{"id":73105,"date":"2024-03-06T10:28:52","date_gmt":"2024-03-06T10:28:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73105"},"modified":"2024-03-06T10:33:53","modified_gmt":"2024-03-06T10:33:53","slug":"shenime-te-doktor-uatsonit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/06\/shenime-te-doktor-uatsonit\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebnime t\u00eb doktor Uatsonit"},"content":{"rendered":"<p>ARTHUR CONAN DOYLE<\/p>\n<p><strong><em>-Tregim-\u00a0\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrktheu:<\/strong><br \/>\n<strong>Agim Xh. Deshnica\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-73107\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Deshnic-300x300.png\" alt=\"\" width=\"148\" height=\"148\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Deshnic-300x300.png 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Deshnic-150x150.png 150w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Deshnic.png 312w\" sizes=\"auto, (max-width: 148px) 100vw, 148px\" \/><\/p>\n<p>Nga t\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjet me fam\u00eb t\u00eb Sherlok Holmesit, vet\u00ebm dy e t\u00ebrhoq\u00ebn m\u00eb fort vemendjen e tij. Nj\u00ebra prej tyre qe \u00e7\u00ebshtja e gishtit t\u00eb mister Hedh\u00ebrlit.<\/p>\n<p>Ishte qershor i vitit 1889.\u00a0 At\u00ebher\u00eb sapo isha martuar dhe pata nisur\u00a0 t\u00eb ushtroja prap\u00eb detyr\u00ebn e mjekut. Pacient timin kisha edhe nj\u00eb roje t\u00eb stacionit hekurudhor. Pas mjekimesh t\u00eb vazhueshme, munda ta sh\u00ebroja nga nj\u00eb s\u00ebmundje e gjat\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb. Ndaj ai e ruajti mir\u00ebnjohjen p\u00ebr mua. M\u00eb von\u00eb, her\u00eb pas here, m\u00eb sillte n\u00eb klinik\u00eb \u00e7do t\u00eb njohur, q\u00eb vuante nga ndonj\u00eb s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebngjes sh\u00ebrbyesja m\u00eb zgjoi para or\u00ebs shtat\u00eb. M\u00eb tha se roja kishte ardhur me dik\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkonte ndihm\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. U vesha dhe zbrita shkall\u00ebt me nxitim.<\/p>\n<p>&#8211; Doktor, ju kam sjell nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb! &#8211; m\u00eb tha roja. &#8211; N\u00eb pamje duket mir\u00eb, por mendoj se \u00ebsht\u00eb mjaft i drobitur. Kam frik\u00eb se ka p\u00ebsuar tronditje mendore, prandaj e shoq\u00ebrova vet\u00eb deri k\u00ebtu. Dhe, meqen\u00ebse tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja, mund t\u00eb kthehem i qet\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq nj\u00eb zotni me mosh\u00eb rreth 25 vje\u00e7 po priste n\u00eb dhom\u00ebn e vizitave. Dor\u00ebn e kishte t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb shami t\u00eb gjakosur dhe fytyr\u00ebn &#8211; t\u00eb zbeht\u00eb. T\u00eb jepte p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb njeriu, q\u00eb b\u00ebnte \u00e7mos ta mbante veten.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb falni p\u00ebr shqet\u00ebsimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb, doktor! &#8211; tha ai. &#8211; Gjat\u00eb nat\u00ebs q\u00eb shkoi m\u00eb ndodhi nj\u00eb aksident serioz. Sot n\u00eb m\u00ebngjes mb\u00ebrrita me tren dhe k\u00ebrkova n\u00eb stacion nj\u00eb doktor. M\u00eb quajn\u00eb Viktor Hedh\u00ebrli.<\/p>\n<p>&#8211; Ju t\u00eb m\u00eb falni, se ju b\u00ebra t\u00eb prisni! &#8211; i thash\u00eb. &#8211; E di q\u00eb udh\u00ebtimi me trenin e nat\u00ebs \u00ebsht\u00eb mjaft i lodhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8211; Oh, v\u00ebrtet! Gjat\u00eb udh\u00ebtimit s\u2019kisha fuqi t\u00eb b\u00ebrtisja prej dhimbjeve t\u00eb tmerrshme.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre fjal\u00ebve qeshi fort e m\u00eb fort, me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb e t\u00eb kumbuesh\u00ebm. Kuptova se kisha t\u00eb b\u00ebja me nj\u00eb histeri, q\u00eb kap papritur nj\u00eb person, i cili ka p\u00ebsuar kriz\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Mblidheni veten! &#8211; i b\u00ebrtita.<\/p>\n<p>Por, ai prap\u00eb qeshi e qeshi, sa u lodh. Pastaj m\u00eb v\u00ebshtroi drejt n\u00eb sy i k\u00ebputur fare.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb ndjeni! &#8211; foli m\u00eb n\u00eb fund me pak z\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; S\u2019prish pun\u00eb! Pini k\u00ebt\u00eb hapjen! &#8211; ia ktheva duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb qet\u00ebsues e nj\u00eb got\u00eb me uj\u00eb. E piu krejt.