{"id":71246,"date":"2024-02-13T09:48:25","date_gmt":"2024-02-13T09:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=71246"},"modified":"2024-02-13T09:48:25","modified_gmt":"2024-02-13T09:48:25","slug":"leximi-i-gazetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/13\/leximi-i-gazetes\/","title":{"rendered":"Leximi i gazet\u00ebs&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Agim Xh. Deshnica<\/strong><\/p>\n<p>-Tregim i jetuar-<\/p>\n<p><strong><em>Pak histori<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse dikur merrje udh\u00ebn p\u00ebr Berat, dhe pas Ur\u00ebs s\u00eb Hasan Beut ktheje majtas, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs me plepa mb\u00ebrrije n\u00eb qytetin e njohur p\u00ebr nxjerrjen e naft\u00ebs qysh n\u00eb lasht\u00ebsi. Ky vendbanim pati qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb fshatrave, q\u00eb shtriheshin deri n\u00eb Sulov\u00eb. Thon\u00eb se ai ka nd\u00ebrruar emrin disa her\u00eb, nga Seras u quajt Zjarrisht\u00eb, m\u00eb von\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb. Ky emervend sllav si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, na mbeti edhe n\u00eb koh\u00ebn e miq\u00ebsis\u00eb me Rusin\u00eb, e njohur p\u00ebr dimrin e gjat\u00eb. Nuk dihet koha, kur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs u ngrit monumenti i nj\u00eb burri t\u00eb ngrysur me mustaqe. N\u00ebn t\u00eb qe gdhendur me dalt\u00eb Josif V. Stalin. Pas p\u00ebrurimit, Ku\u00e7ova mori emrin Qyteti Stalin, rusisht: Stalingrad, ndon\u00ebse ky qytet nuk njihej p\u00ebr beteja t\u00eb p\u00ebrgjakshme si Stalingradi! Pra, kujt i shkoi nd\u00ebr mend ky em\u00ebr i ri, gjys\u00ebm shqip e gjys\u00ebm sllav, t\u00eb cilin populli e quante thjesht Qytet? N\u00eb biseda miqsh thuhej: \u201cDo t\u00eb shkoj n\u00eb Qytet\u201d \u201cIka nga Qyteti\u201d, ose \u201cM\u00eb caktuan n\u00eb Qytet\u201d. Ishte me zarar ta quaje qytetin shkurt Stalin, sepse duhej t\u00eb thoshje shprehi t\u00eb tilla, si: \u201cVajta te Stalini\u201d, \u201cIka nga Stalini.\u201d, \u201cU m\u00ebrzita te Stalini!\u201d, \u201cM\u00eb plasi shpirti te Stalini!\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nafta pati shteruar duksh\u00ebm, skuadra e futbollit nga shefat e komitetit u quajt \u201cNaft\u00ebtari\u201d dhe jo \u201cStalin\u201d, ndryshe, do t\u2019i gjente belaja me tifoz\u00ebt kund\u00ebrshtar\u00eb. Do t\u00eb d\u00ebgjonin t\u00eb thuhej: \u201cU mund Stalini nga Peqini!\u201d, apo \u201cTraktori i Lushnj\u00ebs e d\u00ebrrmoi Stalinin!\u201d<\/p>\n<p>Ky em\u00ebrvend sot, edhe pse kemi alamet Akademie Shkencash, u kthye prap\u00eb n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb. Historian\u00ebt s\u00ebrb\u00eb f\u00ebrkojn\u00eb duart nga k\u00ebnaq\u00ebsia, kur hedhin syt\u00eb n\u00eb harta e libra. Ta quajm\u00eb Seras a Zjarrisht\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri nuk shkon, sepse do t\u00eb ngjalleshin kujtime t\u00eb tmerrshme me tifoz\u00ebt e \u201cNaft\u00ebtarit\u201d, kur