{"id":73274,"date":"2024-03-07T17:03:23","date_gmt":"2024-03-07T17:03:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73274"},"modified":"2024-03-07T17:03:23","modified_gmt":"2024-03-07T17:03:23","slug":"shqiptaret-mes-dijes-meritokracise-dhe-frikes-ndaj-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/07\/shqiptaret-mes-dijes-meritokracise-dhe-frikes-ndaj-tyre\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt mes dijes, meritokracis\u00eb dhe frik\u00ebs ndaj tyre"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pranvera SHEHAJ<\/strong><\/p>\n<p>Sa her\u00eb kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb reflektoj heshturazi dhe vet\u00ebm p\u00ebrmes letr\u00ebs mbi virtyte a vese t\u00eb ndryshme q\u00eb portretizojn\u00eb origjin\u00ebn time, shoq\u00ebrin\u00eb dhe vendin nga vij, p\u00ebrher\u00eb mbetem peng i paradokseve emocionale, psikologjike e karakteriale q\u00eb p\u00ebrveshin identitetin ton\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb m\u00eb ndodh sot, nd\u00ebrsa mendoj mbi raportin e shqiptar\u00ebve me dijen. Dija, men\u00e7uria ose urt\u00ebsia intelektuale si\u00e7 e quaj un\u00eb, \u00ebsht\u00eb lart\u00ebsim i vyer i kuptimit t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb. Ajo laton magjikisht karakterin e njeriut p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb. Dija e b\u00ebn t\u00eb mirin, t\u00eb p\u00ebrsosur, e t\u00eb keqin, jo mjaftuesh\u00ebm t\u00eb mir\u00eb. Dija, men\u00e7uria dhe etja e saj p\u00ebr t\u2019u rritur vazhdimisht brenda nesh, derisa t\u00eb kemi frym\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb prej s\u00eb lartmi do thoja, referuar edhe besimit fetar tek i cili gjej paqen.<\/p>\n<p>Dija \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtim nga mediokriteti, imunizim i p\u00ebrjetsh\u00ebm nga lig\u00ebsia dhe premis\u00eb e padiskutueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga vetja p\u00ebr veten, p\u00ebr brezin nga i cili vijm\u00eb e p\u00ebr brezin q\u00eb do t\u00eb l\u00ebm\u00eb pas. I referohem gjithmon\u00eb asaj kuptimplot\u00ebs, dijes q\u00eb nuk mund t\u00eb rritet e t\u00eb b\u00ebhet e dukshme pa durimin, vullnetin, koh\u00ebn e gjat\u00eb, sakrificat p\u00ebrtej t\u00eb zakonshmes, dhe munges\u00ebs s\u00eb vet\u00ebdijes se di mjaftuesh\u00ebm. Fatmir\u00ebsisht e fatkeq\u00ebsisht dija t\u00eb p\u00ebrfshin vet\u00ebm indirekt, ajo i jep form\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur qenies t\u00ebnde n\u00eb raport me veten e me k\u00ebdo q\u00eb t\u00eb rrethon, por n\u00eb dukje ajo \u00ebsht\u00eb e ashp\u00ebr, aq e ashp\u00ebr sa i vesh t\u00eb diturit me pasigurin\u00eb se nuk din\u00eb mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kur dija nuk gjen hapur der\u00ebn e meritokracis\u00eb, ajo vret. E \u00e7uditshme, por po, dija, \u00e7aste-\u00e7aste, edhe vret. Ashtu si dija i ngjan nj\u00eb uragani q\u00eb nuk i tutet asgj\u00ebje me kushtin e vet\u00ebm t\u00eb meritokracis\u00eb, ajo izolohet, mbytet dhe heshtet n\u00eb munges\u00eb t\u00eb saj. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb meritokracis\u00eb, dija dhe njer\u00ebzit e ditur zgjedhin nj\u00eb nga tri rrug\u00eb: izolohen n\u00eb vetmin\u00eb e tyre, bien viktima t\u00eb mediokritetit dhe ndalojn\u00eb s\u00eb rrituri, ose arratisen n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb meritokracis\u00eb. T\u00eb treja k\u00ebto rrug\u00eb ma kujtojn\u00eb vendin tim, dhe raportin e shqiptar\u00ebve me dijen. Fati, po aq sa zgjedhja jon\u00eb e deshi q\u00eb ne t\u00eb jemi t\u00eb njollosur e t\u00eb d\u00ebnuar ta kujtojm\u00eb veten si t\u00eb till\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdhosjen, shkelmimin, padrejt\u00ebsin\u00eb e m\u00ebkatin q\u00eb b\u00ebm\u00eb ndaj mendjeve t\u00eb ndritura t\u00eb vendit ton\u00eb p\u00ebr disa dekada.