{"id":70169,"date":"2024-02-01T09:41:07","date_gmt":"2024-02-01T09:41:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=70169"},"modified":"2024-02-01T09:41:07","modified_gmt":"2024-02-01T09:41:07","slug":"serwer-shba-dhe-be-duhet-ta-lejojne-kosoven-qe-te-zbatoje-ligjet-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/01\/serwer-shba-dhe-be-duhet-ta-lejojne-kosoven-qe-te-zbatoje-ligjet-e-saj\/","title":{"rendered":"Serwer: SHBA dhe BE duhet ta lejojn\u00eb Kosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb ligjet e saj"},"content":{"rendered":"<p>SHBA dhe BE, si\u00e7 duket, nuk kan\u00eb kufizime se \u00e7far\u00eb i k\u00ebrkojn\u00eb Kosov\u00ebs dhe nuk kan\u00eb kufizime p\u00ebr qasjen e pabalancuar q\u00eb kan\u00eb ndaj dy shteteve, ka th\u00ebn\u00eb Daniel Serwer, ekspert i zhvillimeve politike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb emisionit \u201cInteraktiv\u201d t\u00eb KTV-s\u00eb, Serwer ka th\u00ebn\u00eb se kjo gj\u00eb u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shprehi SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do gj\u00eb q\u00eb Kosova vendos, SHBA-ja dhe BE-ja ose e kund\u00ebrshtojn\u00eb, ose k\u00ebrkojn\u00eb shtyrje t\u00eb atij vendimi. Kjo qartazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb jobalancuese q\u00eb nuk po funksionon dhe pjes\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb shkaktar i ng\u00ebr\u00e7it n\u00eb dialog\u201d, ka th\u00ebn\u00eb eksperti amerikan.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb skeptik se do t\u00eb jet\u00ebsohet shpejt Asociacioni i Komunave me Shumic\u00eb Serbe. Ai ka sqaruar se kur Kosova u pajtua p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb pritur q\u00eb n\u00eb kthim t\u00eb k\u00ebsaj do t\u00eb kishte nj\u00eb njohje t\u00eb validitetit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb ve\u00e7anti njohje t\u00eb sistemit juridik.<\/p>\n<p>Serwer n\u00eb intervist\u00eb ka folur edhe p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb SHBA. Ai beson se presidenti i tashm\u00eb Joe Biden do ta fitoj\u00eb edhe nj\u00eb mandat. Por, n\u00ebse ndodh q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb ish-presidenti Donald Trump, at\u00ebher\u00eb, sipas tij, kjo do t\u00eb ishte fatkeq\u00ebsi p\u00ebr Ballkanin.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0Zot\u00ebri Server. Le t\u2019ia nisim k\u00ebsaj interviste me zbarkimin e fundit t\u00eb emisarit t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili q\u00ebndroi n\u00eb Serbi e po ashtu n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Ju shpesh e keni kritikuar Bashkimin Evropian p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb qasjeje jobalancuese n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi. Si i lexuat ju porosit\u00eb q\u00eb ai dha n\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb fundit n\u00eb Ballkan?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0Un\u00eb ende s\u2019po shoh nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb balancuar evropiane. Evropian\u00ebt po vazhdojn\u00eb me t\u00eb ashtuquajturat pasoja ndaj shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht jo t\u00eb duhura. Policia e Kosov\u00ebs, q\u00eb ishte k\u00ebrkuar t\u00eb t\u00ebrhiqej nga veriu, e b\u00ebri pun\u00ebn e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive m\u00eb 24 shtator. Kryetar\u00ebt atje nuk paraqesin ndonj\u00eb problem serioz. Ata jan\u00eb kryetar\u00eb joserb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke sh\u00ebrbyer n\u00eb at\u00eb \u00e7ka mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mandat i p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe sinqerisht, Asociacioni i Komunave me Shumic\u00eb serbe nuk duket t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka q\u00eb Prishtina \u00ebsht\u00eb e gatshme ta zbatoj\u00eb tani p\u00ebr tani. Kur Kosova u pajtua p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, pala kosovare po ashtu u mor vesh q\u00eb n\u00eb kthim t\u00eb k\u00ebsaj do t\u00eb kishte nj\u00eb njohje t\u00eb validitetit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb ve\u00e7anti njohje t\u00eb sistemit juridik. Dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar po ashtu dhe k\u00ebtu un\u00eb e shoh ng\u00ebr\u00e7in. K\u00ebshtu q\u00eb nuk e shoh ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb madh n\u00eb perspektiven e dialogut dhe Serbia e ka b\u00ebr\u00eb mjaft t\u00eb qart\u00eb se ata nuk do t\u00eb zbatojn\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb nuk u p\u00eblqen nga marr\u00ebveshjet e muajve shkurt dhe mars.