{"id":72624,"date":"2024-02-29T17:34:12","date_gmt":"2024-02-29T17:34:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=72624"},"modified":"2024-02-29T17:36:10","modified_gmt":"2024-02-29T17:36:10","slug":"studiuesi-bernd-fischer-shqiperise-i-duhet-nje-opozite-e-forte-shikoni-cfare-po-ndodh-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/02\/29\/studiuesi-bernd-fischer-shqiperise-i-duhet-nje-opozite-e-forte-shikoni-cfare-po-ndodh-ne-shba\/","title":{"rendered":"Studiuesi Bernd Fischer: Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb opozit\u00eb e fort\u00eb, shikoni \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb SHBA\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Historian dhe autor i disa botimeve p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Bernd Fischer vjen n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cNews 24\u201d dhe Balkanweb mbi\u00a0 librin \u201c<em>Nj\u00eb histori e p\u00ebrmbledhur e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Ai ndalet n\u00eb vijim n\u00eb disa tema, dekomunstizimi, shkrimi dhe rishkrimi i historis\u00eb p\u00ebr vitet e komunizmit, lufta civile gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb bot\u00ebrore, zhvillimet n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave, liria akademike dhe nd\u00ebrhyrja e politik\u00ebs. N\u00eb intervist\u00eb ai flet edhe p\u00ebr aktualitetin politik dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb demokracin\u00eb funksionale.<\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>Zoti Fischer ne fol\u00ebm ne intervist\u00eb p\u00ebr lentet politike q\u00eb gjejm\u00eb n\u00eb procesin e shkrimit apo rishkrimit t\u00eb historis\u00eb. S\u00eb fundmi Instituti i Historis\u00eb i \u00ebsht\u00eb bashkuar Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave. Ngaq\u00eb bashkimi u b\u00eb pa marr\u00eb miratim nga vet\u00eb studiuesit e Institutit t\u00eb Historis\u00eb, procesi u interpretua si nj\u00eb proces me lente politike, pra sikur politika po e kontrollon ende historin\u00eb. Sigurisht ka shum\u00eb m\u00ebnyra se si mund t\u00eb funksionoj\u00eb nj\u00eb institut studimesh historike. Si e shihni ju k\u00ebt\u00eb bashkim\u00a0 t\u00eb b\u00ebr\u00eb me forc\u00eb?\u00a0\u00a0<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Nuk mund t\u00eb them se jam dakord\u00a0 me politik\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto lloj vendimesh. Mundem megjithat\u00eb t\u00eb them se besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb hiqet, t\u00eb largohet\u00a0 politika sa m\u00eb shum\u00eb nga shkrimi i Historis\u00eb, p\u00ebrndryshe, nuk arrini nj\u00eb qasje objektive dhe nuk arrini me nj\u00eb\u00a0 produkt objektiv. Por p\u00ebrs\u00ebri, ju e dini, un\u00eb n\u00eb SHBA dhe lexoj p\u00ebr ato q\u00eb ndodhin por nuk kam informacione t\u00eb brendshme mbi procesin se si ndodhi kjo dhe ndikimin e tij. Ndoshta do t\u00eb na duhet t\u00eb presim p\u00ebr pak koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbuluar ndikimin e plot\u00eb. Shpresoj se kjo nuk tregon q\u00eb ndikimi politik do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb thelb\u00ebsor sa supozohet n\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb studiuesit.<\/p>\n<ul>\n<li><em><strong>Ju that\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar Shqip\u00ebrin\u00eb duhet t\u00eb kuptojm\u00eb shqiptar\u00ebt. Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Kemi nj\u00eb parti n\u00eb pushtet prej 10 vitesh, nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, nj\u00eb ish kryeminist\u00ebr e ish president n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb nongrate. Si ta kuptojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto kushte?\u00a0\u00a0<\/strong>\u00a0<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p>Un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pranohet se demokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe kompleks dhe ndonj\u00ebher\u00eb edhe nj\u00eb proces i pis\u00ebt. Dua t\u00eb them, shikoni \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ku kemi pasur mbi 200 vjet demokraci dhe ende kalojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr periudha v\u00ebshtir\u00ebsish ekstreme si kjo tani. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb ndoshta aq e pazakont\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila ka pasur shum\u00eb m\u00eb pak p\u00ebrvoj\u00eb me k\u00ebt\u00eb lloj sistemi, ka ende disa probleme. \u00c7do sistem politik p\u00ebrfiton nga opozitat e fuqishme. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, mendoj se \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndetshme q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk e ka, pjes\u00ebrisht edhe p\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve t\u00eb brendshme n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Mendoj se do t\u00eb ishte n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb parti e fort\u00eb opozitare do t\u00eb ishte disi m\u00eb e spikatur. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si funksionon demokracia. N\u00ebse keni vet\u00ebm nj\u00eb parti politike dhe p\u00ebrball\u00eb saj,\u00a0 nj\u00eb seri partish m\u00eb t\u00eb vogla, \u00ebsht\u00eb partia e madhe politike q\u00eb merr t\u00eb gjith\u00eb vendimet.