{"id":72847,"date":"2024-03-03T18:15:13","date_gmt":"2024-03-03T18:15:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=72847"},"modified":"2024-03-03T18:15:13","modified_gmt":"2024-03-03T18:15:13","slug":"disa-refleksione-per-librin-ora-e-kosoves-te-presidentit-2006-2010-fatmir-sejdiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/03\/disa-refleksione-per-librin-ora-e-kosoves-te-presidentit-2006-2010-fatmir-sejdiu\/","title":{"rendered":"Disa refleksione p\u00ebr librin \u201cOra e Kosov\u00ebs\u201d t\u00eb Presidentit (2006-2010), Fatmir Sejdiu!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prof. Dr. Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb premten e kaluar, m\u00eb 1 mars 2024, isha n\u00eb promovimin e librit t\u00eb SHT President dhe Prof. Dr. Fatmir Sejdiu t\u00eb titulluar \u201cOra e Kosov\u00ebs\u201d, botuar n\u00eb Prishtin\u00eb nga AAB University. Ky lib\u00ebr u promovua edhe n\u00eb Prishtin\u00eb tri dit\u00eb para fest\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, ku mori pjes\u00eb presidentja e Republik\u00ebs, Vjosa Osmani. Nd\u00ebrsa sot promovimi i \u201cOra e Kosov\u00ebs\u201d u realizua nga Universiteti Mesdhetar i Tiran\u00ebs dhe u moderua nga Anasatas Angjeli. Aty fol\u00ebn jo m\u00eb pak se tre profesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij universiteti, pa llogaritur zotin. Sigurisht q\u00eb promovimi n\u00eb Tiran\u00eb ishte nj\u00eb ngjarje p\u00ebr botimin e k\u00ebtij libri. Por imazhi q\u00eb krijoi ky aktivitet m\u00eb dha ndjesin\u00eb e nj\u00eb kurimi politik me personazhe q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn. Nd\u00ebrsa ata q\u00eb fol\u00ebn pat\u00ebn me shumic\u00eb inflacion fjal\u00ebsh vet\u00ebmburr\u00ebse. Than\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr librin e shum\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr ndonj\u00eb pasazh t\u00eb lidhjeve t\u00eb tyre me Kosov\u00ebn e presidentin Sejdiu, aq sa dukej sikur protagonist i ngjarjeve n\u00eb Kosov\u00eb nuk ishte autori i librit, por k\u00ebta mburracak\u00ebt e Tiran\u00ebs, q\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb rast t\u00eb till\u00eb pa e rr\u00ebmbyer trofen\u00eb e pas luft\u00ebs e pas-kuvendit, gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb kompensimeve q\u00eb u duhen p\u00ebr q\u00ebndrimet e tyre s\u00eb paku indiferente p\u00ebr Kosov\u00ebn e ndaj Kosov\u00ebs.<br \/>\nI k\u00ebrkova moderatorit Angjeli q\u00eb t\u00eb flisja di\u00e7ka edhe un\u00eb. M\u00eb beri shenj\u00eb se do t\u00eb marrte n\u00eb konsiderat\u00eb. Por nuk ma dha fjal\u00ebn. N\u00eb respekt t\u00eb faktit, se n\u00eb nj\u00eb event t\u00eb organizuar nga nj\u00eb institucion tjet\u00ebr, ti nuk mund t\u00eb insistosh n\u00eb marrjen e fjal\u00ebs, nuk b\u00ebra t\u00eb pabindurin. Por un\u00eb doja t\u00eb flisja p\u00ebr librin dhe jo aq p\u00ebr autorin. Doja t\u00eb b\u00ebja disa propozime n\u00eb dobi t\u00eb \u00e7eshtjes p\u00ebr p\u00ebrkthimin e p\u00ebrhapjen e librit dhe jo thjesht n\u00eb dobi t\u00eb autorit apo t\u00eb dikujt tjet\u00ebr. Doja t\u00eb theksoja karakterin thell\u00ebsisht shkencor t\u00eb vepr\u00ebs dhe jo t\u00eb b\u00ebja protagonistin n\u00eb ngjarje, t\u00eb cilat mund t\u2019i kem paqsqyruar n\u00eb librat e shkrimet e mia, por jo si pjesmarr\u00ebs n\u00eb to! Nd\u00ebrkoh\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb fol\u00ebsit than\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Profesor Sejdiun dhe aspak ose shum\u00eb pak fol\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e librit. Ndonj\u00eb prej tyre e shfryt\u00ebzoi promovimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cBelulin\u201d, pra p\u00ebr t\u00eb evidentuar veten.