{"id":7376,"date":"2022-03-18T11:07:10","date_gmt":"2022-03-18T11:07:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=7376"},"modified":"2022-03-18T11:11:41","modified_gmt":"2022-03-18T11:11:41","slug":"akademia-perkujtimore-elita-krijuese-vlereson-vepren-letrare-te-shefki-karadakut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/03\/18\/akademia-perkujtimore-elita-krijuese-vlereson-vepren-letrare-te-shefki-karadakut\/","title":{"rendered":"Akademia p\u00ebrkujtimore\/ Elita krijuese vler\u00ebson vepr\u00ebn letrare t\u00eb Shefki Karadakut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Halil RAMA \u2013 Mjesht\u00ebr i Madh<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2022 \u201cT\u00eb kujtonte nj\u00eb Esenin shqiptar t\u00eb ndrojtur\u201d- Nga Drit\u00ebroi, te Llazar Siliqi, Petro Marko, Moikom Zeqo e Lutfi Turkeshi, si e vler\u00ebsojn\u00eb Shefki Karadakun n\u00eb dokumentarin artistik q\u00eb u shfaq n\u00eb Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore para 100 personaliteve t\u00eb letrave, si edhe n\u00eb ekranin e Radiotelevizionin Publik Shqiptar, n\u00eb kanalin RTSH3<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 81-vjetorin e lindjes dhe 1-vjetorin e ndarjes nga jeta, shkrimtari i mir\u00ebnjohur Shefki Karadaku, autor i 10 romaneve, 12 novelava e 13 v\u00ebllimeve me poezi, me t\u00eb cil\u00ebt ka hyr\u00eb me dinjitet n\u00eb fondin e art\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar gjat\u00eb nj\u00eb Akademie P\u00ebrkujtimore p\u00ebr produktin e tij letrar mjaft\u00eb cil\u00ebsor.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb event t\u00eb organizuar nga Qendra Komb\u00ebtare e Artit dhe Let\u00ebrsis\u00eb \u201cNacional\u201d dhe Federata Shqiptare e Veteran\u00ebve, merrnin pjes\u00eb dhjetra personalitete t\u00eb spikatura krijuese n\u00eb rang komb\u00ebtar, mes t\u00eb cil\u00ebve artistet e Popullit Tinka Kurti e Margarita Xhepa dhe Prof.Bujar Kapexhiu- Nderi i Kombit.<br \/>\nN\u00eb \u00e7elje t\u00eb k\u00ebtij eventi mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb se 100 shkrimtar\u00eb e artist\u00eb, familjar\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrm, q\u00eb kishin mbushur sall\u00ebn \u201cUNESCO\u201d t\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar, ndoq\u00ebn me interesim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dokumentarin artistik \u201cADN-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut\u201d, realizuar sipas skenarit tim, nga regjisori i talentuar Bledar Linza. T\u00eb pranishmit n\u00eb sall\u00eb provuan emocione t\u00eb ngrohta kur n\u00eb filmin dokumentar kushtuar k\u00ebtij kolosi t\u00eb letrave shqipe, ikona e teatrit e kinematografis\u00eb shqiptare Margarita Xhepa \u2013 Nderi i Kombit, interpretonte mjesht\u00ebrisht disa nga poezit\u00eb e lirikut famoz Shefki Karadaku, nd\u00ebrsa p\u00ebr profilin krijues dhe vlerat ideoartistike t\u00eb proz\u00ebs e poezis\u00eb s\u00eb tij, flisnin personalitete t\u00eb letrave e publicistik\u00ebs si: poeti Sadik Bejko, prozatori e publicisti Xhevat Mustafa, shkrimtarja dhe gazetarja e mir\u00ebnjohur Kozeta Mamaqi, poeti e publicisti Sakip Cami, sidhe gazetari Hyqmet Zane nga Elbasani.