<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit, doktor! &#8211; M\u00eb duket se jam m\u00eb mir\u00eb. Besoj se tani do t\u00eb ma mjekoni\u00a0 gishtin tim, ose, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them, vendin ku ai qe m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjidhi shamin\u00eb dhe e zgjati dor\u00ebn drejt meje. Edhe pse kisha p\u00ebrvoj\u00ebn e nj\u00eb mjeku ushtarak, ajo dor\u00eb e tij m\u00eb b\u00ebri t\u00eb dridhesha. Pran\u00eb kat\u00ebr gishtrinj\u00ebve, ku para disa or\u00ebsh gjallonte i pesti,\u00a0 skuqte vet\u00ebm nj\u00eb njoll\u00eb e frikshme.\u00a0 Gishti ishte prer\u00eb krejt, si me\u00a0 s\u00ebpat\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; O Zot! &#8211; thirra. &#8211; \u00c7\u2019plag\u00eb e tmerr\u00ebshme! V\u00ebrej se keni humbur shum\u00eb gjak.<\/p>\n<p>&#8211; Po! &#8211; tha ai. &#8211; Ve\u00e7, menj\u00ebher\u00eb e lidha sa munda me shami.<\/p>\n<p>&#8211; Keni b\u00ebr\u00eb mjaft mir\u00eb! Me sa shoh, prerja \u00ebsht\u00eb kryer me teh brisku, ose me ndonj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb mpreht\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Me hanxhar! &#8211; m\u2019u p\u00ebrgjigj Hedh\u00ebrli.<\/p>\n<p>&#8211; E pret\u00eb pa dashje?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, aspak!<\/p>\n<p>&#8211; U sulmuat nga ndokush?<\/p>\n<p>&#8211; Po! Nga nj\u00eb vras\u00ebs i eg\u00ebr!<\/p>\n<p>Heshta e ia pastrova plag\u00ebn me kujdes. Mandej, ia mjekova pa u ngutur dhe, s\u00eb fundi, ia mb\u00ebshtolla rreth e rreth me fasho.<\/p>\n<p>&#8211; Oh, faleminderit shum\u00eb, doktor! &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Tani, p\u00ebr sa m\u00eb ndodhi, duhet t\u00eb vete n\u00eb polici. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori aq e pazakont\u00eb, sa dyshoj se atje nuk do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje ta besojn\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 dor\u00ebs s\u00eb plagosur s\u2019kam asnj\u00eb prov\u00eb apo adres\u00eb, q\u00eb t\u00eb ndihmoj p\u00ebr kapjen e faj\u00ebsimin e atij horri t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr ta zgjidhur problemin do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb takoheshit me mikun tim Sherlok Holmes! &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Sherlok Holmesin!? Kam d\u00ebgjuar shpesh t\u00eb flitet p\u00ebr t\u00eb. Do t\u00eb isha i lumtur, n\u00ebse ai do ta merrte p\u00ebrsip\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen time. A mund t\u00eb ma njihni?<\/p>\n<p>&#8211; Patjet\u00ebr! \u2013 ia ktheva. Mor\u00ebm\u00a0 nj\u00eb pajton dhe u nis\u00ebm.<\/p>\n<p>Kur arrit\u00ebm n\u00eb Beker strit, Holmesi sapo kishte nisur t\u00eb hante m\u00ebngjesin. Na u lut me k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb hanim\u00a0 di\u00e7ka\u00a0 edhe ne\u00a0 me at\u00eb. Pastaj, e ftoi Hedh\u00ebrlin t\u00eb zinte vend n\u00eb divan e t\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb nj\u00eb jast\u00ebk t\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Tani na tregoni, fije e p\u00ebr pe, \u00e7far\u00eb ju ka ndodhur! &#8211; i tha Holmesi i ulur p\u00ebrball\u00eb n\u00eb kolltukun e r\u00ebnd\u00eb, duke e kundruar Hedh\u00ebrlin me syt\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb mbyllur, si\u00e7 b\u00ebnte gjithnj\u00eb, kur donte t\u00eb d\u00ebgjonte i p\u00ebrqendruar.<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb jam inxhinier! &#8211; tha Hedh\u00ebrli. &#8211; Ky profesion m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb. Dy vjet m\u00eb par\u00eb u largova nga nj\u00eb nd\u00ebrmarrje, ku m\u00ebsova mjaft dhe nisa ta ushtroja zanatin tim n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb vog\u00ebl te kati i tret\u00eb i nd\u00ebrtes\u00ebs, tek\u00a0 edhe banoj. Me gjith\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e mia\u00a0 p\u00ebr ndihm\u00eb teknike, nuk e pata aq t\u00eb leht\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqja klient\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Megjithat\u00eb, prisja me shpres\u00eb ardhjen e ndokujt me k\u00ebrkesa sh\u00ebrbimesh, nga ora n\u00ebnt\u00eb e m\u00ebngjesit deri n\u00eb kat\u00ebr pasdite. Gjat\u00eb dy vjet\u00ebve munda t\u00eb realizoja vet\u00ebm kat\u00ebr objekte t\u00eb vogla. Dje para drek\u00ebs, hyri tek un\u00eb n\u00eb zyr\u00eb nj\u00eb burr\u00eb me pamje xhent\u00eblmeni. Pas p\u00ebrsh\u00ebndetjes m\u00eb dor\u00ebzoi kart\u00ebvizit\u00ebn e pun\u00ebs, me sh\u00ebnimin: \u201c<em>Kolonel Lisak Stark<\/em>.\u201d\u00a0 Ishte pak a shum\u00eb i gjat\u00eb, i shog\u00ebt, i holl\u00eb e i rruar aq im\u00ebt n\u00eb faqe e mjek\u00ebr, madje, af\u00ebr hund\u00ebs, gati sa s\u2019kishte rrjepur l\u00ebkur\u00ebn. I veshur thjesht e me kujdes, dukej me mosh\u00eb rreth t\u00eb dyzetave. Teksa fliste, ndihej nj\u00eb aksent i leht\u00eb gjerman.