{"id":70195,"date":"2024-02-01T11:51:43","date_gmt":"2024-02-01T11:51:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=70195"},"modified":"2024-02-01T11:51:43","modified_gmt":"2024-02-01T11:51:43","slug":"skandali-fondet-e-be-se-per-bujqesine-u-perdoren-nga-qeveria-per-te-blere-zgjedhjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/01\/skandali-fondet-e-be-se-per-bujqesine-u-perdoren-nga-qeveria-per-te-blere-zgjedhjet\/","title":{"rendered":"Skandali\/ Fondet e BE-s\u00eb p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn nga qeveria p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb zgjedhjet"},"content":{"rendered":"<p>Historia e abuzimeve me fondet n\u00eb bujq\u00ebsi, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ajo e skandalit t\u00eb zbuluar nga OLAF, me fondet IPARD, por dhe vet\u00eb shteti shqiptar ka shp\u00ebrdoruar fondet e dedikuara p\u00ebr fermer\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb emision, PLUG do t\u00eb sjell\u00eb historin\u00eb e miliona eurove t\u00eb investuara nga disa bashki t\u00eb vendit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pikave t\u00eb grumbullimit apo tregjeve lokale, t\u00eb cilat sot nuk funksionojn\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb pes\u00eb bashki, ajo e Tiran\u00ebs, Belshit, Vaut t\u00eb Dej\u00ebs, Kor\u00e7\u00ebs dhe Bulqiz\u00ebs, t\u00eb cilat si asnj\u00eb her\u00eb n\u00eb historin\u00eb e subvencioneve, kan\u00eb p\u00ebrfituar miliona euro t\u00eb dedikuara p\u00ebr fermer\u00ebt me q\u00ebllim propagand\u00ebn n\u00eb prag fushate, dhe shp\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre fondeve. 1.3 milion\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebna nga buxheti i shtetit dhe miliona euro t\u00eb tjera nga grante apo t\u00eb ardhurat e k\u00ebtyre bashkive, jan\u00eb shp\u00ebrdoruar duke nd\u00ebrtuar tregje dhe pika grumbullimi n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve lokale t\u00eb 14 majit 2023, por q\u00eb sot nuk jan\u00eb funksionale.<\/p>\n<p>Viti 2023 sh\u00ebnon kulmin e nj\u00eb prej skandaleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha financiare q\u00eb ka ndodhur n\u00eb vendin ton\u00eb me ndihmat e huaja. N\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Agjencia Kund\u00ebr Mashtrimit Financiar n\u00eb Bashkimin Europian, OLAF, njoftoi se kishte pezulluar zbatimin e dh\u00ebnies s\u00eb granteve IPARD II p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Miliona euro donacione p\u00ebr fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebrfundonin n\u00eb xhepat e oligark\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb resorteve turistike, u pezulluan nga BE. Vet\u00ebm pak muaj pas pezullimit t\u00eb par\u00eb, Bashkimi Europian noftoi se Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb p\u00ebrfitonte as fondet e IPARD III, q\u00eb kapnin vler\u00ebn e rreth 140 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, OLAF zbuloi se Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Agjencia p\u00ebr Zvhillimin Bujq\u00ebsor dhe Rural, kishin devijuar destinacionin e fondeve t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb ndihmuar fermer\u00ebt nga taksat e qytetar\u00ebve Europian\u00eb, duke i \u00e7uar ato n\u00eb projekte p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb t\u00eb ashtuquajturve \u201cAgroturizme\u201d, por q\u00eb n\u00eb fakt, rezultuan se ishin restorante luksoze pa asnj\u00eb lidhje me konceptin e agriturizmit. Mes p\u00ebrfituesve t\u00eb k\u00ebtyre fondeve, rezultoi se ishin njer\u00ebz me lidhje t\u00eb forta me politik\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb ish-kryebashkiak\u00ebt socialist\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs, Elvis Roshin dhe t\u00eb Divjak\u00ebs, \u2026\u2026.. apo dhe bos\u00ebt e incenerator\u00ebve etj.