{"id":71266,"date":"2024-02-13T12:15:53","date_gmt":"2024-02-13T12:15:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=71266"},"modified":"2024-02-13T12:30:18","modified_gmt":"2024-02-13T12:30:18","slug":"7-projektet-e-ballukut-qe-perpijne-qindra-milione-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/13\/7-projektet-e-ballukut-qe-perpijne-qindra-milione-euro\/","title":{"rendered":"7 projektet e Ballukut q\u00eb p\u00ebrpijn\u00eb qindra milion\u00eb euro!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Boldnews.al<\/strong><\/p>\n<p>Sa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhaja projektet, aq m\u00eb e madhe propaganda dhe po aq m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha d\u00ebshtimet. Kjo \u00ebsht\u00eb sinteza e aktivitetit politik dhe institucional t\u00eb zv.kryeministres dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht Ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Balluku iu bashkua kabinetit \u201cRama 2\u201d n\u00eb janar 2019, duke marr\u00eb postin e Ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, pas largimit t\u00eb Damian Gjiknurit, nj\u00eb prej njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb kupol\u00ebs socialiste.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2022, ajo mori edhe pozicionin e zv.kryeministres, duke pasuar nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, Arben Ahmetajn, e shkarkuar dhe t\u00eb \u201csyrgjynosur\u201d politikisht.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht posteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme qeveritare, Belinda Balluku tregoi se nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga roli i ekspertes s\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Publikun, nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, kur ajo drejtohej nga Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet qasjes s\u00eb nj\u00eb \u201cz\u00ebdh\u00ebn\u00ebse\u201d q\u00eb fryn realitetin, Balluku gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs si ministre, ka premtuar projekte gjigande, t\u00eb ngjashme me \u201clug\u00ebn e floririt\u201d q\u00eb iu servir shqiptar\u00ebve n\u00eb vitet e para t\u00eb komunizimit.<\/p>\n<p>Dhe, nj\u00eblloj si ajo \u201cluga e floririt\u201d q\u00eb pritet t\u00eb vij\u00eb kushedi se kur, edhe projektet madhore t\u00eb prezantuara nga Balluku, ndoshta do t\u00eb vijn\u00eb pas shum\u00eb dhjetra-vje\u00e7ar\u00ebve.<\/p>\n<p>Po cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebto projekte, t\u00eb prezantuara me buj\u00eb, me kosto miliarde euro dhe q\u00eb nuk po u duket fundi.<\/p>\n<p><strong>Anijet \u201cTigra\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2022, Ministrja e Infrastruktur\u00ebs, Belinda Balluku, ishte \u201ckumbara\u201d e marr\u00ebveshjes mes Korporat\u00ebs Eletroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe bashkimit t\u00eb operator\u00ebve \u201cExcelerate Energy\u201d &amp; \u201cRenco\u201d, p\u00ebr marrjen me qira t\u00eb dy anijeve q\u00eb prodhonin energji elektrike.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje u justifikua me kriz\u00ebn e pritshme energjitike pas sulmit t\u00eb Rusis\u00eb mbi Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se dy vjet, \u201cTigrat\u201d e Ballukut nuk kan\u00eb prodhuar asnj\u00eb kilovat energji. Por, nga ana tjet\u00ebr, kan\u00eb djegur dhjetra milion\u00eb euro p\u00ebr qira dhe karburant.<\/p>\n<p>Kontrata parashikon q\u00eb KESH i paguan \u00e7do dit\u00eb 90 mij\u00eb dollar\u00eb qira, nga t\u00eb cilat 60 mij\u00eb dollar\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr \u201cExcelarate\u201d dhe 30 mij\u00eb dollar\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr \u201cRenco\u201d. N\u00eb total, fatura e qiras\u00eb shkon 68 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, KESH merrte p\u00ebrsip\u00ebr blerjen e naft\u00ebs p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb pun\u00eb t\u00eb anijee-TEC, p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb prej 100 milion\u00eb dollar\u00eb, si edhe nj\u00eb shpenzim tjet\u00ebr 8 milion\u00eb dollar\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr depozitimin e naft\u00ebs.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ky projekt rezultoi nj\u00eb d\u00ebshtim spektakolar, pasi \u201cTigrat\u201d nuk dhan\u00eb asnj\u00eb efekt n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs energjitike, p\u00ebrve\u00e7se hodh\u00ebn n\u00eb aj\u00ebr rreth 200 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>TEC-i i Vlor\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i Termocentralit (TEC) t\u00eb Vlor\u00ebs ka nisur punimet shum\u00eb koh\u00eb para se Belinda Balluku, madje edhe Rama nuk kishte ardhur n\u00eb pushtet. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb qeverisjes s\u00eb \u201cRilindjes\u201d, p\u00ebrtej premtimeve t\u00eb shumta, vepra publike ende nuk \u00ebsht\u00eb publike.