{"id":73902,"date":"2024-03-16T09:31:34","date_gmt":"2024-03-16T09:31:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=73902"},"modified":"2024-03-16T09:33:18","modified_gmt":"2024-03-16T09:33:18","slug":"po-na-mbysin-importet-ushqimet-e-importuara-zene-80-te-tezgave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/03\/16\/po-na-mbysin-importet-ushqimet-e-importuara-zene-80-te-tezgave\/","title":{"rendered":"Po na mbysin importet! Ushqimet e importuara z\u00ebn\u00eb 80% t\u00eb tezgave"},"content":{"rendered":"<h4>N\u00eb dhjetor 2023, importet e ushqimeve, kryesisht perimeve, frutave dhe zarzavateve sh\u00ebnuan rritje vjetore me 27% n\u00eb sasi. Ushqimet e importuara z\u00ebn\u00eb 80% t\u00eb tezgave dhe shpesh vijn\u00eb me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se prodhimi vendas. Bulmetrat, mishi, patatja dhe fasulja nga Turqia dhe Egjipti, Serbia e Greqia shiten m\u00eb lir\u00eb se prodhimet e Kor\u00e7\u00ebs. Ekspert\u00ebt e bujq\u00ebsis\u00eb pohojn\u00eb se, importet jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb kulturat p\u00ebr t\u00eb cilat mungon prodhimi vendas, teksa n\u00eb vijim kjo mund t\u00eb dekurajoj\u00eb mbjelljet dhe t\u00eb ekspozoj\u00eb vendin ndaj \u00e7mimeve t\u00eb importit.<\/h4>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve n\u00eb tregjet vendase t\u00eb pakic\u00ebs jan\u00eb nga importi. Patatet dhe fasulet po vijn\u00eb nga Egjipti dhe Turqia, perimet dhe frutat nga Greqia, bulmetrat dhe drith\u00ebrat nga Serbia, Ukraina, Maqedonia e Veriut etj.<\/p>\n<p>Kanalet e importit t\u00eb ushqimeve jan\u00eb rizgjuar dhe po intensifikohen, duke dekurajuar edhe m\u00eb tep\u00ebr fermer\u00ebt dhe blegtor\u00ebt t\u00eb ushtrojn\u00eb profesionin e tyre.<\/p>\n<p>Zbrazja e fshatrave nga popullsia po tkurr sip\u00ebrfaqet e mbjella n\u00eb fusha n\u00eb disa kultura dhe, nga ana tjet\u00ebr, turizmi po nxit rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr produkte ushqimore. P\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat ushqimore, vendi po i drejtohet importit, i cili po rritet me shpejt\u00ebsi koh\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitin 2023, importet e ushqimeve n\u00eb sasi u rrit\u00ebn me 10% n\u00eb krahasim me vitin 2022, zgjerimi m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb dy dekadat e fundit.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1353495_1_65f5651ea04eb \" data-unique=\"jnews_module_1353495_1_65f5651ea04eb\">\n<div class=\"jeg_block_container\">\n<div class=\"jeg_posts \">\n<div class=\"jeg_postsmall jeg_load_more_flag\">\n<article class=\"jeg_post jeg_pl_xs format-standard\">\n<div class=\"jeg_postblock_content\">\n<p>N\u00eb dhjetor, sasit\u00eb e importeve t\u00eb ushqimeve jan\u00eb intensifikuar edhe m\u00eb shum\u00eb duke u rritur me rreth 27% n\u00eb raport me dhjetorin 2022 dhe n\u00eb janar 2024 ishin 20% m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb janar 2023.<\/p>\n<\/div>\n<\/article>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Bilanci tregtar n\u00eb prodhimet e fush\u00ebs u p\u00ebrkeq\u00ebsua m\u00eb shum\u00eb n\u00eb janar. Eksportet e zarzavateve ran\u00eb me mbi 20% dhe importet tyre u rrit\u00ebn me 80% n\u00eb krahasim me janarin 2023.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e bujq\u00ebsis\u00eb mendojn\u00eb se kjo po ndodh p\u00ebr dy arsye. S\u00eb pari ka munges\u00eb t\u00eb prodhimit vendas n\u00eb disa kultura dhe s\u00eb dyti, kostot vendase po i b\u00ebjn\u00eb produktet jokonkurruese me importin.<\/p>\n<p>P.sh., k\u00ebt\u00eb vit, nj\u00eb kilogram fasule e Kor\u00e7\u00ebs shkoi n\u00eb tregjet e pakic\u00ebs n\u00eb rreth 500 lek\u00eb p\u00ebr kilogram, teksa fasulja e importuar nga Egjipti kushton vet\u00ebm 300 lek\u00eb p\u00ebr kilogram.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb ngjashme po p\u00ebrballet patatja, qepa dhe karota dhe prodhime t\u00eb tjera q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb po vijn\u00eb m\u00eb lir\u00eb nga importi se nga fushat e Kor\u00e7\u00ebs dhe Divjak\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara nga tregtia e jashtme tregojn\u00eb se importet jan\u00eb rritur p\u00ebr produktet e bulmetit, drith\u00ebrave, mishit dhe zarzavatet, t\u00eb cilat po vijn\u00eb nga Egjipti, Turqia, Franca dhe rajoni.