{"id":73475,"date":"2024-03-10T19:35:38","date_gmt":"2024-03-10T19:35:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73475"},"modified":"2024-03-10T19:35:38","modified_gmt":"2024-03-10T19:35:38","slug":"berisha-qeveria-teknike-zgjidhja-e-vetme-te-mos-pajtohemi-me-pushtetin-e-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/10\/berisha-qeveria-teknike-zgjidhja-e-vetme-te-mos-pajtohemi-me-pushtetin-e-krimit\/","title":{"rendered":"Berisha: Qeveria teknike zgjidhja e vetme, t\u00eb mos pajtohemi me pushtetin e krimit!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb protest\u00ebn qytetare t\u00eb zhvilluar posht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb liderit opozitar, Berisha e nisi fjal\u00ebn e tij me nj\u00eb mesazh duke uruar besimtar\u00ebt mysliman\u00eb p\u00ebr Muajin e Madh\u00ebruesh\u00ebm t\u00eb Ramazanit dhe p\u00ebr nj\u00eb agj\u00ebrim sa m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, akuzoi Edi Ram\u00ebn se i ka b\u00ebr\u00eb gj\u00ebm\u00ebn Shkodr\u00ebs dhe veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e 68 t\u00eb tubimit qytetar q\u00eb zhvillohet posht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb opzit\u00ebs kund\u00ebr vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb dirigjuar nga regjimi i Edi Ram\u00ebs, Berisha tha se Edi Rama ishte ai q\u00eb vendosi taks\u00ebn mbi Rrug\u00ebn e Kombit, por nuk gjen askund q\u00eb 1 km rrug\u00eb nga Miloti n\u00eb<\/p>\n<p>Berisha gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij t\u00eb mbajtur n\u00eb tubimin e sot\u00ebm posht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, u shpreh se Shkodra dhe veriu i Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb diskriminuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha, akuzoi Ram\u00ebn se investimet n\u00eb jug i ka b\u00ebr\u00eb, sepse jan\u00eb fitimprur\u00ebse p\u00ebr at\u00eb dhe klanin e tij dhe se prapa cdo investimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qendron p\u00ebrqindja e atij q\u00eb ka vjedhur.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama \u00ebsht\u00eb antishqiptari m\u00eb i eg\u00ebr q\u00eb ka pasur Shqip\u00ebria ndonj\u00ebher\u00eb. Nj\u00eb albanofob i verb\u00ebr q\u00eb ka si q\u00ebllim vet\u00ebm t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb komb.<\/p>\n<p>Kryedemokrati u shpreh se, qeveria teknike \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme p\u00ebr t\u00eb mos u pajtuar me pushtetin e krimit.<\/p>\n<p><strong>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA NGA BANESA E TIJ<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohjen e thell\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Sonte do ta nis fjal\u00ebn time, duke uruar besimtar\u00ebt mysliman\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebr agj\u00ebrimin n\u00eb Muajin e Madh\u00ebruesh\u00ebm t\u00eb Ramazanit. Nga zemra uroj q\u00eb i madhi Zot t\u00eb pranoj\u00eb sakrific\u00ebn e tyre, p\u00ebr veten, familjen dhe vendin.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Sakrifica \u00ebsht\u00eb mjeti q\u00eb afron njeriun me Zotin, q\u00eb afron njeriun me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. \u00cbsht\u00eb mjeti me t\u00eb cilin \u00e7do njeri ka realizuar q\u00ebllimet e tij fisnike, ka realizuar \u00ebndrrat e bukura, ndaj dhe ky muaj frym\u00ebzon opozitar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr sakrifica t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e k\u00ebtij regjimi, p\u00ebr shp\u00ebtimin nga kjo e keqe e madhe.<\/p>\n<p>K\u00ebto sakrifica do t\u2019i afrojn\u00eb ata gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me Zotin, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur realizimin e \u00ebndrrave tona.<\/p>\n<p>Demokrate e demokrat\u00eb, qytetare edhe qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Kthesa e madhe q\u00eb k\u00ebrkohet nga ne \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e diktatur\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, diktatur\u00ebs q\u00eb bazohet n\u00eb aleanc\u00ebn e pushtetit me krimin, bandat e tij, q\u00eb bazohet n\u00eb vjedhjen e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe drog\u00ebn. Kjo betej\u00eb \u00ebsht\u00eb jetike, \u00ebsht\u00eb vendimtare dhe k\u00ebrkon nga ne sakrifica p\u00ebr t\u00eb cilat ne, kam bindjen se do t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb e keqe e madhe t\u00eb rritet para syve tan\u00eb, t\u00eb nxij\u00eb t\u00eb ardhmen ton\u00eb, t\u00eb shkretoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vend sa asnj\u00eb luft\u00eb, sa asnj\u00eb pushtim n\u00eb historin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Edi Rama ishte n\u00eb Shkod\u00ebr. Shkoi n\u00eb Shkod\u00ebr pasi posht\u00ebroi qytetin m\u00eb keq se nj\u00eb pushtues, apo pasi e pushtoi at\u00eb me banda, pasi i grabiti vot\u00ebn me vras\u00ebsit serial\u00eb Bajrit, me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn dhe bandit\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Shkoi n\u00eb Shkod\u00ebr nj\u00eblloj si nj\u00eb pushtues i lig, kapardisej.