{"id":71580,"date":"2024-02-16T18:17:30","date_gmt":"2024-02-16T18:17:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=71580"},"modified":"2024-02-16T18:19:49","modified_gmt":"2024-02-16T18:19:49","slug":"te-grushtosh-tre-breza-nje-shoqeri-e-vdekur-qe-ecen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/16\/te-grushtosh-tre-breza-nje-shoqeri-e-vdekur-qe-ecen\/","title":{"rendered":"T\u00eb grushtosh tre breza: Nj\u00eb shoq\u00ebri e vdekur q\u00eb ec\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Pranvera SHEHAJ<\/strong><\/p>\n<p>Dje, kuriozitetin dhe koh\u00ebn time p\u00ebr ta ndjekur Shqip\u00ebrin\u00eb nuk e t\u00ebrhoqi aspak vizita e nj\u00eb sekretari shteti. Se sa e aft\u00eb \u00ebsht\u00eb sot Amerika dhe Per\u00ebndimi kolektiv t\u00eb eksportojn\u00eb demokracin\u00eb, e kam shpjeguar n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shkrim. Do t\u00eb mjaftohesha duke shtuar vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb Dominique Mo\u00efsi, studiuesit francez q\u00eb e ndan bot\u00ebn mbi baz\u00ebn e emocioneve, duke gjykuar se ajo q\u00eb udh\u00ebheq sot bot\u00ebn per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb \u201cfrika\u201d, bot\u00ebn arabe \u201cturp\u00ebrimi\u201d dhe bot\u00ebn aziatike \u201cshpresa\u201d. Un\u00eb di dhe besoj se frika nuk ka vend n\u00eb demokraci. Si rrjedhoj\u00eb, dje ve\u00e7se u bezdisa nga inflacioni i deklaratave dhe kund\u00ebrdeklaratave mbi k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb, ndaj shmanga t\u00eb kontribuoj n\u00eb grack\u00ebn e zhurm\u00ebs: pro-apo antiamerikane. Un\u00eb jam shqiptare, &#8211; p\u00ebrve\u00e7se egoiste dhe e akullt n\u00eb idealet e mia, &#8211; ndaj e kam t\u00eb leht\u00eb t\u00eb mos ndjej detyrimin t\u00eb jem pro a kund\u00ebr asnj\u00eb komb\u00ebsie tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se politikisht t\u2019i gjykoj vet\u00ebm n\u00eb<br \/>\nraport me interesin tim dhe t\u00eb vendit q\u00eb i p\u00ebrkas.<\/p>\n<p>Temat sociale nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht subjekt i interesit tim, p\u00ebr t\u00eb vetmin motiv sepse besoj q\u00eb<br \/>\nn\u00ebse rrafshi politik nuk \u00ebsht\u00eb aq imun sa d\u00ebshiron t\u00eb shitet ndaj opinionit, tematikat sociale v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb<br \/>\ndrejtohen sado pak p\u00ebrmes opinionit. Plaga e zanafill\u00ebs s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e thell\u00eb, ndaj mundem<br \/>\nve\u00e7 t\u2019i analizoj, por v\u00ebshtir\u00eb e kam t\u2019u sugjeroj zgjidhje. Megjithat\u00eb, dje p\u00ebr mua pati vet\u00ebm nj\u00eb fokus<br \/>\nq\u00eb m\u00eb la me mendjen pas: videoja e publikuar, ku nj\u00eb qenie humane me instikte shtazore dhunon nj\u00eb<br \/>\nzot\u00ebri n\u00eb mosh\u00eb n\u00eb vendin e pun\u00ebs, n\u00eb der\u00ebn e hyrjes s\u00eb nj\u00eb shkolle. Kjo qenie humane me instikte p\u00ebrtej<br \/>\nhumanes q\u00eblloi, ashtu si jo rast\u00ebsisht ka q\u00eblluar prej vitesh, t\u00eb drejtoj\u00eb socialist\u00ebt n\u00eb nj\u00eb qytet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Qytetin nuk po e b\u00ebj pis ta rip\u00ebrmend, m\u00eb s\u00eb shumti sepse mendoj se ai vet\u00eb b\u00ebn pis \u00e7do qytet, e \u00e7do<br \/>\nshqiptar, p\u00ebrfshir\u00eb mua. N\u00ebse e kqyr me v\u00ebmendje, e provon ta zoom-osh, p\u00ebrkundrejt mosd\u00ebshir\u00ebs time<br \/>\np\u00ebr ta afruar n\u00eb pamje p\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebmtis\u00eb s\u00eb frikshme literale q\u00eb m\u00eb reflekton ky i fort\u00eb i partis\u00eb-shtet,<br \/>\nfytyra