<\/p>\n<p>&#8211; Mister Hedh\u00ebr, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; kam pasur nevoj\u00eb t\u00eb flisja me nj\u00eb inxhinier. P\u00ebr ju m\u00eb kan\u00eb folur mir\u00eb. M\u00eb k\u00ebshilluan t\u00eb vija t\u2019ju takoja, sepse, p\u00ebrve\u00e7 aft\u00ebsis\u00eb n\u00eb pun\u00eb, jeni edhe djal\u00eb besnik dhe, kur duhet, dini ta ruani sekretin.<\/p>\n<p>Teksa fliste ashtu, natyrisht q\u00eb m\u2019u b\u00eb qejfi, ndaj e pyeta se kush e kishte drejtuar tek un\u00eb, por ai iu shmang p\u00ebrgjigjes. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, koloneli e dinte se isha jetim, beqar, i vet\u00ebm dhe q\u00eb jetoja n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; E \u00e7\u2019lidhje kan\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto holl\u00ebsi, &#8211; ia ktheva, &#8211; me aft\u00ebsit\u00eb e mia! Keni ardhur t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje profesionale, apo jo?<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht, &#8211; m\u00eb tha ai, &#8211; d\u00ebshiroj t\u00eb b\u00ebjm\u00eb s\u00eb bashku nj\u00eb marr\u00ebveshje pune. Para s\u00eb gjithash, ju theksoj se kjo pun\u00eb duhet t\u00eb mbahet e fsheht\u00eb, madje tep\u00ebr e fsheht\u00eb! Dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb arrihet m\u00eb leht\u00eb me nj\u00eb njeri, q\u00eb jeton vet\u00ebm, sesa me nj\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i rrethuar nga pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes.<\/p>\n<p>&#8211; Po qe se ju premtoj, merreni si t\u00eb kryer!<\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebrtet? &#8211; pyeti koloneli e m\u00eb pa me dyshim drejt n\u00eb sy<\/p>\n<p>&#8211; Pra, heshtje e plot\u00eb, para, gjat\u00eb e pas mbarimit t\u00eb punimeve! Nuk dua t\u2019i tregoni e as t\u2019i shkruani kujt asgj\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; S\u00ebr, fjal\u00ebn jua dhash\u00eb dhe pik\u00eb, mbaroi!<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb!<\/p>\n<p>Ai u ngrit papritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, eci shpejt e shpejt n\u00ebp\u00ebr dysheme dhe hapi der\u00ebn e zyr\u00ebs. Ndaloi n\u00eb prag e hodhi syt\u00eb posht\u00eb e lart korridorit, p\u00ebr t\u2019u bindur n\u00ebse atje s\u2019kishte njeri. Pasi i dha nj\u00eb t\u00eb shtytur t\u00eb leht\u00eb der\u00ebs, e mbylli, u kthye af\u00ebr meje dhe m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Tani mund t\u00eb flasim qet\u00eb dhe hapur!<\/p>\n<p>Sjellja e tij e \u00e7uditshme m\u00eb zem\u00ebroi aq shum\u00eb sa po m\u00eb mbarohej durimi.<\/p>\n<p>&#8211; A do t\u00eb ulemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshjen, s\u00ebr, apo jo? &#8211;\u00a0 e ngrita z\u00ebrin. &#8211; Nuk mund t\u00eb humbas m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb me ju!<\/p>\n<p>Si duket, vet\u00eb Zoti m\u00eb ndihmoi t\u00eb thoshja ato fjal\u00eb!<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb ai, pa e zgjatur, m\u00eb ofroi p\u00ebr pun\u00ebn e nj\u00eb nate pes\u00ebdhjet\u00eb guines! Pra, dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se shuma q\u00eb do t\u2019i k\u00ebrkoja, n\u00ebse ai do t\u00eb m\u00eb pyeste!<\/p>\n<p>&#8211; Ju thash\u00eb, shum\u00eb &#8211; shum\u00eb nj\u00eb nat\u00eb pun\u00eb dua prej jush! &#8211; foli koloneli. &#8211; Por puna duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb pa nd\u00ebrprerje! \u00cbsht\u00eb nevoja t\u00eb shikoni me kujdes nj\u00eb pres\u00eb hidraulike, sepse me sa duket nj\u00ebri nga ingranazhet e saj ka dal\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit. Ju pres t\u00eb vini tek un\u00eb sonte nat\u00ebn me trenin e fundit!<\/p>\n<p>&#8211; Ku, pik\u00ebrisht?<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Ejford. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl rreth shtat\u00eb milje nga Redingu. Do t\u2019ju duhet t\u00eb merrni trenin q\u00eb niset nga Londra dhe do t\u00eb mb\u00ebrrini atje rreth or\u00ebs 11.15.\u00a0 N\u00eb at\u00eb koh\u00eb do t\u00eb vij n\u00eb stacion e do t\u2019ju marr me karroc\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Q\u00eb andej sa mban sht\u00ebpia juaj?<\/p>\n<p>&#8211; Oh, ajo \u00ebsht\u00eb larg, n\u00eb fshat. Para se t\u00eb arrijm\u00eb atje, do t\u00eb ket\u00eb r\u00ebn\u00eb mesnata. Pra, do t\u00eb flini n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time.<\/p>\n<p>&#8211; Por, a nuk mund t\u00eb caktojm\u00eb nj\u00eb or\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme? &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Mos harroni se p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb caktova, &#8211; ma ktheu, &#8211; paga \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se vlera e pun\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kryeni! Pastaj, duke qen\u00eb pa familje, s\u2019ka pse t\u00eb nguteni p\u00ebr t\u2019u kthyer. Megjithat\u00eb, n\u00ebse s\u2019keni d\u00ebshir\u00eb t\u00eb punoni, e l\u00ebm\u00eb me kaq dhe po largohem!