{"id":73715,"date":"2024-03-14T09:47:00","date_gmt":"2024-03-14T09:47:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73715"},"modified":"2024-03-17T20:14:26","modified_gmt":"2024-03-17T20:14:26","slug":"sadik-kaceli-legjenda-e-piktures-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/14\/sadik-kaceli-legjenda-e-piktures-shqiptare\/","title":{"rendered":"Sadik Kaceli, legjenda e piktur\u00ebs shqiptare"},"content":{"rendered":"<h2><strong>Si rezistoi piktori i madh ndaj diktatur\u00ebs. Nga ateliet\u00eb e Parisit tek golgota shqiptare<\/strong><\/h2>\n<p><em>-Ky shkrim \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cRD\u201d 5 dit\u00eb pas ndarjes nga jeta t\u00eb piktorit Sadik Kaceli (14 mars 1914 &#8211; 24 dhjetor 2000)-<\/em><br \/>\n<em>Po e publikoj n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb Mjeshtrit t\u00eb Madh me rastin e dit\u00eblindjes s\u00eb tij!<\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Rexhep POLISI<\/strong><\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar pes\u00eb dit\u00eb kur papritur mbylli syt\u00eb p\u00ebrjet\u00eb mjeshtri i madh i piktur\u00ebs shqiptare, Sadik Kaceli, por n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij ende vazhdojn\u00eb t\u00eb vijn\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr ngush\u00ebllim. Bashk\u00ebshortja e tij, Safia, djemt\u00eb Ermali dhe Buroni, vajzat Ina dhe Lumnika, dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e tij t\u00eb af\u00ebrm, presin e p\u00ebrcjellin p\u00ebr \u00e7do \u00e7ast vizitor\u00ebt e shumt\u00eb. Dhe nuk kishte si t\u00eb ndodhte ndryshe. Sadik Kaceli nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mjesht\u00ebr i madh i piktur\u00ebs, por ka qen\u00eb edhe nj\u00eb njeri i mir\u00eb, human dhe me zem\u00ebr t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia ku jetoi dhe punoi mjeshtri i piktur\u00ebs shqiptare, Sadik Kaceli, ndodhet n\u00eb katin e pest\u00eb t\u00eb nj\u00eb pallati tek Ura e Tabak\u00ebve. Sapo futesh brenda t\u00eb duket sikur je futur n\u00eb nj\u00eb Galeri Arti mahnit\u00ebse. Pothuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb jan\u00eb ekspozuar disa nga pikturat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mjeshtrit, por n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga dhomat q\u00eb ka sh\u00ebrbyer edhe si studio, t\u00eb shfaqen befasuese disa piktura q\u00eb rrall\u00eb i ke par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mesdit\u00eb dhe n\u00eb familjen Kaceli ka vizitor\u00eb. Drita e pikturave t\u00eb mejshtit t\u00eb madh, t\u00eb ekspoziara n\u00eb muret e sallonit q\u00eb sh\u00ebrben edhe si dhom\u00eb pritje, duket se e mposht hidh\u00ebrimin e thell\u00eb q\u00eb ka pushtuar gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit, por sidomos bashk\u00ebshorten e tij, Safin\u00eb. N\u00ebn\u00eb Safia ende nuk e beson se njeriu i saj m\u00eb i dashur ka mbyllur syt\u00eb p\u00ebrjet\u00eb. Ajo q\u00ebndron n\u00eb heshtje dhe her\u00eb-her\u00eb hedh syt\u00eb nga pikturat e ekspozuara n\u00eb muret e sht\u00ebpis\u00eb. Nd\u00ebrmjet veprave t\u00eb tjera, n\u00eb ball\u00eb t\u00eb sallonit ndodhet edhe nj\u00eb autoportret i mjeshtrit t\u00eb madh, punuar k\u00ebto vitet e fundit. Aq mahnit\u00ebse dhe e realizuar \u00ebsht\u00eb kjo piktur\u00eb, sa t\u00eb duket se mjeshtri t\u00eb flet p\u00ebrmes vepr\u00ebs s\u00eb artit.