{"id":73781,"date":"2024-03-14T19:47:57","date_gmt":"2024-03-14T19:47:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73781"},"modified":"2024-03-14T19:47:57","modified_gmt":"2024-03-14T19:47:57","slug":"a-po-shkon-drejt-burgut-belinda-balluku-raportet-me-berberin-dhe-deripasken-rus","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/14\/a-po-shkon-drejt-burgut-belinda-balluku-raportet-me-berberin-dhe-deripasken-rus\/","title":{"rendered":"A po shkon drejt burgut Belinda Balluku? Raportet me Berberin dhe Deripask\u00ebn rus"},"content":{"rendered":"<p>Paralelisht me lidhjen e kontrat\u00ebs koncesionare p\u00ebr Rrug\u00ebn e Arbrit, n\u00eb n\u00ebntor 2018, do t\u00eb shpallej edhe fituesi nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbimet inxhinierike t\u00eb pavarura p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj kontrate.<\/p>\n<p>Ky tender u fitua nga bashkimi i kompanive \u201cGR ALBANIA\u201d dhe \u201cGAUFF GmbH &amp; Co Engineering\u201d me ofert\u00eb 535 milion\u00eb lek\u00eb me TVSH ose 5.4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare rezulton se n\u00eb vitin 2022 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb. Por vazhdimi i kontrat\u00ebs me \u201cGR ALBANIA\u201d ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr konflikte interesi nga kjo kompani. N\u00eb 20 shtator 2017, bashkimi i kompanive \u201cAlb- Star\u201d, \u201cAGNA SHA\u201d dhe \u201cGR ALBANIA\u201d do t\u00eb themelonin kompanin\u00eb \u201cGRABOVA HYDROPO\u00cbER\u201d, pasi sapo kishin fituar kontrat\u00ebn koncesionare p\u00ebr nd\u00ebrtimin, operimin dhe transferimin e Hidrocentralit Grabov\u00eb 1 nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb vitin 2021, ekuilibrat brenda kompanis\u00eb koncesionare \u201cGRABOVA HYDROPOWER\u201d do t\u00eb ndryshonin.<\/p>\n<p>N\u00eb 5 Prill 2021, \u201cGjoka Konstruksion\u201d do t\u00eb blinte 34% t\u00eb aksioneve nga kompania \u201cAlb-Star\u201d p\u00ebr kontrat\u00ebn e hidrocentralit me afat p\u00ebrdorimi 35 vite.<\/p>\n<p>Pra, zyrtarisht prej prillit 2021, kompania \u201cGR ALBANIA\u201d, e cila supervizon punimet e kompanis\u00eb \u201cGjoka Konstruksion\u201d p\u00ebr Rrug\u00ebn e Arbrit \u00ebsht\u00eb n\u00eb ortak\u00ebri me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Madje merr nj\u00eb shtes\u00eb prej 558 milion\u00eb lek\u00ebsh (t\u00eb vjetra) nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur punimet e kompanis\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn po nd\u00ebrton nj\u00eb hidrocentral.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit t\u00eb ekonomis\u00eb, Eduart Gjokutaj, institucionet duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendshme ndaj k\u00ebtyre rasteve.<\/p>\n<p>\u201cRealisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i atyre q\u00eb organizojn\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, tendera me para publike q\u00eb jepen nd\u00ebrmarrjeve. Natyrsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb dob\u00ebsi institucionale n\u00eb raste mos verifikimit fillestar apo paraprak dhe nga ana tjet\u00ebr edhe investigimit kur nuk ka p\u00ebrputhshm\u00ebri t\u00eb fondeve me investimin\u201d, deklaron Gjokutaj p\u00ebr \u201cVetting\u201d.<\/p>\n<p>Dyshimet p\u00ebr shkeljen e procedurave me tenderat bien mbi Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs sepse sa her\u00eb q\u00eb transferohen aksionet e nj\u00eb kontrate koncesionare, kompanit\u00eb kan\u00eb si detyrim t\u00eb njoftojn\u00eb Ministrin\u00eb p\u00ebr ndryshimet e ndodhura.<\/p>\n<p>Por ky tender nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr konfliktet e interesit.<\/p>\n<p>Evis Berberi kamufloi Belinda Ballukun p\u00ebr Rrug\u00ebn e Arbrit<\/p>\n<p>M\u00eb 2 gusht 2022, publikisht zv. kryeministrja Balluku u tha shqiptar\u00ebve se nuk do t\u00eb kishte rritje kostosh p\u00ebr Rrug\u00ebn e Arbrit nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb muaj pas deklarat\u00ebs, Ministrja Balluku n\u00ebp\u00ebrmjet shkres\u00ebs nr. 4014\/16 m\u00eb 7 shtator 2022, kishte miratuar transferimin e fondeve te Autoriteti Rrugor Shqiptar, n\u00ebn drejtimin e Evis Berberit.<\/p>\n<p>Berberi n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij financimi do t\u00eb hapte gar\u00ebn p\u00ebr dy tendera me fond limit 2.3 miliard\u00eb lek\u00eb ose 23 milion\u00eb euro, p\u00ebr dy akse t\u00eb ndryshme t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit. K\u00ebto investime publike nga kompanit\u00eb private kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje mbi specifikat ligjore, se si do t\u00eb mbivendosen k\u00ebto punime mbi kontrat\u00ebn e koncesionarit.