{"id":72904,"date":"2024-03-04T12:03:40","date_gmt":"2024-03-04T12:03:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=72904"},"modified":"2024-03-04T12:04:08","modified_gmt":"2024-03-04T12:04:08","slug":"shoqata-e-flokekuqeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/04\/shoqata-e-flokekuqeve\/","title":{"rendered":"Shoqata e flok\u00ebkuq\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>ARTHUR CONAN DOYLE<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-72901\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/a-293x300.jpg\" alt=\"\" width=\"190\" height=\"195\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/a-293x300.jpg 293w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/a.jpg 611w\" sizes=\"auto, (max-width: 190px) 100vw, 190px\" \/><\/p>\n<p><em><strong>-Tregim-<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrktheu Agim Xh. D\u00ebshnica<\/strong><\/p>\n<p>I<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Beker Strit e gjeta Holmesin t\u00eb zhytur n\u00eb bised\u00eb me nj\u00eb zotni t\u00eb b\u00ebsh\u00ebm, faqembushur, t\u00eb moshuar e me flok\u00eb t\u00eb kuq\u00ebrremt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Keni ardhur n\u00eb koh\u00ebn e duhur, Uatson! &#8211; m\u00eb tha. Pastaj u kthye nga vizitori: &#8211; Zotni Vilson, ky \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori im! M\u00eb ka ndihmuar n\u00eb zgjidhjen e shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve. Besoj se do t\u00eb jet\u00eb i vlefsh\u00ebm, gjithashtu, edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tuaj. &#8211; M\u00eb b\u00ebri shenj\u00eb t\u00eb zija vend, mandej u ul edhe vet\u00eb, duke mb\u00ebshtetur ballin mbi p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn e dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb p\u00ebr t\u2019u menduar m\u00eb qet\u00eb. &#8211; Ju kujtohet, besoj, kur jam shprehur dikur, se jeta na servir m\u00eb shum\u00eb ndodhira t\u00eb \u00e7uditshme dhe t\u00ebrheq\u00ebse se sa fantazia e sajimet.<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb pak si e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u besuar kjo! &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Sidoqoft\u00eb s\u00eb shpejti do t\u00eb pajtoheni me pik\u00ebpamjen time. Zotni Xhabez Vilson m\u00eb tregoi nj\u00eb histori, q\u00eb ndoshta s\u2019e kam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb. &#8211; Dhe sakaq iu kthye atij: &#8211; A do t\u00eb kishit mir\u00ebsin\u00eb, zotni Vilson, ta tregonit nga e para ndodhin\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr dr. Uatsonin?<\/p>\n<p>Klienti i Holmesit nxori nga xhepi i xhaket\u00ebs nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb ndotur e t\u00eb zhubrosur. U p\u00ebrpoqa ta studioja Vilsonin sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb Holmesit, por nuk zbulova ndonj\u00eb gj\u00eb. M\u2019u duk njeri i zakonsh\u00ebm, pak si i ngath\u00ebt e i ngadalsh\u00ebm. Qe veshur jasht\u00eb mode, me pantallone q\u00eb i rrinin si thes, me jelek nga varej zinxhiri i art\u00eb i sahatit dhe me xhaket\u00eb jo aq t\u00eb past\u00ebr. T\u00eb vetmet q\u00eb binin n\u00eb sy qen\u00eb flok\u00ebt e tij t\u00eb kuq\u00ebremt\u00eb dhe pamja e hutuar.<\/p>\n<p>Holmesi vuri re p\u00ebrq\u00ebndrimin tim, buz\u00ebqeshi dhe e mori p\u00ebrs\u00ebri fjal\u00ebn\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Me sa kuptoj, z. Vilson p\u00ebr disa koh\u00eb ka qen\u00eb pun\u00ebtor, ka shkuar n\u00eb Kin\u00eb, dhe koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me shkrime t\u00eb shumta. Kaq mund t\u00eb them.