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-73733\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/sa.jpg\" alt=\"\" width=\"201\" height=\"251\" \/><\/p>\n<p>\u201cQyshkur jemi njohur, nuk jemi ndar\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast\u201d, thot\u00eb bashk\u00ebshortja e Sadikut, Safia. Ajo tregon se, \u201cnj\u00eb her\u00eb un\u00eb e ngacmova me shaka duke i th\u00ebn\u00eb se kush prej nesh do t\u00eb vdes\u00eb m\u00eb par\u00eb, por ai ma ktheu: At\u00eb e di Zoti, vdekja \u00ebsht\u00eb sekret\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs ne kishim harmoni. Sadiku i donte shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb moshuarit, nd\u00ebrsa lulet i d\u00ebshironte pa mas\u00eb. Ai kishte miq nga t\u00eb gjitha sferat. Sadikut i p\u00eblqente shum\u00eb t\u00eb shetiste n\u00eb natyr\u00eb, prandaj dilnim bashk\u00eb \u00e7do paradite. Shpesh her\u00eb hanim jasht\u00eb dhe pastaj ktheheshim n\u00eb sht\u00ebpi. Sadiku ishte shum\u00eb i ndjesh\u00ebm dhe k\u00ebt\u00eb e ka shprehur edhe n\u00eb veprat e tij. Kur shihte ndonj\u00eb njeri t\u00eb k\u00ebputur ai i jepte \u00e7\u2019t\u2019i ndodhej me vete\u201d, shprehet Safia.<\/p>\n<p><strong>F\u00ebmij\u00ebria<\/strong><\/p>\n<p>Sadik Kaceli lindi m\u00eb 14 Mars t\u00eb vitit 1914, n\u00eb nj\u00eb familje tiranase me tradita. Q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri ai u dashurua pas piktur\u00ebs, duke mos iu ndar\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast asaj. Krijimtarin\u00eb e tij e nisi q\u00eb n\u00eb vitet e shkoll\u00ebs. N\u00eb kujtimet e tij Sadiku rr\u00ebfen se, si e nisi udh\u00ebn e bukur dhe t\u00eb mahnitshme t\u00eb piktur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPik\u00ebrisht n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time t\u00eb her\u00ebshme, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, un\u00eb p\u00ebrfitova emocionet e m\u00ebdha e t\u00eb pashlyeshme t\u00eb njohjes me mrekullin\u00eb e piktur\u00ebs. Nj\u00eb dit\u00eb pash\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e mi q\u00eb gjith\u00eb entuziaz\u00ebm ngjyros\u00ebn nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb madhe t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. M\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb gjumi dhe kur u zgjova u mahnita, duke par\u00eb pothuajse t\u00eb realizuar Rrapin e madh t\u00eb Tabak\u00ebve me ngyjra shum\u00eb t\u00eb gjalla. Si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e bukur q\u00eb nuk shlyhet kollaj nga kujtesa. Kjo ngarje dhe kjo piktur\u00eb do t\u00eb mbeshteshin si nj\u00eb m\u00ebsim i madh q\u00eb nuk do ta harroja kurr\u00eb\u201d, shkruan Sadiku n\u00eb kujtimet e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb shkoll\u00ebn fillore do t\u00eb ishte ora e vizatimit q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbushte k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e mjeshtrit t\u00eb madh p\u00ebr piktur\u00ebn. M\u00ebsuesi i njohur i Tiran\u00ebs, Et\u2019hem Tabaku do ta p\u00ebrg\u00ebzonte p\u00ebrpara klas\u00ebs p\u00ebr vizatimin n\u00eb d\u00ebrras\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, Sk\u00ebnderbeu. Q\u00eb nga ai \u00e7ast, Sadiku fillon t\u00eb vizatoj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje. Vizatimet e tij l\u00ebn\u00eb mbresa jo vet\u00ebm tek moshatar\u00ebt, por edhe tek m\u00ebsuesit dhe m\u00eb gjer\u00eb. Mjaft njer\u00ebz filluan t\u00eb interesoheshin dhe t\u00eb njihnin nga af\u00ebr piktorin e vog\u00ebl, por tep\u00ebr t\u00eb talentuar.<\/p>\n<p>Pasi mbaroi shkoll\u00ebn fillore me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera, Sadiku fillon Shkoll\u00ebn e Mesme Teknike, (n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kishte shkoll\u00eb vizatimi). N\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme Teknike, Sadiku tregon etje p\u00ebr dije dhe kultur\u00eb. Krahas piktur\u00ebs ai lexon shum\u00eb dhe shum\u00eb shpejt arrin t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb gjuh\u00ebn angleze, gjuh\u00eb e cila e ndimoi shum\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e kultur\u00ebs artistike. Megjith\u00eb ngarkes\u00ebn e m\u00ebsimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, Sadiku ilustron gazet\u00ebn e klas\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsohet maksimalisht nga drejtori dhe themeluesi i Shkoll\u00ebs Teknike, Harri Fullc.