{"id":71136,"date":"2024-02-12T09:30:12","date_gmt":"2024-02-12T09:30:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=71136"},"modified":"2024-02-12T09:30:12","modified_gmt":"2024-02-12T09:30:12","slug":"5-vrasjet-ne-vlore-per-drogen-e-spanjes-dhe-belgjikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/12\/5-vrasjet-ne-vlore-per-drogen-e-spanjes-dhe-belgjikes\/","title":{"rendered":"5 vrasjet n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr drog\u00ebn e Spanj\u00ebs dhe Belgjik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb vale t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kriminaliteti, me zhdukje e vrasje mafioze, dy vitet e fundit Vlora kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb qet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Situata e rendit u duk sikur u p\u00ebrmir\u00ebsua ndjesh\u00ebm gjat\u00eb vitit 2023, gjat\u00eb t\u00eb cilit u regjistrua vet\u00ebm nj\u00eb vrasje, pa \u00e7ka se disa atentate d\u00ebshtuan. Por 2024-a nisi ndryshe atje. Vrasja e G\u00ebzim Sinomajatj, m\u00eb 7 janar, duket sikur ndezi fitilin e nj\u00eb dinamiti q\u00eb nga momenti n\u00eb moment mund t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb pista u ngrit\u00ebn p\u00ebr at\u00eb ngjarje, por dita dit\u00ebs ran\u00eb rrug\u00ebs duke l\u00ebn\u00eb si kryesore vet\u00ebm nj\u00eb prej. At\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje droge. E duket se vrasja e djalit t\u00eb Sokol Sinomatajt ishte vet\u00ebm ngjarja e radh\u00ebs, pas 3 t\u00eb tjerave q\u00eb kishin t\u00eb nj\u00ebjtin motiv, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt porosit\u00ebs e madje edhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kategori vras\u00ebsish.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha dyshohet se lidhen me sasi t\u00eb ndryshme droge t\u00eb grabitura n\u00eb Spanj\u00eb e Belgjik\u00eb. Pra, hesape q\u00eb prishen jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe q\u00eb lahen k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Atentati ndaj Armando Sulejmanit, ku u vran\u00eb kunati dhe shoku i tij, vrasja e Bledar Bir\u00e7ajt, Delon Troqes, tentativa p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb skafistin Romeo Me\u00e7aj, por edhe vrasja me snajper e G\u00ebzim Sinomatajt, kan\u00eb si em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt l\u00ebnd\u00ebt narkotike.<\/p>\n<p><strong><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Ervin Karamu\u00e7o:<\/span><\/strong>\u00a0<em style=\"font-weight: inherit;\">Jan\u00eb ngjarje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda sepse jan\u00eb t\u00eb importuara. Pra nuk jan\u00eb ngjarje q\u00eb lindin, zhvillohen dhe pastaj gjejn\u00eb fundin n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nuk dim\u00eb se sa persona jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha se kush rrezikohet akoma n\u00eb Shqip\u00ebri. Kemi pasur raste ku nga p\u00ebrplasja e d\u00ebrgesave, ngarkesave, drog\u00ebs, qoft\u00eb edhe p\u00ebr gjobat q\u00eb jan\u00eb vendosur, kan\u00eb ardhur dhe kan\u00eb kryer vrasje me pages\u00eb vet\u00eb, personat kan\u00eb paguar dik\u00eb, pos jo, n\u00eb disa raste kan\u00eb paguar edhe t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb ardhur, p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje dhe p\u00ebr t\u2019u larguar.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u00a0<\/em>Jemi m\u00ebsuar shpesh q\u00eb kur ngjarjet nuk zbardhen, gishtin ta drejtojm\u00eb nga Policia, duke e faj\u00ebsuar p\u00ebr neglizhenc\u00eb, paaft\u00ebsi e ndonj\u00ebher\u00eb edhe si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mos parandalimin e tyre. Por duket se t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr ngjarjet q\u00eb do t\u00eb flasim n\u00eb vazhdim, Policia ka b\u00ebr\u00eb si\u00e7 duhet pun\u00ebn e saj. Madje duhet th\u00ebn\u00eb se pengesat kan\u00eb ardhur nga Prokuroria e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, Policia e Vlor\u00ebs ka p\u00ebrcjell\u00eb informacionet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto ngjarje, duke k\u00ebrkuar leje n\u00eb Prokurori p\u00ebr kontroll banes\u00eb, por nuk jan\u00eb lejuar. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e dat\u00ebs 10 mars 2022, n\u00eb lidhje me atentatin ku mbeti i plagosur Romeo Me\u00e7aj. I \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim prokurores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr lejimin e kontrollit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb t\u00eb dyshuari, por kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb miratuar. E ndon\u00ebse Policia ka referuar emra konkret t\u00eb dyshuarish, asnj\u00ebri prej tyre nuk jan\u00eb arrestuar dhe nuk kan\u00eb akuza t\u00eb ngritura nga Prokuroria.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 4 ngjarje konkrete q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin motiv, Policia ka dyshime edhe p\u00ebr krime t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me to, por n\u00eb k\u00ebto raste flitet p\u00ebr persona t\u00eb zhdukur, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb i qart\u00eb fati i tyre.