{"id":73481,"date":"2024-03-11T09:53:52","date_gmt":"2024-03-11T09:53:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73481"},"modified":"2024-03-11T09:56:08","modified_gmt":"2024-03-11T09:56:08","slug":"shiriti-me-pika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/11\/shiriti-me-pika\/","title":{"rendered":"Shiriti me pika"},"content":{"rendered":"<p><strong>Arthur Conan Doyle<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Zbulimet e Sherlock Holmesit<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Tregimi i Doktor Uatsonit<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrkthim<\/strong><br \/>\n<strong>nga Agim Xh D\u00ebshnica<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-73482\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/1-4-300x222.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"222\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/1-4-300x222.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/1-4-768x569.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/1-4.jpg 854w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebngjes, kur hapa syt\u00eb, vura re se Sherlok Holmesi ishte veshur dhe po rrinte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pran\u00eb shtratit tim, megjith\u00ebse zakonisht ai \u00e7ohet m\u00eb von\u00eb se un\u00eb. Ora ishte 7.I5. U befasova kur e pash\u00eb.<\/p>\n<p>-M\u00eb falni q\u00eb po ju zgjoj kaq her\u00ebt, Uatson.- m\u00eb tha, Por -zonja Hads\u00ebn, pronarja e sht\u00ebpis\u00eb, erdhi e m\u00eb njoftoi se nj\u00eb zonjushe shum\u00eb e tronditur ngul kemb\u00eb t\u00eb takohet me mua.. Ndodhet n\u00eb dhom\u00ebn e pritjes. Kur n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit nj\u00eb zonjushe ngre njer\u00ebzit nga shtrati, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me di\u00e7ka t\u00eb ngutshme. Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi. A do t\u2019u p\u00eblqente t\u00eb ishit\u00a0 i pranish\u00ebm\u00a0 edhe ju, qysh n\u00eb fillim t\u00eb bised\u00ebs?<\/p>\n<p>-Mik i dashur, nuk dua ta humbas k\u00ebt\u00eb rast aspak!.- iu p\u00ebrgjigja- U vesha me nxitim e vajta pas mikut tim n\u00eb dhom\u00ebn e pritjes. Nj\u00eb grua e veshur n\u00eb t\u00eb zeza, me nj\u00eb vel mbi fytyr\u00eb ishte ulur pran\u00eb dritares. Sapo na pa, u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>-Mir\u00ebm\u00ebngjes!- I foli Holmesi gazmor\u2014M\u00eb quajn\u00eb Sherlok Holmes. Ky \u00ebsht\u00eb miku dhe bashk\u00ebpun\u00ebtori im, Dr. Uatson. Mund t\u00eb flisni lirsh\u00ebm para tij, sikur t\u00eb isha i vet\u00ebm k\u00ebtu! Ju lutem uluni pran\u00eb zjarrit1 Po shoh se paskeni t\u00eb dridhura!<\/p>\n<p>-S\u2019e kam nga t\u00eb ftohtit- tha gruaja, pasi iu afrua zjarrit, por nga frika, z. Holmes, nga tmerri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa fliste, velin e mbante t\u00eb ngritur mbi fytyr\u00eb. Ishte e zbeht\u00eb dhe e hequr, me syt\u00eb e shqet\u00ebsuar e t\u00eb trembur. Dukej e re, por flok\u00ebt e saj kishin marr\u00eb disa ngjyrime gri. Holmesi i hodhi nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb shpejt, por hetues.<\/p>\n<p>-Mos kini frik\u00eb aspak- i tha me mir\u00ebsjellje- Do t\u00eb nisim pa vones\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur\u00a0 zgjidhjen e problemit tuaj..- Mesa shoh, keni\u00a0 ardhur me tren..<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb paskeni par\u00eb?! &#8211; pyeti ajo e befasuar.<\/p>\n<p>-Jo,- tha Holmesi- por shoh gjysm\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bilet\u00ebs suaj t\u00eb kthimiit n\u00eb pal\u00ebn e dorashk\u00ebs s\u00eb majt\u00eb.Pra, jeni nisur shum\u00eb her\u00ebt. Para se t\u00eb arrinit n\u00eb stacionin e trenit, p\u00ebr disa koh\u00eb keni udh\u00ebtuar me kaloshin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn e fshatit.<\/p>\n<p>Ajo\u00a0 e shikoi\u00a0 me ngulm, paksa e trembur\u00a0 e\u00a0 si me nderim.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka misterioze, e nderuara\u00a0 zonjushe \u2013tha Sherloku, duke buz\u00ebqeshur.-\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 M\u00ebnga e majt\u00eb e xhaket\u00ebs suaj \u00ebsht\u00eb sp\u00ebrkatur me balt\u00eb\u00a0 n\u00eb shtat\u00eb vende. Karroca e vog\u00ebl ka ngritur p\u00ebrpjet\u00eb balt\u00ebn e rrug\u00ebs, kur rrinit ulur p\u00ebrbri karrocierit, ndaj\u00a0\u00a0 dhe njollat jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta.<\/p>\n<p>-Keni t\u00eb drejt\u00eb!