<\/p>\n<p>M\u00eb para e m\u00eb pas asaj err\u00ebsire, historia na ka v\u00ebrtetuar se Shqip\u00ebria i do t\u00eb diturit, por deri n\u00eb kufirin e p\u00ebrcaktuar nga nj\u00eb ves i vrazhd\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb: frika ndaj t\u00eb diturve. N\u00ebse hedh syt\u00eb pas n\u00eb koh\u00eb, pa dashur t\u00eb p\u00ebrmend asnj\u00eb mendje t\u00eb men\u00e7ur p\u00ebr t\u00eb mos harruar nj\u00eb tjet\u00ebr, Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt, t\u00eb diturit i duan t\u2018i p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb, thuajse si simbole t\u00eb krenaris\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbushin egon e t\u00eb qenurit shqiptar. I duan t\u00eb thon\u00eb se ai, ajo, ata t\u00eb men\u00e7ur q\u00eb diku n\u00eb bot\u00eb b\u00ebn\u00eb di\u00e7ka, jan\u00eb shqiptar\u00eb. Shqiptar\u00eb q\u00eb duhen mbajtur larg Shqip\u00ebris\u00eb, si thesare t\u00eb \u00e7muara t\u00eb vitrin\u00ebs p\u00ebr syt\u00eb e bot\u00ebs, si p\u00ebrkat\u00ebsi e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb vendimmarrjen dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta lart\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk ia dha kurr\u00eb t\u00eb diturve, nuk ia dor\u00ebzoi kurr\u00eb dijes, n\u00eb kuptimin e plot\u00eb dhe absolut t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ne jemi nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb manifestojm\u00eb nj\u00eb stepje a frik\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme ndaj dijes, t\u00eb diturve, intelektual\u00ebve e t\u00eb men\u00e7urve (shmang p\u00ebrdorimin e termit \u00b4inteligjent\u00b4 sepse m\u00eb duket viral, i keqp\u00ebrdorur dhe i marr\u00eb me dhun\u00eb nga kushdo q\u00eb i mbush mendjen vetes se e ka nj\u00eb form\u00eb inteligjence a nj\u00eb tjet\u00ebr). Duke besuar se ne vuajm\u00eb masivisht nga ajo q\u00eb n\u00eb terma psikologjik\u00eb n\u00eb anglisht do t\u00eb quhej \u201cthe lazy ambitious\u201d (dembeli ambicioz), p\u00ebrballja me dik\u00eb m\u00eb t\u00eb ditur se ne na ndez nj\u00eb zjarr konkurrues, na jep nj\u00eb energji q\u00eb zor se gjej ku e kishim mbartur m\u00eb par\u00eb, dhe na mbush me besimin se s\u2018na duhet as mendja, as koha, as rrug\u00ebtimi i tij p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ai, qoft\u00eb materialisht, qoft\u00eb n\u00eb pozit\u00eb shoq\u00ebrore. Ne nuk e dim\u00eb se dukemi kaq patetik\u00eb kur ndaj t\u00eb diturve nuk menaxhojm\u00eb dot zjarrin e konkurrenc\u00ebs q\u00eb buron pik\u00ebrisht nga mungesa e mjaftueshme e dijes.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kaluar nga rrafshi social tek ai socio-politik, do t\u00eb ndalesha tek nje tjet\u00ebr ves i yni q\u00eb i shpall luft\u00eb dijes dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb lavdishme q\u00eb sjell ajo p\u00ebr nj\u00eb komb: hipokrizia. Meritokracia, &#8211; dera q\u00eb zbulon frutin e dijes, ajo pa t\u00eb cil\u00ebn dija mbetet vet\u00ebm p\u00ebrkat\u00ebsi individuale dhe nuk vendoset dot n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb nj\u00eb kombi m\u00eb t\u00eb ndritur, &#8211; \u00ebsht\u00eb koncept kaq intrigues dhe t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrqafuar teorikisht, por po kaq i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2018u p\u00ebrvet\u00ebsuar realisht nga ne shqiptar\u00ebt. Kjo na b\u00ebn hipokrit\u00eb, nj\u00eb hipokrizi q\u00eb ndri\u00e7ohet sa her\u00eb q\u00eb propaganda jon\u00eb se kemi m\u00ebsuar mjaftuesh\u00ebm nga bota e zhvilluar p\u00ebr t\u2019u mb\u00ebshtetur vet\u00ebm n\u00eb meritokraci, p\u00ebrleshet me patologjin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u2018i gjetur an\u00ebn, mikun apo rast\u00ebsisht fatin p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb ambicie ton\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo hipokrizi \u00ebsht\u00eb kaq fatale kur manifestohet n\u00eb rrafshin politik, sepse aty vendimmarrja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese e fatit t\u00eb kombit. Politika, ashtu si vet\u00eb shoq\u00ebria ka mbetur hipokrite n\u00eb raportin me meritokracin\u00eb, e keqardhje \u00ebsht\u00eb n\u00ebse edhe brezat e rinj, t\u00eb mbrujtur n\u00eb terrenin shqiptar, a t\u00eb brumosur