{"id":71725,"date":"2024-02-19T12:18:53","date_gmt":"2024-02-19T12:18:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=71725"},"modified":"2024-02-19T12:24:38","modified_gmt":"2024-02-19T12:24:38","slug":"skandali-rama-grabit-600-hektare-nga-parku-kombetar-i-butrintit-fondacioni-shqiptaro-amerikan-lan-duart","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/19\/skandali-rama-grabit-600-hektare-nga-parku-kombetar-i-butrintit-fondacioni-shqiptaro-amerikan-lan-duart\/","title":{"rendered":"Skandali\/Rama grabit 600 hektar\u00eb nga Parku Komb\u00ebtar i Butrintit, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan &#8220;lan duart&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e mar\u00ebveshjes me ministrin\u00eb shqiptare t\u00eb Kultur\u00ebs, p\u00ebr menaxhimin e ri t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, reagoi p\u00ebr raportin e fundit t\u00eb misionit t\u00eb UNESCO-s.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs bashk\u00ebdrejtori i k\u00ebtij fondacioni Martin Mata thot\u00eb se \u201craporti i UNESCO-s nuk sulmon dhe nuk b\u00ebn kritika p\u00ebr Planin e Menaxhimit t\u00eb Butrintit, por shpreh nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje: p\u00ebr menaxhimin e gjith\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit dhe p\u00ebr dakord\u00ebsimin midis autoriteteve shqiptare dhe t\u00eb UNESCO-s, p\u00ebr \u00e7do ndryshim t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Mata thot\u00eb se: \u201cFondacioni shqiptaro amerikan ka zgjedhur heshtjen lidhur me pro\u00e7esin q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese lidhur me mar\u00ebveshjen p\u00ebr Butrintin pasi pal\u00ebt, sipas tij, duhet t\u00eb presin me durim dhe t\u00eb respektojn\u00eb vendimin q\u00eb gjykata do t\u00eb marr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit iu p\u00ebrgjigj interesimit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr raportin e fundit t\u00eb misionit t\u00eb UNESCO &#8211; ICOMOS p\u00ebr Butrintin.<\/p>\n<p>Raporti \u00ebsht\u00eb mjaft kritik me autoritetet shqiptare p\u00ebr ndryshimin e kufijve t\u00eb Parkut pa v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni dhe pa miratimin e UNESCO-s si dhe p\u00ebr form\u00ebn e re t\u00eb menaxhimit vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar, q\u00eb p\u00ebrfshin qytetin antik, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb n\u00ebn zonat e tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, bashk\u00ebdrejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan t\u00eb Zhvillimit, Martin Mata tha se ishin n\u00eb dijeni t\u00eb misionit t\u00eb UNESCO-s n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cFondacioni Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim ka qen\u00eb pjes\u00eb e vizit\u00ebs dhe e bisedave q\u00eb ekspert\u00ebt nga UNESCO-s b\u00ebn\u00eb kur erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb hartuar raportin n\u00eb fjal\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb mund t\u00eb themi q\u00eb AADF ka qen\u00eb n\u00eb dijeni q\u00eb do t\u00eb shkruhej nj\u00eb raport dhe me shum\u00eb korrektes\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkesat e tyre ka dh\u00ebn\u00eb at\u00eb informacion q\u00eb i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr rolin dhe pjes\u00ebn q\u00eb do t\u00eb luante AADF n\u00eb menxhimin e Butrintit&#8221;, thot\u00eb zoti Mata.<\/p>\n<p>Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e marreveshjes me ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs p\u00ebr krijimin e nj\u00eb Fondacioni t\u00eb Ri p\u00ebr menaxhimin e Butrintit p\u00ebr zon\u00ebn A3, e cila p\u00ebrfshin sip\u00ebrfaqen e qytetit antik q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vizitueshmja dhe z\u00eb rreth 614,3 hektar\u00eb nga rreth 9424 hektar\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaqja t\u00ebr\u00ebsore e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit.<\/p>\n<p>Misioni i fundit i UNESCO-s shprehet se menaxhimi vet\u00ebm i k\u00ebsaj pjese nuk p\u00ebrmbush menaxhimin e integruar t\u00eb arkeologjis\u00eb, monumenteve dhe pjes\u00ebs natyrore t\u00eb Butrintit, k\u00ebrkuar edhe nga misionet e m\u00ebparshme t\u00eb UNESCO-s. Misioni shprehet se, Ministria e Kultur\u00ebs duhet t\u00eb ruaj\u00eb autoritetin n\u00eb gjith\u00eb territorin e Parkut Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>I pyetur se sa Fondacioni i q\u00ebndronte modelit t\u00eb menaxhimit vet\u00ebm t\u00eb qytetit antik ( zon\u00ebs A3) zoti Mata u p\u00ebrgjigj: &#8220;S\u00eb pari nj\u00eb korrektes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Nuk ka prezantuar AADF nj\u00eb Plan Meaxhimi. AADF ka nj\u00eb detyr\u00eb shum\u00eb specifike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb filantropike q\u00eb duhet t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nj\u00eb nga fushat ku ndihmon \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia lulturore. N\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb u b\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur kompanin\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkrunte planin e menaxhimit AADF ka financuar k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb si nj\u00eb ndihm\u00eb q\u00eb ne besojm\u00eb q\u00eb Butrintit i duhej dhe i sh\u00ebrbente shum\u00eb. Plani i Menaxhimit i prezantuar, n\u00eb opinionin ton\u00eb dhe me at\u00eb q\u00eb kemi d\u00ebgjuar nga ekspert\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan i mir\u00eb q\u00eb adreson disa nga sfidat q\u00eb ka Butrinti sot. Pjesa e menaxhimit t\u00eb sip\u00ebrfaqes, qoft\u00eb t\u00eb qytetit antik, apo t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqes n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb detyr\u00eb e organeve qeveritare dhe n\u00ebse doni t\u00eb dini shum\u00eb ndersh\u00ebm mendimin e AADF \u00ebsht\u00eb q\u00eb: po n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute \u00e7do menaxhim, \u00e7do tjet\u00ebrsim, \u00e7do ndryshim i k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqe duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me protokollet, me pro\u00e7edurat dhe n\u00eb dijeni t\u00eb UNESCO-s sepse mos t\u00eb harrojm\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Butrinti si nj\u00eb vler\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore dhe listuar n\u00eb UNESCO.\u201d<\/p>\n<p>Plani i Menaxhimit t\u00eb Butrintit miratuar nga qeveria shqiptare n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2020 rekomandonte q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb sip\u00ebrfaqe ndoshta 100-150 hektar\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkiste zon\u00ebs nd\u00ebrtimore t\u00eb Ksamilit t\u00eb hiqej nga Parku Komb\u00ebtar dhe t\u00eb vendosej nj\u00eb \u2018Brez i Gjelb\u00ebr\u2019 p\u00ebrreth, p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrparimin e nd\u00ebrtimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitti 2022, megjith\u00ebse qeveria e kishte miratuar vet\u00eb Planin e Menaxhimit hoqi nga Parku i Butrintit 600 hektar\u00eb dhe i hapi rrug\u00eb nd\u00ebrtimeve n\u00eb vij\u00ebn bregdetare nga Kanali i Cuk\u00ebs af\u00ebr Sarand\u00ebs drejt Butrintit.<\/p>\n<p>Raporti i fundit i misonit t\u00eb UNESCO-s p\u00ebrmend se pas vendimit t\u00eb rishikimit t\u00eb kufijve t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura dhe heqjes s\u00eb 600 hektar\u00ebve nga Butrinti, vendim q\u00eb u mor n\u00eb janar t\u00eb vitit 2022, pa dijenin\u00eb dhe pa miratimin e Komitetit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr u miratua nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb leja p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>I pyetur lidhur me me k\u00ebto zhvillime n\u00eb zon\u00ebn natyrore t\u00eb Butrintit bashk\u00ebdrejtori i Fondacionit Shqiptaro- Amerikan t\u00eb Zhvillimit, Martin Mata thot\u00eb: &#8220;Butrinti ka nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb ne e quajm\u00eb \u201cbuffer zon\u00eb\u201d (zona tampon) dhe duke qen\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri pjes\u00eb e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur si vler\u00eb bot\u00ebrore Butrintin, mendimi i AADF \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do ndryshim poe p\u00ebrs\u00ebris . apo tjet\u00ebrsim i k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqe duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrputhje me protokollet e UNESCO-s dhe duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb dijenin\u00eb e tyre dhe me aprovimin e tyre. Ne si AADF , edhe t\u00eb duam nuk e kemi at\u00eb rol, nuk e kemi at\u00eb mund\u00ebsi, nuk e kemi at\u00eb vendimmarrje q\u00eb t\u00eb ndikojm\u00eb mbi qeverin\u00eb e radh\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ti themi b\u00ebje k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me UNESCO-s n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, apo n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr Detyra jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb specifike q\u00eb ne t\u00eb ndihmojm\u00eb me financime dhe me gjetjen e modeleve m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb bot\u00eb dhe p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb trash\u00ebgimi bot\u00ebrore ka me shumic\u00eb sot n\u00eb bot\u00eb dhe p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb ka modele t\u00eb mira shum\u00eb, si\u00e7 ka edhe modele t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb cilat p\u00ebr fat t\u00eb keq kan\u00eb rr\u00ebnuar ndoshta disa nga qendrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb bot\u00eb dhe jan\u00eb m\u00ebsime t\u00eb nxjerra t\u00eb cilat ne jemi munduar me shum\u00eb modesti, t`i sjellim n\u00ebp\u00ebrmejt k\u00ebtij plani t\u00eb menaxhimit q\u00eb t\u00eb m\u00ebnjanojm\u00eb gabimet e m\u00ebdha dhe t\u00eb shikohet mund\u00ebsia n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij plani q\u00eb Butrinti t\u00eb menaxhohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb moderne dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme si asnj\u00eb sit tjet\u00ebr&#8221;<\/p>\n<p>I pyetur se a kishte nj\u00eb reagim nga Fondacioni lidhur me procesin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetutese p\u00ebr marr\u00ebveshjen p\u00ebr Butrintin, zoti Mata u p\u00ebrgjigj: &#8220;Komenti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb heshtja n\u00eb respekt t\u00eb nj\u00eb procesi i cili ka nisur. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ne po japim nj\u00eb intervist\u00eb me nj\u00eb kompliment t\u00eb merituar, ndoshta dhe p\u00ebr arsyen prej prestigjit dhe reputacionit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs. Ne besojm\u00eb q\u00eb kur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces pal\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb durim , pal\u00ebt duhet t\u00eb presin dhe duhet t\u00eb respektojn\u00eb 100% at\u00eb vendim q\u00eb Gjykata Kushtetuese do t\u00eb marr\u00eb. K\u00ebt\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe AADF, pa diskutim. N\u00eb dijenin\u00eb ton\u00eb Raporti i UNESCO-s , me aq sa e kemi par\u00eb, ne nuk e kemi par\u00eb raportin t\u00eb t\u00ebr\u00eb, raporti nuk kritikon, nuk sulmon dhe nuk jep koment negativ mbi Planin e Menaxhimit. Raporti, n\u00eb mendimin ton\u00eb shpreh nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr dy gj\u00ebra; p\u00ebr menaxhimin e sip\u00ebrfaqes s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit dhe p\u00ebr rakordimin, p\u00ebr dakord\u00ebsimin midis autoritetev p\u00ebrkat\u00ebse shqiptare dhe t\u00eb UNESCO-s p\u00ebr \u00e7do ndryshim t\u00eb tij. Plani i Menaxhimit \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb faqen e internetit t\u00eb UNESCO-s q\u00eb n\u00eb vitin 2020 dhe \u00ebsht\u00eb konsultuar me UNESCO-n \u00ebsht\u00eb pranuar si nj\u00eb plan menaxhimi i mir\u00eb dhe n\u00eb mbarim t\u00eb pro\u00e7esit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb cilin jemi duke e respektuar 100 % me heshtjen ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur vendimin, besoj, patjet\u00ebr edhe AADF do kusht\u00ebzoj\u00eb dhe do p\u00ebrshtas\u00eb rolin e vet ndihmues n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb vendim q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb Gjykata Kushtetuese&#8221;.