<\/p>\n<p><strong>Prof.Bujar Kapexhiu: Profili i Karadakut, n\u00eb nj\u00eb dokumentar mjaft\u00eb cil\u00ebsor<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nivelin e lart\u00eb artistik, nd\u00ebrthurjen mjesht\u00ebrisht t\u00eb fjal\u00ebs artistike me intervistat e ilustrimin me imazhet filmike e fotografike, duke p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb profil shum\u00ebdimensional t\u00eb shkrimtarit Sh.Karadaku dhe mesazhet aktuale t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij letrare, dokumentari u vler\u00ebsua nga skenaristi, aktori dhe regjisori i mir\u00ebnjohur Bujar Kapexhiu sidhe nga shkrimtar\u00ebt e shquar: Dr.Muj\u00eb Bu\u00e7papaj, Sulejman Mato, Agim Pipa, Andon Andoni, Sakip Cami, Arben Iliazi, Kozeta Zavalani, Qazim Shehu, Josif Daja, Demir Rusi, Barie \u00c7upi, Nafie Jella, Nexhbedin Basha etj.<br \/>\nProf.Dr.Saemira Pino, e emocionuar u shpreh: \u201cM\u00ebsova shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb letrave, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq, kisha lexuar diku ve\u00e7 disa tregime t\u00eb tij te \u2018N\u00ebntori\u2019. Doja t\u2019ju uroja sidomos p\u00ebr dokumentarin shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb realizuar nga Ju kryesisht. Urime dhe arritje t\u00eb tjera\u2026\u201d<br \/>\nNd\u00ebrsa Faruk Myrtaj, shkrimtar, novelist, poet dhe p\u00ebrkthyes, q\u00eb prej vitesh jeton e punon n\u00eb Kanada, pasi e ka par\u00eb dokumentarin t\u00eb transmetuar t\u00eb enjten n\u00eb dark\u00eb nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar -kanali RTSH 3, shkruan: \u201cNderime p\u00ebr Shefki Karadakun. Njeri i rrall\u00eb, familjar i shk\u00eblqyer, lirik i llojit t\u00eb par\u00eb. Bravo dhe m\u00eb tej p\u00ebr bashk\u00ebshorten e tij Nadiren, si mb\u00ebshtet\u00ebse dhe frym\u00ebzuese e p\u00ebrjet\u00ebshme e tij. Ta kujtojm\u00eb si\u00e7 ishte!\u201d<br \/>\nN\u00eb dokumentarin artistik \u201cADN-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut\u201d, ve\u00e7an\u00ebrisht Znj.Kozeta Mamaqi, e njohur p\u00ebr potencialin e saj krijues si gazetare, esesite dhe tregimtare, solli n\u00eb vem\u00ebndjen e publikut momente prek\u00ebse t\u00eb viteve kur punonte bashk\u00eb me Shefki Karadakun n\u00eb revist\u00ebn Ylli, duke evidentuar krijimtarin\u00eb poetike e prozaike me t\u00eb cil\u00ebn Karadaku cil\u00ebsohej si nj\u00eb nga z\u00ebrat e rinj m\u00eb t\u00eb preferuar nga lexuesi, madje si Khajami i dit\u00ebve tona.<\/p>\n<p><strong>Karadaku lindi p\u00ebr t\u00eb krijuar artin e tij<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Art Klub \u201cDibra\u201d, Dib\u00ebr e Madhe, Z. Hysen Kosovrasti, shkrimtar nga Republika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, n\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen q\u00eb i solli Akademis\u00eb P\u00ebrkujtimore, nd\u00ebr t\u00eb tjera shprehet: \u201cShefki Karadaku erdhi disa her\u00eb, si i ftuar special n\u00eb qytetin e Dibr\u00ebs s\u00eb Madhe. U njohtua me shum\u00eb poet nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, Tirana, Burreli, Peshkopia, Dibra, Kosova&#8230;, sidomos me kryetarin e klubit, Nebi Samarxhiu. Ata, disa q\u00eb i njihte, e respektuan pa mas\u00eb, sepse Shefki Karadaku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr intelektualet e rrall\u00eb q\u00eb mori mbi supe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnda , n\u00eb ve\u00e7ant\u00ebsi ai punoi me shum\u00eb dinjitet n\u00eb fush\u00ebn e krijimit letrar si n\u00eb proz\u00eb ashtu edhe n\u00eb poezi\u201d.