{"id":72944,"date":"2024-03-04T17:32:42","date_gmt":"2024-03-04T17:32:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=72944"},"modified":"2024-03-04T17:32:42","modified_gmt":"2024-03-04T17:32:42","slug":"gjykata-e-larte-vendos-ne-favor-te-ish-presidentit-trump-per-kandidimin-ne-zgjedhjet-paraprake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/04\/gjykata-e-larte-vendos-ne-favor-te-ish-presidentit-trump-per-kandidimin-ne-zgjedhjet-paraprake\/","title":{"rendered":"Gjykata e Lart\u00eb vendos n\u00eb favor t\u00eb ish Presidentit Trump p\u00ebr kandidimin n\u00eb zgjedhjet paraprake"},"content":{"rendered":"<p>UASHINGTON \u2013 Gjykata e Lart\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn riktheu emrin e ish Presidentit Donald Trump n\u00eb flet\u00ebvotimet e zgjedhjeve paraprake n\u00eb gar\u00ebn presidenciale t\u00eb k\u00ebtij viti, duke hedhur posht\u00eb p\u00ebrpjekjet e disa shteteve p\u00ebr ta mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs zotin Trump p\u00ebr trazirat n\u00eb Kapitol.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb para zgjedhjeve paraprake t\u00eb Super t\u00eb Mart\u00ebs, gjykat\u00ebsit vendos\u00ebn se shtetet nuk mund t\u00eb fusin n\u00eb p\u00ebrdorim nenet e Kushtetut\u00ebs t\u00eb shkruara pas Luft\u00ebs Civile amerikane, p\u00ebr t\u00eb hequr nga flet\u00ebvotimi kandidat\u00ebt presidencial\u00eb. Sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, kjo e drejt\u00eb i takon Kongresit.<\/p>\n<p>\u201cFitore e madhe p\u00ebr Amerik\u00ebn!!!\u201d shkruajti zoti Trump n\u00eb platform\u00ebn e tij sociale menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Ky vendim u jep fund p\u00ebrpjekjeve n\u00eb shtetet si Kolorado, Illinoi dhe Mein p\u00ebr ta hequr emrin e zotit Trump nga flet\u00ebvotimi, nd\u00ebrsa ai \u00ebsht\u00eb kandidati kryesor republikan p\u00ebr t\u00eb fituar em\u00ebrimin e k\u00ebsaj partie, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2020 kund\u00ebr kandidatit demokrat Joe Biden, p\u00ebrpjekje q\u00eb kulmuan me sulmin e 6 janarit 2021 n\u00eb Kapitol.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e zotit Trump p\u00ebrb\u00ebn her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb Gjykata e Lart\u00eb shqyrton nj\u00eb nen t\u00eb Amendamentit t\u00eb 14-t\u00eb, t\u00eb miratuar pas Luft\u00ebs Civile, q\u00eb synonte t\u2019ua ndalonte ish zyrtar\u00ebve q\u00eb kishin poste publike dhe q\u00eb \u201cmor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb kryengritje\u201d, rikthimin n\u00eb poste t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb e Kolorados, n\u00eb nj\u00eb vendim historik, kishte vendosur se ky nen mund t\u00eb zbatohej n\u00eb rastin e zotit Trump, i cili sipas k\u00ebsaj gjykate, nxiti sulmin n\u00eb Kapitol. Asnj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn nuk e ka zbatuar k\u00ebt\u00eb nen ndaj nj\u00eb kandidati p\u00ebr president.<\/p>\n<p>Disa v\u00ebzhgues t\u00eb proceseve zgjedhore kan\u00eb paralajm\u00ebruar se nj\u00eb vendim q\u00eb l\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb e veprimit t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve p\u00ebr t\u00eb zbatuar k\u00ebt\u00eb nen, ka gjasa t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje t\u00eb re rreth p\u00ebrdorimit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb skualifikuar zotin Trump n\u00eb rast se ai i fiton zgjedhjet. Sipas nj\u00eb skenari t\u00eb mundsh\u00ebm, nj\u00eb Dhom\u00eb e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve me shumic\u00eb demokrate mund t\u00eb mos certifikoj\u00eb zgjedhjen e zotit Trump m\u00eb 6 janar t\u00eb vitit 2025, bazuar tek ky nen.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje pastaj do t\u2019i rikthehej Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, ndoshta mes nj\u00eb krize t\u00eb thell\u00eb kushtetuese.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt kishin k\u00ebrkuar q\u00eb gjykata t\u00eb vepronte me shpejt\u00ebsi. Gjykata d\u00ebgjoi argumentet e pal\u00ebve m\u00eb 8 shkurt, para m\u00eb pak se nj\u00eb muaji. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb gjykat\u00ebsit dukeshin t\u00eb prirur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb zotit Trump.<\/p>\n<p>Emrit i zoti Trump ishte hequr nga flet\u00ebvotimet n\u00eb Kolorado, Mein dhe Illinoi, por k\u00ebto vendime ishin pezulluar n\u00eb pritje t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrb\u00ebn angazhimin m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb zgjedhjet presidenciale q\u00eb nga \u00e7\u00ebshtja mes kandidat\u00ebve p\u00ebr president Bush dhe Gore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u mor nj\u00eb vendim para 25 viteve, duke i dh\u00ebn\u00eb fitoren e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2000 kandidatit republikan George W. Bush.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra nga \u00e7\u00ebshtjet ndaj zotit Trump, apo q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb gjasat q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebhet s\u00ebrish president. N\u00eb fund t\u00eb prillit, pal\u00ebt do t\u00eb paraqesin argumentet n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb shqyrtoj\u00eb n\u00ebse zoti Trump duhet t\u00eb ndiqet penalisht n\u00ebn akuzat se ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb zgjedhje, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr rolin e tij n\u00eb sulmin e 6 janarit n\u00eb Kapitol.<\/p>\n<p>Kuadri kohor i vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ka ngritur dilema n\u00ebse zoti Trump do t\u00eb gjykohet para zgjedhjeve t\u00eb n\u00ebntorit.