{"id":73819,"date":"2024-03-15T10:57:22","date_gmt":"2024-03-15T10:57:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73819"},"modified":"2024-03-15T10:57:22","modified_gmt":"2024-03-15T10:57:22","slug":"andej-nga-vrau-veten-poeti-sergej-esenin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/15\/andej-nga-vrau-veten-poeti-sergej-esenin\/","title":{"rendered":"Andej nga vrau veten poeti Sergej Esenin&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Visar ZHITI<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Hija e tij n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026 jo, n\u00eb Lushnje dhe elegjia ime n\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrsburg &#8211;<br \/>\n1.<br \/>\nEdhe kur s\u2019dinim gj\u0113, t\u0113 vegj\u0113l, n\u0113 provinc\u0113, \u00e7udit\u0113risht e dinim se para nj\u0113 Viti t\u00eb Ri, pik\u00ebrisht m\u00eb 28 dhjetor, atje larg n\u00eb Rusi, tutje, poeti Sergej Esenin, aq shum\u00eb i dashur, magjeps\u00ebs fare, kishte vrar\u00eb veten dhe ishte 30 vje\u00e7, madje kishte prer\u00eb venat dhe me gjakun e tij kishte shkruar poezin\u00eb e lamtumir\u00ebs, dy strofa.<br \/>\n&#8211; E si do t\u00eb ishte ajo poezi?<br \/>\n&#8211; Po ku e gjejm\u00eb dot ne!<br \/>\n&#8211; Poezia e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit me gjak shkruhet.<br \/>\n&#8211; \u2026tek ne e shkruajn\u00eb me gjakun e t\u00eb tjer\u00ebve\u2026<br \/>\n&#8211; Kujdes! \u00cbsht\u00eb me rrezik kjo!<br \/>\n&#8211; Po pse e vrau veten Esenini?<br \/>\n&#8211; D\u00ebshp\u00ebrimi, zhg\u00ebnjimet nga revolucioni.<br \/>\n&#8211; Po kjo qenka m\u00eb me rrezik!<br \/>\n&#8211; S\u2019ka ndodhur tek ne, jo, por n\u00eb Bashkimin Sovjetik. N\u00eb dim\u00ebr, n\u00eb Leningrad, n\u00eb Hotelin \u201cIngliterra\u201d, k\u00ebshtu quhej\u2026<br \/>\nDhe as kisha guximin ta imagjinoja at\u00ebhere se do t\u00eb vinte nj\u00eb dit\u00eb, pas burgut tim, q\u00eb do t\u00eb shkoja atje, n\u00eb atdheun e Eseninit, te ai qytet dhe do ta k\u00ebrkoja at\u00eb hotel t\u00eb pik\u00eblluar\u2026<\/p>\n<p>2.<br \/>\nEsenini, besoj, se m\u00eb i dashur se kudo, ishte n\u00eb Shqip\u00ebri, pas Rusis\u00eb s\u00eb tij natyrisht dhe prap\u00eb besoj se n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb i dashur se n\u00eb \u00e7do qytet ishte n\u00eb Lushnj\u00eb. Duke qen\u00eb lirik i mrekulluesh\u00ebm i fush\u00ebtirave pafund, ku derdhej drit\u00eb h\u00ebne si qum\u00ebsht, i dashuris\u00eb q\u00eb vezullonte befas si nj\u00eb berioz\u00eb, i varf\u00ebris\u00eb si nj\u00eb qen rruge dhe i zhg\u00ebnjimeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb revolucionit bolshevik, q\u00eb sipas Eseninit, erdhi si nj\u00eb tren i r\u00ebnd\u00eb dhe trembi k\u00ebng\u00ebt e zogjve dhe do t\u00eb rend\u00ebte p\u00ebr n\u00eb gulag\u00ebt pas mjegullave, etj, etj, &#8211; k\u00ebshtu bisedonim, &#8211; edhe Lushnja lirike e njihte at\u00eb dhimbje me fshatrat e internineve p\u00ebrreth, gjithmon\u00eb me balt\u00eb dhe zhg\u00ebnjime\u2026<br \/>\nPrap\u00eb besoj se Esenini m\u00eb bukur se n\u00eb \u00e7do gjuh\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip. Kumbon, me rimat si zile dhe me ato metaforat q\u00eb hovin si tymtar\u00eb mbi bor\u00eb apo si kryqe muzgu.