<br \/>\nProzatori Andon Andoni, autor i disa v\u00ebllimeve me tregime e romane, pasi ka lexuar dhe analizuar romanin e Sh.Karadakut \u201cPuthja e ngrir\u00eb\u201d (t\u00eb vler\u00ebsuar nga kritika letrare si nj\u00eb nga kryeveprat e tij) shprehet ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr natyr\u00ebn moderne n\u00eb portretizimin e personazheve.<br \/>\nSakip Cami \u2013 shkrimtar, poet dhe publicist i njohur, e konsideron Shefki Karadakun nj\u00eb shkrimtar t\u00eb spikatur si n\u00eb poezi edhe n\u00eb proz\u00eb, n\u00eb novelat dhe romanet e tij me subjekte dhe personazhe q\u00eb t\u00eb mbeten n\u00eb kujtes\u00eb. Sipas tij, e ve\u00e7anta e proz\u00ebs s\u00eb Karadakut \u00ebsht\u00eb poezia e shkrir\u00eb brenda saj me figura letrare dhe artistike q\u00eb t\u00eb mrekullojn\u00eb. Karadaku ka shkruar e botuar 10 libra me novela e 10 romane ku do t\u00eb ve\u00e7oja romanin \u201cPuthja e ngrir\u00eb\u201d , nj\u00eb roman i shkruar n\u00eb vitet 1990 &#8211; 1991 q\u00eb trajton eg\u00ebrsin\u00eb e diktatur\u00ebs komuniste q\u00eb po jepte shpirt duke vrar\u00eb e plagosur dhe kjo e dh\u00ebn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb \u00e7ifti t\u00eb rinjsh, Rrok Delis\u00eb dhe Zibelit, t\u00eb ci\u00ebve falangat komuniste ua ngrin\u00eb puthjen dhe ua mohuan dashurin\u00eb duke i vrar\u00eb n\u00eb kufi.<br \/>\nShkrimtari, dramaturgu dhe publicisti Arben Iliazi e vler\u00ebson Shefki Karadakun nj\u00eb z\u00eb emblematik t\u00eb lirik\u00ebs shqiptare. \u201cDuke e ripar\u00eb nga optika e pas pes\u00ebdhjete e ca viteve krijimtari, vepr\u00ebn poetike t\u00eb Tij, mund t\u00eb themi se Karadaku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet i spikatur i letrave shqipe, q\u00eb paraqitet me atributet e origjinalitetit t\u00eb tij t\u00eb patjet\u00ebrsuesh\u00ebm. Ai nuk \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me ask\u00ebnd, \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht dhe thell\u00ebsisht vetvetja. Karadaku lindi p\u00ebr t\u00eb krijuar artin e tij. Esht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb paktit poet\u00eb, i cili q\u00eb n\u00eb fillim synoi origjinalitetin dhe jo imitimin, konstruktoi vetveten, p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb i ngjash\u00ebm. Shefki Karadaku s\u2019do t\u00eb b\u00ebhet kurr\u00eb Mit. Ai do t\u00eb mbetet poet i p\u00ebrjetsh\u00ebm i Dashuris\u00eb. Dhe duke qen\u00eb i P\u00ebrjetsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb Profetik. Nd\u00ebrsa lexuesit e tij do mbeten t\u00eb mrekulluar n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, n\u00eb \u00e7do epok\u00eb\u2026\u201d, -shprehet nd\u00ebr t\u00eb tjera z.Iliazi.