e tij friguese n\u00eb mimik\u00eb e gjestikulacion demonstron shtaz\u00ebrisht forc\u00eb, dhe ka nj\u00eb agresivitet q\u00eb<br \/>\nvet\u00ebm forma t\u00eb caktuara frustrimi (p\u00ebr t\u2019u diskutuar t\u00eb \u00e7far\u00eb tipi) e shpjegojn\u00eb. Neverin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb<br \/>\nhumanoid t\u00eb fort\u00eb, ma barazpeshoi keqardhja p\u00ebr nj\u00eb 70 vje\u00e7ar q\u00eb nuk i dor\u00ebzohet as reagimeve instiktive t\u00eb mbrojtjes: nuk mbrohet, nuk i kthehet, pret grushtat, rr\u00ebzohet p\u00ebrtok\u00eb dhe ringrihet po vet\u00eb. I forti i partis\u00eb-shtet, e dhunon zot\u00ebrin\u00eb 70 vje\u00e7ar (brezi I), n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb gruaje (brezi II) dhe n\u00eb sy t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur (brezi III), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb vrapojn\u00eb aty rrotull: gjith\u00e7ka p\u00ebrpara dyerve t\u00eb nj\u00eb shkolle. Jam e pafuqishme dhe e paaft\u00eb t\u00eb kuptoj si kjo ngjarje nuk provokon asnj\u00eb form\u00eb revolte n\u00eb media, n\u00eb institucionet arsimore, n\u00eb union psikolog\u00ebsh, n\u00eb institucionet p\u00ebr mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve, apo nd\u00ebr shoqata e l\u00ebvizje kund\u00ebr dhun\u00ebs, n\u00eb qofshin faktike. Di vet\u00ebm t\u00eb mir\u00ebkuptoj pse n\u00ebn\u00ebn parti nuk e shqet\u00ebson ky degradim \u00e7njer\u00ebzor n\u00eb nj\u00eb institucion shkollor.<\/p>\n<p>S\u00eb pari sepse n\u00ebna parti e Rilindjes, kriter p\u00ebr ta em\u00ebruar k\u00ebt\u00eb dyk\u00ebmb\u00ebsh kryetar partie, e ka zgjedhur pik\u00ebrisht p\u00ebr shtaz\u00ebrin\u00eb dhe brutalitetin q\u00eb e karakterizon, si t\u00eb vetmet cil\u00ebsi q\u00eb do i sillnin vota partis\u00eb. S\u00eb dyti, sepse eprori i k\u00ebtij dyk\u00ebmb\u00ebshi n\u00eb Tiran\u00eb, e ka kurrikulumin e tij vetjak t\u00eb mbushur me episode sporadike dhune.\u00a0P\u00ebr vet\u00eb Kushtetut\u00ebn e SHBA-s\u00eb, m\u00eb 11 dhjetor Je suis Grata.<\/p>\n<p>Dyk\u00ebmb\u00ebshi n\u00eb video, p\u00ebrpos t\u00eb qenurit modeli politik i Rilindjes, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. Ai<br \/>\np\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb model t\u00eb friksh\u00ebm q\u00eb ka dominuar dhe vazhdon t\u00eb dominoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Kur<br \/>\nrikujtoj f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb video, t\u00eb cil\u00ebt e ndjekin episodin shtaz\u00ebror pa reaguar, besoj bindsh\u00ebm se do vazhdoj\u00eb<br \/>\nta dominoj\u00eb edhe p\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb. Ai p\u00ebrfaq\u00ebson shqiptarin q\u00eb nuk di t\u00eb gjykoj\u00eb, nuk di t\u00eb<br \/>\nfalenderoj\u00eb, nuk di t\u00eb fal\u00eb, nuk di t\u00eb flas\u00eb, nuk di t\u00eb mendoj\u00eb, nuk di t\u00eb mbroj\u00eb, nuk di t\u00eb ndihmoj\u00eb, nuk<br \/>\ndi t\u00eb doj\u00eb, nuk di t\u00eb burr\u00ebroj\u00eb, nuk di t\u00eb prind\u00ebroj\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm djali i babit, qum\u00ebshtori i mamit,<br \/>\nmacho i asaj, babushi i atij. M\u00eb tej ai \u00ebsht\u00eb, laci i m\u00ebhall\u00ebs dhe trimi i partis\u00eb. Kaq \u00ebsht\u00eb ai, as m\u00eb shum\u00eb<br \/>\ne as m\u00eb pak ia motivojn\u00eb vegjetimin n\u00eb shoq\u00ebri. Aktivitetet e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij modeli kufizohen<br \/>\ntek ato primare e primitive, tek ato q\u00eb bashkojn\u00eb kafsh\u00ebt me njer\u00ebzit, t\u00eb cilat nuk k\u00ebrkojn\u00eb as nd\u00ebrgjegje,<br \/>\nas aparat mendor e shpirt\u00ebror shum\u00eb t\u00eb sofistikuar.