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0I d\u00ebrguari i Bashkimi Evropian e pranoi dje k\u00ebtu n\u00eb Prishtin\u00eb se procesi i normalizimit t\u00eb raporteve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb ka pasur pak progres. A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb dialogu i Brukselit po shkon n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa krye?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0Nuk do ta quaja nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, sepse mendoj se ekziston ende mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb dialog konstruktiv. Dhe drejtimi i duhur \u00ebsht\u00eb rruga drejt zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve, pas t\u00eb cilave fitojn\u00eb t\u00eb dyja vendet. Si\u00e7 e kemi par\u00eb me zbatimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr targat, marr\u00ebveshjen p\u00ebr energjin\u00eb, aty ka pasur progres. Por v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb dialog kan\u00eb nisur q\u00eb n\u00eb vitin 2013, me Marr\u00ebveshjen e Brukselit dhe dialogun politik q\u00eb pasoi dialogun teknik dhe me disa marr\u00ebveshje q\u00eb nuk u zbatuan asnj\u00ebher\u00eb. Pra, n\u00ebse do t\u00eb pyetesha se ku duhet t\u00eb jet\u00eb dialogu sot, un\u00eb do t\u00eb thosha t\u00eb ec\u00eb tutje drejt marr\u00ebveshjeve teknike n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb dyja vendet dhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb dakorduar. Kjo do t\u00eb ishte shpresa p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ambientin n\u00eb dialog.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0Ka \u00e7\u00ebshtje m\u00eb t\u00eb vogla sikurse \u00e7\u00ebshtja e targave dhe energjis\u00eb q\u00eb kan\u00eb gjetur zgjidhje dhe s\u00eb fundmi ne kemi edhe nj\u00eb vendim t\u00eb institucionit t\u00eb pavarur \u2013 Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ka ndaluar dinarin me euron si valut\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb Kosov\u00eb. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Evropian kan\u00eb k\u00ebrkuar nga Prishtina q\u00eb ta ndryshojn\u00eb vendimin, por sot Banka Qendrore e Kosov\u00ebs tha se kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike dhe vjen nga nj\u00eb institucion i pavarur. Po ashtu kryeministri Kurti tha q\u00eb ai nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb vendim, i cili \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb institucion i pavarur dhe se ai nuk d\u00ebshiron ta vendos\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb agjend\u00eb t\u00eb dialogut t\u00eb Brukselit. \u00c7far\u00eb q\u00ebndrimi mbani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0M\u00eb p\u00eblqen ajo \u00e7far\u00eb po thot\u00eb Banka Qendrore. Nuk jam 100 p\u00ebr qind i sigurt se \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb fakti q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs ishte kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi dhe s\u2019jam i sigurt n\u00ebse do t\u00eb zbatohet. Por, e dini, \u00e7\u00ebshtja k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova e p\u00ebrdor euron si valut\u00eb t\u00eb saj dhe dinari nuk po ndalohet. Njer\u00ebzit prap\u00eb mund ta p\u00ebrdorin dinarin, por q\u00eb transaksionet duhet t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm me monedh\u00ebn euro. Dhe