<\/p>\n<p>I thash\u00eb se nuk nguroja t\u00eb shkoja tek ai dhe nisa ta pyesja m\u00eb holl\u00eb se \u00e7\u2019pun\u00eb do t\u00eb ishte. Rr\u00ebfimi i tij m\u2019u duk i turbullt e disi i \u00e7uditsh\u00ebm. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr gjetjen e nj\u00ebfar\u00eb minerali me vler\u00eb, sidomos p\u00ebr g\u00ebrmime n\u00eb tok\u00ebn e tij, pa u pikasur nga banor\u00ebt p\u00ebrreth. M\u00eb tha se me parat\u00eb q\u00eb do t\u00eb mblidhte nga shitja e mineralit, do t\u00eb blinte toka nga fqinj\u00ebt, para se ata t\u00eb merrnin vesh vler\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb atyre tokave. Ndaj duhej t\u00eb shkoja patjet\u00ebr nat\u00ebn von\u00eb, sepse dit\u00ebn, po t\u00eb shihnin aty nj\u00eb inxhinier, do t\u00eb dyshonin. Dhe, k\u00ebshtu q\u00ebllimi tij do t\u00eb d\u00ebshtonte.<\/p>\n<p>Ai rr\u00ebfim nuk m\u00eb bindi aq shum\u00eb nga ana teknike. E p\u00ebrse sh\u00ebrbente nj\u00eb pres\u00eb hidraulike n\u00eb g\u00ebrmime, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mineral? Ndaj e pyeta dhe ai m\u00eb tha se procesi i fsheht\u00eb i pun\u00ebs do t\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebm me ngjeshjen e mineralit n\u00eb trajt\u00eb briketash. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim do t\u00eb ngarkonte nj\u00eb ortak, i cili do t\u00eb merrej vet\u00eb me at\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb s\u00eb fundi, n\u00eb ikje e sip\u00ebr, ai m\u00eb kujtoi trenin, duke k\u00ebrkuar prap\u00eb nga un\u00eb q\u00eb t\u00eb betohesha p\u00ebr ruajtjen e sekretit.<\/p>\n<p>Tani, kur i sjell nd\u00ebr mend t\u00eb gjitha k\u00ebto, nuk ia fal vetes, q\u00eb s\u2019u tregova i v\u00ebmendsh\u00ebm, p\u00ebr t\u2019i analizuar n\u00eb kok\u00eb disa pika t\u00eb marr\u00ebveshjes. Nj\u00ebra prej tyre ishte paga aq e lart\u00eb. Joshja prej saj, si\u00e7 duket, ma dob\u00ebsoi fuqin\u00eb e arsyetimit!<\/p>\n<p>Hedh\u00ebrli p\u00ebr nj\u00eb hop mori frym\u00eb thell\u00eb dhe vijoi:<\/p>\n<p>&#8211; B\u00ebra ashtu si\u00e7 m\u00eb tha koloneli. N\u00eb Ejford arrita pas or\u00ebs nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb. Stacioni ishte i vog\u00ebl dhe i ndri\u00e7uar dob\u00ebt.\u00a0 Un\u00eb isha i vetmi udh\u00ebtar, q\u00eb zbriti nga treni. Koloneli ishte atje, duke m\u00eb pritur. Sa m\u00eb pa, eci drejt meje, m\u00eb kapi p\u00ebr krahu, pastaj s\u00eb bashku u ul\u00ebm n\u00eb t\u00eb vetmen ndenj\u00ebse, q\u00eb kishte kaloshini, e ai i b\u00ebri shenj\u00eb karrocierit t\u00eb nisej. Dhe karroca b\u00ebri p\u00ebrpara me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb kal\u00eb ishte mbrehur n\u00eb karroc\u00eb? &#8211; pyeti Holmesi.<\/p>\n<p>&#8211; Po. Vet\u00ebm nj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Si dukej n\u00eb vrap e sip\u00ebr?<\/p>\n<p>&#8211; I fresk\u00ebt e mjaft i shkath\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211; Ju kuptova! Vazhdoni, ju lutem!<\/p>\n<p>&#8211; Udh\u00ebtimi zgjati rreth nj\u00eb or\u00eb. Koloneli m\u00eb pati th\u00ebn\u00eb se rruga ishte rreth nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb kilometra, por mua m\u2019u duk m\u00eb e gjat\u00eb. Udh\u00ebs ai nuk bisedoi me mua. Madje asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme nuk tha. Dhe, nd\u00ebrsa un\u00eb orvatesha t\u00eb hetoja rrug\u00ebn, ai m\u00eb v\u00ebshtronte v\u00ebng\u00ebr. Dritaret qen\u00eb t\u00eb veshura me brym\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, s\u2019munda t\u00eb v\u00ebreja gj\u00eb. N\u00ebp\u00ebr at\u00eb shteg fshati, u tund\u00ebm e u shkund\u00ebm dhe un\u00eb u lodha shum\u00eb. M\u00eb s\u00eb fundi, karroca u kthye tek nj\u00eb udh\u00eb e qet\u00eb e shtruar me zhavor dhe ndaloi. Koloneli zbriti i pari, m\u00eb zgjati dor\u00ebn e m\u00eb shoq\u00ebroi p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, aq shpejt, sa s\u2019munda t\u00eb shikoja mir\u00eb as vendin rreth e rrotull. D\u00ebgjova zhurm\u00ebn e kaloshinit tek largohej, nd\u00ebrsa ra nj\u00eb heshtje e thell\u00eb.<\/p>\n<p>\u2026Brenda n\u00eb sht\u00ebpi qe err\u00ebsir\u00eb e plot\u00eb. Koloneli po rrekej kuturu t\u00eb gjente qirinjt\u00eb, kur papritur, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb hollit u hap nj\u00eb der\u00eb. U duk nj\u00eb grua me fener n\u00eb dor\u00eb, q\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb shihte, duke pyetur p\u00ebr di\u00e7ka n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj. Koloneli i ktheu p\u00ebrgjigje sakaq, shkoi af\u00ebr saj, i mori fenerin, pastaj e shtyu at\u00eb brenda nj\u00eb dhome, nd\u00ebrsa mua m\u00eb priu tek nj\u00eb tjet\u00ebr, m\u00eb tha ta prisja atje, doli jasht\u00eb dhe t\u00ebrhoqi der\u00ebn.