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">17 Shkurt 2019<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Atentat \u201c\u00c7ipurit\u201d, vritet kunati e shoku i tij<\/strong><\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 12 e 30, t\u00eb dat\u00ebs 17 shkurt 2019, n\u00eb zon\u00ebn e \u201cUjit t\u00eb ftoht\u00eb\u201d, n\u00eb Vlor\u00eb, jan\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb sht\u00ebna arm\u00ebsh. Policia ka shkuar n\u00eb vendin e ngjarjes dhe n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDhimit\u00ebr Konomi\u201d, tek kthesa kur merr posht\u00eb, me drejtim nga ish-kampi i pun\u00ebtor\u00ebve, n\u00eb rrug\u00eb, ka konstatuar g\u00ebzhoja arme zjarri. G\u00ebzhojat vazhdonin p\u00ebr nga kthesa, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn lindore t\u00eb rrug\u00ebs kryesore q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb disa banesa t\u00eb lagjes, ku \u00ebsht\u00eb gjetur i shtrir\u00eb, i vrar\u00eb, nj\u00eb person. Tek oborri i nj\u00eb banese \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb automjet \u201cVolkswagen Passat\u201d, ngjyr\u00eb blu, ku n\u00eb vendin e drejtuesit t\u00eb mjetit ishte nj\u00eb person tjet\u00ebr i vrar\u00eb. Nd\u00ebrsa jasht\u00eb makin\u00ebs ndodhej nj\u00eb person i plagosur, i cili u identifikua duke th\u00ebn\u00eb se ishte Armando Sulejmani. M\u00eb pas u identifikuan edhe dy viktimat. Personi i vrar\u00eb brenda automjetit ishte Arjan Hasanaj, 46 vje\u00e7, nd\u00ebrsa personi i vrar\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb rrugic\u00ebs ishte Resti Rexho, 38 vje\u00e7. I plagosuri, Armando Sulejmani u transportua p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndihm\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Spitalin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebqyrja e vendit t\u00eb ngjarjes \u00ebsht\u00eb konstatuar se mjeti \u201cVolkswagen\u201d kishte d\u00ebmtime t\u00eb shumta t\u00eb shkaktuara nga arm\u00eb zjarri. Gjithashtu u gjet\u00ebn dhe u sekuestruan 78 g\u00ebzhoja fishek\u00ebsh model 56. Pas k\u00ebqyrjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes dhe konkretisht njollave t\u00eb gjakut, q\u00eb vazhdonin nga mjeti ngjyr\u00eb blu p\u00ebr n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb banese, rreth 50 metra larg vendit t\u00eb ngjarjes, \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb arm\u00eb zjarri, pistolet\u00eb me mulli, brenda t\u00eb cil\u00ebs kishte 6 g\u00ebzhoja me kapsoll\u00eb t\u00eb goditur. Kjo arm\u00eb zjarri ishte e Armando Sulejmanit dhe nisur nga kapsollat e goditura t\u00eb g\u00ebzhojave, rezultonte se ishte p\u00ebrdorur duke shk\u00ebmbyer zjarr me vras\u00ebsit. N\u00eb vijim t\u00eb veprimeve hetimore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb arrestimi i Armando Sulejmanit, i njohur me nofk\u00ebn \u201c\u00c7ipuri\u201d, me akuz\u00ebn e arm\u00ebmbajtjes pa leje. Ai kishte hapur zjarr ndaj autor\u00ebve n\u00eb momentin q\u00eb ka zbritur nga makina i plagosur, p\u00ebr t\u2019u larguar n\u00eb drejtim t\u00eb vendit ku u gjet dhe arma e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Kanin\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn \u201c\u00c7ahire\u201d, n\u00eb vendin e quajtur \u201cLiqeni 2\u201d, pas ngjarjes \u00ebsht\u00eb gjetur i djegur automjeti \u201cMercedez Benz\u201d, brenda t\u00eb cilit jan\u00eb gjetur 3 automatik\u00eb model 56, t\u00eb djegur plot\u00ebsisht. Targat e k\u00ebtij automjeti rezultonin t\u2019i ishin vjedhur nj\u00eb mjeti autoshkolle n\u00eb Fier, nd\u00ebrsa vete makina ishte denoncuar e vjedhur n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi jan\u00eb par\u00eb kamerat e siguris\u00eb, q\u00eb u administruan si prov\u00eb materiale, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb identifikimi i sakt\u00eb i l\u00ebvizjes s\u00eb personave objekt sulmi, si dhe u personave t\u00eb dyshuar si autor\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb kryerjen e k\u00ebsaj ngjarje. P\u00ebrmes pamjeve jan\u00eb p\u00ebrcaktuar oraret e l\u00ebvizjeve, si dhe jan\u00eb nxjerr\u00eb koordinatat e sakta t\u00eb vendeve ku mendohet se k\u00ebta persona kan\u00eb p\u00ebrdorur telefonat p\u00ebr t\u00eb komunikuar para, gjat\u00eb dhe pas kryerjes s\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Pasi u analizuan provat, d\u00ebshmit\u00eb dhe rrethanat e ngjarjes, grupi hetimor doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se objektiv i atentatit kishte qen\u00eb Armando Sulejmani, ish-an\u00ebtar i band\u00ebs s\u00eb Gaxhait dhe mik i Sokol Sinomatajt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb atentat ai mori plag\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe k\u00ebmb\u00eb. Por para k\u00ebsaj ngjarje, \u201c\u00c7ipuri\u201d i kishte shp\u00ebtuar nj\u00eb tjet\u00ebr atentati, m\u00eb 23 maj t\u00eb vitit 2016, n\u00eb lagjen \u201cPavar\u00ebsia\u201d, n\u00eb Vlor\u00eb. Ai