- Dola nga sht\u00ebpia para or\u00ebs gjasht\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit. P\u00ebr nj\u00ebzet\u00eb minuta mb\u00ebrrita n\u00eb stacionin Letherhed. Atje mora trenin e par\u00eb p\u00ebr n\u00eb Lond\u00ebr. Nga mikesha ime, zonja Ferintosh, kam d\u00ebgjuar fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ju. M\u00eb tha se, kur u lut ta ndihmonit, u treguat i gatsh\u00ebm. A mund t\u00eb b\u00ebni t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe p\u00ebr mua? Nuk jam n\u00eb gjendje t\u2019ju shp\u00ebrblej tani, por pas nj\u00eb muaji, me rastin e martes\u00ebs. Vet\u00ebm at\u00ebhere m\u00eb takon t\u00eb marr\u00eb si trashgim parat\u00eb e n\u00ebn\u00ebs sime.<\/p>\n<p>-Madam, do t\u00eb isha i lumtur t\u00eb zgjidhja \u00e7\u00ebshtjen tuaj, ashtu si\u00e7 b\u00ebra me zonj\u00ebn Ferintosh!.-tha Holmesi.- kurse shp\u00ebrblimi, nj\u00eb \u00e7\u00ebshje thjesht\u00eb interesi, e ka radh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr.\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0Pra, ju mund t\u00eb paguani si t\u2019ju vij\u00eb\u00a0 p\u00ebr mbar\u00eb dhe kur t\u00eb d\u00ebshironi. Tani, ju lutem, na tregoni gjith\u00e7ka rreth asaj q\u00eb ju shqet\u00ebson!<\/p>\n<p>-M\u00eb quajn\u00eb Helena Stoner,- tha vizitorja.-Banoj me njerkun tim, i cili \u00ebsht\u00eb i mbijetuari i nj\u00eb prej familjeve nga m\u00eb t\u00eb pasurat e Anglis\u00eb, familjes Roilot n\u00eb Stoke Moran. Ndoshta keni d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00e8.<\/p>\n<p>Holmsi pohoi me kok\u00eb:<\/p>\n<p>-K\u00ebt\u00eb em\u00ebr\u00a0 e kam d\u00ebgjuar prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>-Ju kuptova!- ajo\u00a0 u mbush me frym\u00eb dhe vazhcoi.<\/p>\n<p>&#8211; Disa nga Roilotsit e koh\u00ebve t\u00eb fundit q\u00eblluan plangprish\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt lan\u00eb n\u00eb bixhos shumic\u00ebn e pasurive t\u00eb tund\u00ebshme e t\u00eb patund\u00ebshme. Nga k\u00ebto mbet\u00ebn pak akra tok\u00eb dhe nj\u00eb sht\u00ebpi e madhe 200-vje\u00e7are. Njerkut tim kjo pasuri nuk i sh\u00ebrbeu aq shum\u00eb, ndaj mori pare hua e hyri n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebsi. Pastaj iku n\u00eb Indi. Atje nga puna pati disa fitime. Ai gjithmon\u00eb ka pasur nj\u00eb karakter t\u00eb ashp\u00ebr, k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast zem\u00ebrimi goditi p\u00ebr vdekje sh\u00ebrb\u00ebtorin e vet. Ishte nj\u00eb skandal i r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebr at\u00eb shkak u d\u00ebnua me burgim, q\u00eb zgjati shum\u00eb koh\u00eb. Pas k\u00ebsaj u kthye n\u00eb Angli me huqet e nj\u00eb njeriu t\u00eb vrazhd\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur qe n\u00eb Indi, Roilot u njoh me n\u00ebn\u00ebn time, vejushe e gjeneral-majorit Stoner. Pas pak koh\u00ebsh vendos\u00ebn t\u00eb martohen.\u00a0 Xhulia, motra ime binjake dhe un\u00eb at\u00ebhere ishim nga dy vje\u00e7,. N\u00ebna zot\u00ebronte nj\u00eb pasuri t\u00eb mir\u00eb prej 1000 st\u00ebrlinash n\u00eb vit. K\u00ebto ia la n\u00eb ruajtje Dr.Roilotsit. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre qe caktuar p\u00ebr martes\u00ebn time dhe t\u00eb motr\u00ebs, kur t\u00e8 rriteshim.<\/p>\n<p>Tet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, pasi kishim mb\u00ebrritur n\u00eb Angli, n\u00ebna u vra n\u00eb nj\u00eb aksident hekurudhor. Dr.Roiloti na mori te sht\u00ebpia e vet n\u00eb Stok Moran. T\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs na mjaftonin p\u00ebr t\u00eb jetuar p\u00ebr bukuri. Njerku yn\u00eb n\u00eb v\u00ebnd q\u00eb t\u00eb lidhej me njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb n\u00eb qytez\u00eb, u mbyll n\u00eb sht\u00ebpi. Dhe kur dilte jasht\u00eb, grindej kot s\u00eb koti me \u00e7do njeri q\u00eb ndeshte udh\u00ebs. Ndaj, banor\u00ebt me ta par\u00eb tek vinte drejt tyre, i shmangeshin takimit me t\u00eb. T\u00eb vetmit miq ishin cigan\u00ebt e nj\u00eb fisi endacak me \u00e7adra n\u00eb tok\u00ebn e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb shpenzoi mjaft p\u00ebr kafsh\u00ebt e egra q\u00eb pati sjell\u00eb nga India. Nj\u00eb panter\u00eb dhe nj\u00eb majmun i la t\u00eb lir\u00eb t\u00eb endeshin posht\u00eb e lart\u00eb duke tmerruar\u00a0 t\u00ebr\u00eb qytez\u00ebn\u00a0 Xhulia dhe un\u00eb s\u2019kishim miq. N\u00eb at\u00eb gjendje askush s\u2019mund t\u00eb vinte p\u00ebr vizit\u00eb tek ne.Vet\u00ebm pak sh\u00ebrbyes guxuan t\u00eb punojn\u00eb aty, ndaj na u desh t\u00eb merreshim vet\u00eb me pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. Xhulia ishte tridhjet vje\u00e7 kur vdiq, flok\u00ebt e saj kishin filluar t\u00eb thinjeshin, si edhe t\u00eb mite.<\/p>\n<p>-Motra e juaj ka vdekur?- pyeti Holmesi.