<\/p>\n<p>Tek dhoma pash\u00eb nj\u00eb piano dhe libra n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane. Vajta pran\u00eb dritares me shpres\u00eb q\u00eb t\u2019i hidhja nj\u00eb shikim t\u00eb shpejt\u00eb fshatit, por kanatat e mb\u00ebrthyera pengonin \u00e7do pamje. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb tik-takut t\u00eb or\u00ebs n\u00eb holl, n\u00eb sht\u00ebpi mbret\u00ebronte nj\u00eb heshtje vdekjeje. Ndihesha i pafuqish\u00ebm n\u00ebn pesh\u00ebn e ankthit.<\/p>\n<p>Befas hyri tek isha nj\u00eb grua e hijshme. Megjith\u00ebse dukej e trembur, ajo me nj\u00eb anglishte t\u00eb \u00e7al\u00eb m\u00eb foli me mir\u00ebsjellje e me pak z\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Duhet t\u00eb ikni k\u00ebtej menj\u00ebher\u00eb! Ju lutem, duhet t\u00eb ikni sa m\u00eb shpejt! Mos rrini m\u00eb k\u00ebtu!<\/p>\n<p>&#8211; Por un\u00eb duhet t\u00eb kryej pun\u00ebn q\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr! &#8211; ia ktheva.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, jo! B\u00ebni mir\u00eb t\u00eb ikni! Ja, dera \u00ebsht\u00eb e hapur!<\/p>\n<p>Kur m\u00eb pa q\u00eb buz\u00ebqesha, e humbi befas qet\u00ebsin\u00eb<\/p>\n<p>&#8211; Ju lutem! &#8211; p\u00ebshp\u00ebriti me d\u00ebshp\u00ebrim. &#8211; P\u00ebr hir t\u00eb Zotit, largohuni nga kjo sht\u00ebpi para se t\u00eb jet\u00eb von\u00eb!<\/p>\n<p>Kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb lodhsh\u00ebm dhe s\u2019isha shp\u00ebrblyer ende. N\u00eb ato minuta ajo m\u2019u duk pak si e met\u00eb, ndaj nuk buz\u00ebqesha m\u00eb.<\/p>\n<p>Gruaja vazhdoi t\u00eb ngulte k\u00ebmb\u00eb n\u00eb t\u00eb saj\u00ebn, por sapo u d\u00ebgjuan hapa n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb, u zhduk n\u00eb \u00e7ast.<\/p>\n<p>Pas nja dy &#8211; tri minutash, koloneli Stark erdhi aty s\u00eb bashku me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb b\u00ebsh\u00ebm e me mjek\u00ebr t\u00eb dendur. Qenk\u00ebsh sekretari e kujdestari i tij dhe thirrej mister Ferguson.<\/p>\n<p>Koloneli si m\u00eb hodhi nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb dyshimt\u00eb, tha:<\/p>\n<p>&#8211; Me sa m\u00eb kujtohet, kur dola der\u00ebn s\u2019e lash\u00eb t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>&#8211; E hapa un\u00eb, sepse po m\u00eb merrej fryma! &#8211; iu p\u00ebrgjigja.<\/p>\n<p>Edhe pse m\u00eb pa s\u00ebrish me dyshim, foli:<\/p>\n<p>&#8211; Ejani pas meje t\u00eb shihni makin\u00ebn!<\/p>\n<p>Un\u00eb k\u00ebrkova t\u00eb merrja kapelen, por ai m\u00eb b\u00ebri shenj\u00eb ta lija aty. Makina ndodhej n\u00eb katin e dyt\u00eb. Pyeta veten i \u00e7uditur se p\u00ebrse nj\u00eb makin\u00eb mineralesh mbahej brenda n\u00eb sht\u00ebpi! Pasi u ngjit\u00ebm lart, koloneli m\u00eb drejtoi tek nj\u00eb kthin\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb trajt\u00eb katrori, q\u00eb mezi na nxinte t\u00eb dyve, kurse Fergusoni mbeti jasht\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Tani ndodhemi brenda pres\u00ebs hidraulike! &#8211; m\u00eb tha koloneli. &#8211; \u00c7\u2019ka shihet sip\u00ebr nesh, s\u2019\u00ebsht\u00eb tavan i zakonsh\u00ebm, por pllak\u00eb metalike, q\u00eb zbret me fuqi disa ton\u00ebshe n\u00eb dyshemen\u00eb prej \u00e7eliku. Makina nuk e di se \u00e7\u2019ka q\u00eb s\u2019l\u00ebviz aq shpejt si m\u00eb par\u00eb. A mund t\u00eb riparohet?<\/p>\n<p>I hodha nj\u00eb sy dhe zbulova \u00e7\u2019kishte. Mund ta ndreqja fare leht\u00eb dhe i shpjegova m\u00ebnyr\u00ebn se si. Megjithat\u00eb, kuptova se t\u00ebr\u00eb historia e pres\u00ebs p\u00ebr shtypje mineralesh, s\u2019qe gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se mashtrim! P\u00ebr at\u00eb pun\u00eb makina ishte tejet e fuqishme. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00ebp\u00ebr dyshemen\u00eb prej \u00e7eliku nuk vura re asnj\u00eb cop\u00ebz dheu! Me fener n\u00eb dor\u00eb pikasa tjet\u00ebr gj\u00eb, shndritje grimcash argjendi!<\/p>\n<p>Papritur, koloneli q\u00eb kishte arritur t\u00eb ma hidhte, b\u00ebri hije sip\u00ebr meje.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb b\u00ebni ju k\u00ebtu!? &#8211; i b\u00ebrtita. Isha i zem\u00ebruar aq tep\u00ebr me at\u00eb saq\u00eb, \u00a0\u00a0pa u menduar mir\u00eb, i thash\u00eb: &#8211; N\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb m\u00eb kishit th\u00ebn\u00eb qysh n\u00eb nisje p\u00ebrse e p\u00ebrdorni n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb, s\u2019do t\u00eb vija, por do t\u00eb isha marr\u00eb me nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr!<\/p>\n<p>Kaq u desh. Befas ai mori pamjen e nj\u00eb bishe.