<\/p>\n<p>Vilsoni e v\u00ebshtroi me ngulm e me habi.<\/p>\n<p>&#8211; Nga i dini t\u00eb gjitha k\u00ebto? &#8211; pyeti. &#8211; Un\u00eb v\u00ebrtet dikur kam qen\u00eb pun\u00ebtor. E kam nisur pun\u00ebn si karpentier anijesh.<\/p>\n<p>&#8211; Dora juaj e djatht\u00eb duket m\u00eb e madhe se e majta, &#8211; i tha Holmesi, &#8211; sepse nga puna e krahut, muskujt e saj jan\u00eb zhvilluar m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po p\u00ebr shkrimet?<\/p>\n<p>&#8211; Kur shkruani, nga f\u00ebrkimi shuplaka merr shk\u00eblqim. Po ashtu edhe b\u00ebrryli i majt\u00eb, kur e mb\u00ebshtetni mbi tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu, ashtu! Po Kina?<\/p>\n<p>&#8211; Tatuazhin me peshk, q\u00eb shoh n\u00eb ky\u00e7in e dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb e keni kujtim nga ai vend. Tatuazhet i kam studiuar me holl\u00ebsi. Ngjyra tr\u00ebndafil e luspave t\u00eb peshkut \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht pun\u00eb kineze. Gjithashtu, n\u00eb zinxhirin e sahatit tuaj varet nj\u00eb monedh\u00eb kineze.<\/p>\n<p>Vilsoni qeshi me gjith\u00eb shpirt.<\/p>\n<p>&#8211; Oh, po! &#8211; tha. &#8211; Qysh n\u00eb fillim e vura re mpreht\u00ebsin\u00eb tuaj. Mund t\u2019ju them se atje s\u2019mund t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; D\u00ebgjoni, Uatson! &#8211;\u00a0 ia ktheu Holmesi. &#8211; Mendoj se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb gabim, q\u00eb duhet par\u00eb mir\u00eb. E gjet\u00ebt njoftimin n\u00eb gazet\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht! &#8211; m\u2019u p\u00ebrgjigj ai, duke ma dor\u00ebzuar. Nisa t\u00eb lexoja:<\/p>\n<p>\u201cShoqat\u00ebs s\u00eb flok\u00ebkuq\u00ebve:<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb hapur nj\u00eb vend p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb thjeshta, t\u00eb cilat mund t\u2019i k\u00ebrkoj \u00e7do an\u00ebtar i Shoqat\u00ebs, me nj\u00eb pag\u00eb prej 4 st\u00ebrlinash n\u00eb jav\u00eb. Ai q\u00eb do t\u00eb pranohet duhet t\u00eb jet\u00eb flok\u00ebkuq, i sh\u00ebndetsh\u00ebm nga ana fizike e mendore dhe me mosh\u00eb mbi 21 vje\u00e7. I interesuari t\u00eb paraqitet vet\u00eb tek Dunkan Rosi n\u00eb zyr\u00ebn e Shoqat\u00ebs! Adresa: 7 Pope\u2019s Kort, Flit Strit\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme! &#8211; thirra, pasi e lexova dy her\u00eb.<\/p>\n<p>Holmesi qeshi e tha:<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu v\u00ebrtet! &#8211; Tani t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb z. Vilson, ve\u00e7se m\u00eb par\u00eb, Uatson, i hidhni nj\u00eb sy dat\u00ebs s\u00eb letr\u00ebs!<\/p>\n<p>&#8211; 27 gusht 1890! Pra, dy muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Sheshin Koburg kam nj\u00eb dyqan t\u00eb vog\u00ebl pengjesh! &#8211; nisi t\u00eb tregonte Vilsoni. &#8211; Pun\u00ebt me pak v\u00ebshtir\u00ebsi m\u00eb shkuan p\u00ebr s\u00eb mbari. Atje mbajta vet\u00ebm nj\u00eb ndihm\u00ebs, i cili pranoi t\u00eb punonte me gjysm\u00eb page.<\/p>\n<p>&#8211; Si quhet djaloshi juaj i gjindsh\u00ebm? &#8211; pyeti Holmesi<\/p>\n<p>&#8211; Vin\u00e7enc Spalding! &#8211; u p\u00ebrgjigj Vilsoni. &#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb aq i ri. Ndihm\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk gjeta. Ai mund t\u00eb fitonte m\u00eb shum\u00eb gjetiu, por meqen\u00ebse pranoi, p\u00ebrse duhej t\u2019ia thoshja k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; E \u00e7uditshme! &#8211; tha Holmesi. &#8211; Nj\u00eb fat i till\u00eb me nj\u00eb ndihm\u00ebs si