<\/p>\n<p>Seanca p\u00ebr d\u00ebgjimin e argumentave t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb muajin shkurt ishte hera e par\u00eb q\u00eb Gjykata e Lart\u00eb pranoi t\u00eb shqyrtoj\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb bazuar tek pika 3 e amendamentit t\u00eb 14-t\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs amerikane. Ky nen i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga vet\u00ebm dy fjali, synonte p\u00ebrjashtimin nga funksionet publike t\u00eb disa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Konfederat\u00ebs. Aty thuhet se personave q\u00eb shkelin betimin p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Kushtetut\u00ebn u ndalohen pozicione t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb legjislativ, apo si elektor\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e presidentit. Por, aty nuk p\u00ebrmendet konkretisht vet\u00eb posti i presidentit.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt konservator\u00eb dhe liberal\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb shtruan pyetjet e tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen kund\u00ebr zotit Trump. Shqet\u00ebsimi i tyre kryesor kishte t\u00eb b\u00ebnte me pik\u00ebpyetjen n\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb vepronte fillimisht Kongresi p\u00ebrpara se vihet n\u00eb p\u00ebrdorim amendamenti i 14-t\u00eb. Pati gjithashtu pik\u00ebpyetje n\u00ebse kjo dispozit\u00eb vlente p\u00ebr postin e presidentit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e votuesve q\u00eb kishin ngritur padin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar zotin Trump nga kandidimi n\u00eb Kolorado, pat\u00ebn argumentuar se ekzistonin prova t\u00eb mjaftueshme se ngjarjet e 6 janarit ishin nj\u00eb rebelim dhe se ato u nxit\u00ebn nga zoti Trump, i cili i pati b\u00ebr\u00eb thirrje nj\u00eb turme mb\u00ebshtet\u00ebsish t\u00eb tij t\u00eb mbledhur p\u00ebrpara Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb \u201ct\u00eb luftonin me t\u00eb gjitha forcat\u201d. Ata than\u00eb se do t\u00eb ishte absurde q\u00eb pika 3 t\u00eb aplikohej p\u00ebr \u00e7do post tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 presidenc\u00ebs, apo se zoti Trump mund t\u00eb ishte i p\u00ebrjashtuar nga ky nen. Ata gjithashtu argumentuan se p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij neni nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb legjislacion mb\u00ebshtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e zotit Trump paraqit\u00ebn disa argumenta se p\u00ebrse ky amendament nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr ta hequr emrin e zotit Trump nga flet\u00ebvotimet. Ata than\u00eb se 6 janari nuk ishte nj\u00eb rebelim dhe se edhe n\u00ebse ishte, zoti Trump nuk shkoi n\u00eb Kapitol dhe as nuk iu bashkua pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb trazira. Ata than\u00eb gjithashtu se frazologjia e p\u00ebrdorur n\u00eb amendament p\u00ebrjashton presidenc\u00ebn dhe kandidat\u00ebt p\u00ebr president. Ata than\u00eb se edhe n\u00ebse nuk do t\u00eb q\u00ebndronte ndonj\u00eb prej k\u00ebtyre argumentave, Kongresit i duhet sidoqoft\u00eb t\u00eb miratoj\u00eb legjislacion t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb riaktivizuar seksionin 3 t\u00eb amendamentit t\u00eb 14-t\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb jan\u00eb tre gjykat\u00ebs q\u00eb jan\u00eb em\u00ebruar nga vet\u00eb zoti Trump gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte president. Ata kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim nd\u00ebr vite disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb lidhura me zotin Trump, duke refuzuar t\u00eb mb\u00ebshtesin pretendimet e tij t\u00eb pav\u00ebrtetuara p\u00ebr manipulim n\u00eb zgjedhjet e vitit 2020, apo duke refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e tij q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e tij t\u00eb taksave mos t\u2019u jepeshin Kongresit dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>Hera e fundit q\u00eb Gjykata e Lart\u00eb pati nj\u00eb rol kaq konkret n\u00eb politik\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e presidentit ishte para 23 vitesh, kur u mor vendimi 5 me 4 p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Bush kund\u00ebr Gore. Nga an\u00ebtar\u00ebt e tanish\u00ebm t\u00eb gjykat\u00ebs, vet\u00ebm gjykat\u00ebsi Clarence Thomas ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Ai ka refuzuar thirrjet nga disa ligjv\u00ebn\u00ebs demokrat\u00eb p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr nga \u00e7\u00ebshtja e zotit Trump, p\u00ebr shkak se bashk\u00ebshortja e tij, Ginni, mb\u00ebshteti p\u00ebrpjekjet e zotit Trump p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2020 dhe mori pjes\u00eb n\u00eb tubimin q\u00eb i parapriu sulmit ndaj Kapitolit.\/VOA<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>UASHINGTON \u2013 Gjykata e Lart\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn riktheu emrin e ish Presidentit Donald Trump n\u00eb flet\u00ebvotimet e zgjedhjeve paraprake n\u00eb gar\u00ebn presidenciale t\u00eb k\u00ebtij viti, duke hedhur posht\u00eb p\u00ebrpjekjet e disa shteteve p\u00ebr ta mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs zotin Trump p\u00ebr trazirat n\u00eb Kapitol. Nj\u00eb dit\u00eb para zgjedhjeve paraprake t\u00eb Super t\u00eb Mart\u00ebs, gjykat\u00ebsit vendos\u00ebn se shtetet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":70955,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-72944","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72944","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72944"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72944\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70955"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}