<\/p>\n<p><strong>Nderime dhe vler\u00ebsime<\/strong><\/p>\n<p>Me sugjerimin e ikon\u00ebs s\u00eb Teatrit e Kinematografis\u00eb shqiptare, aktores s\u00eb madhe Margarita Xhepa \u2013 Nderi i Kombit, si dhe n\u00eb konsiderim t\u00eb propozimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Qendra Komb\u00ebtare e Artit dhe Let\u00ebrsis\u00eb \u201cNacional\u201d dhe Federata Shqiptare e Veteran\u00ebve, kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Elbasanit, Z.Gledian Llatja vler\u00ebsoi n\u00eb 81-vjetorin e lindjes dhe 1-vjetorin t\u00eb ndarjes nga jeta shkrimtarin Shefki Karadaku me titullin e Nderit \u201cMir\u00ebnjohja e qytetit\u201d, me motivacionin: \u201cP\u00ebr konributin e shquar si shkrimtar, vepra e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7uese e historis\u00eb, kultur\u00ebs, traditave e cil\u00ebsive identifikuese t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb Elbasanit, koorpusi letrar i t\u00eb cilit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb thesar t\u00eb \u00e7muar q\u00eb rrezaton drit\u00ebn e art\u00eb n\u00eb historin\u00eb e le\u00ebrsis\u00eb shqipe\u201d.<br \/>\n\u00c7aste v\u00ebrtet\u00eb emocionuese p\u00ebr bashk\u00ebshorten e shhkrimtarit t\u00eb Madh, Znj.Nadire Karadaku, kur n\u00ebnkryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Elbasanit, Z.Artur Guni i jep asaj k\u00ebt\u00eb titull t\u00eb lart\u00eb nderi.<br \/>\nDhe Nadirja, nj\u00eb nga grat\u00eb e njohura intelektuale t\u00eb kryeqytetit, e karakterizuar nga shpirti i saj i ve\u00e7ant\u00eb krijues, do t\u00eb falenderonte p\u00ebrzem\u00ebrsisht qytetarin e par\u00eb t\u00eb Elbasanit, si dhe oganizator\u00ebt e pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb Akademi P\u00ebrkujtimore.<br \/>\nVet\u00eb Z.Guni, po at\u00eb dit\u00eb do t\u00eb shkruante n\u00eb faqen e tij n\u00eb facebook: \u201cI privilegjuar, t\u00eb merrja pjes\u00eb sot n\u00eb ambjentet e Muzeut Historik Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore kushtuar shkrimtarit t\u00eb mir\u00ebnjohur elbasanas Shefki karadaku, organizuar nga Nderi i Kombit Margarita Xhepa e shkrimtari e publicisti Halil Rama. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Elbasan, Z.Gledian Llatja, familjes s\u00eb shkrimtarit t\u00eb mir\u00ebnjohur elbasanas Shefki Xhaferr Karadaku i dor\u00ebzova titullin e akorduar \u201cMir\u00ebnjohj\u00eb e qytetit (pas vdekjes).\u201d<br \/>\nShkrimtari Shefki Karadaku u vler\u00ebsua n\u00eb 81-vjetorin e lindjes dhe 1-vjetorin t\u00eb ndarjes nga jeta edhe nga Bordi Editorial Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Gazet\u00ebs \u201cNacional\u201d me \u201c\u00c7mimin p\u00ebr vep\u00ebr jet\u00ebsore\u201d, me motivacionin: \u201cVepra e tij, si shprehje e vuajtjes dhe guximit krijues, nd\u00ebrthur bukurin\u00eb lirike, me narrativ\u00ebn tragjike t\u00eb ekzistenc\u00ebs, fuqin\u00eb epike me k\u00ebrkimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, e cila ka ushtruar ndikimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb bashk\u00ebkohore shqiptare, me mesazhe t\u00eb forta p\u00ebr gjith\u00eb njer\u00ebzimin\u201d.