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-73719\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/kalendari-pas-300x300.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/kalendari-pas-300x300.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/kalendari-pas-150x150.jpg 150w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/kalendari-pas.jpg 624w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><strong>Rinia <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1932, p\u00ebr fatin e mir\u00eb t\u00eb piktorit t\u00eb ri dhe t\u00eb talentuar, n\u00eb Shqip\u00ebri u hap \u201cShkolla e Par\u00eb e Vizatimit\u201d. Sadiku, tashm\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 20-vje\u00e7are, b\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2019u tansferuar nga Shkolla Teknike n\u00eb at\u00eb t\u00eb Vizatimit, k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb cil\u00ebn drejtori Fullc e mir\u00ebpriti me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, duke e uruar piktorin p\u00ebr rrug\u00ebn e artit. N\u00eb Shkoll\u00ebn e Vizatimit, Sadiku m\u00ebson me zell piktur\u00eb, vizatim, si dhe l\u00ebnd\u00ebt plot\u00ebsuese artistike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, Sadiku tregon aft\u00ebsi si nx\u00ebn\u00ebs shembullor. M\u00ebsues t\u00eb tij ishin piktori i njohur italian, Mario Ridola, drejtor i shkoll\u00ebs, si dhe Andrea Kushi, edhe ky themelues i shkoll\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb artit figurativ shqiptar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe Sadiku krijon disa nga veprat e tij m\u00eb t\u00eb mira, q\u00eb do t\u00eb hynin n\u00eb fondin e art\u00eb t\u00eb artit shqiptar, si \u201cMyzeqari\u201d, \u201cPortreti i Mixh\u00ebs\u201d, \u201cTarracat e bregdetit\u201d, si dhe mjaft vizatime q\u00eb u botuan n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb n\u00eb shtypin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb re, Sadiku tashm\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb i njohur p\u00ebr veprat e tij, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe m\u00eb gjer\u00eb. P\u00ebrfundimi i Shkoll\u00ebs s\u00eb Vizatimit n\u00eb vitin 1936 do ta gjej\u00eb Sadikun n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb. Ai kishte shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet e larta, por nuk kishte mund\u00ebsi ekonomike. Megjithat\u00eb, ai nuk iu nda asnj\u00ebher\u00eb piktur\u00ebs. Vizantonte dhe pikturonte papushim. Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe leximit nuk i ndahej asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet leximit t\u00eb enciklopedis\u00eb britanike ishte njohur dhe admironte artistin e madh Henri Matisse, t\u00eb cilit i d\u00ebrgoi edhe nj\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-73718\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/france-211x300.jpg\" alt=\"\" width=\"211\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/france-211x300.jpg 211w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/france.jpg 676w\" sizes=\"auto, (max-width: 211px) 100vw, 211px\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn q\u00eb i d\u00ebrgon artistit Matisse, Sadiku i k\u00ebrkon q\u00eb ta pranoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb studiuar si nx\u00ebn\u00ebs i tij, por mjeshtri i p\u00ebrgjigjet se nuk mbante m\u00eb nx\u00ebn\u00ebs dhe ishte t\u00ebrhequr n\u00eb Nic\u00eb, por i rekomandonte mikun e tij, artistin e mir\u00ebnjohur Andre Lotte, i cili kishte nj\u00eb Akademi private t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Paris. Sadiku niset p\u00ebr n\u00eb Paris, por p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebr avantazhet q\u00eb i krijon mjeshtri Lotte, preferon t\u00eb studioj\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn Superiore t\u00eb Arteve t\u00eb Bukura t\u00eb Parisit.<\/p>\n<p><strong>Studimet<\/strong><\/p>\n<p>Sadiku n\u00eb vitin 1936 niset drejt Parisit p\u00ebr t\u00eb filluar studimet. Po k\u00ebt\u00eb vit, ai rregjistrohet n\u00eb Shkoll\u00ebn Superiore t\u00eb Arteve t\u00eb Bukura t\u00eb Parisit. Pas dy vjet\u00ebsh studimesh intensive n\u00eb nj\u00eb konkurs me pjes\u00ebmarrjen e mbi 500 student\u00ebve t\u00eb piktur\u00ebs, Sadik Kaceli del i pari duke marr\u00eb medaljen e art\u00eb, dhe iu dha e drejta p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar student definitiv. N\u00eb kujtimet e tij Sadiku shkruan: \u201cAt\u00eb di\u00eb un\u00eb shkova me vones\u00eb dhe konkursi kishte filluar. Megjithat\u00eb u futa n\u00eb konkurs, por u ula n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, isha n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe t\u00eb pjerr\u00ebt me objektin q\u00eb do t\u00eb pikturonim, por me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb un\u00eb ia arrita t\u00eb dal i pari, duke marr\u00eb p\u00ebrg\u00ebzimet e shok\u00ebve dhe t\u00eb pedagog\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Krahas studimeve n\u00eb sholl\u00eb, Sadiku rregnistrohet edhe n\u00eb atelien\u00eb e mjeshtrit Fernand Sabatte, laureat i Rom\u00ebs, bashk\u00ebnx\u00ebn\u00ebs me Matissin, Raul, t\u00eb mjeshtrit t\u00eb madh Gustav Moro. P\u00ebrve\u00e7 atelies\u00eb s\u00eb Sabatte-s\u00eb, Sadiku ndiqte jasht\u00eb programit studimet n\u00eb atelien\u00eb e gravur\u00ebs me profesorin e shquar, Dyko d\u2019Lai.<\/p>\n<p>Ashtu si studimeve p\u00ebr piktur\u00eb, Sadiku i kushton r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs fr\u00ebnge, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ndihmohet edhe nga shok\u00ebt e tij student\u00eb francez\u00eb. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb studimeve, n\u00eb konkurset e zhvilluara studenti shqiptar Sadik Kaceli arrin t\u00eb marr\u00eb edhe dy medalje t\u00eb para dhe t\u00eb dyta p\u00ebr vizatim dhe skulptur\u00eb.<\/p>\n<p>Punimet e piktorit shqiptar ngjallin interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb rrethet e piktor\u00ebve me em\u00ebr n\u00eb Franc\u00eb si dhe p\u00ebr kritik\u00ebt e artit, t\u00eb cil\u00ebt i kushtuan nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij. Pasi mbaron studimet n\u00eb Paris, n\u00eb vitin 1941, Sadiku edhe pse kishte mund\u00ebsi t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb Franc\u00eb, pasi ai ishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb i njohur me veprat e tij, ktheht n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 1942 fillon pun\u00eb si m\u00ebsues vizatimi n\u00eb gjimnazin e Tiran\u00ebs dhe pas \u00e7lirimit t\u00eb vendit m\u00eb 1946 u b\u00eb pedagog n\u00eb Shkoll\u00ebn Artistike \u201cJordan Misja\u201d, ku sh\u00ebrbeu p\u00ebr rreth 30 vjet. Nx\u00ebn\u00ebsit e donin shum\u00eb dhe ai i inkurajinte duke i nxitur p\u00ebr t\u00eb krijuar bukur.