<\/p>\n<p>Q\u00eb pas luft\u00ebs, Ukraina po b\u00ebhet nj\u00eb eksportues i madh i drith\u00ebrave n\u00eb vendin ton\u00eb, duke ulur var\u00ebsin\u00eb e furnizimeve nga Rusia.<\/p>\n<figure id=\"attachment_311945\" class=\"wp-caption alignnone\" style=\"width: 610px;\" aria-describedby=\"caption-attachment-311945\"><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Importet-e-ushqimeve-sipas-kapitujve-ne-kg-dhjetor-2022-2023-1122.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-311945 lazyloaded\" src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Importet-e-ushqimeve-sipas-kapitujve-ne-kg-dhjetor-2022-2023-1122.jpg\" alt=\"\" width=\"610\" height=\"412\" data-src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Importet-e-ushqimeve-sipas-kapitujve-ne-kg-dhjetor-2022-2023-1122.jpg\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-311945\" class=\"wp-caption-text\"><em><small>Burimi: INSTAT<\/small><\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>Ekspert\u00ebt e bujq\u00ebsis\u00eb pohojn\u00eb se, importet jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb kulturat p\u00ebr t\u00eb cilat mungon prodhimi vendas dhe tregu i k\u00ebrkon.<\/p>\n<p>Ruzhdi Koni, nj\u00eb nga eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe furnitor me fara e fidan\u00eb i prodhuesve, thot\u00eb se importet ushqimore jan\u00eb rritur, sidomos bulmetrave, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb numrit t\u00eb bag\u00ebtive. Vitin e kaluar pati pak prodhim n\u00eb moll\u00eb dhe patate n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb far\u00ebs.<\/p>\n<p>Agronomi Nevion Telha pohoi se Kor\u00e7a vijon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prodhues i madh i patates dhe qep\u00ebs, por k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb rritur presioni i tregtar\u00ebve nga Tirana, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se furnizohen m\u00eb lir\u00eb nga importi.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga doganat, \u00e7mimi referenc\u00eb p\u00ebr pataten q\u00eb vjen nga Kosova \u00ebsht\u00eb 19 cent, rreth 20 lek\u00eb, nd\u00ebrsa patatja e Kor\u00e7\u00ebs del nga prodhuesit me shumic\u00eb n\u00eb 40 deri n\u00eb 50 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, konsumator\u00ebt q\u00eb n\u00eb koh\u00eb inflacioni priren t\u00eb furnizohen me artikuj q\u00eb kushtojn\u00eb lir\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po zgjerojn\u00eb importin. Tregtar\u00ebt pohojn\u00eb se n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb, importet po nxiten nga zhvillimet e vrullshme n\u00eb turiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar pati k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr ushqime nga rritja e vizitor\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e ver\u00ebs. Prodhimet vendase u konsumuan n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, duke l\u00ebn\u00eb magazinat bosh n\u00eb dim\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Zarzavatet dhe prodhimet e importit \u201cpushtojn\u00eb\u201d tregun n\u00eb dim\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>Importoi i zarzavateve sh\u00ebnoi rekord n\u00eb muajin janar 2024, duke p\u00ebsuar rritje vjetore me 80.7%. Vendi importi mbi 7 ton\u00eb zarzavate nga shtetet e huaja n\u00eb janar nga 4,2 mij\u00eb ton\u00eb n\u00eb janar 2023.<\/p>\n<p>Rritje t\u00eb importeve p\u00ebsuan edhe prodhimet e tjera ku ka munges\u00eb prodhimi n\u00eb vend. importet e produkteve t\u00eb bulmetit u rriten me 22.5% n\u00eb janar, frutat p\u00ebsuan rritje me 35%, mishi 16 % etj.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Shqip\u00ebria importoi 1,1 milion\u00eb ton\u00eb ushqime, ose 102 mij\u00eb ton\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2022, me rritje vjetore 10%. T\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb detajuara tregojn\u00eb se, rritja m\u00eb e madhe e importeve gjat\u00eb vitit 2023 n\u00eb sasi ishte p\u00ebr drith\u00ebrat.