsheh, dokumentacionin e Dhjetorit 2008, ku Edi Rama me drejtoret e tij kane miratuar zonimin funksional te Tiranes dhe kane ndryshuar te gjithe zonen ne fjale (te dy ish klubet dhe me gjere) ne zone banimi, me kodin U12 qe ne legjende shkruan \u201czhvillime te reja me intensitet te larte\u201d. PRA PA kerkese te pronareve Edi Rama e ka ndryshuar destinacionin e zones qofte ne 2006 e qofte ne 2008 PA perfunduar privatizimi i objekteve te ndertuara ne toke te pronareve! A po hetohet Edi Rama? Sigurisht q\u00eb jo, sepse ai \u00ebsht\u00eb personi n\u00eb drejtim t\u00eb k\u00ebsaj maskarade.<\/p>\n<p>Per t\u2019iu kthyer informacionit te depozituar nga SPAK per hetimet 2-mujore:<\/p>\n<p>Lidhur me piken 3.1: me se fundi SPAK ka administruar dosjen gjyqsore te formes se prere \u201cdetyrimin e bashkise per te leshuar aktin e zbardhur lejen e ndertimit\u201d. SPAK nuk paska pare qe edhe ankesa ne Gjykaten e Apelit, biles edhe Rekursi ne GJL jane firmosur personalisht nga Edi Rama. Keto jane tregues interesant se PSE Edi Rama nuk e zbardhte lejen e ndertimit per vite me rradhe.<\/p>\n<p>Edhe pas vendimit te gjykates se formes se prere Edi Rama vijoi te injoroje vendimin e gjykates dhe refuzoi te zbardhte lejen e ndertimit. PSE? Kesisoj Edi Rama shkeli nenin 320 te Kodit Penal por SPAK fshihet kur del emri i Edi Rames!<\/p>\n<p>Jo vetem qe nuk zbardhi lejen POR Edi Rama vijoi veprimet e kundraligjshme duke urdheruar kryeinspektorin e INU te Bashkise (Ardit Kaja) te leshoje 3 vendime te kundraligjshme per (i) gjobe, (ii) pezullim dhe (iii) prishje te punimeve te ndertimit ndonese kishte vendim gjykate te formes se prere qe detyronte bashkine te zbardhte lejen. Keto 3 shkresa tregojne se Edi Rama na kish tabele qitje dhe do shkonte deri ne shperdorim te perseritur detyre vec per urrejtjen e tij politike.<\/p>\n<p>Lidhur me piken 3.2 SPAK don te hyje ne nje ceshtje civile pa lidhje me asnje aspekt te hetimit dhe te mbyllur me mirekuptim mes paleve. Njera pale sipas ligjit te kohes kish privatizuar objektin (por jo token) ndersa pronareve sipas Ligjit te Kthimit te Prones se 2004 ju kthye toka qofte me vendim te Janarit 2006 te Komisionit te emeruar nga Fatos Nano, e qofte me vendim te Agjensise se Kthimit te Pronave ne Mars 2007. Te dy palet kishin pretendime te bazuara dhe u gjet zgjidhje kompromisi mes paleve private. Prokuroret politike si militante socialiste kundershtojne kthimin e prones tek pronari i ligjshem duke e quajtur \u201ckryerje te shkeljeve nga ana e institucioneve qe kane vendosur kthimin e prones\u201d. SHKELJE PSE U ZBATUA NENI 8 I LIGJIT te 2004 dhe ju kthye toka pronarit te ligjshem? Vec prokurore te nenshtruar ndaj urdhrit politik mund te shkruajne thagma te ketilla!<\/p>\n<p>Pika 3.3 deshmon se me se fundi SPAK paska administruar dosjen gjyqsore \u201cshperblim demi dhe fitimi te munguar\u201d qe mori forme te prere. Me vendim gjykate te formes se prere u konfirmua shperdorimi i detyres nga ana e Edi Rames qe rezultoi me d\u00ebm financiar mbi 320,000 euro!<\/p>\n<p>PRA Edi Rama shkeli nenet 248, 320 dhe 321 te Kodit Penal dhe shkaktoi DEM mbi 320,000 Euro por SPAK jo vet\u00ebm q\u00eb nuk merr n\u00eb hetim Edi Ram\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebm por nuk i p\u00ebrmend as emrin. SPAK b\u00ebn sikur nuk sheh faktin se ankimimet e pabaza n\u00eb shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit, t\u00eb cilat zgjat\u00ebn procesin dhe rrit\u00ebn demin e shkaktuar, jan\u00eb firmosur nga Edi Rama personalisht, n\u00eb nj\u00eb rast shum\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb, pasi k\u00ebto akte normalisht firmosen nga zyrtar\u00ebt e departamentit p\u00ebrkat\u00ebs. Heshtja e SPAK demonstron qart\u00eb an\u00ebsin\u00eb politike.<\/p>\n<p>A eshte mbi ligjin Edi Rama qe spak mbyll syte fort e nuk guxon as t\u2019i permende emrin e jo me t\u2019a hetoje?