{"id":72527,"date":"2024-02-28T18:48:14","date_gmt":"2024-02-28T18:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=72527"},"modified":"2024-02-28T18:48:14","modified_gmt":"2024-02-28T18:48:14","slug":"skandal-serbia-nuk-lejoi-emrin-e-kosoves-ne-deklaraten-perfundimtare-u-mbyll-si-takim-shokesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/28\/skandal-serbia-nuk-lejoi-emrin-e-kosoves-ne-deklaraten-perfundimtare-u-mbyll-si-takim-shokesh\/","title":{"rendered":"Skandal\/Serbia nuk lejoi emrin e Kosov\u00ebs n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrfundimtare, u mbyll si takim shok\u00ebsh"},"content":{"rendered":"<p><strong>Jo vet\u00ebm pa flamuj komb\u00ebtar\u00eb, por edhe pa emrat e shteteve pjesmarr\u00ebse n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb Samitit p\u00ebr Ukrain\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nDhe e gjitha kjo p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb takimit nuk u shkruajt\u00ebn shtetet q\u00eb e firmos\u00ebn, por vet\u00ebm emrat e individ\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm. Pra, nga nj\u00eb Samit vendesh, sikurse ishte reklamuar, p\u00ebrfundoi n\u00eb nj\u00eb takim shok\u00ebsh. <\/strong><\/p>\n<p>Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi sot vendet e Ballkanit p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr prodhimin e municioneve, p\u00ebr t\u00eb cilat Ukraina ka nevoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrballjen e saj me agresionin rus. Ai e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb propozim n\u00eb samitin e mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb, ku mor\u00ebn pjes\u00eb vendet e Europ\u00ebs juglindore. Deklarata e p\u00ebrbashk\u00ebt, e miratuar n\u00eb fund t\u00eb takimit, i b\u00ebnte nd\u00ebrkoh\u00eb thirrje komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb rris\u00eb fuqish\u00ebm mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Ukrain\u00ebn<\/p>\n<p>I mb\u00ebrritur n\u00eb Tiran\u00eb, pak para mesnat\u00ebs, presidenti ukrainas Zelensky e nisi dit\u00ebn me nj\u00eb takim me kryeministrin Rama. Nj\u00eb bised\u00eb kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb mes t\u00eb dyve e m\u00eb pas me delegacionet respektive, u p\u00ebrmbyll me firmosjen e Traktatit t\u00eb Miq\u00ebsis\u00eb dhe Bashk\u00ebpunimit mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet e para q\u00eb mb\u00ebshteti pa hezitim Ukrain\u00ebn, duke ofruar dhe ndihma, si dhe u rreshtua me vendet e tjera p\u00ebr vendosjen e sanksioneve ndaj Rusis\u00eb. Ajo ishte po ashtu bashk\u00ebpen\u00ebmbajt\u00ebse me Shtetet e Bashkuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Ukrain\u00ebs gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj dyvje\u00e7ar si an\u00ebtare jo e p\u00ebrhershme n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye, presidenti Zelensky nderoi sot kryeministrin Rama me \u201cUrdh\u00ebrin e Princit Jaroslav i Urti\u201d nj\u00eb nga titujt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin social X, pas takimit me zotin Rama, presidenti ukrainas shkroi se s\u00eb bashku kishin diskutuar \u201cnd\u00ebr t\u00eb tjera dhe p\u00ebr nevojat e mbrojtjes s\u00eb Ukrain\u00ebs dhe mund\u00ebsin\u00eb e prodhimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb arm\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ide t\u00eb cil\u00ebn ai e hodhi m\u00eb pas si nj\u00eb ftes\u00eb drejtuar vendeve t\u00eb rajonit, pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb samitin e sot\u00ebm, nd\u00ebrsa theksoi nevoj\u00ebn e mb\u00ebshtetjes s\u00eb vendit t\u00eb tij n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr agresionit rus. \u201cNe shikojm\u00eb probleme me furnizimin me municione, t\u00eb cilat ndikojn\u00eb situat\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs dhe prandaj jemi t\u00eb interesuar n\u00eb bashk\u00ebprodhimin e municioneve me ju dhe me partner\u00ebt tan\u00eb. Ekipi yn\u00eb qeveris\u00ebs, do t\u00eb prezantoj\u00eb t\u00eb gjitha detajet dhe ne propozojm\u00eb q\u00eb t\u00eb organizohet nj\u00eb forum i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr industrin\u00eb e mbrojtjes nd\u00ebrmjet Ukrain\u00ebs dhe Ballkanit qoft\u00eb n\u00eb Kiev apo n\u00eb ndonj\u00eb nga kryeqytetet tuaja\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb hapje t\u00eb takimit, pati nj\u00eb thirje p\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb demokratike \u201cp\u00ebr t\u00eb njohur rolin e tyre. Jetesa e Ukrain\u00ebs si nj\u00eb shtet i lir\u00eb, i pavarur dhe demokratik e si bastion i liris\u00eb s\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi varet nga mb\u00ebshtetja financiare dhe ushtarake q\u00eb ata s\u00eb pari mbi t\u00eb gjitha ofrojn\u00eb. Kjo mb\u00ebshtetje nuk duhet t\u00eb jet\u00eb peng i politikave t\u00eb brendshme dit\u00ebshkurtra, apo i vonesave demokratike. Mos u gaboni! Ukraina nuk po lufton ve\u00e7 p\u00ebr veten, por p\u00ebr gjith\u00e7ka n\u00eb ne