{"id":73684,"date":"2024-03-13T17:48:09","date_gmt":"2024-03-13T17:48:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73684"},"modified":"2024-03-13T17:48:09","modified_gmt":"2024-03-13T17:48:09","slug":"zeri-i-amerikes-shqiperia-injoron-kritikat-e-unesco-s-per-parkun-e-butrintit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/13\/zeri-i-amerikes-shqiperia-injoron-kritikat-e-unesco-s-per-parkun-e-butrintit\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Shqip\u00ebria injoron kritikat e UNESCO-s p\u00ebr Parkun e Butrintit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shqip\u00ebria publikoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn raportin p\u00ebr Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, q\u00eb do t\u00eb shqyrtohet nga Komiteti i Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb Indi, n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti. Raporti prej 170 faqesh i Ministris\u00eb shqiptare t\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit anashkalon p\u00ebrgjigjet p\u00ebr disa nga kritikat e forta t\u00eb misionit t\u00eb UNESCO \u2013 ICOMOS.<br \/>\nVOA<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin e monitorimit, q\u00eb iu dor\u00ebzua autoriteteve shqiptare n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023, misioni i UNESCO-s shprehte \u201cshqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb\u201d p\u00ebr ndryshimin e kufijve t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit nga qeveria shqiptare me heqjen e 600 hektar\u00ebve pa dijenin\u00eb dhe miratimin e organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>Por sipas dokumenteve zyrtare, t\u00eb para nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, nga Parku Komb\u00ebtar i Butrintit jan\u00eb hequr 802 hektar\u00eb dhe sip\u00ebrfaqja nga 9424 hektar\u00eb q\u00eb ishte, tani \u00ebsht\u00eb 8622 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb janar t\u00eb vitit 2022 p\u00ebr kufijt\u00eb e rinj t\u00eb Butrintit dhe vendimi i nj\u00eb muaji m\u00eb von\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti n\u00eb pjes\u00ebn e hequr nga Parku Komb\u00ebtar nuk citohen n\u00eb asnj\u00eb rresht t\u00eb raportit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Po ashtu, raporti i pal\u00ebs shqiptare nuk u jep p\u00ebrgjigje konkrete kritikave t\u00eb UNESCO-s edhe p\u00ebr modelin e ri t\u00eb menaxhimit t\u00eb qytetit antik t\u00eb Butrinit, t\u00eb njohur si zona A-3, p\u00ebrmes nj\u00eb organizate jofitimprur\u00ebse (Fondacioni) t\u00eb krijuar nga Ministria shqiptare e Kultur\u00ebs n\u00eb partneritet me Fondacionin Shqiptaro Amerikan p\u00ebr Zhvillim (AADF).<\/p>\n<p>Misioni i UNESCO-s thot\u00eb n\u00eb raportin e vitit 2023, se menaxhimi vet\u00ebm i zon\u00ebs A-3 me rreth 614,3 hektar\u00eb, nuk p\u00ebrmbush k\u00ebrkesat e UNESCO-s p\u00ebr nj\u00eb menaxhim t\u00eb integruar t\u00eb Butrintit, q\u00eb kombinon arkeologjin\u00eb, monumentet dhe pjes\u00ebn natyrore.<\/p>\n<p>Misioni i UNESCO-s ka k\u00ebrkuar gjithashtu q\u00eb Ministria e Kultur\u00ebs t\u00eb ruaj\u00eb autoritetin e &#8220;shtetit pal\u00eb&#8221; p\u00ebr Butrintin, ku organizata k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrputhje me standartet bot\u00ebrore t\u00eb vendosura nga UNESCO.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshjet mes Ministris\u00eb se Kultur\u00ebs, AADF-se dhe Fondacioni i ri nuk japin nj\u00eb zgjidhje t\u00eb p\u00ebrshtatshme, pasi nuk jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr menaxhimin e pasuris\u00eb s\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore si t\u00eb till\u00eb&#8221;, thot\u00eb misioni.<\/p>\n<p>Pala shqiptare i p\u00ebrgjigjet UNESCO-s se Fondacioni i Menaxhimit t\u00eb Butrintit, n\u00eb koordinim me Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, do t\u00eb p\u00ebrshtasin Planin e Veprimit dhe do t\u00eb punojn\u00eb drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje ku Ministria e Kultur\u00ebs t\u00eb ket\u00eb autoritetin t\u00ebr\u00ebsor mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr Butrintin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ndaj Komitetit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb realitet Ministria e Kultur\u00ebs nuk ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mar\u00ebveshje t\u00eb re, pasi marr\u00ebveshja aktuale p\u00ebr krijimin e Fondacionit t\u00eb ri ka nj\u00eb afat 10 vje\u00e7ar. Gjithashtu, Ministria e Kultur\u00ebs nuk e ka shumic\u00ebn n\u00eb Bordin e Fondacionit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Butrintit si organi m\u00eb i lart\u00eb vendimarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Bordi i Fondacionit p\u00ebrb\u00ebhet nga pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb, t\u00eb kryesuar nga ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kultur\u00ebn, dy p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Fondacionit Shqiptaro-Amerikan p\u00ebr Zhvillim, drejtori i Instituti Komb\u00ebtar t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore dhe nj\u00eb ekspert nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Raporti i pal\u00ebs shqiptare duket se nuk plot\u00ebson edhe disa nga k\u00ebrkesat q\u00eb Qendra Bot\u00ebrore e Trash\u00ebgimis\u00eb u ka drejtuar autoriteteve shqiptare p\u00ebrmes nj\u00eb letre d\u00ebrguar ambasadores shqiptare n\u00eb UNESCO, Besiana Kadare, tetorin e vitit t\u00eb shkuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa UNESCO ka k\u00ebrkuar \u201cinformimin nga Shqip\u00ebria mbi masat p\u00ebr mbrojtjen dhe menaxhimin e integruar t\u00eb pron\u00ebs dhe zon\u00ebs s\u00eb saj tampon\u201d, autoritetet shqiptare duket se nuk e kan\u00eb ende gati k\u00ebt\u00eb plan p\u00ebr t&#8217;ia dor\u00ebzuar Komitetit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cPuna e nisur po ndiqet me takime teknike q\u00eb synojn\u00eb p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb plani t\u00eb detajuar veprimi afatshkurt\u00ebr dhe afatgjat\u00eb, p\u00ebr zbatimin e rekomandimeve t\u00eb UNESCO-ICOMOS\u201d, thuhet n\u00eb raportin e pal\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb e UNESCO-s lidhet me \u201csqarime t\u00eb detajuara dhe nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb sakt\u00eb q\u00eb tregon kufijt\u00eb e pron\u00ebs dhe zon\u00ebs tampon, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb miratuar nga Komiteti i Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb 2007\u201d.