ai, ndoshta \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa njoftimi i gazet\u00ebs. &#8211; Eh, sit \u00eb thuash\u2026 Nuk ishte edhe aq i p\u00ebrkryer! &#8211; tha Vilsoni. &#8211; Ai papritur largohej dhe bridhte posht\u00eb e lart me aparat fotografik, pastaj n\u00eb bodrum merrej me stampime fotografish. Megjithat\u00eb, qe pun\u00ebtor i mir\u00eb. Isha i k\u00ebnaqur deri n\u00eb \u00e7astin, kur Spaldingu m\u00eb tregoi njoftimin e shoqat\u00ebs. \u201cSigurisht do t\u00eb d\u00ebshiroja, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; t\u00eb isha edhe un\u00eb flok\u00ebkuq. Shoqata e flok\u00ebkuq\u00ebve ka nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb pune. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fat i mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb do t\u00eb z\u00ebr\u00eb at\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Un\u00eb s\u2019kisha d\u00ebgjuar t\u00eb flitej p\u00ebr nj\u00eb shoqat\u00eb t\u00eb till\u00eb, e cila e kishte mahnitur Spaldingun. Ai m\u00eb tha se isha i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr atje dhe mund t\u00eb fitoja leht\u00ebsisht shum\u00eb para, duke mos u lodhur edhe aq:<\/p>\n<p>\u201cShoqata, &#8211; vazhdoi ai, &#8211; \u00ebsht\u00eb themeluar nga nj\u00eb milioner amerikan, i cili kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ndihmonte an\u00ebtar\u00ebt e saj flok\u00ebkuq p\u00ebr t\u00eb patur sukses n\u00eb jet\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ai i la pun\u00ebt e m\u00ebdha.\u201d<\/p>\n<p>Kjo pun\u00eb e re m\u00eb joshi mjaft, por mendova se edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb paraqiteshin medoemos atje.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebshtu! &#8211; m\u00eb tha Spaldingu. &#8211; Kam d\u00ebgjuar se flok\u00ebt e pjes\u00ebmarr\u00ebsve duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kuqe si flok\u00ebt tuaj. P\u00ebrse, n\u00eb fund t\u00eb fundit, t\u00eb mos b\u00ebni nj\u00eb p\u00ebrpjekje e t\u00eb shihni se \u00e7\u2019ndodh atje?\u201d<\/p>\n<p>Vendosa t\u00eb paraqitesha i shoq\u00ebruar nga Spaldingu.<\/p>\n<p>N\u00eb Flit Strit ishin grumbulluar njer\u00ebz t\u00eb shumt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ishin me flok\u00eb t\u00eb kuqe. M\u00eb kapi pa dashur d\u00ebshp\u00ebrimi, por Spaldingu m\u00eb dha zem\u00ebr. M\u00eb shtyu p\u00ebrpara dhe k\u00ebshtu dol\u00ebm n\u00eb krye, ku nj\u00eb burr\u00eb me flok\u00eb t\u00eb kuqe e t\u00eb ndritur qe ulur pas tavolin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb mister Jabez Vilsoni, &#8211; i tregoi Spaldingu atij. &#8211; interesohet p\u00ebr vendin e lir\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cQenka i p\u00ebrkryer p\u00ebr k\u00ebtu! &#8211; ia ktheu n\u00ebpun\u00ebsi. L\u00ebvizi nga karrikja e m\u00eb pa nga af\u00ebr. Papritur m\u2019i kapi flok\u00ebt e i t\u00ebrhoqi fort, aq sa b\u00ebrtita nga dhimbja. &#8211; M\u00eb fal, &#8211;\u00a0 m\u00eb tha, &#8211; Dua t\u00eb bindem n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta apo paruke! Duhet t\u00eb m\u00eb besoni se disa p\u00ebrpiqen t\u00eb ma hedhin!