<\/p>\n<p>Inxhinieri Spartak Tarka shprehet se duke qen\u00eb 3 \u2013 4 sip\u00ebrmarr\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj rruge ndahet p\u00ebrgjegj\u00ebsia.<\/p>\n<p>Tarka shton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, rruga ka pasur d\u00ebmtime dhe ka pasur edhe munges\u00eb t\u00eb siguris\u00eb rrugore.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet fondeve t\u00eb reja, ARRSH-ja do t\u00eb hapte gar\u00ebn p\u00ebr tenderin \u201cSistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve n\u00eb Plani i Bardh\u00eb\u201d me fond limit 1 miliard\u00eb e 170 milion\u00eb lek\u00eb, i cili shtrihet mbi Rrug\u00ebn e Arbrit.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2022, kreu i ARRSH-s\u00eb, Evis Berberi, do t\u00eb shpallte fitues konsorciumin e kompanive \u201cSELAMI\u201d, \u201cCOMPANY RIVIERA 2008\u201d dhe \u201cGARDEN LINE\u201d me ofert\u00eb 1 miliard\u00eb e 375 milion\u00eb lek\u00eb me TVSH ose rreth 14 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga burimet zyrtare, \u201cSELAMI\u201d shpk \u00ebsht\u00eb kompani e n\u00ebnkontraktuar nga \u201cGjoka Konstruksion\u201d p\u00ebr punimet n\u00eb Rrug\u00ebn e Arbrit.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb shtrohet nga ekspert\u00ebt e prokurimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb kompania q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkontraktuar nga koncesionari garon me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb nj\u00eb tender p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin aks?<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja e dy kompanive n\u00eb nj\u00eb tender publik, t\u00eb cilat jan\u00eb duke zhvilluar bashk\u00eb nj\u00eb projekt tjet\u00ebr publik, ngre dyshime p\u00ebr konflikt interesi dhe vendos n\u00eb pik\u00ebpyetje rolin e ARRSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb vet Ministria e Infrastruktur\u00ebs, e cila p\u00ebr \u201cVetting\u201d ka konfirmuar se \u201cSELAMI\u201d shpk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkontraktuar nga koncesionari i Rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit.<\/p>\n<p>N\u00eb sken\u00eb del p\u00ebrs\u00ebri kompania \u201cGR ALBANIA\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Gentjan Filajt dhe Reald Mansakut, e cila ka fituar tenderin p\u00ebr supervizimin e k\u00ebsaj rruge, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb duke supervizuar koncesionarin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij aksi.<\/p>\n<p>Balluku rishikoi buxhetin p\u00ebr Rrug\u00ebn e Arbrit<\/p>\n<p>Premtimet e zv. Kryeministres, Balluku p\u00ebr Rrug\u00ebn e Arbrit nuk jan\u00eb shkelur vet\u00ebm me afatet, t\u00eb cilat kan\u00eb shtyr\u00eb punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tunelit t\u00eb Murrizit me 20 muaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj pasi Balluku transferoi fondin p\u00ebr ARRSH-n\u00eb, ky institucion do t\u00eb shpallte tenderin p\u00ebr sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave n\u00eb Shkall\u00ebn e Tujanit me vler\u00eb 1 miliard\u00eb e 112 milion\u00eb lek\u00eb ose 11 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ky aks, ashtu si Plani i Bardh\u00eb shtrihet n\u00eb Rrug\u00ebn e Arbrit dhe gara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender \u00ebsht\u00eb finalizuar n\u00eb n\u00ebntor 2022 me ofert\u00eb fituese nga konsorciumi i kompanive \u201cAnte-Group\u201d, \u201cFERRO BETON-CONSTRUCTION CO\u201d dhe kompanis\u00eb turke \u201cBILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SANAYI VE TICARET\u201d me vler\u00eb 1 miliard\u00eb e 335 milion\u00eb lek\u00eb me afat 18 muaj.<\/p>\n<p>Por nga k\u00ebrkimet n\u00eb terren zbulohet se tabela e punimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb me afat 13 muaj, duke ngritur pik\u00ebpyetje se si jan\u00eb ndryshuar afatet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb. Ky segment t\u00eb krijon p\u00ebrshtypjen e legjend\u00ebs s\u00eb murimit, sa her\u00eb ka reshje t\u00eb rr\u00ebmbyeshme dhe v\u00ebrshime gur\u00ebsh nga pjerrinat ndan\u00eb \u201cRrug\u00ebs s\u00eb Arbrit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb total, nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet Evis Berberit jan\u00eb tenderuar 27 miliard\u00eb lek\u00eb me TVSH ose 27 milion\u00eb euro vet\u00ebm p\u00ebr \u201cRrug\u00ebn e Arbrit\u201d, duke p\u00ebrdorur kompani private, p\u00ebr t\u00eb fshehur shtimin e kostos.