{"id":71239,"date":"2024-02-13T09:07:37","date_gmt":"2024-02-13T09:07:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=71239"},"modified":"2024-02-13T09:07:37","modified_gmt":"2024-02-13T09:07:37","slug":"berisha-me-20-shkurt-nis-pranvera-e-demokracise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/13\/berisha-me-20-shkurt-nis-pranvera-e-demokracise\/","title":{"rendered":"Berisha: M\u00eb 20 shkurt nis pranvera e demokracis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, n\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb tubimit qytetar mbr\u00ebm\u00eb, deklaroi se Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb parti e interesit komb\u00ebtar. Berisha theksoi se, koha i dha t\u00eb drejt\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Berisha tha se, Edi Rama i tronditur nga bashkimi i PD, po k\u00ebrc\u00ebnon me zgjedhje. Berisha iu kthye me kund\u00ebrgjigje t\u00eb fort\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se zgjedhjet do t\u00eb b\u00ebhen kur t\u00eb doj\u00eb opozita dhe se Rama do ket\u00eb fundin e tij.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur demokrate dhe demokrat\u00eb, q\u00ebndrestare dhe q\u00ebndrestar\u00eb, ju p\u00ebrsh\u00ebndes p\u00ebrzem\u00ebrsisht dhe ju garantoj se n\u00eb mendjen time, n\u00eb zemr\u00ebn time, ju jeni heronjt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs, heronjt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di se ju punoni p\u00ebr misionin tuaj t\u00eb madh, por guximi dhe p\u00ebrkushtimi juaj ndaj k\u00ebtij misioni, ju kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ju para demokrat\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve, heronj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kohe.<\/p>\n<p>Nga buron ky shpirt i pamposhtur? Cila \u00ebsht\u00eb formula magjike e PD q\u00eb ka fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur sulmet m\u00eb t\u00eb egra? P\u00ebrgjigjja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. P\u00ebrgjigjja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendet n\u00eb vet\u00eb misionin e PD. Arsyeja pse jemi krijuar.<\/p>\n<p>Ne jemi parti e interesit komb\u00ebtar. M\u00eb 22 dhjetor t\u00eb vitit 1990, ne deklaruam p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs se ylli yn\u00eb polar do t\u00eb ishte interesi komb\u00ebtar. P\u00ebr ne, interesi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb i pari dhe sot interesi komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, e ardhmja demokratike dhe evropiane e saj. Do e b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si Europa, kjo \u00ebsht\u00eb mbi \u00e7do kauz\u00eb p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Prandaj dhe ne realizojm\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn, prandaj ne jemi parti e shpres\u00ebs, prandaj ju jeni misionar\u00eb t\u00eb shpres\u00ebs. Prandaj ne jemi parti e \u00ebndrr\u00ebs, parti e fitoreve epokale! Prandaj dol\u00ebm kund\u00ebr t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjeve antishqiptare t\u00eb serbomadhis\u00eb, rusomadhis\u00eb, ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs, Ballkanit t\u00eb Hapur, q\u00eb njoh\u00ebn si promotor, argatin e Vu\u00e7i\u00e7it, Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Prandaj ne denoncuam me guxim mbrojtjen q\u00eb Edi Rama i b\u00ebri thirrjes nga Beogradi t\u00eb sanksionet t\u00eb NATO-s dhe BE-s\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb. Prandaj ne denoncuam luft\u00ebn e Tiran\u00ebs e megafon t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb ndaj Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Koha provoi se n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00ebndrime, ne kishim t\u00eb drejt\u00eb. Ylli yn\u00eb polar \u00ebsht\u00eb interesi komb\u00ebtar. Prandaj dhe un\u00eb kam bindjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se dit\u00eb t\u00eb bardha po vijn\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kaluam v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha, nuk i mohoj. Ne kemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb e cila kontrollon parlamentin, q\u00eb kontrollon drejt\u00ebsin\u00eb, q\u00eb ka shkat\u00ebrruar pluralizmin dhe ka shkat\u00ebrruar procesin zgjedhor, duke grabitur vot\u00ebn e lir\u00eb. Ne kemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb agresion t\u00eb hapur ndaj opozit\u00ebs. Kryetarit nuk i lejohet emri n\u00eb flet\u00ebn e votimit dhe arrestohet n\u00eb procesin m\u00eb politik t\u00eb dokumentuar n\u00eb historin\u00eb e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb sulmuar nga gjykatat e partis\u00eb q\u00eb na mbajn\u00eb peng vul\u00ebn e partis\u00eb. Ne jemi t\u00eb sulmuar nga disa prej mediave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit q\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatet e qeveris\u00eb, thon\u00eb fajin e ka opozita.<\/p>\n<p>Por miq, jan\u00eb k\u00ebto v\u00ebshtir\u00ebsi, t\u00eb cilat kan\u00eb aktivizuar ADN-n\u00eb ton\u00eb shqiptare dhe si shqiptar\u00eb ne japim forc\u00eb t\u00eb p\u00ebrballemi t\u00eb pamposhtur me \u00e7do gj\u00eb. Jan\u00eb k\u00ebto sulme q\u00eb zgjojn\u00eb luanin brenda nesh dhe na japin guxim t\u00eb p\u00ebrballemi me hienat dhe k\u00ebt\u00eb e kemi provuar.