n\u00eb mbarimin e nj\u00eb\u00a0 ndeshjeje, u sul\u00ebn me t\u00ebrbim t\u00eb digjnin p\u00ebr s\u00eb gjalli gjyqtarin tok me fubollist\u00ebt e \u201cDinamos\u201d. N\u00ebse ia heqim Ku\u00e7ov\u00ebs mbares\u00ebn sllave ov, na del Ku\u00e7. Nuk mund ta quajm\u00eb as k\u00ebshtu, se Ku\u00e7in e kemi n\u00eb malet e Kurveleshit, tek burronja n\u00ebn rrepe. \u00c7udi! Sllav\u00ebt, kudo ku shkel\u00ebn, pasi u larguan, lan\u00eb pas nj\u00eb varg marramend\u00ebs em\u00ebrvendesh, nga Novosel\u00eb n\u00eb Zagori, nga Konispol n\u00eb Poli\u00e7an e plot t\u00eb tjer\u00eb. Ja, \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh mikprit\u00ebs e bujar ndaj ardhacak\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkonin buk\u00eb e pun\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbajtur frym\u00ebn.<\/p>\n<p>Si ta quajm\u00eb pra, k\u00ebt\u00eb qytet historik? Meqen\u00ebse nxjerrja e naft\u00ebs atje ka r\u00ebn\u00eb shum\u00eb, mendoj ta quajm\u00eb Plepas.<\/p>\n<p><strong><em>Sport dhe hetuesi <\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Qytetin ton\u00eb t\u00eb naft\u00ebs, nj\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrmjet dy djemve t\u00eb rinj, plasi sherri p\u00ebr pun\u00eb sporti, me fjal\u00eb pak si t\u00eb ashpra. Nj\u00ebri ishte ndihm\u00ebsmjek nga Tirana i em\u00ebruar atje, tjetri vendas, teknik nafte. Pas fjal\u00ebve nis\u00ebn t\u00eb flisnin grushtet. Polic\u00ebt kureshtar\u00eb, mb\u00ebshtetur n\u00eb mur, e shikonin ndeshjen si n\u00eb sall\u00ebn e boksit. N\u00eb at\u00eb dyluftim, tiranasi, me goditjen e pest\u00eb, e hodhi kund\u00ebrshtarin posht\u00eb. M\u00eb pas, me urdhrin e shefit, ata i lidh\u00ebn e i mbyll\u00ebn n\u00eb qeli. Ndihm\u00ebsmjeku ishte edhe portier i \u201cNaft\u00ebtarit\u201d, madje i shquar n\u00eb nj\u00eb ndeshje historike n\u00eb fush\u00ebn sportive t\u00eb Elbasanit, tek rrjeta e port\u00ebs s\u00eb tij ishte shqyer nga golat, edhe p\u00ebr\u00a0 shkak t\u00eb nj\u00eb tuf\u00eb vajzave t\u00eb hijshme, t\u00eb mbledhura prapa rrjet\u00ebs. Ato, e q\u00ebllonin portierin, her\u00eb me guralec\u00ebt e Shkumbinit, e her\u00eb i th\u00ebrrisnin:<\/p>\n<p>&#8211; O \u00e7uno!\u00a0 Ktheje kok\u00ebn!<\/p>\n<p>&#8211; O \u00e7un i Qytetit, hape port\u00ebn!<\/p>\n<p>&#8211; Gol! Gol! Gol!<\/p>\n<p><strong><em>N\u00eb zyr\u00ebn e shefit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dy djemt\u00eb e ngujuar n\u00eb qelit\u00eb e ndri\u00e7uara keq, prit\u00ebn m\u00eb kot t\u00eb liroheshin po at\u00eb nat\u00eb. Ai nga Tirana, p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb koh\u00ebn, disa or\u00eb i kaloi duke hedhur e kapur nj\u00eb top ping &#8211; pongu n\u00eb tavan e n\u00ebp\u00ebr mure. Por, ja, erdhi \u00e7asti e u hap dera. Nj\u00ebri prej polic\u00ebve i thirri me z\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr:<\/p>\n<p>-Ec me ne! T\u00eb pret shefi n\u00eb zyr\u00eb!