{"id":72188,"date":"2024-02-23T21:32:15","date_gmt":"2024-02-23T21:32:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=72188"},"modified":"2024-02-23T21:32:41","modified_gmt":"2024-02-23T21:32:41","slug":"absurdi-me-2-tec-et-lundruese-ne-vlore-qeraja-3-fish-me-e-larte-se-blerja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/23\/absurdi-me-2-tec-et-lundruese-ne-vlore-qeraja-3-fish-me-e-larte-se-blerja\/","title":{"rendered":"Absurdi me 2 TEC-et lundruese n\u00eb Vlor\u00eb! Qeraja 3-fish m\u00eb e lart\u00eb se blerja"},"content":{"rendered":"<p>Dy termocentralet lundruese q\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb zon\u00ebn e Triportit n\u00eb Vlor\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e shp\u00ebtuan Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza e \u00e7mimeve t\u00eb larta t\u00eb energjis\u00eb elektrike, por po kthehen n\u00eb nj\u00eb kosto t\u00eb panevojshme p\u00ebr Korporat\u00ebn Elektroenergjitike Shqiptare- nj\u00eb kompani publike q\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy sezone me radh\u00eb, Piranjat ju kan\u00eb treguar se kontraktimi i dy anijeve gjenerator\u00eb u b\u00eb n\u00ebn stuhin\u00eb e shkeljeve t\u00eb procedurave t\u00eb rregullta t\u00eb prokurimit duke u maskuar n\u00ebn \u2018nj\u00eb tender emergjent\u2019. Anijet Tigri 1 dhe Tigri 3, u mor\u00ebn pa asnj\u00eb leverdi ekonomike. KESH do t\u00eb paguaj\u00eb 46 milion dollar\u00eb qera, ne nje kohe kur anijet jan\u00eb shitur te kontraktori i KESH \u2018Excelerate Energy Global Operations\u2019 p\u00ebr 15 milion dollar\u00eb, pra trefish me lire kosto e blerjes krahasuar me ate te qerase. Nj\u00eb absurditet qe ben te ul\u00ebras\u00eb \u00e7do ekonomist.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kompania q\u00eb i solli anijet dhe ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn me Korporat\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb ajo amerikane e listuar n\u00eb burs\u00eb Excelerate Energy, por nj\u00eb firm\u00eb offshore q\u00eb pronar\u00ebt nuk njihen.<\/p>\n<p>Ju kemi treguar gjithashtu edhe p\u00ebr alarmin e ekspert\u00ebve t\u00eb mjedisit p\u00ebr ndotjen q\u00eb do t\u00eb shkaktoj\u00eb n\u00eb gjirin e Vlor\u00ebs prodhimi i energjis\u00eb nga djegia e mazutit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto fakte, t\u00eb publikuara jav\u00eb pas jave tek Piranjat, nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb vetme shterruese nga KESH. Vet\u00eb drejtori Ergys Verdho, mundohej t\u00eb ironizonte kur pyetej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb korruptive me shifra t\u00eb frikshme.<\/p>\n<p>procedura ligjore p\u00ebr marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb anijeve po kthehet n\u00eb nj\u00eb \u2018nul\u2019 nga ana juridike por dhe nga pik\u00ebpamja financiare. P\u00ebr ta kuptuar m\u00eb mir\u00eb, mjafton t\u00eb keni pak durim dhe v\u00ebmendje tek detajet.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga shpallja e emergjenc\u00ebs n\u00eb sektorin e energjis\u00eb elektrike m\u00eb 8 tetor t\u00eb vitit 2021, kan\u00eb kaluar plot dy vjet e kat\u00ebr muaj. Afati i emergjenc\u00ebs n\u00eb sektorin e energjis\u00eb elektrike u la deri m\u00eb dat\u00ebn 15 prill 2022.<\/p>\n<p>Pra, vet\u00ebm 6 muaj! Por \u00e7far\u00eb b\u00ebn qeveria shqiptare?Ajo miraton nj\u00eb vendim n\u00eb dat\u00ebn 22 tetor 2021 i cili i jep KESH-it detyrimin p\u00ebr blerjen e energjis\u00eb. Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ky vendim ndryshon dhe n\u00eb dat\u00ebn 9 dhjetor 2021 KESH-i ngarkohet dhe si autoriteti q\u00eb do t\u00eb kryej\u00eb procedur\u00ebn e marrjes me qira t\u00eb aseteve termike. Apo m\u00eb qart\u00eb, dy anijeve q\u00eb do t\u00eb vendoseshin n\u00eb zon\u00ebn e Triportit n\u00eb Vlor\u00eb. Dikush mund te pyese: ku \u00ebsht\u00eb gabimi k\u00ebtu?