th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, un\u00eb e kuptoj nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb. Euroja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb valut\u00eb m\u00eb e q\u00ebndrueshme sesa dinari. Askush nuk humb para p\u00ebrve\u00e7se kur b\u00ebhet k\u00ebmbimi i parave dhe sinqerisht p\u00ebrdorimi i dinarit n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mund ta kuptoj se 15 vjet pas pavar\u00ebsis\u00eb banka e sheh si koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e madhe, por nj\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl, q\u00eb ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi simbolike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e sovranitetit.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0Por si po e shihni pra k\u00ebrkes\u00ebn qoft\u00eb nga SHBA-ja dhe BE-ja p\u00ebr ta shtyr\u00eb zbatimin e k\u00ebsaj rregulloreje t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0SHBA-ja dhe BE-ja si\u00e7 duket nuk kan\u00eb kufizime se \u00e7far\u00eb i k\u00ebrkojn\u00eb Kosov\u00ebs, dhe nuk kan\u00eb kufizime p\u00ebr qasjen e pabalancuar q\u00eb kan\u00eb ndaj t\u00eb dy shteteve. SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shprehi kjo gj\u00eb. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb Kosova vendos, SHBA-ja dhe BE-ja ose e kund\u00ebrshtojn\u00eb, ose k\u00ebrkojn\u00eb shtyrje t\u00eb atij vendimi. Kjo qartazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb jobalancuese q\u00eb nuk po funksionon dhe pjes\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb shkaktari i ng\u00ebr\u00e7it n\u00eb dialog. SHBA-ja dhe BE-ja duhet t\u00eb sprapsen dhe t\u00eb lejojn\u00eb nj\u00eb shtet sovran q\u00eb t\u2019i zbatoj\u00eb ligjet e saj.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0Ju po thoni se SHBA-ja dhe BE-ja kan\u00eb qasje t\u00eb pabalancuar ndaj Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por e kemi par\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb jav\u00eb Jim O\u2019Brien, ndihm\u00ebssekretarin amerikan p\u00ebr Evrop\u00eb dhe Euroazi, q\u00eb i b\u00ebri thirrje Serbis\u00eb q\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sulmin e Banjsk\u00ebs m\u00eb 24 shtator. A nuk tregon kjo thirrje nj\u00eb qasje balancuese?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0Sigurisht se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje e duhur, por nuk jam i sigurt q\u00eb do ta p\u00ebrshkruaja si balancuese. Por edhe k\u00ebtu ka nj\u00eb shkelje t\u00eb sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ajo q\u00eb ndodhi m\u00eb 24 shtator ishte n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. Kryer\u00ebsit duhet t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb gjykatat e Kosov\u00ebs. Tani, thuajse secili e ka pranuar nocionin se \u201cSerbia duhet t\u2019i mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs\u201d. Serbia vet\u00ebm duhet t\u2019i arrestoj\u00eb ata dhe nuk kam asnj\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe ani pse nuk ka nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ekstradimit, Serbia duhet t\u2019ua dor\u00ebzoj\u00eb k\u00ebta persona autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb un\u00eb do ta quaja marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb fqinj\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0N\u00eb fakt autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebta individ\u00eb t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, porse nuk po ekstradohen nga Serbia. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Per\u00ebndimi po thot\u00eb se po pret rezultatet nga hetimi i plot\u00eb i rastit dhe ka pasur hamend\u00ebsime n\u00eb raste p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb porosi t\u00eb forta Serbis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast. Si ta kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje t\u00eb Per\u00ebndimit ndaj Serbis\u00eb n\u00ebse e shohim k\u00ebt\u00eb nga distanca?