<\/p>\n<p>Kapiten Guri Donofrosa rrinte ulur pas tavolin\u00ebs me kok\u00ebn mbi bllokun e\u00a0 sh\u00ebnimeve dhe telefonin pran\u00eb. Nuk merrej vesh, flinte apo shkruante. Pas nj\u00eb heshtje t\u00eb gjat\u00eb, ngriti ballin e gjer\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; H\u00eb, more portier, ulu e p\u00ebgjigju drejt pyetjeve t\u00eb mia! Emrin?<\/p>\n<p>&#8211; Kostandin.<\/p>\n<p>&#8211; Mbiemrin?<\/p>\n<p>&#8211; Vako.<\/p>\n<p>&#8211; Kur dhe ku ke lindur?<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb 1933, n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; Si the!? Po \u00e7\u2019deshe gjer n\u00eb Amerik\u00eb ti!?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, jo, n\u00eb Angli \u00ebsht\u00eb Londra!<\/p>\n<p>&#8211; E, mir\u00eb! \u00c7\u2019b\u00ebnte jot\u2019 \u00ebm\u00eb atje!? &#8211; uluriti kapiteni. &#8211; Fol!<\/p>\n<p>&#8211; Ku ta di un\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; Kuptova! M\u00eb thuaj tani, merr vesh, e k\u00ebndon apo jo gazet\u00ebn e Partis\u00eb \u201c Z\u00ebri i\u00a0 Popullit\u201d?<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht!<\/p>\n<p>-Pse ka at\u00eb em\u00ebr ajo, gazeta?<\/p>\n<p>&#8211; Sepse, n\u00ebp\u00ebrmjet saj, partia u th\u00ebrret me z\u00eb lart\u00eb armiqve t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8211; Po tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>&#8211; H\u00ebm \u2026 Po \u00e7far\u00eb shikojm\u00eb mbi kok\u00ebn e gazet\u00ebs?<\/p>\n<p>-Draprin e \u00c7ekanin. Drapri pret, \u00e7ekani godet! Armiqt\u00eb e klas\u00ebs, domosdo!<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu \u00ebsht\u00eb! M\u00eb trego tani, nga cila faqe fillon ta k\u00ebndosh gazet\u00ebn ti?<\/p>\n<p>&#8211; Nga faqja e par\u00eb, s\u2019do mend! Shoh kryeartikullin dhe lajmet kryesore.<\/p>\n<p>&#8211; Bukur! Pastaj?<\/p>\n<p>&#8211; Kaloj te faqja e dyt\u00eb, te \u201cJeta e Partis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>&#8211; Vazhdo!<\/p>\n<p>&#8211; E po, k\u00ebshtu me radh\u00eb! N\u00eb faqen e tret\u00eb gjej shkrime nga shendet\u00ebsia, kultura, arti dhe\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Kaq? Po qysh e merr vesh ajo koka jote se si \u00ebsht\u00eb shtuar pambuku, misri, kupton, gruri nd\u00ebr ara, kupton, dhe nafta tek ne n\u00eb Qytet?!<\/p>\n<p>&#8211; Ja, ashtu, duke lexuar!<\/p>\n<p>&#8211; Pastaj?<\/p>\n<p>&#8211; Hidhem n\u00eb faqen e kat\u00ebrt, te lajmet e jashtme dhe sportive.<\/p>\n<p>&#8211; Aty m\u00eb ndalo! Te faqja e kat\u00ebrt meson gj\u00ebra ti, kupton, edhe p\u00ebr qytetin ku je lindur, k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>&#8211; Me raste.<\/p>\n<p>&#8211; Si me raste!?<\/p>\n<p>&#8211; Sepse kur ka raste, duhet t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb nga rastet, ka th\u00ebn\u00eb Stalini.<\/p>\n<p>&#8211; Si?<\/p>\n<p>&#8211; Ja, p\u00ebr sh\u00ebmbull, n\u00eb Lond\u00ebr jan\u00eb takuar Marksi dhe Engelsi.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019na p\u00ebrrallis, ore!? Ata qen\u00eb nga Rusia, \u00e7\u2019pun\u00eb kishin me Londr\u00ebn!?