<\/p>\n<p>Qeveria tentoi t\u00eb justifikonte dhe sfumonte p\u00ebrmasat e skandalit, teksa kryeministri Rama dhe ish-ministrja e tij e bujq\u00ebsis\u00eb, q\u00eb m\u00eb her\u00ebt kishte drejtuar AZHBR-n, Frida Krifca dol\u00ebn n\u00eb publik duke treguar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb episod.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo nuk ishte ashtu. Frica Krifca u shkarkua n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar nga detyra, nd\u00ebrsa deri m\u00eb tani, kur OLAF ka mbyllur hetimet dhe ka dor\u00ebzuar dosjen hetimore n\u00eb organet p\u00ebrkat\u00ebse, nga SPAK nuk ka asnj\u00eb shenj\u00eb se po heton k\u00ebt\u00eb skandal\u2026<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal, q\u00eb i shkakton d\u00ebm financiar direkt fermer\u00ebve shqiptar, do t\u00eb flasin n\u00eb nj\u00eb emision tjet\u00ebr, ku do t\u00eb sjellim me emra p\u00ebrfituesit e fondeve t\u00eb BE dhe si i kan\u00eb shpenzuar ato para. N\u00eb k\u00ebt\u00eb emision, \u201cPlug\u201d, do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb episod skandaloz ku vet\u00eb qeveria shqiptare shp\u00ebrdoroi mbi 1 milion euro t\u00eb destinuara p\u00ebr fermer\u00ebt, duke ua dhuruar 5 bashkive t\u00eb vendit si qok\u00eb elektorale dhe propaganda n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 14 majit 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 11 shkurt t\u00eb vitit 2022, Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb e drejtuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Frida Krifca, nxori Udh\u00ebzimin e par\u00eb t\u00eb vitit. Udh\u00ebzimi Nr.1 i dat\u00ebs 11 shkurt 2022 \u201cP\u00cbR KRITERET, PROCEDURAT DHE M\u00cbNYR\u00cbN E ADMINISTRIMIT T\u00cb FONDIT T\u00cb PROGRAMIT P\u00cbR BUJQ\u00cbSIN\u00cb DHE ZHVILLIMIN RURAL\u201d, p\u00ebrcaktonte rregullat dhe shumat e p\u00ebrfitimit t\u00eb granteve dhe subvencioneve n\u00eb bujq\u00ebsi, nga fondet e buxhetit t\u00eb shtetit dhe ndihmat e Bashkimit Europian n\u00ebp\u00ebrmjet instrumetit IPARD.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi i 11 shkurtit t\u00eb vitit 2022, nuk ndryshonte shum\u00eb nga ai i nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Megjithat\u00eb, ndryshe nga udh\u00ebzimet e m\u00ebparshme, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebrcaktonte n\u00eb pik\u00ebn 10 t\u00eb udh\u00ebzimit se p\u00ebrfitues t\u00eb granteve t\u00eb fermer\u00ebve, mund t\u00eb b\u00ebheshin dhe kompani me aksioner dhe kapital publik.<\/p>\n<p>Ja \u00e7far\u00eb shkruhej n\u00eb Em\u00ebrtimet e Mas\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituesve, n\u00eb pik\u00ebn 10 e udh\u00ebzimit t\u00eb 11 shkurtit t\u00eb vitit 2022:<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tregjeve t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore dhe\/ose tregjeve t\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb gjalla p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb me kapital 100% publik, n\u00eb vler\u00ebn jo m\u00eb shum\u00eb se 30 000 000 (tridhjet\u00eb milion\u00eb) lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo mas\u00eb u shtua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e shp\u00ebrndarjes s\u00eb subencioneve p\u00ebr fermer\u00ebt dhe bujq\u00ebsin\u00eb. Ky p\u00ebrcaktim, i hapte rrug\u00ebn direkt bashkive t\u00eb vendit t\u00eb futeshin n\u00eb tav\u00ebn e fondeve q\u00eb shp\u00ebrndahen p\u00ebr fermer\u00ebt. N\u00eb faqen 17 t\u00eb udh\u00ebzimit, Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebrcaktonte m\u00eb holl\u00ebsisht se si bashkit\u00eb do mund t`i p\u00ebrfitonin k\u00ebto fonde. Nj\u00eb nga kriteret e p\u00ebrfitimit, dhe konkretisht pika (i) e kritereve, ishte q\u00eb: Objekti t\u00eb jet\u00eb funksional n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb investimi\u2026<\/p>\n<p>Nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb holl\u00ebsishme, t\u00eb cilat t\u00eb tregojn\u00eb se si bashkit\u00eb p\u00ebrfituese kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb garanci q\u00eb k\u00ebto tregje do t\u00eb ishin funksionale n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb investimit, por, faktet tregojn\u00eb se sot, gati dy vjet pasi u ideua dhe u dhan\u00eb 1.3 milion\u00eb euro para t\u00eb fermer\u00ebve p\u00ebr pes\u00eb bashki, k\u00ebto t\u00eb fundit kan\u00eb nd\u00ebrtuar objektet, por nuk i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion.<\/p>\n<p>Le ti marrim me radh\u00eb bashkit\u00eb. Pes\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e pushtetit lokal q\u00eb p\u00ebrfituan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb grante t\u00eb fermer\u00ebve, jan\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 Bashkia Tiran\u00eb 28,639,350 lek\u00eb<\/p>\n<p>\u2013 Bashkia Vau i Dej\u00ebs 30,000,000 lek\u00eb<\/p>\n<p>\u2013 Bashkia Bulqiz\u00eb 23,751,991 lek\u00eb<\/p>\n<p>\u2013 Bashkia Kor\u00e7\u00eb 24,755,991 lek\u00eb<\/p>\n<p>\u2013 Bashkia Belsh 24,941,310 lek\u00eb<\/p>\n<p>Shuma totale e fondeve p\u00ebr t\u00eb pesta bashkit\u00eb fituese \u00ebsht\u00eb 132,088,642 lek\u00eb, apo rreth 1.3 milion\u00eb euro. Bashkia e Tiran\u00ebs, e cila p\u00ebrfitoi shum\u00ebn e rreth 280 mij\u00eb eurove nga AZHBR, hapi gar\u00ebn p\u00ebr tenderimin e k\u00ebtyre parave n\u00eb dat\u00ebn 4 janar t\u00eb vitit 2023. Tenderi q\u00ebndroi i hapur p\u00ebr vet\u00ebm dy jav\u00eb, teksa n\u00eb dat\u00ebn 24 janar t\u00eb vitit 2023 u shpall fituese kompania KACEDJA SHPK. N\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender mor\u00ebn pjes\u00eb 7 operator\u00eb ekonomik, nd\u00ebrsa tenderi u vler\u00ebsua me flamur t\u00eb kuq nga open data, pasi nga gara u skualifikuan t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt e tjer\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 fituesit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb, kthyer koh\u00eb m\u00eb par\u00eb autorit t\u00eb programit, thuhej se investimi parashikonte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb komponent\u00ebsh, q\u00eb si q\u00ebllim final kishin sigurimin e standardeve ushqimore p\u00ebr konsumator\u00ebt dhe uljen e \u00e7mimit p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Projekti ka si synim nd\u00ebrtimin e nj\u00eb strukture t\u00eb dedikuar p\u00ebr fermer\u00ebt lokal, si hap\u00ebsir\u00eb brenda investimit q\u00eb tashm\u00eb po zbatohet nga Bashkia p\u00ebr tregun agro-ushqimor. Projekti parashikon edhe financimin e standarteve t\u00eb siguris\u00eb ushqimore, struktura peshimi automatike dhe struktur\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpunimin, gatimin dhe riciklimin e produkteve bujq\u00ebsore. Objekti do t\u00eb ofroj\u00eb hap\u00ebsira tregtimi dhe magazinimi p\u00ebr tregtar\u00ebt e shumic\u00ebs si edhe hap\u00ebsira tregtimi me pakic\u00eb p\u00ebr fermer\u00ebt lokal. Fondi i p\u00ebrfituar nga AZHBR \u00ebsht\u00eb 28 639 350 lek\u00eb pa tvsh. Dhe me to do t\u00eb financohet nga vet\u00eb Bashkia shkon 34 367 220 lek\u00eb. Si n\u00eb p\u00ebrgjigjen e pik\u00ebs 2 edhe p\u00ebr pik\u00ebn 4 ju informojm\u00eb se, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb pik\u00eb grumbullimi, por hap\u00ebsir\u00eb tregtimi me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb, pasi synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shkurtimi i zinxhirit t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore nga toka drejt tavolin\u00ebs. Prandaj marr\u00ebdh\u00ebnia me fermer\u00ebt, sidomos ata lokal, do t\u00eb jet\u00eb par\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mundesine t\u00eb marrin me qira hap\u00ebsira edhe p\u00ebr t\u00eb tregtuar n\u00ebp\u00ebrmjet tregut dhe shkurtimit t\u00eb zinxhirit \u00ebsht\u00eb rritja e fitimit p\u00ebr fermeret dhe ulja e \u00e7mimeve p\u00ebr komumator\u00ebt<\/p>\n<p>K\u00ebto para, Bashkia e Tiran\u00ebs i mori dhe investoi n\u00eb prag t\u00eb fusha\u00ebs elektorale t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 14 majit, me q\u00ebllim, investimin brenda tregut t\u00eb ri agro-ushqimor t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Fark\u00eb, dedikuar si treg lokal ditor p\u00ebr fermer\u00ebt nga zonat rurale. Ky treg, i cili sipas afateve t\u00eb tenderit do t\u00eb duhet t\u00eb ishte nd\u00ebrtuar brenda 3 muajve, rezulton sot se nuk \u00ebsht\u00eb funksional, ose m\u00eb sakt\u00eb, nuk p\u00ebrdoret nga fermer\u00ebt lokal p\u00ebr t\u00eb cilin u investua.