<br \/>\nE shqip\u00ebruan poet\u00eb t\u00eb rinj, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin em\u00ebr e u ndikuan prej tij, Kadare e Agolli, por q\u00eb i mbet\u00ebn besnik\u00eb deri n\u00eb fund m\u00eb duket se ishin Vangjush Ziko e Jorgo Bllaci e Agim Shehu , etj. E shk\u00ebrbyen poet\u00ebt, ndoshta m\u00eb shum\u00eb treshja Musa Vyshka, Shefki Karadaku e Viktor Qyrku, po edhe Sulejman Mato ndonj\u00ebher\u00eb, k\u00ebshtu m\u00eb dukej, kurse n\u00eb Lushnj\u00ebn ton\u00eb si eseninian shk\u00eblqeu poeti nga fshati, gjithmon\u00eb me \u00e7izme, miku yn\u00eb, Sherif Bali. Por ai s\u2019mund t\u00eb botonte lib\u00ebr, ishte me \u201cbiografi t\u00eb keqe\u201d, gjyshi i tij ishte shpallur \u201ckulak\u201d, fjal\u00eb ruse dhe kjo nofk\u00eb, e ardhur prej andej. Por ajo q\u00eb do t\u00eb ndalohej, do t\u00eb ishte poezia e Eseninit, sepse marr\u00ebdh\u00ebniet me Bashkimin Sovjetik do t\u2019i prishte keqas Shqip\u00ebria e Enverit.<br \/>\nDhe Esenini na u b\u00eb m\u00eb i shtrenjt\u00eb. Isha nx\u00ebn\u00ebs dhe \u201cLirikat\u201d e tij m\u2019i dha regjisori Tahsin Demiri, madje m\u2019i fali. M\u00ebsova p\u00ebrmend\u00ebsh plot, mbi 50 poezi, q\u00eb do t\u00eb m\u00eb ndihmonin shum\u00eb kur do t\u2019i thosha me vete n\u00eb biruc\u00eb, kur m\u00eb arrestuan. Edhe kur shtynim vagonat n\u00eb minier\u00eb n\u00eb burg, bashk\u00eb me \u00c7im Kurtin dhe bisedonim n\u00ebn z\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkthimet me Maks Rakipajn. Poezia na bashkoi m\u00eb shum\u00eb se prangat\u2026<br \/>\nAt\u00ebhere nx\u00ebn\u00ebs m\u00eb dukej se \u00e7do poet, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i mir\u00eb duhen t\u00eb ishte si Esenini. Ja, m\u00ebsuesi yn\u00eb, poeti Faslli Haliti, nuk shkruante si ai, p\u00ebrkundrazi, por ama ka imazh, ka dhe nj\u00eb balad\u00eb p\u00ebr Eseninin, por u detyrua ta botonte sikur i kushtohej nj\u00eb poeti tjet\u00ebr rus, Pushkinit, por ne donim Eseninin. Edhe Baki Nexha sikur mundohej t\u00eb shkruante si Esenini. Edhe Halili, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb tregimtar, ka poezi t\u00eb eseninta. Un\u00eb nuk ia dilja dot. Doja edhe s\u2019doja. Eh, ku shkruhet si ai, por m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb se ne, Bujari psh, por edhe Shpendi kan\u00eb di\u00e7ka eseniniane, me kuaj\u2026 Po at\u00eb e kemi t\u00eb gjith\u00eb, e ka e gjith\u00eb poezia shqipe. Ashtu? Pse?\u2026<br \/>\nDhe vazhdonim t\u00eb recitonim poezi t\u00eb tij. Ia thosha Flamurit, ai mua\u2026<br \/>\nNatyrisht, gj\u00ebra t\u00eb tilla i b\u00ebnim jo me k\u00ebdo, mund t\u00eb na krijonin shqet\u00ebsime, s\u00eb pari i bisedoja me tim v\u00eblla, Ilirjanit, por dhe me m\u00ebsuesen e mrekullueshme Lirin\u00eb, nuk na ndahej mir\u00ebsia e saj, jetonte te barakat, sa e donte Eseninin ajo! Dhe Eva e saj na jepte libra t\u00eb ndaluar, q\u00eb s\u2019i gjenim dot\u2026<\/p>\n<p>3.