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, nga Gjermnia ishin!<\/p>\n<p>&#8211; Pusho! &#8211; P\u00ebr disa \u00e7aste pllakosi heshtja e plot\u00eb. Kapiteni, pasi u mendua, tha: &#8211; E di, e di. Vazhdo!<\/p>\n<p>&#8211; Po, ja, n\u00eb \u201cZ\u00ebrin e Popullit\u201d un\u00eb kam lexuar se n\u00eb Lond\u00ebr ka dal\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb\u00a0 Manfesti i Partis\u00eb Komuniste.<\/p>\n<p>&#8211; Manifesti? Ah po, nga Stalini yn\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Jo, jo, nga Marks dhe Engelsi.<\/p>\n<p>&#8211; Pusho! Mos m\u00eb jep m\u00ebsime, po p\u00ebrgjigjju pyetjeve t\u00eb mia, kupton?\u00a0 Shefi nuk desh ta ngiste m\u00eb at\u00eb udh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb hetimi, ndaj, e ndryshoi kahun, u hodh te gjimnastika e mengjesit, te puna vullnetare p\u00ebr korrjet e vaditjen e ullishteve me fu\u00e7i e kova. M\u00eb n\u00eb fund, u kthye te sporti.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb thuaj tani, p\u00ebrve\u00e7 Naft\u00ebtarit, me cil\u00ebn skuad\u00ebr je?<\/p>\n<p>&#8211; Me Partizanin.<\/p>\n<p>&#8211; Pse nuk je me Dinamon?! Mos ke qen\u00eb gj\u00eb partizan?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, \u00e7far\u00eb!?<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019lidhje ke, pra, me at\u00eb skuadr\u00ebn e Partizanit?<\/p>\n<p>&#8211; Po, a nuk kam qen\u00eb pionier!? Kam mbajtur n\u00eb qaf\u00eb shallin e kuq!<\/p>\n<p>P\u00ebr z\u00ebnk\u00ebn shefi nuk i b\u00ebri asnj\u00eb pyetje!<\/p>\n<p><strong><em>Koh\u00eb lirie<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet e liris\u00eb, doktor Vako, m\u00ebrgoi n\u00eb Angli. Me pasaport\u00eb angleze punonte mjek n\u00eb klubin sportiv londinez me emrin \u201c\u00cbest Hamer.\u201d Skudra e futbollit e atij klubi ndodhej n\u00eb vendet e para t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb kampionatit anglez. Gjat\u00eb ver\u00ebs ajo zhvilloi dy ndeshje miq\u00ebsore n\u00eb Turqi me skuadr\u00ebn e mir\u00ebnjohur \u201cFenerbah\u00e7e\u201d t\u00eb Stambollit. Ndeshja e par\u00eb p\u00ebrfundoi 1-1 dhe e dyta 0-0. Skuadra angleze pushoi disa dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga plazhet e bukura t\u00eb Izmirit. Atje lojtar\u00ebt u njoh\u00ebn me dynmet apo si i thon\u00eb ndryshe me han\u00ebmet e bukura, q\u00eb shkuan nga Stambolli. Loz\u00ebn tenis dhe vollejboll. Nuk thon\u00eb kot \u201cShih Stambollin pastaj vdis\u201d! Biond\u00ebt e Londr\u00ebs mandej u larguan n\u00ebp\u00ebr det, p\u00ebr n\u00eb Greqi, me anijen turistike \u201cOlimboz\u201d. N\u00eb Selanik vizituan Lefkopyrgon. Nat\u00ebn u ndesh\u00ebn me skuadr\u00ebn vendase, \u201cAris\u201d. Rezultati: 3-0.<\/p>\n<p>Doktor Kosta, pas ndeshjes, n\u00eb dalje t\u00eb stadiumit pati nj\u00eb takim t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm. Nj\u00eb djal\u00eb me pamje rreth t\u00eb tridhjetave pran\u00eb autobusit t\u00eb anglez\u00ebve po p\u00ebrsh\u00ebndeste \u201cokej, okej!