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb sipas raportit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit p\u00ebr Ministrin\u00eb e Financave, \u00e7elja e fondeve p\u00ebr dy tenderat e finalizuar nga ARRSH-ja p\u00ebr akset n\u00eb Rrug\u00ebn e Arbrit nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Projekt Buxhetit Afatmes\u00ebm dhe as pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb investimeve publike.<\/p>\n<p>Edhe pse raporti ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi Ministrin\u00eb e Financave dhe Ekonomis\u00eb, mbledhja e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr rishikimin e buxhetit \u00ebsht\u00eb drejtuar nga zv. kryeministrja Balluku, e cila ka firmosur ndryshimet n\u00eb buxhetin e 2022.<\/p>\n<p>Konkretisht, m\u00eb 29 dhjetor 2022, me an\u00eb t\u00eb aktit normativ nr.19, K\u00ebshilli i Ministrave n\u00ebn drejtimin e Ballukut ka rishikuar buxhetin e shtetit. K\u00ebto ndryshime jan\u00eb kritikuar nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, i cili ka deklaruar se miratimi i akteve normative \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb tejkalim afati dhe pa analiza t\u00eb detajuara nga Ministria e Financave.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se k\u00ebto fonde nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb parashikuara n\u00eb Projekt Buxhetin Afatmes\u00ebm, e megjithat\u00eb lidhja e k\u00ebtyre kontratave nga Evis Berberi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb afateve sipas audituesve.<\/p>\n<p>Vrulli i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs p\u00ebr fondet shtes\u00eb t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit ka zbuluar detaje t\u00eb reja. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e thesarit, t\u00eb p\u00ebrpunuara nga Open Data rezulton se ARRSH-ja ka realizuar 99% t\u00eb pagesave drejt kompanis\u00eb \u201cSELAMI\u201d shpk p\u00ebr kontrat\u00ebn e Planit t\u00eb Bardh\u00eb me vler\u00eb 1.3 miliard\u00eb lek\u00eb, gati 6 muaj p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Por ndryshe vijojn\u00eb pagesat p\u00ebr Shkall\u00ebn e Tujanit, ku kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb fituar projektin kan\u00eb marr\u00eb 880 milion\u00eb lek\u00eb nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebrtej dyshimeve p\u00ebr korrupsion, ajo q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb forta \u00ebsht\u00eb shfaqja e influenc\u00ebs ruse, jo vet\u00ebm n\u00eb sektorin e energjetikes, por edhe tek fondet p\u00ebr rrug\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebrkimet e \u201cVetting\u201d rezulton se kompania \u201cGR ALBANIA\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb ortak\u00ebri me kompanin\u00eb \u2018TREMA ENGINEERING 2\u201d, e cila ka si aksioner bilionerin rus Oleg Deripaska, nj\u00eb nga aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Presidentit Vladimir Putin.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Deripaska iu n\u00ebnshtrua sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb vitin 2018. Prej asaj periudhe, administrata amerikane pretendon se Deripaska iu shmang sanksioneve n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrdorur kompani guack\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur aktivitetet e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb nga vendet q\u00eb e ka mbyllur qiellin dhe tok\u00ebn p\u00ebr Rusin\u00eb, pas luft\u00ebs s\u00eb nisur n\u00eb Ukrain\u00eb, oligark\u00ebt rus\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga burimet energjetike apo resurset n\u00eb vendin ton\u00eb.\/Balkanweb<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paralelisht me lidhjen e kontrat\u00ebs koncesionare p\u00ebr Rrug\u00ebn e Arbrit, n\u00eb n\u00ebntor 2018, do t\u00eb shpallej edhe fituesi nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbimet inxhinierike t\u00eb pavarura p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj kontrate. Ky tender u fitua nga bashkimi i kompanive \u201cGR ALBANIA\u201d dhe \u201cGAUFF GmbH &amp; Co Engineering\u201d me ofert\u00eb 535 milion\u00eb lek\u00eb me TVSH &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":73782,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-73781","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73781","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73781"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73781\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73782"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73781"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73781"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73781"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}