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vitin jan\u00eb importuar 287 mij\u00eb ton\u00eb drith\u00eb, me rritje vjetore 19%. importi i drith\u00ebrave ka qen\u00eb n\u00eb ulje gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, p\u00ebr shkak t\u00eb tkurrjes s\u00eb popullsis\u00eb dhe plakjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>P.sh., n\u00eb vitin 2023, importet e drith\u00ebrave ishin 21% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb vitin 2020. Por vitin e kaluar importi i k\u00ebtij produkti u ringjall, pas nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb mpreht\u00eb n\u00eb vitin 2021, ku pati shum\u00eb prodhim vendas nga frika se lufta n\u00eb Ukrain\u00eb mund t\u00eb sillte mungesa n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mbjellja e grurit u rrit n\u00eb vitin 2021, e nxitur edhe nga qeveria, por kur nis\u00ebn korrjet, \u00e7mimet n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ran\u00eb aq shum\u00eb, sa nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e prodhimit vendas mbeti stok n\u00eb magazina, ose shkoi n\u00eb vet\u00ebkonsum, duke sjell\u00eb r\u00ebnie t\u00eb importit.<\/p>\n<p>Pas drith\u00ebrave, rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb importeve e kishin n\u00ebnproduktet e miellit, t\u00eb cilat p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga ushqimet industriale t\u00eb tilla si makaronat, me rreth 20%. Ushqimet industriale, q\u00eb gjejn\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb gjer\u00eb, sidomos n\u00eb restorante, jan\u00eb rritur vitin e kaluar nga konsumi i turist\u00ebve.<\/p>\n<p>Rritje dyshifrore pat\u00ebn importet e prodhimeve t\u00eb bulmetit, me rreth 11%, mishit 13% dhe zarzavateve, me rreth 13%. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se rritja e importeve u b\u00eb m\u00eb agresive n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe n\u00eb janar 2024.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat nga INSTAT tregojn\u00eb se n\u00eb dhjetor, importet e zarzavateve u rrit\u00ebn me 80% n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2022, dhe gjithashtu, importi i frutave p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb u rrit me 55%. importi i drithit e vajit sh\u00ebnoi rritje vjetore me rreth 47% n\u00eb dhjetor t\u00eb 2023, importi i kafsh\u00ebve t\u00eb gjalla u rrit me 21.7% dhe produktet e bulmetit gjithashtu me 21% m\u00eb shum\u00eb se dhjetori 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor dhe janar, vendi pati fluks t\u00eb lart\u00eb turist\u00ebsh, por prodhimi vendas ishte konsumuar m\u00eb par\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e ushqimeve po vjen nga importi.<\/p>\n<p>Tregtar\u00ebt pohojn\u00eb se historikisht n\u00eb dim\u00ebr ka importe t\u00eb ushqimeve, p\u00ebr shkak se prodhimi vendas pak\u00ebsohet, por k\u00ebt\u00eb sezon vihet re nj\u00eb prani m\u00eb e lart\u00eb e importeve.<\/p>\n<figure id=\"attachment_311946\" class=\"wp-caption alignnone\" style=\"width: 611px;\" aria-describedby=\"caption-attachment-311946\"><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Ndryshimi-vjetor-ne-perqindje-i-sasise-se-importeve-te-ushqimeve-ne-janar-2024-1122.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-311946 lazyloaded\" src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Ndryshimi-vjetor-ne-perqindje-i-sasise-se-importeve-te-ushqimeve-ne-janar-2024-1122.jpg\" alt=\"\" width=\"611\" height=\"413\" data-src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Ndryshimi-vjetor-ne-perqindje-i-sasise-se-importeve-te-ushqimeve-ne-janar-2024-1122.jpg\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-311946\" class=\"wp-caption-text\"><em><small>Burimi: INSTAT<\/small><\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Ushqimet tani po i marrim nga Serbia<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendin e par\u00eb p\u00ebr importin e ushqimeve n\u00eb sasi \u00ebsht\u00eb Serbia, e cila eksportoi n\u00eb Shqip\u00ebri 242 mij\u00eb ton\u00eb ushqime p\u00ebr vitin 2023, me nj\u00eb rritje vjetore prej 30%. Vendi yn\u00eb importoi nga Serbia rreth 22% t\u00eb totalit t\u00eb ushqimeve vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Rritja m\u00eb e madhe ishte n\u00eb importin e drith\u00ebrave, me rreth 30% dhe n\u00eb fruta dhe arra, importet e t\u00eb cilave sh\u00ebnuan rritje vjetore me 6000% m\u00eb 2023. Vendi yn\u00eb importoi nga Serbia 1853 ton\u00eb fruta dhe arra, nga vet\u00ebm 30 ton\u00eb m\u00eb 2021.