<\/p>\n<p>&#8211; Shum\u00eb bukur! &#8211; tha. &#8211; Tani do t\u00eb shoh\u00ebsh p\u00ebrse p\u00ebrdoret e sesi punon makina! &#8211; Eci praptasi me t\u00eb shpejt\u00eb dhe doli jasht\u00eb,\u00a0 p\u00ebrplasi der\u00ebn dhe e mbylli me ky\u00e7. U turra drejt saj, t\u00ebrhoqa dorez\u00ebn, e godita me shkelma, e shtyva\u00a0 me sa munda dhe thirra me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Kuptova se isha kapur n\u00eb grack\u00eb! M\u00eb ngriu gjaku, kur d\u00ebgjova nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb njohur, k\u00ebrk\u00ebllim\u00eb levash e zinxhir\u00ebsh. Ai e kishte ndezur makin\u00ebn! U hodha me t\u00ebr\u00eb fuqit\u00eb e mia kund\u00ebr der\u00ebs duke b\u00ebrtitur p\u00ebr ndihm\u00eb. Presa e r\u00ebnd\u00eb, duke k\u00ebrk\u00ebllyer po afrohej. M\u00eb zuri tmerri, kur mendova se do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte pet\u00eb brenda disa sekondash. P\u00ebr nj\u00eb hop midis dy d\u00ebrrasave t\u00eb murit pikasa nj\u00eb drit\u00ebz t\u00eb verdh\u00eb. U p\u00ebrplasa mbi to me t\u00ebr\u00eb trupin tim tejet t\u00eb tendosur. I theva rr\u00ebmbyesh\u00ebm, dola dhe u rr\u00ebzova jasht\u00eb dhom\u00ebs n\u00eb krahun tjet\u00ebr, para se presa t\u00eb m\u00eb hiqte nga faqja e dheut. Tek dergjesha i shtrir\u00eb duke marr\u00eb frym\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi, u shfaq pran\u00eb meje zonja e hijshme. Ajo m\u00eb kapi prej m\u00ebnge dhe thirri:<\/p>\n<p>&#8211; Ikni shpejt, sepse po ta marrin vesh ata se s\u2019keni p\u00ebsuar gj\u00eb, do t\u00eb nisin t\u2019ju k\u00ebrkojn\u00eb. Po u rat\u00eb nd\u00ebr duar, do t\u2019ju vrasin pa m\u00ebshir\u00eb!<\/p>\n<p>Pasi u ngrita, u larguam t\u00eb dy me vrap. Ajo m\u00eb \u00e7oi te nj\u00eb\u00a0 dritare e hapur.<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb pak e lart\u00eb, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; por ju mund t\u00eb hidheni pa rrezik prej saj.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7astet kur po mbahesha me duar n\u00eb parvazin e dritares me k\u00ebmb\u00ebt jasht\u00eb, mb\u00ebrriti si i t\u00ebrbuar koloneli. Gruaja u orvat ta shtynte mbrapsht, duke thirrur n\u00eb anglisht:<\/p>\n<p>&#8211; Fric! Fric! Ti m\u00eb dhe fjal\u00ebn se nuk do t\u00eb vrisje m\u00eb asnj\u00eb tjet\u00ebr!<\/p>\n<p>Do t\u00eb isha hedhur me koh\u00eb e do t\u00eb ikja me vrap, por doja t\u00eb sigurohesha, n\u00ebse ai vras\u00ebs nuk do ta nd\u00ebshkonte gruan zem\u00ebrbardh\u00eb. I varur n\u00eb dritare, mendova t\u00eb kthehesha p\u00ebr ta mbrojtur.<\/p>\n<p>&#8211; Na more m\u00eb qaf\u00eb, Eliz\u00eb! &#8211; klithi Lisarku. &#8211; Ai pa shum\u00eb gj\u00ebra\u00a0 n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb!<\/p>\n<p>Para se t\u00eb merrja vesh se \u00e7\u2019po ndodhte, koloneli e shtyu gruan tutje, u qas n\u00eb dritare dhe m\u00eb goditi nuk di me \u00e7\u2019mjet t\u00eb mpreht\u00eb. Ndjeva nj\u00eb dhimbje aq ther\u00ebse, sa s\u2019munda t\u00eb mbahesha m\u00eb.\u00a0 Rash\u00eb n\u00eb kopsht e q\u00eb atje brofa e ia dhash\u00eb vrapit me sa m\u00eb hanin k\u00ebmb\u00ebt, pa ndaluar askund, Nd\u00ebrkoh\u00eb d\u00ebgjoja ul\u00ebrim\u00ebn e tij prej kafshe. M\u2019u duk se s\u2019isha larguar aq shum\u00eb, kur befas nisa t\u00eb trullosem. Pata p\u00ebrshtypjen se po m\u00eb binte t\u00eb fik\u00ebt. Tek preka njer\u00ebn dor\u00eb, vura re se mungonte nj\u00eb gisht. Nxora shamin\u00eb dhe e lidha plag\u00ebn fort. D\u00ebgjova nj\u00eb zhukatje n\u00ebp\u00ebr vesh, pastaj s\u2019di se si humba ndjenjat midis tr\u00ebndafilave.<\/p>\n<p>\u2026Kur u p\u00ebrmenda, u habita tek hodha syt\u00eb p\u00ebrqark. N\u00eb vend t\u00eb kopshtit me tr\u00ebndafila t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb isha shtrir\u00eb buz\u00eb rrug\u00ebs kryesore. N\u00eb \u00e7astin kur u rr\u00ebzova nga dritarja, ishte nat\u00eb me h\u00ebn\u00eb t\u00eb plot\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb ecje e sip\u00ebr qielli zbardhte si n\u00eb agim. Prej andej, pas disa kilometrash, do t\u00eb mb\u00ebrrija n\u00eb stacionin e trenit t\u00eb Ejfordit. As tani s\u2019e marr dot me mend si qe e mundur, pa ditur drejtimin, t\u00eb udh\u00ebtoja n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb aq t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb stacion mezi q\u00ebndroja m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Ecja \u00e7al\u00eb &#8211; \u00e7al\u00eb. Kur pyeta shefin e stacionit n\u00eb e njihte kolonel Lisand\u00ebr Starkun, m\u00eb tha se nuk e kishte d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb at\u00eb em\u00ebr. Un\u00eb, aty p\u00ebr aty, k\u00ebrkova t\u00eb dija se ku ishte policia e rajonit. M\u00eb than\u00eb se ndodhej tri milje larg. S\u2019isha n\u00eb gjendje t\u00eb shkoja gjer atje, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb ato minuta treni i kthimit po mb\u00ebrrinte n\u00eb stacion. I \u00e7liruar nga ankthi, mora udh\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Lond\u00ebr. T\u00eb tjerat zot\u00ebrinj, i dini vet\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs s\u00eb atij tregimi, un\u00eb me Holmesin d\u00ebgjonim n\u00eb heshtje. Sa histori v\u00ebrtet e \u00e7uditshme, e eg\u00ebr dhe e dhimb\u00ebshme!