{"id":7167,"date":"2022-03-15T17:46:49","date_gmt":"2022-03-15T17:46:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=7167"},"modified":"2022-03-15T17:46:49","modified_gmt":"2022-03-15T17:46:49","slug":"kushtetuesja-publikon-vendimin-per-presidentin-nuk-eshte-cenuar-asnje-norme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/03\/15\/kushtetuesja-publikon-vendimin-per-presidentin-nuk-eshte-cenuar-asnje-norme\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja publikon vendimin p\u00ebr Presidentin: Nuk \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar asnj\u00eb norm\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka zbardhur k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb\u00a0vendimin e plot\u00eb q\u00eb la n\u00eb detyr\u00eb presidentin Ilir Meta dhe rr\u00ebzoi votimin e Kuvendit, dit\u00ebt e fundit t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb kaluar.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.syri.net\/politike\/486000\/gjykata-kushtetuese-rrezon-votimin-e-kuvendit-presidenti-ilir-meta-nuk-shkarkohet\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>N\u00eb\u00a0vendimin e marr\u00eb m\u00eb 16 shkurt 2022<\/strong><\/a>, trupa e gjyqtar\u00ebve nuk gjeti shkelje kushtetuese nga kreu i shtetit, p\u00ebr deklaratat e tij para zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit. Sipas vendimit, Meta do t\u00eb vijoj\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb tij kushtetues, 24 korrik 2022.<\/p>\n<p>Trupa e gjyqtar\u00ebve p\u00ebrb\u00ebhej nga Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sonila Bejtaj dhe P\u00ebrparim Kalo<\/p>\n<p>N\u00eb shqyrtim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8220;P\u00ebr shkarkimin e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs&#8221;, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi\u00a0votimin.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ka rr\u00ebzuar t\u00eb gjitha pretendimet e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe mazhoranc\u00ebs socialiste ndaj Met\u00ebs p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda kushtetuese.<\/p>\n<p><em>&#8220;Gjykata vler\u00ebson se faktet e paraqitura si shkelje q\u00eb lidhen me rendin dhe sigurin\u00eb publike nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs.\u00a0P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb Gjykata nuk arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Presidenti ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb drejtim t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit si Kryetar i Shtetit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i unitetit t\u00eb popullit, sipas neneve 86, pika 1 dhe 89 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, e lidhur edhe me t\u00eb drejtat n\u00eb procesin zgjedhor, t\u00eb shqyrtuara m\u00eb sip\u00ebr, dhe as shkelje n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij q\u00eb lidhet me marr\u00ebdh\u00ebniet me partner\u00ebt strategjik\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me jasht\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb e organeve t\u00eb shtetit dhe rendin e sigurin\u00eb n\u00eb vend, \u00e7mon se \u00ebsht\u00eb i pabazuar pretendimi i Kuvendit p\u00ebr shkeljen e detyrimeve q\u00eb burojn\u00eb nga neni 88, pika 3, i Kushtetut\u00ebs si rezultat i shkaqeve t\u00eb parashtruara prej tij&#8221;<\/em>, thekson Kushtetuesja.<\/p>\n<p><strong>Vendimi i plot\u00eb<\/strong><br \/>\nGjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga: Vitore Tusha, Kryetare, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sonila Bejtja, P\u00ebrparim Kalo, an\u00ebtar\u00eb, me sekretare Blerina Basha, n\u00eb datat 01.02.2022, 03.02.2022 dhe 07.02.2022 mori n\u00eb shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb plenare, me dyer t\u00eb hapura, \u00e7\u00ebshtjen nr. 6 (K) 2021 t\u00eb Regjistrit Themeltar, q\u00eb u p\u00ebrket:<br \/>\n<strong>GJYKATA KUSHTETUESE<\/strong>,<\/p>\n<p>pasi d\u00ebgjoi relatorin e \u00e7\u00ebshtjes P\u00ebrparim Kalo, mori n\u00eb shqyrtim pretendimet e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (<em>Kuvendi<\/em>), p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb cilit n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit k\u00ebrkuan deklarimin e shkarkimit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (<em>Presidenti<\/em>), zotit Ilir Meta, p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs, prap\u00ebsimet e Presidentit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb cilit n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit k\u00ebrkuan deklarimin si t\u00eb papajtueshme me Kushtetut\u00ebn dhe shfuqizimin e vendimeve nr. 44\/2021 dhe nr. 45\/2021, dat\u00eb 07.05.2021, nr. 54\/2021 dhe nr. 55\/2021, dat\u00eb 09.06.2021 t\u00eb Kuvendit, konstatimin dhe zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes kushtetuese t\u00eb krijuar nga Kuvendi