<\/p>\n<p>Rritje t\u00eb madhe nga Serbia sh\u00ebnuan edhe importet e zarzavateve t\u00eb p\u00ebrpunuara, t\u00eb cilat arrit\u00ebn n\u00eb 2200 ton\u00eb, me rritje vjetore 58%. importi i kafsh\u00ebve t\u00eb gjalla gjithashtu sh\u00ebnoi rritje me 110%.<\/p>\n<figure id=\"attachment_311947\" class=\"wp-caption alignnone\" style=\"width: 604px;\" aria-describedby=\"caption-attachment-311947\"><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Importet-e-dritherave-ne-kg-sipas-shteteve-2022-2023-1122.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-311947 lazyloaded\" src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Importet-e-dritherave-ne-kg-sipas-shteteve-2022-2023-1122.jpg\" alt=\"\" width=\"604\" height=\"312\" data-src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Importet-e-dritherave-ne-kg-sipas-shteteve-2022-2023-1122.jpg\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-311947\" class=\"wp-caption-text\"><em><small>Burimi: INSTAT<\/small><\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>Importet e ushqimeve sh\u00ebnuan rritje t\u00eb fort\u00eb edhe nga vendet e tjera t\u00eb rajonit, si Maqedonia e Veriut, 27.7%, dhe Kosova, me 28%, t\u00eb ndikuara kryesisht nga drith\u00ebrat, frutat dhe zarzavatet e fresk\u00ebta dhe ato t\u00eb p\u00ebrpunuara.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, nga Maqedonia e Veriut u vu re nj\u00eb rritje shum\u00eb e madhe e importit t\u00eb mishit, me rreth 146%, frutave, 113%, teksa shihet rritje e importit t\u00eb \u00e7ajit, er\u00ebzave dhe kakaos nga t\u00eb gjitha vendet e rajonit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb importeve t\u00eb ushqimeve nga rajoni, Shqip\u00ebria vitin e kaluar ishte me suficit tregtar n\u00eb tregtin\u00eb e mallrave n\u00eb vler\u00eb, me shtetet fqinj\u00eb t\u00eb rajonit, p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnat t\u00eb INSTAT, Shqip\u00ebria eksportoi n\u00eb rajon 76,4 miliard\u00eb lek\u00eb mallra m\u00eb 2023 dhe importoi 52 miliard\u00eb lek\u00eb. Eksportet drejt rajonit ishin 1.4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se importet. Shqip\u00ebria ishte suficitare ndaj Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Malit t\u00eb Zi, nd\u00ebrsa ishte deficitare n\u00eb tregtin\u00eb me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Vlera m\u00eb e lart\u00eb e eksporteve shqiptare me rajonin u realizua me Kosov\u00ebn. N\u00eb vitin 2023 u eksportuan 41 miliard\u00eb lek\u00eb mallra dhe u importuan 11 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Eksportet shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb ishin tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se importet. Kosova \u00ebsht\u00eb partneri kryesor i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon, me t\u00eb cil\u00ebn kryhet mbi 40% e tregtis\u00eb rajonale.<\/p>\n<p>Partneri i dyt\u00eb tregtar i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb Serbia, me t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb 2023 u krye 26% e volumit tregtar rajonal. P\u00ebr shkak t\u00eb uljes s\u00eb \u00e7mimeve m\u00eb 2023, tregtia n\u00eb vler\u00eb p\u00ebsoi tkurrje me Serbin\u00eb, por deficiti tregtar vijoi t\u00eb jet\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Serbia u importuan vitin e kaluar 24 miliard\u00eb lek\u00eb mallra dhe u eksportuan rreth 10 miliard\u00eb lek\u00eb. importet nga Serbia jan\u00eb 2,4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se eksportet tona atje. Importet nga ky vend dominohen kryesisht nga gruri dhe prodhimet blegtorale, nd\u00ebrsa eksportet tona n\u00eb Serbi p\u00ebrfaq\u00ebsohen kryesisht nga prodhimet e bujq\u00ebsore, zarzavatet.