{"id":72119,"date":"2024-02-23T09:30:59","date_gmt":"2024-02-23T09:30:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=72119"},"modified":"2024-02-23T09:30:59","modified_gmt":"2024-02-23T09:30:59","slug":"zeri-i-amerikes-rama-injoroi-be-ne-per-zonat-e-mbrojtura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/23\/zeri-i-amerikes-rama-injoroi-be-ne-per-zonat-e-mbrojtura\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Rama injoroi BE-n\u00eb p\u00ebr Zonat e Mbrojtura"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri parlamenti miratoi sot disa ndryshime n\u00eb ligjin p\u00ebr \u201cZonat e Mbrojtura\u201d t\u00eb cilat i hapin rrug\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb strukturave t\u00eb hoteleri turizimit, apo dhe zhvillimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb tjera ekonomike, t\u00eb konsideruara si investme strategjike. Ndryshimet e propozuara nga qeveria jan\u00eb kund\u00ebrshtuar me forc\u00eb nga organizatat mjedisore si dhe nga opozita, sipas t\u00eb cilave zonat e mbrojtura rrezikon\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen seriosht. Delegacioni i Bashkimit europian nga ana e tij ka shprehur shqet\u00ebsim p\u00ebr munges\u00ebn e konsultimeve publike dhe t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb parashikuesh\u00ebm dhe transparent.<\/p>\n<p>Thelbi i ndryshimeve ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me fshirjen e nenit 33 t\u00eb ligjit ekzistues, i cili kufizonte veprimtarit\u00eb n\u00eb k\u00ebto zona vet\u00ebm n\u00eb ato q\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb mjedisit t\u00eb tyre. Neni i ri i propozuar n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, lejon ngritjen e \u201cstrukturave akomoduese t\u00eb ekselenc\u00ebs, 5 yje ose m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb fush\u00ebn e turizmit\u201d apo dhe t\u00eb agroturizmit.<\/p>\n<p>Organizata t\u00eb shumta dhe ekspert\u00eb t\u00eb mjedisit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ngritur z\u00ebrin dhe m\u00eb par\u00eb, protesuan sot p\u00ebrpara parlamentit p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar miratimin e ndryshimeve t\u00eb cilat sipas tyre \u201cvulosin p\u00ebrfundimisht fundin e sistemit t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura dhe biodiversitetit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nuk vendosin asnj\u00eb kufi ndaj aktiviteteve shkat\u00ebrruese t\u00eb pap\u00ebrcaktuara\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs po ashtu fol\u00ebn me tone shqet\u00ebsuese p\u00ebr miratimin e ndryshimeve ligjore, tw cilat sipas tyre do t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm klient\u00ebve t\u00eb kryeministrit Edi Rama. \u201c<em>N\u00ebse flasim p\u00ebr parlament t\u00eb kapur, p\u00ebr shkeljen e procedur\u00ebs ligjore, p\u00ebr mosruajtjen e kontrollit dhe balanc\u00ebs n\u00eb parlament, ky \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb. Mos e shikoni k\u00ebt\u00eb ligj si t\u00eb izoluar. Mos shikoni lidhjen vet\u00ebm p\u00ebr mjedisin. Esht\u00eb shum\u00eb problematik dhe p\u00ebr mjedisin, por shikojeni si kryek\u00ebput korruptiv<\/em>\u201d, u shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku. Edhe p\u00ebr kolegen e saj Ina Zhupa, \u201c<em>sot n\u00ebse ti pret n<\/em><em>j\u00eb pem\u00eb n\u00eb pyll, ti t\u00eb d\u00ebnohesh. N\u00ebse ti vret nj\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, me moratoriumin e gjuetis\u00eb, ti d\u00ebnohesh, por n\u00ebse ti sot shkon dhe shkat\u00ebrron e nd\u00ebrtn n\u00eb mes t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura, ku pret pafund pyje, e vret pa fynd kafsh\u00eb ti quhesh investititor strategjik<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Por ministrja e Turizimit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se gjithshka do t\u00eb zhvillohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kritereve shum\u00eb t\u00eb rrepta \u201c<em>dhe me rregulla shum\u00eb t\u00eb qarta,<\/em><em> vet\u00ebm n\u00eb ato n\u00ebnzona t\u00eb parashikuara, p\u00ebr aktivitete turistike