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria jon\u00eb njohu modele t\u00eb tilla prej kur u hap drejt emancipimit dhe u shfrenua pangop\u00ebsisht drejt<br \/>\nmateries. T\u00eb fort\u00ebt e lekut mor\u00ebn frenat n\u00eb rrethet e tyre shoq\u00ebrore derisa dal\u00ebngadal\u00eb u ngjit\u00ebn n\u00eb rrethet politike, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb n\u00eb fund vet\u00eb politika, vet\u00eb shteti. Sot, ata mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pushtetin, vrasin t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e shoq\u00ebris\u00eb, sepse vrasin me injoranc\u00eb, vrasin me padije, vrasin me arroganc\u00eb, vrasin me pazaret e pista me t\u00eb vobekt\u00ebt, vrasin kur k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb, vrasin kur blejn\u00eb vota, vrasin kur dhunojn\u00eb n\u00eb forma t\u00eb tilla, n\u00eb fund, vrasin kur prind\u00ebrojn\u00eb dhe p\u00ebrgatisin nj\u00eb brez q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se do dal\u00eb nga kjo humner\u00eb.<\/p>\n<p>Vrasjeve t\u00eb tilla nuk u p\u00ebrgjigjet asnj\u00eb instanc\u00eb shtet\u00ebrore sepse ata jan\u00eb vet\u00eb shteti. Policia q\u00eb shfrenon<br \/>\nshkopat e gom\u00ebs ndaj qytetar\u00ebve n\u00eb protestat p\u00ebr demokracin\u00eb, ekonomin\u00eb dhe emigracionin masiv, u<br \/>\ntutet t\u00eb fort\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij modeli, e zhvesh uniform\u00ebn dhe p\u00ebrdhos forc\u00ebn dhe themelin mbi t\u00eb cilin<br \/>\nteorikisht ngrihet vet\u00eb shteti. Nj\u00eb shuplak\u00eb e quajt\u00ebn sot n\u00eb deklarat\u00ebn e tyre. Shuplak\u00eb ndaj kujt? Ndaj<br \/>\nrojes n\u00eb vendin e pun\u00ebs, ndaj f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb st\u00ebrviten me gjeste kafsh\u00ebrore, ndaj gruas q\u00eb p\u00ebrmban nj\u00eb<br \/>\ndyk\u00ebmb\u00ebsh t\u00eb fort\u00eb, ndaj shkoll\u00ebs q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb vet\u00eb q\u00ebllimin e saj, apo ndaj shtetit q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00eb<br \/>\ni forti?<\/p>\n<p>Drejtorit\u00eb dhe ministria e arsimit, i l\u00eb dyert hapur p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb fort\u00eb, nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt e ardhur aty<br \/>\np\u00ebr t\u2019u iluminuar, i b\u00ebjn\u00eb spektator\u00eb t\u00eb eksitimit t\u00eb adrenalin\u00ebs s\u00eb t\u00eb fort\u00ebve. Shoq\u00ebria civile, ajo<br \/>\nsporadikja e faktikja vet\u00ebm p\u00ebrpara zgjedhjeve, p\u00ebrsa koh\u00eb nuk ka marr\u00eb urdh\u00ebr nga ambasada, nuk<br \/>\nreagon p\u00ebr t\u00eb tilla ngjarje q\u00eb shkundin vet\u00ebdijen e \u00e7do humani me sado pak t\u00eb till\u00eb. Organizata e l\u00ebvizje<br \/>\nkund\u00ebr dhun\u00ebs nuk flasin sepse viktima nuk q\u00eblloi t\u00eb ishte nj\u00eb vash\u00ebz e lir\u00eb n\u00eb nj\u00eb pub t\u00eb kryeqytetit n\u00eb<br \/>\nor\u00ebn 3 t\u00eb m\u00ebngjesit. Q\u00eblloi t\u00eb ishte nj\u00eb roje objekti n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb institucion shkollor.