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse. Per\u00ebndimi e di shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur m\u00eb 24 shtator dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e ka ditur p\u00ebr muaj tashm\u00eb q\u00eb Beogradi zyrtar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr trajnimin, ndihm\u00ebn dhe planifikimin e aktit terrorist. Fakti q\u00eb raporti zyrtar p\u00ebr 24 shtatorin \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb tyre. Po e shtyjn\u00eb q\u00ebllimisht duke shpresuar q\u00eb me k\u00ebt\u00eb t\u00eb blejn\u00eb bashk\u00ebpunimin serb p\u00ebr t\u2019i mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs njer\u00ebzit e p\u00ebrfshir\u00eb. Kjo gj\u00eb nuk po funksionon. Dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebtu n\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebniet e mira fqinj\u00ebsore do t\u00eb mbret\u00ebronin, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Serbia me vullnetin e saj do t\u2019i arrestonte dhe transferonte n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz. Dhe kjo gj\u00eb, jo p\u00ebr faktin q\u00eb s\u2019ka marr\u00ebveshje ekstradimi mes t\u00eb dyja vendeve apo q\u00eb nuk ka obligim ligjor, porse ka nj\u00eb obligim moral dhe Kosova duhet t\u2019i ndjek\u00eb penalisht k\u00ebta persona. Por kjo gj\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb, dhe Per\u00ebndimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb Vu\u00e7iqi t\u2019i mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs k\u00ebta persona n\u00eb Serbi. Ai nuk do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Radoi\u00e7iq \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga shok\u00ebt e tij. Nuk do ta b\u00ebj nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Vu\u00e7iqi do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb kthehet kah lindja dhe t\u00eb shpresoj\u00eb se Brukseli dhe Uashingtoni do t\u00eb sprapsen nga k\u00ebrkesat e tyre.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0Por zot\u00ebri Server, jo vet\u00ebm kritik\u00ebt sikurse jeni ju, por edhe vet\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i d\u00ebrguari i BE-s\u00eb po thon\u00eb se ka pak progres n\u00eb dialog, disi duke e pranuar q\u00eb dialogu nuk po sjell rezultate. Pra n\u00ebse kemi dialogun e Brukselit q\u00eb nuk po sjell fryte p\u00ebr t\u00eb arritur dhe zbatuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nj\u00eb marr\u00ebveshje, at\u00ebher\u00eb kur dhe si mendoni se Per\u00ebndimi do t\u2019i ndryshoj\u00eb politik\u00ebn dhe qasjen ndaj dialogut Kosov\u00eb-Serbi?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0Paj, ju duhet t\u2019i pyesni zyrtar\u00ebt p\u00ebr ndryshimin e politikave n\u00eb dialog, sepse kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e atyre e jo e imja. Por, nuk e shoh se ka ndonj\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar politika n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi. Mendoj po ashtu se kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb pak edhe me stafin q\u00eb \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0\u00c7far\u00eb sakt\u00ebsisht po mendoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0Duhet nj\u00eb rikonsiderat\u00eb serioze e politik\u00ebs amerikane ndaj Serbis\u00eb, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e mpreht\u00eb. Megjithat\u00eb, kishte dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb sikur pati p\u00ebrjashtim t\u00eb politik\u00ebs p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse ndaj Serbis\u00eb: E para, sanksionimi i Vulinit ishte nj\u00eb p\u00ebrjashtim i k\u00ebsaj politike, por Vulini ishte nj\u00eb agjent i z\u00ebsh\u00ebm i rus\u00ebve dhe ai vazhdoi t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb agjent i rus\u00ebve dhe ai vazhdon s\u00eb k\u00ebshilluari presidentin Vu\u00e7iq. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e par\u00eb e nj\u00eb politike ndryshe.