<\/p>\n<p>Rama eshte i njejti qe ka nxjerre 4 VKM te personalizuara per te grabitur rreth 1500 m2 toke te familjes Begeja per interes te xhepit te vet dhe te mikut te tij Bolino.<\/p>\n<p>SPAK nuk sheh emrin dhe firmen e Edi Rames qe shkel 3 nene te Kodit Penal por shkruan se dikush qe ka pasur punuar ne institucion shteteror, vite me pas qenka punesuar tek kompania e ndertimit dhe ndonese nuk ka asnje shkelje ligjore, SPAK e shenon si gjetje?!<\/p>\n<p>Lidhur me piken 3.3.1 \u00ebsht\u00eb e pavertete qe kjo pike perben risi per hetimet, pasi SPAK ka pasur dhe administruar ne dosje cdo llogari bankare te subjekteve te perfshira ne kete dosje dhe per rrjedhoje i ka disponuar keto te dhena prej kohesh. Kjo pra eshte vetem nje perpjekje e paligjshme per zgjatjen e mases se paraburgimit dhe hetimeve. Ndryshe nga pretendimet e prokurores Millonai SPAK disponon cdo te dhene ne dosje qe tregon se cdo pagese nga FB apo shoqeria ndertuese per efekt te privatizimit te objekteve te ish klubeve Partizani kane qene hua te cilat subjektet ne fjale I kane marre mbrapsht. Kjo vertetohet edhe nga ekspertiza financiare qe u paraqit por qe u refuzua nga SPAK pasi duket se nuk i pershtatej narratives se parapergatitur.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 3.3.2.1 SPAK v\u00eb n\u00eb dukje se nj\u00eb ish zyrtare e agjensis\u00eb s\u00eb pronave T.L, pasi \u00ebsht\u00eb larguar nga agjensia \u00ebsht\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb firm\u00ebn nd\u00ebrtuese Kontakt p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohe. Ky fakt vihet n\u00eb dukje nga SPAK q\u00eb kan\u00eb shpenzuar dy muaj p\u00ebr t\u2019a hetuar k\u00ebt\u00eb, muaj gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb zgjatur mas\u00ebn e paraburgimit dhe kufizimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tjera t\u00eb personit n\u00ebn hetim. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mekaniz\u00ebm I turpsh\u00ebm I keqp\u00ebrdorimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Kjo jo vet\u00ebm sepse ky fakt ka qen\u00eb I ditur p\u00ebr SPAK q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb d\u00ebshmia e pare e personit t\u00eb p\u00ebrmendur, por edhe sepse fakti as nuk sjell ndonje risi p\u00ebr hetimin dhe as p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb ndonj\u00eb ligji. N\u00eb fakt SPAK nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb citoj\u00eb asnj\u00eb dispozit\u00eb t\u00eb shkelur p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb. Kjo sepse praktika nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb shkelje ligjore.<\/p>\n<p>3.3.4-3.7: Po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb rasti i personit tjet\u00ebr B.D, i cili as q\u00eb ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar nga Kontakt, por pas largimit nga agjensia shtet\u00ebrore ka ushtruar aktivitet tregtar si profesionit i pavarur dhe si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkontraktuar, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb edhe nga shoq\u00ebria Kontakt. P\u00ebrs\u00ebri asnj\u00eb shkelje ligjore nuk ekziston dhe nuk citohet nga SPAK dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr situata ka qen\u00eb e ditur q\u00eb m\u00eb pare dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn risi. Fakti q\u00eb SPAK ka thirrur d\u00ebshmitar\u00eb tani p\u00ebr t\u2019i pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje d\u00ebshmon vet\u00ebm se SKAP ka vendosur t\u00eb mbyll\u00eb syt\u00eb tek i gjuan me top ligjit dhe parave t\u00eb taksapaguesve.<\/p>\n<p>Tek pika 3.5 shkruan se po heton per rolin e Jamarber Malltezit ne shoqerine Homeplan por nuk ka asnje gjetje. Per me teper, prokuroret politike kane mbi 3 vjet qe po e hetojne kete gje ndaj nuk ka ndonje te re keto muaj.