{"id":72708,"date":"2024-03-01T12:57:45","date_gmt":"2024-03-01T12:57:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=72708"},"modified":"2024-03-01T12:57:45","modified_gmt":"2024-03-01T12:57:45","slug":"pd-con-ne-kushtetuese-ligjin-per-komisionet-hetimore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/01\/pd-con-ne-kushtetuese-ligjin-per-komisionet-hetimore\/","title":{"rendered":"PD \u00e7on n\u00eb Kushtetuese ligjin p\u00ebr komisionet hetimore"},"content":{"rendered":"<p>Opozita ka ankimuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte n\u00eb Gjykat\u00ebmn Kushtetuese ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr komisionet hetimore parlamentare, t\u00eb miratuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe padiskutime nga mazhoranca, t\u00eb konsideruara si nj\u00eb goditje ndaj opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshimet e inicuara nga Partia Socialiste kufizojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e tyre dhe vendosin rregulla q\u00eb i japin mund\u00ebsi mazhoranc\u00ebs t\u00eb kontrolloj\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr mbedhjen e provave dhe thirrjen e d\u00ebshmitar\u00ebve. Po ashtu ndryshimet i japin mund\u00ebsi shumic\u00ebs t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr mbledhje me dyer t\u00eb mbyllura gjat\u00eb d\u00ebshmive n\u00eb komision, me arsyetimin se publiciteti mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt ose t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb paraqiten n\u00eb komision.<\/p>\n<p>Ligji \u00ebsht\u00eb dekretuar edhe nga Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj, edhe pse deputet\u00ebt demokrat\u00eb i kishin k\u00ebrkuar q\u00eb ta kthente n\u00eb Kuvend p\u00ebr rishqyrtim.<\/p>\n<p>Padia \u00ebsht\u00eb firmosur nga 33 deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, teksa n\u00ebnkryetarja e Komisionit t\u00eb Ligjeve, deputetja Dhurata \u00c7upi foli p\u00ebr mediat jasht\u00eb ambienteve t\u00eb Gjykat\u00ebs dhe i b\u00ebri thirrje Kushtetueses t\u00eb jet\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e integritetin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson.<\/p>\n<p><em>\u201cI b\u00ebj thirrje Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u00a0t\u00eb jet\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e integritetin q\u00eb jep posti i an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Ju kujtoj se nuk jan\u00eb struktur\u00eb e PS-s\u00eb por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb integritetin e institucionit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Ka nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb i njohin t\u00eb drejt\u00ebn pakic\u00ebs parlamentare si instrument kontrollit t\u00eb pushtetit ekz<\/em>ekutiv\u201d,\u00a0tha \u00c7upi.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt opozitar\u00eb i kan\u00eb paraqitur Gjykat\u00ebs Kushtetuese edhe 5 argumenta pse sipas tyre, k\u00ebto ndryshime ligjore jan\u00eb antikushtetuese:<\/p>\n<p><strong>1.<\/strong>N\u00eb ligjin e miratuar nga socialist\u00ebt nuk gjejn\u00eb reflektim q\u00ebndrimet e konsoliduara t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ku theksohet se Kuvendi, n\u00eb rast se k\u00ebrkohet ngritja e nj\u00eb komisioni parlamentar nga nj\u00eb e kat\u00ebrta e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, ka detyrimin q\u00eb t\u00eb mos ia n\u00ebnshtroj\u00eb debatit parlamentar, por vet\u00ebm t\u00eb diskutoj\u00eb lidhur me shkall\u00ebn e respektimit t\u00eb parimeve kushtetuese n\u00eb objektin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij. Dhe n\u00eb rast se shumica parlamentare ngre pretendime lidhur me mosrespektimin e parimeve kushtetuese, ajo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i propozoj\u00eb pakic\u00ebs formulime alternative, deri n\u00eb arritjen e nj\u00eb konsensusi. Megjithat\u00eb, k\u00ebto propozime alternative nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb atilla sa t\u00eb reduktojn\u00eb objektin e hetimit deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa t\u2019ia pamund\u00ebsoj\u00eb komisionit kryerjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>2.<\/strong>Mungesa e parashikimeve q\u00eb shprehin qart\u00eb detyrimin e Kuvendit p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare kur k\u00ebrkohet nga numri i p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kushtetut\u00eb i deputet\u00ebve, si dhe propozimi i formulimeve alternative lidhur me objektin e veprimtaris\u00eb n\u00ebse vler\u00ebsohet se c\u00ebnohen parime a standarde kushtetuese, i jep mund\u00ebsi mazhoranc\u00ebs q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00eb diskrecionin e saj p\u00ebrmbushjen ose jo t\u00eb k\u00ebtyre parimeve dhe pa b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur konsensus, t\u00eb vendos\u00eb rr\u00ebzimin e k\u00ebrkesave p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore. Praktikisht, nga m\u00ebnyra e formulimit t\u00eb dispozitave t\u00eb sip\u00ebrcituara, ngritja ose jo e nj\u00eb komisioni hetimor \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb diskrecionin dhe interpretimin e mazhoranc\u00ebs. Kushtetutb\u00ebr\u00ebsi ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shmang\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb lloj diskrecioni, i cili praktikisht e zhb\u00ebn k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm kontrolli q\u00eb ka opozita n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik.<\/p>\n<p><strong>3.<\/strong>Ligji vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00eb prej q\u00ebllimeve kryesore q\u00eb ka ngritja e nj\u00eb komisioni hetimor t\u00eb Kuvendit. Konkretisht, komisionet hetimore ngrihen me q\u00ebllim njohjen dhe verifikimin e nj\u00eb fenomeni, nj\u00eb ngjarjeje ose nj\u00eb veprimtarie t\u00eb caktuar. Pra, n\u00eb thelb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb komisioneve hetimore q\u00ebndron transparenca p\u00ebr median, opinionin publik dhe qytetar\u00ebt. Shtimi i rasteve t\u00eb zhvillimit t\u00eb mbledhjeve me dyer t\u00eb mbyllura, disa prej tyre mjaft evazive dhe q\u00eb l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr interpretim t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, vet\u00ebm me votat e mazhoranc\u00ebs, vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin e transparenc\u00ebs. Kjo pasi, rast pas rasti, an\u00ebtar\u00ebt e mazhoranc\u00ebs do t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb kur duhet t\u00eb b\u00ebhet transparenc\u00eb p\u00ebr aspekte t\u00eb caktuara t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb komisionit dhe n\u00eb cilat raste do t\u00eb veprohet n\u00eb munges\u00eb transparence.<\/p>\n<p><strong>4.<\/strong>Ndryshe nga p\u00ebrcaktimi aktual q\u00eb marrja e provave dhe thirrja e d\u00ebshmitar\u00ebve b\u00ebhet nga \u00e7do an\u00ebtar i komisionit dhe pranohet pa votim, n\u00eb ligjin e ndryshuar parashikohet q\u00eb marrja e provave dhe thirrja e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb kryhet me vendim t\u00eb shumic\u00ebs. Praktikisht, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj dispozite synohet t\u00eb sanksionohet q\u00eb provat q\u00eb do t\u00eb merren dhe d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb thirren t\u00eb jen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb vullnetin e mazhoranc\u00ebs, e cila ka edhe numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve n\u00eb komision. Pra, do t\u00eb jet\u00eb mazhoranca q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse nj\u00eb prov\u00eb duhet t\u00eb merret ose jo, apo n\u00ebse nj\u00eb d\u00ebshmitar duhet t\u00eb thirret ose jo. N\u00eb fakt, nj\u00eb mekaniz\u00ebm i till\u00eb do ta zhb\u00ebnte t\u00eb drejt\u00ebn e pakic\u00ebs parlamentare p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb hetimi efektiv, pasi t\u00eb dh\u00ebnat dhe d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb do t\u00eb administroheshin nga komisioni do t\u00eb ishin t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb diskrecionin e mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>5.<\/strong>Marrja e nj\u00eb autorizimi nga prokuroria ose gjykata \u00ebsht\u00eb e paprecedent\u00eb n\u00eb asnj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs apo shoq\u00ebri demokratike, edhe n\u00eb kontekstin e parimit t\u00eb ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur Gjykata Kushtetuese n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ekzistenca e nj\u00eb procesi penal nuk p\u00ebrb\u00ebn penges\u00eb p\u00ebr veprimtarin\u00eb hetimore t\u00eb Kuvendit, n\u00eb kushtet kur q\u00ebllimet q\u00eb ndjekin jan\u00eb t\u00eb ndryshme. Nga ana tjet\u00ebr, dh\u00ebnia e t\u00eb drejt\u00ebs d\u00ebshmitarit p\u00ebr t\u00eb refuzuar p\u00ebrgjigjen n\u00eb \u00e7do rast q\u00eb ai vler\u00ebson se vet\u00eb apo persona t\u00eb lidhur me t\u00eb mund t\u00eb ekspozohen ndaj hetimeve, mund t\u00eb p\u00ebrdoret si taktik\u00eb nga d\u00ebshmitar\u00ebt apo mbrojt\u00ebsit e tyre p\u00ebr t\u00eb refuzuar transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien n\u00eb raport me komisionin hetimor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Opozita ka ankimuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte n\u00eb Gjykat\u00ebmn Kushtetuese ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr komisionet hetimore parlamentare, t\u00eb miratuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe padiskutime nga mazhoranca, t\u00eb konsideruara si nj\u00eb goditje ndaj opozit\u00ebs. Ndryshimet e inicuara nga Partia Socialiste kufizojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e tyre dhe vendosin rregulla q\u00eb i japin mund\u00ebsi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":72709,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-72708","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72708","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72708"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72708\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72709"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}