<\/p>\n<p>Nga viti 2010 deri m\u00eb 2023, importet nga Serbia u rrit\u00ebn me 104% nd\u00ebrsa eksportet shqiptare n\u00eb Serbi, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, u zgjeruan me 500%. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, deficiti tregtar \u00ebsht\u00eb zgjeruar jo n\u00eb favor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me rreth 40%.<\/p>\n<p>2023 sh\u00ebnoi t\u00eb dytin vit radhazi n\u00eb suficit edhe me Maqedonin\u00eb e Veriut. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se eksportet drejt vendit fqinj\u00eb ishin 16 miliard\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa importet, 14.1 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb tregtis\u00eb, Shqip\u00ebria, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 2022 kaloi n\u00eb suficit tregtar me Maqedonin\u00eb e Veriut, q\u00eb ka vijuar edhe m\u00eb 2023. Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb partneri i tret\u00eb tregtar pas Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Eksportet shqiptare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dominohen nga materialet e nd\u00ebrtimit, nafta dhe zarzavatet.<\/p>\n<p>Importet p\u00ebrfaq\u00ebsohen kryesisht nga materialet e nd\u00ebrtimit, ushqimet e p\u00ebrpunuara, produktet kimike dhe plastike, si dhe mineralet. Shqip\u00ebria rezultoi suficitare edhe me Malin e Zi, ku eksportet shqiptare arrit\u00ebn n\u00eb 9,6 miliard\u00eb lek\u00eb dhe ishin 4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se importet nga ky vend.<\/p>\n<p>Tregtia me rajonin zuri vet\u00ebm 10% t\u00eb volumit t\u00eb tregtis\u00eb me jasht\u00eb n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<figure id=\"attachment_311948\" class=\"wp-caption alignnone\" style=\"width: 573px;\" aria-describedby=\"caption-attachment-311948\"><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Importi-i-ushqimeve-sipas-vendeve-ne-sasi-kg-2022-2023-1122.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-311948 lazyloaded\" src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Importi-i-ushqimeve-sipas-vendeve-ne-sasi-kg-2022-2023-1122.jpg\" alt=\"\" width=\"573\" height=\"1163\" data-src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Importi-i-ushqimeve-sipas-vendeve-ne-sasi-kg-2022-2023-1122.jpg\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-311948\" class=\"wp-caption-text\"><small>Burimi: INSTAT<\/small><\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Emigrimi rrit presionin mbi prodhimin dhe \u00e7mimet n\u00eb bujq\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>Emigrimi i popullsis\u00eb rurale drejt zonave urbane apo jasht\u00eb vendit po ndikon n\u00eb uljen e prodhimit nga ngastrat e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, qytetet e vogla q\u00eb m\u00eb par\u00eb furnizoheshin nga fshatrat rreth tyre, tani kan\u00eb burim t\u00eb vet\u00ebm Tiran\u00ebn dhe Lushnj\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas informacioneve q\u00eb u siguruan nga \u201cMonitor\u201d, tregjet e fshatar\u00ebve n\u00eb bashkit\u00eb e Burrelit, Rr\u00ebshenit, Kuk\u00ebsit, Tropoj\u00ebs, Fush\u00eb-Arr\u00ebsit-Puk\u00ebs nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb, pasi nuk ka m\u00eb prodhim. Jan\u00eb shuar tregjet e kafsh\u00ebve dhe prodhimeve nga fshati.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb nga zonat e Veriut jan\u00eb larguar n\u00eb mas\u00eb. Banor\u00ebt e mbetur jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb plakur p\u00ebr t\u00eb punuar tok\u00ebn. Veriu nuk mund ta zhvilloj\u00eb bujq\u00ebsin\u00eb intensive, p\u00ebr shkak t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb pak\u00ebt n\u00eb dispozicion, por shum\u00eb nga parcelat e vogla furnizonin tregun e qyteteve dhe siguronin vet\u00ebkonsum n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Tani, edhe banor\u00ebt e zonave rurale jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb konsumator\u00eb tregu, si p\u00ebr produktet bujq\u00ebsore edhe ato blegtorale, duke ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb uljen e prodhimit dhe n\u00eb rritje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb emigracionit iOM gjat\u00eb vitit 2017-2021, p\u00ebrqindja e meshkujve t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb sektorin bujq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, p\u00ebrqindja e meshkujve t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb sektorin jobujq\u00ebsor ka arritur n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 70%.