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt do t\u00eb ishim t\u00eb kursyer n\u00ebse do e quanim gabim, pasi ajo q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje ligjore q\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. N\u00ebse KESH ngarkohet q\u00eb t\u00eb marr\u00eb anijet q\u00eb prodhojn\u00eb energji n\u00eb em\u00ebr t\u00eb emergjenc\u00ebs, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse k\u00ebto asete lejohet t\u00eb merren 1 deri n\u00eb 2 vjet, kur vet\u00eb qeveria ka vendosur nj\u00eb afat prej 6 muajsh?Por le t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n<p>KESH b\u00ebn shpalljen n\u00eb Buletinin Zyrtar t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimeve Publike vet\u00ebm 3 dit\u00eb, nga data 24 n\u00eb 27 janar, ndryshe nga 10 dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrimi ligjor p\u00ebr pritjen e ofertave dhe n\u00eb rastet e procedurave emergjente. Fituesi u shpall n\u00eb muajin shkurt. N\u00eb dat\u00ebn 4 prill, 10 dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrfundonte emergjenca e vendosur nga K\u00ebshilli i Ministrave, KESH lidh kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb offshore Excelerate Global Operations dhe Renco SPA.<\/p>\n<p>Qeveria miraton disa her\u00eb shtyrjen e emergjenc\u00ebs n\u00eb sektorin e energjis\u00eb elektrike duke i l\u00ebn\u00eb afat t\u00eb fundit dhjetorin e vitit 2023. N\u00eb momentin q\u00eb u mor ky vendim, duhet pranuar se \u00e7mimet ishin t\u00eb larta, por situata parashikohej t\u00eb normalizohej gjat\u00eb vitit 2023. Mbase autoritetet menduan se anijet do t\u00eb mb\u00ebrrinin shpejt dhe do t\u00eb dilnin dhe afatet e reja p\u00ebr pages\u00ebn e qiras\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb plot 63 mij\u00eb usd n\u00eb dit\u00eb. Por anijet mb\u00ebrrit\u00ebn vet\u00ebm ne shtator t\u00eb vitit 2022 dhe q\u00eb nga ajo koh\u00eb ne zonen e Triportit \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb kantier nd\u00ebrtimi, fakt q\u00eb e kemi treguar n\u00eb episodet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Gjendja teknike e anijeve me Tec nuk jepte asnj\u00eb garanci p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb pun\u00eb, ndaj dhe kompania mori pun\u00ebtor\u00eb nga Bangladeshi, shteti nga ku firma Excelerate bleu anijet. Kjo skuad\u00ebr teknik\u00ebsh po punojn\u00eb prej 17 muajsh n\u00eb zon\u00ebn e Triportit. Por dhe pse t\u00eb huajt e mb\u00ebrritur nga Azia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn, nuk arrit\u00ebn dot t\u00eb kapin afatet e emergjenc\u00ebs! Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, KESH po b\u00ebhet gati p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim dy anijet gjenerator, ndoshta me shpres\u00ebn se askush nuk do t\u00eb kujtohet qe VKM-s\u00eb s\u00eb emergjenc\u00ebs q\u00eb i lejonte kontraktimin e tyre i ka mbaruar afati. Duke kryer nj\u00eb tjet\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e konfirmon vet\u00eb edhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjigjen e kthyer p\u00ebr Piranjat ku thot\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb se \u2018jemi nj\u00eb hap p\u00ebrpara faz\u00ebs s\u00eb komisionimit. Me kalimin me sukses t\u00eb testeve t\u00eb komisionimit shkohet drejt faz\u00ebs s\u00eb marrjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb objektit dhe v\u00ebnies n\u00eb pun\u00eb t\u00eb anijeve TEC.\u2019<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb k\u00ebt\u00eb plan q\u00eb e p\u00ebrs\u00ebrisim, \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb plote te ligjit, KESH ka hapur disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb tenderin p\u00ebr sigurimin e dy anijeve q\u00eb do t\u00eb prodhojn\u00eb energji, si\u00e7 e detyron dhe kontrata q\u00eb ka me firmat Excelerate Global Operations dhe Renco S.P.A. Ky operacion do te kape vleren e 1,7 milion euro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo pagese e radh\u00ebs, nuk do te jete aspak fundi i k\u00ebsaj historie, ashtu si\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb as me pages\u00ebn e 64 milion euro p\u00ebr qira dhe operim, as me dh\u00ebnien nga KESH t\u00eb 460 mij\u00eb euro p\u00ebr zhdoganimin e anijeve, as me 1.71 milion t\u00eb tjera p\u00ebr furnizimin me vaj lubrifikues dhe as me 7.2 milion euro q\u00eb po jepen p\u00ebr qiran\u00eb e depozitave t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs djeg\u00ebse q\u00eb duhet p\u00ebr t\u00eb prodhuar energji. Kosto m\u00eb e madhe p\u00ebr buxhetin e KESh do t\u00eb jet\u00eb blerja e mazutit p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb, ku vet\u00ebm nj\u00eb ton sot n\u00eb burs\u00eb kushton 540 euro.