<\/p>\n<p>N\u00eb 8 maj t\u00eb vitit 2023, vet\u00ebm pak dit\u00eb para zgjedhjeve lokale, Erion Veliaj dhe ish ministrja e bujq\u00ebsis\u00eb Frida Krifca organizuan nj\u00eb cermeoni pomoze duke inauguruar n\u00eb t\u00ebrsi k\u00ebt\u00eb treg, i cili do t\u00eb duhet t\u00eb ishte p\u00ebrfunduar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa ka kushtuar mbi 2 milion\u00eb euro deri m\u00eb tani. Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb tenderat e ndar\u00eb n\u00eb disa lote p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij tregu q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb funksional n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb i ka fituar kompania KACDEDJA, EVEREST etj.<\/p>\n<p>Emisioni PLUG pa nga af\u00ebr pik\u00ebrisht investimin prej rreth 280 mij\u00eb eurove me TVSH p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tregut lokal brenda tregut ushqimor Tirana Agro Park. Sipas projektit, tregu i nd\u00ebrtuar do t\u00eb duhet t\u00eb ishte ky, pra nj\u00eb treg funksional, me tavolina, frigorifer dhe gjith\u00eb akseset ku fermer\u00ebt e Tiran\u00ebs do t\u00eb shisnin \u00e7do dit\u00eb prodhimet e tyre. Por, si\u00e7 shihet nga punimet n\u00eb terren, deri m\u00eb tani, \u00ebsht\u00eb krijuar vet\u00ebm kjo hap\u00ebsir\u00eb e mbuluar me panele metalike nd\u00ebrsa nuk ka asnj\u00eb kusht p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit nga fermer\u00ebt lokal. Pra, kur jan\u00eb kaluar t\u00eb gjitha afatet e p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve dhe jan\u00eb shpenzuar qindra mij\u00ebra euro t\u00eb taksapguesve dhe fermer\u00ebve, ky treg ka rezultuar vet\u00ebm nj\u00eb premtim elektoral.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimin e punimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb treg, i denoncoi edhe ish-kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, n\u00eb zgjedhjet e 14 majit, Belind K\u00eblli\u00e7i. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb periudh\u00eb fushate, K\u00eblli\u00e7i vizitoi k\u00ebt\u00eb treg, p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb shpenzur mbi 2 milion\u00eb euro, duke treguar se ai \u00ebsht\u00eb jo funksional. Edhe sot e k\u00ebsaj dite, ky treg \u00ebsht\u00eb pothuajse jo funksional.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr bashki, q\u00eb p\u00ebrfitoi fonde nga AZHBR p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sipas saj, nj\u00eb pik\u00eb grumbullimi p\u00ebr produktet bujq\u00ebsore t\u00eb fermer\u00ebve ishte, Bashkia Vau Dej\u00ebs. Madje, kjo bashki, q\u00eb deri n\u00eb 14 maj 2023 drejtohej nga Mark Babani, p\u00ebrfitoi shum\u00eb e plot\u00eb t\u00eb financimit nga ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, prej rreth 30 milion\u00eb lek\u00ebsh apo rreth 290 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave publike t\u00eb Open Data, bashkia Vau Dej\u00ebs, hapi gar\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pik\u00ebs s\u00eb grumbullimit n\u00eb dat\u00ebn 27 shtator t\u00eb vitit 2022, nd\u00ebrsa vendosi si vler\u00eb t\u00eb fondit limit shum\u00ebn e 28 milion lek\u00ebve, apo rreth 12 mij\u00eb euro m\u00eb pak se granti i fituar nga AZHBR. N\u00eb fakt, p\u00ebr tenderin u shpall fituese kompania KOMBESA SHA n\u00eb dat\u00ebn 13 tetor t\u00eb vitit 2022, nd\u00ebrsa vlera e kontraktuar me TVSH ishte shuma e 30 milion lek\u00ebve apo 300 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Plot\u00eb 300 mij\u00eb euro, para t\u00eb destinuara p\u00ebr fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, i