cil\u00ebn besojm\u00eb, q\u00ebndrojm\u00eb dhe punojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Edhe deklarata p\u00ebrfundimtare e takimit p\u00ebrmbante po ashtu thirrje t\u00eb gjith\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb rris\u00eb fuqish\u00ebm mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Ukrain\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn e saj. Teksti u dakort\u00ebsua pas tratativave t\u00eb gjata me Serbin\u00eb e cila, kund\u00ebrshtonte nj\u00eb formulim q\u00eb p\u00ebrmendte 6 vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe zgjidhja duket se ishte ajo e renditjes nominale t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pjesmarr\u00ebsve n\u00eb hapje t\u00eb tekstit t\u00eb deklarat\u00ebs. Sipas mediave serbe nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr kishte qen\u00eb dhe nj\u00eb pasazh q\u00eb lidhej me sanksionet ndaj Mosk\u00ebs, t\u00eb cilat Beogradi nuk i ka p\u00ebrkrahur. N\u00eb tekstin p\u00ebrfundimtar n\u00eb fakt, termi sanksion nuk p\u00ebrmendet.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr t\u00eb gjitha vendet pjesmarr\u00ebse p\u00ebrkrah\u00ebn plot\u00ebsisht Planin e Paqes s\u00eb propozuar nga presidenti Zelensky dhe konfirmuan pjesmarrjen n\u00eb Samitin e Paqes q\u00eb Ukraina synon t\u00eb organizoj\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb dit\u00ebs, u zhvillua dhe nj\u00eb takim mes ministrave t\u00eb jasht\u00eb t\u00eb t\u00eb dy vendeve. \u201cShqip\u00ebria mb\u00ebshtet Planin me 10 Pika t\u00eb Presidentit Zelensky, si mund\u00ebsia m\u00eb realiste p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs dhe arritjen e nj\u00eb paqeje t\u00eb q\u00ebndrueshme. S\u00eb bashku me aktor\u00eb dhe vende t\u00eb tjera, kemi marr\u00eb tashm\u00eb angazhimin p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb realizimin e Pik\u00ebs 5 q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201cRivendosjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale dhe sovranitetit t\u00eb Ukrain\u00ebs\u201d, si nj\u00eb nga objektivat m\u00eb imediat\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs\u201d, deklaroi pas takimit ministri shqiptar Igli Hasani.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet e para q\u00eb mb\u00ebshteti pa rezerva Ukrain\u00ebn si dhe u angazhua p\u00ebr t\u00eb kontribuar drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me ndihma. Ministri Hasani tha se edhe gjat\u00eb takimit t\u00eb sot\u00ebm \u201ckemi folur p\u00ebr ndihm\u00ebn ekonomike e financiare q\u00eb Shqip\u00ebria mund t\u00eb ofroj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e situat\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, por edhe p\u00ebr rind\u00ebrtimin e saj, q\u00eb shpresojm\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb sa m\u00eb par\u00eb, pa asnj\u00eb vones\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Brenda muajve t\u00eb ardhsh\u00ebm, si\u00e7 njoftoi ministri i Jasht\u00ebm shqiptar, pritet t\u00eb hapet n\u00eb Kiev dhe ambasada e Shqip\u00ebris\u00eb. \u201cJemi n\u00eb faz\u00ebn e p\u00ebrgatitjeve teknike\u201d, shpjegoi zoti Hasani.<\/p>\n<p>Nga ana e tij shefi i diplomacis\u00eb ukrainase Dmytro Kuleba falenderoi Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e ofruar n\u00eb shum\u00eb drejtime, duke u ndalur ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rolin e saj gjat\u00eb mandatit dy vje\u00e7are si an\u00ebtare e p\u00ebrkohshme e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb. Shqip\u00ebria po ashtu vler\u00ebsohet nga Kievi dhe si nj\u00eb an\u00ebtare e Nato-s, ku Ukraina k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare. \u201cPritshm\u00ebrit\u00eb tona jan\u00eb q\u00eb me t\u00eb tjerash, nj\u00eb prej rezultateve t\u00eb samitit t\u00eb Uashingtonit t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb p\u00ebrpara drejt an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Ukrain\u00ebs, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs, m\u00eb t\u00eb sigurt\u201d, u shpreh ministri Kuleba.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jo vet\u00ebm pa flamuj komb\u00ebtar\u00eb, por edhe pa emrat e shteteve pjesmarr\u00ebse n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb Samitit p\u00ebr Ukrain\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe e gjitha kjo p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb takimit nuk u shkruajt\u00ebn shtetet q\u00eb e firmos\u00ebn, por vet\u00ebm emrat e individ\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm. Pra, nga nj\u00eb Samit vendesh, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":72528,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-72527","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72527","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72527"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72527\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72528"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}