<\/p>\n<p>P\u00ebrqindja e femrave t\u00eb pun\u00ebsuara n\u00eb sektorin bujq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb ulur gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit krahasuar me meshkujt. Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrqindja e femrave t\u00eb pun\u00ebsuara n\u00eb sektorin jobujq\u00ebsor u rrit, nga 57% n\u00eb vitin 2017, n\u00eb 60% n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja ka treguar se njer\u00ebzit nga zonat rurale priren t\u00eb migrojn\u00eb s\u00eb brendshmi, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb migracionin e jasht\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb mekanizimi i veprimtarive bujq\u00ebsore t\u00eb mos kap\u00eb ritmin e personave q\u00eb largohen drejt zonave urbane.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e IOM rekomandojn\u00eb q\u00eb politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit shqiptar\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb instrumente q\u00eb lejojn\u00eb hyrjen e emigrant\u00ebve p\u00ebr motive pun\u00ebsimi, t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Shqip\u00ebria konkurron thuajse me t\u00eb gjitha vendet n\u00eb Europ\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb forc\u00eb pune n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk ka alternativa t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb politikave migratore, kjo mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb mallrave t\u00eb shport\u00ebs dhe artikujve t\u00eb tjer\u00eb bujq\u00ebsor\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb ende varet shum\u00eb nga prodhimi vendas.<\/p>\n<p>Prej disa vitesh, studimet sektoriale vazhdojn\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb mungesa n\u00eb fuqin\u00eb pun\u00ebtore n\u00eb bujq\u00ebsi, si dhe n\u00eb nd\u00ebrtim edhe n\u00eb prodhim, i cili ka intensitet pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Bujqesi-makineri-3-1122.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-311944 lazyloaded\" src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Bujqesi-makineri-3-1122.jpg\" alt=\"\" width=\"572\" height=\"381\" data-src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2024\/03\/Bujqesi-makineri-3-1122.jpg\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Importet po rrisin ekspozimin nga krizat e jashtme<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, teksa importet e ushqimeve n\u00eb sasi u rrit\u00ebn me 10%, eksportet q\u00ebndruan n\u00eb vendnum\u00ebro, nga rritjet dyshifrore gjat\u00eb dekad\u00ebs. Sektori i bujq\u00ebsis\u00eb, i cili po vuan munges\u00ebn e punonj\u00ebsve dhe subvencioneve, po tkurret.<\/p>\n<p>Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto n\u00eb bujq\u00ebsi ra n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb vitit 2023 p\u00ebr t\u00eb gjashtin tremujor radhazi, duke e b\u00ebr\u00eb r\u00ebnien t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb sektor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e prodhimit vendas po z\u00ebvend\u00ebsohet me import. Situata e krijuar ka nxitur \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb grupet q\u00eb nuk prodhohen n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i qep\u00ebve dhe patateve k\u00ebt\u00eb vit ka sh\u00ebnuar rritje vjetore me mbi 21%, p\u00ebr shkak se prodhimi vendas \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me import. Kurse \u00e7mimi i bulmetit u rrit me rreth 40% dy vitet e fundit prej munges\u00ebs s\u00eb qum\u00ebshtit. Reduktimi i prodhimit e ekspozon vendin ndaj krizave t\u00eb jashtme dhe monopoleve t\u00eb grupeve t\u00eb importit.