<\/p>\n<p>Dunkan Rosi m\u00eb b\u00ebri edhe pyetje t\u00eb tjera. M\u00eb s\u00eb fundi, pasi i largoi t\u00eb tjer\u00ebt, m\u00eb pranoi n\u00eb pun\u00eb. Mund t\u2019ju them se mbeta i k\u00ebnaqur, nga vler\u00ebsimi i tij. M\u00eb shpjegoi se puna zgjaste nga ora dhjet\u00eb deri n\u00eb or\u00ebn dy. Pra, ishte nj\u00eb koh\u00eb mjaft e mir\u00eb, q\u00eb m\u00eb lejonte t\u00eb merresha me dyqanin tim pasdite. N\u00eb koh\u00ebn, kur do t\u00eb mungoja, Spaldingu m\u2019u zotua se do kujdesej p\u00ebr mua. Rroga m\u2019u caktua goxha e mir\u00eb, 4 st\u00ebrlina n\u00eb jav\u00eb. Pun\u00ebt do t\u2019i kryeja sipas orarit t\u00eb caktuar. N\u00ebse do t\u00eb largohesha nga zyra p\u00ebr \u00e7do shkak, do t\u00eb pushohesha n\u00eb vend. Puna ime qe kopjimi i Enciklopedis\u00eb Britanike, duke filluar nga v\u00ebllimi I. T\u00eb nes\u00ebrmen nisa kyerjen e detyrave. Punova k\u00ebshtu rregullisht tet\u00eb jav\u00eb. Pothuaj isha n\u00eb mbarim t\u00eb g\u00ebrm\u00ebs A, p\u00ebr t\u00eb nisur m\u00eb tej me g\u00ebrmen B, kur befas gjith\u00eb\u00e7ka mori fund! N\u00eb m\u00ebngjes gjeta t\u00eb ngjitur n\u00eb der\u00ebn e zyr\u00ebs nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb bardh\u00eb ku shkruhej:<\/p>\n<p>\u201cShoqata e flok\u00ebkuq\u00ebve \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>9 tetor, 1890\u201c<\/p>\n<p>&#8211; Takova menj\u00ebher\u00eb pronarin e nd\u00ebrtes\u00ebs, &#8211; vijoi Vilsoni, &#8211; dhe e pyeta si mund ta gjeja shefin tim, mister Dunkan Rosin. Ai m\u00eb tha se s\u2019kishte d\u00ebgjuar kurr\u00eb p\u00ebr at\u00eb em\u00ebr, si edhe p\u00ebr Shoqat\u00ebn. Kur i p\u00ebrshkrova tiparet e Rosit, ai tha:<\/p>\n<p>\u201cOh, ai \u00ebsht\u00eb avokati Viliam Moris. P\u00ebrdori me qera, p\u00ebrkoh\u00ebsisht, disa mjedise t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs sime, n\u00eb koh\u00ebn kur zyra e tij po rind\u00ebrtohej. Ja adresa q\u00eb ka!\u201d<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb vajta atje. Ajo ishte nj\u00eb zyr\u00eb e panjohur dhe askush s\u2019kishte d\u00ebgjuar t\u00eb flitej p\u00ebr Rosin, Morisin, ose p\u00ebr ndonj\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm me ta. Gj\u00eb e turpshme! Po humbisja parat\u00eb, q\u00eb m\u00eb takonin. Mister Holmes, a mund t\u00eb m\u00eb ndihmoni?<\/p>\n<p>&#8211; Nuk dua ta humbas k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje! &#8211; tha Holmesi. &#8211; Ju lutem, p\u00ebrgjigjuni pyetjeve q\u00eb do t\u00eb shtroj! Sa koh\u00eb punoi Spaldingu p\u00ebr ju, deri n\u00eb \u00e7astin kur ju tregoi njoftimin n\u00eb gazet\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Rreth nj\u00eb muaj.<\/p>\n<p>&#8211; Si e gjet\u00ebt?<\/p>\n<p>&#8211; Ai iu p\u00ebrgjigj lajm\u00ebrimit tim.<\/p>\n<p>&#8211; Ishte i vetmi q\u00eb t\u00eb nisi p\u00ebrgjigjen?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, ishin edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrse e zgjodh\u00ebt at\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Sepse pranoi t\u00eb punonte me rrog\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb pamje ka?<\/p>\n<p>&#8211; I shkurt\u00ebr, energjik, pa qime n\u00eb faqe, megjith\u00ebse n\u00eb mosh\u00ebn 30 vje\u00e7. Ka n\u00eb ball\u00eb nj\u00eb njoll\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Holmesi u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb sikur ta kishte ngacmuar di\u00e7ka.<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu mendoj edhe un\u00eb! Dhe erdhi t\u00eb punoj\u00eb tek ju?<\/p>\n<p>&#8211; Natyrisht! &#8211; tha Vilsoni.<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit! Sot \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb. Do t\u00eb merremi vesh para t\u00eb h\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Vilsoni na dha dor\u00ebn dhe iku.<\/p>\n<p>II<\/p>\n<p>&#8211; Qenka nj\u00eb vep\u00ebr misterioze Holmes!