u q\u00ebllua nga nj\u00eb plumb n\u00eb krah, n\u00eb hyrje t\u00eb pallatit ku banonte. Policia dyshonte se ngjarja kishte ndodhur p\u00ebr larje hesapesh dhe se kishte lidhje me krimet e kryera nga Armando Sulejmani n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e tij. Nga ana tjet\u00ebr Sulejmani, si ish-an\u00ebtar i band\u00ebs s\u00eb Gaxhait ka pasur konflikte edhe me familjen Llanaj. Nga t\u00eb dy pal\u00ebt kan\u00eb ndodhur ngjarje kriminale, derisa n\u00eb vitin 2015, ndodhi masakra e \u00c7oles, ku pas nj\u00eb sherri n\u00eb kazino u vran\u00eb 3 t\u00eb rinj. Nj\u00eb nga t\u00eb arrestuarit p\u00ebr masakr\u00ebn \u00ebsht\u00eb Aleksand\u00ebr Llanaj, v\u00ebllai i Ferdinand Llanajt, i njohur me nofk\u00ebn \u201cRobi\u201d. K\u00ebtij t\u00eb fundit iu b\u00eb nj\u00eb atentat mafioz n\u00eb vitin 2017 dhe i dyshuari kryesor ishte Armando Sulejmani. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje ai u d\u00ebnua me 20 vite burg por \u00ebsht\u00eb liruar n\u00eb rrethana t\u00eb paqarta pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Armando Sulejmani, bashk\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit Sokol dhe Spiro, apo i quajtur ndryshe Bernard Sinomataj, kishin qen\u00eb t\u00eb dyshuar edhe p\u00ebr vrasjen e Edison Harizajt. P\u00ebr vrasjen e \u201cIl Padrinos\u201d, i cil\u00ebsuar si nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs, ngjarje e ndodhur n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018, jan\u00eb hetuar e mbajtur n\u00ebn v\u00ebzhgim p\u00ebr disa muaj Sulejmani dhe v\u00ebllez\u00ebrit Sinomataj. Edison Harizaj ishte nj\u00eb nga personat m\u00eb t\u00eb ruajtur, p\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve t\u00eb shumta q\u00eb kishte nga trafiku i drog\u00ebs, vrasjet dhe gjob\u00ebv\u00ebniet. Ve\u00e7 t\u00eb tjerave Harizaj kishte nj\u00eb aleanc\u00eb edhe me grupin e Selenic\u00ebs, konkretisht me Ferdinand Llanajn. Po ashtu, Harizaj njihej edhe p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb me Emiljano Shullazin. Edison Harizaj, bashk\u00eb me shokun e tij, Genci \u00c7a\u00e7i, u q\u00eblluan me mbi 50 plumba, nd\u00ebrsa po udh\u00ebtonin n\u00eb drejtim t\u00eb Kavaj\u00ebs me nj\u00eb makin\u00eb \u201cAudi A8\u201d. Nd\u00ebrsa pas vrasjes s\u00eb tij, duket se ishte Inez Hajrulla, njeriu i tij m\u00eb i af\u00ebrt, q\u00eb do t\u00eb niste planet p\u00ebr hakmarrje. Hajrulla po ashtu u tentua t\u00eb ekzekutohej, por u shp\u00ebtoi dy atentateve, p\u00ebr t\u00eb cilat u hetua Spiro Sinomataj.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">10 Maj 2021<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Vrasja e Bledar Bir\u00e7ajt, i zun\u00eb prit\u00eb dy persona<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 12 e 59 t\u00eb dat\u00ebs 10 maj 2021, n\u00eb lagjen \u201cHajro \u00c7ak\u00ebrri\u201d, pran\u00eb nj\u00eb karburanti, \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri n\u00eb drejtim t\u00eb automjetit \u201cBMW X5\u201d, me targ\u00eb AB 797 CS. Nga verifikimet e menj\u00ebhershme rezultoi se ishte vrar\u00eb Bledar Bir\u00e7aj, 38 vje\u00e7. Nga k\u00ebqyrja e vendit t\u00eb ngjarjes u gjet\u00ebn 29 g\u00ebzhoja model 56, nd\u00ebrsa n\u00eb automjet kishte 24 vrima t\u00eb shpimit me arm\u00eb zjarri. Teksa ishte futur n\u00eb sall\u00ebn e operacionit, n\u00eb Spitalin e Vlor\u00eb ku nd\u00ebrroi jet\u00eb, viktim\u00ebs iu gjet n\u00eb brez nj\u00eb pistolet\u00eb \u201cBereta\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb administrimi i pamjeve filmike t\u00eb subjekteve t\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb ka ndjekur Bledar Bir\u00e7aj, nga lokali n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij \u201cThe Boss\u201d, deri n\u00eb vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe rrug\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ndjekur autor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt vendit ku kryen vrasjen, si dhe rrug\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ndjekur p\u00ebr t\u2019u larguar. Nga verifikimi i pamjeve ka rezultuar se autor\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrdorur automjetin \u201cMercedez C Class\u201d me ngjyr\u00eb gri, me xhama t\u00eb zinj, i cili kishte targa q\u00eb ishin vjedhur n\u00eb Fier. Pas ngjarjes makina e autor\u00ebve ka l\u00ebvizur drejt fshatit Kanin\u00eb, nga aty \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb bypass p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb tek varrezat e qytetit e m\u00eb pas n\u00eb fshatin Risili. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb fiksuar nga kamerat e nj\u00eb subjekti n\u00eb vendin e quajtur \u201cBishti i malit\u201d, n\u00eb fshatin Armen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Bledar Bir\u00e7aj ka l\u00ebvizur nga bar \u201cThe boss\u201d, sh\u00ebtitorja \u201cLungomare\u201d, ka hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cPelivan Leskaj\u201d, m\u00eb pas n\u00eb unaz\u00ebn e qytetit dhe af\u00ebr karburantit n\u00eb lagjen \u201cHajro \u00c7ak\u00ebrri\u201d \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri nga dy persona, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb prit\u00eb dhe me pas jan\u00eb larguar.