<\/p>\n<p>-Po- tha zonjusha Stoner- vdiq pa pritur dy vjet m\u00eb par\u00eb. Prandaj, un\u00eb kam ardhur te ju z. Holmes, sepse dyshoj se i nj\u00ebjti fat po m\u00eb pret edhe mua<\/p>\n<p>Holmesit iu vrejt balli.<\/p>\n<p>&#8211; Vazhdoni, ju lutem!-ia ktheu.<\/p>\n<p>-K\u00ebnaq\u00ebsia e vetme q\u00eb pat\u00ebm, ne t\u00eb dyja, ndodhi kur na u dha mund\u00ebsia t\u00eb vizitonim tezen tone, zonj\u00ebn. Honoria Uestfail. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb nd\u00ebnj\u00ebm te tezja Xhulia u njoh me nj\u00eb marinar, me t\u00eb cilin u fejua. Njerku yn\u00eb nuk tha asgj\u00eb kund\u00ebr martes\u00ebs, por dy jav\u00eb p\u00ebrpara dasm\u00ebs di\u00e7ka e tmerr\u00ebshme i mori jet\u00ebn motr\u00ebs sime t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>Holmesi teksa d\u00ebgjonte zonjush\u00ebn n\u00eb karriken e vet me syt\u00eb mbyllur. Pastaj i \u00e7eli p\u00ebrgjys\u00ebm e v\u00ebshtroi zonjush\u00ebn Stoner.<\/p>\n<p>-M\u00eb flisni p\u00ebr t\u00eb gjitha holl\u00ebsit\u00eb q\u00eb din!- tha.<\/p>\n<p>-Sht\u00ebpia jon\u00eb p\u00ebrb\u00ebhetsinga tri nd\u00ebrtesa dy kat\u00ebshe, nj\u00eb n\u00eb qend\u00ebr\u00a0 e dy\u00a0 p\u00ebrbri. Ne jetonim\u00a0 n\u00eb at\u00eb t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb. Dhomat e ndejtjes ndodhen n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn qendrore, kurse ato t\u00eb fjetjes jan\u00eb n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb gjitha n\u00eb katin e par\u00eb. Dhoma e par\u00eb \u00ebsht\u00eb e Dr. Roilotit, e dyta ishte e Xhulias, e treta \u00ebsht\u00eb e imja. Nd\u00ebrmjet tyre nuk ka dyer, t\u00eb tria hapen n\u00eb t\u00eb njejtin korridor. Dritaret jan\u00eb me pamje nga l\u00ebndina e blert\u00eb. Nuk di n\u00eb ua \u00a0shpjegova qart\u00eb?<\/p>\n<p>-N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer- u p\u00ebrgjigj Holmesi..<\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb fatale\u00a0 un\u00eb e Xhulia po rrinim n\u00eb dhom\u00ebn e saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb Dr.Roilot hyri n\u00eb dhom\u00ebn e vet m\u00eb shpejt se her\u00eb t\u00eb tjera. E mor\u00ebm me mend se ai nuk ra n\u00eb shtrat sepse ndihej duhma e duhanit indian q\u00eb dilte nga \u00e7ibuku i tij. Motra\u00a0 m\u00eb von\u00eb erdhi e shqet\u00ebsuar tek un\u00eb p\u00ebr t\u00eb biseduar rreth dasm\u00ebs.Aty nga ora nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb tek po largohej ndaloi p\u00ebr disa \u00e7aste pran\u00eb der\u00ebs.<\/p>\n<p>-Helen\u00eb- m\u00eb tha- a ke d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs nj\u00eb v\u00ebrsh\u00ebllim\u00eb t\u00eb leht\u00eb?<\/p>\n<p>-Jo! Po pse m\u00eb pyet?<\/p>\n<p>-Para disa net\u00ebsh, rreth or\u00ebs tre t\u00eb m\u00ebngjesit, nj\u00eb v\u00ebrsh\u00ebllim\u00eb e leht\u00eb m\u00eb zgjoi nga\u00a0 gjumi. Nuk e mora vesh\u00a0 nga \u00e7\u2019an\u00eb vinte.<\/p>\n<p>-Ndoshta nga livadhi, ku ndodhen \u00e7adrat e cigan\u00ebve.<\/p>\n<p>-K\u00ebshtu mendoj edhe un\u00eb.se nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi.Nejse! Nat\u00ebn e mir\u00eb!<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb buz\u00ebqeshi e doli n\u00eb korridor. Pas disa \u00e7astesh d\u00ebgjova t\u00eb mbyllte der\u00ebn me \u00e7el\u00ebs.<\/p>\n<p>-Me \u00e7el\u00ebs?- tha Holmesi- Pra, ju dhe motra i mbyllnit dyert me \u00e7el\u00ebs?<\/p>\n<p>-Gjithmon\u00eb! Sepse na tmerronte pantera dhe majmuni.<\/p>\n<p>-Ashtu, v\u00ebrtet\u00eb. Ju lutem vazhdoni.<\/p>\n<p>-Era v\u00ebrsh\u00ebllinte, shiu p\u00ebrplasej n\u00eb dritare.Nuk munda t\u00eb fle as t\u00eb mposhtja nj\u00eb parandjenj\u00eb t\u00eb keqe. Befas d\u00ebgjova nj\u00eb klithm\u00eb gruaje. Ishte z\u00ebri i motr\u00ebs sime! U sula n\u00eb korridor. N\u00eb at\u00eb \u00e7ast d\u00ebgjova nj\u00eb v\u00ebrsh\u00ebllim\u00eb t\u00eb leht\u00eb. M\u00eb pas nj\u00eb tingull, sikur r\u00ebzohej di\u00e7ka metalike. Kur arrita n\u00eb der\u00ebn e Xhulias, u d\u00ebgjua rrotullimi i \u00e7el\u00ebsit n\u00eb brav\u00eb dhe dera u hap. N\u00eb prag u shfaq motra, krejt e zbeht\u00eb duke u dridhur e tmerruar. Zgjata krah\u00ebt rreth saj, por ajo ra p\u00ebr tok\u00eb, duke f\u00ebrg\u00eblluar nga dhimbje t\u00eb tmerr\u00ebshme. Kur u p\u00ebrkula mbi t\u00eb ajo psher\u00ebtiu:<\/p>\n<p>-O Zot! Helen\u00eb! Ishte shiriti! Shiriti me pika!- dhe b\u00ebri shenj\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb doktorit. Vrapova menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr atje, por e ndesha n\u00eb korirdor, duke nxituar drejt nesh. N\u00eb koh\u00ebn kur arriti, Xhulia dergjej pa ndjenja. U p\u00ebrpoq ta sillte n\u00eb vehte, por ajo vdiq.