<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7do gj\u00eb, zakonisht, nuk \u00ebsht\u00eb aq e \u00e7uditshme sa duket. \u00c7\u00ebshtjet e krimeve t\u00eb r\u00ebndomta jan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u zgjidhur, sepse ato s\u2019kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ejani, Uatson, t\u00eb sh\u00ebtisim pak!<\/p>\n<p>Ec\u00ebm drejt sheshit Koburg. Atje rreshtoheshin sht\u00ebpi p\u00ebrdhese pa asnj\u00eb vler\u00eb dhe dyqane t\u00eb ndryshme. Nj\u00ebri prej tyre ishte ai i Vilsonit. Holmesi brodhi syt\u00eb posht\u00eb e lart, ndaloi p\u00ebrpara atij, goditi disa her\u00eb me shkop mbi trotuar, pastaj trokiti n\u00eb der\u00eb. N\u00eb prag u shfaq n\u00ebpun\u00ebsi me pamjen si\u00e7 na e kishte p\u00ebrshkruar Vilsoni.<\/p>\n<p>&#8211; Na falni! &#8211; i tha Holmesi. &#8211; Kemi humbur rrug\u00ebn.<\/p>\n<p>Djaloshi na tregoi drejtimin nga duhej t\u00eb kalonim. Vijuam ecjen m\u00eb tej.<\/p>\n<p>&#8211; Bukur, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; vura re se i hodh\u00ebt nj\u00eb v\u00ebshtrim hetues.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb tep\u00ebr tek gjunj\u00ebt e pantalloneve. Tani le t\u00eb shohim pak se \u00e7\u2019ka rreth e rrotull!<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebn prapa dyqanit t\u00eb Vilsonit kishte m\u00eb gall\u00ebri sesa n\u00eb sheshin Koburg. Holmesi shikoi me kujdes \u00e7do nd\u00ebrtes\u00eb, njer\u00ebzit e z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb, dhe na tha:<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebtu ndodhen dyqani i gazetave, nj\u00eb restorant, q\u00eb sh\u00ebrben vet\u00ebm gjell\u00eb me zarzavate, nj\u00eb bank\u00eb e madhe dhe stacioni i pajton\u00ebve.\u00a0 &#8211; Tani \u00e7\u00ebshtja e Vilsonit nuk duket aq e thjesht\u00eb, si\u00e7 mendova, p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb mjaft serioze. M\u00eb duhet t\u00eb shoh m\u00eb p\u00ebrpara vet\u00ebm pak dyqane. A mund t\u00eb m\u00eb ndihmoni sonte nat\u00ebn?<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht! N\u00eb \u00e7\u2019koh\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Ju pres n\u00eb Beker Strit n\u00eb ora dhjet\u00eb. Uatson, mos harroni t\u00eb merrni me vete revolverin. Jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur shpesh me arm\u00ebn.<\/p>\n<p>III<\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb n\u00eb Beker strit Holmesi s\u2019 ishte vet\u00ebm, por me Pet\u00ebr Xhonsin, dedektivin e policis\u00eb. Me \u2018ta ishte, gjithashtu, nj\u00eb burr\u00eb i pjekur, i cili m\u2019u paraqit si mister Meriuedh\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; Sonte nat\u00ebn, &#8211; tha Holmesi, &#8211; Xhonsi do t\u00eb arrestoj\u00eb vras\u00ebsin, hajdutin dhe fallsifikatorin Xhon Klei. P\u00ebr ju, mister Meriuedh\u00ebr, kjo nat\u00eb ka vler\u00ebn e 30.000 st\u00ebrlinave.<\/p>\n<p>Holmesi na priu p\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn e tregut, t\u00eb cil\u00ebn e vizituam sot n\u00eb m\u00ebnges. Mandej me Meriudh\u00ebrin n\u00ebkrye zbrit\u00ebm posht\u00eb n\u00eb nj\u00eb korridor t\u00eb err\u00ebt, duke kaluar n\u00ebp\u00ebr dyer, q\u00eb hapeshin e pastaj mbylleshin pas nesh. M\u00eb s\u00eb fundi, u gjend\u00ebm n\u00eb nj\u00eb qilar t\u00eb madh mbushur p\u00ebrplot me arka.<\/p>\n<p>&#8211; Nga lart qenkemi t\u00eb mbrojtur! &#8211; tha Holmesi, duke ngritur fenerin drejt tavanit.<\/p>\n<p>&#8211; Edhe nga dyshemeja, &#8211; shtoi Meriuedh\u00ebri dhe e goditi me shkop. &#8211; O Zot! &#8211; thirri befas. &#8211; Ndjeva nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00ebn t\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Qet\u00eb! Mos e ngrini z\u00ebrin! &#8211; p\u00ebshp\u00ebriti Holmesi. &#8211; Ju lutem uluni t\u00eb dy mbi ark\u00ebn te ajo qoshja gjysm\u00eb e err\u00ebt!