<\/p>\n<p>Viktima, Bledar Bir\u00e7aj, ishte pronar i bar \u201cThe Boss\u201d, i cili ndodhet n\u00eb kompleksin \u201cOslo\u201d, si dhe kishte rreth 2 vite q\u00eb kishte nisur t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb hotel 3-4 kat\u00ebsh n\u00eb lagjen \u201cUji i Ftoht\u00eb\u201d, n\u00eb Vlor\u00eb. Nga informacionet e grumbulluara, grupi hetimor ngriti pistat e para p\u00ebr vrasjen e tij:<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011 Bledar Bir\u00e7aj kishte pasur nj\u00eb konflikt pron\u00ebsie me Artur Tahirajn. Nga verifikimet e para i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb deklarim k\u00ebtij personi, i cili ka deklaruar se konfliktin me Bir\u00e7ajn e kishte mbyllur n\u00eb vitin 2012 dhe nuk e ka vazhduar m\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e Policis\u00eb Kufitare ka rezultuar se Bledar Bir\u00e7aj kishte hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 13 shkurt 2021 nga Muriqani, ku sipas t\u00eb dh\u00ebnave kishte q\u00ebndruar n\u00eb Belgjik\u00eb dhe Spanj\u00eb. Bir\u00e7aj ishte i njohur si lidhje shoq\u00ebror\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve Sokol dhe Spiro Sinomataj, q\u00eb ushtronin aktivitet kriminal n\u00eb Belgjik\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim grupi hetimor kishte t\u00eb dh\u00ebna se ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb grabitjen me dhun\u00eb dhe am\u00eb t\u00eb sasive t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, kokain\u00eb dhe kanabis.<\/p>\n<p>Bledar Bir\u00e7aj kishte bashk\u00ebjetuar me nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb quajtur Ornela, e cila \u00ebsht\u00eb motra e bashk\u00ebshortes s\u00eb Fatmir Hysenit, i njohur si \u201cDoqja\u201d. Bashk\u00ebshortja e Hysenit ishte larguar nga Shqip\u00ebria m\u00eb 13 prill 2021 n\u00eb drejtim t\u00eb Turqis\u00eb e m\u00eb pas n\u00eb Spanj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje dyshohet se ngjarja mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur edhe nga rivalet e grupit kriminal \u00e7am.<\/p>\n<p>Bledar Bir\u00e7aj, kishte pasur po ashtu konflikt me Elton G\u00ebrdhuqin, p\u00ebr shkak t\u00eb prishjes s\u00eb pazareve t\u00eb drog\u00ebs, ku dyshohet se viktima i kishte grabitur nj\u00eb sasi l\u00ebnde narkotike n\u00eb Belgjik\u00eb dhe Spanj\u00eb. Elton G\u00ebrdhuqi \u00ebsht\u00eb djali i Kleo G\u00ebrdhuqit i vrar\u00eb m\u00eb 9 gusht t\u00eb vitit 2007. N\u00eb koh\u00ebn kur u vra i ati, Elton G\u00ebrdhuqi ishte n\u00eb arrest sht\u00ebpie si i dyshuar p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2001 tek Karburanti pran\u00eb Krip\u00ebs n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, por m\u00eb von\u00eb hetimet p\u00ebr t\u00eb u pushuan. Madje m\u00eb momentin e vrasjes s\u00eb Kleo G\u00ebrdhuqit, pak metra lag vendit t\u00eb vrasjes, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e viktim\u00ebs, ndodhej nj\u00eb efektiv i policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, i cili ruante Elton G\u00ebrdhuqin, q\u00eb ishte n\u00eb arrest sht\u00ebpie. Nd\u00ebrsa v\u00ebllai i Eltonit, Gentiani, ka qen\u00eb i d\u00ebnuar si nj\u00eb prej autor\u00ebve t\u00eb vrasjes s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve K\u00ebrri, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vitin 1999 kishin vrar\u00eb 3 pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb fisit G\u00ebrdhuqi, miq t\u00eb Zani Caushit. Gentiani u lirua me amnistin\u00eb e vitin 2017. Vet\u00eb Elton G\u00ebrdhuqi \u00ebsht\u00eb arrestuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb vitin 2018 n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Po ashtu, Bir\u00e7aj ka pasur nj\u00eb konflikt edhe me Azbi Beqirajn, i njohur me nofk\u00ebn \u201cBushi\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i Taulant Beqirajt, i vrar\u00eb m\u00eb 3 mars t\u00eb vitit 2021. Taulani ka qen\u00eb lidhje shoq\u00ebrore e v\u00ebllez\u00ebrve G\u00ebrdhuqi. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast motivi i konfliktit ishte grabitja e l\u00ebnd\u00ebs narkotike. Rezultoi se Azbi Beqiraj ishte larguar nga Shqip\u00ebria m\u00eb 23 prill 2021.<\/p>\n<p>Gjithashtu, grupi hetimor kishte t\u00eb dh\u00ebna, edhe pse t\u00eb pathelluara, q\u00eb b\u00ebnin fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb Bledar Bir\u00e7ajt me Arben Isufajt, i njohur si \u201cBen Qimja\u201d, me motiv t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb: Grabitja nga ana e Bir\u00e7ajt t\u00eb nj\u00eb sasie l\u00ebnde narkotike n\u00eb Spanj\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrkiste Arben Isufit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pasi jan\u00eb analizuar t\u00eb gjitha variantet, pista kryesore e hetimit ishte se vrasja e Bledar Bir\u00e7ajt ishte kryer p\u00ebr shkak se ai, s\u00eb bashku me Delon Troqen dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, kishin grabitur nj\u00eb sasi l\u00ebnde narkotike n\u00eb Spanj\u00eb. Grupi hetimor dyshon se kjo ngjarje \u00ebsht\u00eb organizuar kundrejt pages\u00ebs nga ana e Ferdinand Llanajt, p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb grupi kriminal q\u00eb vepron n\u00eb qytetin e Elbasanit.