<\/p>\n<p>-A jeni e sigurt p\u00ebr v\u00ebrsh\u00ebllim\u00ebn dhe tingullin metalik?<\/p>\n<p>-Po,-tha zonjushja. Stoner.- e sigurt.<\/p>\n<p>-A ishte e veshur motra?<\/p>\n<p>-Jo, qe me k\u00ebmish\u00eb nate. N\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb mbante nj\u00eb shkrepse t\u00eb shuar, n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn kutin\u00eb.<\/p>\n<p>-Si duket ka ndezur shkrepsen p\u00ebr t\u00eb par\u00eb rreth saj.- tha Holmesi-kjo ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. A b\u00ebri hetime policia?<\/p>\n<p>-Po, hetime t\u00eb shumta- meqen\u00ebse Dr.Roilot njihet si njeri i dhunsh\u00ebm. Por ata nuk mund\u00ebn t\u00eb gjenin shkakun e vdekjes. Dera e Xhulias ishte ky\u00e7ur nga brenda, kurse dritaret\u00a0 gjith\u00eb nat\u00ebn mbyllen me grila hekuri. Edhe oxhaku \u00ebsht\u00eb i pakaluesh\u00ebm. Muret p\u00ebrqark jan\u00eb t\u00eb fort\u00eb; po ashtu dhe dyshemeja. N\u00eb ato or\u00eb t\u00eb tmerrshme motra ishte vet\u00ebm. N\u00eb trupin e saj nuk u gjet\u00ebn gjurma apo shenja dhune.<\/p>\n<p>-Po helmim?<\/p>\n<p>-Doktor\u00ebt\u00a0 e ekzaminuan, por nuk pikas\u00ebn asgj\u00eb.<\/p>\n<p>-Si mendoni, nga se vdiq ajo?<\/p>\n<p>-Thjesht\u00eb nga di\u00e7ka e frik\u00ebshme, n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nervore.-tha zonjushe Stoner, &#8211; nuk di \u00e7\u2019t\u00eb them se kush e friksoi.<\/p>\n<p>-\u00c7\u2019 keni para sysh me fjal\u00ebt e motr\u00ebs, \u201c shiriti me pika\u201d?<\/p>\n<p>-M\u00eb vjen nd\u00ebr mend, tek dridhej e tmerruar, nd\u00ebrkoh\u00eb edhe shiriti, q\u00eb mbajn\u00eb\u00a0 rreth kok\u00ebs disa cigan\u00eb.<\/p>\n<p>Holmesi tundi kok\u00ebn i pak\u00ebnaqur.<\/p>\n<p>-Kjo ngjau para dy vjet\u00ebsh. Po tani p\u00ebrse erdh\u00ebt k\u00ebtu?<\/p>\n<p>-Para nj\u00eb muaji, nj\u00eb mik, z.Persi Armitazh, m\u00eb k\u00ebrkoi dor\u00ebn. Njerku im nuk tha asgj\u00eb kund\u00ebr marteses. Dasma \u00ebsht\u00eb caktuar t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb pranver\u00eb. Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nis\u00ebn punimet p\u00ebr riparimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb krahun lindor, duke filluar nga dhoma ime. Duhej t\u00eb l\u00ebvizja prej andej p\u00ebr n\u00eb dhom\u00ebn e Xhulias. Nat\u00ebn q\u00eb shkoi rash p\u00ebr t\u00eb fjetur n\u00eb shtratin e saj. Nuk m\u00eb flihej, mendohesha rreth fundit\u00a0 tragjik t\u00eb motr\u00ebs sime. Merreni me mend tmerrin tim n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs, kur d\u00ebgjova nj\u00eb v\u00ebrsh\u00ebllim\u00eb t\u00eb leht\u00eb! U ngrita e ndeza llamp\u00ebn, por s\u2019vura re asgj\u00eb. U vesha me nxitim, dola jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb e vrapova drejt qytez\u00ebs. Hipa n\u00eb nj\u00eb pajton p\u00ebr t\u00eb kapur trenin e par\u00eb dhe erdha drejt e k\u00ebtu.<\/p>\n<p>-B\u00ebt\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, &#8211; tha Holmesi- s\u2019duhej t\u00eb humbisnit asnj\u00eb \u00e7ast. N\u00ebse shkojm\u00eb sot n\u00eb Stoke Moran, a mund t\u00eb shohim dhomat pa dijenin\u00eb e njerkut tuaj?<\/p>\n<p>-Po. Sot ai nuk do t\u00eb jet\u00eb aty, sepse ka disa pun\u00eb n\u00eb qytet- tha znj. Stoner- do t\u00eb kthehet nat\u00ebn von\u00eb.<\/p>\n<p>-Bukuri! At\u00ebhere na prisni pas dite. N\u00eb rregull?<\/p>\n<p>-Oh, po! Duke biseduar me ju u p\u00ebrt\u00ebriva shpirt\u00ebrisht. Shpresoj t\u00eb takohemi n\u00eb koh\u00ebn e caktuar.- ajo uli velin mbi fytyr\u00eb dhe u largua.<\/p>\n<p>-\u00c7\u2019mendim keni p\u00ebr ato q\u00eb d\u00ebgjuat, Uatson?- m\u00eb pyeti Holmesi.<\/p>\n<p>-M\u00eb duket nj\u00eb vep\u00ebr e mbrapsht. N\u00ebse zonjusha na dha njoftime t\u00eb sakta, se muret dhe dyshemeja jan\u00eb t\u00eb forta, kurse dera, dritarja dhe oxhaku t\u00eb pakaluesh\u00ebm, at\u00ebhere motra e saj, paska qen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb fund tragjik.-iu p\u00ebrgjigja.<\/p>\n<p>-Po p\u00ebr v\u00ebrsh\u00ebllim\u00ebn dhe fjal\u00ebt e \u00e7uditshme t\u00eb viktim\u00ebs?<\/p>\n<p>-S\u2019di \u00e7\u2019t\u00eb them. P\u00ebrgjigjet mund t\u2019i marrim duke hyr\u00eb n\u00eb holl\u00ebsira kur t\u00eb vemi n\u00eb Stoke Moran.\u00a0 M\u00eb duhet t\u00eb shoh\u00a0 gjith\u00eb\u00e7ka n\u00eb vend. Prit pak! Kush po vjen?-pyeti Holmesi. N\u00eb at\u00eb minut\u00eb dikush trokiti fort e sa kaq dera\u00a0 u hap. N\u00eb prag u dha nj\u00eb burr\u00eb trupmadh, me fytyr\u00eb plot rudha, si\u00e7 merrej vesh nga qendrimi i gjat\u00eb n\u00ebn rrezet e diellit. Hunda si skep dhe syt\u00eb q\u00eb i shkreptinin i jepnin pamjen e fajkoit.<\/p>\n<p>-Cili prej jush \u00ebsht\u00eb Holmesi?