<\/p>\n<p>Kjo hart\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur nga autoritetet shqiptare dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb raport.<\/p>\n<p>\u201cFondacioni p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit do t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb detajuar dhe t\u00eb sakt\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Por kjo bie ndesh me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Fondacionit p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit, i cili sipas ligjit t\u00eb miratuar nga parlamenti shqiptar, ka n\u00eb administrim dhe mandat p\u00ebr t\u00eb vepruar vet\u00ebm n\u00eb zon\u00ebn A-3 t\u00eb Parkut me rreth 614,3 hektar\u00eb dhe jo p\u00ebr gjith\u00eb Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit q\u00eb aktualish \u00ebsht\u00eb 8622 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>Zhvillimet me kufijt\u00eb e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit jan\u00eb par\u00eb me tone mjaft kritike nga Misioni i fundit i UNESCO-s, pasi ato jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me rekomandimet e Planit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Butrintit q\u00eb vet\u00eb qeveria shqipare kishte miratuar n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Plani i menaxhimit propozonte vet\u00ebm nj\u00eb rishikim kufijsh prej 50 deri n\u00eb 150 hektar\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin zon\u00ebn nd\u00ebrtimore t\u00eb Ksamilit dhe krijimin e nj\u00eb brezi t\u00eb gjelb\u00ebr p\u00ebr t\u00eb frenuar nd\u00ebrtimet e m\u00ebtejshme, por jo heqjen e 802 hektar\u00ebve nga Parku Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs verifikoi n\u00eb sistemin shtet\u00ebror shqiptar t\u00eb gjeohap\u00ebsir\u00ebs (ASIG) hart\u00ebn aktuale t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit ku pasqyrohet ndryshimi i kufijve dhe ku tani \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur zona bregdetare nga kanali i \u00c7uk\u00ebs, n\u00eb pjes\u00ebn fundore bregdetare t\u00eb Ksamilit.<\/p>\n<p>Raporti i pal\u00ebs shqiptare p\u00ebr Komitetin e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr Butrintin nuk p\u00ebrmend asnj\u00eb fakt p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb lidhur me Butrintin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup prej 36 deputet\u00ebsh opozitar\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar k\u00ebsaj gjykate q\u00eb ta shfuqizoj\u00eb si anti-kushtetues ligjin mbi administrimin e Parku Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb viti t\u00eb shkuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nuk e paraqit\u00ebn Raportin e UNESCO-s, megjith\u00ebse prej shtatorit t\u00eb vitit t\u00eb shkuar raporti i ishte dor\u00ebzuar Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore, por nuk ishte b\u00ebr\u00eb publik nga UNESCO pasi pala shqiptare nuk kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, n\u00eb nj\u00eb gjest t\u00eb pazakont\u00eb, n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, b\u00ebri nj\u00eb ndryshim t\u00eb procedurave t\u00eb saj, duke i k\u00ebrkuar qeveris\u00eb raportin e UNESCO-s dhe rihapi seanc\u00ebn plenare p\u00ebr Butrintin.<\/p>\n<p>Ministri i ri i Kultur\u00ebs dhe Ekonomis\u00eb Blendi Gonxhe nuk e ka firmosur kalimin e Parkut n\u00eb administrimin e Fondacionit t\u00eb ri, q\u00eb sipas ligjit t\u00eb miratuar n\u00eb Parlament duhet t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb 14 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Zoti Gonxhe, p\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetet sociale u shpreh se \u201cdonte t\u00eb siguronte opinionin publik p\u00ebr v\u00ebmendjen maksimale p\u00ebr mir\u00ebadministrimin e procesit sfidues t\u00eb ndryshimit t\u00eb modelit t\u00eb menaxhimit t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, n\u00eb zbatim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kuadrit ligjor shqiptar n\u00eb fuqi\u201d.<\/p>\n<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike Ina Zhupa, q\u00eb ka udh\u00ebhequr nism\u00ebn e deputet\u00ebve opozitar\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ka deklaruar se beteja p\u00ebr Butrintin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr identitetin, historin\u00eb dhe trash\u00ebgimin\u00eb shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria publikoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn raportin p\u00ebr Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, q\u00eb do t\u00eb shqyrtohet nga Komiteti i Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb Indi, n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti. Raporti prej 170 faqesh i Ministris\u00eb shqiptare t\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit anashkalon p\u00ebrgjigjet p\u00ebr disa nga kritikat e forta t\u00eb misionit t\u00eb UNESCO \u2013 ICOMOS. VOA N\u00eb raportin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-73684","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73684","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73684"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73684\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73684"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73684"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73684"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}