{"id":73657,"date":"2024-03-13T09:30:52","date_gmt":"2024-03-13T09:30:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73657"},"modified":"2024-03-13T09:30:52","modified_gmt":"2024-03-13T09:30:52","slug":"berisha-cdo-ore-qe-kalon-eshte-ore-e-guximit-tuaj-per-tu-perballur-me-kete-regjim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/13\/berisha-cdo-ore-qe-kalon-eshte-ore-e-guximit-tuaj-per-tu-perballur-me-kete-regjim\/","title":{"rendered":"Berisha: \u00c7do or\u00eb q\u00eb kalon \u00ebsht\u00eb or\u00eb e guximit tuaj p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb regjim"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb mbr\u00ebmjen e djeshme n\u00eb dit\u00ebn e 71-t\u00eb t\u00eb tubimit qytetar q\u00eb zhvillohet n\u00eb rrug\u00ebn e pag\u00ebzuar tashm\u00eb si \u2018Rruga e Shpres\u00ebs\u2019 ka p\u00ebrs\u00ebritur thirrjen e tij p\u00ebr nj\u00eb qeveri teknike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe pa presionet e qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha u shpreh se po mbahet n\u00ebn arrest p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2008 q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrdornin letrat me vler\u00eb p\u00ebr objektet n\u00eb privatizim, nd\u00ebrsa Edi Rama miratoi sot pas 16 vitesh zgjatjen e afatit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre. Berisha tha se kjo \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia e monstr\u00ebs Xhorxh Soros.<\/p>\n<p>Berisha n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb tubimin qytetar iu kthye akuzave s\u00eb gjyqtares Irena Gjoka-Maneku-Shpata. Berisha tha se, gjyqtarja me tre mbiemra \u00ebsht\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb p\u00ebr vepra llumi, por at\u00eb po e mbulon Edi Rama.<\/p>\n<p><strong>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA NGA BANESA E TIJ<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufijshme.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb, asnj\u00eb penges\u00eb nuk iu ndalon ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, e cila do t\u00eb ket\u00eb fundin fitimtar t\u00eb saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne p\u00ebrballemi me diktatur\u00ebn q\u00eb bazohet n\u00eb pushtetin, n\u00eb aleanc\u00eb me krimin, me vjedhjen, me drog\u00ebn, mashtrimin e shqiptar\u00ebve. Kjo diktatur\u00eb me propagand\u00ebn e saj faktohet sistemi i mashtrimit t\u00eb madh.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb, tonelata g\u00ebnjeshtra dhe mashtrime derdhen mbi qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. \u00c7do dit\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro pasuri t\u00eb tyre, vidhen nga qeveritar\u00ebt. \u00c7do dit\u00eb lart\u00ebsohen kullat e qeveris\u00eb si monumente t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb drog\u00ebs dhe korrupsionit. \u00c7do dit\u00eb mbulohen krimet e sh\u00ebmtuara q\u00eb kryhen nga qeveritar\u00ebt dhe bandat e tyre.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot nuk ka nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Shqip\u00ebria sot i ngjan nj\u00eb vendi n\u00eb t\u00eb cilin banor\u00ebt e saj, 83 p\u00ebrqind e tyre duan t\u00eb largohen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo ka n\u00eb vetvete pasurit\u00eb m\u00eb p\u00ebrrallore. Por k\u00ebto pasuri pla\u00e7kiten \u00e7do dit\u00eb nga qeveritar\u00ebt hajdut\u00eb. K\u00ebto pasuri, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb bekimi, shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb mallkim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Ka ardhur koha n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb n\u00eb mosbindje civile, t\u2019i shkurtojm\u00eb dit\u00ebt k\u00ebsaj qeverie. T\u00eb krijojm\u00eb qeverin\u00eb teknike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb zgjedhin me vot\u00ebn e lir\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre. T\u00eb votojn\u00eb me vot\u00ebn e lir\u00eb opozit\u00ebn dhe un\u00eb i garantoj qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb se PD do b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb gjendjes katastrofale.