- pyeti.<\/p>\n<p>-Un\u00eb \u2013tha i qet\u00eb miku im.-po ju?<\/p>\n<p>-Dr. Grimsbi Roilot nga Stoke Moran.<\/p>\n<p>-Sigurisht.- tha Holmesi. Ju lutem uluni doktor.<\/p>\n<p>-Nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb rri gjat\u00eb k\u00ebtu. E di. Bija ime ishte k\u00ebtu. \u00c7far\u00eb ju tha?<\/p>\n<p>-Esht\u00eb pak si ftoht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudhe kohe\u2013 tha i qet\u00eb Holmesi.<\/p>\n<p>-\u00c7far\u00eb biseduat me t\u00eb?- u hak\u00ebrrua Dr. Roilot.<\/p>\n<p>-Megjithat\u00eb mimozat \u00e7elin p\u00ebr bukuri para ardhjes s\u00eb pranver\u00ebs &#8211; vijoi Holmesi i shkujdesur.<\/p>\n<p>-Pandehni se mund t\u00eb talleni me mua!- thirri- Kam d\u00ebgjuar p\u00ebr ju Holmes! S\u2019jeni tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb ngat\u00ebrrestar q\u00eb fut hund\u00ebt kudo.<\/p>\n<p>Holmesi qeshi.<\/p>\n<p>-Ligj\u00ebrata\u00a0 e juaj \u00ebsht\u00eb mjaft zbavit\u00ebse doktor. Kur t\u00eb dilni jasht\u00eb ju lutem mbyllni der\u00ebn- fryn er\u00eb e ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>-Do t\u00eb iki kur t\u00eb m\u00eb teket! Znj. Stoner e ndoqa deri k\u00ebtu. Ju them hapur q\u00eb tani: mos u p\u00ebrzjeni\u00a0 n\u00eb pun\u00ebt e mia.Nuk jam njeri sido kudo. Mbani para sysh \u00e7far\u00eb ju thash\u00eb.- Shkoi pran\u00eb vatr\u00ebs, mori mash\u00ebn e madhe prej \u00e7eliku dhe e p\u00ebrkuli me duart e fuqishme.-larg duart prej meje!- Pasi flaku mash\u00ebn tej doli jasht\u00eb si i t\u00ebrbuar.<\/p>\n<p>-Megjith\u00ebse s\u2019kam p\u00ebrmasat e tij,- tha Holmesi, duke qeshur.- sikur ai t\u00eb kish qendruar pak m\u00eb gjat\u00eb, mund t\u2019i tregoja se jam po aq i fuqish\u00ebm.-Mori mash\u00ebn dhe me nj\u00eb orvajtje t\u00eb befasishme e drejtoi p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Aty nga mesdita mor\u00ebm trenin p\u00ebr n\u00eb Laterhed. Udh\u00ebs Holmesi m\u00eb tregoi se n\u00eb or\u00ebt e tjera t\u00eb m\u00ebngjesit kishte mundur t\u00eb zbulonte nj\u00eb kopje t\u00eb testamentit t\u00eb zonj\u00ebs Roilot. Kur vdiq pat l\u00ebn\u00eb 1.110 sterlina;\u00a0 m\u00eb pas kishin mbetur rreth 750 sterlina.\u00a0\u00a0 N\u00ebse\u00a0 njera nga\u00a0 motrat do t\u00eb martohej, mund t\u00eb merrte 250 sterlina. N\u00ebse martoheshin t\u00eb dyja, Dr. Roilotit i mbeteshin \u00e7elset e kasht\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb Stoke Moran, zonjusha Stoner doli me nxitim t\u00eb na p\u00ebrsh\u00ebndeste.<\/p>\n<p>-Kemi patur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb takoheshim me njerkun tuaj- tha Holmesi. -Pastaj i tregoi se\u00e7 ndodhi kur ajo qe larguar. Zojusha e gjor\u00eb u zbeh nga frika.<\/p>\n<p>-O Zot!- thirri- kushedi \u00e7do t\u00eb m\u00eb punoj kur t\u00eb kthehet!<\/p>\n<p>-Mos e prishni gjakun, tha Holmesi. \u2013 nuk do t\u00eb lejojm\u00eb t\u2019ju ndodh\u00eb asgj\u00eb e keqe.Tani t\u2019i vihemi pun\u00ebs. M\u00eb lejoni t\u2019u hedh\u00a0 nj\u00eb sy dhomave.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e lasht\u00eb ishte nd\u00ebrtuar me gur\u00eb. Pjesa qendrore ngrihej\u00a0 m\u00eb lart\u00eb kurse dy krah\u00ebt zgjateshin pak p\u00ebrpara duke sajuar dy k\u00ebnde an\u00ebsore. N\u00eb njerin krah mbi dritare ishin\u00a0 gozhduar nj\u00eb varg d\u00ebrrasash, \u00e7atia vende vende qe e hapur. Krahu tjet\u00ebr ishte n\u00eb gjendje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me qepena\u00a0 n\u00eb dritare dhe nga oxhak\u00ebt dilte tym i zi. Skelat tregonin se\u00a0 ishin kryer riparime, megjithat\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt nuk dukeshin askund. Holmesi eci posht\u00eb e lart\u00eb n\u00ebp\u00ebr oborr duke v\u00ebzhguar me vemendje\u00a0 dritaret.<\/p>\n<p>-Pra kjo \u00ebsht\u00eb dhom\u00eb e juaj &#8211; tha ai duke treguar me gisht.- E mesit ishte e motr\u00ebs.<\/p>\n<p>-Po- tha znj. Stoner, ve\u00e7se tani atje fle un\u00eb.<\/p>\n<p>-Po dhoma n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn kryesore?<\/p>\n<p>-E Dr. Roilotsit.<\/p>\n<p>-Mesa kuptoj- tha Holmesi \u2013 riparimi i murit n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb ku rrinit ju, \u00a0nuk \u00ebsht\u00eb aq i ngutsh\u00ebm.<\/p>\n<p>-Po, keni t\u00eb drejt\u00eb. Mendoj se ky isht\u00eb nj\u00eb shkak p\u00ebr t\u00eb m\u00eb hequr q\u00eb k\u00ebtej.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrball\u00eb dhomave a ka dritare n\u00eb koridor?- pyeti Holmesi.<\/p>\n<p>-Po, ve\u00e7se jan\u00eb mjaft t\u00eb ngushta, ku s\u2019mund t\u00eb kaloj askush n\u00ebp\u00ebr to.