{"id":73572,"date":"2024-03-12T10:40:35","date_gmt":"2024-03-12T10:40:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73572"},"modified":"2024-03-12T10:40:35","modified_gmt":"2024-03-12T10:40:35","slug":"i-vetmi-njeri-qe-i-kall-daten-edi-rames-eshte-sali-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/12\/i-vetmi-njeri-qe-i-kall-daten-edi-rames-eshte-sali-berisha\/","title":{"rendered":"I vetmi njeri q\u00eb i kall dat\u00ebn Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb Sali Berisha!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Milaim NELA<\/strong><\/p>\n<p>FJALA TEK RRUGA E SHPRES\u00cbS!<\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma Qendrestar\u00eb!<\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma Dr Berisha!<\/p>\n<p>Dua ta p\u00ebrsh\u00ebndes secilin prej jush q\u00eb keni dal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb shpres\u00ebs q\u00eb duket e ngusht\u00eb por \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb q\u00eb t\u00eb nxjerr n\u00eb bulevardin e madh t\u00eb Liris\u00eb!<\/p>\n<p>Un\u00eb vij nga shqiptar\u00ebt e M\u00ebrgat\u00ebs por sot nuk do flas si shqiptar i m\u00ebrgat\u00ebs q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe n\u00eb num\u00ebr por do flas dy fjal\u00eb si njeri pre jush sepse un\u00eb me mendje e vet\u00ebdije jetoj \u00e7do dit\u00eb me ju e jam me ju.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb lej\u00eb pa th\u00ebn\u00eb dy fjal\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr q\u00ebndrestar\u00ebt e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit. Do t\u00eb doja ti p\u00ebrqafoj e shtr\u00ebgoj duart e \u00e7donj\u00ebrit prej jush sepse ju jeni jo vet\u00ebm q\u00ebndrestar\u00eb por juve jeni fisnik\u00ebt e liris\u00eb dhe edukator\u00ebt q\u00eb p\u00ebr mbi 6 vjet ju keni m\u00ebsuar shqiptar\u00ebve se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb luftosh p\u00ebr qytetari!<\/p>\n<p>\u00c7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr dinjitet njer\u00ebzor!<\/p>\n<p>Ju q\u00eb jeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrugic\u00eb por edhe ju q\u00eb na ndiqni nga sht\u00ebpit\u00eb tuaja e dini q\u00eb Dr Berisha \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpiak jo p\u00ebr tu d\u00ebnuar sepse nuk ka gjykat\u00ebs e prokuror n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ta d\u00ebnoj\u00eb sado t\u00eb dirigjuar q\u00eb jan\u00eb&#8230;thjesht p\u00ebr faktin se nuk kan\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb. Por e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse k\u00ebshtu b\u00ebjn\u00eb t\u00eb shantazhuarit.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb kompromis me dinjitetin dhe profesionin e tyre i kan\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb sistemit!<\/p>\n<p>Ka vet\u00ebm nj\u00eb motiv dhe arsye pse Dr Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpiak jo i akuzuar, por demek p\u00ebr t\u2019u hetuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt as p\u00ebr tu hetuar jo sepse kan\u00eb jo 4 vjet si\u00e7 thon\u00eb avokat\u00ebt e tij por 11 vjet q\u00eb e hetojn\u00eb e nuk kan\u00eb mundur t\u00eb gjejn\u00eb asgj\u00eb!<\/p>\n<p>Ju e dini si filloi kjo histori por po ju a kujtoj shum\u00eb shkurt.<\/p>\n<p>A ju kujtohet thirrja e Aleksander Vu\u00e7i\u00e7it para zgjedhjeve t\u00eb vitit 21 q\u00eb ishte kund\u00ebr kandidimit t\u00eb Dr Berish\u00ebs?<\/p>\n<p>Besoj ju kujtohet!<\/p>\n<p>Tentuan ta ndalojn\u00eb dhe nuk mund\u00ebn bile fut\u00ebn uj\u00eb edhe brenda radh\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb ku shum\u00eb figura p\u00ebr fat t\u00eb keq u deklaruan kund\u00ebr kandidimit t\u00eb Doktorit!