{"id":72949,"date":"2024-03-04T17:50:35","date_gmt":"2024-03-04T17:50:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=72949"},"modified":"2024-03-04T17:50:35","modified_gmt":"2024-03-04T17:50:35","slug":"doni-ta-merrni-serbine-ne-nato-pranojeni-kosoven-ne-aleance","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/04\/doni-ta-merrni-serbine-ne-nato-pranojeni-kosoven-ne-aleance\/","title":{"rendered":"Doni ta merrni Serbin\u00eb n\u00eb NATO?! Pranojeni Kosov\u00ebn n\u00eb Aleanc\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Kombet jan\u00eb organizma njer\u00ebzore kolektive. Ashtu si individ\u00ebt ushqejn\u00eb konkurenc\u00ebn e gar\u00ebn p\u00ebr sukses me nj\u00ebri-tjetrin, edhe kombet b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Njer\u00ebzit konkurojn\u00eb me m\u00eb t\u00eb ngjashmit e tyre. Kombet e shtetet me komshinjt\u00eb. Ato nuk shkojn\u00eb larg dhe nuk magjepsen e as tundohen t\u00eb konkurojn\u00eb t\u00eb pamgjashmit e tyre. Nuk joshen nga ata q\u00eb jan\u00eb larg tyre n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb territorit ose q\u00eb jan\u00eb ndryshe si rrac\u00eb. Asnj\u00eb komb europian ve\u00e7 e ve\u00e7 nuk konkuron p.sh Kin\u00ebn, edhe pse BE e ka shpallur at\u00eb si konkurente e nganj\u00ebher\u00eb si rivale. T\u00eb gjitha kombet e Europ\u00ebs, si t\u00eb \u00e7do kontinenti tjet\u00ebr, b\u00ebjn\u00eb gar\u00eb me nj\u00ebri tjetrin. Gjerman\u00ebt me francez\u00ebt, turqit me grek\u00ebt, spanjoll\u00ebt me italian\u00ebt, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Ballkan gara ka qen\u00eb e hapur prej shekujsh sidomos midis serb\u00ebve, shqiptar\u00ebve, bullgar\u00ebve dhe kroat\u00ebve. Kjo gar\u00eb ka nxit ve\u00e7mas Serbin\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujve ballkanik\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb supremacin\u00eb e saj n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Tani Serbia ka rinisur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gar\u00eb. Pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse do ta realizoj\u00eb objektivin e saj me luft\u00eb ose p\u00ebrmes konkurenc\u00ebs paq\u00ebsore, apo asaj hibride. Mjeshtria serbe p\u00ebrdor hibriden. Banjska dhe akti terrorist q\u00eb ndodhi aty m\u00eb 24 shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar ishte pjes\u00eb e luft\u00ebs hibride. Por n\u00ebse krijohen rrethanat Serbia b\u00ebn edhe luft\u00ebra t\u00eb padrejta p\u00ebr t\u2019i mposhtur t\u00eb tjer\u00ebt, fqinj\u00ebt e saj. N\u00ebse ndodh ndonj\u00eb konflikt n\u00eb rajon, Serbia do t\u00eb veproj\u00eb jo p\u00ebr shkak se k\u00ebt\u00eb konflikt e d\u00ebshiron aq shum\u00eb Rusia. Por se Beogradi llogarit n\u00eb fitoren e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb kula\u00e7i q\u00eb vazhdimisht i ofron Perendimi vet\u00ebm sa i shton orekset serbe n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duket se lufta nuk do t\u00eb jet\u00eb opsion i vet\u00ebm i Serbis\u00eb. Por lufta mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga alternativat serbe, n\u00ebse Kosova b\u00ebhet me shpejt\u00ebsi, nj\u00ebsoj si edhe Finlanda e Suedia, an\u00ebtare me t\u00eb drejta t\u00eb plota e Aleanc\u00ebs Atlantike. A mund t\u00eb ndodh\u00eb kjo? Thuhet se pengon mosnjohja nga ana e Spanj\u00ebs, Greqis\u00eb, Rumanis\u00eb dhe Sllovakis\u00eb. Po 29 vende t\u00eb tjera, an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, t\u00eb cilat e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn, nuk paskan fuqi t\u2019i detyrojn\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vende p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar k\u00ebt\u00eb proces?! Absurde, sidomos n\u00eb kushtet kur Aleanca Atlantike ndodhet n\u00eb rrezik nga k\u00ebrc\u00ebnimet ruse. Kat\u00ebr vendet mos-njoh\u00ebse mund ta njohin Kosov\u00ebn shtet sovran e t\u00eb pavarur, n\u00ebse ato vihen para alternativ\u00ebs: &#8211; Ose me agresorin rus, ose me Aleanc\u00ebn paqeruajt\u00ebse!