<\/p>\n<p>Nuk vonoi e Holmesi u ngrit dhe mori dosjen me lajme p\u00ebr krime, t\u00eb prera nga gazetat.<\/p>\n<p>&#8211; Kjo k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb mjaft me interes p\u00ebr ju, sepse ngjan me ndodhin\u00eb e asaj nate, q\u00eb u botua vitin q\u00eb shkoi, pothuaj n\u00eb t\u00eb gjitha gazetat. D\u00ebgjoni \u00e7far\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb dat\u00ebn 9 t\u00eb k\u00ebtij muaji, inxhinieri hidraulik mister Xheremi Hejling, me mosh\u00eb 26 vje\u00e7, ka humbur pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. \u00cbsht\u00eb larguar nga sht\u00ebpia rreth or\u00ebs dhjet\u00eb t\u00eb nat\u00ebs. Deri tani s\u2019ka asnj\u00eb lajm t\u00eb ri. Qe veshur \u2026.\u201d<\/em><\/p>\n<p>&#8211; Pra si\u00e7 merret vesh, nat\u00ebn von\u00eb koloneli kishte nevoj\u00eb s\u00ebrish t\u00eb riparonte pres\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; O Zot! &#8211; thirri Hedh\u00ebrli. &#8211; Qenka manjak p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb njer\u00ebz! Ndaj dhe i ulurinte gruaja atij.<\/p>\n<p>&#8211; Po! &#8211; tha Holmesi. &#8211;\u00a0 Ky kolonel dinak \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i krisur, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb gjurm\u00ebt e krimit, t\u00eb gjith\u00eb ata, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb, n\u00eb fund i vret pa m\u00ebshir\u00eb. Tani t\u00eb mos humbasim asnj\u00eb minut\u00eb! T\u00eb vemi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb polici!<\/p>\n<p>Tri or\u00eb m\u00eb von\u00eb nj\u00eb grup prej pes\u00eb vet\u00ebsh mori trenin p\u00ebr n\u00eb Ejford. Ai p\u00ebrb\u00ebhej nga Sherlok Holmesi, inxhinieri, inspektori i policis\u00eb n\u00eb Bredstrit, nj\u00eb detektiv dhe un\u00eb. N\u00eb udh\u00eb e sip\u00ebr inspektorit s\u2019iu prit. Hapi hart\u00ebn e zon\u00ebs s\u00eb Ejfordit dhe nisi ta shqyrtonte lart e posht\u00eb. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit vizatoi nj\u00eb rreth, nd\u00ebrsa dhjet\u00eb milje larg saj &#8211; edhe nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. &#8211; Ju that\u00eb, &#8211; iu drejtua ai Hedh\u00ebrlit,- se udh\u00ebtimi me karroc\u00eb zgjati nj\u00eb or\u00eb. Pra, na duhet t\u00eb p\u00ebrshkojm\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb qysh m\u00eb par\u00eb se ku duhet t\u00eb v\u00ebshgojm\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebtu n\u00eb qend\u00ebr! &#8211; tha Holemesi qet\u00ebsisht.<\/p>\n<p>&#8211; S\u2019ka kuptim kjo q\u00eb thoni! &#8211; ia ktheu Bretstriti. &#8211; Qendra \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pik\u00eb orientimi. Un\u00eb mendoj\u00a0 se koloneli banon\u00a0 n\u00eb jug, tek vendi \u00ebsht\u00eb i shkret\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, n\u00eb lindje! &#8211; tha Hedh\u00ebrli.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb per\u00ebndim! &#8211; ia priti detektivi. &#8211; Atje ndodhet nj\u00eb fshat i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb veri, &#8211; shtova un\u00eb, &#8211; meqen\u00ebse vendi \u00ebsht\u00eb fushor. Sipas inxhinierit, karroca nxitonte leht\u00ebsisht gjat\u00eb nj\u00eb rruge t\u00eb shesht\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb gjith\u00eb gaboni! K\u00ebtu do t\u00eb ndalemi! &#8211; u hodh e tha Holmesi, duke treguar mbi hart\u00eb me gishtin tregues qytetin Ejford.<\/p>\n<p>&#8211; Po at\u00ebher\u00eb pse u b\u00eb udh\u00ebtimi prej dymb\u00ebdhjet\u00eb miljesh? &#8211; pyeti Hedh\u00ebrli i habitur.<\/p>\n<p>&#8211; Gjasht\u00eb para e gjasht\u00eb n\u00eb kthim ishin gjith\u00ebsejt. Koloneli ju ka hutuar. Ju that\u00eb se kali ishte i fresk\u00ebt dhe e t\u00ebrhiqte karroc\u00ebn me shkatht\u00ebsi. E pamundur t\u00eb ndodhte ashtu, kur kalit, pas dymb\u00ebdhjet\u00eb miljesh drejt stacionit, do t\u2018i duhej\u00a0 t\u00eb merrte menj\u00ebher\u00eb rrug\u00ebn e kthimit.<\/p>\n<p>&#8211; Koloneli\u00a0 s\u2019\u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb bandit dinak! &#8211; tha dedektivi.<\/p>\n<p>&#8211; Po! &#8211;\u00a0 ia ktheu Holmesi. &#8211; Dhe vepra e tij isht\u00eb fare e qart\u00eb: Ai sajon\u00a0 monedha me metale t\u00eb p\u00ebrdorura, duke i shtypur me pres\u00ebn hidraulike.