{"id":73425,"date":"2024-03-09T13:41:04","date_gmt":"2024-03-09T13:41:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73425"},"modified":"2024-03-09T13:41:04","modified_gmt":"2024-03-09T13:41:04","slug":"keshilli-i-ambasadoreve-amerikane-kunder-non-gratesper-berishen-yuri-kim-pranon-se-u-shkel-ligji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/09\/keshilli-i-ambasadoreve-amerikane-kunder-non-gratesper-berishen-yuri-kim-pranon-se-u-shkel-ligji\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Amerikan\u00eb kund\u00ebr \u201cNon Grat\u00ebs\u201dp\u00ebr Berish\u00ebn, Yuri Kim pranon se u shkel ligji"},"content":{"rendered":"<p>Pas kongresmen\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb kund\u00ebrshtimi dhe konstatimi i sanksionimit pa t\u00eb drejt\u00eb i liderit t\u00eb opozit\u00ebs Sali Berisha vjen nga nj\u00eb tjet\u00ebr institucion amerikan. K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Amerikan\u00eb ka zhvilluar nj\u00eb mision faktmbledh\u00ebs n\u00eb vendet e Ballkanit, mes t\u00eb cilave edhe Shqip\u00ebria.<a href=\"https:\/\/www.americanambassadors.org\/publications\/mission-reports\/balkans-mission-report\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0Lexo:\u00a0Balkans Mission Report<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb vendin ton\u00eb, ve\u00e7 konstatimeve t\u00eb kapjes s\u00eb t\u00eb gjitha pushteteve nga Edi Rama, lidhjet me krimin, korrupsionin dhe blerjen e zgjedhjeve, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Amerikan\u00eb i ka kushtuar hap\u00ebsir\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb misionit, sanksionimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs nga shtetet e Bashkuara e sipas raportit p\u00ebrfundimtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sanksionim nuk kan\u00eb gjetur asnj\u00eb prov\u00eb, e madje ngen\u00eb dyshime e forta se ka qen\u00eb nj\u00eb veprim i pajustifikuar dhe antiligjor, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim\u00a0 nj\u00eb fajtori aktual, p\u00ebr hir t\u00eb luft\u00ebs ndaj Korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri e ky nuk \u00ebsht\u00eb shembulli q\u00eb duhet t\u00eb japi Amerika.<\/p>\n<p>Sipas K\u00ebshillit t\u00eb Ambasador\u00ebve amerikan\u00eb, ambasadorja Yuri Kim nuk ka arritur t\u00eb jap asnj\u00eb shpjegim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim edhe tradit\u00ebn amerikane t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Amerikan\u00eb: &#8220;Ambasadorja Kim dhe stafi i saj na siguruan se provat q\u00eb mb\u00ebshtesnin p\u00ebrcaktimin ishin thelb\u00ebsore, por komunikuan me vendosm\u00ebri se nuk mund t\u00eb na jepnin asnj\u00eb prej tyre. Ata gjithashtu pranuan se procesi ishte nj\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00ebr\u00ebsisht pas dyerve t\u00eb mbyllura, i p\u00ebrjashtuar nga procesi kundershtimit dhe pa t\u00eb drejt\u00eb ankimimi. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e pazakont\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb unike, n\u00eb jurisprudenc\u00ebn amerikane. Simpatizant\u00ebt e Berish\u00ebs na u ankuan se p\u00ebrcaktimi i tij ishte arbitrat dhe represiv, antitez\u00eb e tradit\u00ebs amerikane t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Ambasadorja Kim na tha privatisht se lufta kund\u00ebr korrupsionit ishte e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie kaq thelb\u00ebsore p\u00ebr politik\u00ebn e SHBA-s\u00eb dhe e nj\u00eb prioriteti kaq t\u00eb lart\u00eb, saq\u00eb zyrtar\u00ebt e administrat\u00ebs s\u00eb Bidenit e konsideruan t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ta b\u00ebnin dik\u00eb shembull\u2013 p\u00ebr t\u00eb theksuar se askush nuk q\u00ebndron mbi ligjin ose imun kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krimet e korrupsionit. E kemi parasysh faktin se Berisha \u00ebsht\u00eb 79 vje\u00e7 dhe mund t\u00eb konsiderohet se po i afrohet fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij politike, nj\u00eb figur\u00eb politike e paz\u00ebvend\u00ebsueshme p\u00ebr disa, por nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra amerikane e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb ver\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr dik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim nj\u00eb fajtori aktual. Kjo do t\u00eb ishte m\u00eb e ngjashme me shprehjen kineze \u201cvrit pulat p\u00ebr t\u00eb trembur majmun\u00ebt\u201d. Berisha ka ngritur padi n\u00eb Franc\u00eb kund\u00ebr Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit dhe ai p\u00ebrfaq\u00ebsohet pro bono nga nj\u00eb lobist i shquar i Uashingtonit&#8221;.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq, K\u00ebshilli \u00a0i Ambasador\u00ebve ka vler\u00ebsuar rolin e Sali Berish\u00ebs n\u00eb rr\u00ebzimin e sistemit diktatorial n\u00eb Shqip\u00ebri, konsolidimin e demokracis\u00eb, por edhe afrimin me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb prej vitit 1990, duke kulmuar edhe me vizit\u00ebn e Presidentit t\u00eb Par\u00eb amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri, Xhorxh Bush, q\u00eb rriti edhe ndjenj\u00ebn proamerikane.<\/p>\n<p>Afiniteti i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Shtetet e Bashkuara u forcua m\u00eb tej nga deklarata e Presidentit George W. Bush n\u00eb vitin 2007 \u2013 n\u00eb udh\u00ebtimin e par\u00eb n\u00eb historit\u00eb nj\u00eb presidenti amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri\u2013 se Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb e pavarur. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, shqiptar\u00ebt kan\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebrparimin dometh\u00ebn\u00ebs, edhe pse ende t\u00eb paplot\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs drejt njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb sovranitetit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ngren\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb forta p\u00ebr sanksionimin e liderit t\u00eb opozit\u00ebs Sali Berisha, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Amerikan\u00eb ka l\u00ebshuar kritika t\u00eb forta mbi kryeministrin Edi Rama dhe qeverin\u00eb e tij. Raporti p\u00ebr qeverisjen nis me kritikat dhe refuzimin e Edi Ram\u00ebs dhe vart\u00ebsve t\u00eb tij, q\u00eb refuzuan bashk\u00ebpunimin n\u00eb dh\u00ebnien e informacioneve, Misioni ngre dyshimin se kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur gjendjen aktuale t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>&#8220;Kryeministri Edi Rama dhe an\u00ebtar\u00ebt e kabinetit t\u00eb tij nuk paraqit\u00ebn relacion informues. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00ebse kjo ishte prej munges\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs apo p\u00ebr t\u00eb anashkaluar dhe diskredituar ndonj\u00eb kritik\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej nga misioni yn\u00eb, por kryeministri Rama mbeti tem\u00eb e vazhdueshme e bised\u00ebs n\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha takimet tona.&#8221;<\/p>\n<p>Por teksa Qeveria dhe kryeministri Edi Rama refuzuan bashk\u00ebpunimin me k\u00ebt\u00eb mision, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Amerikan\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje gjetjet dhe denoncimet p\u00ebr monopolizimin e t\u00eb gjitha pushteteve nga Rama, si dhe p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb penguar opozit\u00ebn n\u00eb zgjedhje p\u00ebr rifitimin e pozit\u00ebs s\u00eb saj qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>&#8220;Kryeministri Rama dhe Partia e tij Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb tani g\u00ebzojn\u00eb monopole virtuale t\u00eb qeveris\u00eb komb\u00ebtare dhe t\u00eb zyrave t\u00eb zgjedhura vendore dhe rajonale. Partia Demokratike n\u00eb pushtet dikur b\u00ebri nj\u00eb s\u00ebr\u00eb llogaritjesh t\u00eb gabuara dhe braktisi vendet parlamentare n\u00eb favor t\u00eb bashkimit me protestat e rrug\u00ebs n\u00eb 2017 dhe m\u00eb pas bojkotoi zgjedhjet lokale t\u00eb 2019-\u00ebs q\u00eb pretendonte se ishin t\u00eb manipuluara. Ne e vizituam pak para zgjedhjeve bashkiake mbar\u00ebkomb\u00ebtare dhe Partia Demokratike po luftonte p\u00ebr t\u00eb rifituar mandatet, por u pengua keq nga ndarjet e brendshme, nxitja dhe financimi i t\u00eb cilave, sipas disave, \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga partia e Ram\u00ebs.