{"id":71285,"date":"2024-02-13T17:16:16","date_gmt":"2024-02-13T17:16:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=71285"},"modified":"2024-02-13T17:16:16","modified_gmt":"2024-02-13T17:16:16","slug":"birn-qeveria-u-hap-rrugen-investimeve-strategjike-ne-zonat-e-mbrojtura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/13\/birn-qeveria-u-hap-rrugen-investimeve-strategjike-ne-zonat-e-mbrojtura\/","title":{"rendered":"BIRN: Qeveria u hap rrug\u00ebn investimeve strategjike n\u00eb zonat e mbrojtura"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb truku procedurial, K\u00ebshilli i Ministrave k\u00ebrkon t\u00eb ndryshoj\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, duke i hapur rrug\u00eb nd\u00ebrtimit brenda tyre t\u00eb projekteve strategjike. Drafti i qeveris\u00eb shmang konsultimin publik dhe \u00ebsht\u00eb sipas aktivist\u00ebve mjedisor\u00eb, edhe m\u00eb i rreziksh\u00ebm se sa varianti i deputet\u00ebve socialist\u00eb, shkruan Blerina Hoxha n\u00eb Reporter.al.<\/p>\n<p>Nj\u00eb draft i detajuar propozimesh i qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit\u00a0Edi Rama\u00a0p\u00ebr ndryshimin e ligjit \u201cP\u00ebr\u00a0Zonat e Mbrojtura\u201d i jep atribute K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e k\u00ebtyre zonave n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb lejeve t\u00eb zhvillimit dhe nd\u00ebrtimit, duke i hapur ligj\u00ebrisht rrug\u00ebn investimeve strategjike brenda tyre.<\/p>\n<p>Drafti i qeveris\u00eb, t\u00eb cilin BIRN e disponon, u d\u00ebrgua n\u00eb Kuvend me em\u00ebrtimin \u201cdh\u00ebnie mendimi\u201d p\u00ebr projektligjin e inicuar nga nj\u00eb grup deputet\u00ebsh socialist\u00eb \u2013 nj\u00eb truk procedurial ky q\u00eb duket se tenton t\u00eb shmang\u00eb konsultimin publik. [Lexo draftin e plot\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr Zonat e Mbrojtura]\n<p>Megjithat\u00eb, drafti i qeveris\u00eb rr\u00ebzon thelbin e propozimit t\u00eb deputet\u00ebve, q\u00eb synonte plot\u00ebsimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive p\u00ebr marrjen e nj\u00eb roli aktiv n\u00eb administrim e zonave t\u00eb mbrojtura, por rithekson \u00a0synimin tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ulur nivelin e mbrojtjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin e miratuar n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb qeveris\u00eb bashkohen propozime q\u00eb vijn\u00eb nga\u00a0Ministria e Turizmit dhe Mjedisit,\u00a0Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb,\u00a0\u00a0Agjencia e Zhvillimit t\u00eb Territorit\u00a0dhe ministri t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Propozimet kryesore p\u00ebr ndryshimin e ligjit t\u00eb vitit 2017, q\u00eb vendos kufizime t\u00eb shumta p\u00ebr veprimtarit\u00eb brenda Zonave t\u00eb Mbrojtura, vjen nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjetik\u00ebs si dhe Agjencia e Zhvillimit t\u00eb Territorit.<\/p>\n<p>Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb propozon q\u00eb projektet strategjike brenda zonave t\u00eb mbrojtura t\u00eb p\u00ebrfshihen mes aktiviteteve t\u00eb lejuara.<\/p>\n<p>Sipas draftit, kjo ministri propozon q\u00eb \u201cn\u00eb zonat e mbrojtura mjedisore lejohet nd\u00ebrtimi vet\u00ebm p\u00ebr projekte strategjike, t\u00eb cilat konsiderohen nga shteti me potencial t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb s\u00eb vendit\u201d.<\/p>\n<p>Agjencia e Zhvillimit t\u00eb Territorit propozon gjithashtu q\u00eb\u00a0 t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht KKT-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama q\u00eb t\u00eb shpall\u00eb zonat e mbrojtura, \u201dsi organi m\u00eb i lart\u00eb vendimmarr\u00ebs i planifikimit dhe zhvillimit t\u00eb territorit dhe q\u00eb ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e vet pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb an\u00ebtareve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave\u201d.<\/p>\n<p>\u201cI nj\u00ebjti rregull duhet t\u00eb vendoset edhe p\u00ebr Kuror\u00ebn e Gjelb\u00ebr (e parashikuar n\u00eb nenin 23) apo edhe n\u00ebse kufijt\u00eb e zonave t\u00eb mbrojtura rishikohen dhe ndryshohen, qoft\u00eb me zmadhimin apo zvog\u00eblimin e zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur, miratimi duhet t\u00eb kryhet nga KKT-ja, me propozim t\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zonat e mbrojtura,\u201d thuhet n\u00eb propozim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb lidhur me veprimtarit\u00eb e lejuara n\u00eb zonat e mbrojtura sipas draftit qeveritar ato t\u00eb p\u00ebrcaktohen me vendim t\u00eb KKT-s\u00eb p\u00ebr shpalljen e zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur apo me miratimin e lejeve t\u00eb zhvillimit dhe nd\u00ebrtimit me rregullore t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ligjin e 2017-\u00ebs n\u00eb fuqi k\u00ebto veprimtari duhej t\u00eb p\u00ebrcaktoheshin qart\u00ebsisht n\u00eb planet e menaxhimit t\u00eb ZM-ve.