{"id":70883,"date":"2024-02-08T11:01:55","date_gmt":"2024-02-08T11:01:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=70883"},"modified":"2024-02-08T11:09:11","modified_gmt":"2024-02-08T11:09:11","slug":"teliti-taksa-rilindase-me-e-larta-ne-bote-jetesa-nen-qeverisjen-e-rames-cdo-vit-dhe-me-e-shtrenjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/08\/teliti-taksa-rilindase-me-e-larta-ne-bote-jetesa-nen-qeverisjen-e-rames-cdo-vit-dhe-me-e-shtrenjte\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria me taksa dy her\u00eb m\u00eb larta se vendet e tjera t\u00eb rajonit"},"content":{"rendered":"<p><strong>DEKLARATA E DORIAN TELITIT:<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebdita t\u00eb nderuar qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Prej 11 vitesh jetesa \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e kushtueshme dhe mir\u00ebq\u00ebnia jon\u00eb nuk ka par\u00eb dit\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Prej 11 vitesh qytetar\u00ebt dhe bizneset shqiptare jan\u00eb p\u00ebrballur me sfida nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, duke luftuar \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb, ndon\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e ka humbur k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>Prej 11 vitesh shqiptar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb makineri qeveritare q\u00eb \u00e7do dit\u00eb ka menduar vet\u00ebm si e si t\u00eb godas\u00eb dhe t\u00eb mbaj\u00eb n\u00ebn hyqem si qytetarin ashtu edhe sip\u00ebrmarr\u00ebsin, duke p\u00ebrdorur \u00e7do instrument, duke filluar nga kontrollet arbitrare, e deri te procedurat e komplikuara dhe rritja dyshifrore e taksave dhe tatimeve.<\/p>\n<p>T\u00eb shumta jan\u00eb raportet e organizatave vendase dhe atyre nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb flasin me shqet\u00ebsim p\u00ebr normat e larta t\u00eb taksimit n\u00eb vendin ton\u00eb, p\u00ebr parat\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb paguara nga shqiptar\u00ebt si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb tyre, dhe shp\u00ebrdorimet p\u00ebr koncesione, lukse e vendime t\u00eb humbura n\u00eb gjykatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Taksat, publikoi n\u00eb raportin e saj renditjen e vendeve t\u00eb rajonit p\u00ebrsa i p\u00ebrket Tatimit mbi t\u00eb Ardhurat Personale, apo e th\u00ebn\u00eb ndryshe tatimit mbi pun\u00ebn, trurin, mundin dhe djers\u00ebn.<\/p>\n<p>E ku mund t\u00eb ishte e renditur Shqip\u00ebria? Ku mendoni ju? Aty, po po aty, n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs p\u00ebr norm\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tatimit mbi t\u00eb ardhurat personale, me 23%-shin krenar rilindas, e cila ka g\u00ebrryer t\u00eb ardhurat e shqiptar\u00ebve, t\u00eb ardhurat e shtres\u00ebs s\u00eb mesme, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten shtresa guximtare dhe intelektuale e shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Askush si ne, asnj\u00eb vend i rajonit, t\u00eb gjith\u00eb ata duke filluar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, e deri te Rumania dhe Bullgaria, tatimin mbi pun\u00ebn e kan\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 10%, apo t\u00eb pakt\u00ebn 2 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se vendi yn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse ke p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb d\u00ebmtosh ekonomin\u00eb e vendit t\u00ebnd, n\u00ebse ke p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb godas\u00ebsh konsumin, n\u00ebse ke p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shkurajosh investimet si vendase ashtu edhe t\u00eb huaja, n\u00ebse k\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb largosh njer\u00ebzit e t\u00eb shpopullosh Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb prej m\u00ebnyrave m\u00eb t\u00eb shpejta dhe eficente \u00ebsht\u00eb ajo e rritjes s\u00eb barr\u00ebs fiskale e sidomos rritja e taksimit mbi djers\u00ebn dhe mundin e atyre q\u00eb punojn\u00eb, dhe fatkeq\u00ebsisht sot mund t\u00eb themi me plot goj\u00ebn se qeveria e ka arritur q\u00ebllimin e saj.<\/p>\n<p>Qeveria ja ka dal\u00eb t\u00eb mbys\u00eb shpirtin kurajoz, krijues, sip\u00ebrmarr\u00ebs e pun\u00ebtor t\u00eb shqiptar\u00ebve, dhe sot q\u00eb flasim Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfytyruar n\u00eb nj\u00eb vend me ekonomi q\u00eb pak prodhon e shum\u00eb njer\u00ebz humbet rrug\u00ebve t\u00eb emigrimit.<\/p>\n<p>Potencialet e vendit ton\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, dhe fakti q\u00eb 12 vite m\u00eb par\u00eb vendi yn\u00eb merrej si shembull i suksesit, shembull n\u00eb thithjen e investimeve t\u00eb huaja, shembull i menaxhimit t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb koh\u00eb krize bot\u00ebrore, etj, tregon qart\u00ebsisht se n\u00ebse ke vullnet dhe nd\u00ebrmerr politikat dhe hapat e duhur vendi yn\u00eb do mund t\u00eb shoh\u00eb drit\u00ebn n\u00eb fundin e tunelit.<\/p>\n<p>Ndaj Partia Demokratike, riktheson edhe nj\u00ebher\u00eb q\u00ebndrimin e saj politik dhe programor, q\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb marrjes s\u00eb drejtimit t\u00eb pun\u00ebve me vot\u00ebn tuaj t\u00eb lir\u00eb, do t\u00eb ul\u00eb ndjesh\u00ebm taksat dhe do t\u00eb rikthej\u00eb menj\u00ebher\u00eb skem\u00ebn e taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb.<\/p>\n<p>Taksa e shesht\u00eb mbi t\u00eb ardhurat personale n\u00eb mas\u00ebn 10%, duke ruajtur fash\u00ebn mbrojt\u00ebse ekzistuese, do jet\u00eb sinjali i par\u00eb q\u00eb do perceptojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ky vend me shum\u00eb mund e pun\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do b\u00ebhet nj\u00eb vend normal p\u00ebr t\u00eb jetuar e rritur f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, nj\u00eb vend normal p\u00ebr t\u00eb zhvilluar veten dhe sip\u00ebrmarrjen vendase!<\/p>\n<p><em>Ju faleminderit!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARATA E DORIAN TELITIT: Mir\u00ebdita t\u00eb nderuar qytetar\u00eb! Prej 11 vitesh jetesa \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e kushtueshme dhe mir\u00ebq\u00ebnia jon\u00eb nuk ka par\u00eb dit\u00eb t\u00eb mira. Prej 11 vitesh qytetar\u00ebt dhe bizneset shqiptare jan\u00eb p\u00ebrballur me sfida nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, duke luftuar \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb, ndon\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":70885,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-70883","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70883"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70883\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70885"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}