{"id":73433,"date":"2024-03-09T17:47:18","date_gmt":"2024-03-09T17:47:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73433"},"modified":"2024-03-09T17:47:18","modified_gmt":"2024-03-09T17:47:18","slug":"korrupsioni-gjykata-pezullon-nga-detyra-prefekten-e-fierit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/09\/korrupsioni-gjykata-pezullon-nga-detyra-prefekten-e-fierit\/","title":{"rendered":"Korrupsioni\/ Gjykata pezullon nga detyra prefekten e Fierit"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me ka pezulluar nga detyra prefekten e Qarkut Fier p\u00ebr \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb kryebashkiake e Patosit.<\/p>\n<p>Byroja e hetimit ka ekzekutuar vendimet ndaj 6 t\u00eb hetuarve, p\u00ebr 1 nga t\u00eb hetuarit nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur ekzekutimi pasi ndodhet jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se ish-kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Patosit, perfektja e qarkut t\u00eb Fierit, Rajmonda Balilaj pezullohet nga detyra, p\u00ebr shkak t\u00eb akuz\u00ebs p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera. K\u00ebsisoj, Balilaj nuk mund ta ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e prefektes.<\/p>\n<p><em>\u201cFaktet penale t\u00eb hetuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dy procedura prokurimi t\u00eb organizuara n\u00eb vitin 2021, nga Bashkia Patos, si Autoritet Kontraktor dhe m\u00eb konkretisht:<\/em><\/p>\n<ol start=\"853\">\n<li><em> Hetimi i procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit \u201cNd\u00ebrtim emergjent i murit mbajt\u00ebs me gabiona dhe gur\u00eb n\u00eb Dukas-Breg, si pasoj\u00eb e rr\u00ebshqitjes s\u00eb tok\u00ebs dhe kthimin e rrug\u00ebs n\u00eb gj\u00ebndjen e m\u00ebparshme\u201d, me num\u00ebr REF-89301-03-08-2021, me Autoritet Kontraktor-Bashkia Patos, me fond limit 6,758,853.92 lek\u00eb.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Rezulton se ish Kryetarja e Bashkis\u00eb Patos, R. B. dhe an\u00ebtar\u00ebt e KVO-s\u00eb A. P. (ish N\u00ebnkryetare e Bashkis\u00eb Patos), Sh. B. dhe E. R., n\u00eb bashk\u00ebpunim mes tyre, kan\u00eb konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, parashikuar nga nenet 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43\/2021 ), e 25 t\u00eb Kodit Penal, duke favorizuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, dhe shpallur fitues operatorin ekonomik \u201cG\u2026\u2026. 001\u201d, n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit \u201cNd\u00ebrtim emergjent i murit mbajt\u00ebs me gabiona dhe gur\u00eb n\u00eb Dukas-Breg, si pasoj\u00eb e rr\u00ebshqitjes s\u00eb tok\u00ebs dhe kthimin e rrug\u00ebs n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme\u201d, me num\u00ebr REF-89301-03-08-2021. Nga dokumentacioni i dor\u00ebzuar nga ofertuesit, e par\u00eb kjo n\u00eb raport me kriteret e vendosura n\u00eb Dokumentet Standarte t\u00eb Tenderit, duhej t\u00eb ishte shpallur fitues operatori ekonomik \u201c2\u2026\u201d, i cili p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebrmbushte kushtet, kishte dhe ofert\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1,5 milion lek\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se operatori \u201cG\u2026.. 001\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>E hetuara\u00a0 R. B., ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb hapash n\u00ebp\u00ebrmjet punonj\u00ebsve t\u00eb Bashkis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb legjimituar anulimin e procedur\u00ebs s\u00eb tenderimit, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mos u shpallur fitues operatori \u201c2\u2026..\u201d gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar p\u00ebr t\u00eb fituar gar\u00ebn. Nga hetimi u provua se e hetuara ka paracaktuar fituesin e k\u00ebtij tenderi, pik\u00ebrisht operatorin \u201cG\u2026\u2026. 001\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb shpallur fitues (q\u00eb nga viti 2019, kur ky subjekt \u00ebsht\u00eb regjistruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb QKB deri n\u00eb vitin 2022, pra p\u00ebr tre vjet) n\u00eb 32 procedura t\u00eb organizuara nga Bashkia Patos.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2013 Kurse an\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb ngarkuar nga ish Kryetarja e Bashkis\u00eb, me an\u00eb t\u00eb urdh\u00ebrit Nr.27, dat\u00eb 08.04.2021, shtetasit V. N., B. M. dhe A. M., kan\u00eb p\u00ebrgatitur raportin teknik inspektimi Nr.997\/2 Prot., dat\u00eb 08.04.2021, ku kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime, n\u00eb konkluzionin si m\u00eb posht\u00eb: \u201cPavar\u00ebsisht se nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur dokumentacioni i nevojsh\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtimin e mureve mbajt\u00ebse, muret mbajt\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrtuara kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pengimin e avancimit t\u00eb shkarjes s\u00eb dheut. Grupi i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb i mendimit q\u00eb kthimi i terrenit n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme do t\u00eb sillte pasoja, dhe ngjarje t\u00eb papritura n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkarje, dhe