{"id":71408,"date":"2024-02-15T09:33:15","date_gmt":"2024-02-15T09:33:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=71408"},"modified":"2024-02-15T09:33:15","modified_gmt":"2024-02-15T09:33:15","slug":"berisha-pro-amerikanizmi-i-pd-buron-nga-vokacioni-perendimor-i-kombit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/15\/berisha-pro-amerikanizmi-i-pd-buron-nga-vokacioni-perendimor-i-kombit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Berisha: Pro-amerikanizmi i PD buron nga vokacioni per\u00ebndimor i kombit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij mbremj\u00ebn e djeshme para qytetar\u00ebve q\u00eb tubojn\u00eb posht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij se, barbari Edi Rama d\u00ebrgon n\u00eb parlament ligjin p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e pasurive shekullore t\u00eb shqiptar\u00ebve. Berisha tha se, kjo betej\u00eb n\u00eb \u00e7do lloj prizmi dhe aspekti \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimtare.<\/p>\n<p>Berisha tha se, 20 shkurti \u00ebsht\u00eb dita e Europ\u00ebs, \u00ebsht\u00eb dita e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7elur dyert e integrimit n\u00eb Europ\u00eb. Berisha tha se, \u00ebsht\u00eb dita p\u00ebr t\u00eb goditur mashtrimet e Edi Ram\u00ebs, vjedhjet e tij.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali\u00a0 Berisha tha para protestuesve n\u00eb Rrug\u00ebn e Shpres\u00ebs se, PD nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj me Rilindjen, far\u00ebn e keqe t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Berisha tha se, ne kishim mik presidentin e SHBA, kurse Edi Rama krenohet me McGonigalin.<\/p>\n<p>Berisha tha se, pro-amerikanizmi i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se gjethe fiku p\u00ebr t\u00eb mbuluar vjedhjet, krimet dhe drog\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare!<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr dhe motra, zonja dhe zot\u00ebrinj, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt ju, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt popullit t\u00eb 20 shkurtit, popullit t\u00eb fitores.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndes orator\u00ebt q\u00eb trajtuan sonte nj\u00eb problem q\u00eb d\u00ebshmon dallimin e madh midis qytetar\u00ebve dhe barbar\u00ebve, midis qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vete, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr gjeneratat q\u00eb vijn\u00eb dhe barbar\u00ebve q\u00eb vjedhja i ka zhveshur nga \u00e7do moral dhe v\u00ebrsulen tani me tonelatat e parave t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar trash\u00ebgimin\u00eb shekullore mij\u00ebravje\u00e7are. P\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar trash\u00ebgimin\u00eb q\u00eb brez pas brezi na u la ne, dhe detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ta ruajm\u00eb, ta mbrojm\u00eb dhe tua l\u00ebm\u00eb brezave q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Por barbari, i zhveshur nga \u00e7do moral, i zhveshur nga \u00e7do interes tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 drog\u00ebs dhe krimit, \u00e7on n\u00eb parlament ligjin p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e tyre, pasurive p\u00ebrrallore t\u00eb k\u00ebtij vendi. Atyre pasurive q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb prej vendeve m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Kjo betej\u00eb n\u00eb \u00e7do lloj prizmi dhe aspekti \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimtare. 20 shkurti \u00ebsht\u00eb dita e qytetar\u00ebve! Propaganda banale e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vjedhjet, aktet, skandalet e tij dhe t\u00eb ministrave t\u00eb tij, u bie nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb borive, altoparlant\u00ebve se ne jemi nj\u00eblloj.<\/p>\n<p>Nuk ka mashtrim m\u00eb t\u00eb madh se ky.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ne jemi dy bot\u00eb.