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-73720\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/kaceli_portret-255x300.jpg\" alt=\"\" width=\"255\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/kaceli_portret-255x300.jpg 255w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/kaceli_portret.jpg 710w\" sizes=\"auto, (max-width: 255px) 100vw, 255px\" \/><\/p>\n<p><strong>Vepra <\/strong><\/p>\n<p>Pikturat e para me vlera artistike t\u00eb Sadik Kacelit ishin: \u201cMyzeqeja\u201d, \u201cMixha\u201d, \u201cPortret Plaku\u201d, etj., t\u00eb cilat jan\u00eb krijuar n\u00eb vitin 1931. Sadik Kaceli ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha ekspozitat komb\u00ebtare t\u00eb hapura n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb gjinin\u00eb e kompozimit, peisazhit, portretit dhe grafik\u00ebs, gjini kjo ku ai ka dhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh veprash grafike. Nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb arrirat ve\u00e7ojm\u00eb tablot\u00eb: \u201cKroi i fshtatit\u201d, \u201cDerdhja e lumit Erzen\u201d, \u201cTarracat e bregdetit\u201d, \u201cLufta p\u00ebr \u00e7lirimin e Tiran\u00ebs\u201d, \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, \u201cL\u00ebmi i Fshatit\u201d, \u201cZeneli\u201d, \u201cVojo Kushi\u201d, \u201cVunoi\u201d, \u201cPiqerasi\u201d, etj.<\/p>\n<p>Pikturat e Kacelit shquhen p\u00ebr qart\u00ebsin\u00eb e transmetimit t\u00eb mesazhit, g\u00ebzimin dhe optimizmin p\u00ebr jet\u00ebn. Peisazhet e tij pasqyrojn\u00eb natyr\u00ebn e bukur shqiptare, t\u00eb cil\u00ebn ai e ka prekur dhe ndjer\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb saj. Gjith\u00eb frym\u00ebzimin e lindur nga kjo bukuri e pashtershme ai e ka hedhur me penelin e tij n\u00eb shum\u00eb tabllo, duke i ruajtur p\u00ebrjet\u00ebsisht ato.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb ekspozita t\u00eb hapura perj tij si komb\u00ebtare ashtu edhe lokale, piktori i madh Sadik Kaceli ka marr\u00eb shum\u00eb \u00e7mime, medalje dhe vende nderi. Ka marr\u00eb pjes\u00eb gjithashtu edhe n\u00eb shum\u00eb ekspozita vetiake dhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta jasht\u00eb shtetit, si n\u00eb Paris, Vjen\u00eb, Aleksandri, Athin\u00eb, Stamboll, Sofje, etj. P\u00ebrve\u00e7 tyre ai ka hapur dhe shum\u00eb ekspozita vetjake, ku veprat e tij kishin mund\u00ebsi t\u00eb paraqiteshin para artdash\u00ebsve, t\u00eb gjitha s\u00eb bashku me nj\u00eb mesazh unik.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb t\u00eb \u00e7elur n\u00eb Ankara, Sadikut i vidhet nj\u00ebra nga pikturat m\u00eb t\u00eb bukura, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn atij i erdhi shum\u00eb keq, por nga ana tjet\u00ebr vjedhja e piktur\u00ebs tregoi edhe vlerat e m\u00ebdha t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Vepra e Kacelit kishte p\u00ebrmasa universale, por ai u la n\u00eb hije nga diktatura. Vet\u00ebm pas ardhjes s\u00eb demokracis\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb vitin \u201894, Sadik Kacelit iu dha titulli \u201cArtist i Popullit\u201d, titull q\u00eb n\u00eb fakt ai e kishte marr\u00eb prej koh\u00ebsh nga populli. Nd\u00ebrsa para pak muajsh, Sadik Kaceli p\u00ebr kontributin e tij t\u00eb madh u shpall nga Bashkia e Tiran\u00ebs \u201cQytetar Nderi i Tiran\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Familja e Sadikut \u00ebsht\u00eb p\u00ebrndjekur nga regjimi komunist, nj\u00eb v\u00eblla i \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb mizorisht n\u00eb vitin \u201851 p\u00ebr ngjarjet e ambasad\u00ebs ruse, nd\u00ebrsa nj\u00eb v\u00eblla iu burgos n\u00eb Maliq. Gjat\u00eb p\u00ebrndjekjeve i \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrruar 14 her\u00eb sht\u00ebpia e banimit, por n\u00eb asnj\u00eb rast Sadiku nuk kaloi n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim. Ai i thoshte gjithmon\u00eb bashk\u00ebshortes: \u201cDurim\u201d! \u201cDhe ne duronim, por me dinjitet\u201d, shprehet bashk\u00ebshortja e tij, Sofia.