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes p\u00ebr menaxhimin e Butrintit 14 shkurti sh\u00ebnonte koh\u00ebn e kalimit t\u00eb Parkut t\u00eb Butrintit tek Fondacioni i ri. Zoti Mata thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb pas nj\u00eb propozimi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e Fondacioni p\u00ebr menaxhimin e Butrintit, ngritur me vendim t\u00eb parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku ne kemi rolin ton\u00eb ndihmues, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb hapat q\u00eb do merren. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb m\u00eb dat\u00ebn 14 shkurt sipas k\u00ebsaj marr\u00ebveshje duhet t\u00eb ndodhte ky tranzicion. Ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb hapash si Plani konservimit , protokollet e siguris\u00eb, plani hidrologjis\u00eb, plani arkeologjis\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb nisur dhe jan\u00eb n\u00eb proces. Duke qen\u00eb q\u00eb k\u00ebto jan\u00eb kritike p\u00ebr jet\u00ebn dhe egzekutimin Fondacionit t\u00eb ri p\u00ebr menaxhimin e Butrintit u k\u00ebrkua nga ministria e Kultur\u00ebs dhe Ekonomis\u00eb q\u00eb kjo periudh\u00eb tranzitore t\u00eb zgjas\u00eb edhe p\u00ebr disa muaj. N\u00eb gjykimin ton\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi koha q\u00eb harxhohet sa \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb k\u00ebto protokolle dhe standarde t\u00eb ushtrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mundshme. Pra ne jemi dakord me shtyrjen. Kemi d\u00ebgjuar s\u00eb fundi me keqardhje disa komente lidhur me punonj\u00ebsit e Parkut q\u00eb kan\u00eb presion t\u00eb humbin pun\u00ebn. K\u00ebto nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta pasi nuk \u00ebsht\u00eb roli i AADF q\u00eb t\u00eb marr\u00eb dhe pushoj\u00eb nga puna njer\u00ebz n\u00eb institucione q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb juridiksionit dhe fuqis\u00eb s\u00eb AADF-s\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, kur Fondacioni i ri p\u00ebr menaxhimin e Butrintit do jet\u00eb efektiv, n\u00eb p\u00ebrputhje me gjith\u00eb legjislacionin e Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebta punonj\u00ebs 100% e tyre, q\u00eb jan\u00eb sot t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Butrint do t\u00eb kalojn\u00eb nga ai pun\u00ebsim tek pun\u00ebsimi i Fondacionit p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit. Jo vet\u00ebm kaq, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte do t`i merret p\u00ebrsip\u00ebr dhe do t`i njihen vjet\u00ebrsit\u00eb e pun\u00ebs, ekperiencat, trajnimet, pagesat, dhe do t\u00eb shikohet q\u00eb t`i jepet nj\u00eb paket\u00eb sa m\u00eb e mire e mundshme q\u00eb t\u00eb justikohet ajo pun\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet atje&#8221;<\/p>\n<p>Lidhur me raportin e misionit t\u00eb UNESCO-ICOMOS p\u00ebr Butrintin nuk ka ende asnj\u00eb reagim zyrtar nga autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse shqiptare.<\/p>\n<p>Prej tetorit t\u00eb vitit t\u00eb shkuar kur raportii misionit iu dor\u00ebzua Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore ai nuk u publikua nga UNESCO pasi pala shqiptare nuk dha p\u00eblqimin.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, n\u00eb nj\u00eb gjest t\u00eb pazakont\u00eb, n\u00eb jaanr t\u00eb k\u00ebtij viti, b\u00ebri nj\u00eb ndryshim t\u00eb procedurave t\u00eb saj, duke i k\u00ebrkuar qeveris\u00eb raportin e UNESCO-s dhe rihapjen e seances plenare p\u00ebr Butrintin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup prej 36 deputet\u00ebsh opozitar\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar k\u00ebsaj gjykate q\u00eb ta shfuqizoj\u00eb si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e mar\u00ebveshjes me ministrin\u00eb shqiptare t\u00eb Kultur\u00ebs, p\u00ebr menaxhimin e ri t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, reagoi p\u00ebr raportin e fundit t\u00eb misionit t\u00eb UNESCO-s. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs bashk\u00ebdrejtori i k\u00ebtij fondacioni Martin Mata thot\u00eb se \u201craporti i UNESCO-s nuk sulmon dhe nuk &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":71729,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-71725","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71725\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71729"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}