<\/p>\n<p>Kinse veprimet e pikave 3.7-3.10 jan\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se g\u00ebnjeshtra q\u00eb fyejn\u00eb inteligjenc\u00ebn e \u00e7do njeriu me dijeni p\u00ebr dosjen. Asnj\u00eb veprim i ri nuk \u00ebsht\u00eb kryer nga sa raportohet n\u00eb k\u00ebto pika sepse t\u00eb gjitha k\u00ebto veprime b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gam\u00ebn e cil\u00ebsuar nga vet\u00eb SPAK dhe GJKKO si veprime shteruese hetimore q\u00eb n\u00eb vendimin e mas\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 20.10.2023. Konkretisht, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb SPAK ka t\u00ebrhequr \u00e7do dokumetacion t\u00eb mundsh\u00ebm, p\u00ebrfshi edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi (biles edhe per kohen kur mbesat e Sali Berishes ende nuk kishin lindur), nga t\u00eb gjitha agjensit\u00eb shtet\u00ebrore, nga t\u00eb gjitha bankat, si dhe kan\u00eb sekuestruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme \u00e7do dokumentacion pran\u00eb noter\u00ebve, pa l\u00ebn\u00eb as edhe kopje pune. K\u00ebto pika jan\u00eb prove e qart\u00eb e abuzimit dhe shkeljes s\u00eb ligjit nga SPAK p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer axhend\u00ebs politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe urdhrit t\u00eb tij p\u00ebr mbajtjen time n\u00eb burg n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe Konvent\u00ebn Evropiane.<\/p>\n<p>Po nj\u00ebsoj, pika 3.11 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim I q\u00ebllimsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fshehur akte korruptive t\u00eb SPAK t\u00eb denoncuara nga ne publikisht n\u00eb media. Shkresat n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb SPAK prej meje personalisht dhe zyrtarisht n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb shtatorit, si dokumenta shoq\u00ebruese p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn time p\u00ebr fillimin e hetimit p\u00ebr kallzim t\u00eb rrem\u00eb ndaj Taulant Ball\u00ebs. SPAK kishte dijeni mbi k\u00ebto shkresa q\u00eb provonin se privatizimi i objekteve t\u00eb klubit Partizani kish filluar nga qeveria Nano, por jo vet\u00ebm i fshehu, por edhe pohoi para gjykat\u00ebs se privatizimi kish filluar nga qeveria Berisha.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 3.14 SPAK tregon se ka marr\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuari p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge, qe jeton ne Dubai, i cili pretendon se ndaj tij jan\u00eb ushtruar presione t\u00eb ndryshme p\u00ebr largimin nga klubi Partizani. Prokuror\u00ebt politik\u00eb p\u00ebrs\u00ebri fshehin faktin q\u00eb duhet t\u00eb ishte fjalia e par\u00eb e p\u00ebrshkrimit t\u00eb tyre: cila ishte marr\u00ebdh\u00ebnia juridike e k\u00ebtij personi me ambjentet e klubit Partizani q\u00eb ishin prone shtet\u00ebrore mbi toke private te 5 familjeve themeluese te Tiranes? A e ka hetuar SPAK k\u00ebt\u00eb person p\u00ebr uzurpim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore? Sigurisht q\u00eb jo, se shkel\u00ebsit e ligjit, pavar\u00ebsisht n\u00ebse mbajn\u00eb kostumin e trafikantit apo tog\u00ebs s\u00eb zez\u00eb barazohen dhe njohin siv\u00ebllam\u00ebt e tyre n\u00eb krim.<\/p>\n<p>Pika 3.17-3.20 demonstrojn\u00eb veprime aktive t\u00eb prokuror\u00ebve Millonai dhe Kraja p\u00ebr t\u00eb fshehur dokumenta ligjor\u00eb, konkretisht planin e p\u00ebrhapjes. Plani i P\u00ebrhapjes i Forcave te Armatosura \u00ebsht\u00eb dokument zyrtar i miratuar nga Presidenti i Republik\u00ebs. Pas miratimit t\u00eb tij, vet\u00ebm nj\u00eb dekret tjet\u00ebr i t\u00eb nj\u00ebjtit organ mund t\u2019a ndryshoj\u00eb planin e p\u00ebrhapjes. N\u00eb dosjen e SPAK Vol.10 faqe 500 dhe 501 tregojne se ish Klubi NUK ishte pjese e Planit te Perhapjes se firmosur nga Presidenti Alfred Moisiu as ne 2004. Edhe 