<\/p>\n<p>Shpesh, \u00e7mimet e importit nuk jan\u00eb shum\u00eb elastike, pasi zhvillimet n\u00eb vend kan\u00eb treguar se, ndryshimi me ulje i \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk reflektohet.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e mallrave t\u00eb importit, sidomos produkteve ushqimore, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm gjat\u00eb vitit 2023 n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm, p\u00ebrkundrazi \u00e7mimet jan\u00eb rritur m\u00eb tej.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e tregtis\u00eb s\u00eb jashtme t\u00eb p\u00ebrpunuara nga \u201cMonitor\u201d tregojn\u00eb se n\u00eb vitin 2023, \u00e7mimet p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb importeve t\u00eb ushqimeve kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie vjetore mesatarisht me 11%.<\/p>\n<p>(Kalkulimet u b\u00ebn\u00eb duke llogaritur vler\u00ebn e nj\u00eb kilogrami mall t\u00eb importuar n\u00eb 2023 dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb 2022, me t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT t\u00eb tregtis\u00eb me jasht\u00eb). Nj\u00eb kilogram ushqim i importuar ka kushtuar mesatarisht 129.7 lek\u00eb n\u00eb vitin 2023 nga 146 lek\u00eb n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa produkte ushqimore t\u00eb shport\u00ebs, r\u00ebnia e \u00e7mimeve t\u00eb importit ishte shum\u00eb e lart\u00eb, teksa tregu i brendsh\u00ebm reagoi me rritje t\u00eb \u00e7mimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, nj\u00eb kilogram vaj nga importi ka kushtuar 33% m\u00eb lir\u00eb m\u00eb 2023, por t\u00eb dh\u00ebnat nga inflacioni tregojn\u00eb se \u00e7mimi i vajit u rrit mesatarisht me 6% n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Vlera e drith\u00ebrave t\u00eb importuara ra me 24% m\u00eb 2023, por \u00e7mimet n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm u rrit\u00ebn me 5% n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup q\u00eb ka burim kryesor importin. \u00c7mimet e importit, bulmetit dhe vez\u00ebve sh\u00ebnuan r\u00ebnie vjetore me 12.2% n\u00eb periudh\u00ebn referuese, por \u00e7mimet n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm u rrit\u00ebn 14.5% p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e zarzavateve t\u00eb importuara ran\u00eb me 10%, nd\u00ebrsa n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm, \u00e7mimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup u rrit\u00ebn me 18%.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, n\u00eb kulmin e sezonit t\u00eb prodhimit, importi i domateve nga rajoni u rrit me shpejt\u00ebsi n\u00eb muajt qershor dhe korrik. T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT treguan se n\u00eb muajin qershor 2023, u importuan mbi 2600 ton\u00eb zarzavate, me rritje 150% n\u00eb krahasim me qershorin 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin korrik, rritja vijoi edhe me 31.5%. Tregtar\u00ebt e pakic\u00ebs n\u00eb kryeqytet pohuan se, mungesat n\u00eb treg p\u00ebr domate, speca e kastravec\u00eb u plot\u00ebsuan me importe nga Kosova, Italia dhe Greqia.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e larta nga sezoni turistik rikthyen importet e zarzavateve n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb nuk kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb.\/Monitor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dhjetor 2023, importet e ushqimeve, kryesisht perimeve, frutave dhe zarzavateve sh\u00ebnuan rritje vjetore me 27% n\u00eb sasi. Ushqimet e importuara z\u00ebn\u00eb 80% t\u00eb tezgave dhe shpesh vijn\u00eb me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se prodhimi vendas. Bulmetrat, mishi, patatja dhe fasulja nga Turqia dhe Egjipti, Serbia e Greqia shiten m\u00eb lir\u00eb se prodhimet e Kor\u00e7\u00ebs. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-73902","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73902"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73902\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}