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Shkodr\u00ebn dhe jo vet\u00ebm Shkodr\u00ebn, por kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb veriun e Shqip\u00ebris\u00eb nga Fush\u00eb-Kruja gjer n\u00eb Vermosh nuk e ka diskriminuar nj\u00eb sundimtar tjet\u00ebr sa e ka diskriminuar Edi Rama. Nuk e ka shkretuar nj\u00eb njeri tjet\u00ebr, sa e ka shkretuar Edi Rama.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Investimet 10-vje\u00e7are t\u00eb Shkodr\u00ebs, epiqendra e veriut jan\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ato t\u00eb bashkis\u00eb Divjak\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veriun nuk ekziston absolutisht asnj\u00eb projekt i ri i nisur, p\u00ebrve\u00e7 se zvarritjes dhe mosp\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb serie projektesh n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Vendosi taks\u00ebn n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit.<\/p>\n<p>Gjeni kund 100 met\u00ebr rrug\u00eb nga Miloti n\u00eb Rr\u00ebshen q\u00eb t\u00eb jet\u00eb zgjeruar.<\/p>\n<p>Ka 1 muaj q\u00eb jep nj\u00eb lajm se po p\u00ebrfundon ura e Kuk\u00ebsit, ura q\u00eb ka filluar t\u00eb pakt\u00ebn 6 vite m\u00eb par\u00eb. Shkodr\u00ebs dhe veriut Edi Rama i b\u00ebri gj\u00ebm\u00ebn. Ju duhet ta dini se Shkodra \u00ebsht\u00eb qyteti m\u00eb i braktisur nga qytetet e m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb potencialet e Shkodr\u00ebs nuk i ka asnj\u00eb qytet tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se ka\u00a0 nj\u00eb qytet me nj\u00eb mrekulli natyrore, me nj\u00eb mrekulli historike dhe \u00e7do gj\u00eb, \u00ebsht\u00eb qyteti i Shkodr\u00ebs t\u00eb cilin e bat\u00ebrdisin bandat e Edi Ram\u00ebs, Bajrat, Gjokajt, e bandat e tjera.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb po t\u00eb marr\u00ebsh rrethet me radh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 11 vite mezi p\u00ebrfundoi s\u00eb asfaltuari 10 kilometra n\u00eb rrug\u00ebn Bajram Curri-Valbon\u00eb dhe d\u00ebrgoi atje p\u00ebr tu nderuar t\u00eb korruptuarin McGonigal dhe e \u00e7oi atje p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb atij titullin \u2018Qytetar Nderi\u2019 si an\u00ebtar i grupit kriminal t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur e d\u00ebrgoi Damianin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb \u2018Qytetarin\u00eb e Nderit\u2019 e dinte mir\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte McGonigali, nj\u00eb turp, nj\u00eb krim si vetja e tij. Por ky \u00ebsht\u00eb Edi Rama, ky \u00ebsht\u00eb morali i tij, kjo \u00ebsht\u00eb urrejtja e tij at\u00ebrore, diskriminimi, p\u00ebr\u00e7arja e tij komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Edi Rama, askush t\u00eb mos mendoj\u00eb se ka investuar n\u00eb jug, sepse ndihet m\u00eb jugor. Jo, ka investuar n\u00eb jug p\u00ebr interesa t\u00eb veta dhe t\u00eb klanit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ju garantoj se investimet n\u00eb jug jan\u00eb investime kryek\u00ebput fitim prur\u00ebse p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe band\u00ebn e tij. Se prapa \u00e7do investimi qendron p\u00ebrqindja e tmerrshme q\u00eb ka vjedhur p\u00ebr veten e vet.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Merrni pak tunelin e Llogaras\u00eb.<\/p>\n<p>Tuneli i Llogaras\u00eb i cili n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute gjat\u00eb gjith\u00eb muajve t\u00eb von\u00eb t\u00eb vjesht\u00ebs, dimrit, mbetet vet\u00ebm p\u00ebr tu strehuar berre dhe shpend\u00eb, sepse makinat jan\u00eb aq t\u00eb rralla, sepse kalimet jan\u00eb aq t\u00eb pakta.<\/p>\n<p>Po pse e b\u00ebri tunelin q\u00eb kushtoi gjer tani 160 mln euro u b\u00ebn\u00eb se u ndan\u00eb fitimet, u b\u00eb se u nda 30% me kompanin\u00eb e cila nuk doli dot as n\u00eb aksin e duhur.