{"id":71316,"date":"2024-02-14T09:05:20","date_gmt":"2024-02-14T09:05:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=71316"},"modified":"2024-02-14T09:05:20","modified_gmt":"2024-02-14T09:05:20","slug":"njezet-shkurti-nuk-ka-me-kohe-ora-eshte-12-pa-pese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/14\/njezet-shkurti-nuk-ka-me-kohe-ora-eshte-12-pa-pese\/","title":{"rendered":"Nj\u00ebzet shkurti-Nuk ka m\u00eb koh\u00eb! Ora \u00ebsht\u00eb 12 pa pes\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Vizita e sekretarit t\u00eb Shtetit, Antony Blinken, n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje e mrekullueshme p\u00ebr qeverin\u00eb mafie t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo do realizohet vet\u00ebm tri dit\u00eb para protest\u00ebs s\u00eb 20 shkurtit n\u00eb Tiran\u00eb. Madje n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb n\u00eb Uashington zhvillohet gjyqi kund\u00ebr McGonigal dhe kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij. Blinken do pritet nga personazhi i atij gjyqi n\u00eb godin\u00ebn e kryeministris\u00eb. Qeveria do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb p\u00ebr t\u00eb demotivuar shqiptar\u00ebt n\u00eb pjesmarrjen e tyre n\u00eb protest\u00eb. Por sa do t\u00eb arrihet ky objektiv?<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim duhet th\u00ebn\u00eb se protesta e 20 shkurtit ka nj\u00eb simbolik\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb simbolik\u00eb. Thjesht data e p\u00ebrzgjedhur ruan logon e 20 shkurtit 1991, kur shqiptar\u00ebt rr\u00ebzuan monumentin e diktatorit Hoxha. Nd\u00ebrkoh\u00eb koha e sotme \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, m\u00eb tragjike, m\u00eb emergjente. Shqip\u00ebria po zhb\u00ebhet. Dhe mos harroni: &#8211; K\u00ebt\u00eb tragjedi komb\u00ebtare nuk mund\u00ebn ta shkaktojn\u00eb as pushtuesit, as programet shfaros\u00ebse t\u00eb armiqve fqinj\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sidomos Serbis\u00eb, as diktaturat. Po e realizon me shum\u00eb sukses mafia e Rilindjes, e cila qeveris Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr gati 11 vite.<\/p>\n<p>N\u00ebse vazhdon ky rit\u00ebm dhe gjasat jan\u00eb se po, Shqip\u00ebria do t\u00eb mbetet vet\u00ebm me turist\u00eb. Por edhe k\u00ebta do t\u00eb sh\u00ebrbehen nga filipinasit e indian\u00ebt. Shqiptar\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Flitej p\u00ebr nj\u00eb batut\u00eb t\u00eb pranver\u00ebs s\u00ebvitit 1991, sikur Adil \u00c7ar\u00e7ani i kishte th\u00ebn\u00eb dikujt se \u201cVet\u00ebm un\u00eb e ti do mbetemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, edhe Ramizi do t\u00eb ikte\u201d! Sot \u00ebsht\u00eb ndryshe. Vet\u00ebm mafia do t\u00eb mbetet n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt do t\u2019i detyrojn\u00eb t\u00eb largohen dhe t\u00eb gjejn\u00eb streh\u00eb diku tjet\u00ebr. Ndryshe do t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen skllev\u00ebr modern\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Prandaj dhe protesta e 20 shkurtit duhet t\u00eb sh\u00ebnohet n\u00eb histori si moment kthese. Ora \u00ebsht\u00eb 12 pa pes\u00eb minuta. Nuk kemi koh\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 5 minuta. K\u00ebto pes\u00eb minuta mund t\u00eb jen\u00eb koha fatale p\u00ebr ne ose koha e vendimmarrjes p\u00ebr ta ndalur homotagjin\u00eb komb\u00ebtare njer\u00ebzore. Ta ndal\u00ebsh sot emigrimin e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. M\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se sa n\u00eb vitin 1991. Asokohe xhepat e qytetar\u00ebve ishin bosh, por edhe arka e shtetit ishte gjithashtu bosh. Sot mafia n\u00eb pushtet e rjep qytetarin, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shtoj\u00eb pasurit\u00eb e mafies dhe me miliardat q\u00eb b\u00ebjn\u00eb manipulojn\u00eb dhe imponojn\u00eb gjith\u00e7ka. Edhe akt-akuzat q\u00eb ngren\u00eb ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj dhe nuk ka m\u00eb koh\u00eb. Mafia dhe pushteti