<\/p>\n<p>Ai mori fenerin dhe lup\u00ebn prej kristali, u ul mbi gjunj\u00eb e u zvarrit k\u00ebmbadoras, duke v\u00ebzhguar me kujdes gur\u00ebt e ashp\u00ebr n\u00eb dysheme, sidomos t\u00eb \u00e7arat midis tyre. Pasi mbaroi hetimin, u ngrit i gjall\u00ebruar nga ato q\u00eb pa. &#8211; Tani na mbetet t\u00eb presim nj\u00eb or\u00eb. Ata s\u2019mund t\u00eb fillojn\u00eb, para se miku yn\u00eb Vilson s\u2019do t\u00eb ket\u00eb ikur p\u00ebr t\u00eb fjetur. Pas k\u00ebsaj, do t\u00eb veprojn\u00eb shpejt e shpejt, q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar. Jam i sigurt, Uatson, se n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste po vrisni mendjen se ku ndodhemi. Jemi pik\u00ebrisht n\u00eb qilarin e bank\u00ebs, q\u00eb pam\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebrball\u00eb dyqanit t\u00eb mister Vilsonit! Kur vura re bank\u00ebn, mendja, natyrisht, m\u00eb shkoi diku, &#8211; vijoi Holmesi, duke b\u00ebr\u00eb me dor\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb mister Meriuedh\u00ebrit, dhe tha: &#8211; Ky \u00ebsht\u00eb drejtori i k\u00ebsaj banke.<\/p>\n<p>&#8211; Ari yn\u00eb francez! &#8211; p\u00ebshp\u00ebriti drejtori. &#8211; Pak muaj m\u00eb par\u00eb na u desh t\u00eb merrnim hua 30.000 napolona ar fracez\u00eb, por nuk i kishim nxjerr ende nga arka. Jan\u00eb 2000 monedha ari n\u00eb ark\u00ebn, mbi t\u00eb cil\u00ebn jam i ulur tani. Ka edhe shum\u00eb t\u00eb tjera si k\u00ebto. Deri sot, kur mister Holmesi erdhi e m\u00eb takoi, s\u2019 m\u00eb kishte shkuar nd\u00ebr mend se isha aq pran\u00eb rrezikut.<\/p>\n<p>Holmesi na lejoi p\u00ebr pak koh\u00eb t\u00eb flisnim duke p\u00ebshp\u00ebritur, pastaj k\u00ebrkoi qet\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb dhe e uli drit\u00ebn e fenerit. M\u00eb b\u00ebri shenj\u00eb t\u00eb nxirrja pistolet\u00ebn e t\u00eb q\u00ebndoja gati. Pyeti Xhonsin, detektivin e policis\u00eb, n\u00ebse po vinin keqb\u00ebrsit. Po, ata po vinin&#8230;<\/p>\n<p>Po prisnim ulur. T\u00eb ftohtit, ajri i lag\u00ebsht, err\u00ebsira dhe heshtja e thell\u00eb krijonin nj\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore plot shqet\u00ebsim. Nervat m\u00eb ishin tendosur gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pritjes prej nj\u00eb ore e gjysm\u00eb, e cila m\u2019u duk shum\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb se\u00e7 qe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Muskujt e mpir\u00eb p\u00ebrpiqesha t\u2019i gjall\u00ebroja, duke zgjatur krah\u00ebt e k\u00ebmb\u00ebt, pa b\u00ebr\u00eb aspak zhurm\u00eb, kur befas syt\u00eb diktuan nj\u00eb shk\u00ebndi, q\u00eb dilte nga dyshemeja e gurt\u00eb. P\u00ebr disa \u00e7aste ajo u zgjerua dhe shk\u00eblqeu fort. Nga posht\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb vrime, doli e u duk nj\u00eb dor\u00eb, q\u00eb preku dyshemen\u00eb e aty p\u00ebr aty u zhduk. Pas disa sekondash u pa tek sillej rrotull nj\u00eb gur. Nj\u00eb fener hodhi drit\u00eb p\u00ebrqark n\u00ebp\u00ebr hije e n\u00eb \u00e7ast nj\u00eb kok\u00eb u shfaq te zgavra n\u00eb qilar. Fytyra e b\u00ebshme e nj\u00eb djaloshi hodhi v\u00ebshtrimin drejt hijeve, por nuk pa asgj\u00eb. Ishte ndihm\u00ebsi i Vilsonit, i cili sot para dite na tregoi se n\u00eb \u00e7\u2019drejtim duhej t\u00eb ecnim!<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7do gj\u00eb n\u00eb rregull, Arkie! &#8211; p\u00ebshp\u00ebriti.