<br \/>\nE bija e tij, Albana \u2013 nj\u00eb notere e njohur , e respektuar dhe e vler\u00ebsuar nga qytetar\u00ebt e klient\u00ebt e saj n\u00eb kryeqytet, do t\u00eb shprehej e ngaz\u00ebllyer pas marrjes s\u00eb k\u00ebtij \u00e7mimi nga Dr.Muj\u00eb Bu\u00e7papaj, nj\u00eb nga poet\u00ebt, publicist\u00ebt, analist\u00ebt dhe politolog\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb rang komb\u00ebtar. themelues dhe drejtues me kompetenc\u00eb e profesionaliz\u00ebm i k\u00ebsaj qendre, si dhe i gazet\u00ebs \u201cNACIONAL\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb botuar pjes\u00eb nga krijimtaria poetike e prozaike e Shefki karadakut si dhe disa analiza t\u00eb mir\u00ebfillta p\u00ebr vepr\u00ebn e tij dinjitoze letrare.<\/p>\n<p><strong>T\u00cb M\u00cbDHENJT\u00cb E LETRAVE P\u00cbR KARADAKUN\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Shefki Karadaku me korpusin e tij letrar ka hyr\u00eb denj\u00ebsisht n\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqipe. N\u00ebse patriarku i letrave shqipe, Drit\u00ebro Agolli, vler\u00ebson konceptimin popullor t\u00eb realitetit n\u00eb p\u00ebrmbledhjen \u201cMelodit\u00eb e Shkumbinit\u201d t\u00eb Shefki Karadakut, ku evidenton gjuh\u00ebn e pasur t\u00eb vargjeve t\u00eb tij t\u00eb ngjashme me motivet popullore, si \u201cVajza e mullixhiut\u201d, \u201cNata e fundit e aksionit\u201d e t\u00eb tjera\u2026, Kallulli shprehet p\u00ebr pleksjen bukur e me forc\u00eb t\u00eb ngjyrave, e heroikes me tragjiken, t\u00eb f\u00ebllig\u00ebshtis\u00eb e dob\u00ebsis\u00eb morale t\u00eb armiqve t\u00eb eg\u00ebr. Adriatik Kallulli p\u00ebr nj\u00eb nga poezit\u00eb m\u00eb t\u00eb njohura shkruan se poezia e Shefki Karadakut \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste nj\u00eb poezi piktur\u00eb, ai e ndien q\u00eb lexuesit i duhet shprehur n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb parafytyroj\u00eb me kthjellt\u00ebsi at\u00eb q\u00eb ka par\u00eb nj\u00eb her\u00eb poeti. Shembulli tipik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb poezia \u201cK\u00ebnga e karrove t\u00eb drithit\u201d, ku g\u00ebzimi p\u00ebr korrjen, p\u00ebr boll\u00ebkun e grurit, shprehet me nj\u00eb kuad\u00ebr plot l\u00ebvizje: \u201cKur t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb bredh\u00eb nes\u00ebr dielli,\/N\u00eb larg\u00ebsin\u00eb e fush\u00ebs, si lejlek,\/ At\u00ebher\u00eb, pas karrove t\u00eb drithit,\/Udh\u00ebn e kalt\u00ebr t\u00eb arave do ndjek\u2026\u201d<br \/>\nPo ashtu, poeti yn\u00eb Llazar Siliqi do t\u00eb shprehej se, \u201ckur m\u00eb 1967 Shefki Karadaku doli me v\u00ebllimin e tij t\u00eb par\u00eb, \u2018K\u00ebng\u00ebn e karrove t\u00eb drithit\u2019, ne u g\u00ebzuem q\u00eb radh\u00ebt e poet\u00ebve shqiptar\u00eb u shtuan me nj\u00eb poet t\u00eb ri, me nj\u00eb lirik t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb amb\u00ebl, me ndjenja t\u00eb holla, me dor\u00eb piktori t\u00eb akuarelit\u201d.<br \/>\nNd\u00ebrsa shkrimtari i madh Petro Marko, pasi ka lexuar novel\u00ebn e Shefki Karadakut, t\u00eb titulluar \u201cRrug\u00ebt e para\u201d shprehet: \u201cSikur ta kishte k\u00ebt\u00eb botim n\u00eb vargje dhe ta kishte pag\u00ebzuar po me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, ne p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh do t\u00eb thoshim: poeti, pasi njeh rrug\u00ebt e para t\u00eb jet\u00ebs, ka zbuluar n\u00eb to fenomene dhe tinguj, ose ngjyra t\u00eb reja dhe tani po na i dhuron me dashuri\u2026\u201d.