<\/p>\n<p>Kemi fituar dy her\u00eb, n\u00eb fakt tre her\u00eb, n\u00eb kushtet m\u00eb t\u00eb pamundura dhe ne do fitojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Do fitojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e rinis\u00eb shqiptare, p\u00ebr demokracin\u00eb, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ne do fitojm\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb dashur demokrat\u00eb! P\u00ebrulem para jush, p\u00ebrulem me mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn time, n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb un\u00eb mendoja se kisha par\u00eb gjith\u00e7ka nga jeta, m\u00eb dhat\u00eb shansin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar emocionet m\u00eb t\u00eb fuqishme. M\u00eb frym\u00ebzuat, duke q\u00ebndruar p\u00ebrpara \u00e7do sulmi q\u00eb iu b\u00eb PD si vigan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb interesit komb\u00ebtar. Nuk u shit\u00ebt, nuk u intimiduat, nuk u tremb\u00ebt, nuk u mashtruat.<\/p>\n<p>M\u00eb dhat\u00eb shpres\u00eb dhe sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb ju jeni heronjt\u00eb e mi, jeni heronjt\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Po, ju jeni heronjt\u00eb e mi sepse kur Shqip\u00ebria ishte zhytur n\u00eb apati n\u00ebn moton \u00e7\u2019m\u00eb duhet mua, kur regjimi mendoi se i dha opozit\u00ebs goditje fatale, juve i provuat se fati i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb duar t\u00eb sigurta me k\u00ebt\u00eb gjenerat\u00eb demokrat\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt e para \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Kemi 10 vite n\u00eb opozit\u00eb, t\u00eb dashur miq. Opozita \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kur zgjat 10 vite. Shum\u00eb dhimbje, padrejt\u00ebsi, sakrifica keni kaluar ju. Opozita b\u00ebhet e padurueshme kur ato institucione q\u00eb supozohen t\u00eb jen\u00eb me ligjin, korruptohen dhe p\u00ebrdoren si pushk\u00eb kund\u00ebr opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrdoren si Dumani n\u00eb krye t\u00eb organizat\u00ebs kriminale t\u00eb Skapit t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr amnistimin e Edi Ram\u00ebs dhe kriminel\u00ebve t\u00eb tij elektoral\u00eb t\u00eb dosjeve 339 dhe 184. P\u00ebrdoren p\u00ebr amnistin\u00eb e Edi Ram\u00ebn dhe Erion Veliajt p\u00ebr vjedhjen e shekullit, djeg\u00ebsat, sterilizimin, portin e Durr\u00ebsit, Butrintin, aferat shum\u00ebmiliard\u00ebshe t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe klanit t\u00eb tij. P\u00ebrdoret p\u00ebr amnistimin e skandalit t\u00eb shekullit Rama-McGonigal, p\u00ebr t\u00eb cilin dita e gjykimit po afron.<\/p>\n<p>Dita e gjykimit p\u00ebr Edi Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt dhe Edi Rama, me 20 shkurt, do t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb meriton!<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Ju jeni heronj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sepse opozita duket e pamundur kur trafikant\u00eb, vras\u00ebs, pengmarr\u00ebs, p\u00ebrdhunues, me nj\u00eb fjal\u00eb Aleanca e Qelb\u00ebsirave, e tmerruar nga toleranca zero e opozit\u00ebs kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, derdhi me dhjet\u00ebra e qindra milion\u00eb euro kund\u00ebr saj.<\/p>\n<p>Opozita duket e pamundur kur mediat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb r\u00ebna n\u00eb grazhdin e qeveris\u00eb, organizat\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kriminale nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb, censurojn\u00eb, manipulojn\u00eb lajmet p\u00ebr opozit\u00ebn, demonizojn\u00eb at\u00eb, vazhdojn\u00eb melodin\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb shpifur t\u00eb Edi Ram\u00ebs se fajin e ka Saliu dhe faj\u00ebsojn\u00eb opozit\u00ebn p\u00ebr krimet dhe m\u00ebkatet e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Ju jeni heronj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sepse opozita duket e pamundur kur narkoqeveria p\u00ebr t\u00eb vendosur kontrollin mbi ju, mori peng drejtues t\u00eb saj, njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebve ju i besuat p\u00ebr dhjet\u00eb vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ju jeni heronj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sepse opozita b\u00ebhet pothuaj e pamundur kur narkoqeveria korrupton zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zbulimit, ambasador\u00eb dhe diplomat\u00eb p\u00ebr goditur e shkat\u00ebrruar opozit\u00ebn e vendit dhe konsoliduar pushtetin e krimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju jeni heronjt\u00eb e opozitarizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, Europ\u00eb dhe bot\u00eb.<\/p>\n<p>Si ju nuk ka sot ask\u00ebrkund!