\u201d, me dor\u00ebn e ngritur lart.\u00a0 Doktori iu afrua dhe e pyeti:<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbhere are you come from?\u2026<\/p>\n<p>Djaloshi e pa, u mendua dhe tha:<\/p>\n<p>&#8211; Albania!<\/p>\n<p>Doktorit i qeshi fytyra dhe vazhdoi shqip: &#8211; Shqiptar qenke!? Po nga cili qytet?<\/p>\n<p>&#8211; Nga qyteti i Ku\u00e7ov\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Nga Ku\u00e7ova?! &#8211; thirri doktori me g\u00ebzim dhe i zgjati dor\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Edhe ju shqiptar jeni?<\/p>\n<p>&#8211; Po, nga Tirana. Si t\u00eb quajn\u00eb ty?<\/p>\n<p>&#8211; Josif Donofrosa.<\/p>\n<p>&#8211; Josif?\u2026 \u00c7\u2019e ke kapiten Guri Donofros\u00ebn?<\/p>\n<p>&#8211; Baba.<\/p>\n<p>&#8211; Ou! Pse, i biri i shefit qenke ti!?\u00a0 Po si \u00ebsht\u00eb me sh\u00ebndet babai yt tani?<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, mir\u00eb, por ca i plakur.<\/p>\n<p>&#8211; Kur ta takosh, i b\u00ebj shum\u00eb t\u00eb fala nga Kostandin Vako i Naft\u00ebtarit t\u00eb Qytetit! Dhe pyete, a e lexon m\u00eb Z\u00ebrin e Popullit dhe Manifestin e Partis\u00eb Komuniste!<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrfundim<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Doktor Kosta, nd\u00ebrsa pushonte n\u00eb hotel, iu kujtua nj\u00eb ndodhi e larg\u00ebt me lexim gazete. Shkurt, 1975. Rrebeshi i shiut kishte v\u00ebrshuar n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs. Era p\u00ebrplaste shiun e rr\u00ebmbyer n\u00eb trupat e kalimtar\u00ebve. \u00c7adra nuk kishte m\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb. Ftoht\u00eb. Doktori i lagur qull u gjend n\u00eb rrug\u00ebn e Durr\u00ebsit. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Remziut pa drit\u00eb. Tha me vete: \u201cSa t\u00eb ulet t\u00ebrbimi i motit, po ngjitem pak lart!\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb katin e tret\u00eb trokiti fort.<\/p>\n<p>&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Hape! Jam un\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; O, kush paska ardhur! Kosta! Nga bredh k\u00ebshtu n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb qahmet! Qenke b\u00ebr\u00eb uj\u00eb! Hyr!<\/p>\n<p>Miku, pa p\u00ebrsh\u00ebndetur, la \u00e7adr\u00ebn af\u00ebr der\u00ebs, u p\u00ebrkul dhe zbathi k\u00ebpuc\u00ebt. Pardesyn\u00eb dhe xhaket\u00ebn qull i vari n\u00eb korridor dhe zuri vend n\u00eb kuzhin\u00ebn e ngroht\u00eb. I mb\u00ebrdhir\u00eb, edhe pse pran\u00eb sob\u00ebs val\u00eb, thoshte i hutuar:<\/p>\n<p>&#8211; Oh, \u00e7far\u00eb rrebeshi! Uj\u00ebrat e turbullta t\u00eb kanaleve kan\u00eb shp\u00ebrthyer lart. Lana ka dal\u00eb nga shtrati. Tirana po mbytet!<\/p>\n<p>I zoti i sht\u00ebpis\u00eb i hodhi n\u00eb got\u00eb \u00e7aj mali me pak sheqer.