{"id":7124,"date":"2022-03-15T09:32:52","date_gmt":"2022-03-15T09:32:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=7124"},"modified":"2022-03-15T09:32:52","modified_gmt":"2022-03-15T09:32:52","slug":"amerika-dhe-europa-jane-aleatet-tane-por-ato-nuk-sakrifikohen-per-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/03\/15\/amerika-dhe-europa-jane-aleatet-tane-por-ato-nuk-sakrifikohen-per-ne\/","title":{"rendered":"Amerika dhe Europa jan\u00eb aleat\u00ebt tan\u00eb, por ato nuk sakrifikohen p\u00ebr ne!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Mediet shkruajn\u00eb se &#8220;Nj\u00eb gjeneral amerikan ia shuan shpresat Serbis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sulm ushtarak kund\u00ebr Kosov\u00ebs&#8221;! Dhe me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb shumica prej nesh besojm\u00eb se &#8220;jemi n\u00ebn mbrojtjen amerikane&#8221;! Esht\u00eb e mbrojtur Kosova se aty \u00ebsht\u00eb NATO dhe \u00ebsht\u00eb e mbrojtur Shqip\u00ebria e Maqedonia e Veriut, se ato jan\u00eb n\u00eb NATO! Sapo ministrja e Jashtme e Gjermanis\u00eb zhvilloi vizit\u00ebn e saj n\u00eb Kosov\u00eb shum\u00eb kush thoshte se &#8220;Jemi n\u00ebn mbrojtjen e Gjermanis\u00eb&#8221;! Dikush tjet\u00ebr beson se shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00ebn mbrojtjen e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, t\u00eb NATO-s e t\u00eb strukturave t\u00eb tjera ushtarake e politike t\u00eb Perendimit!<\/p>\n<p>Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb e t\u00eb jetoj\u00eb n\u00ebn mbrojtjen e zanave e t\u00eb Mujit e Halilit! Ne shqiptar\u00ebt, por edhe ballkanasit e kemi t\u00eb leht\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Baladat me heronj, me luftra e p\u00ebrleshje kund\u00ebr ku\u00e7\u00ebdrave, Gjergj Elez Alis\u00eb a me k\u00eb tjet\u00ebr, kan\u00eb ndikuar q\u00eb t\u00eb dukemi aq euforik\u00eb, sa t\u00eb besojm\u00eb se dikush tjet\u00ebr do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb territorin ton\u00eb e do t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb ton\u00eb. Kur na mbrojn\u00eb zanat, pse t\u00eb mos na mbroj\u00eb Amerika?! Kur kishim n\u00eb mes vedit Mujin e Halilin, pse t\u00eb mos mb\u00ebshtetemi te Muji europian dhe Halili amerikan?! End\u00ebrr e bukur kjo, apo jo?!<\/p>\n<p>Ok! K\u00ebto p\u00ebrralla nga e kaluara mund t\u00eb ndikojn\u00eb te mendjet e injoranc\u00ebs. Por mua m\u00eb duket se ato jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pron\u00eb edhe e politik\u00ebs dhe sidomos e lidershipit shqiptar n\u00eb qeverisje. Madje ato marrin nj\u00eb dimension m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kur politikan\u00ebt shqiptar\u00eb marrin pushtetin. N\u00eb opozit\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb gjithnj\u00eb &#8220;sovranist\u00eb&#8221; e me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Kur vijn\u00eb n\u00eb qeveri b\u00ebhen vasal\u00eb, presin prej dikujt tjet\u00ebr. Vasal\u00eb t\u00eb imagjinat\u00ebs son\u00eb! Shtetar\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb e gjetk\u00eb kur vijn\u00eb n\u00eb qeveri e dor\u00ebzojn\u00eb gjith\u00e7ka te NATO, BE dhe aleat\u00ebt. Sepse nuk kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb merren me pun\u00ebt e kombit e t\u00eb shtetit! Jan\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb me hallet e xhepit!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb e keqja lidhet me faktin se mbillet indiferentizmi. Vet\u00eb politika \u00ebsht\u00eb e shkrehur dhe gjith\u00e7ka e ka l\u00ebshuar n\u00eb duart e NATO-s, BE-s\u00eb dhe SHBA-ve! Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dit\u00eb-nat\u00eb p\u00ebrmend Aleanc\u00ebn Atlantike n\u00eb rastin e sulmit rus kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, duke u th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve se &#8220;Ne jemi t\u00eb mbrojtur nga NATO&#8221;! Edhe pse asokohe kur vendi u pranua n\u00eb k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb, kryeministri i sot\u00ebm, at\u00ebher\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, thoshte se &#8220;Nuk na jep NATO mir\u00ebqenie e nuk na i zgjidh NATO problemet tona&#8221;, tani nuk b\u00ebn asgj\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb, mbrojtjen, zhvillimin e mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por a mund t\u00eb vijn\u00eb ushtar\u00ebt e NATO-s t\u00eb luftojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb, pra n\u00eb territoret tona dhe ne t\u00eb rrijm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, sikur s&#8217;ka ndodhur asgj\u00eb?! Si i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb k\u00ebta lider\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr mbrojtjen dhe sigurin\u00eb, n\u00ebn justifikimin se ne na mbrojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt?! Cili prej shqiptar\u00ebve do t\u00eb shkonte t\u00eb luftonte e t\u00eb vdiste p\u00ebr lirin\u00eb e integritetin territorial t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr, n\u00ebse populli e qeveria e atij vendi flen\u00eb dhe zgjohen nga gjumi sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb?! Kosova ka shtuar fondet p\u00ebr mbrojtjen dhe sigurin\u00eb e saj n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa shpenzon Shqip\u00ebria si vend an\u00ebtar i Aleanc\u00ebs Atlantike. Kosova ka hapur dhe nj\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr grumbullimin e fondeve t\u00eb saj vullnetare p\u00ebr mbrojtje.<\/p>\n<p>Po Shqip\u00ebria?! &#8220;Na mbron NATO&#8221;, thot\u00eb Edi Rama dhe vet\u00eb ia fut nj\u00eb fluturim turistik deri n\u00eb Dubai me parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb e me \u00e7arter n\u00eb dispozicion! Asnj\u00eb fjal\u00eb nuk d\u00ebgjojm\u00eb nga ai, n\u00ebse duhet ose jo t\u00eb rritet buxheti i mbrojtjes s\u00eb vendit. N\u00ebse ka nevoj\u00eb ose jo t\u00eb mobilizohen rezervist\u00ebt! N\u00ebse \u00ebsht\u00eb e domozdoshme ose jo t\u00eb blihen arm\u00eb t\u00eb reja moderne?! Jooooo! Qeveria shqiptare \u00ebsht\u00eb aty thjesht p\u00ebr t\u00eb menaxhuar ndihmat e kredit\u00eb marramend\u00ebse q\u00eb merr prej t\u00eb huajve. Nd\u00ebrsa parat\u00eb e shqiptar\u00ebve t&#8217;i jap\u00eb me PPP! Edhe Kosova ankohet gjithandej p\u00ebr sigurin\u00eb e saj dhe diversionin serb kund\u00ebr saj. Dhe \u00ebsht\u00eb mir\u00eb kjo. Por nuk e di pse nuk mendon p\u00ebr mobilizimin dhe st\u00ebrvitjen e rezervist\u00ebve p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgatit p\u00ebr luft\u00eb! Le t\u00eb shpresojm\u00eb se kurr\u00eb nuk do na vij\u00eb lufta n\u00eb der\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb! Por ama nuk na lejohet t\u00eb jemi n\u00eb gjum\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00ebse i pyet drejtuesit e qeveris\u00eb shqiptare, t\u00eb thon\u00eb: &#8220;Nuk ka para&#8221;! Nuk ka para p\u00ebr mbrojtjen, nuk ka para p\u00ebr ndihm\u00ebn sociale, nuk ka para p\u00ebr arsimin, nuk ka para p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, nuk ka para p\u00ebr subverncionimin e bujq\u00ebsis\u00eb dhe leht\u00ebsimin e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve! Por ka para p\u00ebr luksin qeveritar. Ka para p\u00ebr oligark\u00ebt q\u00eb marrin me 22 milion euro nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kilometri rrug\u00eb. Ka para p\u00ebr t\u00eb paguar 30 k\u00ebshilltar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kryetar bashkie. Ka para p\u00ebr paga 15 mij\u00eb eurosh n\u00eb muaj p\u00ebr k\u00ebshilltar\u00ebt e kryeministrit! Ka para p\u00ebr 60 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb fushat\u00eb elektorale n\u00eb administrat\u00ebn e shtetit! Ka para p\u00ebr Bechehtin dhe sa e sa becheht\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb fitojn\u00eb gjyqet p\u00ebr shkak t\u00eb arroganc\u00ebs s\u00eb kryeministrit dhe kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs! Ka para p\u00ebr Arben Ahmetajn e p\u00ebr firmat pran\u00eb qeveris\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk ka para vet\u00ebm p\u00ebr zhvuillim e p\u00ebr mir\u00ebqenie! Shkurt, Shqip\u00ebria, e n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase edhe Kosova, nuk kan\u00eb mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb kryer dy funksionet kryesore t\u00eb shtetit, at\u00eb t\u00eb siguris\u00eb e mbrojtjes dhe at\u00eb t\u00eb mir\u00ebqenies dhe zhvillimit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i Mediet shkruajn\u00eb se &#8220;Nj\u00eb gjeneral amerikan ia shuan shpresat Serbis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sulm ushtarak kund\u00ebr Kosov\u00ebs&#8221;! Dhe me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb shumica prej nesh besojm\u00eb se &#8220;jemi n\u00ebn mbrojtjen amerikane&#8221;! Esht\u00eb e mbrojtur Kosova se aty \u00ebsht\u00eb NATO dhe \u00ebsht\u00eb e mbrojtur Shqip\u00ebria e Maqedonia e Veriut, se ato jan\u00eb n\u00eb NATO! Sapo ministrja &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3159,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-7124","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7124"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7124\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3159"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}