<br \/>\nN\u00eb Lushnje shp\u00ebrngulet kritiku i njohur at\u00ebhere, Razi Brahimi, e soll\u00ebn drejtor t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb kultur\u00ebs, ku punonte dhe im at\u00eb, aktor estrade, u miq\u00ebsuan bashk\u00eb, shkak do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb dhe rakia, e pinin ca si shum\u00eb. Raziun e kishin hequr nga Tirana, nga sht\u00ebpia botuese se kishte botuar romanin \u201cTuneli\u201d t\u00eb Dhimit\u00ebr Xhuvanit, q\u00eb u ndalua. Por ai kishte n\u00eb bibliotek\u00ebn e tij t\u00eb gjith\u00eb vepr\u00ebn e Eseninit n\u00eb origjinal, 4 apo 5 v\u00ebllime, nuk jam i sigurt\u00eb tani, fin\u00eb, t\u00eb kalt\u00ebr, me kapak\u00eb t\u00eb fort\u00eb me firm\u00ebn e Eseninit t\u00eb praruar me ar. Brenda kishin fotografi bardh e zi, Esenini djalosh, i hijsh\u00ebm, prind\u00ebrit, izba, etj. Aq shum\u00eb poezi n\u00eb gjuh\u00ebn e tij me cirilike dhe ne pothuajse s\u2019kuptonim asgj\u00eb, ndonj\u00eb fjal\u00eb tek-tuk. Aty sigurisht shtriheshin stepat e poezis\u00eb s\u00eb tij, shtigjet h\u00ebnore, klithma korillajsh, letrat e dh\u00ebmbshura n\u00ebn\u00ebs, dashurit\u00eb, sajat, troke kuajsh\u2026 ah, t\u00eb mbuluara si me bor\u00eb t\u00eb bardh\u00eb me gjuh\u00ebn e huaj. \u00c7far\u00eb vuajtje! Sa e ftoht\u00eb ishte padituria, m\u00ebkat.<br \/>\n&#8211; Shih, nj\u00eb poezi e vog\u00ebl, nj\u00eb strof\u00eb, merre fjalorin ta p\u00ebrkthejm\u00eb, &#8211; m\u00eb tha im v\u00eblla, Ilirjani, ai ishte m\u00eb i madh se un\u00eb, gjimnazist.<br \/>\n&#8211; Pse, lejohet? &#8211; u ngaz\u00eblleva.<br \/>\n&#8211; \u00c7a ka? &#8211; tundi kok\u00ebn e madhe plot me flok\u00eb t\u00eb zinj ai.<br \/>\n&#8211; Nuk jan\u00eb t\u00eb caktuar ata q\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nga Komiteti? &#8211; u tall ai.<br \/>\nPoezin\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb e kuptuam, por Ilirjani iu p\u00ebrvesh pun\u00ebs q\u00eb ta rimonte.<br \/>\nE mbaj mend p\u00ebrmend\u00ebsh edhe sot e k\u00ebsaj dite:<br \/>\nAtje tek leh\u00ebza me lakra<br \/>\nuji i kuq lindjen skuq tep\u00ebr.<br \/>\nPanj\u00ebs vog\u00ebl blet\u00eb krah\u00eb-arta<br \/>\nia thithi sis\u00ebn e gjelb\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Po aty s\u2019ka fare \u201ckrah\u00eb-arta\u201d &#8211; kund\u00ebrshtova un\u00eb, &#8211; as \u201ctep\u00ebr\u201d!<br \/>\n&#8211; Po mir\u00eb, &#8211; ma ktheu Ilirjani, &#8211; e kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr rim\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse, \u00e7a je ti? &#8211; dukej sikur doja sherr un\u00eb. &#8211; Po fjala \u201csis\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb turp?<br \/>\n&#8211; Jo\u2026<br \/>\nN\u00eb gjimnaz jepte l\u00ebnd\u00ebn e rusishtes nj\u00eb m\u00ebsuese ruse, Luiza, po sikur t\u00eb pyetej ajo si ishte p\u00ebrkthimi?