<\/p>\n<p>Dhe tani shpenzo e shpenzo nga parat\u00eb e taksapaguesve p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb me Edi Ram\u00ebn. Mund t\u00eb num\u00ebroj nj\u00eb seri projektesh t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pra, Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb armik i qenies shqiptare, nj\u00eb antishqiptar m\u00eb i eg\u00ebr q\u00eb ka patur Shqip\u00ebria ndonj\u00ebher\u00eb. Nj\u00eb albanofob i verb\u00ebr q\u00eb ka si q\u00ebllim vet\u00ebm t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb komb dhe k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Beteja jon\u00eb pa kthim, \u00ebsht\u00eb shpresa e vetme e shqiptar\u00ebve. Sakrificat tona jan\u00eb shpresa e vetme e shqiptar\u00ebve. Kauza jon\u00eb e drejt\u00eb meriton \u00e7do sakrific\u00eb. Kauza e drejt\u00eb nuk humbet kurr\u00eb n\u00eb rast se ajo nuk tradhtohet, n\u00eb rast se ajo nuk dor\u00ebzohet.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam bindjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se demokratet e demokrat\u00ebt do t\u00eb mbrojn\u00eb me \u00e7do \u00e7mim kauz\u00ebn e tyre e cila do t\u00eb fitoj\u00eb si kauz\u00eb e drejt\u00eb. Qeveria teknike \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme. Vota e lir\u00eb e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb rruga e vetme p\u00ebr rikthimin n\u00eb pushtet t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr rikthimin n\u00eb pushtet t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Thirrja ime p\u00ebr \u00e7do qytetar \u00ebsht\u00eb t\u00eb ngrihemi, t\u00eb mos pajtohemi me pushtetin e krimit.<\/p>\n<p>Pushteti n\u00eb Shkod\u00ebr i Bajr\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb i qytetar\u00ebve. Pushteti n\u00eb Lezh\u00eb \u00ebsht\u00eb i Ndok\u00ebve, trafikant\u00ebve dhe vras\u00ebsve, nuk ka asgj\u00eb t\u00eb lidhur me qytetar\u00ebt. Pushteti n\u00eb Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb i bandave. N\u00eb Elbasan \u00ebsht\u00eb i Taulant Ballave dhe bandave t\u00eb tjera. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb po k\u00ebshtu. N\u00eb Tiran\u00eb i qeveritar\u00ebve hajdut\u00eb. Ky pushtet duhet p\u00ebrmbysur me guxim dhe vendosm\u00ebri.<\/p>\n<p>Kam bindjen se demokrat\u00ebt, misionar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, do t\u00eb mbrojn\u00eb gjer n\u00eb fund kauz\u00ebn e tyre t\u00eb drejt\u00eb. Do t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr dinjitetin e tyre dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku vota e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb varrosur me koh\u00eb. N\u00eb nj\u00eb vend ku drejt\u00ebsia kontrollohet n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb saj. N\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb ardhurat pla\u00e7kiten dhe grabiten nga nomenklatura e qeveritar\u00ebve dhe oligark\u00ebt e saj, qytetar\u00ebt kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: betej\u00eb, betej\u00eb, betej\u00eb pa kthim gjer n\u00eb fitore.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb ju fal\u00ebnderoj me mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb. Le t\u00eb vazhdojm\u00eb ne marshimin ton\u00eb, t\u00eb vazhdojm\u00eb ne betej\u00ebn ton\u00eb. Kauza jon\u00eb nuk mposhtet kurr\u00eb, nuk humbet kurr\u00eb, ajo do t\u00eb triumfoj\u00eb.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Partia Demokratike, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb protest\u00ebn qytetare t\u00eb zhvilluar posht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb liderit opozitar, Berisha e nisi fjal\u00ebn e tij me nj\u00eb mesazh duke uruar besimtar\u00ebt mysliman\u00eb p\u00ebr Muajin e Madh\u00ebruesh\u00ebm t\u00eb Ramazanit dhe p\u00ebr nj\u00eb agj\u00ebrim sa m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, akuzoi Edi Ram\u00ebn se i ka b\u00ebr\u00eb gj\u00ebm\u00ebn Shkodr\u00ebs dhe veriut &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73452,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-73475","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73475","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73475"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73475\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73452"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73475"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}