mori bashkia e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs, e cila i ka shpenzuar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb godin\u00eb q\u00eb shihni n\u00eb ekran. Sot, godina \u00ebsht\u00eb jo funksionale, ajo nuk \u00ebsht\u00eb hapur kurr\u00eb dhe asnj\u00eb nga fermer\u00ebt e zon\u00ebs s\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs nuk e ka p\u00ebrdorur at\u00eb deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Madje, ngrihen dyshime se nd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj magazine, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i plot\u00eb. Sipas projektit, do t\u00eb duhet t\u00eb ishte nd\u00ebrtuar dhe nj\u00eb parkim, por, si\u00e7 shihet dhe nga pamjet, parkim nuk ka. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara nga Open Data, rezulton se bashkia Vau Dej\u00ebs, n\u00eb dat\u00ebn 24 korrik ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rishikim dhe modifikim t\u00eb kontrat\u00ebs duke shtyr\u00eb afatin e punimeve me 27 dit\u00eb kalendarike p\u00ebr shkak se sipas bashkis\u00eb projekti nuk kishte p\u00ebrfunduar p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve nga moti. Megjithat\u00eb, projekti fillestar do t\u00eb duhet t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar s\u00eb paku n\u00eb muajin maj t\u00eb vitit 2023, dhe do t\u00eb duhet t\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion p\u00ebr fermer\u00ebt e zon\u00ebs. Por si\u00e7 shihet, bashkia ka pranuar se projekti nuk kishte p\u00ebrfunduar as n\u00eb muajin korrik t\u00eb vitit 2023, e nd\u00ebrsa deri m\u00eb tani, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr inaugurimin e k\u00ebtij tregu nga kryebashkiaku aktual.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr bashki, q\u00eb p\u00ebrfitoi fonde direkte nga AHBR p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb treg lokal ishte dhe Bulqiza. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb siguruara nga emisioni Plug, bashkia Bulqiz\u00eb p\u00ebrfitoi financim nga AZHBR n\u00eb mas\u00ebn e 23,751,991 lek\u00eb apo rreth 230 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas vet\u00eb bashkis\u00eb, p\u00ebrgjigjur p\u00ebr programin, ky treg i mungon qytetit dhe do t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb vendtakim p\u00ebr fermer\u00ebt e zon\u00ebs, n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Bashkia Bulqiz\u00eb ka synuar p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes nga AZHBR, nd\u00ebrtimin e nj\u00eb tregu bujq\u00ebsor dhe agroushqimor brenda n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative Bulqiz\u00eb, i cili do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si vend takim p\u00ebr fermer\u00ebt e zon\u00ebs. Ky treg i munguar do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr fruta-perime, produkte agro- ushqimore do t\u00eb jet\u00eb ditor dhe i menaxhuar nga Bashkia Bulqiz\u00eb. Projekti i d\u00ebrguar nga ana jon\u00eb kap vler\u00ebn e 28,502,389 lek\u00ebsh t\u00eb reja nga t\u00eb cilat AZHBR ka financuar rreth 80% te projektit pra 23.751.991 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga bashkit\u00eb e tjera, Bulqiza, hapi dy her\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar tregun me parat\u00eb e fermer\u00ebve. Fillimisht, u hap gara n\u00eb 22 shtator t\u00eb vitit 2022, ky u shpall fituese p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tregut kompania EGLAND SHPK. Por \u00e7udit\u00ebrisht, pasi u shpall fituese kjo kompani n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb ku u skualifikuan t\u00eb gjith\u00eb kompanit\u00eb e tjera, bashkia e Bulqiz\u00ebs rihapi procedurat e tenderit nga e para n\u00eb muajin n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, ndon\u00ebse nuk pati asnj\u00eb ankesa nga operator\u00ebt e tjer\u00eb ekonomik p\u00ebr parregull\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mbetet enigm\u00eb anullimi