<\/p>\n<p>Pranimi i Kosov\u00ebs n\u00eb NATO do t\u00eb sillte zhvillime surpriz\u00eb. N\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr konkurenc\u00eb, pra p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin e saj n\u00eb rajon, Serbia do t\u00eb ndryshonte t\u00eb gjitha strategjit\u00eb e aleancave t\u00eb saj. Do t\u00eb detyrohej q\u00eb vet\u00eb, me vullnetin e saj, t\u00eb k\u00ebrkonte zyrtarisht an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb aleanc\u00eb e jo vet\u00ebm n\u00eb BE. Kosova p\u00ebrdoret prej saj, sa koh\u00eb q\u00eb shteti m\u00eb i ri n\u00eb Europ\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb dhe sidomos e NATO-s. N\u00ebse ajo b\u00ebhet an\u00ebtare e Aleanc\u00ebs, Serbia do t\u00eb vrapoj\u00eb t\u00eb kap\u00eb trenin euro-atlantik, pasi q\u00eb do t\u00eb ndjehet jo vet\u00ebm e posht\u00ebruuar, por edhe e izoluar, e mundur dhe e humbur p\u00ebr shum\u00eb dekada t\u00eb ardhshme.<br \/>\nE di se ka nga ata q\u00eb do m\u00eb thon\u00eb se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb kaq e leht\u00eb\u201d! Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb as p\u00ebr Serbin\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Perendimit, as p\u00ebr kat\u00ebr vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s q\u00eb t\u00eb hedhin hapin e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Por paqja nuk ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb Ballkan duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb operacion paqeb\u00ebr\u00ebs, at\u00ebher\u00eb nuk shoh tjet\u00ebr m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vepruari. Operacionin e b\u00ebjn\u00eb mjek\u00ebt e guximsh\u00ebm. Nuk e b\u00ebjn\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb Europ\u00eb e tjetr\u00ebn n\u00eb Rusi. Nuk e b\u00ebjn\u00eb ata q\u00eb drejtojn\u00eb negociatat p\u00ebr njohje dhe qeverit\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb shefa diplomacie, nuk e njohin at\u00eb. Nuk e b\u00ebjn\u00eb as ata diplomat\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb sipas parimit \u201cI duhet dh\u00ebn\u00eb di\u00e7ka Serbis\u00eb nga Kosova, q\u00eb t\u00eb arrihet pajtimi\u201d! N\u00ebse i jep Serbis\u00eb gishtin, ajo do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dor\u00ebn e m\u00eb pas edhe krahun! K\u00ebta diplomat\u00eb nuk e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb formul\u00eb q\u00ebndrimesh e veprimesh n\u00eb Serbi, sepse jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshje mir\u00ebbesimi midis tyre. Por Serbia \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr. Esht\u00eb vendi m\u00eb i pabes\u00eb i kontinentit europian.<\/p>\n<p>Ndaj duhet t\u00eb b\u00ebhet fakt i kryer an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb NATO e me k\u00ebt\u00eb rast pavar\u00ebsia e saj. Kjo e detyron Serbin\u00eb t\u00eb shkundet p\u00ebr ta larguar mjergull\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jeton me shekuj e dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb! Rruga q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur deri tani rezultoi e pasuksesshme. Kjo duket nga mungesa e dialogut dhe provokimet e her\u00eb pashershme t\u00eb Beogradit kund\u00ebr territorit dhe sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i Kombet jan\u00eb organizma njer\u00ebzore kolektive. Ashtu si individ\u00ebt ushqejn\u00eb konkurenc\u00ebn e gar\u00ebn p\u00ebr sukses me nj\u00ebri-tjetrin, edhe kombet b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Njer\u00ebzit konkurojn\u00eb me m\u00eb t\u00eb ngjashmit e tyre. Kombet e shtetet me komshinjt\u00eb. Ato nuk shkojn\u00eb larg dhe nuk magjepsen e as tundohen t\u00eb konkurojn\u00eb t\u00eb pamgjashmit e tyre. Nuk joshen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-72949","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72949","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72949"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72949\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72949"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72949"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72949"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}