{"id":70447,"date":"2024-02-05T09:25:59","date_gmt":"2024-02-05T09:25:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=70447"},"modified":"2024-02-05T09:26:06","modified_gmt":"2024-02-05T09:26:06","slug":"berisha-o-sot-o-kurre-ne-kete-beteje-pa-kthim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/05\/berisha-o-sot-o-kurre-ne-kete-beteje-pa-kthim\/","title":{"rendered":"Berisha: O sot, o kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb pa kthim!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve mbr\u00ebm\u00eb q\u00eb t\u00eb bashkohen n\u00eb protest\u00ebn e sotme t\u00eb opozit\u00ebs para Kuvendit n\u00eb or\u00ebn 17:00. Berisha tha, o sot, o kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb pa kthim, n\u00eb mosbindje civile!<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb dhe qytetare, q\u00ebndrestar\u00eb, misionar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb guximit, liris\u00eb dhe shpres\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur dhe t\u00eb nderuar artist\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e nj\u00ebrit prej simboleve m\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb kombit shqiptar, q\u00eb me pasionin, dashurin\u00eb tuaj p\u00ebr teatrin, pasionin, dashurin\u00eb tuaj p\u00ebr artin dhe kultur\u00ebn e k\u00ebtij kombi, sakrifikuat n\u00eb 7 vite n\u00eb protest\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, m\u00eb qytetare, q\u00eb Europa dhe bota ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr, qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe mbar\u00eb kombit u jan\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr betej\u00ebn epike n\u00eb mbrojtje t\u00eb teatrit. N\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb, t\u00eb artit nga barbaria, nga kartelet e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur artiste dhe artist\u00eb!<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr ndaj jush jan\u00eb borxhli, jan\u00eb demokratet dhe demokrat\u00ebt e Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kurr\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk duhet t\u00eb lejonin dhe s\u2019mund t\u00eb lejonin asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 triumfit t\u00eb kauz\u00ebs tuaj.<\/p>\n<p>E keni th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe e that\u00eb dhe sonte, se fati i teatrit ishte fati i demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Se rr\u00ebnimi i teatrit nga barbar\u00eb defakto d\u00ebshmoi p\u00ebr rr\u00ebnimin madhor t\u00eb vlerave n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri dhe u ndoq me shpejt\u00ebsi me rr\u00ebnimin e demokracis\u00eb, ashtu si muret e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Skena e tij, e gjith\u00eb qenia e tij u mposht\u00ebn nga droga, karteli i saj, Edi Rama, Erion Velaij. At\u00eb fat pati dhe ka n\u00eb Shqip\u00ebri, demokracia shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja, beteja epike e artist\u00ebve p\u00ebr teatrin, e punonj\u00ebsve do t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe shqiptar\u00ebt drejt rikthimit t\u00eb teatrit n\u00eb legjend\u00ebn dhe epik\u00ebn e tij, n\u00eb legjend\u00ebn dhe epik\u00ebn e luft\u00ebs, betej\u00ebs s\u00eb pamposhtur q\u00eb k\u00ebta burra e gra, artist\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, qytetar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb zhvilluan n\u00eb mbrojtje t\u00eb teatrit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Si\u00e7 u shemb teatri, nj\u00ebra pas tjet\u00ebr u shemb\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri shtyllat e rendit kushtetues, u shemb\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, shtyllat e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb u d\u00ebshmua e paqen\u00eb n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr Teatrin, u d\u00ebshmua e paqen\u00eb n\u00eb mbrojtjen e vot\u00ebs megjith\u00ebse kishte 700 mij\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje, b\u00ebri q\u00eb e keqja e pandalshme t\u00eb ngadh\u00ebnjej\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb qesharake, m\u00eb absurde se sa t\u00eb pretendosh se pas k\u00ebtyre barbarive Edi Rama do t\u00eb rr\u00ebzohet me vot\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Se Edi Rama do t\u00eb pranoj\u00eb rotacionin.