<\/p>\n<p>-Nat\u00ebn dyert i siguronit me \u00e7el\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb askush nuk mund t\u00eb hynte nga kjo an\u00eb,- tha Holmesi.- Tani, ju lutem shkoni n\u00eb dhom\u00ebn e mesit dhe mbyllni grilat.<\/p>\n<p>Holmesi u orvat m\u00eb kot t\u2019i hapte grilat me forc\u00eb\u00a0 nga jasht\u00eb. Nxori lup\u00ebn dhe pa me imt\u00ebsi menteshet.<\/p>\n<p>-Qenkan t\u00eb fuqishme,- tha-askush nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb k\u00ebtej. T\u00eb shohim brenda.<\/p>\n<p>N\u00eb dhom\u00ebn ku flinte tani znj. Stoner- m\u00eb par\u00eb motra e saj- nuk kishte shenja t\u00eb dyshimta. Ishte e vog\u00ebl, me tavan t\u00eb ul\u00ebt dhe oxhak t\u00eb madh si n\u00eb gjith\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e fshatit. N\u00eb nj\u00eb qoshe qe vendosur nj\u00eb komo, kurse n\u00eb qoshen tjet\u00ebr nj\u00eb shtrat i ngusht\u00eb dhe nj\u00eb tavolin\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb dritares. Shto dy karrike e nj\u00eb qilim n\u00eb mes t\u00eb dyshemes\u00eb. K\u00ebto pra, ishin t\u00eb vetmet pajisje n\u00eb at\u00eb dhom\u00eb. Holmesi t\u00ebrhoqi nj\u00eb nga karriket u ul dhe i heshtur v\u00ebshtroi me ngulm p\u00ebrqark.<\/p>\n<p>-Ku \u00ebsht\u00eb zilja- tha duke drejtuar gishtin tek shirti i ziles i varur mbi shtrat, aq pran\u00eb sa q\u00eb xhufka e dorez\u00ebs n\u00eb fund prekte cepin e jastekut.<\/p>\n<p>-N\u00eb dhom\u00ebn e sh\u00ebrbyeses. Shiriti qe vendosur pak vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>-Me k\u00ebrkes\u00ebn e motr\u00ebs?<\/p>\n<p>-Jo, ajo\u00a0 s\u2019e p\u00ebrdori kurr\u00eb.<\/p>\n<p>-At\u00ebhere m\u00eb duket e panevojshme vendosja nj\u00eb\u00a0 shriti t\u00eb till\u00eb aty.- tha Holmesi.- M\u00eb falni nj\u00eb minut\u00eb.- Ai nxori lup\u00ebn dhe u hoq zvar\u00eb k\u00ebmba-doras, duke k\u00ebqyrur \u00e7do gj\u00eb n\u00eb dysheme dhe n\u00eb mure. Pastaj shkoi tek shiriti e ia nguli syt\u00eb. S\u00eb fundi e kapi dhe e t\u00ebrhoqi- Esht\u00eb nj\u00eb simulim.- tha- s\u2019\u00ebsht\u00eb\u00a0 i lidhur me telin e ziles, por \u00ebsht\u00eb kapur tek nj\u00eb \u00e7engel af\u00ebr vrim\u00ebs.<\/p>\n<p>-Sa e pakuptueshme!-tha znj. Stoner- s\u2019e kisha v\u00ebn\u00eb re asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>-Mjaft e \u00e7uditshme,- tha Holmesi- ka di\u00e7ka kurioze n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhom\u00eb. E pra, p\u00ebrse ustai ka hapur nj\u00eb vrim\u00eb\u00a0 midis dy dhomave,\u00a0 me gjasa p\u00ebr ajrim, dhe jo n\u00eb murin e jasht\u00ebm?<\/p>\n<p>-Kjo vrim\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur po n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur u vendos shirti i ziles- tha Miss.Stoner.<\/p>\n<p>-Ndryshime t\u00eb \u00e7uditshmr- tha Holmesi- shirit zileje pa zile, nj\u00eb vrim\u00eb q\u00eb nuk sh\u00ebrben p\u00ebr ajrim. Le t\u00eb shohim tani edhe dhom\u00ebn e njerkut tuaj.<\/p>\n<p>Dhoma Dr.Roilotit ishte m\u00eb madhe se t\u00eb dy t\u00eb tjerat, por e mobiluar thjesht\u00eb: nj\u00eb shtrat i zakonsh\u00ebm me komodin\u00ebn pran\u00eb, nj\u00eb raft p\u00ebr libra, nj\u00eb karrike druri mb\u00ebshtetur n\u00eb mur, nj\u00eb tavolin\u00eb rrumbullake dhe nj\u00eb kasafort\u00eb hekuri. Holmesi u end n\u00ebp\u00ebr dhom\u00eb, duke hetuar me v\u00ebmendje gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>-\u00c7far\u00eb ka brenda?- pyeti duke q\u00eblluar leht\u00eb mbi kasafort\u00eb.<\/p>\n<p>-Vet\u00ebm letra- tha Mis Stoner.- m\u00eb ka rastisur ta shoh vitin q\u00eb shkoi.<\/p>\n<p>-A ka mace kjo sht\u00ebpi?<\/p>\n<p>-Pyetje e \u00e7uditshme- tha zonjusha.- jo s\u2019kemi mace, por panter\u00ebn dhe majmunin.<\/p>\n<p>-Pantera \u00ebsht\u00eb si mace e madhe- tha miku im,- po nj\u00eb pjat\u00eb filxhani me qum\u00ebsht q\u00eb shoh n\u00eb dysheme nuk mundet ta k\u00ebnaq kursesi.-Holmesi v\u00ebshtroi me kujdes karriken. Syt\u00eb e tij pikas\u00ebn di\u00e7ka tjet\u00ebr- nj\u00eb rrip p\u00ebr qen, i lidhur lak n\u00eb nj\u00eb njerin skaj, varej n\u00eb k\u00ebndin e djatht\u00eb t\u00eb kok\u00ebs s\u00eb krevatit,.<\/p>\n<p>-\u00c7\u2019mendim keni p\u00ebr t\u00eb, Uotson?- tha Holmesi.<\/p>\n<p>-Esht\u00eb rrip i zakonsh\u00ebm qeni- i thash\u00eb,- por nuk kuptoj p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb i lidhur ashtu.<\/p>\n<p>-At\u00ebhere, nuk qenka rrip i zakonsh\u00ebm qeni, apo jo? Pra, s\u2019kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me qen. Ah! Kjo bot\u00eb mizore. znj. Stoner, m\u00eb d\u00ebgjoni me kujdes p\u00ebr \u00e7\u2019ka\u00a0 do t\u2019ju them.<\/p>\n<p>-Si urdh\u00ebron!