9 dite para se te burgosej Prof. Malltezi, OPGJ Adelajda Metaj, me shkres\u00ebn e dat\u00ebs 12.10.2023, ka pohuar se shkresat e administruara nga SPAK v\u00ebrtetojn\u00eb se Klubi i futbollit Partizani nuk ka qen\u00eb n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes q\u00eb prej vitit 2004 dhe ka rradhitur shkresat q\u00eb provojn\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion. P\u00ebr t\u00eb \u00e7b\u00ebr\u00eb akte ligjore \u2013 dekretet e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs \u2013 SPAK ka thirrur n\u00eb ndihm\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, q\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mire u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pyetje disorientuese dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq g\u00ebnjejn\u00eb p\u00ebr tagrat q\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr, pasi tagra p\u00ebr t\u00eb ndryshuar dekretet e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs sigurisht q\u00eb nuk i kan\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri k\u00ebto veprime p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje ligji sipas orekseve politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Tek pika 4 SPAK thote se po kryen ekpertime per celularin e Jamarber Malltezit, por harron te thote qe po e heton Prof. Malltezin per ceshtje te para 18 viteve kur nuk ka pasur ekzistuar as smart-phone dhe asnje aplikim komunikimi, prandaj te gjitha jane shfaqje me rregji nga Edi Rama qe i beri presion publik SPAK duke i urdheruar te luftojne opoziten \u201cZonja dhe Zoterinj te SPAK, Zgjohuni! Po deligjitimoni SPAK-un dhe Reformen ne Drejtesi!\u201d (Edi Rama, fjala ne Asamblene e PS, 07 Maj 2022).<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 5 prokuror\u00ebt shprehen se kane dyshime per korrupsion pasiv, por p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb asnj\u00eb moment nuk tregojn\u00eb dhe nuk kan\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb informacion t\u00eb ri se pse Jamarb\u00ebr Malltezi, pa pasur asnj\u00ebher\u00eb status zyrtari publik ngarkohet me vepren penale t\u00eb korrupsionit pasiv, q\u00eb mund t\u00eb kryhet vet\u00ebm zyrtar\u00ebve publik\u00eb. Nuk tregohet se si \u00ebsht\u00eb konsumuar kjo vep\u00ebr prej tij, si ka marr\u00eb mite p\u00ebr t\u2019i kthyer vetes pron\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk tregohet sesi mund t\u00eb influencoj\u00eb ai mbi prova q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb publike q\u00eb prej 15 vitesh dhe q\u00eb nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb ndryshojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb e cek\u00ebt p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb argumentuar se kalimi i shoq\u00ebris\u00eb Homeplan n\u00eb likuidim \u00ebsht\u00eb tentative p\u00ebr t\u00eb zhdukur provat. E para, GJKKO ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sekuestro kuotat e mia n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb pavar\u00ebsisht mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal un\u00eb nuk kam mund\u00ebsi t\u00eb ushtroj t\u00eb drejtat q\u00eb rrjedhin nga kuotat. P\u00ebr pasoj\u00eb, vet\u00ebm ky fakt rr\u00ebzon argumentin e SPAK mbi mas\u00ebn e siguris\u00eb arrest me burg. S\u00eb dyti, GJKKO q\u00eb shqet\u00ebsohet p\u00ebr likuidimin e shoq\u00ebris\u00eb Homeplan ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn sekuestro vet\u00ebm kuotat e mia q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pakic\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb Homeplan, llogarit\u00eb e mia, pasurit\u00eb e mia, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon se ky \u00ebsht\u00eb nje vendim politk q\u00eb nuk ka lidhje me realitetin. Likuidimi i shoq\u00ebris\u00eb Homeplan \u00ebsht\u00eb