<\/p>\n<p>Po dhe po.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri nuk do sundojn\u00eb bandat, po do sundoj\u00eb ligji dhe vet\u00ebm ligji. N\u00eb Shqip\u00ebri me g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt e ligjit do t\u2019i priten duart atij q\u00eb do t\u00eb guxoj\u00eb t\u00eb prek\u00eb pasurin\u00eb publike, t\u00eb vjedh\u00eb t\u00eb ardhurat tuaja, taksat tuaja.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, pasurit\u00eb do t\u00eb kthehen n\u00eb mir\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt. N\u00eb dyfishim rrogash, dyfishim pensionesh, n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim cil\u00ebsor t\u00eb arsimit, n\u00eb garantimin e nj\u00eb sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor dinjitoz, efi\u00e7ent, si\u00e7 e meritoni.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria do jet\u00eb vendi ku lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve do respektohen, do t\u00eb garantohen. Ku libri themelor i shtetit, Kushtetuta do sundoj\u00eb mbi \u00e7do ligj tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb ndodh sot n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7do dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebmti e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb flas k\u00ebtu sot nga kjo dritare n\u00eb arrest sht\u00ebpie me akuz\u00ebn e Edi Ram\u00ebs se un\u00eb n\u00eb vitin 2008 kam miratuar nj\u00eb vendim qeverie, q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb objektet e privatizimit, letrat me vler\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta si drita e diellit \u00ebsht\u00eb se ai vendim u mor 1 muaj pasi familja e dh\u00ebndrit tim dhe ai kishin paguar mbi 90 p\u00ebrqind t\u00eb shum\u00ebs me lek\u00eb dhe jo letra me vler\u00eb. Dhe e kishin paguar nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, kurse vet\u00eb dh\u00ebndri im p\u00ebrfitoi nga ai vendim 64 euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb si Bege, ata paguan 40 p\u00ebrqind t\u00eb 800 mij\u00eb dollar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sot Edi Rama p\u00ebrs\u00ebri miratoi vendimin p\u00ebr zgjatjen e p\u00ebrdorimit t\u00eb letrave me vler\u00eb.<\/p>\n<p>Ky i pafytyr\u00eb, ky i pamoral q\u00eb akuzon paraardh\u00ebsin se miratoi vendimin p\u00ebr letrat me vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb favorizuar dh\u00ebndrin me 64 euro, tani, sot pas 16 vitesh, p\u00ebrs\u00ebri zgjat afatin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre letrave.<\/p>\n<p>U ndala n\u00eb k\u00ebt\u00eb shembull vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ilustruar se cila \u00ebsht\u00eb sot drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri. Cila \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia e re e monstr\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzimit, Xhorxh Sorosit. Drejt\u00ebsia e llumit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, i them gjykat\u00ebses, me nder gjykat\u00ebses me tre emra: na thuaj je p\u00ebrz\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nga ndonj\u00eb vend p\u00ebr vepra llumi? \u00cbsht\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb miqt\u00eb e mi, por e mbulon Edi Rama.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrse e mbulon Edi Rama? Se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb dhe ai, se \u00ebsht\u00eb burgosur edhe ai. Se edhe ai vjen nga bota delinkuente. Po, zot\u00ebri, po. Edi Rama nuk ka norm\u00eb morale q\u00eb nuk ka thyer.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb histori si kryeministri q\u00eb ka vjedhur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat, u zotohet shqiptar\u00ebve se un\u00eb dy metra i gjat\u00eb nuk mund t\u00eb vjedh. Tallet me shqiptar\u00ebt, tallet \u00e7do dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb ciniz\u00ebm ekstrem. Kalon nga nj\u00eb qytet n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr, duke mashtruar.