<\/p>\n<p>Ai kandidoi por rilindasit e kishin asin n\u00ebn m\u00ebng\u00eb dhe detyruan Lulin t\u00eb fikte motor\u00ebt e fushat\u00ebs 1 jav\u00eb para 25 Prillit dhe ai ashtu b\u00ebri sepse ishte kurdisur p\u00ebr koalicionin e madh apo p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr tu pasuruar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pasuruar, p\u00ebr t\u00eb ju sh\u00ebrbyer atyre s\u00eb bashku me kok\u00ebpalar\u00ebt rreth tij!<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb Maji kur kishin d\u00ebshtuar ta bindin doktorin p\u00ebr koalicionin e madh shpall\u00ebn &#8220;non-grat\u00ebn&#8221; me shpres\u00ebn se ai do prekej n\u00eb sed\u00ebr e do b\u00ebnte nja hap pas!<\/p>\n<p>Ah sa qejf e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb shprehje!<\/p>\n<p>NJE HAP PAS!<\/p>\n<p>Doktori prap\u00eb nuk u thye!<\/p>\n<p>M\u00eb 9 shtator detyruan Lulziun t\u00eb pezulloj\u00eb Dr Berish\u00ebn nga grupi parlamentar sepse me gjith\u00eb respektin p\u00ebr t\u00eb gjithe figurat e PD-s\u00eb i vetmi njeri q\u00eb i kall dat\u00ebn Edi Ram\u00ebs e para t\u00eb cilit i dridhen leqet e k\u00ebmb\u00ebve pavar\u00ebsisht se hiqet si trim \u00ebsht\u00eb Sali Berisha!<\/p>\n<p>Shkuan deri atje sa nxorr\u00ebn nj\u00eb mjeran ta godiste n\u00eb mes t\u00eb Bulevardit por edhe me at\u00eb d\u00ebshtuan sepse mund t\u00eb grushtosh nj\u00eb njeri por nuk mund t\u00eb grushtosh frym\u00ebn!<\/p>\n<p>E Sali Berisha me gjith\u00eb gabimet q\u00eb nuk jan\u00eb pak \u00ebsht\u00eb frym\u00eb.<\/p>\n<p>E b\u00ebn\u00eb spektaklin n\u00eb Rinas me Prof Jamarb\u00ebr Malltezin me shpres\u00ebn se duke goditur doktorin n\u00eb familje do ta detyronin at\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqej dhe p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj do mbyllnin nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb denoncimit t\u00eb djeg\u00ebsave si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Abi Malltezi.<\/p>\n<p>Por s\u00ebrish llogaria nuk ju doli!<\/p>\n<p>Tani kan\u00eb gjetur nj\u00eb viktim\u00eb gjykat\u00ebsen me tre mbiemra&#8230; p\u00ebr ta izoluar Dr Berish\u00ebn me objektivin e vet\u00ebm jo p\u00ebr ta d\u00ebnuar, por me zvarritje procedurash p\u00ebr ta nxjerr\u00eb at\u00eb nga parlamenti!<\/p>\n<p>P\u00ebr ta penguar t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme kurdo q\u00eb ato t\u00eb ndodhin!<\/p>\n<p>P\u00ebr ta nxjerr\u00eb at\u00eb nga politika!<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i gjith\u00eb k\u00ebsaj gurguleje!<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse ne do ta lejojm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb!<\/p>\n<p>A do ta lejojm\u00eb!?<\/p>\n<p>20 Shkurti e dha mesazhin!<\/p>\n<p>Tirana dhe Shqip\u00ebria e dha mesazhin dhe meraku im \u00ebsht\u00eb a do t\u00eb dim\u00eb ta lexojm\u00eb mesazhin e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb do ndryshim!?<\/p>\n<p>Disa bile kan\u00eb filluar ta privatizojn\u00eb at\u00eb!<\/p>\n<p>Gabim i madh!<\/p>\n<p>Prandaj dua q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb dalim nga rrugica e ngusht\u00eb e shpres\u00ebs n\u00eb bulevardin e madh t\u00eb Liris\u00eb, por pa kthim!