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-73717\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/piktori-300x221.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"221\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/piktori-300x221.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/piktori-1024x754.jpg 1024w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/piktori-768x565.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/piktori-1536x1131.jpg 1536w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/piktori.jpg 2012w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga miqt\u00eb m\u00eb te af\u00ebrt t\u00eb Sadik Kacelit ka qen\u00eb liriku i madh, Lasgush Poradeci. Lasgushi shkonte pothuajse \u00e7do dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Sadikut dhe rrinin gjat\u00eb bashk\u00eb, duke biseduar p\u00ebr artin dhe p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb. Bashk\u00ebshortja e Sadikut tregon se, \u201ckur vinte Lasgushi, Sadiku sikur gjall\u00ebrohej m\u00eb tep\u00ebr. Ata q\u00ebndonin gjat\u00eb t\u00eb dy dhe n\u00eb biseda merrja pjes\u00eb edhe un\u00eb. Lasgushi e donte shum\u00eb Sadikun, por edhe Sadiku e donte Lasgushin\u201d.<\/p>\n<p>Sofia tregon se, Sadikut i ka mbetur merak i madh q\u00eb nuk mundi t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb portret Lasgushit. \u201cKoh\u00ebt e fundit t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb Lasgushi po vinte m\u00eb rrall\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb\u201d, thot\u00eb Safia. \u201cNj\u00eb dit\u00eb Sadiku i shkoi n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb portret, por Lasgushi ishte i s\u00ebmur\u00eb dhe i kishte th\u00ebn\u00eb ta lem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr. M\u00eb von\u00eb Lasgushi vdiq, nd\u00ebrsa Sadikut i mbeti peng q\u00eb nuk arriti t\u00eb b\u00ebj\u00eb portretin e tij\u201d, tregon Sofia.<\/p>\n<p>Edhe shkrimtari i shquar Ismail Kadare ka qen\u00eb nj\u00ebri nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb Sadikut. Dashuria nd\u00ebrmjet tyre ishte e nd\u00ebrsjellt\u00eb. Veprat e tyre kishin zgjuar interes jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb disa shtete t\u00eb bot\u00ebs. \u201cSadiku \u00ebsht\u00eb takuar nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Paris me Ismailin dhe kan\u00eb biseduar gjat\u00eb\u201d, thot\u00eb Safia.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e Sadik Kacelit jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb nj\u00eb shkrim gazete. Ai kishte miq nga t\u00eb gjitha shtresat. Vepra e tij e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur dhe mjaft t\u00eb dashur me njer\u00ebzit.<\/p>\n<p><strong>Let\u00ebrk\u00ebmbimi<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb nj\u00eb mjesht\u00ebr i piktur\u00ebs, Sadik Kaceli kishte dhe nj\u00eb korrespondenc\u00eb t\u00eb pasur me mjaft artist\u00eb t\u00eb shquar si brenda dhe jasht\u00eb vendit. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb studionte n\u00eb Paris, Sadiku i d\u00ebrgon nj\u00eb let\u00ebr bashk\u00ebnx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb vet t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Vizatimit, Llazar Nikolla, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera i shkruan: \u201cK\u00ebtu m\u00ebsimet jepen nga profesor\u00ebt m\u00eb me fam\u00eb. Luvrin e kam af\u00ebr dhe shkoj tre her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, dhe jam dashuruar pas \u201cVenusit\u201d t\u00eb Milos, \u201cVitores\u201d s\u00eb Samatrakos, \u201cXhakond\u00ebs\u201d, \u201cVirgj\u00ebresh\u00ebs me Krishtin\u201d t\u00eb Salarios e shum\u00eb vepra t\u00eb tjera. Po ashtu pas Matissit, Sezanit, Van Gogut, Valm\u00ebkut, Utrill\u00ebs, Gogenit, Sinjakut, S\u00ebras, t\u00eb cil\u00ebt i admiroj sa edhe artist\u00ebt e vjet\u00ebr\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Albert Mylf\u00eb, piktor, artist kavalier i Legjionit t\u00eb Nderit, pasi merr disa punime t\u00eb riprodhuara nga Sadik Kacli, i shkruan atij nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebrg\u00ebzimi.