elitare, ekoturistike, agroturistike, apo t\u00eb turizimit t\u00eb nivelit shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, brenda kritereve shum\u00eb strikte t\u00eb miratuara nga ministria dhe K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, do t\u00eb mund t\u00eb zhvillohen me 3-4 filtra shum\u00eb strikte, nga Agjencia te Qeveria<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshimet i japin kompetenca K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit n\u00eb p\u00ebrcaktimin e kritereve, nd\u00ebrsa po ashtu vet\u00eb qeveria do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb veprimtarit\u00eb q\u00eb do t\u00eb lejohen, sipas p\u00ebrkufizimit t\u00eb zonave, t\u00eb cilat ndahen dhe n\u00eb zona natyrore \u201ct\u00eb pashqet\u00ebsuara\u201d dhe t\u00eb tjera \u201cpak t\u00eb shqet\u00ebsuara\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria ka k\u00ebmb\u00ebngulur se ajo ka kryer konsultime t\u00eb shumta publike. Por nj\u00eb let\u00ebr e kreut t\u00eb Delegacionit t\u00eb Bashkimit europian n\u00eb Tiran\u00eb, Silvio Gonzato, d\u00ebrguar pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Komisionit parlamentar t\u00eb aktiviteteve prodhuese, t\u00eb cil\u00ebn Z\u00ebri i Amerik\u00ebs e ka lexuar, zbulon n\u00eb fakt se konsultimet jan\u00eb zhvilluar mbi nj\u00eb variant t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb popozimet e qeveris\u00eb, vler\u00ebsohen se \u201c<em>ndryshojn\u00eb ndjesh\u00ebm nga amendamentet fillestare q\u00eb ishin n\u00eb shqyrtim dhe p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb konsultuar shoq\u00ebria civile<\/em>\u201d. Letra po ashtu i kujton parlamentit se sipas edhe raportit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u201c<em>legjislacioni p\u00ebr investimet strategjike ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr mbrojtjen e biodiversitetit<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pas votimit n\u00eb parlament, Delegacioni sakt\u00ebsoi se \u201c<em>miratimi i ligjeve mbi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mbulohen nga legjislacioni i BE-s\u00eb presupozon konsultim publik t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, si dhe nj\u00eb proces t\u00eb parashikuesh\u00ebm dhe transparent<\/em>\u201d, duke n\u00ebnkuptuar se di\u00e7ka e till\u00eb nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama reagoi duke shkruar n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale se ishte 100 p\u00ebrqind n\u00eb nj\u00eb mendje me Bashkimin Europian. Por n\u00ebse do t\u00eb ishte k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb parlamenti nuk do t\u00eb kishte nxituar p\u00ebr votimin e sot\u00ebm, dhe do t\u00eb duhej t\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb thirrjen e Delegacionit p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs, si\u00e7 shkruhet n\u00eb letr\u00ebn e kreut t\u00eb tij Silvio Gonzato \u201c<em>rekomandohet fuqimisht q\u00eb Komisioni i Aktiviteteve Prodhuese, t\u00eb rikonsultohet me organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe t\u00eb gjitha pal\u00ebt e interesuara p\u00ebr propozimet e paraqitura nga qeveria n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse<\/em>\u201d.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri parlamenti miratoi sot disa ndryshime n\u00eb ligjin p\u00ebr \u201cZonat e Mbrojtura\u201d t\u00eb cilat i hapin rrug\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb strukturave t\u00eb hoteleri turizimit, apo dhe zhvillimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb tjera ekonomike, t\u00eb konsideruara si investme strategjike. Ndryshimet e propozuara nga qeveria jan\u00eb kund\u00ebrshtuar me forc\u00eb nga organizatat mjedisore si dhe nga opozita, sipas t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71763,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-72119","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72119"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72119\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71763"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}