proces i ligjsh\u00ebm q\u00eb synon t\u00eb likuidoj\u00eb detyrimet reciproke t\u00eb shoq\u00ebrive nd\u00ebrtuese e zhvilluese dhe konsumator\u00ebve-bler\u00ebsve t\u00eb apartamenteve. Ai \u00ebsht\u00eb proces tregtar dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn mburoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb administrator\u00ebve apo ortak\u00ebve t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie tregtare, n\u00eb rast se ka prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, pasi shoq\u00ebria tregtare ofron p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb kufizuar financiare p\u00ebr ortak\u00ebt dhe jo kufizim t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale p\u00ebr veprimet individuale t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Zhvillimi i projektit \u00ebsht\u00eb kryer kryesisht p\u00ebrmes vet\u00eb-financimit. Jan\u00eb 350 kontrata shitjesh qysh n\u00eb grop\u00eb n\u00eb vitet 2010-2011 q\u00eb siguruan vet\u00eb-financimin. SPAK i ka sekuestruar te gjitha por ka zgjedhur te fshehe faktin. Pati ndarje detyrash mes partner\u00ebve dhe sfida m\u00eb e madhe ishte ruajtja e tok\u00ebs e plote dhe e pac\u00ebnuar mes gjith\u00eb familjeve pronare dhe banor\u00ebve informal\u00eb. Shum\u00eb debate pati mes pronar\u00ebve por jemi krenar q\u00eb si fisnik\u00eb zbatuam standardin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb social: zgjidhje t\u00eb hallit t\u00eb tyre p\u00ebr strehim ose kompensim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt informal\u00eb dhe jo p\u00ebrz\u00ebnie me dhun\u00eb! Diskutime dhe negociata pafund me pronar\u00ebt dhe informal\u00ebt. Kontrata jo vet\u00ebm me familjet pronare por edhe me 42 familje informale. Asnj\u00eb banor informal i strehuar n\u00eb ato objekte t\u00eb rr\u00ebnuara dhe t\u00eb blera nga pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm nuk u p\u00ebrzu me dhun\u00eb, por ju zgjidh halli me sigurim banese ose kompensim! Kontraston shum\u00eb me Edi Ram\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdor qindra polic\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb me dhun\u00eb banor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00eb sht\u00ebpite e tyre.<\/p>\n<p>Prof. Malltezi bleu edhe mbi 2200 m2 t\u00eb tjera nga bashk\u00ebpronar\u00ebt e tok\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb toka do mbetej e plot\u00eb dhe e pac\u00ebnuar me persona t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Fitimet ne nje aktivitet biznesi varen me suksesin e projektit dhe jo kush nga partneret jep hua me shume ne nje moment apo ne nje tjeter. Ruajtja e tokes e pacenuar dhe investimi per te blere cilindo qe donte te shiste token ishte pike kritike per suksesin e projektit. Prof. Malltezi perdori fondet e veta per te blere toke nga cilido bashkepronar pasi hyrja e paleve te treta ne proces mund te rrezikonte suksesin e projektit. Vetem mbajtja e tokes e pandare do siguronte suksesin e projektit pasi do shpendanin uniformisht te gjithe kostot e projektit perfshi (i) shpenzime privatizimi te objekteve te rrenuara, (ii) shpenzime per sigurim banimi ose kompensim te banoreve informale, (iii) shpenzime per konceptin urbanistik te zones me arkitekt te shkelqyer por te shtrenjte, (iv) shpenzime te projekteve arkitekturore te vecanta, (v) shpenzime per kopshtin\/cerdhen qe ju dhurua komunitetit, si edhe (vi) vepra arti per komunitetin.<\/p>\n<p>SPAK p\u00ebrfundon me shprehjen se \u201cnuk kan\u00eb rezultuar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja q\u00eb t\u00eb zbehin apo c\u00ebnojn\u00eb dyshimin e arsyesh\u00ebm t\u00eb bazuar n\u00eb prova se shtetasi Jamarb\u00ebr Malltezi ka konsumuar veprat penale t\u00eb \u201cKorrupsionit pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d\u2026<\/p>\n<p>POR: Ku qenka ndonj\u00eb fakt apo prov\u00eb e vetme q\u00eb mb\u00ebshtetka dyshimin e arsyesh\u00ebm? SPAK ka detyrimin t\u00eb sakt\u00ebsoj\u00eb SI, KU dhe KUR qenka kryer.