<\/p>\n<p>U duk mbi zgav\u00ebr nj\u00eb kok\u00eb e dyt\u00eb me nj\u00eb tuf\u00eb flok\u00ebsh t\u00eb kuqe e t\u00eb ndritura.<\/p>\n<p>&#8211; T\u2019ia nisim pun\u00ebs menj\u00ebher\u00eb, pa humbur koh\u00eb! &#8211; tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb \u00e7ast Holmesi doli nga vendi i fsheht\u00eb e u v\u00ebrsul drejt t\u00eb parit.<\/p>\n<p>&#8211; Ou! Mbathja, Arkie! &#8211; thirri i pari, n\u00eb \u00e7astin kur Holmesi e kapi fort nga jaka. Xhonsi u sul drejt kok\u00ebs s\u00eb Arkies, por i mbet\u00ebn n\u00eb duar vet\u00ebm parukja e flok\u00ebve t\u00eb kuqe dhe nj\u00eb cop\u00eb nga jaka e k\u00ebmish\u00ebs s\u00eb grabit\u00ebsit. Njeriu n\u00eb duart e Holmesit u orvat t\u00eb nxirrte revolverin, por Holmesi m\u00eb i shpejt\u00eb, goditi me shkop dor\u00ebn e keqb\u00ebr\u00ebsit dhe arma fluturoi larg tij.<\/p>\n<p>&#8211; Ju \u00e7armatosa, Xhon Klei! &#8211; tha Holmesi but\u00eb. &#8211; M\u00eb n\u00eb fund ju kapa!<\/p>\n<p>&#8211; E shoh, &#8211; ia ktheu ai qet\u00eb, &#8211; por tjetri ju iku.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, jasht\u00eb at\u00eb e presin tre polic\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; E \u00e7uditshme! &#8211; tha Xhon Klei. &#8211; Paskeni vepruar p\u00ebr bukuri, zotni!<\/p>\n<p>&#8211; Gjithashtu edhe ju me sajimin e shk\u00eblqyer t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb flok\u00eb &#8211; kuq\u00ebve! &#8211; iu p\u00ebrgjigj Holmesi.<\/p>\n<p>Xhonsi u avit e i hodhi prangat Kleit. Ky, sa e pa, kthehu shpin\u00ebn i zem\u00ebruar.<\/p>\n<p>&#8211; Mos m\u00eb prek me duart e tua t\u00eb ndyra! &#8211; tha. &#8211; Kur t\u00eb flas\u00ebsh me mua duhet t\u00eb m\u00eb drejtohesh\u00a0 me \u201es\u00ebr\u201c dhe \u201eju lutem\u201c, sepse n\u00eb venat e mia rrjedh gjak mbret\u00ebror.<\/p>\n<p>Xhonsi qeshi, pastaj i tha t\u00eb arrestuarit:<\/p>\n<p>&#8211; Siurdh\u00ebron, s\u00ebr! Ju lutem, s\u00ebr, marsh p\u00ebr n\u00eb karroc\u00eb, e cila do t\u00eb mbart\u00eb lart\u00ebsin\u00eb tuaj p\u00ebr n\u00eb qendr\u00ebn e policis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebshtu, po! &#8211; turfulloi Klei. Pasi ktheu kok\u00ebn drejt Holmesit, Meriuedh\u00ebrit e ndaj meje, eci hijer\u00ebnd\u00eb pas detektivit t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Mister Holmes, s\u2019di sa her\u00eb duhet t\u2019ju fal\u00ebnderoj apo t\u2019ju shp\u00ebrblej! &#8211; tha Meriuedh\u00ebri, duke i shtr\u00ebnguar dor\u00ebn mikut tim.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb gjurm\u00ebt e Xhon Kleit kisha r\u00ebn\u00eb qysh m\u00eb par\u00eb. Jam i bindur se banka do t\u00eb ma jap shp\u00ebrblimin. Por, shp\u00ebrblimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb historia e pazakont\u00eb e mister Vilsonit rreth Shoqat\u00ebs s\u00eb flok\u00ebkuq\u00ebve, e cila m\u00eb ndihmoi t\u00eb kapja banditin e rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>IV<\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb ulur pran\u00eb zjarrit, Holmesi m\u00eb tregoi gjith\u00e7ka, fije e p\u00ebr pe, duke zbardhur edhe disa pika t\u00eb errta.<\/p>\n<p>&#8211; Shikoni, Uatson, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; qysh n\u00eb fillim dyshova se ata me an\u00ebn e njoftimit n\u00eb gazet\u00ebn e Shoqat\u00ebs s\u00eb flok\u00ebkuq\u00ebve p\u00ebr kopjimin e enciklopedis\u00eb, u arvat\u00ebn t\u00eb largonin Xhebs Vilsonin naiv, disa or\u00eb n\u00eb dit\u00eb nga dyqani. Sapo d\u00ebgjova se ndihm\u00ebsi i ri pranoi t\u00eb punonte me pag\u00eb aq t\u00eb ul\u00ebt, u binda se ai kishte nj\u00eb arsye t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr ta marr\u00eb at\u00eb vend pune.