{"id":70942,"date":"2024-02-08T19:31:00","date_gmt":"2024-02-08T19:31:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=70942"},"modified":"2024-02-08T19:31:00","modified_gmt":"2024-02-08T19:31:00","slug":"afera-e-familjes-kryeministrore-si-avulluan-13-milione-euro-me-firmen-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/08\/afera-e-familjes-kryeministrore-si-avulluan-13-milione-euro-me-firmen-e-rames\/","title":{"rendered":"Afera e familjes kryeministrore, si avulluan 13 milion\u00eb euro me firm\u00ebn e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Teksa mbi 50 shqiptar\u00eb gjendeshin t\u00eb vdekur n\u00ebn rr\u00ebnojat e t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit dhe qindra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dergjeshin t\u00eb plagosur, kryeministri mblodhi Komitetin e Emergjencave civile p\u00ebr t\u00eb autorizuar AKUM-in q\u00eb t\u00eb prokuronte pa tender eko parkun e Porto Romanos tek nj\u00eb joint venture i ngritur nga kompania e inceneratorit.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga\u00a0Klodian Tomorri,<\/strong>\u00a0<a href=\"https:\/\/www.kapitali.al\/pusi-i-thelle-i-porto-romanos\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">KAPITALI<\/a><\/p>\n<p>De Mare S.R.L ishte nj\u00eb kompani modeste me baz\u00eb n\u00eb Moliterno t\u00eb Potenc\u00ebs, e themeluar n\u00eb vitin 2009. Me nj\u00eb staf total prej 10 punonj\u00ebsish, n\u00eb vitin 2019 kompania regjistronte nj\u00eb xhiro totale m\u00eb pak se 2.6 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa fitimi i saj luhatej rreth 300 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kompania e Fausto De Mares mbase nuk e kishte idene se fati i saj ishte i lidhur n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn me fatin e shqiptar\u00ebve. Ose m\u00eb sakt\u00eb nuk e dinte se nj\u00eb tragjedi komb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb bekim p\u00ebr t\u00eb. Por k\u00ebshtu ndodhi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2019, kompania modeste nga Potenza u piketua nga qeveria e Tiran\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpunim me rrethin e incenerator\u00ebve si realizuesja e projektit p\u00ebr mbylljen e venddepozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Porto Romano dhe nd\u00ebrtimin aty t\u00eb nj\u00eb Eko-Parku. Dhe bingo. Xhiro e De Mares k\u00ebrceu nga 2.6 milion\u00eb euro q\u00eb ishte n\u00eb 2019-\u00ebn, n\u00eb 10 milion\u00eb euro vet\u00ebm nj\u00eb vit m\u00eb pas.<\/p>\n<p><strong>Sa shum\u00eb rast\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn e 14 tetorit 2019, n\u00eb Potenza ishte nj\u00eb dit\u00eb e bukur me diell. Fausto de Mare s\u00eb bashku me djalin e tij Carmine nxituan p\u00ebr n\u00eb selin\u00eb e kompanis\u00eb. Dhe kishin nj\u00eb arsye t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. N\u00eb or\u00ebn 9 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dy bashk\u00eb zhvilluan mbledhjen e asambles\u00eb s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ku vendos\u00ebn t\u00eb hapnin nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb De Mares edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e hapjes s\u00eb deg\u00ebs thuhej tekstualisht: \u201cN\u00eb vitin 2018, De Mare Srl ka hapur nj\u00eb zyr\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila \u00ebsht\u00eb konsoliduar. Por sot ka lindur nevoja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatur operimin e kompanis\u00eb me normativat fiskale t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar mund\u00ebsit\u00eb e reja p\u00ebr t\u00eb vepruar direkt n\u00eb n\u00eb sektorin e mbetjeve, duke vler\u00ebsuar hapjen e nj\u00eb filiali lokal.\u201d<\/p>\n<p>Dhe mund\u00ebsia n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruanin n\u00eb vendim De Maret u krijua vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb. \u00a0N\u00eb dat\u00ebn 15 tetor Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve shpalli nj\u00eb tender t\u00eb hapur me vler\u00eb 1.68 miliard\u00eb lek\u00eb ose mbi 16 milion\u00eb euro p\u00ebr mbylljen e venddepozitimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Porto Romano.<\/p>\n<p>De Mare e regjistroi deg\u00ebn e saj n\u00eb Shqip\u00ebri me emrin De Mare Albania n\u00eb 18 tetor, tre dit\u00eb pas hapjes s\u00eb tenderit, i cili fillimisht ishte parashikuar t\u00eb zhvillohej n\u00eb mes t\u00eb n\u00ebntorit. Por me sa duket De Mare dhe ata q\u00eb e soll\u00ebn k\u00ebtu nuk i b\u00ebn\u00eb dot gati letrat. Ose nuk donin konkurrenc\u00eb fare.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa dit\u00eb, fati i tenderit 16 milion\u00eb euro mbeti n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Teksa normalisht duhej t\u00eb shpallej fituesi, n\u00eb Shqip\u00ebri ndodhi t\u00ebrmeti tragjik i 26 n\u00ebntorit t\u00eb 2019-\u00ebs. Kjo ishte goditja e fatit p\u00ebr De Maren dhe band\u00ebn e inceneratorit q\u00eb e solli at\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>Korrupsion i nivelit t\u00eb lart\u00eb qeveritar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 7 dhjetor n\u00eb Buletinin e Prokurimeve Publike u lajm\u00ebrua papritmas se tenderi p\u00ebr eko parkun e Porto Romanos ishte anulluar. Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve njoftonte se ky vendim ishte marr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shkres\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave me \u201cNr. 21920 Prot, dat\u00eb 02.12.2019, Lenda \u2013 Mbi prioritetin e pagesave n\u00eb kushtet e gjendjes s\u00eb shpallur te fatkeq\u00ebsis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Ky ishte vet\u00ebm hapi i par\u00eb. Dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 16 dhjetor Edi Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile. Mbledhja kishte vet\u00ebm 2 pika n\u00eb rendin e dit\u00ebs. Pika e par\u00eb ishte ajo q\u00eb urdh\u00ebronte t\u00eb gjitha qarqet e goditura nga t\u00ebrmeti q\u00eb t\u2019i depozitonin mbetjet inerte t\u00eb krijuara nga t\u00ebrmeti n\u00eb venddepozitimin e Porto Romanos.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pika e dyt\u00eb urdh\u00ebronte Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve q\u00eb t\u00eb merrte masat p\u00ebr inkapsulimin e venddepozitimit t\u00eb Porto Romanos dhe rijet\u00ebsimin e saj me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb kushtet e emergjenc\u00ebs. \u00a0Me pak fjal\u00eb vendimi i Komitetit t\u00eb Emergjencave Civile me firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs urdh\u00ebroi AKUM-in t\u00eb prokuroj\u00eb pa gar\u00eb Eko-Parkun e Porto Romanos.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, AKUM filloi negociatat e drejt\u00ebp\u00ebrdrejta me konsorciumin mes De Mare Albania dhe nj\u00eb kompanie shqiptare t\u00eb quajtur Victoria Invest e biznesmenit Fatmir Ku\u00e7i. Kontrata u lidh n\u00eb 27 dhjetor. Vlera e saj ishte 1 miliard\u00eb e 626 milion\u00eb lek\u00eb ose sa 97 p\u00ebr qind e fondit limit.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb pus i thell\u00eb korrupsioni \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Detajet e para t\u00eb afer\u00ebs s\u00eb Porto Romanos do t\u00eb fillonin t\u00eb dilnin n\u00eb publik vite m\u00eb von\u00eb. Jorida Tabaku publikoi fillimisht marr\u00ebveshjen mes kompanis\u00eb s\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Integrated Energy dhe studios arkitekturore Casanova Hernandez p\u00ebr t\u00eb projektuar Eko Parkun e Porto Romanos.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria IEBV SPV shpk autorizonte n\u00ebp\u00ebrmjet kontrat\u00ebs studion Casanova Hernandez Architects t\u00eb zhvilloj\u00eb projektin e plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb Eko-Park n\u00eb Durr\u00ebs mbi nj\u00eb landfill aktual, nga faza konceptuale deri n\u00eb faz\u00ebn e zbatimit. Ekipi i IEBV SPV shpk do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zhvillimin e projektit t\u00eb t\u00eb gjitha aspekteve teknike q\u00eb lidhen me landfillin ekzistues, nd\u00ebrsa Casanova Hernandez Architects do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr hartimin e t\u00eb gjitha aspekteve q\u00eb lidhen me projektin e peizazhit n\u00eb krye t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kjo kontrat\u00eb mbante dat\u00ebn 1 prill 2019, mbi 5 muaj m\u00eb par\u00eb se Edi Rama t\u00eb shpallte publikisht mbylljen e venddepozitimit t\u00eb Porto Romanos. Pra kompania e incenerator\u00ebve, jo vet\u00ebm q\u00eb \u00a0kishte informacion t\u00eb brendsh\u00ebm se landfilli do t\u00eb mbyllej dhe aty do t\u00eb nd\u00ebrtohej Eko-Park, por kishte marr\u00eb garanci se tenderin e majm\u00eb do ta merrte ajo.<\/p>\n<p>Informacioni i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim i r\u00ebnd\u00eb qeveritar. Megjithat\u00eb k\u00ebtu kishte m\u00eb shum\u00eb se kaq. Pasi fituan tenderin 16 milion\u00eb euro, De Mare dhe Victoria Invest nuk b\u00ebn\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb vet, por e n\u00ebnkontraktuan at\u00eb tek nj\u00eb kompani e quajtur ARTCON p\u00ebr 6 milion\u00eb euro. Kjo ishte kompania e Denist Ymerit, shoferit t\u00eb M\u00ebrtirit dhe Zotos.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, pusi \u00ebsht\u00eb i thell\u00eb. Kompania inceneratorit kontrakton studion partnere t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb kryeministrit dhe i paguan asaj 225 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb projektin e eko parkut n\u00eb Porto Romano. Kjo kontrat\u00eb lidhet 5 muaj para se kryeministri t\u00eb shpall\u00eb publikisht vendimin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e ekoparkut.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, tenderi i jepet me negocim t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nj\u00eb joint venture-i mes nj\u00eb kompanie italiane t\u00eb krijuar vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb para shpalljes s\u00eb tenderit dhe nj\u00eb kompanie shqiptare e cila kishte akses t\u00eb madh n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, t\u00eb dyja k\u00ebto ja n\u00ebnkontraktojn\u00eb punimet shoferit t\u00eb Zotos p\u00ebr 6 milion\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 13 milion\u00eb euro nuk dihet se ku avulluan. Asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk do t\u00eb ishte e mundur pa vendimet me firm\u00ebn e kryeministrit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa mbi 50 shqiptar\u00eb gjendeshin t\u00eb vdekur n\u00ebn rr\u00ebnojat e t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit dhe qindra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dergjeshin t\u00eb plagosur, kryeministri mblodhi Komitetin e Emergjencave civile p\u00ebr t\u00eb autorizuar AKUM-in q\u00eb t\u00eb prokuronte pa tender eko parkun e Porto Romanos tek nj\u00eb joint venture i ngritur nga kompania e inceneratorit. Nga\u00a0Klodian Tomorri,\u00a0KAPITALI De &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-70942","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70942","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70942"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70942\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}