<\/p>\n<p>N\u00eb Diktatur\u00eb n\u00ebnshtrimi ndaj urdhrit politik b\u00ebn q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohen prova q\u00eb \u201ct\u00eb zbehin ose c\u00ebnojn\u00eb dyshimin\u201d nd\u00ebrsa n\u00eb demokraci duhen prova q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb dyshimin. \u201cI pafajsh\u00ebm derisa t\u00eb provohet faj\u00ebsia\u201d e jo \u201cI fajsh\u00ebm derisa t\u00eb provohet pafaj\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, mos u fshihni pas gishtit. Deklaroni troc q\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>Taulant Balla ka kryer kallzim t\u00eb rrem\u00eb, vep\u00ebr penale e d\u00ebnueshme sipas nenit 305 t\u00eb KP por nuk guxoni t\u00eb shpreheni;<\/li>\n<li>Destinacionin e tok\u00ebs e ndryshoi Edi Rama edhe pa k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pronar\u00ebve edhe pa p\u00ebrfunduar privatizimi. Edi Rama ka ndryshuar 10 destinacione vet\u00ebm me vendimin 132 t\u00eb vitit 2006 dhe nuk hetohet. Edi Rama po grabit edhe sot mbi 6 miljon m2 troje n\u00eb bregdet duke i ndar\u00eb sipas qefit p\u00ebr miqt\u00eb e vet e prap\u00eb SPAK nuk guxon as t\u2019i p\u00ebrmend\u00eb emrin.<\/li>\n<li>Edi Rama ndryshoi destinacionin e gjith\u00eb zon\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb duke miratuar zonimin funksional t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb Dhjetor 2008. Hartat e firmosura nga Edi Rama dhe 11 drejtor\u00eb t\u00eb tij edhe sot mbahen t\u00eb fshehura nga SPAK.<\/li>\n<li>Edi Rama ka shkelur nenet 248, 320 dhe 321 t\u00eb Kodit Penal duke refuzuar t\u00eb respektoj\u00eb vendimet e gjykatave dhe shkaktuar d\u00ebm mbi 320,000 euro por ju k\u00ebtu fshihni emrin e Edi Ram\u00ebs edhe kur ju del n\u00eb shp\u00ebrdorim detyre me vendim gjykate!<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces politik, i urdh\u00ebruar nga Edi Rama n\u00eb Kongresin e PS, m\u00eb 09 Prill 2022 ku tha: \u201cSPAK-i n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka nj\u00eb detyrim q\u00eb e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara.\u201d Brenda muajit Edi Rama p\u00ebrs\u00ebriti urdhrin ndaj SPAK n\u00eb Asamblen\u00eb e PS, m\u00eb 07 Maj 2022 ku p\u00ebrs\u00ebriti: \u201cJemi vet\u00ebp\u00ebrmbajtur, deri ku tani nuk mban m\u00eb, P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj tallje t\u00eb madhe, durimi yn\u00eb po soset. Zonja dhe Zot\u00ebrinj t\u00eb SPAK-ut zgjohuni! Po deligjitimohet SPAK-u dhe i gjith\u00eb sistemi i ri i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Juve k\u00ebtu thjesht ju n\u00ebnshtruat urdhrit politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Prof. Malltezit lidhur me raportimin 2 mujor te SPAK \u2013 Janar 2024 Gjyqtarja Irena Gjoka ka falsifikuar proces-verbalin. Dhe kur falsifikatorja \u00ebsht\u00eb kryetare gjykate imagjino si jan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt P\u00ebrkund\u00ebr detyrimit ligjor q\u00eb ka gjykata, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 245 t\u00eb KPP, p\u00ebr t\u00eb argumentuar n\u00eb vendim pse nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh argumentat &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63290,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-70162","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70162","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70162"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70162\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70162"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70162"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70162"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}