<\/p>\n<p>&#8211; Pra, qenka fallsifikator! &#8211; thirra un\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Kemi koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb zbulojm\u00eb nj\u00eb band\u00eb fallsifikator\u00ebsh t\u00eb shkath\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb hedhur n\u00eb qarkullim me mij\u00ebra monedha fallso! &#8211; tha inspektori. &#8211; M\u00eb n\u00eb fund, po bien n\u00eb duart tona!<\/p>\n<p>Por inspektorit nuk do t\u2019i jepej kjo mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kur treni\u00a0 hyri n\u00eb Ejford, pam\u00eb nj\u00eb re t\u00eb dendur tymi, q\u00eb \u00e7ohej lart pas nj\u00eb grumbulli pem\u00ebsh.<\/p>\n<p>&#8211; Mos po digjet ndonj\u00eb sht\u00ebpi? &#8211; pyeti Bredstriti.<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu duket! &#8211; tha shefi i stacionit. &#8211; Zjarri ka r\u00ebn\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs. Askush nuk e diktoi n\u00eb koh\u00eb. Flak\u00ebt tani kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; E kujt\u00a0 \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia?<\/p>\n<p>&#8211; E\u00a0 dr. Be\u00e7erit.<\/p>\n<p>&#8211; Mos \u00ebsht\u00eb gjerman ai? &#8211; pyeti Hedh\u00ebrli. &#8211; Nj\u00eb burr\u00eb me shtat t\u00eb holl\u00eb,\u00a0 me hund\u00eb e mjek\u00ebr me maj\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Aspak! &#8211; ia ktheu duke qeshur shefi. &#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb anglez i shkurt\u00ebr e barkmadh, krejt ndryshe nga\u00a0 miku i vet.<\/p>\n<p>Nxituam drejt sht\u00ebpis\u00eb, q\u00eb po digjej. Flak\u00ebt kishin shp\u00ebrthyer edhe jasht\u00eb dyerve e dritareve, nd\u00ebrsa tri pompa zjarrfik\u00ebse m\u00eb kot hidhnin uj\u00eb posht\u00eb e lart.<\/p>\n<p>&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb vendi! &#8211; thirri Hedh\u00ebrli. &#8211; Ja oborri i shtruar me zhavor e porta n\u00eb ball\u00eb. Ja dritarja e kopshti me tr\u00ebndafila!<\/p>\n<p>&#8211; Shum\u00eb bukur! &#8211; thirri Holmesi. &#8211; Tashm\u00eb pak a shum\u00eb ia treguat qejfin! Makina e puna e tyre e mbrapsht\u00eb mor\u00ebn fund nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Pra, zjarri u shkaktua nga feneri, q\u00eb lat\u00eb n\u00eb kthin\u00eb n\u00eb sekond\u00ebn e fundit, si edhe nga presa, kur u p\u00ebrplas n\u00eb dysheme. Nd\u00ebrsa ata po ju ndiqnin p\u00ebr t\u2019ju kapur, muret e drunjta u p\u00ebrfshin\u00eb nga flak\u00ebt. Pra, kur v\u00ebrejt\u00ebn se sht\u00ebpia qe rr\u00ebmbyer prej flak\u00ebve, ishte tep\u00ebr von\u00eb. Mendoj se k\u00ebrkimi i tyre tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb. Kushedi se ku jan\u00eb arratisur.<\/p>\n<p>Holmesi, si zakonisht, kishte t\u00eb drejt\u00eb. Qysh at\u00ebher\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb marr\u00eb vesh asgj\u00eb, as p\u00ebr gruan e hijshme e as p\u00ebr kolonelin e rreziksh\u00ebm dhe mikun e tij topolak. Me gjith\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e rralla, Sherloku i famsh\u00ebm nuk qe n\u00eb gjendje t\u00eb thoshte qoft\u00eb edhe nj\u00eb fjal\u00eb se ata t\u00eb tre mund ta\u00a0 kishin thyer qaf\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Pra, kjo dram\u00eb u mbyll me kaq! &#8211; tha inxhinieri i ri, nd\u00ebrsa po ktheheshim me tren p\u00ebr n\u00eb Lond\u00ebr. &#8211; P\u00ebr mua e gjith\u00eb ajo q\u00eb ndodhi ishte aq e papritur. P\u00ebrve\u00e7 gishtit, humba edhe pes\u00ebdhjet\u00eb guines.<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu, ashtu, ve\u00e7 fituat di\u00e7ka t\u00eb pa\u00e7mueshme, &#8211; ia priti Holmesi, duke buz\u00ebqeshur. &#8211; Jo vet\u00ebm q\u00eb mbet\u00ebt gjall\u00eb, por\u00a0 jetuat edhe nj\u00eb nga historit\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme e plot me aventura t\u00eb befasishme, q\u00eb do t\u2018jua tregoni\u00a0 t\u00eb tjer\u00ebve!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ARTHUR CONAN DOYLE -Tregim-\u00a0\u00a0 P\u00ebrktheu: Agim Xh. Deshnica\u00a0 Nga t\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjet me fam\u00eb t\u00eb Sherlok Holmesit, vet\u00ebm dy e t\u00ebrhoq\u00ebn m\u00eb fort vemendjen e tij. Nj\u00ebra prej tyre qe \u00e7\u00ebshtja e gishtit t\u00eb mister Hedh\u00ebrlit. Ishte qershor i vitit 1889.\u00a0 At\u00ebher\u00eb sapo isha martuar dhe pata nisur\u00a0 t\u00eb ushtroja prap\u00eb detyr\u00ebn e mjekut. Pacient timin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":72902,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-73105","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73105"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73105\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72902"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}