<\/p>\n<p>Edi Rama me ata buldozer\u00eb q\u00eb shembi teatrin, n\u00eb at\u00eb frym\u00eb shembi parlamentin. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn protestohet para parlamentit si n\u00eb asnj\u00eb tjet\u00ebr parlament n\u00eb bot\u00eb. 23 deputet\u00eb tuaj nuk hyn\u00eb dot n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit sepse i kan\u00eb p\u00ebrjashtuar Rama dhe Linda e tij sikur ta kishin parlamentin pron\u00eb private dhe jo tempull i demokracis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj dhe nes\u00ebr \u00e7do qytetar, \u00e7do qytetare, duhet t\u00eb lej\u00eb \u00e7do gj\u00eb, t\u00eb bashkohet me deputet\u00ebt e opozit\u00ebs para parlamentit.<\/p>\n<p>Parlamenti \u00ebsht\u00eb i qytetar\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb i trafikant\u00ebve!<\/p>\n<p>Parlamenti \u00ebsht\u00eb i qytetar\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb i krimineleve!<\/p>\n<p>Parlamenti \u00ebsht\u00eb i qytetar\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb i hajdut\u00ebve dhe vjedh\u00ebsve!<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Ish-numri dy p\u00ebr 9 vite i qeveris\u00eb shqiptare, tani n\u00eb m\u00ebrgim, l\u00ebshoi nga Zvicra aktakuza mbi Edi Ram\u00ebn, Erion Veliajn si eksponent\u00ebt m\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb mafias n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Si hajdut\u00ebt m\u00eb kryesor\u00eb n\u00eb afer\u00ebn e djeg\u00ebsave.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se n\u00ebse do t\u00eb hetohej kjo afer\u00eb, shqiptar\u00ebt do t\u00eb llahtariseshin dhe se p\u00ebrfshirja \u00ebsht\u00eb maksimalisht n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni ndjekur k\u00ebto dit\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb zhvillim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Ky zhvillim \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, me gjith\u00eb akuzat direkte p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, Erion Veliaj, Altin Dumani, Belinda Balluku, asnj\u00eb fjal\u00eb, asnj\u00eb rrokje nuk kan\u00eb shqip\u00ebruar ata t\u00eb cil\u00ebt menduan se, Arben Ahmetaj nuk ka gj\u00eb t\u00eb re, u ngut\u00ebn. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjitha ato q\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb Arben Ahmetaj, i ka th\u00ebn\u00eb PD n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrjavshme.<\/p>\n<p>Por mos harroni miqt\u00eb e mi se k\u00ebsaj here, bomba shp\u00ebrthej nga brenda.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj here, Edi Rama nuk guxoi t\u00eb flas\u00eb, sepse Arben Ahmetaj i nxjerr t\u00eb tjera. K\u00ebsaj here, Edi Rama nuk foli, ndon\u00ebse Arben Ahmetaj u tha shqiptar\u00ebve se kryesia q\u00eb ai drejton, qeveria q\u00eb ai drejton \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>Se vet\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb arkitekti fam\u00ebzi i kanabizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Se ai \u00ebsht\u00eb niveli maksimal q\u00eb mbledh 17 firma n\u00eb nj\u00eb or\u00eb n\u00eb afer\u00ebn e djeg\u00ebsave. Kurse Rama heshti dhe vet\u00ebm heshti, sepse Rama d\u00ebgjoi fjal\u00ebn tjet\u00ebr, po t\u00eb hetohet, shqiptar\u00ebt llahtarisen.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Deklaratat e Arben Ahmetajt, struk\u00ebn n\u00eb strofull\u00ebn e tij, Neronin e Tiran\u00ebs, Erion Veliajn. Ai \u00ebsht\u00eb pronari tha, \u00ebsht\u00eb pronari i v\u00ebrtet\u00eb i djeg\u00ebsit. Keni d\u00ebgjuar ju t\u00eb ket\u00eb shqip\u00ebruar nj\u00eb fjal\u00eb?