<\/p>\n<p>-Kur t\u00eb kthehet njerku, shtiruni sikur ju dhemb koka dhe qendroni n\u00eb dhom\u00ebn e motr\u00ebs. Ne do t\u00eb vrojtojm\u00eb nga jasht\u00eb. Kur nat\u00ebn von\u00eb, do t\u00eb d\u00ebgjoni hyrjen e tij n\u00eb dhom\u00eb, hapni menj\u00ebher\u00eb dritaret dhe ndizni nj\u00eb llamb\u00eb si sinjal p\u00ebr ne. Pastaj kaloni n\u00eb dhom\u00ebn tuaj dhe mbyllni der\u00ebn me ky\u00e7. Un\u00eb dhe Uatsoni do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e motr\u00ebs dhe gjat\u00eb nat\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrgjojm\u00eb,\u00a0 p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb mister.<\/p>\n<p>-Pra, tani\u00a0 e muart\u00a0 vesh se \u00e7\u2019far\u00eb i ndodhi\u00a0 motr\u00ebn sime.<\/p>\n<p>-Mendoj se po, ve\u00e7 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb na duhen prova.- Behuni trime dhe ndiqni udh\u00ebzimet e mia. \u00c7do gj\u00eb do t\u00eb vej\u00eb p\u00ebr s\u00eb mbari.<\/p>\n<p>Holmesi dhe un\u00eb dol\u00ebm jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe u fsheh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb af\u00ebrt p\u00ebr vrojtim.<\/p>\n<p>-Ju keni par\u00eb m\u00eb shum\u00eb, Holmes.<\/p>\n<p>-Jo, ne pam\u00eb t\u00eb njejtat sende, por un\u00eb e vrava mendjen m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr shiritin e ziles mua s\u2019m\u00eb t\u00ebrhoqi vemendjen ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr\u00a0 t\u2019u \u00e7uditur.<\/p>\n<p>-Po p\u00ebr vrim\u00ebn \u00e7\u2019mendim keni?<\/p>\n<p>-Me sa di shum\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vjetra i kan\u00eb, por jan\u00eb aq t\u00eb ngushta sa as miu i vog\u00ebl nuk mund t\u00eb kaloj leht\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebr to.<\/p>\n<p>-Ve\u00e7se mund t\u00eb kaloj di\u00e7ka tjet\u00ebr- tha miku im- p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj vura re se shtrati \u00ebsht\u00eb mb\u00ebrthyer n\u00eb dysheme, pran\u00eb shiritit e vrim\u00ebs. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb varg sajimesh: vrima, nj\u00eb shirit i varur, nj\u00eb shtrat i pal\u00ebvizsh\u00ebm dhe Xhulia q\u00eb gjen vdekjen.<\/p>\n<p>-Kjo \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme!<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb nj\u00eb llamb\u00eb\u00a0 hodhi drit\u00ebn jasht\u00eb.<\/p>\n<p>-Sinjali! Tha Holmesi.-Duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm e t\u00eb qet\u00eb, Uotson. Nga kjo varet tani jeta e zonjushes dhe e jona..<\/p>\n<p>U fut\u00ebm brenda n\u00ebp\u00ebr dritare pa u ndjer\u00eb. Holmesi u ul n\u00eb shtrat\u00a0 me shkopin pran\u00eb vetes, me shandanin dhe kutin\u00eb e shkrepses.\u00a0 Un\u00eb me revolver n\u00eb dor\u00eb zura vend\u00a0 n\u00eb karriken af\u00ebr murit.<\/p>\n<p>Kaluan disa or\u00eb. Nuk ndez\u00ebm asnj\u00eb drit\u00eb, nuk shk\u00ebmbyem\u00a0 asnj\u00eb fjal\u00eb, por rrinin gati, duke p\u00ebrgjuar \u00e7do z\u00eb. Ora e fshatit ra dymb\u00ebdhjet\u00eb, pastaj nj\u00eb, dy dhe tre. Pas or\u00ebs tre d\u00ebgjuam nj\u00eb f\u00ebshf\u00ebritje n\u00eb dhom\u00ebn e doktorit. Disa minuta m\u00eb pas d\u00ebgjuam nj\u00eb z\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, si shushurima e avullit q\u00eb del nga \u00e7ajniku. Holmesi brofi n\u00eb kemb\u00eb, ndezi shandanin dhe nisi t\u00eb godas fuqishem me shkop shirtin e ziles.<\/p>\n<p>-A shihni gj\u00eb Uotson?- pyeti duke ngritur z\u0562rin pak.<\/p>\n<p>-Jo.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00e8n kur Holmesi q\u00ebllonte, u d\u00ebgjua nj\u00eb v\u00ebrsh\u00ebllim\u00eb e leht\u00eb. Fytyra plot tmerr e mikut tim qe zverdhur. Pasi ndaloi s\u00eb godituri hodhi v\u00ebshtrimim sip\u00ebr n\u00eb vrim\u00eb. Befas, qet\u00ebsia nat\u00ebs u prish nga nj\u00eb britm\u00eb e tmerr\u00ebshme q\u00eb ushtoi lart e m\u00eb lart. Nj\u00eb z\u00eb t\u00eb till\u00eb s\u2019kisha d\u00ebgjuar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>-Kaq ishte. Mbaroi. Tani t\u00eb vemi n\u00eb dhom\u00ebn e doktorit.<\/p>\n<p>Holmesi me llamb\u00ebn e ndezur doli n\u00eb koridor. Pas tij dhe un\u00eb. U qas tek dera e Dr.Roilotsit. Trokiti dy her\u00eb. Asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. Pasi rrotulloi dorez\u00ebn dera u hap dhe ne kaluam pragun me kujdes\u00a0 e u gjend\u00ebm brenda..<\/p>\n<p>N\u00ebn drit\u00ebn e shandanit u duk nj\u00eb pamje e llahtarshme. Kasaforta ishte e hapur. Pran\u00eb saj rrinte ulur n\u00eb karrike Dr.Grimesbi Roilot, i veshur me penjuarin e gjat\u00eb e me pantofla. Mbi preh\u00ebr nderej rripi me lak, t\u00eb cilin e vum\u00eb re pak or\u00eb m\u00eb par\u00eb. Koka i qe varur prapa me syt\u00eb e ngrir\u00eb nga tmerri. P\u00ebrqark i qe mb\u00ebshtjell\u00eb\u00a0 nj\u00eb shirit\u00a0 i verdh\u00eb me pika.