&#8221;<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq, sipas k\u00ebtij raporti, kryeministri Edi Rama shkon deri n\u00eb blerjen e kund\u00ebrshtar\u00ebve, p\u00ebrdorimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe lidhjet me krimin e organizuar shqiptar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr p\u00ebrfitimet e tij dhe goditjen e kund\u00ebrshtarit, e kjo faktohet edhe nga bllokimi i proceseve integruese n\u00eb BE.<\/p>\n<p>&#8220;Partit\u00eb e ndryshme opozitare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb paraqit\u00ebn gjat\u00eb takimeve tona nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ankesash kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt than\u00eb se partia e tij monopolizon pushtetin; blen kund\u00ebrshtar\u00ebt; p\u00ebrdor pushtetin qeveritar p\u00ebr t\u00eb mbytur opozit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar ekonomikisht kund\u00ebrshtar\u00ebt; po p\u00ebrdor reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb politizuar gjykatat dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit ; dhe ka lidhje me krimin e organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe p\u00ebrfitime prej tij.<\/p>\n<p>Opozita \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e opozit\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb pak nga k\u00ebto pretendime ishin befasuese, por ato na kujtuan se si dyshimet e BE-s\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e demokracis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe problemet e nd\u00ebrthurura t\u00eb krimit dhe korrupsionit po pengojn\u00eb p\u00ebrparimin drejt nj\u00eb prej synimeve kryesore t\u00eb vendit: an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.&#8221;<\/p>\n<p>K\u00ebto gjetje K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Amerikan\u00eb I ilustron edhe me panoram\u00ebn e kryeqytetit, ku kullat e larta ngrihen fal pastrimit t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs dhe korrupsionit, q\u00eb m\u00eb pas p\u00ebrdoren p\u00ebr zgjedhje duke d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Disa dyshojn\u00eb se rritja e lart\u00eb e qytetit \u00ebsht\u00eb produkt i pastrimit kriminal t\u00eb parave, ve\u00e7an\u00ebrisht pasi krimi i organizuar, ve\u00e7an\u00ebrisht rrjetet e trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe korrupsioni jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shenja dalluese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb postkomuniste. K\u00ebto probleme endemike po d\u00ebmtojn\u00eb demokracin\u00eb zgjedhore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas kongresmen\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb kund\u00ebrshtimi dhe konstatimi i sanksionimit pa t\u00eb drejt\u00eb i liderit t\u00eb opozit\u00ebs Sali Berisha vjen nga nj\u00eb tjet\u00ebr institucion amerikan. K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Amerikan\u00eb ka zhvilluar nj\u00eb mision faktmbledh\u00ebs n\u00eb vendet e Ballkanit, mes t\u00eb cilave edhe Shqip\u00ebria.\u00a0Lexo:\u00a0Balkans Mission Report N\u00eb vendin ton\u00eb, ve\u00e7 konstatimeve t\u00eb kapjes s\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73426,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-73425","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73425\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73426"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}