<br \/>\nT\u0113 nes\u0113rmen po bisedonim me Ilirjanin:<br \/>\n&#8211; As e preku librin me dor\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Si duroi?<br \/>\n&#8211; Lexoni Majakovskin, tha. Por dhe ai ka vrar\u1ebd veten\u2026<br \/>\n&#8211; S\u2019ka faj ajo, \u00ebsht\u00eb e huaj, ruse, ruhet, \u00ebsht\u00eb si n\u00eb internim k\u00ebtu\u2026<\/p>\n<p>4.<br \/>\nV\u00ebrtet, po andej nga fshatrat e internineve, baltrave, kishte poet\u00eb, do t\u2019i njihja, Lazri, Leka, Jozefi, Bajamja, Ferdinandi\u2026 po si u dukej Esenini?<br \/>\nPo n\u00eb Kosov\u00eb? E ku lejohej t\u00eb na vinin libra prej andej\u2026 Von\u00eb do t\u00eb zbuloja se sikur s\u2019kishin eseninian\u00eb, jo s\u2019e nuk e kishin p\u00ebrkthyer, jo aq mir\u00eb sa k\u00ebtej, por poezia e tyre ishte m\u00eb shum\u00eb Per\u00ebndimore dhe hermetike, jo imazhiniste.<br \/>\nNd\u00ebrsa larg n\u00eb Rusi, e dinim eseninizmin e tyre, ishte klasik. Adhuruesit e Eseninit do t\u2019i imitonin dhe vetvrasjen\u2026<br \/>\nUn\u00eb, kur isha student n\u00eb Shkod\u00ebr, kur m\u00eb shqyheshin k\u00ebpuc\u00ebt nga bredhjet dhe i \u00e7oja te k\u00ebpucari t\u2019m\u2019i ndreqte, at\u00ebhere t\u00eb k\u00ebrkohej emri, e shkruanin n\u00eb fatur\u00ebn q\u00eb e fusnin n\u00eb k\u00ebpuc\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i gjenin n\u00eb pirgun e madh, q\u00eb mund t\u2019i krah\u00ebsoj, &#8211; tani q\u00eb dhe kam par\u00eb, &#8211; me k\u00ebpuc\u00ebt n\u00eb grumbuj n\u00eb muzeumet e holokaustit, at\u00ebhere pra, thosha se m\u00eb quanin Sergej Esenin. Si, si? &#8211; buz\u00ebqeshte k\u00ebpucari. Por kjo m\u00eb ndodhte vet\u00ebm n\u00eb Shkod\u00ebr.<br \/>\nDhe me ato k\u00ebpuc\u00eb shkoja n\u00eb Lezh\u00eb, te miqt\u00eb, Rudolfi dhe Ndoci, poet\u00eb t\u00eb njohur q\u00eb at\u00ebhere, p\u00ebr t\u00eb \u201cshk\u00ebmbyer\u201d poezit\u00eb dhe fshehurazi dhe p\u00ebrkthimet. N\u00eb konvikt, n\u00eb dhom\u00ebn e ftoht\u00eb, kisha p\u00ebrkthyer dhe di\u00e7ka nga Esenini, 4-5 poezi t\u00eb vogla, bashk\u00eb me shokun e dhom\u00ebs, Moisiun.<br \/>\nPengu p\u00ebr t\u00eb gjetur poezin\u00eb e fundit t\u00eb Eseninit, at\u00eb t\u00eb shkruar\u00ebn me gjak, nuk do t\u00eb m\u00eb ndahej.<\/p>\n<p>5.<br \/>\nPas r\u00ebnies s\u00eb perandoris\u00eb komuniste, kur dhe n\u00eb vendin ton\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhej diktatura, poezia e lamtumir\u00ebs s\u00eb Eseninit u p\u00ebrshi n\u00eb botimet e reja q\u00eb do t\u2019i b\u00ebheshin atij. Un\u00eb gjithmon\u00eb i k\u00ebrkoj n\u00eb 28 dhjetor ato vargje, q\u00eb n\u00eb at\u00eb dat\u00eb u shkruan me gjak. I shoh p\u00ebrkthimet n\u00eb italisht, anglisht\u2026 po si jan\u00eb rimat n\u00eb rusisht?<br \/>\n***<br \/>\n\u0414\u043e \u0441\u0432\u0438\u0434\u0430\u043d\u044c\u044f, \u0434\u0440\u0443\u0433 \u043c\u043e\u0439, \u0434\u043e \u0441\u0432\u0438\u0434\u0430\u043d\u044c\u044f.