i saj n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb nj\u00eb projekt. Shpopullimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga shqiptar\u00ebt. Tashm\u00eb vendi yn\u00eb ka m\u00eb pak banor\u00eb sesa Kosova. Ndaj tash e tutje duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb bashkohet me Kosov\u00ebn, jo e kund\u00ebrta. Shqip\u00ebria u plak, Shqip\u00ebria po shuhet! Ky \u00ebsht\u00eb interes jo vet\u00ebm i mafies shqiptare, por edhe i asaj nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Esht\u00eb gjithashtu interes i Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e zbrazur nga f\u00ebmij\u00ebt, gjith\u00ebsesi mungojn\u00eb edhe mbi 2000 m\u00ebsues. Kan\u00eb ikur dhe t\u00eb tjer\u00eb po b\u00ebhen gati t\u00eb ikin! T\u00eb ikin pa e ditur as ata vet\u00eb se ku do t\u00eb shkojn\u00eb! Mjafton q\u00eb t\u00eb largohen nga pushteti i mafies n\u00eb vendin e tyre! Koha \u00ebsht\u00eb flori! Por vet\u00ebm n\u00ebse at\u00eb e shfryt\u00ebzojm\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb pesh\u00ebn e vet n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 shkurt \u00ebsht\u00eb thirrur nj\u00eb protest\u00eb! Mos u vono, sepse ora ka shkuar 12 pa pes\u00eb. Duhen vet\u00ebm pes\u00eb minuta nga koha jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb gremin\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebrgatit mafia e pushtetit p\u00ebr ne! N\u00ebse doni ta kapni orarin e t\u00eb mos kaloj\u00eb ora 12.00, at\u00ebher\u00eb bashkohu n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb. Mos pyet se kush e organizon! Mos pyet se si jan\u00eb ata q\u00eb e organizojn\u00eb. Mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mir\u00eb ose t\u00eb k\u00ebqinj. Kjo varet nga p\u00ebrceptimi i secilit prej nesh! Por bashkohu se duke pyetur se kush jan\u00eb fol\u00ebsit, do na kaloj\u00eb ora 12.00! E po kaloi kjo or\u00eb e lig\u00eb, at\u00ebher\u00eb ram\u00eb t\u00eb gjith\u00eb brenda humner\u00ebs q\u00eb na ka p\u00ebrgatitur mafia n\u00eb pushtet dhe pushteti i mafies.<\/p>\n<p>Bashkohuni! Jo me djajt\u00eb, se ata sjellin mafien, si\u00e7 e soll\u00ebn pasi erdh\u00ebn n\u00eb pushtet para 11 vitesh me moton e \u201cBashkimit t\u00eb t\u00eb gjitha qelb\u00ebsirave\u201d! Jo mos u bashko me qelb\u00ebsirat. Por mos k\u00ebrko njer\u00ebz perfekt\u00eb p\u00ebr t\u2019u bashkuar me ta. Mos k\u00ebrko njer\u00ebz si veten, se nuk gjen! Nuk ka dy njer\u00ebz t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, madje as dy objekte t\u00eb nj\u00ebjta! Prandaj pranoje tjetrin ashtu si \u00ebsht\u00eb dhe mendo thjesht se duhet luftuar kund\u00ebr pushtetit t\u00eb mafies p\u00ebr ta shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb. Ka ardhur fundi! Fund tjet\u00ebr nuk ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend! Jemi n\u00eb minutat e fundit t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr reagim dhe protest\u00eb, p\u00ebr bashkim dhe fitore!<\/p>\n<p>Ora \u00ebsht\u00eb 12 pa pes\u00eb minuta! Mendo k\u00ebt\u00eb dhe kaq mjafton q\u00eb t\u00eb bashkohesh n\u00eb luft\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb kund\u00ebr pushtetit mafioz t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I Vizita e sekretarit t\u00eb Shtetit, Antony Blinken, n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje e mrekullueshme p\u00ebr qeverin\u00eb mafie t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo do realizohet vet\u00ebm tri dit\u00eb para protest\u00ebs s\u00eb 20 shkurtit n\u00eb Tiran\u00eb. Madje n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb n\u00eb Uashington zhvillohet gjyqi kund\u00ebr McGonigal dhe kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij. Blinken do pritet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-71316","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71316","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71316"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71316\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}