<\/p>\n<p>Ja si shkuan Mylf\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera Sadikut: \u201cUn\u00eb kam \u00e7muar s\u00eb tep\u00ebrmi pikturat e tua. Ato jan\u00eb t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe un\u00eb kam rigjetur n\u00eb to ndjeshm\u00ebrin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e lart\u00eb t\u00eb palet\u00ebs t\u00ebnde. Un\u00eb jam i lumtur q\u00eb konstatoj se ajo q\u00eb b\u00ebn shoku im i atelies\u00eb, tregon p\u00ebfitimin e madh q\u00eb ka marr\u00eb nga mjeshtri yn\u00eb Sabatte\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Moris Verdie, piktori m\u00eb i shquar i Franc\u00ebs i shkruan: \u201c\u00c7moj peisazhet tuaja t\u00eb Drilonit, Vlor\u00ebs, buqet\u00ebn e bukur dhe q\u00eb korrespondon shum\u00eb mir\u00eb me krijimet aktuale q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb Paris\u201d.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Sadik Kaceli nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb piktor i madh, por ai ka qen\u00eb edhe nj\u00eb muzikant i mir\u00eb. Sapo ai p\u00ebrfundonte nj\u00eb piktur\u00eb t\u00eb bukur, merrte mandolin\u00ebn dhe krijonte nota muzikore q\u00eb i buronin nga shpirti.<\/p>\n<p>Vajza e tij e madhe, Ina, tregon: \u201cNj\u00eb nat\u00eb isha duke fjetur kur d\u00ebgjoj si n\u00ebp\u00ebr \u00ebnd\u00ebrr nj\u00eb muzik\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, q\u00eb nuk e kisha d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb. \u00c7ohem nga gjumi dhe gjej babain duke i r\u00ebn\u00eb mandolin\u00ebs. E mahnitur, e pyes babin se \u00e7\u2019muzik\u00eb ishte ajo, por ai m\u00eb p\u00ebrgjigjet se as vet\u00eb nuk e di, por m\u00eb buroi tani nga shpirti\u201d.<\/p>\n<p>Mjeshtri i piktur\u00ebs shqiptare, Sadik Kaceli mbylli syt\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht, por ai la pas nj\u00eb vep\u00ebr dinjitoze dhe me vlera komb\u00ebtare. Sadiku la pas nj\u00eb brez piktor\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar prej tij. La pas f\u00ebmij\u00ebt, nip\u00ebrit dhe mbesat e tij. Tre nga f\u00ebmij\u00ebt e tij, Buroni, Ina dhe Lumnika, i jan\u00eb kushtuar piktur\u00ebs dhe kan\u00eb marr\u00eb talentin nga babai i tyre. Vajza e vog\u00ebl, Lumnika, ka hapur edhe nj\u00eb ekspozit\u00eb n\u00eb Holand\u00eb ku edhe jeton me familjen.<\/p>\n<p><strong><em>(Rilindja Demokratike &#8211; Nr. 2727, 28 dhjetor 2000, f. 8 \u2013 9)<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si rezistoi piktori i madh ndaj diktatur\u00ebs. Nga ateliet\u00eb e Parisit tek golgota shqiptare -Ky shkrim \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cRD\u201d 5 dit\u00eb pas ndarjes nga jeta t\u00eb piktorit Sadik Kaceli (14 mars 1914 &#8211; 24 dhjetor 2000)- Po e publikoj n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb Mjeshtrit t\u00eb Madh me rastin e dit\u00eblindjes s\u00eb tij! Nga Rexhep &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73716,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-73715","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73715\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73716"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}