<br \/>\nMoikom Zeqo \u2013 Shkrimtar, studiues, do t\u00eb shkruante n\u00eb Gazeta \u201cDrita\u201d, 30 janar 1994 ( libri \u201cFeniks\u201d p\u00ebrmbledh ditar\u00ebt e tij intim\u00eb poetik\u00eb ,vitet 1972-1985) se: Poeti Shefki Karadaku, i njohur n\u00eb vitet \u201860 si nj\u00eb talent i v\u00ebrtet\u00eb lirik, t\u00eb kujtonte nj\u00eb Esenin shqiptar t\u00eb ndrojtur, tep\u00ebr modest, me trillet origjinale t\u00eb imazheve t\u00eb vendlindjes s\u00eb tij. Lirika e tij imazhiniste qe e ngroht\u00eb, plot ndjesi fusharake, me nj\u00eb romantik\u00eb t\u00eb pranueshme, po me arketip figurash popullore\u2026<br \/>\nDr.Lutfi Turkeshi, gazetar dhe studjues nga Republika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, jo m\u00eb kot, e vler\u00ebson Shefki Karadakun si \u201cKhajamin e dit\u00ebve tona\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion ai arrin pasi ka lexuar romanet \u201cPuthja e ngrir\u00eb\u201d, \u201cNj\u00eb mij\u00eb vjet dashuri\u201d, \u201cVila e magjepsur\u201d, \u201cSalamandrat\u201d, \u201cFilantropi\u201d, \u201cPanagjerikus\u201d e t\u00eb tjer\u00eb, dhe v\u00ebllimet poetike \u201cK\u00ebnga e korrave t\u00eb drithit\u201d, \u201cMelodi t\u00eb Shkumbinit\u201d, \u201cYlberi\u201d.\u201cLumi me nj\u00ebqind zemra\u201d e \u201cFeniks\u201d t\u00eb poetit e shkrimtarit Shefki Karadaku, i cili asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u2019i n\u00ebnshtrohej jet\u00ebs edhe pse e vuante at\u00eb\u2026<br \/>\n\u201cSi feniks, shk\u00eblqen me ide kuarci duke nd\u00ebrtuar \u201cudh\u00eb betoni\u201d\u2026 I till\u00eb \u00ebsht\u00eb poeti Shefki Karadaku. T\u00ebr\u00eb vargjet e poem\u00ebs \u2018Feniks\u2019 jan\u00eb t\u00eb harmonizuara estetikisht n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e t\u00eb shprehurit emocional, individual, stilit origjinal dhe figuracionit. K\u00ebto poezi jan\u00eb shprehje e nj\u00eb personaliteti poetik jo t\u00eb zakonsh\u00ebm\u2026<br \/>\nKa poeti edhe idilin e vet t\u00eb vendlindjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201c\u2026 me \u00e7uka, rrape-qiparisa dhe subtropiku mund t\u2019i flas\u00eb qershis\u00eb, por jo ajsberg\u00eb\u2026\u201d. Por, ka poeti edhe dashurin\u00eb e shprehur si Naimi e \u00c7ajupi: \u201cT\u00eb k\u00ebndoj ty bukuroshe si alku, un\u00eb s\u2019jam poet i vjet\u00ebr melik, po zemra po aq e lasht\u00eb sa dheu, p\u00ebrpara teje rreh si det antik\u2026, q\u00eb pastaj t\u00eb vijoj\u00eb: \u2018Po zemra e k\u00ebrkon nudon e bukur, le t\u00eb jet\u00eb ajo si mbret\u00ebresh\u00eb, q\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjoksin e saj malli i shkurt\u00ebr si tajfun floride t\u00eb p\u00ebrqesh\u00eb\u2026\u2019. Si t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb?! Shkurt, poezi e ve\u00e7ant\u00eb, e jasht\u00ebzakonshme, e bukur\u2026 \u00cbsht\u00eb e till\u00eb poezia e poetit Shefki Karadaku\u2026 \u00cbsht\u00eb shum\u00eb refleksive, sa m\u00eb shpesh ta lexosh dhe rilexosh, gjithnj\u00eb do t\u00eb nxjerr\u00ebsh ndonj\u00eb ndri\u00e7im nga qielli me plot yje lirike t\u00eb poetit t\u00eb madh. Pra, kjo lirik\u00eb \u00ebsht\u00eb identiteti poetik si katarz\u00eb\u201d, shkruan Dr. Lutfi Turkeshi-Gazetar, studiues (\u201cIDENTITETI SI KATARZ\u00cb\u201d \u2013 gazeta \u201cFakti\u201d, 8 mars 2001, Shkup).