\u00a0 Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb bota e zez\u00eb e vjedhjeve, e krimit, e drog\u00ebs, e vrasjeve. \u00cbsht\u00eb bota e zez\u00eb e skandaleve, e d\u00ebshtimeve, e dhunimit t\u00eb pluralizmit, parlamentit, arrestimit t\u00eb liderit t\u00eb opozit\u00ebs, e p\u00ebrz\u00ebnies s\u00eb shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria. Kurse dallimi i k\u00ebsaj bote me bot\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb mbron vlerat, parimet e drejt\u00ebsis\u00eb, e kohezionit, e interesit komb\u00ebtar, e lirive dhe dinjitetit njer\u00ebzor, \u00ebsht\u00eb dallim si nata me dit\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>N\u00eb 10 vite, Rilindja, fara m\u00eb e lig\u00eb e 30 viteve q\u00eb ka mbir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ka b\u00ebr\u00eb tre gj\u00ebra. Mashtrimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, vjedhjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebrz\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Edi Rama erdhi n\u00eb pushtet duke u premtuar shqiptar\u00ebve dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra mir\u00ebsira dhe premtime me t\u00eb cilat, zotohej se do ndryshonte rr\u00ebnj\u00ebsisht jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb gjitha pa p\u00ebrjashtim u provuan mashtrime dhe akoma m\u00eb keq, njeriu q\u00eb premtoi sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb falas, solli at\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn sot, secili prej jush paguan nga xhepi p\u00ebr kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do qytetar n\u00eb Europ\u00eb. Paguan nga xhepi 60 p\u00ebrqind t\u00eb atyre q\u00eb shpenzimeve q\u00eb duhen. Paguan nga xhepi 50 p\u00ebrqind m\u00eb shum\u00eb se sa \u00e7\u2019paguante n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Erdhi n\u00eb pushtet duke premtuar heqjen e TVSH-s\u00eb p\u00ebr ushqimet, lirimin e tyre. Sot \u00e7do shqiptar paguan, blen ushqime me 110 p\u00ebrqind t\u00eb mesatares s\u00eb BE, pa\u00e7ka se ata kan\u00eb rroga 5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se ne shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Rilindja ishte pra, mashtrimi m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve. Nuk jemi nj\u00eblloj, jo kurr\u00eb, sepse ne premtimet i b\u00ebm\u00eb realitet. Premtuam rrogat, i dyfishuam. Premtuam Rrog\u00ebn e Kombit, e\u00a0 nd\u00ebrtuam. Premtuam integrimin, u integruam.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Edi Rama pasi erdhi n\u00eb pushtet, u mburr me muaj dhe vite p\u00ebr incenerator\u00ebt, q\u00eb do pastronin Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb fakt, ajo do t\u00eb ishte vjedhja m\u00eb e madhe e shekullit. At\u00eb q\u00eb ky hajdut e quante krenaria e tij, do t\u00eb ishte fatkeq\u00ebsia e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sot 130 milion\u00eb euro jan\u00eb zhdukur, gjurm\u00eb inceneratori n\u00eb Tiran\u00eb nuk ka, dy t\u00eb tjer\u00eb nuk funksionojn\u00eb. Arben Ahmetaj e akuzoi dhe tha se, n\u00eb qoft\u00eb se qytetar\u00ebt do t\u00eb din\u00eb b\u00ebmat e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr djeg\u00ebsat e t\u00eb tjera, do llahtarisen.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00ebsoj, absolutisht kurr\u00ebn e kurr\u00ebs. Edi Rama \u00ebsht\u00eb kryeministri m\u00eb hajdut q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00ebsoj! Edi Rama vraponte nga studio n\u00eb studio me pinc\u00ebn e thyer p\u00ebr t\u00eb mbuluar vjedhjen e tyre me Ilir Beq\u00ebn dhe muratorin e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimi rritje p\u00ebr sterilizimet 83 her\u00eb. Mij\u00ebra shqiptar\u00eb n\u00eb muaj nuk futeshin n\u00eb salla operacioni, sepse spitalet nuk blinin dot kompletet e sterilizimit p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj, sepse Edi Rama, vet\u00ebm procesin e hapjes s\u00eb negociatave e festoi dy her\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve me shampanj\u00eb, me dekorata, me fishekzjarre. Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, edhe dhjetorin q\u00eb kaloi, negociatat nuk u hap\u00ebn, por p\u00ebrkundrazi Shqip\u00ebria mori 5 kushte.<\/p>\n<p>20 shkurti \u00ebsht\u00eb dita e Europ\u00ebs, \u00ebsht\u00eb dita e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7elur dyert e integrimit n\u00eb Europ\u00eb. \u00cbsht\u00eb dita p\u00ebr t\u00eb goditur mashtrimet e Edi Ram\u00ebs, vjedhjet e tij.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj. Ne kishim mik presidentin e SHBA. Edi Rama krenohej me McGonigalin, shpallte mik McGonigalin.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj, sepse ne me reforma t\u00eb thella an\u00ebtar\u00ebsonim Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO, Edi Rama organizonte protesta me portretin e Enver Hoxh\u00ebs kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj kurr\u00ebn e kurr\u00ebs, sepse PD pas theemelimit t\u00eb saj, p\u00ebrmbysjes s\u00eb partis\u00eb komuniste, u shnd\u00ebrrua n\u00eb lokomotiv\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb proceseve integruese. Pro-europeizmi, pro-amerikanizmi i PD buron nga vokacioni per\u00ebndimor i kombit shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr Edi Ram\u00ebn, Rilindjen e tij k\u00ebto jan\u00eb thjesht gjethe fiku p\u00ebr t\u00eb mbuluar vjedhjet e tij, p\u00ebr t\u00eb mbuluar lidhjet e tij me krimin, p\u00ebr t\u00eb mbuluar mjerimin e shqiptar\u00ebve, d\u00ebbimin e tyre nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj, sepse ne kurr\u00eb nuk menduam ndonj\u00ebher\u00eb dhe nuk pranuam q\u00eb t\u00eb kthenim monizmin n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk pranuam ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb lobonim p\u00ebr kontrollin e opozit\u00ebs, apo shkat\u00ebrrimin e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, b\u00ebm\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb konsolidojm\u00eb vlerat e demokracis\u00eb. Nd\u00ebrsa Edi Rama, duke kthyer vot\u00ebn n\u00eb krim dhe krimin n\u00eb vot\u00eb, duke angazhuar parat\u00eb e krimit kund\u00ebr opozit\u00ebs, mohuar t\u00eb drejtat kushtetuese n\u00eb parlament t\u00eb opozit\u00ebs, arrestuar liderin e PD, b\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri pa opozit\u00eb.<\/p>\n<p>20 shkurti \u00ebsht\u00eb dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn tirani mori nd\u00ebshkimin, 20 shkurti \u00ebsht\u00eb dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama duhet t\u00eb marr\u00eb m\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb madh. Europa pret me padurim fjal\u00ebn tuaj, fjal\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj, sepse Edi Rama dhe fara e tij e keqe e Rilndjes, duke vjedhur, largoi shqiptar\u00ebt nga Shqip\u00ebria m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kurse ne, dyfishuam rrogat, dyfishuam pensionet, b\u00ebm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb jetuesh\u00ebm. Dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se u larguam nga pushteti n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria rritej nga viti n\u00eb vit n\u00eb popullat\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb u kthyen nga emigracioni p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri folen\u00eb e t\u00eb ardhmes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj sepse p\u00ebr ne, beteja me zero toleranc\u00eb ndaj krimit, ishte ligji i pandryshuesh\u00ebm. Nj\u00eb nga nj\u00eb bandat u shp\u00ebrb\u00ebn\u00eb, bos\u00ebt e tyre u p\u00ebrball\u00ebn me ligjin.<\/p>\n<p>Edi Rama, i lidhur me krimin, drog\u00ebn, liroi vras\u00ebsit serial\u00eb nga burgu. I mblodhi ata ku jan\u00eb e nuk jan\u00eb, i shnd\u00ebrroi n\u00eb investitor\u00eb strategjik\u00eb. Dhe tani do t\u2019i v\u00ebrsul\u00eb si bisha kund\u00ebr zonave t\u00eb mbrojtura, pasurive p\u00ebrrallore t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj, sepse ne besojm\u00eb t\u00eb liria, te dinjiteti njer\u00ebzor. Besojm\u00eb te vota, te fjala e lir\u00eb. N\u00eb Rilindje, vota nuk ekziston m\u00eb. Aty ka vet\u00ebm nj\u00eb vot\u00eb, ka vet\u00ebm nj\u00eb z\u00eb, ka vet\u00ebm nj\u00eb njeri, dhe ky \u00ebsht\u00eb padrinoja Edi Rama.