<\/p>\n<p>KESH ka hapur thirrjen p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb 4 mij\u00eb ton HFO me p\u00ebrqindje squfuri jo m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se 0.5, t\u00eb cilat do t\u00eb kushtojn\u00eb bashk\u00eb me premion af\u00ebrsisht 2.3 milion euro. N\u00eb fakt mund t\u00eb duket shif\u00ebr e vog\u00ebl me milionat q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm, por k\u00ebtu duhet pak v\u00ebmendje, sepse me sasin\u00eb e l\u00ebnd\u00ebs djeg\u00ebse q\u00eb po ble KESH anijet mund t\u00eb punojn\u00eb me kapacitet t\u00eb plot\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr 8 dit\u00eb!<\/p>\n<p>Per ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, prodhimi i 1 megavat or\u00eb energji elektrike k\u00ebrkon 229 kilogram l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe v\u00ebnia n\u00eb pun\u00eb e tyre me kapacitet t\u00eb plot\u00eb shkakton konsumin e 500 ton n\u00eb dit\u00eb. P\u00ebr t\u00eb prodhuar 1 megavat or\u00eb energji elektrike me anijet gjenerator, KESH do t\u00eb duhet t\u00eb paguaj\u00eb 270 euro, nd\u00ebrsa n\u00eb burs\u00eb energjia elektrike sot kushton 58 euro p\u00ebr megavat or\u00eb. Tre her\u00eb m\u00eb pak. Po pse duhet bere kjo manov\u00ebr?<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje. Prodhimi p\u00ebr 19.200 megavat or\u00eb energji nga dy anijet gjenerator do t\u00eb na kushtoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn djeg\u00ebse plot 2.3 milion euro. Dhe mos harrojm\u00eb se k\u00ebtu nuk kemi te llogaritur koston e qerase. E nj\u00ebjta sasi energjie, n\u00ebse do t\u00eb blihej n\u00eb burs\u00eb do t\u00eb kushtoj\u00eb 1.3 milion euro. Pra 1 milion euro me shume p\u00ebr 8 dit\u00eb prodhimi energjie elektrike, ose 125 mij\u00eb euro d\u00ebm ekonomik n\u00eb dit\u00eb. Dhe te mendosh se kjo sasi energjie mbulon vet\u00ebm 20% t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr konsum n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkohe, n\u00ebse anijet do t\u00eb vihen n\u00eb pun\u00eb me kapacitet t\u00eb plot\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, e barazvlefshme me 876 mije megavat ore energji, kosto e prodhimit do te arrinte n\u00eb total vleren e 105 milion euro vet\u00ebm p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn djeg\u00ebse, pa llogaritur shpenzimet e tjera. N\u00ebse sot kjo sasi kontraktohet n\u00eb burs\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate afatgjat\u00eb energjie, do t\u00eb kushtonte 60 milion euro. Pra, nje humbje prej 45 milion euro. Kaq te paafte i paskemi drejtuesit e KESH-it?<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb m\u00eb mir\u00eb na e sqaron SPAK. Gjithmon\u00eb n\u00ebse ka vullnet.<\/p>\n<p>\/Emisioni \u201cPiranjat\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy termocentralet lundruese q\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb zon\u00ebn e Triportit n\u00eb Vlor\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e shp\u00ebtuan Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza e \u00e7mimeve t\u00eb larta t\u00eb energjis\u00eb elektrike, por po kthehen n\u00eb nj\u00eb kosto t\u00eb panevojshme p\u00ebr Korporat\u00ebn Elektroenergjitike Shqiptare- nj\u00eb kompani publike q\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e qytetar\u00ebve. P\u00ebr dy sezone me radh\u00eb, Piranjat ju &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":72189,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-72188","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72188"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72188\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}