{"id":71699,"date":"2024-02-19T10:21:08","date_gmt":"2024-02-19T10:21:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=71699"},"modified":"2024-02-19T10:21:08","modified_gmt":"2024-02-19T10:21:08","slug":"ne-kerkim-te-nje-shpjegimi-racional-per-viziten-e-blinken-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/19\/ne-kerkim-te-nje-shpjegimi-racional-per-viziten-e-blinken-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb shpjegimi racional p\u00ebr vizit\u00ebn e Blinken n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Frank SHKRELI<\/strong><\/p>\n<p><em>Ish-drejtor i \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d p\u00ebr Euro-Azin\u00eb<\/em><\/p>\n<p>Ishte viti 1975. President k\u00ebtu n\u00eb Amerike ishte Gerald Ford, i cili si z\u00ebvend\u00ebs president zuri vendin e ish-presidentit Nixon, q\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb skandalit \u2018Watergate\u2019 ishte detyruar t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Presidenti Ford ka mbajtur nj\u00eb fjalim at\u00eb vit, me t\u00eb cilin i ka mohuar qytetit t\u00eb Nju Jorkut ndihm\u00ebn financiare federale me gjith\u00eb thirrjet p\u00ebr ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebnjanuar falimentimin financiar, me t\u00eb cilin p\u00ebrballej qyteti. Dit\u00ebn e nes\u00ebrme gazeta e Nju Jorkut, \u2018Daily News\u2019 n\u00eb faqen e par\u00eb kishte botuar artikullin: \u201cFord To City: Drop Dead\u201d. Ford i thot\u00eb qytetit: Shko, vdis!<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete, presidenti Ford nuk i kishte shqiptuar k\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb fjalimin e tij, por ky ishte interpretimi i gazet\u00ebs \u2018Daily News\u2019 i refuzimit t\u00eb Ford p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Nju Jorkun financiarisht.<\/p>\n<p>Presidenti Ford pranoi m\u00eb von\u00eb se k\u00ebto fjal\u00eb, botuar n\u00eb gazet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb Nju Jorkut, megjith\u00ebse nuk i kishte th\u00ebn\u00eb, i kushtuan atij presidenc\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Jimmy Carter u zgjodh president.<\/p>\n<p>Ky rast m\u2019u kujtua nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po ndiqja vizit\u00ebn 8-or\u00ebshe t\u00eb Sekretarit t\u00eb Shtetit, Antony Blinken n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mbeta i zhg\u00ebnjyer nga mungesa e takimeve t\u00eb z. Blinken me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb asaj q\u00eb ende quhet \u201copozit\u00eb\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; nj\u00eb subjekt n\u00eb vetvete p\u00ebr gabimet e saja madhore &#8211; u mundova gjithashtu t\u00eb gjej fjal\u00ebn demokraci n\u00eb fjalimet e Sekretarit t\u00eb Shtetit, por nuk e gjeta askund.<\/p>\n<p>Q\u00eb Sekretari i Shtetit, i vendit m\u00eb demokratik n\u00eb bot\u00eb &#8211; Amerik\u00ebs ton\u00eb t\u00eb dashur &#8211; ku g\u00ebzojm\u00eb liri e demokraci &#8211; t\u00eb mos flas\u00eb p\u00ebr vlerat demokratike amerikane dhe universale n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sakrilegj. Sidomos gjat\u00eb nj\u00eb vizite miq\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kapluar nga nj\u00eb krize grindjesh t\u00eb brendshme politike dhe korrupsion n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb Departamenti i Shtetit dhe \u2018Freedom House\u2019, nd\u00ebr t\u00eb tjera ente nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb raportet vjetore t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, vit pas viti, e kan\u00eb cil\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend pjes\u00ebrisht i lir\u00eb &#8211; madje 34 vite pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. Shumica e shqiptar\u00ebve e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb realiteti i marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane: Raportet vjetore mbi t\u00eb drejtat e njeriut, apo \u201cT\u00eb Deum\u201d q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit per\u00ebndimor\u00eb i akordojn\u00eb shpesh pushtetit aktual n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa vendi zbrazet nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt dhe m\u00eb t\u00eb edukuarit e kombit.<\/p>\n<p>M\u2019u kujtua prap\u00eb vizita e par\u00eb e nj\u00eb delegacioni amerikan n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb mars\/prill 1991. Delegacioni kishte vendosur t\u00eb takohej me t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shtresave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Kishim ftuar edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tre feve t\u00eb posadal\u00eb nga burgjet komuniste, n\u00eb pritjen e par\u00eb n\u00eb 50 vjet n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin \u201chotel\u201d Dajti nga nj\u00eb delegacion amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri. Tre klerik\u00ebt e shkret\u00eb, ashtu t\u00eb vuajtur nga burgu dhe me sh\u00ebndet t\u00eb dob\u00ebt, nuk i besonin vetes as rrethanat n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendeshin at\u00eb nat\u00eb: T\u00eb ftuar n\u00eb pritje nga delegacioni i par\u00eb amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e regjimit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm komunist, t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtuan q\u00eb t\u00eb ftoheshin klerik\u00ebt dhe personalitete t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 autoriteteve komuniste, dukej se i thoshin nj\u00ebri-tjetrit, \u00e7ka na gjeti me k\u00ebta amerikan\u00ebt?! Pse u ftuan k\u00ebta?