me Presidentin, si dhe deklarimin e faktit se Kuvendi nuk ka kompetenc\u00eb dhe legjitimitet t\u00eb kryej\u00eb veprimtari hetimore parlamentare gjat\u00eb 4 muajve t\u00eb fundit t\u00eb mandatit t\u00eb tij, dhe diskutoi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi,<\/p>\n<p><strong>V\u00cbREN:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkeljet q\u00eb lidhen me rendin dhe sigurin\u00eb publike<\/strong><br \/>\nKuvendi ka pretenduar se n\u00eb shum\u00eb nga daljet e veta publike Presidenti ka zgjedhur t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb retorik\u00eb dhune dhe ta favorizoj\u00eb haptazi at\u00eb n\u00eb syt\u00eb e publikut si mjet p\u00ebr zgjidhjen e problemeve n\u00eb vend t\u00eb mjeteve q\u00eb ofron shteti i s\u00eb drejt\u00ebs. Kjo retorik\u00eb, e justifikuar sipas tij si e nevojshme p\u00ebr mbrojtjen e vot\u00ebs nga vjedhja, ka pasur p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb fort\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb fushat\u00ebs. Kjo shkelje provohet edhe nga reagimi i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shteteve t\u00eb huaja n\u00eb vend, t\u00eb cil\u00ebt publikisht b\u00ebn\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb ndaluar gjuh\u00ebn dhe thirrjet p\u00ebr dhun\u00eb. N\u00eb prag t\u00eb dat\u00ebs t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Elbasan ndodhi nj\u00eb p\u00ebrplasje midis dy grupe simpatizant\u00ebsh, me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, dhe m\u00ebnyra e veprimit t\u00eb tyre p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht me thirrjen publike t\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p>Thirrjet p\u00ebr dhun\u00eb reflektohen n\u00eb p\u00ebrdorimin e shprehjeve, t\u00eb tilla si: \u201cngrehuni dhe bjeruni, vdekje tradhtar\u00ebve, t`i mprehin sfurqet\u201d ose deklarimet se \u201cstruktura p\u00ebr mbrojtjen e vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb legjitime e opozit\u00ebs, pasi shteti \u00ebsht\u00eb i kapur nga krimi\u201d (shih paragraf\u00ebt\u00a0 46, 124 dhe 126 t\u00eb vendimit nr. 55\/2021 t\u00eb Kuvendit).<\/p>\n<p>Sipas Kuvendit, edhe pse Presidenti ka p\u00ebrkrahur nism\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen dhe funksionimin e \u201cStruktur\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e vot\u00ebs\u201d, kjo \u00e7\u00ebshtje i takon p\u00ebr hetim organeve kompetente. Megjithat\u00eb, ai nuk \u00ebsht\u00eb distancuar dhe nuk ka d\u00ebnuar jo vet\u00ebm ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Elbasanit, por as modelin e kund\u00ebrligjsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte kjo struktur\u00eb. Aktet dhe sjelljet e Presidentit kan\u00eb frym\u00ebzuar dhun\u00eb dhe ndasi sociale, nuk kan\u00eb kontribuar p\u00ebr uljen e konflikteve dhe pasqyrojn\u00eb gjuh\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeje dhe urrejtjeje. Kjo nxitje dhune dhe ndasie shfaqet jo vet\u00ebm n\u00eb deklaratat publike t\u00eb Presidentit, por edhe n\u00eb sjelljen e tij n\u00eb situata konkrete (konflikti midis FRD-s\u00eb dhe bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs), nuk ndikuan p\u00ebr qet\u00ebsimin e situatave, p\u00ebrkundrazi i p\u00ebrshkall\u00ebzuan ato dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shembuj negativ\u00eb q\u00eb nxisin vet\u00ebgjyq\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti ka prap\u00ebsuar se fushata e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme u tensionua n\u00eb nivele ekstreme p\u00ebr shkak t\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb, duke kulmuar edhe me humbje jete (n\u00eb qytetin e Elbasanit), sulme t\u00eb armatosura (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti n\u00eb qytetin e Kavaj\u00ebs), apo ngjarje e situata t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda provokuese (ngjarjet n\u00eb qytetin e Fierit). Deklaratat dhe denoncimet publike e shkresore t\u00eb Presidentit kan\u00eb qen\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb proporcion t\u00eb drejt\u00eb me situat\u00ebn shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb parazgjedhore, si dhe n\u00eb funksion t\u00eb parandalimit t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit dhe daljes jasht\u00eb kontrollit t\u00eb saj. N\u00eb rastin e Fierit, t\u00eb nxitur nga veprimet e paligjshme e provokuese t\u00eb bashkis\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse, Presidenti u k\u00ebrkoi publikisht kandidat\u00ebve t\u00eb nj\u00eb force politike (LSI) t\u00eb mos binin pre e provokimeve dhe ta tejkalonin at\u00eb situat\u00eb me urt\u00ebsi. N\u00eb lidhje me termin \u201csfurqet\u201d, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb kontekstin e nj\u00eb konflikti konkret t\u00eb ndodhur n\u00eb Fier, ku Presidenti ka qen\u00eb d\u00ebshmitar okular, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb \u201csfurqet\u201d jan\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike, si mjete pune t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs dhe n\u00eb kontekstin e v\u00ebnies n\u00eb rrezik t\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p>Gjykata, bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e kritereve t\u00eb shkeljes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nuk identifikon ndonj\u00eb norm\u00eb kushtetuese t\u00eb cenuar, pasi n\u00eb lidhje me k\u00ebto fakte Kuvendi nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb ardhjen e pasojave n\u00eb drejtim t\u00eb cenimit t\u00eb rendit dhe siguris\u00eb publike. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Presidenti nuk ka ushtruar veprimtari vendimmarr\u00ebse, nuk ka marr\u00eb ose ushtruar kompetenca t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera dhe nuk \u00ebsht\u00eb provuar ndonj\u00eb q\u00ebllim i tij p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb rendin dhe sigurin\u00eb publike.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Gjykata vler\u00ebson se faktet e paraqitura si shkelje q\u00eb lidhen me rendin dhe sigurin\u00eb publike nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb Gjykata nuk arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Presidenti ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb drejtim t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit si Kryetar i Shtetit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i unitetit t\u00eb popullit, sipas neneve 86, pika 1 dhe 89 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, e lidhur edhe me t\u00eb drejtat n\u00eb procesin zgjedhor, t\u00eb shqyrtuara m\u00eb sip\u00ebr, dhe as shkelje n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij q\u00eb lidhet me marr\u00ebdh\u00ebniet me partner\u00ebt strategjik\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me jasht\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb e organeve t\u00eb shtetit dhe rendin e sigurin\u00eb n\u00eb vend, \u00e7mon se \u00ebsht\u00eb i pabazuar pretendimi i Kuvendit p\u00ebr shkeljen e detyrimeve q\u00eb burojn\u00eb nga neni 88, pika 3, i Kushtetut\u00ebs si rezultat i shkaqeve t\u00eb parashtruara prej tij.<\/p>\n<p><strong>Shkelja e nenit 94 t\u00eb Kushtetut\u00ebs<\/strong><br \/>\nKuvendi ka parashtruar se \u00ebsht\u00eb shkelur edhe neni 94 i Kushtetut\u00ebs, q\u00eb e ndalon Presidentin t\u00eb ushtroj\u00eb kompetenca q\u00eb nuk jan\u00eb parashikuar p\u00ebr t\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb ligj, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb jan\u00eb konstatuar shkelje q\u00eb lidhen me nenin 89 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb ndalon kryerjen nga ana e tij e veprimtarive partiake dhe private gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Asnj\u00eb q\u00ebndrim ose akt i Presidentit, i konsideruar shkelje kushtetuese, nuk \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb ushtrim t\u00eb ndonj\u00eb parashikimi q\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00eb tekstin e nenit 94 t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose dispozita t\u00eb tjera kushtetuese q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb kompetencat e tij. Deklarimet, q\u00ebndrimet gjat\u00eb procesit zgjedhor, si dhe veprimet e Presidentit t\u00eb konkretizuara me shkresat drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese, prokuroris\u00eb, KQZ-s\u00eb, etj., jo vet\u00ebm q\u00eb nuk rezultojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kompetencat q\u00eb i njeh Kushtetuta, por jan\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Presidenti \u00ebsht\u00eb shprehur se ka vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me rolin dhe pozit\u00ebn e tij kushtetuese n\u00eb ushtrimin e veprimtaris\u00eb dhe se veprimet e tij kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb zbatim e respektim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs e ligjeve, si dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb publik.<\/p>\n<p>Sipas nenit 94 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Presidenti nuk mund t\u00eb ushtroj\u00eb kompetenca t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb i njihen shprehimisht me Kushtetut\u00eb dhe q\u00eb i jepen me ligje t\u00eb nxjerra n\u00eb pajtim me t\u00eb, atribut q\u00eb buron nga parimet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe atij t\u00eb ndarjes dhe balancimit nd\u00ebrmjet pushteteve. Detyra e tij si p\u00ebrfaq\u00ebsues i unitetit t\u00eb popullit \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb funksionimin normal t\u00eb mekanizmave kushtetues, duke nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr eliminimin e mang\u00ebsive n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim (shih vendimet nr. 26, dat\u00eb 25.05.2021; nr. 10, dat\u00eb 26.02.2015; nr. 64, dat\u00eb 23.09.2015 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese).<\/p>\n<p>Gjykata, ashtu sikurse ka theksuar m\u00eb sip\u00ebr, v\u00ebren se kompetencat e Presidentit nuk jan\u00eb parashikuar n\u00eb nj\u00eb dispozit\u00eb ose kre t\u00eb vet\u00ebm, por jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb disa krer\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs. M\u00eb konkretisht, hartuesit e Kushtetut\u00ebs kan\u00eb zgjedhur t`i vendosin kompetencat e Presidentit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shprehur jo vet\u00ebm n\u00eb nenin 92, por edhe n\u00eb dispozita t\u00eb tjera Kushtetut\u00ebs, t\u00eb cilat mbulojn\u00eb fusha t\u00eb caktuara. K\u00ebshtu, Presidenti ka kompetenca n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve me pushtetin ligjv\u00ebn\u00ebs, ekzekutiv dhe gjyq\u00ebsor; n\u00eb fush\u00ebn e zgjedhjeve dhe t\u00eb referendumeve; n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut; n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes e t\u00eb siguris\u00eb; n\u00eb fush\u00ebn e arsimit e t\u00eb shkenc\u00ebs, ekonomis\u00eb e financ\u00ebs; n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata v\u00ebren se neni 94 i Kushtetut\u00ebs vendos ndalim p\u00ebr Presidentin p\u00ebr llojin e kompetencave q\u00eb ai ushtron, i cili i lidhur me parimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs i kufizon ato n\u00eb rrethin e atyre t\u00eb shprehura expressis verbis n\u00eb Kushtetut\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dispozitash. Gjykata konstaton se pretendimi i Kuvendit p\u00ebr shkeljen e nenit 94 t\u00eb Kushtetut\u00ebs bazohet n\u00eb premis\u00ebn se Presidenti ka kryer aktet e tjera jo n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb dhe ka vepruar p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs kohore q\u00eb ka qen\u00eb objekt i hetimit t\u00eb komisionit hetimor (t\u00eb analizuara m\u00eb lart n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim).<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret Gjykata evidenton se shkeljet e nenit 94 t\u00eb Kushtetut\u00ebs nuk mund t\u00eb bazohen ose t\u00eb rrjedhin prej dispozitave kushtetuese q\u00eb nuk kan\u00eb n\u00eb objektin e tyre kompetenca konkrete t\u00eb Presidentit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb neni 89 i Kushtetut\u00ebs, q\u00eb vendos ndalimin e tij t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar partie. \u00a0P\u00ebr sa koh\u00eb Gjykata nuk konstatoi shkelje nga analiza e fakteve t\u00eb paraqitura nga Kuvendi si nd\u00ebrhyrje t\u00eb Presidentit apo ushtrim t\u00eb kompetencave t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kushtetut\u00eb, pretendimi p\u00ebr shkeljen e nenit 94 t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb i pabazuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha argumentet e m\u00ebsip\u00ebrme, Gjykata nuk arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Presidenti ka shkelur r\u00ebnd\u00eb Kushtetut\u00ebn, ndaj ajo do t\u00eb shfuqizoj\u00eb vendimin e Kuvendit p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR K\u00cbTO ARSYE,<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb neneve 90, pika 2, dhe 131, pika 1, shkronja \u201cdh\u201d, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe neneve 63, pika 2, 72 e vijues t\u00eb ligjit nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, me shumic\u00eb votash,<\/p>\n<p><strong>V E N D O S I:<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shfuqizimin e vendimit nr. 55\/2021, dat\u00eb 09.06.2021 t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00ebr shkarkimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ky vendim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar, i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, dhe hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00eb m\u00eb 16.02.2022<\/strong><br \/>\n<strong>Shpallur m\u00eb 15.03.2022<\/strong><\/p>\n<p><strong><a href=\"https:\/\/www.gjk.gov.al\/templates\/NEModules\/kerkese_list\/konsulto.php?id_kerkesa_vendimi=3382&amp;language=Lng1\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Vendimi i plot\u00eb<\/a><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka zbardhur k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb\u00a0vendimin e plot\u00eb q\u00eb la n\u00eb detyr\u00eb presidentin Ilir Meta dhe rr\u00ebzoi votimin e Kuvendit, dit\u00ebt e fundit t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb kaluar. N\u00eb\u00a0vendimin e marr\u00eb m\u00eb 16 shkurt 2022, trupa e gjyqtar\u00ebve nuk gjeti shkelje kushtetuese nga kreu i shtetit, p\u00ebr deklaratat e tij para zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-7167","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7167"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7167\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}