<\/p>\n<p>I nxori dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsin me t\u00eb cilin ka zhdukur 60 milion\u00eb. Keni d\u00ebgjuar t\u00eb shqip\u00ebroj\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb. Por nga i gjith\u00eb establishmeti i narko shtetit, organizata kriminale q\u00eb quhet qeveri, organizata tjet\u00ebr kriminale q\u00eb quhet bashki, asnj\u00eb nuk foli.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb njeri foli, dhe do t\u00eb m\u00eb lejoni pak ju lutem t\u00eb ja lexoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tekstuale se si Bolino i Edi Ram\u00ebs, akuzon sot Erion Veliaj: Se si Bolino pohon e zez\u00eb mbi t\u00eb bardh\u00eb, se Erion Velaij \u00ebsht\u00eb pronari i djeg\u00ebsit t\u00eb Tiran\u00ebs:<\/p>\n<p>Do m\u00eb lejoni t\u00eb ua lexoj: Arben Ahmetaj, thot\u00eb ai, pa e pasur mendjen zbuloi m\u00ebkat\u00ebn e tij, pra q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai informatori politiko-informatik n\u00eb skandalin e incenerator\u00ebve dhe duke treguar urrejtjen e tij p\u00ebr Erion Veliajn, q\u00eb e p\u00ebrjashtoi nga projekti i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, Bolino i Ram\u00ebs, thot\u00eb se Erion Veliaj, pronari i djeg\u00ebsit p\u00ebrjashtoi Arben Ahmetajn, dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, ky \u00ebsht\u00eb i vetmi reagim gjer sot, pas 3 dit\u00ebsh nga klani mafioz i vjedhjes s\u00eb shekullit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Asnj\u00eb fjal\u00eb, asnj\u00eb reagim nga binomi fam\u00ebzi Dumani-Kraja, Kraja-Dumani.<\/p>\n<p>Akuzat q\u00eb l\u00ebshoi Arben Ahmetaj, nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se ato q\u00eb kemi l\u00ebshuar ne ndaj tyre. Opozita prej shum\u00eb muajsh i ka konsideruar ata, shpallur, grup t\u00eb strukturuar kriminal, organizat\u00eb t\u00eb strukturuar kriminale.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrs\u00ebri ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb hezituar, mund t\u00eb mos ken\u00eb p\u00eblqyer k\u00ebto etiketime, t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb absolute, kurr\u00eb nuk mund tu b\u00ebheshin, atyre q\u00eb zbatonin ligjin, asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, por u b\u00ebheshin se ata jan\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb monstruoz n\u00eb krimet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara.<\/p>\n<p>Arben Ahmetaj u tha shqiptar\u00ebve se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hetonte pllakat e banjos dhe laminatet e kuzhin\u00ebs sime, Altin Dumani injoronte, nuk hetonte, amnistonte, vidhte s\u00eb bashku me Erion Veliajn dhe Edi Ram\u00ebn, 60 milion\u00eb euro t\u00eb taksapaguesve. Arben Ahmetaj pohoi ato q\u00eb kemi denoncuar, se k\u00ebta jan\u00eb nj\u00eb grup i strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Me modelin e hetimit t\u00eb Arben Ahmetaj q\u00eb zgjodhi Altin Dumani, ai d\u00ebshmoi se \u00ebsht\u00eb autor kryesor i amnistimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, t\u00eb Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Sepse ai p\u00ebr t\u00eb mashtruar shqiptar\u00ebt u hodhi kok\u00ebn e turkut, duke mos hetuar procedur\u00ebn e djeg\u00ebsave, por duke hetuar pllakat e banjos, laminatet dhe burimet e t\u00eb ardhurave t\u00eb Arben Ahmetajt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe sot e k\u00ebsaj dite ky prokuror kriminel nuk prek kontrat\u00ebn kriminale. Edhe sot e k\u00ebsaj dite ky prokuror kriminel nuk anulon kontrat\u00ebn kriminale, sipas s\u00eb cil\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 110 milion\u00eb t\u00eb zhdukura deri m\u00eb tani, qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs u merren \u00e7do dit\u00eb 80 mij\u00eb euro p\u00ebr djegien e plehrave q\u00eb nuk digjet asnj\u00eb kilogram.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ky? A nuk \u00ebsht\u00eb ky bashk\u00ebhajdut nj\u00ebsoj si Erion Veliaj?! A nuk \u00ebsht\u00eb ky puseta e gjirizit t\u00eb korrupsionit qeveritar?