<\/p>\n<p>Ideja ishte q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, jo vet\u00ebm autoritetet e larta, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 50 vjet, t\u00eb takoheshin me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sall\u00eb, t\u00eb persekutuarit e komunizmit, disa t\u00eb liruar vet\u00ebm disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, me disa prej persekutor\u00ebve q\u00eb mbanin n\u00eb fuqi at\u00eb regjim komunist kriminal.<\/p>\n<p>Vura re se k\u00ebsaj here, z. Blinken nuk kishte gjetur 2 minuta koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur madje as me klerik\u00ebt shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt regjimi shpesh i p\u00ebrdor si pasqyrim t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs fetare. Mos vall\u00eb ka pas\u00eb droje se klerik\u00ebt mund t\u2019i kishin shprehur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb lart\u00eb amerikan shqet\u00ebsimet e tyre n\u00eb lidhje me dukurit\u00eb komuniste t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb cilat Kisha Katolike Shqiptare b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb publike koh\u00ebt e fundit. Pajtimi komb\u00ebtar midis shqiptar\u00ebve, z. Blinken \u00ebsht\u00eb aq i nevojsh\u00ebm sot p\u00ebr shqiptar\u00ebt, sa \u00e7\u2019ishte edhe me 1991. Vizita e Sekretarit t\u00eb Shtetit Blinken n\u00eb Tirane k\u00ebrkon nj\u00eb shpjegim racional, por un\u00eb nuk e gjej dot. L\u00ebvdatat p\u00ebr nj\u00eb lider dhe nj\u00eb qeveri t\u00eb till\u00eb nga nj\u00eb krye-diplomat amerikan, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i gjesh n\u00eb komunikimet diplomatike midis dy vendeve, sidomos p\u00ebrball\u00eb zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb Uashington t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes korruptive \u201cMcGonigal\u201d.<\/p>\n<p>Kjo munges\u00eb, si\u00e7 duket e q\u00ebllimshme, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb realitetin aktual politik shqiptar ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, nuk i sh\u00ebrben marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira shqiptaro-amerikane, as stabilitetit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, as paqes n\u00eb rajon &#8211; e proceseve demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri, jo se jo. Ndon\u00ebse nuk e tha ashtu me fjal\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, disa analist\u00eb e cil\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb munges\u00eb, sikur Sekretari i Shtetit Blinken i tha \u201clamtumir\u00eb\u201d demokracis\u00eb dhe opozit\u00ebs shqiptare, n\u00eb favor t\u00eb monizmit, t\u00eb nj\u00eb partie-shtet dhe t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cstabilokraci\u201d, ose n\u00eb favor t\u00eb ndonj\u00eb q\u00ebllimi tjet\u00ebr t\u00eb brendsh\u00ebm ose t\u00eb jasht\u00ebm. Krejt ndryshe nga t\u00eb gjith\u00eb paraardh\u00ebsit e tij &#8211; demokrat\u00eb e republikan\u00eb &#8211; q\u00eb kan\u00eb vizituar Tiran\u00ebn gjat\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit e t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb ngurruar aspak dhe as nj\u00ebher\u00eb t\u00eb flasin n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb demokracis\u00eb, dhe t\u00eb pajtimit e bashk\u00ebpunimit aq i nevojsh\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt e vuajtur nga komunizmi. P\u00ebr demokracin\u00eb si nj\u00eb sistem i preferuar qeverisjeje, kund\u00ebr korrupsionit, n\u00eb favor t\u00eb liris\u00eb dhe barazis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptaret pa dallim. Sidomos n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe shtypit t\u00eb lir\u00eb, si baza e t\u00eb gjitha lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr 2-3 dekada t\u00eb tranzicionit pseudo-komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, jam munduar &#8211; modest\u00ebsisht- bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time, t\u00eb paralajm\u00ebroj shpeshher\u00eb se demokracia atje \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik, se vlerat demokratike po shkeleshin haptas dhe q\u00ebllimisht nga klasa politike shqiptare, se grindjet politike po i shkaktonin vendit rreziqe t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme politike, q\u00ebllimi kryesor i t\u00eb cil\u00ebve ishte dhe \u00ebsht\u00eb ruajtja e pushtetit t\u00eb tyre p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre dekada tani. Se pa zgjedhje t\u00eb lira dhe pa opozite reale n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mund