I tenderit t\u00eb par\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb bulqiz\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb tenderin e dyt\u00eb, mor\u00ebn pje\u00eb vet\u00ebm dy kompani n\u00eb gar\u00eb, Selami SHPK q\u00eb u shpall fituese me vler\u00ebn e 270 mij\u00eb eurove me TVSH. Nga v\u00ebzhgimi I b\u00ebr\u00eb n\u00eb terren, rezulton se ky treg \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar, por ashtu si n\u00eb rastet e tjera, ai \u00ebsht\u00eb jo funksional. K\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb dhe vet\u00eb banor\u00ebt e Bulqiz\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt nuk din\u00eb t\u00eb japin nj\u00eb p\u00ebrgjigje mbi arsyet pse tregu \u00ebsht\u00eb jo funksional.<\/p>\n<p>Bashkia e Belshit, ishte nj\u00eb tjet\u00ebr bashki me fat q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb tort\u00ebn e parave t\u00eb fermer\u00ebve shqiptar\u00eb, fal\u00eb bujaris\u00eb s\u00eb AZHBR. Kjo bashki p\u00ebrfitoi 24,941,310 lek\u00eb ose rreth 240 mij\u00eb euro. Tregu i parshikuar n\u00eb projekt, u nd\u00ebrtua n\u00eb aksin rrugor Belsh-Berat, pran\u00eb liqenit t\u00eb Merhoj\u00ebs. Tregu ndodhet rreth 3 km larg qytetit t\u00eb Belshit.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb projektit, pasi bashkia nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur kurr\u00eb zyrtarisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb treg, rezulton se tenderi u hap n\u00eb dat\u00ebn 31 gusht dhe fituesi u shpall n\u00eb dat\u00ebn 7 tetor t\u00eb vitit 2022. N\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fituar 240 mij\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij tregu q\u00eb shihni n\u00eb ekran, mor\u00ebn pjes\u00eb 16 operator, por fitues u shpall kompania LTE Concstuktion INFINIT, me vler\u00ebn e rreth 180 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Punimet kan\u00eb zgjatur rreth tre muaj, nd\u00ebrsa tregu ka p\u00ebrfunduar n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve lokale t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Megjithat\u00eb, emisioni Plug ka kryer dy her\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme v\u00ebzhgim n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg. Nj\u00ebher\u00eb n\u00eb muajin tetor t\u00eb vitit 2023 dhe tashm\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2024. N\u00eb t\u00eb dy v\u00ebzhgimet e kryera, rezulton se tregu bujq\u00ebsor n\u00eb Belsh nuk \u00ebsht\u00eb funksional. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb dhe vet\u00eb banor\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se tregu nuk u inaugurua kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet dhe nga pamjet, tregu \u00ebsht\u00eb ky, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb boshe e mbuluar me tjegulla, dhe nj\u00eb godin\u00eb disa dhjet\u00ebra metra katror, pas nj\u00eb mobilim apo struktur\u00eb q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr fermer\u00ebt. Madje, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, duket se investimet edhe po d\u00ebmtohen p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mir\u00ebmbajtjes.<\/p>\n<p>Por historit\u00eb e d\u00ebshtimit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb parave me pika grumbullimi apo tregje n\u00eb bashkin\u00eb e Belshit, nuk p\u00ebrfundojn\u00eb me kaq. Gjat\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr realizimin n\u00eb terren n\u00eb tregjet e braktisura por t\u00eb financuara me para publike, gazetar\u00ebt e emisionit Plug zbuluan edhe nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb grumbullimi, po n\u00eb Bashkin\u00eb Belsh, e nd\u00ebrtuar me donacione t\u00eb huaja e cila nuk \u00ebsht\u00eb hapur kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pik\u00eb grumbullimi p\u00ebr produkte bujq\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb fshatin Seferan, me donacion t\u00eb qeveris\u00eb italiane n\u00ebp\u00ebrmjet IACA-s. banor\u00ebt thon\u00eb se prej nd\u00ebrtimit, pika dhurat\u00eb e qeveris\u00eb italiane n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb fermer\u00ebve t\u00eb Dumres\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb funksion.