<br \/>\nDoja q\u00eb secili q\u00eb foli aty, s\u00eb paku t\u00eb kishte nxjerr\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebsim nga leximi i librit t\u00eb Presidentit Sejdiu \u201cOra e Kosov\u00ebs\u201d! T\u00eb reflektonte! Secili n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet! Por jo! Zero! Thjesht mburrje p\u00ebr veten p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb dikujt tjet\u00ebr, k\u00ebsaj radhe t\u00eb Prof. Dr. Fatmir Sejdiu. Nd\u00ebrkaq libri \u201cOra e Kosov\u00ebs, shkruar me aq v\u00ebrtet\u00ebsi dhe brenda kritereve shkencore i Fatmir Sejdiut fton n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr refleksion. Me leximin e atij libri reflekton gjithkush q\u00eb ka sadopak ndjenj\u00eb reflektimi e ndryshimi. Ve\u00e7mas politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb n\u00eb sall\u00eb ishin me shumic\u00eb.<br \/>\nDoja q\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb lidhje t\u00eb pashk\u00ebputur midis veprimtaris\u00eb s\u00eb Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, gj\u00eb q\u00eb shprehet mir\u00eb e qart\u00eb n\u00eb librin \u201cOra e Kosov\u00ebs\u201d! Sepse t\u00eb gjith\u00eb prej fol\u00ebsve t\u00eb shumt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 redaktorit t\u00eb librit, Ibrahim Berisha, refuzuan jo pa q\u00ebllim ta p\u00ebrmendin tangent k\u00ebt\u00eb lidhje! N\u00eb fund t\u00eb fundit dhe shumica e t\u00eb ftuarve e kishin luftuar me ashp\u00ebrsi figur\u00ebn dhe personalitetin e Ibrahim Rugov\u00ebs. Ndonj\u00eb prej t\u00eb pranishm\u00ebve, p\u00ebr mua, s\u00eb paku ka patur dijeni edhe p\u00ebr vrasjet politike t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Rugov\u00ebs. Por q\u00ebllimisht organizator\u00ebt e promovimit i kishin ftuar k\u00ebta p\u00ebr t\u00eb fshehur shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb shkuara! Gjith\u00ebsesi, \u201cOra e Kosov\u00ebs\u201d s\u00ebrishmi nuk do t\u00eb b\u00ebhej edhe ora e tyre!<br \/>\nVepra e Sejdiut \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e natyr\u00ebs konfliktuale t\u00eb k\u00ebtyre politikan\u00ebve. Dhe cilat mund t\u00eb jen\u00eb refleksionet e m\u00ebsimet q\u00eb secili politikan, akademik dhe profesor mund t\u00eb nxjerr\u00eb nga leximi e studimi i k\u00ebsaj vepre?<br \/>\n1. N\u00ebse je v\u00ebzhgues i v\u00ebmendsh\u00ebm i vepr\u00ebs \u201cOra e Kosov\u00ebs\u201d, ve re se ajo \u00ebsht\u00eb shkruar me metod\u00ebn e p\u00ebrshkrimit, kallximit, pra tregimit dhe n\u00eb form\u00ebn e rr\u00ebfimit. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se vepra \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi autentike e ngjarjeve dhe rrjedhave t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb trajton autori. Nuk \u00ebsht\u00eb trillim bazuar n\u00eb trillet e konfliktit politik. Vepra nuk ta krijon p\u00ebrshtypjen se sjell konflikt t\u00eb ashp\u00ebr as me Serbin\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj n\u00eb bisedimet e Vjen\u00ebs, pavar\u00ebsisht se autori p\u00ebr shkak t\u00eb terrorit serb n\u00eb Kosov\u00eb e kishte njohur babain e tij n\u00eb mosh\u00ebn kat\u00ebr vje\u00e7 n\u00eb burgun e Nishit. Kur them me Serbin\u00eb, autori kurr\u00ebsesi nuk krijon ndjesi konflikti e inati p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nThelbin e p\u00ebrmbajtjes ai e shpreh n\u00eb at\u00eb q\u00eb u quajt procesi i bisedimeve t\u00eb Vjen\u00ebs p\u00ebr statusin e Kosov\u00ebs, proces q\u00eb e kryesoi n\u00eb vitet 2006-2008 vet\u00eb presidenti Fatmir Sejdiu. Nd\u00ebrsa kulmi sh\u00ebnohet me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 17 shkurt 2008. Duke lexuar librin m\u00eb rezulton se autori, megjith\u00ebse protagonisti kryesor i k\u00ebtyre ngjarjeve ka m\u00eb pak l\u00ebvdata, sesashumatoorja e l\u00ebvdatave t\u00eb atyre q\u00eb fol\u00ebn n\u00eb promovim. Modestia n\u00eb t\u00eb shkruar \u00ebsht\u00eb tipari kryesor i tij. Dhe kjo modesti \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm si produkt p\u00ebr t\u00eb reflektuar.