t\u00eb kishte demokraci as liri, as stabilitet n\u00eb vend as n\u00eb rajon dhe as ndarje \u201cvlerash t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, as marr\u00ebdh\u00ebnie \u201ckrah p\u00ebr krah\u201d me Shtetet e Bashkuara, si\u00e7 d\u00ebgjojm\u00eb shpesh nga persona te caktuar, nga t\u00eb dy pal\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e quajn\u00eb t\u00eb bardh\u00ebn t\u00eb zez\u00eb dhe t\u00eb zez\u00ebn t\u00eb bardh\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit amerikan\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb, kudo n\u00eb bot\u00eb, vlerat dhe demokracin\u00eb amerikane, si garanci p\u00ebr zbatimin e t\u00eb drejtave universale n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb paqes dhe siguris\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Anashkalimi i fjal\u00ebs \u201cdemokraci\u201d dhe \u201copozit\u00eb\u201d, si dhe mos takimi me faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare nga z. Blinken gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Tirane nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr zhvillimet demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri, as p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve. Me simbolikat gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Tirane, sikur i d\u00ebrgoi mesazhin: \u201cLamtumir\u00eb demokraci\u201d p\u00ebr af\u00ebr 50 p\u00ebr qind t\u00eb votuesve shqiptare, t\u00eb anashkaluar dhe t\u00eb p\u00ebrjashtuar gjate tre dekadave t\u00eb kaluara: \u201cDrop dead\u201d, ne jemi m\u00eb t\u00eb interesuar n\u00eb stabilitet se p\u00ebr vlerat demokratike, t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb tuaja.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr dijenin\u00eb tuaj z. Sekretar Shteti, pothuaj nuk ka familje shqiptare nga k\u00ebta 50 p\u00ebr qind t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb dik\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Shume prej tyre e kan\u00eb p\u00ebsuar keq nga komunizmi ve\u00e7se p\u00ebrmendnin emrin e Amerik\u00ebs gjat\u00eb komunizmit. Ju me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs si t\u00eb vetmin kontakt me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt gjat\u00eb regjimit komunist. Shume shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjithnj\u00eb shikoj e tek Amerika mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre demokratike, jan\u00eb d\u00ebnuar vet\u00ebm e vet\u00ebm se d\u00ebgjonin Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs gjate dekadave t\u00eb komunizmit diktatorial. Rr\u00ebnj\u00ebt e shpres\u00ebs, besimit dhe dashuris\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn jan\u00eb t\u00eb thella tek shqiptar\u00ebt pa dallim, z. Blinken. Mos t\u2019i zhg\u00ebnjejm\u00eb t\u00eb shkret\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se tre dekada pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n<p>Tirana zyrtare, z. Blinken ende nuk ka d\u00ebnuar krimet e komunizmit, as nuk \u00ebsht\u00eb distancuar nga regjimi barbar i Enver Hoxh\u00ebs, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shumica e vendeve ish-komuniste evropiane. Ne shqiptaro-amerikan\u00ebve, si shtetas t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb bekuar- votues dhe taksa pagues t\u00eb Amerik\u00ebs ton\u00eb t\u00eb dashur, na intereson shum\u00eb fati i familjeve tona atje, sepse me ta kemi gjakun e p\u00ebrzier z. Blinken. Shum\u00eb prej tyre e kan\u00eb p\u00ebsuar shum\u00eb keq nga komunizmi, vet\u00ebm e vet\u00ebm, se shum\u00eb prej nesh jetonim e vepronim n\u00eb Amerik\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb shqiptare, z. Blinken, nj\u00eb mur i vog\u00ebl i Berlinit ende ekziston. Prandaj, p\u00ebr mua dhe p\u00ebr shum\u00eb miq e koleg\u00eb t\u00eb mi n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, vizita e juaj n\u00eb Tiran\u00eb nevojitet nj\u00eb shpjegim racional, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shpjegohen deklaratat ose heshtjen ndaj disa \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb vend dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, kam th\u00ebn\u00eb shpesh se marr\u00ebdh\u00ebniet amerikano-shqiptare ishin dhe duhet t\u00eb mbeten popull me popull dhe jo t\u00eb favorizojn\u00eb nj\u00eb person ose nj\u00eb parti politike. K\u00ebshtu i duan shqiptaret marr\u00ebdh\u00ebniet e ve\u00e7anta me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, vizita e Sekretarit Blinken n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb la nj\u00eb shije t\u00eb keqe se ndoshta n\u00eb fakt dhe n\u00eb realitet n\u00eb syt\u00eb e Uashingtonit zyrtar aktual, nj\u00eb krah politik, pasardh\u00ebsit e familjeve komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb preferuarit e politikes aktuale amerikane, disa t\u00eb n\u00ebn\u00ebs e disa t\u00eb njerk\u00ebs. Vizita juaj Z. Blinken vet\u00ebm p\u00ebrforcoi k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb reale n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve, n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan. Kjo \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy kombeve tona.