<\/p>\n<p>E dyta \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja me Kosov\u00ebn p\u00ebr antitanket \u201cJavelin\u00eb\u201d. Ky ishte nj\u00eb vendim q\u00eb jo shum\u00eb e kan\u00eb parashikuar. Kisha k\u00ebrkuar q\u00eb Kosova t\u00eb k\u00ebrkonte \u201cJavelin\u201d koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kisha k\u00ebrkuar q\u00eb Kosova t\u00eb pajisej me dron\u00eb dhe mendoj se disa po i blen nga Turqia. Kosov\u00ebs i duhen arm\u00eb mbrojt\u00ebse q\u00eb t\u2019i b\u00ebhet e qart\u00eb Serbis\u00eb se \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb veriun do t\u00eb rezultonte me nj\u00eb fatkeq\u00ebsi p\u00ebr ushtrin\u00eb serbe; jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb NATO-ja q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pajisur mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sulm t\u00eb papritur serb, por po ashtu sepse do t\u00eb gjente rezistenc\u00eb nga Forcat e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebto t\u00eb dyja q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart jan\u00eb nj\u00eb ikje nga politika p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse e SHBA-s\u00eb ndaj Serbis\u00eb q\u00eb un\u00eb kam v\u00ebrejtur. Por politika p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse megjithat\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0Dhe a do t\u00eb mbes\u00eb k\u00ebshtu, duke par\u00eb q\u00eb ne tash po iu afrohemi zgjedhjeve n\u00eb vendet e BE-s\u00eb n\u00eb ver\u00eb dhe m\u00eb pas edhe zgjedhjet presidenciale n\u00eb Shtete e Bashkuara. Pra, nga ajo q\u00eb po thoni, kjo status quo nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0Kjo q\u00eb that\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Nuk shoh perspektiv\u00eb ne k\u00ebt\u00eb. Po shpresoj q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb braktisje t\u00eb tjera nga politikat e gjertanishme. Shpresoj se dikush do ta kuptoj\u00eb q\u00eb ta pyes\u00ebsh Kosov\u00ebn q\u00eb t\u2019i t\u00ebrheq\u00eb forcat e veta policore nga veriu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb budallall\u00ebk. Kosova duhet t\u00eb mbaj\u00eb sado polici q\u00eb mendon se i duhet n\u00eb veri q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb ta mbaj\u00eb stabilitetin n\u00eb bashk\u00ebpunim me KFOR-in.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0N\u00eb muajt e fundit, si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebt, ne kemi par\u00eb vazhdimin e blerjes s\u00eb armatimeve t\u00eb ndryshme nga pothuajse t\u00eb gjitha vendet e rajonit, nga SHBA-ja dhe vendet e tjera. Serbia dje ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebrmes Vu\u00e7iqit se ka bler\u00eb nj\u00eb sistem mbrojt\u00ebs kund\u00ebr dron\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem mbrojt\u00ebs rus. A \u00ebsht\u00eb kjo armatosje q\u00eb po shohim shenj\u00eb se ne po shkojm\u00eb drejt nj\u00eb mund\u00ebsie t\u00eb zgjerimit t\u00eb konfliktit n\u00eb rajonin ton\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0Nuk do ta p\u00ebrshkruaja sikur rritje t\u00eb tensioneve domosdoshm\u00ebrisht. Do t\u00eb thosha se Serbia po e riarmatos veten e saj. Nuk mendoj se arsyeja m\u00eb e madhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Kosova. Mendoj se Serbia po d\u00ebshiron t\u2019ia b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb Kroacis\u00eb q\u00eb Serbia \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebp\u00ebrgatitur sa edhe avancimet me pajisje t\u00eb Kroacis\u00eb. Po, po. Ka rritje t\u00eb tensioneve, dhe po lexoja sot q\u00eb n\u00eb rrjetin Telegram po d\u00ebrgohen porosi nxit\u00ebse. Presidenti Vu\u00e7iq e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00eb me njer\u00ebz sikurse Putin, Shi, Lukashenko, Aliev e Orban. Dhe k\u00ebta do t\u00eb ishin diktator\u00ebt e pjes\u00ebs lindore t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Vu\u00e7iqi e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kristalt\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00eb me ta. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dallim i mpreht\u00eb mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, me Kosov\u00ebn q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb rreshtohet me NATO-n dhe Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>E dini, un\u00eb kam shum\u00eb respekt p\u00ebr Jim O\u2019brien. Ai foli nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn e lir\u00eb, dhe Planin Marshall p\u00ebr Evrop\u00ebn. Por Evropa e lir\u00eb dhe e bashkuar ishte n\u00eb vitet \u201990, kur SHBA-ja ishte nj\u00eb fuqi unipolare n\u00eb bot\u00eb. Evropa nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dhe e lir\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb tash. Un\u00eb jam t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nj\u00eb objektivi t\u00eb till\u00eb \u2014 Evrop\u00eb e lir\u00eb dhe nj\u00eb. Por kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb s\u00eb shpejti. Nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb perde t\u00eb hekurt n\u00eb Evrop\u00eb, por do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vij\u00eb mes Per\u00ebndimit dhe Lindjes. Dhe Republika Serbe dhe Serbia jan\u00eb duke zgjedhur q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e Lindjes. Mendoj se nj\u00eb politik\u00eb realiste amerikane duhet ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim dhe t\u00eb sillet n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat. Kjo n\u00ebnkupton se duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb me Serbin\u00eb, se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafoj\u00eb Per\u00ebndimin, Serbia duhet ta p\u00ebrqafoj\u00eb Per\u00ebndimin. Nuk mund t\u2019i ndjek\u00eb politik\u00ebn e t\u00eb ulurit n\u00eb dy karrige dhe t\u00eb p\u00ebrqafoj\u00eb Per\u00ebndimin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Kjo gj\u00eb nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0Dhe kur mendoni se do t\u2019i vij\u00eb koha k\u00ebtij p\u00ebrcaktimi, kur shohim se Per\u00ebndimi, SHBA-ja ta kuptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje q\u00eb po thoni ju?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0M\u00eb duhet t\u00eb besoj se ka shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb administrat\u00ebn amerikane q\u00eb e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por e dini, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb ta kuptoni k\u00ebt\u00eb, dhe tjet\u00ebr t\u2019ua thoni sekretarit amerikan t\u00eb shtetit dhe presidentit se \u2018politika jon\u00eb ka d\u00ebshtuar\u2019 dhe se duhet ta pranojn\u00eb se vija ndar\u00ebse mes Per\u00ebndimit dhe Lindjes do t\u00eb vizatohet p\u00ebrgjat\u00eb Ballkanit dhe jo rreth Ballkanit. Por e dini, duhet shum\u00eb guxim p\u00ebr dik\u00eb ta thot\u00eb se ka d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0N\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt ne do t\u00eb kemi zgjedhje edhe n\u00eb SHBA. A e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb pasigurt gjendjen n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor fakti q\u00eb ish-presidenti Trump mund t\u00eb rikthehet n\u00eb pushtet dhe ta rifitoj\u00eb pushtetin n\u00eb SHBA. \u00c7far\u00eb skenari do t\u00eb ishte ky p\u00ebr ju zot\u00ebri Serwer?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0Dua fillimisht ta them se jam nga t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb Washington q\u00eb beson se presidenti Biden do t\u00eb rizgjidhet edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat dhe nuk e marr aq seriozisht k\u00ebrc\u00ebnimin q\u00eb t\u00eb kthehet Trump si president. Por, m\u00eb duhet t\u00eb pranoj se nuk ka siguri n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb po them pa u num\u00ebruar t\u00eb gjitha votat. Prandaj, po, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb ish-presidenti Trump mund t\u00eb zgjidhet prap\u00eb president. Dhe mendoj se kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb fatkeq\u00ebsi p\u00ebr Ballkanin. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb at\u00eb pik\u00eb etnonacionalist\u00ebt do t\u00eb mbret\u00ebronin n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe pastaj jo vet\u00ebm n\u00eb Ballkan, por edhe n\u00eb Ukrain\u00eb e Lindje t\u00eb Mesme do t\u00eb kishin q\u00ebllim nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb ndarjeve t\u00eb etniciteteve t\u00eb ndryshme. Dhe kjo do t\u2019i k\u00ebrc\u00ebnonte Bosnj\u00ebn, Kosov\u00ebn, Ukrain\u00ebn, Izraelin e Palestin\u00ebn. Do t\u00eb ishte nj\u00eb formul\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb etnonacionalist\u00ebt p\u00ebr ndarje. Dhe problemi tash \u00ebsht\u00eb se etnonacionalist\u00ebt nuk pajtohen se ku vija ndar\u00ebse do t\u00eb t\u00ebrhiqej. \u00c7far\u00eb etnonacionalizmi sjell \u00ebsht\u00eb lufta dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Ukraina, Lindja e Mesme dhe Ballkani nuk jan\u00eb tri vende t\u00eb ndara. Ato jan\u00eb vazhdim\u00ebsi e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto vende n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kan\u00eb qen\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb madje edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs jugore, pjes\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e pamundshme t\u00eb shoh\u00ebsh nj\u00eb konfiguracion masiv n\u00eb k\u00ebto tri hap\u00ebsira n\u00ebse Trump rizgjidhet president.<\/p>\n<p><strong>KOHA:\u00a0Nga ajo q\u00eb po p\u00ebrshkruani tash nj\u00eb bot\u00eb e zhytur n\u00eb trazira prej Lindjes s\u00eb Mesme deri n\u00eb lindje t\u00eb Evrop\u00ebs me pushtimin rus q\u00eb s\u00eb shpejti do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb vitin e tret\u00eb prej kur Rusia sulmoi Ukrain\u00ebn: cila do t\u00eb ishte k\u00ebshilla q\u00eb do t\u2019i jepnit lidershipit t\u00eb Kosov\u00ebs duke par\u00eb k\u00ebto trazira gjithandej bot\u00ebs dhe me rrezikun e skajimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Ballkanit duke par\u00eb fokusin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Lindje t\u00eb Mesme dhe n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Serwer:\u00a0K\u00ebshilla ime e vetme dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb raportet me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, sepse kjo gj\u00eb do ta forconte shtetin e Kosov\u00ebs. Dhe kjo gj\u00eb do t\u00eb n\u00ebnkuptonte zbatimin e verdiktit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr tokat n\u00eb Manastirin e De\u00e7anit. Kjo n\u00ebnkupton nj\u00eb afrim politik t\u00eb Qeveris\u00eb me k\u00ebdo q\u00eb zgjidhet nga komuniteti serb n\u00eb komunat veriore. Kjo n\u00ebnkupton p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb raporteve me komunat n\u00eb jug t\u00eb Ibrit, q\u00eb duksh\u00ebm jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mira sesa me komunat n\u00eb veri. Pra, rr\u00ebnja p\u00ebr konsolidimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs shkon p\u00ebrmes p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me komunitetin serb, ashtu q\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb pakt\u00ebn ta ken\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm n\u00ebse jo t\u00eb d\u00ebshiruesh\u00ebm autoritetin e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHBA dhe BE, si\u00e7 duket, nuk kan\u00eb kufizime se \u00e7far\u00eb i k\u00ebrkojn\u00eb Kosov\u00ebs dhe nuk kan\u00eb kufizime p\u00ebr qasjen e pabalancuar q\u00eb kan\u00eb ndaj dy shteteve, ka th\u00ebn\u00eb Daniel Serwer, ekspert i zhvillimeve politike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb emisionit \u201cInteraktiv\u201d t\u00eb KTV-s\u00eb, Serwer ka th\u00ebn\u00eb se kjo gj\u00eb u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shprehi SHBA-s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":57585,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-70169","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70169","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70169\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}