<\/p>\n<p>Natyrisht, n\u00eb radh\u00ebn e \u201cpremtuesve\u201d nuk mund t\u00eb mungonte Balluku, e cila, me q\u00ebndrim bind\u00ebs, ka dh\u00ebn\u00eb her\u00eb pas here afate t\u00eb ndryshme p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb funksionim t\u00eb TEC-it.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2022, Belinda Balluku deklaroi n\u00eb studion \u201cOpinion\u201d t\u00eb Blendi Fevziut se \u201cTEC-i i Vlor\u00ebs do t\u00eb filloj\u00eb nga funksionimi shum\u00eb shpejt, brenda disa muajve.<\/p>\n<p>Pasi kaluan disa muaj, Balluku u shfaq s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb takim me gazetar\u00ebt, n\u00eb Shtator 2022, ku premtoi se TEC-i i Vlor\u00ebs do t\u00eb nis\u00eb nga funksionimi n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>P\u00ebr vonesat n\u00eb p\u00ebrfundimin e punimeve, Balluku, ashtu si \u00e7do rilindas tjet\u00ebr, e gjeti \u201cfajin tek Saliu\u201d, kur deklaroi se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje pune, p\u00ebr shkak t\u00eb problematikave t\u00eb shfaqura q\u00eb nga viti 2012\u201d. Pra, n\u00eb vitin 2023, Balluku u justifikua me problematikat e 11 viteve m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, TEC-i i Vlor\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb funksion.<\/p>\n<p><strong>Rruga e Arbrit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 29 n\u00ebntor 2019, Edi Rama dhe Belinda Balluku vendos\u00ebn t\u00eb organizonin \u201cdy g\u00ebzime\u201d n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e Dibr\u00ebs-fest\u00ebn e \u00c7lirimit dhe hapjen e Rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit.<\/p>\n<p>Dy njer\u00ebzit e fuqish\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb u prit\u00ebn me tupana, k\u00ebng\u00eb e valle n\u00eb Dib\u00ebr, pasi ato soll\u00ebn sihariqin e hapjes s\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit.<\/p>\n<p>Ky aks rrugor \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr lidhjen e Veri-Lindjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrtej tupanave dhe festave me k\u00ebng\u00eb e valle popullore, Rruga e Arbrit nuk p\u00ebrfundoi as n\u00eb 2019 dhe, nuk ka p\u00ebrfunduar ende edhe sot.<\/p>\n<p>Belinda Balluku, si ministrja p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr infrastruktur\u00ebn rrugore, ka gjetur vit pas viti justifike p\u00ebr vonesat n\u00eb punime.<\/p>\n<p>Kontrata e rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit ishte parashikuar p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar n\u00eb prill 2022, por qeveria mori vendim p\u00ebr t\u2019a shtyr\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb me 17 muaj t\u00eb tjer\u00eb, afat q\u00eb p\u00ebrfundoi me 20 shtator t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj rruge u ka kushtuar taksapaguesve shqiptar\u00eb rreth 40 miliard\u00eb lek\u00eb (330 milion\u00eb euro)<\/p>\n<p><strong>Nafta e Shpiragut<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2024 p\u00ebrfundoi afati i \u201clajmit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d q\u00eb dha para kohe Belinda Balluku p\u00ebr p\u00ebrfundimin e testeve naft\u00eb-nxjerr\u00ebse n\u00eb zon\u00ebn e Shpiragut.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Ministrja e Energjitik\u00ebs, n\u00eb krah t\u00eb kryeministrit Edi Rama, deklaroi me bindje se kompania \u201cShell\u201d do t\u00eb p\u00ebrfundonte testet \u201cn\u00eb dhjetor 2023, maksimumi n\u00eb janar 2024\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga \u201cShell-i\u201d nuk kishte pasur asnj\u00eb njoftim t\u00eb till\u00eb dhe, si\u00e7 rezultoi m\u00eb von\u00eb, as afati i p\u00ebrmendur nga Balluku nuk u plot\u00ebsua.<\/p>\n<p>Rama dhe Balluku e p\u00ebrmendin shpesh si arritje t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tyre punimet naft\u00ebnxjerr\u00ebse n\u00eb zon\u00ebn e Shpiragut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e paqart\u00eb llogari kosto-p\u00ebrfitim p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>HEC Skavica<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2023, Ministrja Belinda Balluku foli s\u00ebrish me bindje se, deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb atij viti, do t\u00eb hapej kantieri p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Hidrocentralit t\u00eb Skavic\u00ebs.<\/p>\n<p>Skavica, i parashikuar me nj\u00eb kosto rreth 500 milion\u00eb euro konsiderohet nga Balluku si \u201cprojekti m\u00eb sfidues dhe m\u00eb i mrekulluesh\u00ebm q\u00eb kemi p\u00ebr t\u00eb krijuar pavar\u00ebsi nga importet\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare kontraktoi kompanin\u00eb amerikane \u201cBechtel\u201d p\u00ebr t\u00eb kryer studime dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb propozime p\u00ebr dig\u00ebn.