<\/p>\n<p>&#8211; Pije t\u00eb ngrohesh! &#8211; i tha. &#8211; Dhe, p\u00ebr t\u2019u qet\u00ebsuar, merr e lexo gazet\u00ebn Z\u00ebri i Popullit! Ka lajme t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Kosta e pa n\u00eb sy, pastaj nisi t\u00eb shihte lajmet, radh\u00eb pas radhe. N\u00eb faqen e par\u00eb, n\u00eb kryeartikullin me autor Brigata e Shtypit shkruhej: \u201cByroja dhe Sekretariati i KQ t\u00eb PPSH, b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr fitorje t\u00eb reja.\u201d Pastaj brodhi syt\u00eb posht\u00eb e lart. Ktheu faqet n\u00eb vijim e u befasua prej lajmeve p\u00ebr jet\u00ebn e partis\u00eb n\u00eb qend\u00ebr e n\u00eb rrethe, p\u00ebr arritjet nga puna n\u00eb industri e bujq\u00ebsi. Kudo rendimente t\u00eb larta, thyerje normash e zotime! M\u00eb tej me nj\u00eb far\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie hapi faqen e kat\u00ebrt. \u201cLajme nga bota: nga Fronti i Fukienit. Kriz\u00eb e r\u00ebnd\u00eb financiare n\u00eb Japoni\u2026 Falimentim bankash amerikane. Kolaps ekonomik n\u00eb Europ\u00eb. Greva t\u00eb fuqishme n\u00eb Italin\u00eb e veriut. Bota kapitaliste n\u00eb prag t\u00eb katastrof\u00ebs\u201d. E kapi pa pritur nj\u00eb si turbullir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb lutem, nj\u00eb got, por jo \u00e7aj! Uj\u00eb, uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb! &#8211; Piu me nj\u00eb frym\u00eb dhe iu kthye s\u00ebrish gazet\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb larguar shqet\u00ebsimin, hodhi syt\u00eb te rubrika sportive. N\u00eb lajmet p\u00ebr futbollin lexoi: \u201c17 n\u00ebntori i Tiran\u00ebs n\u00eb prag\u00a0 t\u00eb ndeshjeve p\u00ebr turin e par\u00eb p\u00ebr kup\u00ebn e Europ\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vap\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb korriku, po kalon pushimet n\u00eb plazhin e bukur t\u00eb Durr\u00ebsit, n\u00eb ajrin e past\u00ebr buz\u00eb detit, me st\u00ebrvitje t\u00eb shumta, vrapime, vollejboll\u00a0 dhe futboll\u00a0 me porta t\u00eb vogla.\u201c<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019dreqin b\u00ebhet k\u00ebshtu me k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb? &#8211; thirri. &#8211; E kthehu me vrull n\u00eb faqen e par\u00eb. I \u00e7uditur pa: Z\u00ebri Popullit, organ politik i PPSH, n.350 (8888877\u2026) 20 korrik 1965!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agim Xh. Deshnica -Tregim i jetuar- Pak histori N\u00ebse dikur merrje udh\u00ebn p\u00ebr Berat, dhe pas Ur\u00ebs s\u00eb Hasan Beut ktheje majtas, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs me plepa mb\u00ebrrije n\u00eb qytetin e njohur p\u00ebr nxjerrjen e naft\u00ebs qysh n\u00eb lasht\u00ebsi. Ky vendbanim pati qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb fshatrave, q\u00eb shtriheshin deri n\u00eb Sulov\u00eb. Thon\u00eb se ai &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":69885,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-71246","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71246"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71246\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69885"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}