<br \/>\n\u041c\u0438\u043b\u044b\u0439 \u043c\u043e\u0439, \u0442\u044b \u0443 \u043c\u0435\u043d\u044f \u0432 \u0433\u0440\u0443\u0434\u0438. \u041f\u0440\u0435\u0434\u043d\u0430\u0437\u043d\u0430\u0447\u0435\u043d\u043d\u043e\u0435 \u0440\u0430\u0441\u0441\u0442\u0430\u0432\u0430\u043d\u044c\u0435<br \/>\n\u041e\u0431\u0435\u0449\u0430\u0435\u0442 \u0432\u0441\u0442\u0440\u0435\u0447\u0443 \u0432\u043f\u0435\u0440\u0435\u0434\u0438.<br \/>\n\u0414\u043e \u0441\u0432\u0438\u0434\u0430\u043d\u044c\u044f, \u0434\u0440\u0443\u0433 \u043c\u043e\u0439, \u0431\u0435\u0437 \u0440\u0443\u043a\u0438,<br \/>\n\u0431\u0435\u0437 \u0441\u043b\u043e\u0432\u0430,<br \/>\n\u041d\u0435 \u0433\u0440\u0443\u0441\u0442\u0438 \u0438 \u043d\u0435 \u043f\u0435\u0447\u0430\u043b\u044c \u0431\u0440\u043e\u0432\u0435\u0439,<br \/>\n\u0412 \u044d\u0442\u043e\u0439 \u0436\u0438\u0437\u043d\u0438 \u0443\u043c\u0438\u0440\u0430\u0442\u044c \u043d\u0435 \u043d\u043e\u0432\u043e,<br \/>\n\u041d\u043e \u0438 \u0436\u0438\u0442\u044c, \u043a\u043e\u043d\u0435\u0447\u043d\u043e, \u043d\u0435 \u043d\u043e\u0432\u0435\u0439.<br \/>\nDhe rrekem ta risjell n\u00eb shqip, po dua dhe rimat, se jam ca dhe eseninian:<br \/>\n***<br \/>\nLamtumir\u00eb, lamtumir\u00eb, miku im,<br \/>\nN\u00eb zem\u00ebr t\u00eb kam p\u00ebrjet\u00eb.<br \/>\nIkja q\u00eb kishte parashikim,<br \/>\nTakimin e premtuar do t\u00eb ket\u00eb.<br \/>\nFjal\u00eb dhe gjeste jan\u00eb kot,<br \/>\nMiku im i dhembshur t\u2019m\u00eb kuptosh.<br \/>\nT\u00eb vdes\u00ebsh s\u2019\u00ebsht\u00eb e re n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb<br \/>\nDhe prap\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e re dhe t\u00eb jetosh.<br \/>\nMe gjakun e damar\u00ebve t\u00eb prer\u00eb jan\u00eb shkruar k\u00ebto vargje? Dhe pastaj Esenini vari veten n\u00eb Hotel \u201cIngliterra\u201d. Pse? N\u00eb kulmin e poezis\u00eb s\u00eb tij dhe t\u00eb bukuris\u00eb. Dhe le t\u00eb ishte dhe kulmi i d\u00ebshp\u00ebrimit, ai mir\u00eb u b\u00ebnte t\u00eb dyjave. Nuk ka vet\u00ebvrasje, por vrasje, thot\u00eb nj\u00eb poet tjet\u00ebr, bashkatdhetar i tij, Evgeni Jevtusheko, q\u00eb, kur isha n\u00eb Rusi, pyeta p\u00ebr t\u00eb dhe m\u00eb than\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Esenini i sotsh\u00ebm.<br \/>\nPse e vet\u00ebvran\u00eb at\u00ebhere Eseninin? Ai ishte b\u00ebr\u00eb i famsh\u00ebm si poet, jo vet\u00ebm p\u00ebr skandalet e shumta e dehjet e martesat e shpeshta, por dhe si i zhg\u00ebnjyeri i madh nga revolucioni, ku \u201cLenini i ngjante i tmerrsh\u00ebm si sfings\u201d. Policia sekrete, \u00c7eka a KGB-ja, s\u2019e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta zhdukte Eseninin, edhe pse ai ishte b\u00ebr\u00eb aq popullor dhe adhuruesit e shumt\u00eb e kishin ikon\u00eb t\u00eb tyre, por k\u00ebshtu ai mund t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb mit. Por \u00e7\u2019t\u2019i b\u00ebnin eseninizmit q\u00eb ishte krijuar si rrym\u00eb e metod\u00eb, madje dhe mod\u00eb, m\u00eb keq akoma, si qendrim. Ky ishte rreziku i v\u00ebrtet\u00eb dhe i madh. Q\u00eb eseninizmi t\u00eb shihej si nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, themeluesi i saj duhet t\u00eb vriste veten. Kushtet