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">21 Maj 2021<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Vrasja e Delon Troqes pran\u00eb stadiumit \u201cFlamurtari\u201d<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 21 maj t\u00eb vitit 2021, rreth or\u00ebs 21 e 40, Policia e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebna me arm\u00eb zjarri n\u00eb lagjen \u201cPavar\u00ebsia\u201d, pran\u00eb pallatit t\u00eb sportit \u201cFlamurtari\u201d. Grupi hetimor shkoi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes, q\u00eb isht p\u00ebrpara nj\u00eb servisi automjetesh, p\u00ebrball\u00eb hyrjes s\u00eb pallatit t\u00eb sportit. N\u00eb trotuar, para qepenit t\u00eb servisit, u gjet i shtrir\u00eb dhe i gjakusur, pa shenja jet\u00eb, 38-vje\u00e7ari Delon Troqe. Nga k\u00ebqyrja e vendit t\u00eb ngjarjes u gjet\u00ebn 11 g\u00ebzhoja arme zjarri model 56. Troqe, ishte q\u00eblluar nga 9 plumba, nj\u00eb n\u00eb kok\u00eb dhe plag\u00ebt e tjera ishin n\u00eb trup. Viktim\u00ebs iu gjet me vete edhe nj\u00eb arm\u00eb zjarri, pistolet\u00eb \u201cTT\u201d, me 7 fishek\u00eb n\u00eb kreh\u00ebr dhe nj\u00eb n\u00eb fole. Rreth or\u00ebs 21 e 55, nga ana e sh\u00ebrbimeve policore, t\u00eb angazhuara p\u00ebr kontrollin e territorit pas ngjarjes, n\u00eb fshatin Sherisht\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb lidh bypass-in e qytetit me brend\u00ebsin\u00eb e fshatit, pran\u00eb rezervuarit, u gjet i djegur automjeti \u201cAudi\u201d, i zi, brenda t\u00eb cilit u gjet\u00ebn t\u00eb djegura dy arm\u00eb zjarri automatike. Targat e makin\u00ebs, q\u00eb rezultoi se u p\u00ebrkiste autor\u00ebve, rezultuan t\u00eb vjedhura n\u00eb Fier, nd\u00ebrsa mjeti kishte ardhur nga Kosova.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebqyrja e pamjeve filmike dallohej automjeti i autor\u00ebve, i cili pasi del nga rrugica mbrapa stadiumit \u201cFlamurtari\u201d, afrohet n\u00eb vendin ku ndodhej Delon Troqe n\u00eb pjes\u00ebn e verand\u00ebs s\u00eb servisit t\u00eb tij dhe nga dritarja e pasme e mjetij, krahu i shoferit, hapet zjarr dy her\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tij. M\u00eb pas makina largohet n\u00eb rrug\u00ebn \u201cPelivan Leskaj\u201d, n\u00eb drejtim l\u00ebvizje p\u00ebr nga unaza e qytetit dhe me pas n\u00eb drejtim t\u00eb Kanin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkuar pran\u00eb liqenit t\u00eb fshatit Sherisht\u00eb, ku dhe u gjet i djegur.<\/p>\n<p>Grupi hetimor nisi menj\u00ebher\u00eb verifikimet n\u00eb lidhje me konfliktet e mundshme q\u00eb mund t\u00eb kishte pasur viktima. Rezultoi se, n\u00eb vitin 2014, m\u00eb dat\u00eb 3 maj, Delon Troqe kishte goditur me mjete t\u00eb forta, Thoma Dumanin n\u00eb lagjen \u201cPavar\u00ebsia\u201d dhe kishte plagosur leht\u00eb djalin e tij, Enkel Dumani. Gjithashtu, ai kishte pasur nj\u00eb konflikt edhe me Alket Hil\u00ebn, n\u00eb vitin 2018, ku Hila e kishte goditur Troqen me sende t\u00eb forta. N\u00eb lidhje me verifikimet e kryera p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb mundshme n\u00eb aktivitete kriminale t\u00eb Delon Troqes ka rezultuar se ai ka qen\u00eb skafist dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Po ashtu, ai kishte vet\u00ebm disa muaj q\u00eb ishte kthyer nga Spanja, ku kishte q\u00ebndruar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb disa mujore dhe ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete kriminale n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve. Sipas informacioneve t\u00eb siguruara n\u00eb rrug\u00eb operative, Troqe kishte krijuar konflikte n\u00eb Spanj\u00eb si pasoj\u00eb e k\u00ebtij aktiviteti kriminal.<\/p>\n<p>Delon Troqe ishte i af\u00ebrmi i Elvis Troqes, i zhdukur pa gjurm\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb q\u00eb prej dat\u00ebs 17 korrik t\u00eb vitit 2018. Askush nuk ka m\u00ebsuar asgj\u00eb rreth fatit t\u00eb tij, q\u00eb nga momenti kur e hip\u00ebn n\u00eb nj\u00eb automjet tip \u201cMercedes-Benz\u201d. Nj\u00eb dit\u00eb pas ngjarjes, nisur nga deklarimet e babait t\u00eb Troqes, Policia mori n\u00eb pyetje Inez Hajrullain, por ai ka mohuar p\u00ebrfshirjen e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, ka qen\u00eb i dyshuar edhe Edison Harizaj, q\u00eb u ekzekutua m\u00eb pas n\u00eb n\u00ebntorin e atij viti.