<br \/>\n2. Nga ana tjet\u00ebr, i rash\u00eb nga fillimi e deri n\u00eb fund k\u00ebtij libri dhe nuk gjeta asnj\u00eb epitet, asnj\u00eb ofsham\u00eb, asnj\u00eb shprehje inati dhe mllefi. Nuk gjeta dot asnj\u00eb krahasim n\u00ebn\u00e7mues p\u00ebr personazhet poltike kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb. E thash\u00eb, nuk gjen t\u00eb tilla forma shprehjeje as p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt n\u00eb bisedime, pra p\u00ebr Koshtinic\u00ebn dhe pal\u00ebn serbe. Thjesht dominon argumenti, ftoht\u00ebsia, urt\u00ebsia, n\u00eb trajtimin e \u00e7do kontradikte dhe debati.<br \/>\nNd\u00ebrsa ata q\u00eb ishin n\u00eb sall\u00ebn e promovimit sot n\u00eb Tirana Internationl Hotel, edhe sikur pes\u00eb rrjeshta t\u00eb shkruajn\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdorin fjal\u00ebt m\u00eb fyese dhe bullizuese p\u00ebr t\u00ebtjer\u00ebt. P.sh gjen fjal\u00ebn \u201csharlatan\u00eb\u201d n\u00eb goj\u00ebn e akademik\u00ebve tan\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm p\u00ebr sharje dhe fyerje. Sepse politikan\u00ebt tan\u00eb, por edhe shum\u00eb profesor\u00eb dhe akademik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ndjehen fitimtar\u00eb e t\u00eb p\u00ebrmbushur vet\u00ebm n\u00ebse p\u00ebrdorin me shumic\u00eb epitete fyese dhe n\u00ebse shfryjn\u00eb inate e mlefe t\u00eb akumuluara, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimeve ideologjike. Konkluzioni: Ai q\u00eb shkruan me breng\u00ebn e fatit t\u00eb atdheut e t\u00eb kombit i kursen ose i eviton bullizimet tipike shqiptar\u00e7e t\u00eb atyre q\u00eb duan pushtetin e pasurin\u00eb!<br \/>\n3. P\u00ebr autorin e librit, Fatmir Sejdiu, atdheu, kombi, ekuilibri, harmonia jan\u00eb primare. Interesat personale, ambiciet vetjake, egot jan\u00eb t\u00eb papranueshme. Ndaj ai nuk shfaqet n\u00eb asnj\u00eb rast, n\u00eb asnj\u00eb fras\u00eb ose fjali egoist e inat\u00e7or. N\u00ebse lexon historin\u00eb e leximit t\u00eb Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, q\u00eb pasqyrohet n\u00eb \u201cOra e Kosov\u00ebs\u201d, aty duket qart\u00eb se Hashim Tha\u00e7i k\u00ebmbngul me \u00e7do kusht q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb ai at\u00eb lexim, q\u00eb t\u2019i dukej vetja si Ismail Qemali. Edhe pse presidenti ishte i pranish\u00ebm, edhe pse ai ishte kryetar i Shtetit, edhe pse Sejdiu udh\u00ebhoqi dialogun p\u00ebr statusin dhe me vendosm\u00ebri e k\u00ebmbngulje ia arriti t\u00eb fitoj\u00eb opsioni i pavar\u00ebsin\u00eb, s\u00ebrishmi thot\u00eb: \u201cNe k\u00ebtu jemi n\u00eb parlament dhe deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb do t\u00eb duhej ta lexonte kryetari i parlamentit\u201d! D.m.th Jakup Krasniqi. Por Tha\u00e7i k\u00ebmbngul n\u00eb egon e tij dhe Fatmir Sejdiu thot\u00eb \u201cOk! Le ta lexoj\u00eb kryeministri\u201d! Ai n\u00eb lib\u00ebr vet\u00ebm sa e p\u00ebrshkruan debatin e till\u00eb, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb koment, aq m\u00eb pak t\u00eb shpreh\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb burojn\u00eb nga egoja njer\u00ebzore. Krahasojeni \u201cKurbanin\u201d me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dhe do t\u00eb shoh\u00ebsh se ndryshimi \u00ebsht\u00eb si midis t\u00eb bardh\u00ebs e t\u00eb zez\u00ebs.<br \/>\n4. Libri i Profesor Sejdiut \u201cOra e Kosov\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb shkenc\u00eb, sepse pasqyron nj\u00eb realitet historik t\u00eb caktuar. Autori shkruan p\u00ebr periudh\u00ebn historike m\u00eb t\u00eb lavdishme n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar dhe protagonist kryesor i k\u00ebsaj periudhe dhe rr\u00ebfen n\u00eb detaje t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb m\u00ebdha, madje me gjuh\u00eb dhe stil shkenc\u00ebtari. Zoti Sejdiu na thot\u00eb n\u00eb lib\u00ebr m\u00ebsimin shkencor, sipas t\u00eb cilit, thelbi e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs shprehet vet\u00ebm p\u00ebrmes rr\u00ebfimit, argumentit, ballafaqimit t\u00eb t\u00eb fakteve e d\u00ebshmive. Logjika dhe racionaliteti jan\u00eb dy tiparet themelore t\u00eb librit t\u00eb tij.