<\/p>\n<p>Ju jeni heronjt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sepse opozita b\u00ebhet pothuaj e pamundur kur drejt\u00ebsia politike arreston liderin e opozit\u00ebs, kur gjykatat e narkoshtetit vjedhin simbolet e partis\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>Ju jeni heronj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sepse opozita duket e pamundur kur parlamenti u mohon deputet\u00ebve \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Kushtetuta dhe vullneti i sovranit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, shum\u00eb nga ju jeni p\u00ebrballur me presione t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Me t\u00eb drejt\u00eb, edhe mund t\u00eb jeni p\u00ebrlotur. T\u00eb p\u00ebrlotur, jo vet\u00ebm p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb ndaj jush dhe opozit\u00ebs, por t\u00eb p\u00ebrlotur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb dashur. Ka lot n\u00eb syt\u00eb e demokrat\u00ebve, por ato jan\u00eb dhe do jen\u00eb lot g\u00ebzimi, sepse opozita \u00ebsht\u00eb e bashkuar.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e PD, opozit\u00ebs shqiptare, por edhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe kombit, p\u00ebr aq sa PD, forca kryesore opozitare e vendit \u00ebsht\u00eb sot shpres\u00eb e vetme e shqiptar\u00ebve, sot pas nj\u00eb beteje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt 1-vje\u00e7are, por edhe pas p\u00ebrplasjeve dhe kund\u00ebrshtive hera her\u00eb edhe t\u00eb forta, 43 deputet\u00eb t\u00eb PD, t\u00eb koalicionit opozitar, u mblodh\u00ebn s\u00eb bashku n\u00eb drejtimin e kryetarit t\u00eb grupit parlamentar n\u00eb selin\u00eb e partis\u00eb dhe b\u00ebn\u00eb realitet d\u00ebshir\u00ebn e rreth 700 mij\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb votuan m\u00eb 25 prill p\u00ebr PD dhe koalicionin e saj.<\/p>\n<p>Theksoj, se ky bashkim nuk ishte i thjesht\u00eb pas p\u00ebrplasjeve t\u00eb forta t\u00eb vjehst\u00ebs s\u00eb 2021, por ky bashkim ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht bashkimi m\u00eb i natyrsh\u00ebm i politikan\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm atdhetar\u00eb, demokrat\u00eb t\u00eb mandatuar nga elektorati i PD.<\/p>\n<p>Ky bashkim ishte akti m\u00eb i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm para zgjedh\u00ebsve shqiptar\u00eb, dhe n\u00eb ve\u00e7anti para jush, demokrate dhe demokrat\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi. Ky bashkim \u00ebsht\u00eb padyshim akti m\u00eb i mir\u00ebpritur p\u00ebr \u00e7do demokrate p\u00ebr \u00e7do demokrat q\u00eb pa p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij t\u00eb bashkohen n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb tij dhe q\u00eb shohin te ky bashkim rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb drejt fitores.<\/p>\n<p>Por duhet t\u00eb jeni t\u00eb sigurt se ky bashkim \u00ebsht\u00eb pritur me tmerr nga kreu i organizat\u00ebs kriminale, Edi Rama, i cili b\u00ebri gjith\u00e7ka, p\u00ebrdori mjetet m\u00eb anti-demokratike, mohimin e t\u00eb drejtave kushtetuese themelore t\u00eb deputet\u00ebve, arrestimin e liderit t\u00eb PD, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb ky bashkim t\u00eb mos ndodhte.<\/p>\n<p>Edi Rama, sot i tronditur gjer n\u00eb shpirt, p\u00ebrpiqet t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb me zgjedhje.<\/p>\n<p>I them Edi Ram\u00ebs se zgjedhjet do b\u00ebhen kur t\u00eb doj\u00eb opozita dhe se ti ke fundin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>20 shkurti \u00ebsht\u00eb dita e triumfit t\u00eb opozit\u00ebs!<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi miqt\u00eb e mi, ky bashkim i politikan\u00ebve, deputet\u00ebve tuaj, n\u00eb diversitet, n\u00eb shum\u00ebsi mendimesh, e b\u00ebjn\u00eb forc\u00ebn ton\u00eb politike m\u00eb demokratike, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ky bashkim tregon se opozita \u00ebsht\u00eb sot gati p\u00ebr fitore. Se opozita ka zgjuar luanin e fjetur t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb 20 shkurt, nis betej\u00ebn pa kthim n\u00eb sheshet e Tiran\u00ebs kund\u00ebr diktatur\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 shkurt, shqiptar\u00ebt, demokrat\u00eb, t\u00eb paparti, socialist\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb inauguruar pranver\u00ebn e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 shkurt, beteja jon\u00eb fitimtare ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si Europa, Zoti ju bekoft\u00eb ju, shqiptar\u00ebt, Shqip\u00ebrin\u00eb, Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, n\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb tubimit qytetar mbr\u00ebm\u00eb, deklaroi se Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb parti e interesit komb\u00ebtar. Berisha theksoi se, koha i dha t\u00eb drejt\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Berisha tha se, Edi Rama i tronditur nga bashkimi i PD, po k\u00ebrc\u00ebnon me zgjedhje. Berisha iu kthye me kund\u00ebrgjigje t\u00eb fort\u00eb duke &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67589,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-71239","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71239","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71239"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71239\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71239"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71239"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71239"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}