<\/p>\n<p>Projekti \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar fuqish\u00ebm nga banor\u00ebt e zon\u00ebs dhe organizatat mjedisore, pasi paraqet rreziqe t\u00eb larta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, s\u00ebrish afati i prezantuar nga Balluku nuk u p\u00ebrmbush. Madje, projekti mori s\u00eb fundmi nj\u00eb goditje t\u00eb leht\u00eb nga Gjykata Kushtetuese, e cila konstatoi se qeveria, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Balluku n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ka shmangur t\u00ebr\u00ebsisht transparenc\u00ebn dhe konsultimin publik, dy element\u00eb shum\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr projekte t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><strong>Aksi Quk\u00ebs-Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Punimet p\u00ebr aksin Quk\u00ebs-Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00eb kan\u00eb nisur para se n\u00eb pushtet t\u00eb vinte Rilindja. Afati i p\u00ebrfundimit t\u00eb saj ishte parashikuar viti 2018. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb problematikave, afati i dor\u00ebzimit t\u00eb rrug\u00ebs ishte prilli 2021.<\/p>\n<p>Autoriteti Rrugor Shqiptar, n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e Belinda Ballukut, k\u00ebrkoi shtyrje t\u00eb afatit t\u00eb punimeve deri n\u00eb prill 2021.<\/p>\n<p>Edhe ky afat nuk ishte i mjaftuesh\u00ebm dhe u k\u00ebrkua s\u00ebrish shtyrje deri n\u00eb dhjetor 2022. K\u00ebrkesa p\u00ebr shtyrjen e afatit u mb\u00ebshtet nga Ministrja Belinda Balluku, e cila k\u00ebrkoi nd\u00ebrhyrjen e Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>Kur kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit nga plot\u00ebsimi i afatit p\u00ebrfundimtar p\u00ebr dor\u00ebzimin e rrug\u00ebs, aksi Quk\u00ebs-Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00eb vijon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kantier nd\u00ebrtimi, t\u00eb cilit nuk i duket fundi.<\/p>\n<p><strong>Hekurudha Tiran\u00eb-Durr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Tirana \u00ebsht\u00eb qyteti i vet\u00ebm europian, por ndoshta edhe nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb nuk ka nj\u00eb linj\u00eb hekurudhore.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020, Ministria e Infrastruktur\u00ebs, e drejtuar nga Balluku, njoftoi se \u201cpas nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb tenderimi u b\u00eb edhe shpallja e kompanis\u00eb fituese q\u00eb ishte italiania INC S.P.A . Kjo e fundit do t\u00eb b\u00ebj\u00eb rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34.2 km midis dhe qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit si dhe nd\u00ebrtimin e rreth 5 kilometrave t\u00eb linj\u00ebs s\u00eb re hekurudhore midis Tiran\u00ebs dhe Aeroportit t\u00eb Rinasit\u201d.<\/p>\n<p>Gjithsej kostoja totale e projektit \u00ebsht\u00eb 92.1 milion\u00eb euro, nga t\u00eb cilat 35.5 milion\u00eb euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Per\u00ebndimor (WBIF) dhe 36.9 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb i mbuluar nga kredia e BERZH, nd\u00ebrsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.<\/p>\n<p>BERZH njoftoi se koh\u00ebzgjatja e kontrat\u00ebs do t\u00eb ishte 30 muaj, pra punimet do t\u00eb zgjasnin 2 vite e gjysm\u00eb. Edhe ministrja e\u00a0 Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku, n\u00eb ceremonin\u00eb e zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 3 shkurt 2021, ku u n\u00ebnshkrua zyrtarisht dhe kontrata mes pal\u00ebve b\u00ebri t\u00eb njejt\u00ebn deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Kur kan\u00eb kaluar afatet e parashikuara, hekurudha Tiran\u00eb-Durr\u00ebs ende nuk ka p\u00ebrfunduar. Balluku deklaroi pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se projekti do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb gjat\u00eb vitit 2024. Situata e punimeve n\u00eb terren nuk \u00ebsht\u00eb aq shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse sa e paraqet Ministrja e Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb mund\u00ebsi, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb von\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti, Balluku do t\u00eb shfaqet s\u00ebrish n\u00eb publik p\u00ebr t\u00eb deklaruar shtyrjen e afateve t\u00eb punimeve, nj\u00eblloj si\u00e7 ka vepruar me t\u00eb gjith\u00eb veprat madhore t\u00eb prezantuara prej saj gjat\u00eb mandatit si Ministre e Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Boldnews.al Sa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhaja projektet, aq m\u00eb e madhe propaganda dhe po aq m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha d\u00ebshtimet. Kjo \u00ebsht\u00eb sinteza e aktivitetit politik dhe institucional t\u00eb zv.kryeministres dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht Ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku. Balluku iu bashkua kabinetit \u201cRama 2\u201d n\u00eb janar 2019, duke marr\u00eb postin e Ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, pas largimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71272,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-71266","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71266","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71266"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71266\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}