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj, sepse ne besojm\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me pasuri p\u00ebrrallore t\u00eb cil\u00ebt duhet ta gezojn\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, kurse Edi Rama k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebto pasuri t\u2019i g\u00ebzoj\u00eb me familjar\u00ebt, ministrat, bandit\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Nuk jemi kurr\u00eb nj\u00eblloj. Sali Berish\u00ebn me lobimin e tij korruptiv dy vendet m\u00eb t\u00eb fuqishme e kan\u00eb shpallur non grata, por nuk patur gjer sot, s\u2019kan\u00eb treguar gjer sot nj\u00eb dokument t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb faktojn\u00eb korrupsionin e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>N\u00eb turpin e tij, n\u00eb turpin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, pasi d\u00ebshtoi t\u00eb paraqes\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb fakt, ka paraqitur si dokument 410 met\u00ebr katror tok\u00eb, trash\u00ebgimi e familjes s\u00eb vet t\u00eb marr\u00eb nga Abi Malltezi, nj\u00ebri prej 300 pronar\u00ebve t\u00eb asaj zone, apo nj\u00ebri nga 510 mij\u00eb pronar\u00eb q\u00eb mor\u00ebn n\u00eb 6 vite, 1 miliard\u00eb e 577 milion\u00eb e 400 mij\u00eb met\u00ebr katror\u00eb tok\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj miqt\u00eb e mi, p\u00ebrkundrazi, sepse Sali Berisha pas 52 vitesh pun\u00eb, flet sot para jush, para \u00e7do shqiptari, me nj\u00eb apartament 30 met\u00ebr katror m\u00eb t\u00eb madh se at\u00eb q\u00eb kishte 40 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse vjedh\u00ebsi, hajduti Edi Rama zhg\u00ebrryhet n\u00eb sarajet e Surrelit, 720 met\u00ebr linear themele, me nj\u00eb park oborr prej 5 mij\u00eb met\u00ebr katror, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kishte deklaruar gjithsej 3800 euro dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb kursime. T\u00eb gjitha t\u00eb tjerat vjedhje, vjedhje, dhe vet\u00ebm vjedhje!<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj, sepse e t\u00ebr\u00eb pasuria e tij dhe e bashk\u00ebshortes \u00ebsht\u00eb si\u00e7 thash\u00eb, ai apartament. Kurse zonja Rama solli n\u00eb paj\u00eb pallatin 5-kat\u00ebsh t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet n\u00eb sheshin e pallateve, pa asnj\u00eb fatur\u00eb bankare, tatimore, nd\u00ebrtimore, e t\u00ebra mbi krimin.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj, se pas hetimesh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mbar\u00eb bot\u00ebn, nuk gjet\u00ebn dot nj\u00eb qindark\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt e Sali Berish\u00ebs, familjar\u00ebt e tij ta ken\u00eb fituar tendera apo prokurime apo pasuri publike. Jo dhe jo. Dhe kurr\u00eb nuk do gjejn\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb regjistrat e shtetit tregojn\u00eb se familjar\u00ebt e Edi Ram\u00ebs, se vajza e tij, se bashk\u00ebshortja e tij, se baxhanaku i tij, kan\u00eb fituar dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra milion\u00eb euro duke shfryt\u00ebzuar pushtetin, duke shkelur ligjet, duke shkelur Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj, ndaj dhe jemi krenar\u00eb sepse ne, n\u00eb 8 vite nd\u00ebrtuam Rrug\u00ebn e Kombit, bashkuam Elbasanin me Tiran\u00ebn, u nd\u00ebrtua Kaskada e Devollit, u nd\u00ebrtua TAP-i, vepra monumentale q\u00eb i p\u00ebrkasin nj\u00eb shekulli.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka nd\u00ebrtuar, \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me 11 miliard\u00eb euro? T\u00eb gjitha i ka vjedhur, i ka shp\u00ebrndar\u00eb me hajdut\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Nuk jemi nj\u00eblloj, sepse v\u00ebrtet gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb PD kishte korrupsion, nuk mohohet, kishte defekte dhe t\u00eb meta, por nuk kishte kurr\u00eb djeg\u00ebsa, sterilizator\u00eb, check up, porti i Durr\u00ebsit, Butrint, jo, jo, as nuk mund t\u00eb imagjinoheshin.