<\/p>\n<p>Populli i 20 Shkurtit nuk do nj\u00eb koalicion opozitar q\u00eb vet\u00ebm se garanton emrat e kryetar\u00ebve t\u00eb partive t\u00eb vogla n\u00eb listat e PD-s\u00eb por do nj\u00eb front REAL opozitar t\u00eb faktor\u00ebve partiak\u00eb e jo partiak\u00eb q\u00eb t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb platform\u00eb me disa pika ku:<\/p>\n<p>Pika e par\u00eb te jet\u00eb largimi i qeveris\u00eb dhe kryetarit te Bashkis\u00eb<\/p>\n<p>Pika 2 &#8211; largimi i qeveris\u00eb dhe kryetarit t\u00eb Bashkise, dhe<\/p>\n<p>Pika 3 &#8211; largimi i qeveris\u00eb dhe kryetarit kryepatronazhist t\u00eb Bashkise se Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam problem t\u00eb madh me fjal\u00ebn KEQ-QEVERISJE sepse t\u00eb thuash keq-qeverisje duhet t\u00eb pranosh q\u00eb k\u00ebta edhe po qeverisin.<\/p>\n<p>Jo miq k\u00ebta nuk jan\u00eb qeveri, k\u00ebta jan\u00eb nj\u00eb sekt sundimtar\u00ebsh me objektiva t\u00eb qarta t\u00eb zhvatjes dhe zhb\u00ebrjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Me lejoni t\u00eb them dy fjal\u00eb p\u00ebr ju q\u00eb jeni bashkuar n\u00eb DIVERSITET!<\/p>\n<p>Shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb jeni bashkuar por uroj me mend n\u00eb kok\u00eb!<\/p>\n<p>Me q\u00eb ra fjala n\u00eb diversitet jam bashkuar un\u00eb q\u00eb nga 19 Maji i vitit 21 dhe kam b\u00ebr\u00eb kritika t\u00eb forta here pas here, nganj\u00ebher\u00eb edhe shum\u00eb te forta si\u00e7 jan\u00eb ato t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit por me nj\u00eb q\u00ebllim dhe objektiv t\u00eb vet\u00ebm:<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb parti demokratike, n\u00eb shina t\u00eb djathta, konservatore nj\u00eb parti q\u00eb mbron familjen &#8230;.<\/p>\n<p>&#8230;nj\u00eb parti q\u00eb mbron interesat komb\u00ebtare!<\/p>\n<p>&#8230;nj\u00eb parti demokratike q\u00eb ju thot\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn<\/p>\n<p>&#8230;nj\u00eb parti q\u00eb kandidon m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e drejtohet nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e nuk b\u00ebn kompromis me interesat jetike t\u00eb vendit<\/p>\n<p>&#8230;nj\u00eb parti demokratike q\u00eb e sheh Sorosin dhe Soroismin si rrezik komb\u00ebtar p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe del me platform\u00eb afat shkurter dhe afatgjat\u00eb p\u00ebr shkuljen e tij!<\/p>\n<p>&#8230;nj\u00eb parti demokratike q\u00eb nuk e pranon g\u00ebnjeshtr\u00ebn dhe mashtrimin si norm\u00eb n\u00eb politik\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Un\u00eb ndryshoj nga ju edhe nga fakti se&#8230;<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk i besoj SPAK-ut ndryshe nga disa q\u00eb i besojn\u00eb apo thon\u00eb se i besojn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb ambasada!<\/p>\n<p>Pra ju i besoni nj\u00eb SPAK-u i cili q\u00eb nga krijimi i tij nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vetme drejt\u00ebsie!?<\/p>\n<p>Asnj\u00eb!<\/p>\n<p>A dha drejt\u00ebsi p\u00ebr TEATRIN?<\/p>\n<p>A dha drejt\u00ebsi p\u00ebr dosjet e Shijakut dhe t\u00eb Dibr\u00ebs?<\/p>\n<p>Ah po n\u00eb Dib\u00ebr l\u00ebshoi urdh\u00ebr arresti p\u00ebr dy t\u00eb vdekur!<\/p>\n<p>A ju kujtohet?&#8230; \u00e7far\u00eb tallje!<\/p>\n<p>A dha drejt\u00ebsi p\u00ebr kanabizimin me nj\u00eb dosje sa nj\u00eb mal nga Italia?<\/p>\n<p>A dha drejt\u00ebsi p\u00ebr incereratoret?<\/p>\n<p>A dha drejt\u00ebsi p\u00ebr vjedhjen gjigante t\u00eb Portit t\u00eb Durresit?<\/p>\n<p>A i besohet nj\u00eb SPAK-u q\u00eb ka vendosur n\u00eb arrest sht\u00ebpiak kryetarin e Partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, kryetarin e partis\u00eb tuaj&#8230; e p\u00ebrseris pa asnj\u00eb akuz\u00eb?<\/p>\n<p>Po ju drejtohem juve senator\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb e kuptoni politik\u00ebn shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb!<\/p>\n<p>Protestuesit e 20 shkurtit duan ndryshim real dhe jo vet\u00ebm nj\u00eb list\u00eb emrash p\u00ebr t\u00eb mbajtur fjalime t\u00eb bukura n\u00eb Parlament!<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jemi t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb me veten pastaj edhe mb\u00ebshtet\u00ebsit qe kan\u00eb PD-n\u00eb t\u00eb vetmen shpres\u00eb t\u00eb shp\u00ebtimit dhe ndryshimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>Zgjedhje me ket\u00eb qeveri nuk ka e nuk do ket\u00eb kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Zgjedhje sa koh\u00eb q\u00eb sistemi i patronazhimit dhe patronazhist\u00ebve mbetet i paprekur nuk ka e nuk mund t\u00eb ket\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb mos kemi asnj\u00eb iluzion!<\/p>\n<p>Ai q\u00eb b\u00ebn fushat\u00eb me dajre e tepsia nuk \u00ebsht\u00eb budalla por b\u00ebn k\u00ebshtu sepse e ka kopsitur sistemin, k\u00ebt\u00eb sistem q\u00eb ne e kemi obligim ta \u00e7montojm\u00eb!<\/p>\n<p>Mund t\u00eb b\u00ebsh premtimet dhe programin m\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb bot\u00eb por pa \u00e7montuar sistemin mafioz t\u00eb patronazhimit nuk ka as zgjedhje e as zgjidhje!<\/p>\n<p>Kush mendon ndryshe g\u00ebnjen veten, g\u00ebnjen edhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt do t\u00eb na besojn\u00eb dhe na ndjekin por ne duhet t\u00eb jemi serioz\u00eb para tyre.<\/p>\n<p>Vendi duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb tranzitore me nj\u00eb qeveri teknike&#8230;e jo qeveri Karabinash Luliste por nj\u00eb qeveri ekspertesh q\u00eb:<\/p>\n<p>E para t\u00eb \u00e7montojn\u00eb sistemin e patronazhimit!<\/p>\n<p>E dyta te b\u00ebjn\u00eb sistemin e kartave t\u00eb identitetit dhe pasaportave nga e para sepse tani ai sistem \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7antat e Spartak\u00ebve dhe &#8220;iranian\u00ebve&#8221; t\u00eb patronazhimit.<\/p>\n<p>Dhe e treta t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb vendin p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb drejta e jo n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e aktivist\u00ebve t\u00eb rilindjes!<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb partia q\u00eb ka udhehequr vendin per 13 vjet dhe eshte e vetmja parti qe ka zhvilluar kete vend ka potencialet e duhura per ta nxjerre vendin nga kjo situate.<\/p>\n<p>Ju qe keni qeverisur i njihni njerezit e ndershem.<\/p>\n<p>Te krijojm\u00eb nj\u00eb ekip dhe me popullin mbrapa ta heqim k\u00ebt\u00eb damblla.<\/p>\n<p>Ju faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Milaim NELA FJALA TEK RRUGA E SHPRES\u00cbS! Mir\u00ebmbr\u00ebma Qendrestar\u00eb! Mir\u00ebmbr\u00ebma Dr Berisha! Dua ta p\u00ebrsh\u00ebndes secilin prej jush q\u00eb keni dal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb shpres\u00ebs q\u00eb duket e ngusht\u00eb por \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb q\u00eb t\u00eb nxjerr n\u00eb bulevardin e madh t\u00eb Liris\u00eb! Un\u00eb vij nga shqiptar\u00ebt e M\u00ebrgat\u00ebs por sot nuk do flas si shqiptar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":65414,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-73572","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73572","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73572"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73572\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65414"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73572"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73572"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73572"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}