<\/p>\n<p>-Shiriti!- p\u00ebshp\u00ebriti Holmesi- shiriti me pika!<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb \u00e7ast duke u p\u00ebrdredhur shirti l\u00ebvizi p\u00ebrpjet\u00eb dhe u duk qart\u00eb nj\u00eb gjarp\u00ebr i friksh\u00ebm.<\/p>\n<p>-Qendro prapa Uotson!- \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00eb mo\u00e7ali, nj\u00eb nga gjarp\u00ebrinjt\u00eb m\u00eb vdekjeprur\u00ebs t\u00eb Indis\u00eb. Pickimi i saj shkakton vdekjen brenda disa sekondash.-Holmesi zgjati rripin me lak, kapi n\u00ebp\u00ebrk\u00ebn nga koka, e flaku brenda n\u00eb kasafort\u00eb dhe p\u00ebrplasi der\u00ebn. U d\u00ebgjua krisma e metalit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn\u00a0 tregoi znj. Stoner.- Tani ta d\u00ebrgojm\u00eb zonjush\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt, pastaj t\u00eb njoftojm\u00eb policin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\nHelen\u00ebn e tmerruar e p\u00ebrcoll\u00ebm p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tezes. Policia pas hetimit vendosi se doktori vdiq nd\u00ebrsa luante me gjarp\u00ebrin e rreziksh\u00ebm. Nd\u00ebrsa Holmesi mendonte ndryshe, por s\u2019u ndje deri sa kap\u00ebm trenin p\u00ebr n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>-P\u00ebr pak do t\u00eb gaboja edhe un\u00eb.- tha- por kjo nuk ndodhi sepse mblodh\u00ebm t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shumta! M\u00eb sh\u00ebrbyen edhe ato q\u00eb na tregoi znj. Stoner p\u00ebr cigan\u00ebt, panter\u00ebn dhe majmunin. M\u00eb shkoi nd\u00ebr mend se diku n\u00eb dhom\u00eb duhej t\u00eb ishte ndonj\u00eb e nj\u00eb \u00e7ar\u00eb, qysh n\u00eb \u00e7astin kur znj. Stoner na tregoi se e motra\u00a0 nuk mund t\u00eb duronte tymin e duhanit,\u00a0 q\u00eb vinte nga pipa e doktorit. Kjo nuk ishte e t\u00ebra deri sa nuk kisha par\u00eb dhom\u00ebn me shiritin e ziles, vrim\u00ebn lart dhe shtratin e mb\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb vend. At\u00ebhere dyshova p\u00ebr ndonj\u00eb gjarp\u00ebr. Vet\u00ebm gjarp\u00ebri mund t\u00eb kalonte n\u00ebp\u00ebr at\u00eb vrim\u00eb dhe t\u00eb zbriste posht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shiritit. Megjithat\u00eb doktori\u00a0 nuk qe i sigurt\u00a0 se mund ta vriste vajz\u00ebn qysh n\u00eb orvajtjen e par, ndaj e st\u00ebrviti gjarp\u00ebrin t\u00eb kthehej mbrapsht\u00a0 me an\u00ebn e v\u00ebrshllim\u00ebs duke e joshur me qum\u00ebsht n\u00eb tavll\u00ebn e filxhanit. K\u00ebt\u00eb veprim e kreu disa her\u00eb deri sa m\u00eb n\u00eb fund ia arriti q\u00ebllimit. Pastaj nisi t\u00eb p\u00ebrgatiste edhe vrasjen e znj.Helena. Nat\u00ebn kur d\u00ebgjova shushurim\u00ebn, ndjeva se gjarp\u00ebri po vinte. N\u00eb \u00e7ast ndeza shandanin dhe sulmova qenien mizore. N\u00ebp\u00ebrka rr\u00ebshkiti\u00a0 n\u00ebp\u00ebr shiritin e ziles dhe u kthye andej nga erdhi.<\/p>\n<p>-Duke kaluar n\u00ebp\u00ebr vrim\u00eb- i thash.<\/p>\n<p>-Po.- tha miku im \u2013 s\u2019ka dyshim. Ashtu e zem\u00ebruar si\u00e7 qe nga sulmi im, iu kthye t\u00eb\u00a0 zotit.<\/p>\n<p>Zonjush\u00ebn e tmerruar e d\u00ebrguam n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tezes. Policia\u00a0 pasi b\u00ebri hetimet e zakonshme vendosi se doktori vdiq nd\u00ebrsa luante me gjarp\u00ebrin e rreziksh\u00ebm. Vet\u00ebm Holmesi e dinte shkakun e v\u00ebrtet\u00eb, por nuk tregoi asgj\u00eb. Ai hodhi drit\u00eb mbi gjith\u00e7ka, nd\u00ebrsa po ktheheshim me tren p\u00ebr n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>-Si\u00e7 merret vesh, pa dashka shkaktari i vdekjes s\u00eb Dr. Roilotsit\u00a0 jam un\u00eb. \u2013tha Holmesi- Megjithat\u00eb s\u2019mund t\u00eb them se nd\u00ebrgjegjen e kam aq t\u00eb shqet\u00ebsuar. Helena shp\u00ebtoi dhe tani ajo m\u00eb n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb e lumtur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arthur Conan Doyle Zbulimet e Sherlock Holmesit Tregimi i Doktor Uatsonit P\u00ebrkthim nga Agim Xh D\u00ebshnica Nj\u00eb m\u00ebngjes, kur hapa syt\u00eb, vura re se Sherlok Holmesi ishte veshur dhe po rrinte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pran\u00eb shtratit tim, megjith\u00ebse zakonisht ai \u00e7ohet m\u00eb von\u00eb se un\u00eb. Ora ishte 7.I5. U befasova kur e pash\u00eb. -M\u00eb falni q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73483,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-73481","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73481\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73483"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}