{"id":71188,"date":"2024-02-12T15:49:40","date_gmt":"2024-02-12T15:49:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=71188"},"modified":"2024-02-12T15:49:40","modified_gmt":"2024-02-12T15:49:40","slug":"bardhi-grupi-parlamentar-kthehet-ne-shtepine-e-vet-dite-e-mire-per-demokratet-dhe-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/12\/bardhi-grupi-parlamentar-kthehet-ne-shtepine-e-vet-dite-e-mire-per-demokratet-dhe-shqiperine\/","title":{"rendered":"Bardhi: Grupi Parlamentar kthehet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, dit\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr demokrat\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>DEKLARAT\u00cb E KRYETARIT T\u00cb GRUPIT PARLAMENTAR T\u00cb PD, GAZMENT BARDHI<\/strong><\/p>\n<p>Para 34 vitesh shpresen e nj\u00eb v\u00ebndi t\u00eb terrorizuar, t\u00eb izoluar e t\u00eb varf\u00ebr p\u00ebrtej mjerimit e ktheu lindja e  Partis\u00eb Demokratike, si shprehja m\u00eb sublime e nj\u00eb populli q\u00eb k\u00ebrkonte liri dhe demokraci. <\/p>\n<p>K\u00ebto dy vitet e fundit, ne hym\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb solli mosbesim, konflikt, p\u00ebr\u00e7arje mes demokrat\u00ebve. Zgjatja e asaj situate vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e partis\u00eb. Kjo situat\u00eb mes nesh, e paprecedent\u00eb n\u00eb llojin e vet, po ndodhte nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria humbte \u00e7do dit\u00eb nga nj\u00eb tull\u00eb n\u00eb themelet e brishta t\u00eb demokracis\u00eb dhe pluralizmit. <\/p>\n<p>Vendi nuk e kishte dhe nuk e ka luksin t\u00eb humbas\u00eb edhe opozit\u00ebn, prandaj prej m\u00eb shum\u00eb se 1 viti s\u00ebbashku me shum\u00eb koleg\u00eb brenda grupit parlamentar kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb sinqerta, ndonj\u00ebher\u00eb edhe me kosto personale, p\u00ebr t\u2019u rikthyer demokrat\u00ebve shpres\u00ebn tek partia e vet, tek Partia Demokratike. <\/p>\n<p>Shum\u00eb do t\u00eb donin q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb mos kishin shkuar keq mes ne demokrat\u00ebve, shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb donin q\u00eb bashkimi t\u00eb kishte ndodhur m\u00eb shpejt. Megjithat\u00eb, jam i bindur se sot, kur grupi parlamentar kthehet i bashkuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr demokrat\u00ebt, p\u00ebr opozit\u00ebn, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb! <\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb shqiptar\u00eb!<br \/>\nT\u00eb dashur demokrat\u00eb! <\/p>\n<p>Ne jemi sot shume m\u00eb mir\u00eb se 1 vit m\u00eb par\u00eb, por akoma nuk jemi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e pritshm\u00ebrive t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj nesh. Ne v\u00ebrtet\u00eb sot nuk luftojm\u00eb per ekzistenc\u00eb si 1 apo 2 vite m\u00eb par\u00eb, por s\u00ebrish p\u00ebrballemi me nj\u00eb diversioni antidemokratik, i cili akoma \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i strukturuar dhe i shum\u00ebllojt\u00eb. Kam bindjen dhe besimin absolut se ne do t\u2019ia dalim t\u00eb kap\u00ebrcejm\u00eb pengesat q\u00eb na vendosin p\u00ebrpara, duke punuar s\u00eb bashku ketu n\u00eb seli, n\u00eb grupin parlamentar dhe n\u00eb \u00e7do lagje e familje shqiptare. <\/p>\n<p>Bashkimi \u00ebsht\u00eb forc\u00eb dhe jo dob\u00ebsi. Bashkimi \u00ebsht\u00eb rruga e vetme p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebndje racionale. Partia Demokratike me aktin e bashkimit, pas nj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, i kthen drit\u00ebn vetes dhe duhet ti kthej\u00eb shpres\u00ebn shqiptar\u00ebve. Me k\u00ebt\u00eb motiv, ne do t\u00eb jemi n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb t\u00eb rinjve, burrave dhe grave q\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb t\u00eb ardhme p\u00ebr vete dhe p\u00ebr familjet e tyre. <\/p>\n<p>Jo m\u00eb p\u00ebr\u00e7arje! Jo m\u00eb konflikt! Ne do t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb shnd\u00ebrruar opozit\u00ebn e sotme n\u00eb qeverisjen e neserme. Mbi k\u00ebt\u00eb parim duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet cdo marr\u00ebdh\u00ebnie dhe duhet t\u00eb jet\u00eb i mir\u00ebpritur cilido. T\u00eb flasim mbi ide, mbi parime, jo mbi individ\u00eb.