<\/p>\n<p>Ishte sot n\u00eb Kuk\u00ebs. Prej 6 vitesh, miliona shqiptar\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb, paguajn\u00eb taks\u00ebn. Dhe n\u00eb 6 vite, n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb investim. Po p\u00ebrfundon nj\u00eb ur\u00eb dhe tani do e shes\u00eb si naft\u00ebn e Shpiragut, si ura e vetme n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mashtron n\u00eb \u00e7do gj\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi \u00e7do dit\u00eb, duke menduar se ata han\u00eb bar. Un\u00eb e garantoj se shum\u00eb shpejt qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi do i tregojn\u00eb atij vendin q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Prej 11 vitesh mbahet jasht\u00eb pune TEC-i ultramodern i Vlor\u00ebs. 11 vite jan\u00eb shpenzuar gjer sot 200 milion\u00eb euro. Jan\u00eb vjedhur gjer sot 200 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo histori sepse duheshin p\u00ebr korrigjim t\u00eb nj\u00eb defekti 13 milion\u00eb euro. Por TEC-i ishte i niveleve teknologjike m\u00eb t\u00eb larta. Nga TAP ishte parashikuar n\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do shk\u00ebputej nj\u00eb deg\u00eb nga Fieri n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr t\u00eb furnizuar TEC-in.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh, m\u00eb thoni ju mua? TEC-i shkat\u00ebrrohet \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb deg\u00eb nuk u nis me gaz drejt tij. P\u00ebrkundrazi, u firmos\u00ebn kontrata t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk u zbatuan. Vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb Edi Rama t\u00eb mbush\u00eb valixhet dhe baulet me ryshfete dhe mashtrime p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do aspekt, gjith\u00e7ka, kudo q\u00eb t\u00eb hedh\u00ebsh syt\u00eb, n\u00eb \u00e7do vep\u00ebr, ka vet\u00ebm vjedhje, vjedhje dhe vjedhje.<\/p>\n<p>Pun\u00ebt publike n\u00eb Shqip\u00ebri si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb monumente t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb vjedhjes dhe korrupsionit qeveritar.<\/p>\n<p>Kudo q\u00eb t\u00eb hedh\u00ebsh syt\u00eb, n\u00eb \u00e7do pun\u00eb publike, n\u00eb \u00e7do nd\u00ebrtes\u00eb shkolle, n\u00eb \u00e7do nd\u00ebrtes\u00eb spitali, n\u00eb \u00e7do kilomet\u00ebr rrug\u00eb, 80 p\u00ebrqind \u00ebsht\u00eb vjedhje. 90 p\u00ebrqind \u00ebsht\u00eb vjedhje dhe 10 p\u00ebrqind apo 20 p\u00ebrqind jan\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj dhe shqiptar\u00ebt ikin, varf\u00ebrohen, mjerohen \u00e7do jav\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>\u00c7do or\u00eb q\u00eb kalon, beteja jon\u00eb b\u00ebhet m\u00eb jetike. \u00c7do or\u00eb q\u00eb kalon, mosbindja civile b\u00ebhet m\u00eb vendimtare. \u00c7do or\u00eb q\u00eb kalon \u00ebsht\u00eb or\u00eb e guximit tuaj, vendosm\u00ebris\u00eb suaj p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb regjim.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta arkivuar n\u00eb kalendat e historis\u00eb si nj\u00eb nga regjimet m\u00eb t\u00eb urryera n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kam besimin m\u00eb t\u00eb madh se ju demokrat\u00eb jeni m\u00eb t\u00eb vendosur se kurr\u00eb dhe me guximin tuaj, me vullnetin tuaj, me vizionin tuaj, ju do t\u2019i shkurtoni dit\u00ebt k\u00ebsaj qeverie, k\u00ebtij pushteti t\u00eb bazuar n\u00eb aleanc\u00ebn m\u00eb krimin, vjedhjen dhe drog\u00ebn.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb PD, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb mbr\u00ebmjen e djeshme n\u00eb dit\u00ebn e 71-t\u00eb t\u00eb tubimit qytetar q\u00eb zhvillohet n\u00eb rrug\u00ebn e pag\u00ebzuar tashm\u00eb si \u2018Rruga e Shpres\u00ebs\u2019 ka p\u00ebrs\u00ebritur thirrjen e tij p\u00ebr nj\u00eb qeveri teknike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe pa presionet e qeveris\u00eb s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73452,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-73657","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73657"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73657\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73452"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}