ia krijonte pushteti sovjetik. Mund ta ndihmonin deri n\u00eb fund ta vet\u00ebvarnin. N\u00eb kufom\u00ebn e Eseninit, pasi e zbrit\u00ebn nga litari n\u00eb dhom\u00ebn e tij n\u00eb Hotel \u201cIngliterra\u201d n\u00eb Leningrad, n\u00eb m\u00ebngjesin e vran\u00ebt t\u00eb 28 dhjetorit t\u00eb vitin 1925, i jan\u00eb gjetur gjurm\u00eb dhe shenja nxirjesh n\u00eb krah\u00eb e brinj\u00eb nga torturat. Po poezia e shkruar me gjak? Ajo i drejtohej mikut t\u00eb tij Antaoli Marienof dhe u tha se i ishte dh\u00ebn\u00eb atij nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr ta lexuar.<br \/>\nEsenini u \u00e7ua i vdekur n\u00eb Mosk\u00eb dhe prehet n\u00eb varrezat n\u00eb Vagankovo. Po eseninizmi a u varros?<\/p>\n<p>6.<br \/>\nDit\u00ebt e mia n\u00eb \u201cVenecian e Veriut\u201d si\u00e7 e quajn\u00eb Saint Petersburg-un ishin t\u00eb pakta, d\u00ebshirat p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ishin t\u00eb shumta, programi i ngjeshur, mahnitja e madhe, ankthi i net\u00ebve t\u00eb bardha, 300 urat mbi lumin Neva\u2026 i shkruaja Ed\u00ebs time q\u00eb bashk\u00eb me Atjonin ishin n\u00eb Lugano, n\u00eb Zvic\u00ebr, madje me poet\u00ebt Jevtushenko e Sebastiano Grasso, m\u00eb pyesnin se si po ja kaloja\u2026 bie shi petersburgas\u2026 burg\u2026 Njevski Prospekt, sht\u00ebpia e Pushkinit\u2026 \u00c7ajkovski, Gogoli, pensioni i Raskolnikovit t\u00eb romanit \u201cKrim dhe nd\u00ebshkim\u201d, Dostojevski, Teatri \u201cMarinskij\u201d, qindrat e busteve dhe shtatoreve t\u00eb Leninit e Stalinit ishin hequr, kan\u00eb mbetur nja 4 gjithsej t\u00eb Leninit, pse?\u2026 po bashk\u00ebvuajt\u00ebsit e mi, poet\u00ebt Mandelshtam, Brodski kan\u00eb statuja?\u2026 Pallati i Dimrit, Hermitazhi marramend\u00ebs, ku, ku e godit\u00ebn me top nga kryq\u00ebzori i anijes \u201cAurora\u201d dhe ndryshoi historia, u b\u00eb kampi socialist n\u00eb gjysm\u00ebn e bot\u00ebs, kampet e p\u00ebrq\u00ebndrimit, burgjet\u2026 a jan\u00eb n\u00eb mure gjurm\u00ebt e goditjes si n\u00eb brinj\u00ebt e Eseninit? Dhe iu shmanga t\u00eb gjithave, doja Eseninin, gjurm\u00ebt e tij t\u00eb gjalla, ma k\u00ebrkonte\u2026 vetja ime e dikurshme\u2026 eseninian\u00ebt e Lushnj\u00ebs\u2026 antologjia e poezis\u00eb\u2026 e kisha premtuar.<\/p>\n<p>ELEGJIA IME, KU U VRA ESENINI,<br \/>\nN\u00cb HOTEL \u201cINGLITERRA\u201d,<br \/>\nN\u00cb PETERSBURG\u2026<br \/>\n&#8230;nj\u00eb rr\u00ebk\u00e9 e kuqe gjaku<br \/>\nzbret n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb,<br \/>\nun\u00eb ngjitem n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb gjakut,<br \/>\ndua t\u00eb arrij n\u00eb zemr\u00ebn e Eseninit.<br \/>\nTrokas n\u00eb der\u00ebn tragjike,<br \/>\nmb\u00ebshtes kryet aty.<br \/>\nQan dera, qan<br \/>\nme lot\u00ebt e mi.<br \/>\nI kam ruajtur q\u00eb kur isha gjimnazist,<br \/>\nnga Shqip\u00ebria i solla, gj\u00eb tjet\u00ebr s\u2019kisha.<br \/>\nMiku yn\u00eb ka\u00e7urrel, biond<br \/>\nsi thek\u00ebrishtja e vendlindjes sate,<br \/>\nvagabond si k\u00ebnga e nat\u00ebs.