<\/p>\n<p>Paraprakisht qeveria k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb quhen veprimtari t\u00eb lejuara; \u201cinvestimet strategjike dhe veprimtarit\u00eb e zhvilluara n\u00eb struktura akomoduese t\u00eb ekselenc\u00ebs, 5 yje ose m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb fush\u00ebn e turizmit dhe \u00e7do veprimtari\/infrastruktur\u00eb tjet\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebse ose n\u00eb funksion t\u00eb tyre, pavar\u00ebsisht n\u00ebse kjo p\u00ebrcaktohet n\u00eb vendimin e KKT-s\u00eb p\u00ebr shpalljen e zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu t\u00eb lejohen \u201cveprimtarit\u00eb e zhvilluara n\u00eb struktura akomoduese t\u00eb agroturizmit dhe \u00e7do veprimtari\/infrastruktur\u00eb tjet\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebse ose n\u00eb funksion t\u00eb tyre, pavar\u00ebsisht n\u00ebse kjo p\u00ebrcaktohet n\u00eb vendimin e shpalljes s\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur.\u201d<\/p>\n<p>Aktivist\u00ebt mjedisor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar draftin e par\u00eb t\u00eb propozuar nga deputet\u00ebt socialist\u00eb, i than\u00eb BIRN se drafti i qeveris\u00eb ishte edhe m\u00eb i rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cMendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave na \u00e7on nga shiu n\u00eb bresh\u00ebr,\u201d tha\u00a0Taulant Bino, drejtues i shoqat\u00ebs s\u00eb Ornitologjis\u00eb. \u201cTani ligji i Zonave t\u00eb Mbrojtura kthehet n\u00eb ligj legalizimi dhe investimi strategjik. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb ndalohej mund t\u00eb lejohet nga KKT,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Bino shpjegoi m\u00eb tej se drafti e kthen KKT-n\u00eb n\u00eb \u201cZot t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura\u201d, pasi i jep kompetenca p\u00ebr t\u00eb miratuar rregullore, p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr objektet e paligjshme, investime t\u00eb ashtuquajtura strategjike e \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Edhe\u00a0Nihat Dragoti, ekspert i Zonave t\u00eb Mbrojtura pran\u00eb Institutit p\u00ebr Ruajtjen e Natyr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri,\u00a0INCA, i tha BIRN se q\u00ebllimi kryesor i draftit ishte lejimi i investimeve strategjike n\u00eb Zonat e Mbrojtura.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb kur thua\u00a0investime strategjike\u00a0bie ndesh me parimin e ligjit, sepse ato c\u00ebnojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb bregdetin dhe lagunat,\u201d tha ai duke e quajtur propozimin m\u00eb \u201cskandaloz\u201d t\u00eb draftit.<\/p>\n<p>Dragoti theksoi gjithashtu se propozimet e reja jan\u00eb shum\u00eb kontradiktore dhe vet\u00ebm sa shtojn\u00eb artifica mbi ligjin ekzistues, me q\u00ebllimin p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ekskluzive KKT-s\u00eb n\u00eb vendimmarrje duke eleminuar planet e menaxhimit q\u00eb jan\u00eb baza e Zonave t\u00eb Mbrojtura.<\/p>\n<p>N\u00eb draftin e dor\u00ebzuar n\u00eb Kuvend, qeveria ka rr\u00ebzuar propozimin e deputet\u00ebve p\u00ebr administrimin e 20% t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura nga bashkit\u00eb, por u ka lejuar atyre q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb kullotat. Qeveria parashikon gjithashtu krijimin e nj\u00eb strukture paralele me Administrat\u00ebn e Zonave t\u00eb Mbrojtura, t\u00eb quajtur Zyra e Administrimit t\u00eb Parqeve Komb\u00ebtare (ZAPK), nj\u00eb\u00a0 institucion tekniko-administrativ n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zonat e mbrojtura, i organizuar n\u00eb nivel qendror dhe rajonal.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha vendimet e qeveris\u00eb p\u00ebr shpalljen e Zonave t\u00eb Mbrojtura do t\u00eb rishikohen brenda 6 muajve nga hyrja n\u00eb fuqi e ligjit dhe brenda 18 muajve, K\u00ebshilli i Ministrave dhe ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse do t\u00eb miratojn\u00eb aktet e nevojshme p\u00ebr shpalljen e zonave t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>Drafti i ri i qeveris\u00eb pritet t\u00eb shqyrtohet dhe t\u00eb miratohet n\u00eb Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit pa konsultim me aktor\u00ebt civil\u00eb, pasi d\u00ebgjesat publike me organizatat mjedisore ky komision i zhvilloi mbi draftin e deputet\u00ebve.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb truku procedurial, K\u00ebshilli i Ministrave k\u00ebrkon t\u00eb ndryshoj\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, duke i hapur rrug\u00eb nd\u00ebrtimit brenda tyre t\u00eb projekteve strategjike. Drafti i qeveris\u00eb shmang konsultimin publik dhe \u00ebsht\u00eb sipas aktivist\u00ebve mjedisor\u00eb, edhe m\u00eb i rreziksh\u00ebm se sa varianti i deputet\u00ebve socialist\u00eb, shkruan Blerina Hoxha n\u00eb Reporter.al. Nj\u00eb draft i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-71285","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71285","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71285"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71285\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71285"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71285"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71285"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}