<\/p>\n<p>Prania jon\u00eb sot k\u00ebtu do t\u00eb thot\u00eb mir\u00ebkuptim, respekt p\u00ebr mendimin ndryshe. Ne jemi t\u00eb bashkuar n\u00eb diversitet, duke ruajtur secili qendrimet tona, sepse ne kemi m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb na bashkojn\u00eb sesa nga ato q\u00eb na kan\u00eb ndar\u00eb deri dje. <\/p>\n<p>Nj\u00eb parti e fort\u00eb do duhet ti p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb flukset brenda vetes dhe ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb! Partia Demokratike ka nevoj\u00eb p\u00ebr hapje reale, ka nevoj\u00eb t\u00eb korrigjoj\u00eb veten, ka nevoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebsohet me shumic\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Ajo ka nevoj\u00eb ti p\u00ebrgjigjet nevoj\u00ebs q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt dhe t\u00eb jet\u00eb z\u00ebri i asaj q\u00eb shoq\u00ebria pret.<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb  partia m\u00eb proper\u00ebndimore se \u00e7do forc\u00eb tjet\u00ebr politike m\u00eb vend. Ne besojm\u00eb tek aleat\u00ebt tan\u00eb strategjik. Ne besojm\u00eb gjithashtu, se Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb drejt\u00ebsi e pavarur, pa nd\u00ebrhyrje politike, por ne duhet t\u00eb theksojm\u00eb me forc\u00eb se ne nuk jemi n\u00eb luft\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb! Do ta mb\u00ebshtesim dhe nxisim at\u00eb pa komplekse q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin, por edhe do t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn para shqiptar\u00ebve sa her\u00eb q\u00eb do t\u00eb konstatojm\u00eb se peshorja e drejt\u00ebsis\u00eb disbalancohet nga nd\u00ebrhyrjet politike. <\/p>\n<p>Lufta jon\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb lufta pa kompromis dhe pa u lodhur p\u00ebr t\u00eb larguar Edi Ram\u00ebn nga pushteti. Nj\u00eb model qeveris\u00ebs i zhytur n\u00eb korrupsion dhe krim. N\u00eb duhet ti japim vendit nj\u00eb qeveri dinjitoze, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. <\/p>\n<p>Sot demokrat\u00ebt po na shohin dhe po na japin kurajo. Nga sot, ne do jemi me ta dhe me \u00e7do shqiptar q\u00eb k\u00ebrko ndryshim. Do t\u00eb shkojm\u00eb qytet m\u00eb qytet, fshat m\u00eb fshat, rrugic\u00eb m\u00eb rrugic\u00eb, sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi. Do t\u2019i takojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, do t\u2019i ftojm\u00eb q\u00eb ata t\u00eb bashkohen, ta b\u00ebjm\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb madhe s\u00ebrish, nj\u00eb alternativ\u00eb moderne qeveris\u00ebse. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E KRYETARIT T\u00cb GRUPIT PARLAMENTAR T\u00cb PD, GAZMENT BARDHI Para 34 vitesh shpresen e nj\u00eb v\u00ebndi t\u00eb terrorizuar, t\u00eb izoluar e t\u00eb varf\u00ebr p\u00ebrtej mjerimit e ktheu lindja e Partis\u00eb Demokratike, si shprehja m\u00eb sublime e nj\u00eb populli q\u00eb k\u00ebrkonte liri dhe demokraci. K\u00ebto dy vitet e fundit, ne hym\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":71189,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-71188","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71188"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71188\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}