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Me 20 shkurt \u00ebsht\u00eb dita e qytetar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb dita e triumfit t\u00eb qytetar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb dita e nd\u00ebshkimit t\u00eb Rilindjes p\u00ebr vjedhjet e tmerrshme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Mos harroni se pro-europeizmi i tyre, pro-amerikanizmi i tyre nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se gjethe fiku p\u00ebr t\u00eb mbuluar vjedhjet, p\u00ebr t\u00eb mbuluar krimet, p\u00ebr t\u00eb mbuluar drog\u00ebn.<\/p>\n<p>Pa diskutim drejt\u00ebsia kishte defekte dhe t\u00eb metat e saj. Por m\u00eb thoni ju mua, cilin amnistoi? Po n\u00eb qoft\u00eb se thoni amnistoi nj\u00eb njeri, \u00e7far\u00eb b\u00ebri Skapi i partis\u00eb q\u00eb vendos n\u00eb arrest kreun e opozit\u00ebs p\u00ebr 410 met\u00ebr katror\u00eb tok\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar nga familja e dh\u00ebndrit t\u00eb tij?<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk ekziston, nj\u00eb drejt\u00ebsi sot e kontrolluar nga xhepi, e korruptuar kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb. Nj\u00eb drejt\u00ebsi veg\u00ebl e verb\u00ebr n\u00eb duart e nj\u00eb klike hajdut\u00ebsh, nj\u00eb organizat\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kriminale me Duman\u00eb, Kraj\u00eb dhe kompani.<\/p>\n<p>20 shkurti \u00ebsht\u00eb dita e drejt\u00ebsis\u00eb qytetare, \u00ebsht\u00eb dita e triumfit qytetar, \u00ebsht\u00eb dita e fitores!<\/p>\n<p>Ndaj dhe ju b\u00ebj thirrje miqt\u00eb e mi, ju b\u00ebj thirrje qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, iu b\u00ebj thirrje emigracionit, diaspor\u00ebs, n\u00eb 20 shkurt t\u00eb v\u00ebrshojm\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb 20 shkurt t\u00eb bashkohemi n\u00eb Tiran\u00eb. T\u00eb bashkohemi kund\u00ebr k\u00ebsaj tiranie, q\u00eb ka p\u00ebrmbysur vot\u00ebn, ka p\u00ebrmbysur Kushtetut\u00ebn, ka p\u00ebrmbysur t\u00eb drejtat. Shkelmon lirit\u00eb e qytetar\u00ebve, grabit pasurit\u00eb, grabit xhepat e qytetar\u00ebve, grabit pasurit\u00eb publike.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb regjimi m\u00eb i sh\u00ebmtuar q\u00eb Shqip\u00ebria ka njohur n\u00eb historin\u00eb e vet. Ka njohur diktatur\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, por asgj\u00eb nuk e shkretoi k\u00ebt\u00eb vend sa diktatura e bandave t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 shkurt t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb shesh, edhe p\u00ebr ata 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb mor\u00ebn rrug\u00ebt e dheut.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, ju p\u00ebrsh\u00ebndes p\u00ebrzem\u00ebrsisht, ju fal\u00ebnderoj me mir\u00ebnjohje.<\/p>\n<p>Ta shnd\u00ebrrojm\u00eb 20 shkurtin n\u00eb dit\u00ebn e fitores son\u00eb, dit\u00ebn e dinjitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve, dit\u00ebn e rivendosjes s\u00eb pluralizmit, dit\u00ebn e lebetitjes s\u00eb bandit\u00ebve qeveritar\u00eb, organizatave kriminale me pushtet, dit\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij mbremj\u00ebn e djeshme para qytetar\u00ebve q\u00eb tubojn\u00eb posht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij se, barbari Edi Rama d\u00ebrgon n\u00eb parlament ligjin p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e pasurive shekullore t\u00eb shqiptar\u00ebve. Berisha tha se, kjo betej\u00eb n\u00eb \u00e7do lloj prizmi dhe aspekti \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimtare. Berisha tha se, 20 shkurti \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59900,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-71408","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71408"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71408\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59900"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}