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e pranojn\u00eb dhe vet\u00eb zyrtar\u00ebt e bashkis\u00eb Belsh, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr emisionin Plug, u shpreh\u00ebn se bashkia nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb rolin e grumbulluesit, duke treguar gjithashtu se magazine do t\u00eb jepet n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr subjekte apo shoqata private.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ky pohim tregon kontradikt\u00ebn e madhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb bashkive, t\u00eb cilat kan\u00eb krijuar pika grumbullimi p\u00ebr produktet bujq\u00ebsore, duke u futur n\u00eb nj\u00eb sektor q\u00eb e kryen zakonisht sip\u00ebrmarrja private. madje, sot n\u00eb shqip\u00ebri, si\u00e7 tregojn\u00eb dhe ekspert\u00ebt jan\u00eb me qindra pika grumbulli q\u00eb menaxhohen nga biznesi privat dhe q\u00eb kan\u00eb krijuar mund\u00ebsi q\u00eb fermer\u00ebt t\u00eb shesin prodhimet e tyre bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Bashkia Kor\u00e7\u00eb, ishte gjithashtu nj\u00eb nd\u00ebr pes\u00eb bashkit\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitoi para t\u00eb destinuara p\u00ebr fermer\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet e tregut ekzistues t\u00eb gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjall\u00eb n\u00eb fshatin Turan. Nga qeveria, bashkia e Kor\u00e7\u00ebs p\u00ebrfitoi rreth 240 mij\u00eb euro, nga t\u00eb cilat rezulton se ka shpenzuar rreth 180 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas projektit, dhe p\u00ebrgjigjes s\u00eb kthyer koh\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr programin, parat\u00eb jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr asfaltimin e rrug\u00ebve hyr\u00ebse dhe dal\u00ebse, parkingut, hap\u00ebsirave t\u00eb gjelb\u00ebrta dhe vendq\u00ebndrimit t\u00eb kafsh\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ky treg q\u00eb shihni n\u00eb pamje, rezulton sot se \u00ebsht\u00eb i vetmi treg funksional, nga pes\u00eb tregjet apo pikat e grumbullimit, q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00ebr\u00ebsisht apo pjes\u00ebrisht nga fondet e destinuara p\u00ebr fermer\u00ebt.<\/p>\n<p>Sot gati dy vjet pasi qeveria i hapi rrug\u00eb bashkive t\u00eb p\u00ebrfitonin fonde t\u00eb destinuara p\u00ebr fermer\u00ebt, rezulton se pes\u00eb bashki kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb total 1.3 milion\u00eb euro, me pretendimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb tregjeve lokale. Nga v\u00ebzhgimi n\u00eb terren, i programit \u201cPlug\u201d, rezulton se t\u00eb pakt\u00ebn 4 nga pes\u00eb tregjet e nd\u00ebrtuara, jan\u00eb jasht\u00eb funksionit dhe nuk u sh\u00ebrbejn\u00eb as fermer\u00ebve dhe as qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt Alban \u00c7akalli dhe Eduard Sharka, e cil\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb si abuzim me fondet q\u00eb duhet t\u00eb shkonin p\u00ebr fermer\u00ebt. Sipas tyre, \u00ebsht\u00eb e gabuar q\u00eb bashkit\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar para t\u00eb destinuara p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e bujq\u00ebsis\u00eb, pasi ligji i ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi bashkit\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb tregje lokale nga t\u00eb ardhurat e tyre.