<br \/>\nPetraq Risto si redaktor i romanit \u201cPuthja e ngrir\u00eb\u201d vler\u00ebson nd\u00ebrthurjen plot drit\u00eb dhe hije, si nj\u00eb afresk bardh e zi nga autori, t\u00eb lirizmit, heshtjes, frik\u00ebs, rebelimit, ankthit, jet\u00ebs, dashuris\u00eb\u2026. Edhe Moikom Zeqo nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb deklaruar se Shefki Karadaku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet nga m\u00eb t\u00eb spikaturit n\u00eb lirik\u00ebn shqiptare. Shefki Karadaku portretizohet si nj\u00eb nga shkrimtar\u00ebt e dalluar t\u00eb koh\u00ebs.<br \/>\nKaradaku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb spikatur p\u00ebr gjinin\u00eb e lirik\u00ebs ku absorbohen p\u00ebrvojat e poetikave tradicionale me ato moderne e avangardiste evropiane dhe realizohet kund\u00ebrv\u00ebnia ndaj tradit\u00ebs letrare. Tipare t\u00eb futurizmit, ekspresionizmit, surrealizmit, madje dhe krepuskolarizmit jan\u00eb p\u00ebrthithur dhe pasqyruar n\u00eb poetikat e k\u00ebtij autori.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-7377\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/1-16-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/1-16-300x200.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/1-16-768x512.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/1-16.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-7378\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/2-20-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/2-20-300x200.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/2-20-768x512.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/2-20.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-7379\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/3-15-300x208.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"208\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/3-15-300x208.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/3-15-1024x709.jpg 1024w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/3-15-768x532.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/3-15-110x75.jpg 110w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/3-15.jpg 1079w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Halil RAMA \u2013 Mjesht\u00ebr i Madh \u2022 \u201cT\u00eb kujtonte nj\u00eb Esenin shqiptar t\u00eb ndrojtur\u201d- Nga Drit\u00ebroi, te Llazar Siliqi, Petro Marko, Moikom Zeqo e Lutfi Turkeshi, si e vler\u00ebsojn\u00eb Shefki Karadakun n\u00eb dokumentarin artistik q\u00eb u shfaq n\u00eb Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore para 100 personaliteve t\u00eb letrave, si edhe n\u00eb ekranin e Radiotelevizionin Publik Shqiptar, n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":6958,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-7376","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7376","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7376"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7376\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7376"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7376"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7376"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}