<br \/>\nJo vet\u00ebm kaq. Libri i Prof. Dr. Fatmir Sejdiu \u00ebsht\u00eb pasqyrimi objektiv i nj\u00eb realiteti t\u00eb caktuar n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb historike t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe gjith\u00eb rajonin. Nd\u00ebrhyrja e NATO-s p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes procesit t\u00eb bisedimeve t\u00eb Vjen\u00ebs, proces t\u00eb cilin e udh\u00ebhoqi presidenti Sejdiu, kan\u00eb filluar tashm\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e kurrikulave dhe teksteve universitare n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Kjo sepse k\u00ebto dy ngjarje jan\u00eb epokale dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kthes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u201cOra e Kosov\u00ebs\u201d e Fatmir Sejdiut do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si material p\u00ebrshkrues dhe argumentues i bot\u00ebs akademike n\u00eb Europ\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb globin, pra, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky mund t\u00eb ishte nj\u00eb lloj refleksioni p\u00ebr prapambetjen ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm me t\u00eb v\u00ebrtetat tona n\u00eb librarit\u00eb dhe bibiliotekat e vendeve t\u00eb ndryshme an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. I vetmi reflektim ishte ai i Profesor Paskal Milo q\u00eb theksoi se ky lib\u00ebr na jep m\u00ebsimin historik, sipas t\u00eb cilit historia nuk fillon e mbaron me koh\u00ebn e nj\u00eb lideri ose nj\u00eb lidershipi. Nuk pati asnj\u00eb refleksion tjet\u00ebr!<br \/>\nBotuesi do t\u00eb duhet me shpejt\u00ebsi t\u00eb mendoj\u00eb e t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr ta sjell\u00eb \u201cOr\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d n\u00eb drit\u00eb n\u00eb anglisht dhe gjuh\u00eb t\u00eb tjera. Por jo thjesht me sigl\u00ebn e AAB-s\u00eb. Botuesi do t\u00eb duhet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me sht\u00ebpi botuese t\u00eb famshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sepse libri ka nevoj\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb t\u00eb gjitha bibliotekat universitare n\u00eb bot\u00eb, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjykoj se nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb ta b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb botues shqiptar. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht detyr\u00eb akademike e shkencore, por edhe patriotike. Sepse shp\u00ebrndarja e k\u00ebtij libri n\u00eb universitetet e vendeve t\u00eb ndryshme do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e madhe mbi Kosov\u00ebn. Do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb q\u00eb t\u2019i jap\u00eb vler\u00eb e legjitimitet nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Student\u00ebt kudo n\u00eb bot\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn universale q\u00eb lidhet me Kosov\u00ebn. Dhe libri \u201cOra e Kosov\u00ebs\u201d e kryen me sakt\u00ebsi k\u00ebt\u00eb mision.<br \/>\nMegjithat\u00eb n\u00eb promovimin e s\u00eb premtes n\u00eb Tiran\u00eb e madje as n\u00eb at\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs me 14 shkurt askush nuk foli p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Arsyet nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr shpjegim!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Enver Byty\u00e7i T\u00eb premten e kaluar, m\u00eb 1 mars 2024, isha n\u00eb promovimin e librit t\u00eb SHT President dhe Prof. Dr. Fatmir Sejdiu t\u00eb titulluar \u201cOra e Kosov\u00ebs\u201d, botuar n\u00eb Prishtin\u00eb nga AAB University. Ky lib\u00ebr u promovua edhe n\u00eb Prishtin\u00eb tri dit\u00eb para fest\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, ku mori pjes\u00eb presidentja e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-72847","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72847"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72847\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}