<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Kurr\u00eb t\u00eb mos harrojm\u00eb se ka dy arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb shpres\u00ebn e nj\u00eb kombi. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmbimi i vot\u00ebs, tjetra \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmbimi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj o sot, o kurr\u00eb, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb ngriheni kund\u00ebr armikut kryesor t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, Edi Rama. T\u00eb ngriheni kund\u00ebr armiqve t\u00eb ligjit dhe t\u00eb drejt\u00ebs suaj, Duman\u00eb dhe kompani. Kjo betej\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimtare.<\/p>\n<p>Edi Rama mendon se duke asgj\u00ebsuar parlamentin, arrestuar kreun e opozit\u00ebs, do t\u00eb vendos\u00eb paqen e tij. Do t\u00eb hesht\u00eb me dhun\u00ebn e policis\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb, \u00e7do z\u00eb opozitar.<\/p>\n<p>Prandaj o sot o kurr\u00eb, nes\u00ebr para Parlamentit!<\/p>\n<p>Parlamenti \u00ebsht\u00eb i qytetar\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb i kriminel\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb i bandit\u00ebve. Koha fton \u00e7do qytetar t\u00eb ngrihet o sot, o kurr\u00eb n\u00eb mosbindje civile. Nuk mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zyr\u00eb Edi Rama, ky hajdut i nd\u00ebshkuar, i damkosur, i akuzuar nga drejt\u00ebsia amerikane si njeriu q\u00eb korruptoi kryezbuluesin e vendit udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zyr\u00eb Edi Rama, ky armik i eg\u00ebr i opozit\u00ebs, q\u00eb me procese politike k\u00ebrkon ta asgj\u00ebsoj\u00eb at\u00eb. Nuk mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zyr\u00eb Edi Rama, njeriu q\u00eb kanabizoi Shqip\u00ebrin\u00eb. Njeriu q\u00eb vet\u00ebn n\u00eb afer\u00ebn e djeg\u00ebsave ka vjedhur 200 milion\u00eb dhe priste t\u00eb vidhte 1 miliard\u00eb. Nuk mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zyr\u00eb Edi Rama, njeriu q\u00eb po grabit 1.4 milion\u00eb met\u00ebr katror\u00eb tok\u00eb n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit me Alabarin e tij p\u00ebr Dubai City.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebmb\u00eb qytetar\u00eb! O sot, o kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb pa kthim, n\u00eb mosbindje civile. O sot, o kurr\u00eb drejt fitores!<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Partia Demokratike, opozita shqiptare.<\/p>\n<p>Nderim t\u00eb pakufijsh\u00ebm artist\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr Teatrin. L\u00ebvizja p\u00ebr Teatrin \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr kultur\u00ebn, p\u00ebr identitetin, p\u00ebr simbolin m\u00eb t\u00eb arrir\u00eb t\u00eb kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<p>Fitore, fitore fitore!<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb ora 5, Shqip\u00ebria p\u00ebrpara parlamentit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve mbr\u00ebm\u00eb q\u00eb t\u00eb bashkohen n\u00eb protest\u00ebn e sotme t\u00eb opozit\u00ebs para Kuvendit n\u00eb or\u00ebn 17:00. Berisha tha, o sot, o kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb pa kthim, n\u00eb mosbindje civile! FJALA E PLOT\u00cb Qytetar\u00eb dhe qytetare, q\u00ebndrestar\u00eb, misionar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb guximit, liris\u00eb dhe shpres\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67589,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-70447","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70447","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70447"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70447\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70447"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70447"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70447"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}