<\/p>\n<p>Ministria e mbrojtjes nuk e sheh t\u00eb arsyeshme t\u00eb p\u00ebrgojoj\u00eb nj\u00eb kryetar partie. Shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb, prind\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb asaj shkolle, t\u00eb atyre q\u00eb vrapojn\u00eb me \u00e7anta n\u00eb shpin\u00eb n\u00eb video, e t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb kan\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb sken\u00eb bastarde nga larg, e din\u00eb m\u00eb s\u00eb miri deri ku e kan\u00eb hapin. T\u00eb mbyllur n\u00eb guack\u00ebn e braktisjes n\u00eb nj\u00eb vend ku makut\u00ebria ekzekuton ligjet, e kan\u00eb menduar qysh prej tani zgjidhjen: ata f\u00ebmij\u00eb do t\u00eb largohen pas pak vitesh gjetk\u00eb n\u00eb bot\u00eb, andaj le t\u00eb b\u00ebjn\u00eb si t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sa jan\u00eb ende t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb mjerimin e shoq\u00ebris\u00eb ku u lind\u00ebn. E t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, harrojm\u00eb e harrojn\u00eb sa vite u b\u00ebn\u00eb kur turpi i k\u00ebtyre modeleve ka mbuluar identitetin ton\u00eb, ka p\u00ebrdhosur t\u00eb shkuar\u00ebn, ka ushqyer t\u00eb tashmen e ka vrar\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb normalitet social e politik: agresori do t\u00eb duhej t\u00eb arrestohej e gjykohej, viktima do t\u00eb duhej t\u00eb<br \/>\nmbrohej, f\u00ebmij\u00ebt do t\u00eb duhej t\u2019i merrnin n\u00ebn kujdes institucione sociale me motivimin e paaft\u00ebsis\u00eb<br \/>\nprind\u00ebrore p\u00ebr t\u2019i rritur e edukuar si duhet, shkolla do t\u00eb duhej t\u00eb mbyllej ose t\u00eb mbingarkohej me<br \/>\npsikolog\u00eb, ministria e arsimit dhe mbrojtjes do t\u00eb duhej t\u00eb merrnin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ngjarjen, socialist\u00ebt<br \/>\ndo t\u00eb duhej t\u00eb distancoheshin publikisht, dikush do t\u00eb duhej t\u00eb linte postin. Asnj\u00eb nga k\u00ebto hapa nuk do<br \/>\nt\u00eb nd\u00ebrmerret sepse i forti \u00ebsht\u00eb fytyra e vet\u00eb shtetit, dhe shteti b\u00ebn ligjin e jo ligji shtetin. Asnj\u00eb nga<br \/>\nk\u00ebto hapa nuk do t\u00eb nd\u00ebrmerret sepse nj\u00eb shoq\u00ebri e vdekur, mund vet\u00ebm t\u00eb eci e heshtur n\u00eb rutin\u00ebn e<br \/>\nmjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri e vdekur q\u00eb fajin e gjen p\u00ebrher\u00eb tek politika, nuk kujton dot si e ka ushqyer politik\u00ebn me t\u00eb<br \/>\ntilla profile. Turpi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt, nd\u00ebrsa faji edhe k\u00ebsaj radhe, si shum\u00eb t\u00eb tjera, Nuk \u00ebsht\u00eb jetim.<br \/>\nKjo ngjarje m\u00eb kujton nj\u00eb nga qindra her\u00ebt kur n\u00ebnqesh me ciniz\u00ebm sa her\u00eb d\u00ebgjoj: p\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb flas,<br \/>\n\u00e7far\u00eb do ndryshoj? Vall\u00eb, si t\u2019i b\u00ebj t\u00eb shohin humner\u00ebn q\u00eb shoh un\u00eb &#8230;?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pranvera SHEHAJ Dje, kuriozitetin dhe koh\u00ebn time p\u00ebr ta ndjekur Shqip\u00ebrin\u00eb nuk e t\u00ebrhoqi aspak vizita e nj\u00eb sekretari shteti. Se sa e aft\u00eb \u00ebsht\u00eb sot Amerika dhe Per\u00ebndimi kolektiv t\u00eb eksportojn\u00eb demokracin\u00eb, e kam shpjeguar n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shkrim. Do t\u00eb mjaftohesha duke shtuar vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb Dominique Mo\u00efsi, studiuesit francez q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71483,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-71580","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71580","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71580"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71580\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71483"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71580"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71580"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71580"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}