<\/p>\n<p>Policia referonte n\u00eb Prokuror se pista kryesore e hetimit \u00ebsht\u00eb se vrasja e Troqes \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr shkak t\u00eb aktivitetit t\u00eb tij kriminal n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve n\u00eb Spanj\u00eb, ku dyshohet se s\u00eb bashku me Bledar Bir\u00e7ajn dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb grabitur nj\u00eb sasi l\u00ebnde narkotike dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, Delon Troqe ka pasur rolin e skafistit. Policia referonte gjithashtu se, organizator i vrasjes s\u00eb tij, dyshohet se ka qen\u00eb Endrit Sadedini, i cili ka qen\u00eb shofer n\u00eb automjetin e p\u00ebrdorur n\u00eb krim dhe ekzekutor dyshohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb lidhja e tij e ngusht\u00eb shoq\u00ebrore dhe kriminale, Flobenc Me\u00e7ja, i njohur edhe si Florenc Drini, lindur n\u00eb Shkod\u00ebr dhe banues n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Endrit Sadedini i shp\u00ebtoi nj\u00eb atentati me eksploziv mesdit\u00ebn e 19 dhjetorit t\u00eb vitit 2021, nga i cili n\u00eb fakt iu d\u00ebmtuan r\u00ebnd\u00eb gjymtyr\u00ebt. Tritoli ishte vendosur n\u00eb trotuar, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb garazhit ku Sadedini ka parkuar makin\u00ebn. N\u00eb momentin q\u00eb ka parkuar, ka ndodhur edhe aktivizimi i eksplozivit q\u00eb ka shp\u00ebrthyer duke plagosur r\u00ebnd\u00eb Sadedinin.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">5 Mars 2022<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Vrasja e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb e Romeo Me\u00e7ajt<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 5 mars t\u00eb vitit 2022, rr\u00ebth or\u00ebs 20 e 35, n\u00eb lagjen \u201cPavar\u00ebsia\u201d, pran\u00eb stadiumit \u201cFlamurtari\u201d, n\u00eb Vlor\u00eb, \u00ebsht\u00eb tentuar t\u00eb vritet Romeo Me\u00e7aj. Policia \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebna me arm\u00eb zjarri dhe menj\u00ebher\u00eb ka shkuar n\u00eb vendin e ngjarjes. N\u00eb sheshpushimin midis pallatit t\u00eb sportit dhe stadiumit \u00ebsht\u00eb par\u00eb nj\u00eb fuoristrad\u00eb ngjyr\u00eb blu, ku n\u00eb sediljen e shoferit ndodhej nj\u00eb person i gjakosur, i cili ishte i plagosur. Ai \u00ebsht\u00eb transportuar menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Spitalin e Vlor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndihm\u00ebn e para dhe paraqitej n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb nisur me urgjenc\u00eb drejt Tiran\u00ebs p\u00ebr mjekim m\u00eb t\u00eb specializuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebqyrjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes u sekuestruar 18 g\u00ebzhoja arme zjarri, model 56, si dhe automjeti \u201cNissan\u201d, brenda t\u00eb cilit u gjet edhe nj\u00eb celular\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrkisnin t\u00eb plagosurit. Rreth or\u00ebs 21, nga ana e sh\u00ebrbimeve t\u00eb Policis\u00eb, pran\u00eb zon\u00ebs s\u00eb \u201c7 pallateve\u201d, n\u00eb lagjen \u201cUji i ftoht\u00eb\u201d, u gjet i djegur automjeti \u201cGolf 6\u201d, i cili u p\u00ebrkiste autor\u00ebve. Pas verifikimeve, rezultoi se makina ishte vjedhur n\u00eb Lushnj\u00eb. Brenda saj u gjet\u00ebn t\u00eb djegura edhe dy automatik\u00eb q\u00eb ishin p\u00ebrdorur n\u00eb krim.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb verifikimi i Endrit Sadedinit, me dyshimet se mund t\u00eb kishte q\u00eblluar, por n\u00eb duart e tij nuk jan\u00eb konstatuar mbetje t\u00eb faktor\u00ebve plot\u00ebsues.<\/p>\n<p>Sipas grupit hetimor, autor\u00ebt e dyshuar t\u00eb ngjarjes, e kan\u00eb pritur Romeo Me\u00e7ajn n\u00eb rrugic\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb stadiumit \u201cFlamutari\u201d dhe pasi e kan\u00eb pikasur rreth or\u00ebs 20 e 30 duke hipur n\u00eb makin\u00ebn e tij \u201cNissan\u201d, kan\u00eb l\u00ebvizur pas tij. N\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb rreth 100 ose 150 metra nga vendi i nisjes, n\u00eb pjes\u00ebn e sheshpushimit p\u00ebrpara stadiumit, autor\u00ebt jan\u00eb afruar me mjetin \u201cGolf 6\u201d dhe n\u00eb momentin q\u00eb jan\u00eb ndodhur pothuajse paralel, kan\u00eb hapur zjarr n\u00eb drejtim t\u00eb Me\u00e7ajt. Pasi kan\u00eb kryer ngjarjen, autor\u00ebt jan\u00eb larguar n\u00eb drejtim t\u00eb zjarrfik\u00ebses s\u00eb qytetit, duke p\u00ebrshkuar rrugic\u00ebn dyt\u00ebsore q\u00eb ndodhet mbrapa stadiumit dhe m\u00eb pas kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cPelivan Leskaj\u201d, p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas n\u00eb unaz\u00eb dhe kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb zon\u00ebn e \u201c7 pallateve\u201d, ku kan\u00eb djegur makin\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me verifikimet e kryera p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e mundshme t\u00eb Romeo Me\u00e7ajt n\u00eb aktivitete kriminale, ka rezultuar se ai ka pasur aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb rolin e skafistit dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve t\u00eb krijuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet ka dyshime se \u00ebsht\u00eb tentuar t\u00eb vritet. Policia ka administruar informacione se k\u00ebto konflikte ai i kishte me Endrit Sadedinin, i cili u dyshua si organizator i k\u00ebsaj ngjarjeje. Automjeti i vjedhur n\u00eb Lushnj\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga autor\u00ebt e ngjarjes, \u00ebsht\u00eb siguruar nga lidhjet e ngushta shoq\u00ebrore t\u00eb Endrit Sadedinit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb Denilson Dusha dhe Apostol Puka. Nd\u00ebrsa sipas grupit hetimir, ka dyshime se n\u00eb rolin e ekzekutorit ka qen\u00eb Flobenc Me\u00e7ja, q\u00eb u dyshua edhe p\u00ebr vrasjen e Delon Troqes. N\u00eb drejtim t\u00eb automjetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb krim, dyshohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb Benard Aliaj, lidhje tjet\u00ebr shoq\u00ebrore e Endrit Sadedinit. Aliaj dyshohet se ka b\u00ebr\u00eb edhe djegien e automjetit dhe ka strehuar autorin e ngjarjes n\u00eb banes\u00ebn q\u00eb ai ka n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb. Policia ka verifikuar se kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb e pajisur me sistem kamerash sigurie. M\u00eb dat\u00eb 10 mars 2022 i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim prokurores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr lejimin e kontrollit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb Benard Aliajt, por kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb miratuar.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">7 Janar 2024<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Vrasja me snajper e G\u00ebzim Sinomatajt<\/strong><\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 22:00, t\u00eb dat\u00ebs 7 janar 2024, lagjja \u201cHajro Cak\u00ebrri\u201d, pran\u00eb Poliklinik\u00ebs n\u00eb Vlor\u00ebs, ishte n\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb plot\u00eb. G\u00ebzim Sinomataj, 22 vje\u00e7, djali i vet\u00ebm i Sokol Sinomataj, i cili kishte ardhur nga Belgjika m\u00eb 18 dhjetor t\u00eb vitit 2023, ndodhej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e xhaxhait t\u00eb tij Spiros, i njohur edhe me emrin Bernard. Nj\u00eb makin\u00eb \u201cBMW\u201d dyshohet se mund t\u00eb ket\u00eb q\u00ebndruar e parkuar disa metra m\u00eb tutje, p\u00ebr disa minuta, me nj\u00eb rreze q\u00eb shikonte drejt ballkonit t\u00eb apartamentit t\u00eb Sinomatajt. Kjo makin\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur e djegur n\u00eb lagjen \u201c24 Maji\u201d ku po ashtu ishte err\u00ebsir\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ngre dyshimet se autor\u00ebt e kan\u00eb njohur zon\u00ebn dhe kishin llogaritur gjith\u00e7ka, pasi energjia \u00ebsht\u00eb rikthyer rreth 10 minuta pas ngjarjes. N\u00eb makin\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb bllok betoni, i vendosur n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb saj. Nga rind\u00ebrtimi i ngjarjes, ekspert\u00ebt e Policis\u00eb besojn\u00eb se ky bllok betoni ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb fiksuar snajperin e p\u00ebrdorur n\u00eb vrasje. Autori, q\u00eb sipas ekspert\u00ebve mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb profesionist n\u00eb p\u00ebrdorimin e snajperit, ka pritur momentin kur n\u00eb ballkonin q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb dilte objektivi. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse objektiv i atentatit ka qen\u00eb djali apo v\u00ebllai i Sokol Sinomatajt, megjithat\u00eb nj\u00eb ngjarje me organizim t\u00eb till\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb n\u00eb objektiv. N\u00eb momentin q\u00eb n\u00eb ballkon ka dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb cigare G\u00ebzim Sinomataj, atentatori ka t\u00ebrhequr k\u00ebmb\u00ebz\u00ebn, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend me nj\u00eb plumb n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 predh\u00ebs s\u00eb nj\u00eb fisheku 7 milimet\u00ebr, q\u00eb ka goditur 22-vje\u00e7arin, autor\u00ebt nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb gjurm\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb vendngjarje. Fakti q\u00eb zona ka qen\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, para, gjat\u00eb por edhe 10 minuta pas ngjarjes, po verifikohet nga Policia si pjes\u00eb e planit t\u00eb atentator\u00ebve. Edhe pse dit\u00ebn e ngjarjes, Vlora ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb nga stuhi, q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb sjell\u00eb nd\u00ebrprerjen e energjis\u00eb elektrike. Kamerat e siguris\u00eb n\u00eb k\u00ebto kushte nuk kan\u00eb fiksuar asgj\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb makin\u00ebn e djegur t\u00eb atentator\u00ebve, zjarri nuk ka l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vlefshme. RENEA e FNSH kan\u00eb ushtruar kontrolle n\u00eb disa zona t\u00eb Vlor\u00ebs e deri n\u00eb Selenic\u00eb, nisur nga konfliktet e familjes Sinomataj, megjithat\u00eb deri tani nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dyshuar konkret.