nuk do t\u00eb rekomandonte b\u00ebrjen e k\u00ebtyre punimeve. Kostoja e kthimit n\u00eb gjendje e m\u00ebparshme dhe rib\u00ebrja e t\u00eb nj\u00ebjtave punime do t\u00eb ishte e rrezikshme. P\u00ebr pjes\u00ebn e paasfaltuar t\u00eb rrug\u00ebs dhe t\u00eb kanalit n\u00eb an\u00ebn e sip\u00ebrme, grupi i pun\u00ebs rekomandon nj\u00eb periudh\u00eb monitorimi t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb par\u00eb rezultatet e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtyre mureve mbajt\u00ebse. Rekomandojm\u00eb edhe monitorimin e prurjeve t\u00eb uj\u00ebrave n\u00ebntok\u00ebsore dhe hartimin e nj\u00eb projekti p\u00ebr largimin e tyre nga ky plan shkarjeje\u201d. K\u00ebta t\u00eb hetuar, kan\u00eb konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb dokumenteve\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 186\/2, i Kodit Penal, pasi kan\u00eb paraqitur rrethana t\u00eb rreme n\u00eb k\u00ebto konkluzione, t\u00eb cilat rr\u00ebzohen nga akti i ekspertimit t\u00eb kryer nga Prokuroria e Posa\u00e7me, dhe po ashtu dhe deklarimet e shtetasit e\u00a0 I. D..<\/em><\/p>\n<ol start=\"380\">\n<li><em> Hetimi i procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt \u201cNd\u00ebrtim emergjent i murit mbajt\u00ebs n\u00eb trupin e rrug\u00ebs n\u00eb fshatin Ruzhdie, si pasoj\u00eb e rr\u00ebshqitjes s\u00eb tok\u00ebs dhe kthim i rrug\u00ebs n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme\u201d, me num\u00ebr\u00a0 reference REF-86952-02-12-2021, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, n\u00eb vler\u00ebn 8,634,380.435 lek\u00eb.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Nga analizimi i provave \u00ebsht\u00eb krijuar dyshimi i arsyesh\u00ebm se t\u00eb hetuarit, R. B. m\u00eb detyr\u00eb ish Kryetare e Bashkis\u00eb Patos, n\u00eb bashk\u00ebpunim me an\u00ebtar\u00ebt e KVO -s\u00eb, t\u00eb hetuarit A. P. (ish N\u00ebnkryetare e Bashkis\u00eb Patos), Sh. B. dhe E. R., kan\u00eb konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, parashikuar nga neni 258 (p\u00ebrpara ndryshimeve me ligjin nr. 43\/2021 ),\u00a0 e 25 t\u00eb Kodit Penal, duke favorizuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe shpallur fitues operatorin ekonomik \u201cG\u2026\u2026 001\u201d, n\u00eb procedur\u00ebn \u201cNd\u00ebrtim emergjent i murit mbajt\u00ebs n\u00eb trupin e rrug\u00ebs n\u00eb fshatin Ruzhdie si pasoj\u00eb e rr\u00ebshqitjes s\u00eb tok\u00ebs dhe kthim i rrug\u00ebs n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme\u201d, me num\u00ebr reference REF-86952-02-12-2021, dhe praktika e ndjekjes s\u00eb punimeve dhe praktika e marrjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb objektit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, ish Kryetarja e Bashkis\u00eb Patos, R. B., ka paracaktuar fituesin i cili \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti operator \u201cG\u2026\u2026. 001\u201d, duke dal\u00eb n\u00eb \u201cApollon TV\u201d dhe informuar fillimin e punimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 06.02.2021, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shpallja e fituesit \u201cG\u2026\u2026. 001\u201d \u00ebsht\u00eb\u00a0 b\u00ebr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 15.02.2021, dhe lidhja e kontrat\u00ebs me autoritetin kontraktor \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 16.02.2021.<\/em><\/p>\n<p><em>Ish Kryetarja e Bashkis\u00eb, ka bashk\u00ebpunuar me an\u00ebtar\u00ebt e KVO-s\u00eb t\u00eb caktuar prej saj, n\u00eb urdh\u00ebrin p\u00ebrkat\u00ebs, pasi ajo nuk kishte nga ta dinte se ky operator do t\u00eb kualifikohej si fitues edhe pse ishte i vetmi garues n\u00eb gar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyre nga t\u00ebr\u00ebsia e element\u00ebve objektive dalin edhe ato subjektive, pra bashk\u00ebpunimi i saj me an\u00ebtar\u00ebt e KVO-s\u00eb , pasi edhe k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb shpallur fitues operatorin \u201cG\u2026\u2026 001\u201d , edhe pse nga hetimi ka rezultuar se ky operator nuk i plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha kriteret\u00a0 dhe dokumentacionin sipas DST dhe duhej skualifikuar\u201d<\/em>, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb njoftim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me ka pezulluar nga detyra prefekten e Qarkut Fier p\u00ebr \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb kryebashkiake e Patosit. Byroja e hetimit ka ekzekutuar vendimet ndaj 6 t\u00eb hetuarve, p\u00ebr 1 nga t\u00eb hetuarit nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur ekzekutimi pasi ndodhet jasht\u00eb shtetit. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73434,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-73433","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73433","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73433"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73433\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73434"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73433"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73433"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73433"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}