<br \/>\nEdhe h\u00ebnat deheshin<br \/>\nnga fishk\u00ebllima jote,<br \/>\nqershia e qiellit shkundej,<br \/>\ntej ndalnin dallg\u00ebt<br \/>\ndhe kuajt e qent\u00eb dhe kuptoheshin<br \/>\nme njer\u00ebzit,<br \/>\nse po k\u00ebndoje ti.<br \/>\nNj\u00ebra nga h\u00ebnat<br \/>\nb\u00ebhej kreh\u00ebr p\u00ebr flok\u00ebt e stin\u00ebs,<br \/>\npor ti m\u00ebshteknave shikoje si skuqnin plag\u00ebt e Krishtit,<br \/>\nshiu r\u00ebnkonte&#8230;<br \/>\nT\u00eb donte dhe n\u00ebna ime ty,<br \/>\nm\u00eb k\u00ebrkonte t\u2019i lexoja at\u00eb poezin\u00eb t\u00ebnde,<br \/>\ne ndiente si t\u00eb saj\u00ebn,<br \/>\nkur pyesje: gjall\u00eb je?\u2026 A je takuar<br \/>\nme n\u00ebn\u00ebn time, Serjozhka?<br \/>\nSe n\u00ebnat dhe poet\u00ebt<br \/>\njan\u00eb bashk\u00eb n\u00eb parajs\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrplasa kok\u00ebn te dera jote. Vdekja<br \/>\nmori lot\u00ebt e mi<br \/>\ndhe m\u00eb dha mpirjen e drunjt\u00eb.<br \/>\nGjith\u00eb at\u00eb gjak<br \/>\nia dhe poezis\u00eb,<br \/>\ndhe hotel \u201cIngliterra\u201d \u00ebsht\u00eb<br \/>\ni kuq\u00ebrremt\u00eb tani<br \/>\ndhe grat\u00eb e sh\u00ebrbimit flok\u00ebt<br \/>\ni kan\u00eb t\u00eb kuq,<br \/>\ndhe net\u00ebt e bardha kan\u00eb<br \/>\nnj\u00eb diell tjet\u00ebr t\u00eb trembur,<br \/>\nprej gjaku,<br \/>\nd\u00ebnes lumi Neva si venat e tua. Ti,<br \/>\ndh\u00ebnd\u00ebr tragjik \u00ebndrrash.<br \/>\nMe gjak e ngjeve pen\u00ebn dhe shkrove<br \/>\npoezin\u00eb e lamtumir\u00ebs,<br \/>\nvet\u00ebm dy strofa. E do gjakun tim<br \/>\np\u00ebr strofat e tjera,<br \/>\nEsenin i dashur?<br \/>\nPo ty t\u00eb var\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb&#8230; ah,<br \/>\nt\u2019ia jap nat\u00ebs<br \/>\nh\u00ebn\u00ebtronditur, q\u00eb rreh si nj\u00eb zem\u00ebr&#8230; M\u00ebrm\u00ebris<br \/>\nvargjet e tua, prap\u00eb, si dikur,<br \/>\nsi i burgosur<br \/>\nn\u00eb qeli qiellore.<br \/>\nFalemnderit, m\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr,<br \/>\nV\u00eblla i madh,<br \/>\ndhe tani jam un\u00eb m\u00eb i madh se ti,<br \/>\nm\u00eb vjen turp,<br \/>\nq\u00eb ike aq her\u00ebt.<br \/>\nE pamundur t\u00eb t\u00eb p\u00ebrzinin.<br \/>\nTi ishe kudo, te grunoret<br \/>\ndhe kuajt e er\u00ebs, te brigjet e trishtimit dhe zhg\u00ebnjimet<br \/>\nsi muret e dimrit,<br \/>\nte takimet e dashuris\u00eb<br \/>\nme yjet q\u00eb digjen n\u00eb buz\u00eb, dhe \u00e7do tetor<br \/>\ne shmang<br \/>\nrrug\u00ebn e vet q\u00eb nga ajo dit\u00eb&#8230;<br \/>\nK\u00ebtu, k\u00ebtu ti preve venat<br \/>\ne poezis\u00eb sate,<br \/>\nme gjak poezie e mbushe atdheun,<br \/>\nq\u00eb t\u00eb donte t\u00eb vrar\u00eb,<br \/>\nishe b\u00ebr\u00eb m\u00eb i bukur nga \u00e7\u2019lejohej,<br \/>\ni rreziksh\u00ebm dhe i famsh\u00ebm,<br \/>\nengj\u00ebll q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtoll\u00ebn<br \/>\nme pelerin\u00eb demoni, ikon\u00eb<br \/>\npara topave t\u00eb revolucionit, mbylle syt\u00eb prej biri,<br \/>\nMoti ul\u00ebrinte p\u00ebr ty, gjith\u00eb ajo bor\u00eb<br \/>\np\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb si pambuk spitalesh<br \/>\ngjakun e poezis\u00eb,<br \/>\ne pamundur, ai kishte marr\u00eb<br \/>\nudh\u00ebt e bot\u00ebs. E mpiksi<br \/>\ni ftohti k\u00ebtu, e mavijosi ngrica<br \/>\nsi t\u00eb ishte bronzi i statujave t\u00eb tua t\u00eb ardhshme,<br \/>\njo, jo bronz heronjsh, por kristale<br \/>\nqiellore, t\u00eb pastra,<br \/>\nkur sapo ka zbardhur\u2026<br \/>\nDo t\u00eb k\u00ebrkoj, dua t\u00eb takohem me ty gjithandej,<br \/>\nt\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoj dua, por befas dera,<br \/>\ndera jote e fundit mbi tok\u00eb<br \/>\np\u00ebrball\u00eb meje plasi si nj\u00eb kraharor<br \/>\ndhe u \u00e7a gjithandej.<br \/>\n&#8211; Bir, thirra! Nga t\u00eb \u00e7arat e der\u00ebs buis\u00ebn bisqe. U rrit\u00ebn<br \/>\nn\u00eb \u00e7ast dhe u b\u00ebn\u00eb deg\u00eb. Aleluja!<br \/>\nU b\u00eb Pylli yt dhe Shtegu yt,<br \/>\naleluja,<br \/>\nLumi dhe Flatra,<br \/>\ndhe Vet\u00ebtima q\u00eb shkrep<br \/>\nn\u00eb Qiell Emrin T\u00ebnd\u2026<br \/>\nAleluja!<br \/>\nSh\u00ebn-Petersburg, 02. 06. 2014<br \/>\nElegjin\u00eb time e nxora nga libri im, \u201cSi na erdhi ai, i ndaluari&#8221;, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr poetin Evgeni Jevtushenko, botim i \u201cOmsca-1\u201d, i para nja gjasht\u00eb vjet\u00ebve\u2026 dhe bota ka ndryshime t\u1ebd m\u1ebddha e t\u0113 r\u0113nda\u2026<\/p>\n<p>7.<br \/>\nTani Rusia \u1ebdsht\u1ebd n\u0113 nj\u1ebd luft\u0113 t\u0113 padrejt\u0113 dhe agresive me Ukrain\u0113n ngjitur. Vriten jet\u0113 njer\u0113zore dhe shkat\u0113rrohen qytete. Qielli \u00e7ahet nga bombat&#8230; Dhe poezia \u0113sht\u0113 damarprer\u0113 dhe po shkruhet me gjak\u2026<br \/>\nUn\u0113 desha t\u00eb thosha se dit\u00ebt tona t\u1ebd dikurshme, ato t\u00eb paktat q\u00eb ishin v\u00ebrtet tonat, kishin di\u00e7ka eseniniane, at\u00eb bukuri t\u00eb trisht\u00eb dhe hov t\u00eb hutuar dhe at\u00eb p\u00ebrndjekje, q\u00eb fillon q\u00eb nga bankat e shkoll\u00ebs dhe sikur vazhdon\u2026 prandaj jan\u00eb dhe ato njollat mavi si n\u00eb krah\u00ebt e Eseninit pas torturave m\u00eb t\u00eb fundit. Dhe ai vret veten gjithkund\u2026<br \/>\nFantazma poet\u0113sh dalin nga g\u0113rmadhat, duhet ndalur lufta\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Visar ZHITI &#8211; Hija e tij n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026 jo, n\u00eb Lushnje dhe elegjia ime n\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrsburg &#8211; 1. Edhe kur s\u2019dinim gj\u0113, t\u0113 vegj\u0113l, n\u0113 provinc\u0113, \u00e7udit\u0113risht e dinim se para nj\u0113 Viti t\u00eb Ri, pik\u00ebrisht m\u00eb 28 dhjetor, atje larg n\u00eb Rusi, tutje, poeti Sergej Esenin, aq shum\u00eb i dashur, magjeps\u00ebs fare, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73823,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-73819","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73819\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73823"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}