n\u00eb shoq\u00ebri ku meritokracia v\u00ebshtir\u00eb se negociohet, mbeten hipokrit\u00eb. M\u00eb venitet shpresa, sa her\u00eb kam ndjer\u00eb, kam par\u00eb e shoh se edhe brezi im, bashk\u00eb me ata mbase m\u00eb t\u00eb rritur a m\u00eb t\u00eb rinj se un\u00eb, trash\u00ebgon nj\u00eb ndjenj\u00eb hipokrizie ndaj meritokracis\u00eb, her\u00eb t\u00eb theksuar e her\u00eb t\u00eb moderuar, her\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme e her\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme, por gjithsesi t\u00eb manifestuar n\u00eb preferenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mirin, por jo p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mirin, n\u00eb lart\u00ebsimin e t\u00eb men\u00e7urit, por jo m\u00eb t\u00eb men\u00e7urit, n\u00eb hij\u00ebzimin e intelektit absolut dhe n\u00eb drit\u00ebzimin e intelektit t\u00eb moderuar t\u00eb miksuar me disa lidhje si ato q\u00eb ne shqiptar\u00ebt dim\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsosh meritokracin\u00eb, ta konsiderosh at\u00eb busull t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00ebnd dhe t\u00eb mos shkel\u00ebsh mbi parimin e betimit p\u00ebr t\u00eb as kur planet, pozita, statusi dhe \u00ebndrrat e tua c\u00ebnohen, k\u00ebrkon vigjilenc\u00eb, besim n\u00eb vetvete, aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb njohur limitet e tua, munges\u00eb t\u00eb theksuar hipokrizie, nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb drejt\u00ebsie, respekt p\u00ebr veten, dhembshuri p\u00ebr vendin dhe madh\u00ebshti njer\u00ebzore. B\u00ebjm\u00eb mir\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se e drejta p\u00ebr t\u00eb gjykuar padrejt\u00ebsit\u00eb e t\u00eb shkuar\u00ebs na lind kur t\u00eb jemi ngritur mbi vog\u00eblsin\u00eb e ambicies, e kur ta dim\u00eb se reflektojm\u00eb past\u00ebrti absolute dhe dinjitet n\u00eb raport me dijen dhe meritokracin\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb jemi t\u00eb bindur se nuk kemi asnj\u00eb grimc\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb zot\u00ebrojm\u00eb, pa meritokraci. E duam sinqerisht vendin vet\u00ebm kur t\u00eb ndjejm\u00eb se nuk kemi frik\u00eb ndaj m\u00eb t\u00eb mirit, por ndihemi t\u00eb bekuar se mes nesh mbase \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri se un\u00eb, m\u00eb i men\u00e7uri se un\u00eb, m\u00eb i dituri se un\u00eb, m\u00eb i afti se un\u00eb. Jemi shqiptar\u00eb t\u00eb mir\u00eb vet\u00ebm kur gjumin t\u00eb na e shqet\u00ebsoj\u00eb ndjenja e fajit se kemi di\u00e7ka q\u00eb i p\u00ebrket tjet\u00ebrkujt, sado e pavler\u00eb qoft\u00eb, materiale a statutore.<\/p>\n<p>Nuk e dim\u00eb si do t\u00eb ishte kjo Shqip\u00ebri sikur dija, meritokracia dhe gara t\u00eb kishin qen\u00eb i vetmi \u00e7el\u00ebs drejt s\u00eb nes\u00ebrmes. N\u00ebse edhe p\u00ebr ne v\u00ebshtir\u00eb se jan\u00eb, \u00e7\u2019na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb se Shqip\u00ebria jon\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb ndryshe nga kjo q\u00eb trash\u00ebguam?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pranvera SHEHAJ Sa her\u00eb kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb reflektoj heshturazi dhe vet\u00ebm p\u00ebrmes letr\u00ebs mbi virtyte a vese t\u00eb ndryshme q\u00eb portretizojn\u00eb origjin\u00ebn time, shoq\u00ebrin\u00eb dhe vendin nga vij, p\u00ebrher\u00eb mbetem peng i paradokseve emocionale, psikologjike e karakteriale q\u00eb p\u00ebrveshin identitetin ton\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb m\u00eb ndodh sot, nd\u00ebrsa mendoj mbi raportin e shqiptar\u00ebve me dijen. Dija, men\u00e7uria &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71131,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-73274","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73274","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73274"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73274\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71131"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}