<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=629&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fstudiuesi-bernd-fischer-situata-politike-shqiperise-i-duhet-nje-opozite-e-forte-ndryshe-perfiton-nje-parti%2F%3Ffbclid%3DIwAR101ptrrlCNyW6UjkvAkdRb7KhPzaCW8H56IYbsD7Y9w0Ze0SJR065A9Tc%23gsc.tab%3D0&amp;referer=https%3A%2F%2Fl.facebook.com%2F&amp;cb=29d0df953e\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>Me \u00e7far\u00eb po punoni aktualisht? \u00c7far\u00eb dokumentesh jan\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn tuaj?<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Kam nj\u00eb s\u00ebr\u00eb projektesh, por prej shum\u00eb vitesh kam menduar t\u00eb punoj p\u00ebr nj\u00eb biografi t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb mendoj se duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Biografia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr historin\u00eb, sidomos p\u00ebr student\u00ebt sepse ju jep atyre mendime, ndjenja dhe marr\u00ebdh\u00ebnie. \u00cbsht\u00eb \u00a0pasqyr\u00eb e nj\u00eb procesi politik dhe mendoj se ka v\u00ebrtet nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebtu. Gjykoj se do t\u00eb ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb shkruheshin biografi p\u00ebr shum\u00eb nga figurat kryesore komuniste. Natyrisht do t\u00eb duhen shum\u00eb vite p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces kompleks, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e v\u00ebshtir\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>Ju mendoni q\u00eb njohja dhe analizimi i figur\u00ebs s\u00eb Hoxh\u00ebs, do t\u00eb shpjegoj\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebri?<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>\u00cbsht\u00eb e mundur. Padyshim q\u00eb figura psikologjike e njer\u00ebzve ka nj\u00eb ndikim mjaft dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ata ecin n\u00eb aspektin e jet\u00ebs personale, n\u00eb aspektet e situat\u00ebs politike, por mendoj se \u00ebsht\u00eb gjithashtu e arsyeshme t\u00eb konkludohet se ka shum\u00eb ndikime mbi Hoxh\u00ebn dhe politikat e tij.<\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>Gjat\u00eb shekujve Shqip\u00ebria ka pasur shum\u00eb udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb kan\u00eb kaluar k\u00ebtej dhe kan\u00eb shkruar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Shpesh ne e njohim t\u00eb shkuar\u00ebn ton\u00eb p\u00ebrmes memuareve t\u00eb tyre. Jam e interesuar t\u00eb di pse ju u afruat me Shqip\u00ebrin\u00eb? \u00c7far\u00eb e ve\u00e7oi Shqip\u00ebrin\u00eb nga vendet e tjera t\u00eb lindjes?<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Shkaku ishte doktoratura ime n\u00eb Universitetit e Kalifornis\u00eb dhe studiova me nj\u00eb nga studiuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Ballkanit n\u00eb vitet 1970 dhe 1980. Ai quhej Dimitri Gjeorgjevic, nj\u00eb serb q\u00eb ka shkruar shum\u00eb libra p\u00ebr politik\u00ebn e brendshme serbe. Ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndikimi i tij dhe sugjerimi i tij q\u00eb t\u00eb shikoja Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kjo ishte m\u00eb 1971. N\u00eb at\u00eb moment, natyrisht, kishte shum\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb lexuar p\u00ebr shqipen dhe nuk ishte e mundur t\u00eb vinte k\u00ebtu.<\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>N\u00ebse nuk ishe pjes\u00eb e ndonj\u00eb partie komuniste diku n\u00eb bot\u00eb?<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Por un\u00eb nuk isha, k\u00ebshtu q\u00eb fillova t\u00eb lexoja \u00e7do gj\u00eb q\u00eb gjeja dhe t\u00eb b\u00ebja k\u00ebrkime n\u00eb arkiva t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs.\u00a0 Publikimi i librit tim t\u00eb par\u00eb ishte i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb thelb p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se kishte kaq pak burime dyt\u00ebsore. Kishte materiale n\u00eb arkivat e huaja por pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ardhur k\u00ebtu e b\u00ebnte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Gjithsesi, ishte ndikimi i k\u00ebtij individi q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb mik shum\u00eb i ngusht\u00eb i imi q\u00eb m\u00eb solli n\u00eb drejtim t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>Dhe si e shihni Shqip\u00ebrin\u00eb nga vizita juaj e pare e deri sot?<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kam ardhur k\u00ebtu n\u00eb vitin 1989 me nj\u00eb grup nga Anglia. At\u00ebher\u00eb kisha nj\u00eb pasaport\u00eb kanadeze ndaj arrita t\u00eb hyja n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebrshtypja ime e par\u00eb se \u00a0po kthehesha n\u00eb koh\u00eb 50 vite, nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli sa i p\u00ebrket nivelit t\u00eb zhvillimit dhe t\u00eb infrastruktur\u00ebs. Ishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb m\u00eb\u00a0 hapi syt\u00eb. Ishte gjithashtu shum\u00eb pozitive n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra. Takova njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Vendi ishte shum\u00eb i bukur edhe pse ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shkoje nga nj\u00eb qytet n\u00eb tjetrin sepse nuk kishte rrug\u00eb. Por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kisha studiuar shum\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb ka shtuar vler\u00ebsimin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe njer\u00ebzit k\u00ebtu dhe m\u00eb inkurajoi t\u00eb b\u00ebj m\u00eb shum\u00eb. Tani p\u00ebr sa i p\u00ebrket pyetjes suaj se \u00e7far\u00eb ka ndryshuar. Epo, shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar qart\u00ebsisht. Kryeqyteti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb europian, sepse nuk ka shum\u00eb ndryshim me Sofjen apo Bukureshtin. Nd\u00ebrsa n\u00eb zonat rurale ndoshta pak m\u00eb ndryshe n\u00eb thelb p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se sigurisht q\u00eb ka ende moszhvillim n\u00eb shum\u00eb fusha. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ka varf\u00ebri n\u00eb shum\u00eb zona. Dua t\u00eb them ka rezultuar q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz largohen nga vendi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mund\u00ebsi diku tjet\u00ebr.<\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>S\u00eb fundmi Aleksei Navalny, lideri i opozit\u00ebs Ruse u gjet i vdekur n\u00eb burg. Shum\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb opozitar\u00eb t\u00eb regjimit n\u00eb Shqip\u00ebri vdiq\u00ebn si Sabiha Kasimati dhe u d\u00ebnuan si Musine Kokalari e shum\u00eb emra t\u00eb tjer\u00eb. Me vdekjen e Navalnyt shum\u00eb njer\u00ebz mendojn\u00eb se kjo q\u00eb ndodh n\u00eb Rusi \u00ebsht\u00eb tregues p\u00ebr vende ku procesi e dekomunistizimit nuk u krye.<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Oh ishte nj\u00eb gj\u00eb e tmerrshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tragjedi dhe sigurisht nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi im \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se regjimi n\u00eb Rusi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb lloji i gj\u00ebrave q\u00eb shohim n\u00eb regjimet totalitare. Rusia ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pak a shum\u00eb sovjetike si Bjellorusia ose t\u00eb kthehet drejt Per\u00ebndimit si Polonia dhe ju e dini, p\u00ebrvoja polake n\u00eb vitet e para pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit ekonomikisht ishte jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Rusia vendosi t\u00eb mos e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb. Dhe si rezultat, un\u00eb nuk shoh aq shum\u00eb ndryshim midis viteve t\u00eb fundit t\u00eb Bashkimit Sovjetik dhe situat\u00ebs aktuale politike n\u00eb Rusin\u00eb e sotme. Procesi i dekomunistizimit ndoshta luan rol por\u00a0 jo vet\u00ebm ai.\u00a0<em>\u00a0<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>Ju kam par\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb \u201cDit\u00ebt e Kujtes\u00ebs\u201d. Cila \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e aktiviteteve t\u00eb tilla n\u00eb p\u00ebrballjen me t\u00eb shkuar\u00ebn dhe identitetin dhe mentalitetin q\u00eb na l\u00eb ajo?<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Oh, absolutisht. I kam ndjekur n\u00eb vite \u201cDit\u00ebt e kujtes\u00ebs\u201d dhe mendoj se ka shum\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sondazh i OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri vite m\u00eb par\u00eb tregoi se 40% e njer\u00ebzve kishin nj\u00ebfar\u00eb nostalgjie p\u00ebr periudh\u00ebn komuniste k\u00ebtu dhe shum\u00eb prej k\u00ebsaj p\u00ebrqindjeje vjen nga mosnjohja e plot\u00eb e s\u00eb shkuar\u00ebs. Padyshim q\u00eb shum\u00eb prej atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e sondazhit jan\u00eb t\u00eb rinj dhe nuk e kan\u00eb p\u00ebrjetuar at\u00eb sistem por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e p\u00ebrs\u00ebritur ose thjesht ta kuptojn\u00eb dhe t\u00eb ecin p\u00ebrpara.<\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>Ndaj na duhet nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn?<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Absolutisht. Un\u00eb mund t\u00eb jap nj\u00eb kontribut n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por \u00a0mos i mbani shpresat p\u00ebr shpejt sepse k\u00ebto gj\u00ebra k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb koh\u00eb. Mendoj se e kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb respektin dhe dashurin\u00eb time p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt dhe sigurisht q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj \u00e7mos q\u00eb t\u00eb kontribuoj m\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb kuptuar historin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historian dhe autor i disa botimeve p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Bernd Fischer vjen n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cNews 24\u201d dhe Balkanweb mbi\u00a0 librin \u201cNj\u00eb histori e p\u00ebrmbledhur e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Ai ndalet n\u00eb vijim n\u00eb disa tema, dekomunstizimi, shkrimi dhe rishkrimi i historis\u00eb p\u00ebr vitet e komunizmit, lufta civile gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb bot\u00ebrore, zhvillimet n\u00eb Akademin\u00eb e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":72625,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-72624","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72624","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72624"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72624\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72625"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72624"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72624"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72624"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}