<\/p>\n<p>&#8211; Si e kuptuat? &#8211; e pyeta.<\/p>\n<p>Vilsoni s\u2019kishte as grua e as mot\u00ebr, po ashtu edhe Klei. Vilsoni s\u2019qe i pasur. N\u00eb sht\u00ebpi apo dyqan s\u2019kishte sende t\u00eb rralla a me ndonj\u00eb vler\u00eb kushedi se \u00e7far\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, Vilsoni s\u2019ia kishte z\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb kurr\u00eb ndihm\u00ebsit pun\u00ebn me fotot n\u00eb bodrumin e dyqanit. Sapo d\u00ebgjova nga Vilsoni p\u00ebrshkrimin rreth ndihm\u00ebsit t\u00eb vet, m\u00ebsova se kishim t\u00eb b\u00ebnim me kriminelin m\u00eb t\u00eb mbrapsht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Njoh\u00ebt Klein?<\/p>\n<p>&#8211; Asnj\u00ebher\u00eb s\u2019e kemi par\u00eb nj\u00ebri &#8211; tjetrin, por un\u00eb i di posht\u00ebrsit\u00eb e tij\u00a0 dhe se \u00e7\u2019pamje ai ka.<\/p>\n<p>&#8211; Ndaj\u00a0 dol\u00ebm t\u00eb sh\u00ebtisnim?<\/p>\n<p>&#8211; E sakt\u00eb! &#8211; tha Holmesi. &#8211; A ju kujtohet se\u00e7 ju thash\u00eb p\u00ebr gjunj\u00ebt e ndotura t\u00eb pantallonave t\u00eb ndihm\u00ebsit? M\u00eb breu dyshimi p\u00ebr nj\u00eb vend g\u00ebrmimesh. Ndoshta t\u00eb nj\u00eb tuneli. Kur ecnim rrug\u00ebs, vura re bank\u00ebn. I rash n\u00eb t\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb nxitova p\u00ebr n\u00eb polici dhe te drejtori i bank\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Nga e dinit se ata do t\u00eb vepronin sonte nat\u00ebn?<\/p>\n<p>&#8211; Fare thjesht! A s\u2019kishin m\u00eb ar\u00ebsye ta largonin Vilsonin nga dyqani, sepse tuneli tashm\u00eb qe p\u00ebrfunduar. Vendos\u00ebn t\u00eb vepronin shpejt e shpejt, para se t\u00eb zbulohej tuneli, ose parat\u00eb t\u00eb zhvendosevin gjetiu. E shtuna ishte koha m\u00eb e mir\u00eb. Deri t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, kur hapet banka, vjedhja nuk do t\u00eb diktohej dhe ata do t\u00eb kishin koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme t\u00eb iknin larg nga vendi i kryerjes s\u00eb krimit dhe t\u00eb arratiseshin jasht\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>&#8211; Shk\u00eblqyesh\u00ebm! &#8211; thirra me admirim. &#8211; Arsyetimi juaj \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkryer.<\/p>\n<p>&#8211; Duke e zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e ndjeva veten larg \u00e7do m\u00ebrzie. Shpresoj se s\u00eb shpejti do t\u00eb merrem me di\u00e7ka tjet\u00ebr dhe k\u00ebshtu, s\u00ebrish, do t\u00eb jem po ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ARTHUR CONAN DOYLE -Tregim- P\u00ebrktheu Agim Xh. D\u00ebshnica I Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Beker Strit e gjeta Holmesin t\u00eb zhytur n\u00eb bised\u00eb me nj\u00eb zotni t\u00eb b\u00ebsh\u00ebm, faqembushur, t\u00eb moshuar e me flok\u00eb t\u00eb kuq\u00ebrremt\u00eb. &#8211; Keni ardhur n\u00eb koh\u00ebn e duhur, Uatson! &#8211; m\u00eb tha. Pastaj u kthye nga vizitori: &#8211; Zotni Vilson, ky \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":72902,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-72904","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72904","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72904"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72904\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72902"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72904"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72904"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72904"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}