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb sekret se n\u00eb Shqip\u00ebri flitet p\u00ebr t\u00eb \u201cfavorizuarit\u201d e Uashingtonit. Nuk do t\u00eb kishte gj\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e mira dypal\u00ebshe midis Uashingtonit dhe Tiran\u00ebs se mb\u00ebshtetja e nj\u00ebr\u00ebs ose tjetr\u00ebs pal\u00eb politike shqiptare nga diplomacia amerikane. Shqiptar\u00ebt kane nevoj\u00eb p\u00ebr pajtim dhe jo p\u00ebr nxitje t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve, si rezultat i animeve politike n\u00eb favor t\u00eb pushtetit n\u00eb fuqi, ose personave t\u00eb caktuar, nga diplomacit\u00eb per\u00ebndimore, sidomos nga Uashingtoni zyrtar. Nj\u00eb gabim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe si\u00e7 duket vazhdon t\u00eb zbatohet nga miqt\u00eb e shqiptar\u00ebve per\u00ebndimore, duke sjell\u00eb n\u00eb at\u00eb vend rreziqe t\u00eb brendshme t\u00eb pa parashikueshme p\u00ebr stabilitetin e nj\u00eb jet\u00eb politike normale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Deri me sot kam paralajm\u00ebruar se n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cDemokracia nuk pret\u201d. Duke pare zhvillimet e fundit politike n\u00eb at\u00eb vend, p\u00ebrfshi zhvillimet n\u00eb parlament, m\u00eb duket sikur ka skaduar eksperimenti me demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Kam droj\u00eb se Demokracia e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka p\u00ebsuar nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb vitet e fundit, me pasoja t\u00eb pa parashikueshme p\u00ebr paqen dhe stabilitetin n\u00eb at\u00eb vend dhe n\u00eb rajon! Vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb monizmi autokrat &#8211; q\u00eb i ngjan\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb n\u00eb zhvillim se sa nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Uroj q\u00eb t\u00eb mos kemi arritur n\u00eb nj\u00eb gjendje q\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb festonim marr\u00ebdh\u00ebniet e mira shqiptaro-amerikane me rastin e vizit\u00ebs s\u00eb Sekretarit t\u00eb Shtetit Blinken &#8211; t\u00eb ngush\u00ebllojm\u00eb njeri tjetrin p\u00ebr vdekjen e demokracis\u00eb shqiptare, si p\u00ebrfundim i mos p\u00ebrkrahjes s\u00eb vendeve per\u00ebndimore t\u00eb proceseve demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe si rrjedhim i nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb tyre t\u00eb pak\u00ebshillueshme n\u00eb zhvillimet e brendshme politike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dhe brenda partive shqiptare. Shqip\u00ebria ka nevoje p\u00ebr pozit\u00eb dhe opozit\u00eb!<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb shqet\u00ebsimet serioze t\u00eb mia dhe t\u00eb tjer\u00ebve, un\u00eb vazhdoj t\u00eb besoj se nuk ka asnj\u00eb parti as ndonj\u00eb individ sado i plotfuqish\u00ebm t\u00eb jet\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb largoj\u00eb ose t\u00eb distancoj\u00eb shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha rrymave politike nga dashuria p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe amerikan\u00ebt. K\u00ebt\u00eb s\u2019mund e b\u00ebri as Enver Hoxha me gjith\u00eb propagand\u00ebn e tij anti-amerikane prej gjysm\u00eb shekulli. Miq\u00ebsia 100 vje\u00e7are shqiptaro-amerikane -popull me popull- do jetoje nder shekuj! Politikanet dhe diplomatet aktuale, nga t\u00eb dy pal\u00ebt, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm nd\u00ebrsa dy popujt tan\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet midis tyre jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme.<\/p>\n<p>I Madhi Zot e bekoft\u00eb Amerik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dashur dhe Kombin shqiptar t\u00eb vuajtur &#8211; n\u00eb dit\u00eb t\u00eb mira dhe t\u00eb v\u00ebshtira!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank SHKRELI Ish-drejtor i \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d p\u00ebr Euro-Azin\u00eb Ishte viti 1975. President k\u00ebtu n\u00eb Amerike ishte Gerald Ford, i cili si z\u00ebvend\u00ebs president zuri vendin e ish-presidentit Nixon, q\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb skandalit \u2018Watergate\u2019 ishte detyruar t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen. Presidenti Ford ka mbajtur nj\u00eb fjalim at\u00eb vit, me t\u00eb cilin i ka mohuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71700,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-71699","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71699","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71699"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71699\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71700"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71699"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71699"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71699"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}