<\/p>\n<p>Hetimet e para t\u00eb kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, i \u00e7uar oficer\u00ebt e Policis\u00eb drejt pist\u00ebs s\u00eb hakmarrjes. Nj\u00eb hakmarrje q\u00eb lidhet me baban\u00eb e tij, Sokol Sinomajat, i njohur si \u201cBuz\u00ebderri\u201d, pasi vet\u00eb G\u00ebzimi rezultonte i past\u00ebr. Kur Sokol Sinomataj iu bashkua band\u00ebs s\u00eb Gaxhait n\u00eb vitin 1997 ishte n\u00eb mosh\u00ebn e t\u00eb birit. Por, pavar\u00ebsisht jet\u00ebs q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, u kujdes q\u00eb djali t\u00eb mos ecte n\u00eb gjurm\u00ebt e tij. Vendosi ta mbante larg. G\u00ebzimi ishte djali i tij i vet\u00ebm. Sokol Sinomataj e kishte larguar at\u00eb nga Shqip\u00ebria drejt Belgjik\u00ebs, ku vazhdonte studimet. Nd\u00ebrsa u kthye n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr festat e fundvitit.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb mesazhi q\u00eb i dhan\u00eb Sokol Sinomatajt dy vite m\u00eb par\u00eb, kur m\u00eb 3 janar 2022 i hodh\u00ebn n\u00eb er\u00eb makin\u00ebn e t\u00eb v\u00ebllait, Bernardit, k\u00ebsaj radh\u00eb goditja ishte fatale. U vra djali i tij. Fakti q\u00eb ngjarja ndodhi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend ku ndodhi dhe shp\u00ebrthimi, n\u00eb apartamentin ku jetonte edhe Bernard Sinomataj, pati dyshime edhe p\u00ebr nj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb n\u00eb objektiv.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrjashtuar disa nga pistat e ngritura fillimisht, grupi hetimor po mban ende si nj\u00eb version t\u00eb mundsh\u00ebm, grabitjen e nj\u00eb sasie l\u00ebnd\u00eb narkotike n\u00eb Belgjik\u00eb. Edhe kjo ngjarje, ngjason me 4 t\u00eb m\u00ebparshmet n\u00eb Vlor\u00eb, q\u00eb po ashtu jan\u00eb referuar n\u00eb Prokurori si vrasje p\u00ebr larje hesapesh, p\u00ebr sasi t\u00eb ndryshme droge t\u00eb grabitura n\u00eb Spanj\u00eb e Belgjik\u00eb.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">\u00a0Ervin Karamu\u00e7o<\/strong>:<em style=\"font-weight: inherit;\">\u00a0Rasti i Vlor\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast ku dyshohet se personi q\u00eb ka q\u00eblluar me snajper mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtetas i huaj, i konktraktuar p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb krim. Konfliktet n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb atentate kaq t\u00eb r\u00ebnda vijn\u00eb si pasoj\u00eb e drog\u00ebs. Droga ne po na vret shum\u00eb t\u00eb rinj. Po na i vret n\u00eb atentate, po na i vret n\u00eb m\u00ebnyra nga m\u00eb t\u00eb sofistikuarat. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb motiv kryesor, shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019u studiuar dhe p\u00ebr t\u2019u parandaluar. Droga ne, jo vet\u00ebm po na helmon t\u00eb rinjt\u00eb, por po na vret ata q\u00eb e sjellin k\u00ebt\u00eb drog\u00eb, ata q\u00eb mundohen t\u00eb p\u00ebrfshihen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar. Dhe jo vet\u00ebm po i vret, por po rrezikon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb nj\u00eb sag\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe edhe te rrethi i tyre familjar e shoq\u00ebror. Sepse hakmarrja vijon e vijon, thjesht\u00eb si nj\u00eb fort\u00eb t\u00eb shpagimit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ato para t\u00eb humbura nga grupi tjet\u00ebr q\u00eb i ndjeri nuk i ka dh\u00ebn\u00eb mbrapsht.<\/em><\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj q\u00eb ndodhi n\u00eb fillim t\u00eb vitit n\u00eb Vlor\u00eb, askush nuk ka m\u00eb siguri p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb pas. Sa nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb, Prokuroria duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb se paku ato dosje t\u00eb referuara me emra konkret t\u00eb dyshuarish.\u00a0 Kur nj\u00eb vrasjeje i dihet motivi, porosit\u00ebsi dhe ekzekutori dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg p\u00ebr t\u00eb, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb themi p\u00ebr ato vrasje, n\u00eb dosjet e t\u00eb cilave shkruhet vet\u00ebm emri i viktim\u00ebs dhe numri i g\u00ebzhojave n\u00eb vendin e ngjarjes!?\u00a0<strong><em>\/Emisioni \u201cGj\u00ebrat Tona\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb vale t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kriminaliteti, me zhdukje e vrasje mafioze, dy vitet e fundit Vlora kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb qet\u00ebsi. Situata e rendit u duk sikur u p\u00ebrmir\u00ebsua ndjesh\u00ebm gjat\u00eb vitit 2023, gjat\u00eb t\u00eb cilit u regjistrua vet\u00ebm nj\u00eb vrasje, pa \u00e7ka se disa atentate d\u00ebshtuan. Por 2024-a nisi ndryshe atje. Vrasja e G\u00ebzim Sinomajatj, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71137,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-71136","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71136","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71136"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71136\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71137"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71136"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71136"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71136"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}