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e siguruar nga emisioni Plug, p\u00ebr vitin 2022, qeveria subvencionoi nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha bujq\u00ebsore t\u00eb vendit, Divjak\u00ebn, me nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 1.3 milion\u00eb euro. Nga t\u00eb dh\u00ebnat rezulton se 1.3 milion\u00eb euro, q\u00eb qeveria dha p\u00ebr fermer\u00ebt e Divjak\u00ebs, u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb rreth 1700 fermer\u00eb t\u00eb zon\u00ebs. Pra, n\u00ebse 1.3 milion\u00eb euro q\u00eb qeveria ua dha 5 bashkive, do t\u00eb shp\u00ebrndaheshin direkt p\u00ebr fermer\u00ebt, nga ato do t\u00eb p\u00ebrfitonin s\u00eb paku 1700 fermer n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Por, ky \u00ebsht\u00eb rasti I rrall\u00eb, q\u00eb qeveria qendrore u jep fondet e fermer\u00ebve bashkive, t\u00eb cilat I p\u00ebrdor\u00ebn ato vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime propoagandistike pasi si\u00e7 ka faktuar tashm\u00eb emisioni \u201cPlug\u201d, k\u00ebto tregje apo pika grumbullimi jan\u00eb jasht\u00eb funksionit. Sa her\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka diskutim p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e fermer\u00ebve, referenc\u00eb si model suksesi \u00ebsht\u00eb Kosova.<\/p>\n<p>Emisioni Plug, intervistoi nj\u00eb prej fermer\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Smajl Balaj, nj\u00eb i ri i cili ka vendosur t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb vendlindjen e tij Drenas, teksa kultivon Luleshtrydhet.<\/p>\n<p>Smajli tregoi se n\u00eb Kosov\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb pushteti lokal nuk merr fondet e fermer\u00ebve, por ndryshe nga Shqip\u00ebria, komunat n\u00eb Kosov\u00eb, japin subvencione krah pushtetit q\u00ebndror p\u00ebr t\u00eb ndihmuar fermer\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai tregon rastin e disa komunave, t\u00eb cilat, subvecionojn\u00eb jo vet\u00ebm qum\u00ebshtin p\u00ebr lit\u00ebr, por edhe sip\u00ebrfaqet e mbjella me grur\u00eb, bag\u00ebtit\u00eb apo kultura t\u00eb tjera bujq\u00ebsore, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb interesit ekonomik t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Eduart Shark\u00ebs, k\u00ebto tregje t\u00eb krijuara nga bashkit\u00eb nuk do t\u00eb funksionojn\u00eb kurr\u00eb, pasi fermer\u00ebt, sipas tij, jan\u00eb t\u00eb lidhur me pikat e grumbullimit apo tregtar\u00ebt e m\u00ebdhenj.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se k\u00ebto tregje jan\u00eb nj\u00eb skem\u00eb abuzimi, me q\u00ebllim final privatizimin e k\u00ebtyre pikave t\u00eb grumbullimit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb cop\u00ebz e historis\u00eb s\u00eb abuzimit, k\u00ebt\u00eb her\u00eb t\u00eb vet\u00eb shtetit, me fondet q\u00eb duhet t\u00eb shkonin n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fermer\u00ebve. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb rast i rrall\u00eb, ku qeveria q\u00ebndrore, financon me parat\u00eb e fermer\u00ebve qeverin\u00eb lokale, e cila n\u00eb fakt, me fuqin\u00eb q\u00eb i jep ligji, duhet t\u00eb ishte pararoj\u00eb e mb\u00ebshtetjes s\u00eb fermer\u00ebve me subvencione sikund\u00ebr ndodh n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kombit, Kosov\u00ebn. <\/p>\n<p>Syri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e abuzimeve me fondet n\u00eb bujq\u00ebsi, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ajo e skandalit t\u00eb zbuluar nga OLAF, me fondet IPARD, por dhe vet\u00eb shteti shqiptar ka shp\u00ebrdoruar fondet e dedikuara p\u00ebr fermer\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb emision, PLUG do t\u00eb sjell\u00eb historin\u00eb e miliona eurove t\u00eb investuara nga disa bashki t\u00eb vendit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pikave t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":70196,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-70195","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70195","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70195"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70195\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70196"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}